Return to Video

Kush thotë që të flasim arabisht nuk na bën "cool'?

  • 0:01 - 0:03
    Mirëmëngjes!
  • 0:03 - 0:06
    A jeni zgjuar?
  • 0:07 - 0:09
    Nuk e kam më kartën me emrin tim,
    por doja t'ju pyesja,
  • 0:09 - 0:12
    ndonjëri nga ju a e ka shkruar
    emrin e tij në gjuhën arabe?
  • 0:12 - 0:17
    Ndonjëri? Askush? Dakord, ska problem.
  • 0:18 - 0:21
    Një herë e një kohë, jo shumë larg,
  • 0:22 - 0:26
    isha ulur në një restorant me një
    mikun tim dhe po porosisja.
  • 0:26 - 0:30
    Iu drejtova kamarierit dhe i thashë,
  • 0:30 - 0:33
    “A keni menu (në arabisht)?”
  • 0:34 - 0:37
    Ai më pa me çudi, duke menduar
    se nuk më kishte dëgjuar mirë.
  • 0:38 - 0:40
    Ai tha, “Më falni? (anglisht).”
  • 0:40 - 0:44
    Unë iu përgjigja,
    “Menunë (arabisht), të lutem.”
  • 0:44 - 0:47
    Ai ma ktheu,
    “Nuk e di se si e quajnë?”
  • 0:48 - 0:49
    “E di.”
  • 0:49 - 0:53
    Ai ma ktheu,
    “Jo! Quhet menu (anglisht),
    ose “menu” (frëngjisht).”
  • 0:53 - 0:55
    A është shqiptimi frengjisht në rregull?
  • 0:55 - 0:57
    “Hajde, hajde kujdesu për këtë!”
    tha kamarieri.
  • 0:57 - 1:01
    Ai u bezdis duke folur me mua,
    sikur po i thoshte vetes,
  • 1:01 - 1:05
    “Nëse kjo do të ishte vajza e fundit në botë,
    unë nuk do t’ja hidhja sytë!”
  • 1:05 - 1:08
    Cili është kuptimi i të thënit
    “menu” në arabisht?
  • 1:08 - 1:16
    Dy fjalë mjaftuan që një djalë i ri libanez
    të gjykonte një femër si të prapambetur
  • 1:16 - 1:18
    dhe injorante.
  • 1:19 - 1:24
    Si mund të fliste ajo në atë mënyrë?
  • 1:24 - 1:27
    Në atë moment, fillova të mendoj.
  • 1:27 - 1:28
    Mu ngritën nervat.
  • 1:28 - 1:29
    Pa dyshim që të dhemb!
  • 1:29 - 1:32
    Më mohohet e drejta të flas
    gjuhën time në vendin tim?
  • 1:32 - 1:34
    Ku mund të ndodhte një gjë e tillë?
  • 1:34 - 1:38
    Si arritëm ne deri këtu?
  • 1:38 - 1:42
    Epo, ndërsa ne jemi këtu,
    ka shumë njerëz si unë,
  • 1:42 - 1:45
    të cilët do të arrinin një fazë në jetën
    e tyre, ku ata padashur heqin dorë
  • 1:45 - 1:47
    nga gjithçka
    që ka ndodhur në të shkuarën e tyre,
  • 1:47 - 1:50
    vetëm që të mund të thonë se janë modernë
  • 1:50 - 1:52
    dhe të civilizuar.
  • 1:52 - 1:55
    A mos duhet të harroj unë gjithë kulturën, mendimet,
  • 1:55 - 1:59
    intelektin dhe gjithë kujtimet e mia?
  • 2:00 - 2:03
    Historitë e fëmijërisë mund të jenë kujtimet
    më të bukura që kemi nga lufta!
  • 2:03 - 2:08
    Mos duhet të harroj gjithçka që kam
    mësuar në arabisht, vetëm të përshtatem?
  • 2:08 - 2:12
    Të jem njëra nga ato?
  • 2:12 - 2:14
    Ku qëndron logjika këtu?
  • 2:14 - 2:18
    Pavarësisht gjithë këtyre,
    u mundova ta kuptoj.
  • 2:18 - 2:24
    Nuk doja ta gjykoja atë me gjithë
    atë ligësi që ai më gjykoi mua.
  • 2:24 - 2:28
    Gjuha arabe nuk kënaq
    nevojat e ditëve të sotme.
  • 2:28 - 2:30
    Nuk është një gjuhë për shkencë,
  • 2:30 - 2:31
    kërkime,
  • 2:31 - 2:33
    një gjuhë me të cilën ishim mësuar në universitete,
  • 2:33 - 2:35
    një gjuhë që e përdorim në vendin e punës,
  • 2:36 - 2:42
    një gjuhë në të cilën mbështetemi nëse duam
    të paraqesim një projekt të avancuar kërkimi,
  • 2:42 - 2:45
    dhe padyshim nuk është një gjuhë
    që e përdorim në aeroporte.
  • 2:45 - 2:47
    Nëse do ta bënim një gjë të tillë,
    ata do të na zhvishnin rrobat.
  • 2:49 - 2:52
    Ku mund ta përdor gjuhën time, atëherë?
    Ne të gjithë mund të shtrojmë këtë pyetje!
  • 2:52 - 2:56
    E pra doni që ne të përdorim arabishten.
    Por ku mund ta përdorim?
  • 2:57 - 2:59
    Kjo është një pjesë e realitetit.
  • 2:59 - 3:04
    Por kemi një tjetër realitet më të rëndësishëm
    që duhet të mendojmë.
  • 3:05 - 3:08
    Arabishtja është gjuha mëmë.
  • 3:08 - 3:14
    Kërkimet pohojnë se mësimi
    i gjuhëve të tjera
  • 3:14 - 3:17
    zotërimin sa më të mirë të gjuhës mëmë.
  • 3:18 - 3:24
    Zotërimi i gjuhën mëmë është një kusht
    paraprak për shprehi krijuese në gjuhë të tjera.
  • 3:25 - 3:26
    Si?
  • 3:26 - 3:28
    Gibran Khalil Gibran,
  • 3:28 - 3:32
    kur filloi të shkruante, ai përdorte arabishten.
  • 3:33 - 3:39
    Të gjitha idetë e tij, imagjinata dhe filozofia
  • 3:39 - 3:43
    ishin frymëzuar nga ky djali i vogël
    në fshatin
  • 3:43 - 3:45
    ku ai ishte rritur,
    duke lëshuar një aromë të veçantë,
  • 3:45 - 3:46
    duke dëgjuar një zë të veçantë,
  • 3:46 - 3:48
    dhe duke menduar një mendim të veçantë.
  • 3:48 - 3:53
    Kështu, kur ai filloi të shkruajë në anglisht,
    ai kishte mjaftueshëm njohuri.
  • 3:53 - 3:55
    Edhe kur shkruante në anglisht,
  • 3:55 - 3:59
    kur lexoni shkrimet e tij në anglisht,
    ju ndjeni të njëjtën aromë,
  • 3:59 - 4:01
    ndjeni të njëjtën ndjenjë.
  • 4:01 - 4:05
    Ju mund ta kuptoni që është ai
    që ka shkruar në anglisht,
  • 4:05 - 4:10
    i njëjti djalë që erdhi nga mali.
    Nga një fshat në Malin Liban.
  • 4:11 - 4:17
    Pra, ky është një shembull për të cilin
    askush nuk mund të argumentojë.
  • 4:17 - 4:22
    Së dyti, shpesh thuhet se nëse
    ti do të vrasësh një komb,
  • 4:22 - 4:25
    e vetmja mënyrë për të arritur
    vrasjen e një kombi,
  • 4:25 - 4:26
    është të vrasësh gjuhën e tij.
  • 4:27 - 4:32
    Ky është një realitet për të cilin
    shoqëritë e zhvilluara janë në dijeni.
  • 4:32 - 4:39
    Gjermanët, francezët, japonezët dhe kinezët,
    të gjithë këta kombe janë në dijeni të kësaj.
  • 4:39 - 4:43
    Ja pse ata e kanë të parashikuar në
    legjislacion mbrotjen e gjuhës së tyre.
  • 4:43 - 4:45
    Ata e konsiderojnë atë të shenjtë.
  • 4:45 - 4:51
    Prandaj ata e përdorin atë në prodhim,
    paguajnë shumë para që ta zhvillojnë atë.
  • 4:51 - 4:54
    A dimë ne më shumë se ata?
  • 4:54 - 4:55
    Dakord,
  • 4:55 - 4:57
    ne nuk vijmë nga bota e zhvilluar,
  • 4:57 - 4:59
    ky mendim i avancuar nuk
    ka ardhur akoma tek ne,
  • 4:59 - 5:02
    dhe ne do dëshironim të ishim
    pjesë e botës së civilizuar.
  • 5:03 - 5:07
    Vende që dikur kanë qenë si ne,
    por që vendosën të përpiqen për zhvillim,
  • 5:08 - 5:09
    bëjnë kërkime
  • 5:09 - 5:11
    dhe krijojnë ura komunikimi dhe
    bashkëveprimi me vende të zhvilluara,
  • 5:11 - 5:14
    si Turqia, Malajzia dhe të tjera,
  • 5:14 - 5:18
    ata e mbajtën gjuhën e tyre me vete
    ndërsa ngjisnin shkallët për lart,
  • 5:18 - 5:21
    e mbrojtën atë si një diamant.
  • 5:21 - 5:23
    Këto vende e mbajtën gjuhën pranë vetes.
  • 5:23 - 5:27
    Sepse nëse ti blen një produkt nga
    Turqia ose vend tjetër
  • 5:27 - 5:29
    i cili nuk është me etiketën turke,
  • 5:30 - 5:32
    atëherë nuk është një produkt vendi.
  • 5:32 - 5:35
    As ju nuk do ta besonit që mund të
    ishte një produkt vendi.
  • 5:35 - 5:38
    Ata do të ishin thjesht konsumatorë,
  • 5:38 - 5:43
    konsumatorë të pashpirt,
    siç jemi ne në shumicën e kohës.
  • 5:43 - 5:49
    Pra, që ata të mund të prodhonin dhe krijonin,
    atyre iu desh të mbronin gjuhën e tyre.
  • 5:51 - 5:56
    Nëse unë them, “Liri, sovranitet,
    pavarësi (arabisht),”
  • 5:56 - 5:59
    çfarë ju kujton kjo gjë?
  • 6:01 - 6:02
    Nuk ju bën përshtypje apo jo?
  • 6:03 - 6:07
    Pa marrë parasysh se nga kush, si dhe pse.
  • 6:08 - 6:14
    Gjuha nuk është thjesht për të biseduar,
    thjesht fjalë që dalin nga gojët tona.
  • 6:14 - 6:18
    Gjuha përfaqëson faza të veçanta në jetët tona,
  • 6:19 - 6:24
    dhe terminologjinë që lidhet me emocionet tona.
  • 6:24 - 6:26
    Pra kur ne themi
    “Liri, sovranitet, pavarësi,”
  • 6:26 - 6:30
    secili nga ju vizaton një imazh të veçantë
    në mendjen tuaj,
  • 6:30 - 6:32
    ndjenja të veçanta
  • 6:32 - 6:35
    të një dite të veçantë
    të një periudhe të veçantë historike.
  • 6:35 - 6:38
    Gjuha është një, dy ose tre fjalë ose
    shkronja të vendosura bashkë.
  • 6:39 - 6:41
    Ka një ide brenda që lidh mënyrën
    se si ne mendojmë,
  • 6:41 - 6:47
    dhe sesi shohim njëri-tjetrin
    dhe sesi na shohin të tjerët.
  • 6:47 - 6:49
    Çfarë është intelekti ynë?
  • 6:49 - 6:51
    Si mund ta kuptoni nëse ky djalë
    kupton apo nuk kupton?
  • 6:52 - 6:59
    Kështu, nëse unë them “Liri, sovranitet,
    pavarësi (anglisht),”
  • 7:00 - 7:02
    ose nëse djali juaj do vinte t’ju thoshte,
  • 7:02 - 7:07
    “Babi, a ke jetuar ti në periudhën
    e sloganit të lirisë (anglisht)?”
  • 7:07 - 7:09
    Si do të ndiheshit?
  • 7:10 - 7:13
    Nëse kjo gjë për ju nuk përbën problem,
  • 7:14 - 7:17
    atëherë unë më mirë të largohem
    dhe të mos flas më kot së koti.
  • 7:17 - 7:23
    Ideja është se këto shprehje na
    sjellin ndër mend gjëra të veçanta.
  • 7:23 - 7:29
    Unë kam një mikeshë frankofone
    e cila është e martuar me një francez.
  • 7:29 - 7:32
    E pyeta një herë sesi po i shkonin gjërat me të.
  • 7:32 - 7:34
    Ajo tha,
    “Çdo gjë shkon mirë,
  • 7:34 - 7:38
    por njëherë, kam kaluar gjithë natën
    duke u munduar të përktheja
  • 7:38 - 7:41
    kuptimin e fjalës
    “toqborni” për të.
  • 7:41 - 7:42
    (Të qeshura)
  • 7:42 - 7:45
    (Duartrokitje)
  • 7:50 - 7:53
    Gruaja e shkretë ia kishte përmendur
    atij fjalën "toqborni",
  • 7:53 - 7:56
    dhe pastaj kaloi gjithë natën
    duke u munduar t'ja shpjegonte.
  • 7:56 - 8:00
    Ai ishte në mëdyshje nga përkthimi:
    “Si mund të jetë njeriu kaq i ligë?”
  • 8:00 - 8:02
    Mos vallë do të vrasë veten?
  • 8:02 - 8:05
    ‘Të më varrosë?’(anglisht)”
  • 8:05 - 8:08
    Ky është një nga shumë shembujt që mund të sjell.
  • 8:08 - 8:11
    Na bëri të ndihemi sikur ajo nuk ishte e aftë
    t’ia përkthente atë fjalë burrit të saj,
  • 8:11 - 8:13
    meqë ai nuk do ta kuptonte,
  • 8:13 - 8:16
    dhe ai ka plotësisht të drejtë;
    mënyra e tij e të menduarit është e ndryshme.
  • 8:17 - 8:20
    Ajo më tha,
    “Ai dëgjon Fairuz* me mua,
  • 8:20 - 8:25
    dhe një natë,
    u mundova të përktheja për të
  • 8:25 - 8:28
    që ai të ndjente atë çfarë ndjeja unë
    teksa dëgjoja Fairuz.”
  • 8:28 - 8:30
    Gruaja e shkretë u mundua të përkthente
    tekstin e këngës kështu për burrin:
  • 8:31 - 8:35
    : “Nga ata unë zgjata duart dhe të vodha ty—"
  • 8:35 - 8:36
    (Të qeshura)
  • 8:36 - 8:37
    Dhe ja belaja e rradhës:
  • 8:37 - 8:42
    “Dhe sepse ti u përket atyre,
    unë i ktheva duart dhe të lashë ty.”
  • 8:42 - 8:43
    (Të qeshura)
  • 8:43 - 8:44
    Përkthejeni këtë për mua.
  • 8:44 - 8:52
    (Duartrokitje)
  • 8:52 - 8:56
    Pra, çfarë kemi bërë për të mbrojtur
    gjuhën arabe?
  • 8:56 - 8:59
    Ne e kthyem këtë në një shqetësim
    të shoqërisë civile,
  • 8:59 - 9:02
    dhe nisëm një fushatë për të ruajtur gjuhën arabe.
  • 9:02 - 9:06
    Edhe pse shumë njerëz më thanë,
    “Pse shqetësohesh për këtë gjë?
  • 9:06 - 9:09
    Harrojë këtë dhimbje koke dhe bëj qejf.”
  • 9:09 - 9:10
    Pa problem!
  • 9:10 - 9:14
    Fushata për mbrojtjen e gjuhës arabe
    krijoi një slogan që thotë,
  • 9:14 - 9:16
    “Unë të flas ty nga Lindja,
    por ti përgjigjesh nga Perëndimi”.
  • 9:17 - 9:24
    Ne nuk thamë,
    “Jo! Ne nuk pranojmë këtë apo atë.”
  • 9:24 - 9:29
    Ne nuk e përvetësuam këtë stil sepse në këtë
    mënyrë, nuk do të kuptoheshim nga të tjerët.
  • 9:29 - 9:33
    Dhe kur dikush më flet mua në atë mënyrë,
    e urrej gjuhën arabe.
  • 9:33 - 9:34
    Ne themi--
  • 9:34 - 9:37
    (Duartrokitje)
  • 9:37 - 9:40
    Ne duam të ndryshojmë realitetin tonë,
  • 9:40 - 9:44
    dhe të jemi të bindur në mënyrën që reflekton
    ëndrrat, aspiratat tona dhe jetën e përditshme.
  • 9:45 - 9:50
    Në një mënyrë që të vishet si ne
    dhe të mendojë ashtu si ne.
  • 9:50 - 9:53
    Kështu, “Unë të flas ty nga Lindja,
    por ti përgjigjesh nga Perëndimi”
  • 9:53 - 9:54
    ka goditur vendin.
  • 9:54 - 9:58
    Diçka shumë e thjeshtë,
    në të njëjtën kohë krijuese dhe bindëse.
  • 9:59 - 10:02
    Pas kësaj,
    ne krijuam një tjetër fushatë
  • 10:02 - 10:06
    me pamje të shkronjave në tokë.
  • 10:06 - 10:08
    Ju keni parë një shembull të kësaj fushatë jashtë,
  • 10:08 - 10:13
    një skenë me shkronja të rrethuara
    me shirita ngjyrë të zezë dhe të verdhë,
  • 10:13 - 10:16
    me sloganin “Mos vrit gjuhën tënde!”
    shkruar mbi të.
  • 10:16 - 10:19
    Pse?
    Seriozisht, mos vrisni gjuhën tuaj.
  • 10:19 - 10:22
    vërtet nuk duhet të vrasim gjuhën tonë.
  • 10:22 - 10:27
    Nëse do të vrasnim gjuhën,
    do të na duhej të gjenim një identitet.
  • 10:27 - 10:29
    Ne do të duhet të gjenim një ekzistencë.
  • 10:29 - 10:32
    Ne do të ktheheshim prapë në fillim.
  • 10:32 - 10:38
    Kjo qëndron në të humburit e shansit tonë
    për të qenë modernë dhe të civilizuar.
  • 10:39 - 10:45
    Pas fushatave, ne publikuam foto të djemve
    dhe vajzave të veshur me shkronja arabe.
  • 10:46 - 10:48
    djemsh dhe vajzash “cool”.
  • 10:48 - 10:50
    Ne jemi shumë cool!
  • 10:51 - 10:55
    Dhe për këdo që mund të thotë,
    “Ha! Ju mësuat një fjalë anglisht!”
  • 10:55 - 10:59
    unë u them,
    “Jo! Unë e përvetsova fjalën ‘cool.’”
  • 10:59 - 11:03
    Lërini ata të kundërshtojnë si të duan,
    por më jepni një fjalë që është më e mirë
  • 11:03 - 11:06
    dhe shkon më shumë me realitetin.
  • 11:06 - 11:08
    Do vazhdoj të them fjalën “Internet”
  • 11:08 - 11:10
    Unë nuk do të thoja:
    “Po shkoj në rrjetin e gjerë botëror”
  • 11:10 - 11:12
    (Të qeshura)
  • 11:12 - 11:15
    Sepse nuk shkon!
    Nuk duhet ti bëjmë qejfin vetes.
  • 11:16 - 11:19
    Por që të arrijmë në këtë pikë,
    ne të gjithë duhet të jemi të bindur
  • 11:20 - 11:22
    që nuk duhet të lejojmë askënd
    që është më i fuqishëm
  • 11:22 - 11:25
    ose që mendon se ka autoritet
    mbi ne kur vjen puna të gjuha,
  • 11:25 - 11:31
    të na kontrollojë apo të na bëjë të mendojmë
    dhe të ndjejmë atë çfarë duan ata.
  • 11:32 - 11:35
    Krijueshmëria është ideja.
  • 11:36 - 11:38
    Kështu, nëse ne nuk arrijmë dot hapësirën
    apo të ndërtojmë një raketë dhe kështu me rradhë,
  • 11:38 - 11:40
    ne mund të jemi krijues.
  • 11:40 - 11:44
    Në këtë moment, secili nga ju
    është një projekt krijues.
  • 11:44 - 11:46
    Krijueshmëria në gjuhën tuaj mëmë është rruga.
  • 11:47 - 11:50
    Le të fillojmë që nga ky moment.
  • 11:51 - 11:53
    Le të shkruajmë një novelë
    apo të prodhojmë një film të shkurtër.
  • 11:53 - 11:56
    Një novelë e vetme mund të na bëjë
    ne globalë përsëri.
  • 11:56 - 12:00
    Mund të bëjë që gjuha arabe të jetë
    numri një në botë përsëri.
  • 12:00 - 12:04
    Pra, nuk është e vërtetë që nuk ka zgjidhje;
    ka zgjidhje!
  • 12:04 - 12:08
    Por ne duhet të dimë këtë gjë, dhe të jemi
    të bindur se ekziston një zgjidhje,
  • 12:08 - 12:11
    që ne e kemi për detyrë të jemi
    pjesë e asaj zgjidhjeje
  • 12:12 - 12:15
    Në përfundim, çfarë mund të bëni sot?
  • 12:15 - 12:18
    Tani, tweets, kush po shkruan në Twitter?
  • 12:20 - 12:25
    Ju lutem, ju përgjërohem,
    edhe pse koha ime ka mbaruar,
  • 12:25 - 12:30
    edhe e arabishtes, anglishtes,
    frëngjishes apo kinezçes.
  • 12:31 - 12:36
    Por mos shkruani arabisht me
    karaktere latine të përziera me numra!
  • 12:36 - 12:40
    (Duartrokitje)
  • 12:40 - 12:44
    Është një katastrofë!
    Kjo nuk është gjuhë.
  • 12:44 - 12:47
    Kështu, ju do të ishit pjesë e një
    bote virtuale me një gjuhë virtuale.
  • 12:48 - 12:50
    është e lehtë të kthehesh mbrapa
    nga një vend i tillë dhe të rritesh.
  • 12:51 - 12:53
    Kjo është gjëja e parë që mund të bëjmë.
  • 12:53 - 12:55
    Së dyti, ka edhe gjëra të tjera që ne mund të bëjmë.
  • 12:55 - 12:58
    Ne nuk jemi këtu sot që të bindim njëri-tjetrin.
  • 12:58 - 13:01
    Ne jemi këtu t’i kushtojmë vëmendje
    nevojës për mbrojtjen e kësaj gjuhe.
  • 13:01 - 13:04
    Tani do t’ju rrëfej një sekret.
  • 13:05 - 13:10
    Një foshnjë fillimisht e identifikon babain e tij
  • 13:10 - 13:13
    nëpërmjet gjuhës.
  • 13:13 - 13:18
    Kur të lindë vajza ime unë do t’i them,
    “Ky është babai yt zemër (arabisht).”
  • 13:18 - 13:22
    Unë nuk do t’i thoja,
    “This is your dad honey (anglisht).”
  • 13:23 - 13:26
    Dhe në supermarket,
    unë ia premtoj vajzës sime Noor,
  • 13:26 - 13:28
    se nëse ajo më thotë,
    “Faleminderit (arabisht)!”
  • 13:28 - 13:33
    unë nuk do t’i përgjigjem, "Dis, 'Merci, Maman,'"
    dhe të shpresoj që askush nuk e ka dëgjuar atë.
  • 13:33 - 13:36
    (Duartrokitje)
  • 13:44 - 13:49
    Le të zhdukim këtë servilizëm gjuhësor!
  • 13:49 - 13:52
    (Duartrokitje)
Title:
Kush thotë që të flasim arabisht nuk na bën "cool'?
Speaker:
Suzanne Talhouk
Description:

Në këtë fjalim, Suzanne Talhouk bën thirrje për iniciativa për të kthyer në jetë gjuhën arabe duke e modernizuar atë dhe duke e përdorur si një mjet për shprehi krijuese. Puna e saj fokusohet në rikthimin e identitetit të botës arab folëse dhe të zhdukë kompleksitetin e saj të inferioritetit.

more » « less
Video Language:
Arabic
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
14:12
  • *(Fairuz është pseudonimi artistik i këngëtares
    mjaft popullore libaneze Nouhad Wadi Haddad).

Albanian subtitles

Revisions