1 00:00:01,295 --> 00:00:02,921 Mirëmëngjes! 2 00:00:03,340 --> 00:00:05,889 A jeni zgjuar? 3 00:00:06,679 --> 00:00:08,983 Nuk e kam më kartën me emrin tim, por doja t'ju pyesja, 4 00:00:09,183 --> 00:00:11,773 ndonjëri nga ju a e ka shkruar emrin e tij në gjuhën arabe? 5 00:00:11,900 --> 00:00:17,294 Ndonjëri? Askush? Dakord, ska problem. 6 00:00:17,529 --> 00:00:21,492 Një herë e një kohë, jo shumë larg, 7 00:00:21,632 --> 00:00:26,014 isha ulur në një restorant me një mikun tim dhe po porosisja. 8 00:00:26,477 --> 00:00:29,997 Iu drejtova kamarierit dhe i thashë, 9 00:00:30,087 --> 00:00:32,959 “A keni menu (në arabisht)?” 10 00:00:33,683 --> 00:00:37,443 Ai më pa me çudi, duke menduar se nuk më kishte dëgjuar mirë. 11 00:00:37,633 --> 00:00:39,706 Ai tha, “Më falni? (anglisht).” 12 00:00:40,132 --> 00:00:43,550 Unë iu përgjigja, “Menunë (arabisht), të lutem.” 13 00:00:44,110 --> 00:00:47,403 Ai ma ktheu, “Nuk e di se si e quajnë?” 14 00:00:47,714 --> 00:00:49,008 “E di.” 15 00:00:49,133 --> 00:00:52,618 Ai ma ktheu, “Jo! Quhet menu (anglisht), ose “menu” (frëngjisht).” 16 00:00:52,688 --> 00:00:54,613 A është shqiptimi frengjisht në rregull? 17 00:00:54,663 --> 00:00:57,053 “Hajde, hajde kujdesu për këtë!” tha kamarieri. 18 00:00:57,123 --> 00:01:01,358 Ai u bezdis duke folur me mua, sikur po i thoshte vetes, 19 00:01:01,458 --> 00:01:05,400 “Nëse kjo do të ishte vajza e fundit në botë, unë nuk do t’ja hidhja sytë!” 20 00:01:05,450 --> 00:01:07,507 Cili është kuptimi i të thënit “menu” në arabisht? 21 00:01:07,578 --> 00:01:15,583 Dy fjalë mjaftuan që një djalë i ri libanez të gjykonte një femër si të prapambetur 22 00:01:16,323 --> 00:01:18,350 dhe injorante. 23 00:01:18,820 --> 00:01:23,996 Si mund të fliste ajo në atë mënyrë? 24 00:01:24,346 --> 00:01:27,031 Në atë moment, fillova të mendoj. 25 00:01:27,059 --> 00:01:28,107 Mu ngritën nervat. 26 00:01:28,152 --> 00:01:29,236 Pa dyshim që të dhemb! 27 00:01:29,326 --> 00:01:32,391 Më mohohet e drejta të flas gjuhën time në vendin tim? 28 00:01:32,441 --> 00:01:34,312 Ku mund të ndodhte një gjë e tillë? 29 00:01:34,392 --> 00:01:37,672 Si arritëm ne deri këtu? 30 00:01:37,732 --> 00:01:41,504 Epo, ndërsa ne jemi këtu, ka shumë njerëz si unë, 31 00:01:41,674 --> 00:01:45,082 të cilët do të arrinin një fazë në jetën e tyre, ku ata padashur heqin dorë 32 00:01:45,132 --> 00:01:47,420 nga gjithçka që ka ndodhur në të shkuarën e tyre, 33 00:01:47,420 --> 00:01:49,559 vetëm që të mund të thonë se janë modernë 34 00:01:49,699 --> 00:01:51,840 dhe të civilizuar. 35 00:01:51,920 --> 00:01:54,745 A mos duhet të harroj unë gjithë kulturën, mendimet, 36 00:01:54,835 --> 00:01:59,440 intelektin dhe gjithë kujtimet e mia? 37 00:01:59,690 --> 00:02:02,995 Historitë e fëmijërisë mund të jenë kujtimet më të bukura që kemi nga lufta! 38 00:02:03,118 --> 00:02:08,303 Mos duhet të harroj gjithçka që kam mësuar në arabisht, vetëm të përshtatem? 39 00:02:08,423 --> 00:02:11,588 Të jem njëra nga ato? 40 00:02:11,878 --> 00:02:14,022 Ku qëndron logjika këtu? 41 00:02:14,132 --> 00:02:17,690 Pavarësisht gjithë këtyre, u mundova ta kuptoj. 42 00:02:17,780 --> 00:02:23,946 Nuk doja ta gjykoja atë me gjithë atë ligësi që ai më gjykoi mua. 43 00:02:23,946 --> 00:02:27,712 Gjuha arabe nuk kënaq nevojat e ditëve të sotme. 44 00:02:27,902 --> 00:02:29,694 Nuk është një gjuhë për shkencë, 45 00:02:29,764 --> 00:02:31,215 kërkime, 46 00:02:31,275 --> 00:02:33,234 një gjuhë me të cilën ishim mësuar në universitete, 47 00:02:33,294 --> 00:02:35,374 një gjuhë që e përdorim në vendin e punës, 48 00:02:35,694 --> 00:02:41,798 një gjuhë në të cilën mbështetemi nëse duam të paraqesim një projekt të avancuar kërkimi, 49 00:02:41,888 --> 00:02:44,555 dhe padyshim nuk është një gjuhë që e përdorim në aeroporte. 50 00:02:44,555 --> 00:02:47,360 Nëse do ta bënim një gjë të tillë, ata do të na zhvishnin rrobat. 51 00:02:48,780 --> 00:02:52,328 Ku mund ta përdor gjuhën time, atëherë? Ne të gjithë mund të shtrojmë këtë pyetje! 52 00:02:52,408 --> 00:02:55,980 E pra doni që ne të përdorim arabishten. Por ku mund ta përdorim? 53 00:02:56,660 --> 00:02:59,130 Kjo është një pjesë e realitetit. 54 00:02:59,240 --> 00:03:04,488 Por kemi një tjetër realitet më të rëndësishëm që duhet të mendojmë. 55 00:03:04,878 --> 00:03:07,807 Arabishtja është gjuha mëmë. 56 00:03:07,867 --> 00:03:13,692 Kërkimet pohojnë se mësimi i gjuhëve të tjera 57 00:03:13,718 --> 00:03:17,214 zotërimin sa më të mirë të gjuhës mëmë. 58 00:03:17,679 --> 00:03:24,344 Zotërimi i gjuhën mëmë është një kusht paraprak për shprehi krijuese në gjuhë të tjera. 59 00:03:24,514 --> 00:03:25,819 Si? 60 00:03:26,199 --> 00:03:27,899 Gibran Khalil Gibran, 61 00:03:28,489 --> 00:03:32,390 kur filloi të shkruante, ai përdorte arabishten. 62 00:03:32,540 --> 00:03:38,872 Të gjitha idetë e tij, imagjinata dhe filozofia 63 00:03:39,122 --> 00:03:42,589 ishin frymëzuar nga ky djali i vogël në fshatin 64 00:03:42,869 --> 00:03:44,980 ku ai ishte rritur, duke lëshuar një aromë të veçantë, 65 00:03:45,150 --> 00:03:46,361 duke dëgjuar një zë të veçantë, 66 00:03:46,421 --> 00:03:47,986 dhe duke menduar një mendim të veçantë. 67 00:03:48,206 --> 00:03:52,787 Kështu, kur ai filloi të shkruajë në anglisht, ai kishte mjaftueshëm njohuri. 68 00:03:52,917 --> 00:03:55,185 Edhe kur shkruante në anglisht, 69 00:03:55,265 --> 00:03:58,976 kur lexoni shkrimet e tij në anglisht, ju ndjeni të njëjtën aromë, 70 00:03:59,157 --> 00:04:00,871 ndjeni të njëjtën ndjenjë. 71 00:04:01,147 --> 00:04:04,733 Ju mund ta kuptoni që është ai që ka shkruar në anglisht, 72 00:04:04,813 --> 00:04:10,077 i njëjti djalë që erdhi nga mali. Nga një fshat në Malin Liban. 73 00:04:10,730 --> 00:04:17,091 Pra, ky është një shembull për të cilin askush nuk mund të argumentojë. 74 00:04:17,401 --> 00:04:21,981 Së dyti, shpesh thuhet se nëse ti do të vrasësh një komb, 75 00:04:22,060 --> 00:04:24,841 e vetmja mënyrë për të arritur vrasjen e një kombi, 76 00:04:25,006 --> 00:04:26,465 është të vrasësh gjuhën e tij. 77 00:04:26,875 --> 00:04:31,995 Ky është një realitet për të cilin shoqëritë e zhvilluara janë në dijeni. 78 00:04:32,352 --> 00:04:38,666 Gjermanët, francezët, japonezët dhe kinezët, të gjithë këta kombe janë në dijeni të kësaj. 79 00:04:38,876 --> 00:04:42,712 Ja pse ata e kanë të parashikuar në legjislacion mbrotjen e gjuhës së tyre. 80 00:04:42,842 --> 00:04:45,243 Ata e konsiderojnë atë të shenjtë. 81 00:04:45,323 --> 00:04:50,830 Prandaj ata e përdorin atë në prodhim, paguajnë shumë para që ta zhvillojnë atë. 82 00:04:51,340 --> 00:04:53,706 A dimë ne më shumë se ata? 83 00:04:54,116 --> 00:04:55,116 Dakord, 84 00:04:55,122 --> 00:04:56,949 ne nuk vijmë nga bota e zhvilluar, 85 00:04:56,949 --> 00:04:59,167 ky mendim i avancuar nuk ka ardhur akoma tek ne, 86 00:04:59,257 --> 00:05:01,901 dhe ne do dëshironim të ishim pjesë e botës së civilizuar. 87 00:05:03,181 --> 00:05:07,224 Vende që dikur kanë qenë si ne, por që vendosën të përpiqen për zhvillim, 88 00:05:07,514 --> 00:05:08,950 bëjnë kërkime 89 00:05:09,100 --> 00:05:10,933 dhe krijojnë ura komunikimi dhe bashkëveprimi me vende të zhvilluara, 90 00:05:10,994 --> 00:05:13,773 si Turqia, Malajzia dhe të tjera, 91 00:05:13,933 --> 00:05:17,604 ata e mbajtën gjuhën e tyre me vete ndërsa ngjisnin shkallët për lart, 92 00:05:17,724 --> 00:05:21,011 e mbrojtën atë si një diamant. 93 00:05:21,131 --> 00:05:22,640 Këto vende e mbajtën gjuhën pranë vetes. 94 00:05:22,690 --> 00:05:26,940 Sepse nëse ti blen një produkt nga Turqia ose vend tjetër 95 00:05:27,030 --> 00:05:29,106 i cili nuk është me etiketën turke, 96 00:05:29,616 --> 00:05:32,065 atëherë nuk është një produkt vendi. 97 00:05:32,195 --> 00:05:34,778 As ju nuk do ta besonit që mund të ishte një produkt vendi. 98 00:05:35,168 --> 00:05:37,640 Ata do të ishin thjesht konsumatorë, 99 00:05:37,800 --> 00:05:43,153 konsumatorë të pashpirt, siç jemi ne në shumicën e kohës. 100 00:05:43,463 --> 00:05:49,334 Pra, që ata të mund të prodhonin dhe krijonin, atyre iu desh të mbronin gjuhën e tyre. 101 00:05:51,187 --> 00:05:55,521 Nëse unë them, “Liri, sovranitet, pavarësi (arabisht),” 102 00:05:56,101 --> 00:05:58,555 çfarë ju kujton kjo gjë? 103 00:06:00,625 --> 00:06:02,241 Nuk ju bën përshtypje apo jo? 104 00:06:02,819 --> 00:06:06,520 Pa marrë parasysh se nga kush, si dhe pse. 105 00:06:07,580 --> 00:06:13,658 Gjuha nuk është thjesht për të biseduar, thjesht fjalë që dalin nga gojët tona. 106 00:06:13,798 --> 00:06:18,500 Gjuha përfaqëson faza të veçanta në jetët tona, 107 00:06:18,690 --> 00:06:23,723 dhe terminologjinë që lidhet me emocionet tona. 108 00:06:23,723 --> 00:06:26,155 Pra kur ne themi “Liri, sovranitet, pavarësi,” 109 00:06:26,155 --> 00:06:29,565 secili nga ju vizaton një imazh të veçantë në mendjen tuaj, 110 00:06:29,778 --> 00:06:32,374 ndjenja të veçanta 111 00:06:32,444 --> 00:06:35,001 të një dite të veçantë të një periudhe të veçantë historike. 112 00:06:35,121 --> 00:06:38,425 Gjuha është një, dy ose tre fjalë ose shkronja të vendosura bashkë. 113 00:06:38,765 --> 00:06:41,339 Ka një ide brenda që lidh mënyrën se si ne mendojmë, 114 00:06:41,339 --> 00:06:47,003 dhe sesi shohim njëri-tjetrin dhe sesi na shohin të tjerët. 115 00:06:47,003 --> 00:06:48,707 Çfarë është intelekti ynë? 116 00:06:48,977 --> 00:06:51,499 Si mund ta kuptoni nëse ky djalë kupton apo nuk kupton? 117 00:06:51,639 --> 00:06:59,368 Kështu, nëse unë them “Liri, sovranitet, pavarësi (anglisht),” 118 00:07:00,164 --> 00:07:02,153 ose nëse djali juaj do vinte t’ju thoshte, 119 00:07:02,265 --> 00:07:06,851 “Babi, a ke jetuar ti në periudhën e sloganit të lirisë (anglisht)?” 120 00:07:06,971 --> 00:07:08,651 Si do të ndiheshit? 121 00:07:09,741 --> 00:07:13,465 Nëse kjo gjë për ju nuk përbën problem, 122 00:07:13,665 --> 00:07:17,144 atëherë unë më mirë të largohem dhe të mos flas më kot së koti. 123 00:07:17,334 --> 00:07:22,600 Ideja është se këto shprehje na sjellin ndër mend gjëra të veçanta. 124 00:07:23,250 --> 00:07:28,586 Unë kam një mikeshë frankofone e cila është e martuar me një francez. 125 00:07:28,946 --> 00:07:32,163 E pyeta një herë sesi po i shkonin gjërat me të. 126 00:07:32,253 --> 00:07:33,789 Ajo tha, “Çdo gjë shkon mirë, 127 00:07:33,921 --> 00:07:38,370 por njëherë, kam kaluar gjithë natën duke u munduar të përktheja 128 00:07:38,370 --> 00:07:40,970 kuptimin e fjalës “toqborni” për të. 129 00:07:40,970 --> 00:07:42,359 (Të qeshura) 130 00:07:42,385 --> 00:07:45,495 (Duartrokitje) 131 00:07:50,013 --> 00:07:53,363 Gruaja e shkretë ia kishte përmendur atij fjalën "toqborni", 132 00:07:53,483 --> 00:07:56,335 dhe pastaj kaloi gjithë natën duke u munduar t'ja shpjegonte. 133 00:07:56,335 --> 00:07:59,863 Ai ishte në mëdyshje nga përkthimi: “Si mund të jetë njeriu kaq i ligë?” 134 00:08:00,093 --> 00:08:01,779 Mos vallë do të vrasë veten? 135 00:08:02,369 --> 00:08:04,585 ‘Të më varrosë?’(anglisht)” 136 00:08:05,085 --> 00:08:07,533 Ky është një nga shumë shembujt që mund të sjell. 137 00:08:07,623 --> 00:08:10,772 Na bëri të ndihemi sikur ajo nuk ishte e aftë t’ia përkthente atë fjalë burrit të saj, 138 00:08:10,772 --> 00:08:13,461 meqë ai nuk do ta kuptonte, 139 00:08:13,461 --> 00:08:16,382 dhe ai ka plotësisht të drejtë; mënyra e tij e të menduarit është e ndryshme. 140 00:08:16,862 --> 00:08:20,176 Ajo më tha, “Ai dëgjon Fairuz* me mua, 141 00:08:20,446 --> 00:08:24,861 dhe një natë, u mundova të përktheja për të 142 00:08:24,991 --> 00:08:28,250 që ai të ndjente atë çfarë ndjeja unë teksa dëgjoja Fairuz.” 143 00:08:28,310 --> 00:08:30,500 Gruaja e shkretë u mundua të përkthente tekstin e këngës kështu për burrin: 144 00:08:30,590 --> 00:08:34,695 : “Nga ata unë zgjata duart dhe të vodha ty—" 145 00:08:34,755 --> 00:08:35,830 (Të qeshura) 146 00:08:36,000 --> 00:08:37,405 Dhe ja belaja e rradhës: 147 00:08:37,405 --> 00:08:41,500 “Dhe sepse ti u përket atyre, unë i ktheva duart dhe të lashë ty.” 148 00:08:41,500 --> 00:08:42,616 (Të qeshura) 149 00:08:42,765 --> 00:08:44,080 Përkthejeni këtë për mua. 150 00:08:44,140 --> 00:08:51,674 (Duartrokitje) 151 00:08:51,804 --> 00:08:55,849 Pra, çfarë kemi bërë për të mbrojtur gjuhën arabe? 152 00:08:56,129 --> 00:08:59,265 Ne e kthyem këtë në një shqetësim të shoqërisë civile, 153 00:08:59,495 --> 00:09:02,199 dhe nisëm një fushatë për të ruajtur gjuhën arabe. 154 00:09:02,279 --> 00:09:05,594 Edhe pse shumë njerëz më thanë, “Pse shqetësohesh për këtë gjë? 155 00:09:05,644 --> 00:09:08,677 Harrojë këtë dhimbje koke dhe bëj qejf.” 156 00:09:08,717 --> 00:09:10,254 Pa problem! 157 00:09:10,434 --> 00:09:13,527 Fushata për mbrojtjen e gjuhës arabe krijoi një slogan që thotë, 158 00:09:13,527 --> 00:09:16,360 “Unë të flas ty nga Lindja, por ti përgjigjesh nga Perëndimi”. 159 00:09:16,620 --> 00:09:23,928 Ne nuk thamë, “Jo! Ne nuk pranojmë këtë apo atë.” 160 00:09:24,188 --> 00:09:29,053 Ne nuk e përvetësuam këtë stil sepse në këtë mënyrë, nuk do të kuptoheshim nga të tjerët. 161 00:09:29,203 --> 00:09:32,647 Dhe kur dikush më flet mua në atë mënyrë, e urrej gjuhën arabe. 162 00:09:32,947 --> 00:09:34,279 Ne themi-- 163 00:09:34,359 --> 00:09:37,181 (Duartrokitje) 164 00:09:37,271 --> 00:09:39,653 Ne duam të ndryshojmë realitetin tonë, 165 00:09:39,703 --> 00:09:44,385 dhe të jemi të bindur në mënyrën që reflekton ëndrrat, aspiratat tona dhe jetën e përditshme. 166 00:09:44,655 --> 00:09:49,950 Në një mënyrë që të vishet si ne dhe të mendojë ashtu si ne. 167 00:09:49,950 --> 00:09:52,823 Kështu, “Unë të flas ty nga Lindja, por ti përgjigjesh nga Perëndimi” 168 00:09:52,823 --> 00:09:54,476 ka goditur vendin. 169 00:09:54,476 --> 00:09:58,169 Diçka shumë e thjeshtë, në të njëjtën kohë krijuese dhe bindëse. 170 00:09:58,579 --> 00:10:01,677 Pas kësaj, ne krijuam një tjetër fushatë 171 00:10:02,277 --> 00:10:05,685 me pamje të shkronjave në tokë. 172 00:10:05,795 --> 00:10:08,104 Ju keni parë një shembull të kësaj fushatë jashtë, 173 00:10:08,284 --> 00:10:12,666 një skenë me shkronja të rrethuara me shirita ngjyrë të zezë dhe të verdhë, 174 00:10:12,666 --> 00:10:15,508 me sloganin “Mos vrit gjuhën tënde!” shkruar mbi të. 175 00:10:15,508 --> 00:10:19,122 Pse? Seriozisht, mos vrisni gjuhën tuaj. 176 00:10:19,212 --> 00:10:22,126 vërtet nuk duhet të vrasim gjuhën tonë. 177 00:10:22,266 --> 00:10:27,304 Nëse do të vrasnim gjuhën, do të na duhej të gjenim një identitet. 178 00:10:27,424 --> 00:10:29,313 Ne do të duhet të gjenim një ekzistencë. 179 00:10:29,383 --> 00:10:31,698 Ne do të ktheheshim prapë në fillim. 180 00:10:31,768 --> 00:10:38,260 Kjo qëndron në të humburit e shansit tonë për të qenë modernë dhe të civilizuar. 181 00:10:39,260 --> 00:10:45,200 Pas fushatave, ne publikuam foto të djemve dhe vajzave të veshur me shkronja arabe. 182 00:10:45,620 --> 00:10:48,133 djemsh dhe vajzash “cool”. 183 00:10:48,263 --> 00:10:50,424 Ne jemi shumë cool! 184 00:10:50,904 --> 00:10:55,198 Dhe për këdo që mund të thotë, “Ha! Ju mësuat një fjalë anglisht!” 185 00:10:55,278 --> 00:10:59,070 unë u them, “Jo! Unë e përvetsova fjalën ‘cool.’” 186 00:10:59,120 --> 00:11:02,865 Lërini ata të kundërshtojnë si të duan, por më jepni një fjalë që është më e mirë 187 00:11:02,895 --> 00:11:05,531 dhe shkon më shumë me realitetin. 188 00:11:05,591 --> 00:11:07,565 Do vazhdoj të them fjalën “Internet” 189 00:11:07,565 --> 00:11:10,389 Unë nuk do të thoja: “Po shkoj në rrjetin e gjerë botëror” 190 00:11:10,399 --> 00:11:12,175 (Të qeshura) 191 00:11:12,175 --> 00:11:15,446 Sepse nuk shkon! Nuk duhet ti bëjmë qejfin vetes. 192 00:11:15,686 --> 00:11:19,355 Por që të arrijmë në këtë pikë, ne të gjithë duhet të jemi të bindur 193 00:11:19,885 --> 00:11:22,020 që nuk duhet të lejojmë askënd që është më i fuqishëm 194 00:11:22,020 --> 00:11:25,356 ose që mendon se ka autoritet mbi ne kur vjen puna të gjuha, 195 00:11:25,356 --> 00:11:30,815 të na kontrollojë apo të na bëjë të mendojmë dhe të ndjejmë atë çfarë duan ata. 196 00:11:31,685 --> 00:11:35,443 Krijueshmëria është ideja. 197 00:11:35,653 --> 00:11:38,213 Kështu, nëse ne nuk arrijmë dot hapësirën apo të ndërtojmë një raketë dhe kështu me rradhë, 198 00:11:38,213 --> 00:11:40,113 ne mund të jemi krijues. 199 00:11:40,113 --> 00:11:43,880 Në këtë moment, secili nga ju është një projekt krijues. 200 00:11:43,950 --> 00:11:46,468 Krijueshmëria në gjuhën tuaj mëmë është rruga. 201 00:11:46,798 --> 00:11:50,244 Le të fillojmë që nga ky moment. 202 00:11:50,534 --> 00:11:52,536 Le të shkruajmë një novelë apo të prodhojmë një film të shkurtër. 203 00:11:52,596 --> 00:11:55,874 Një novelë e vetme mund të na bëjë ne globalë përsëri. 204 00:11:55,934 --> 00:11:59,700 Mund të bëjë që gjuha arabe të jetë numri një në botë përsëri. 205 00:12:00,380 --> 00:12:04,231 Pra, nuk është e vërtetë që nuk ka zgjidhje; ka zgjidhje! 206 00:12:04,231 --> 00:12:08,230 Por ne duhet të dimë këtë gjë, dhe të jemi të bindur se ekziston një zgjidhje, 207 00:12:08,230 --> 00:12:11,229 që ne e kemi për detyrë të jemi pjesë e asaj zgjidhjeje 208 00:12:11,929 --> 00:12:14,716 Në përfundim, çfarë mund të bëni sot? 209 00:12:14,836 --> 00:12:18,000 Tani, tweets, kush po shkruan në Twitter? 210 00:12:20,060 --> 00:12:25,335 Ju lutem, ju përgjërohem, edhe pse koha ime ka mbaruar, 211 00:12:25,430 --> 00:12:30,487 edhe e arabishtes, anglishtes, frëngjishes apo kinezçes. 212 00:12:30,577 --> 00:12:36,158 Por mos shkruani arabisht me karaktere latine të përziera me numra! 213 00:12:36,298 --> 00:12:40,358 (Duartrokitje) 214 00:12:40,408 --> 00:12:43,556 Është një katastrofë! Kjo nuk është gjuhë. 215 00:12:43,866 --> 00:12:47,412 Kështu, ju do të ishit pjesë e një bote virtuale me një gjuhë virtuale. 216 00:12:47,562 --> 00:12:50,244 është e lehtë të kthehesh mbrapa nga një vend i tillë dhe të rritesh. 217 00:12:50,724 --> 00:12:52,806 Kjo është gjëja e parë që mund të bëjmë. 218 00:12:52,896 --> 00:12:55,499 Së dyti, ka edhe gjëra të tjera që ne mund të bëjmë. 219 00:12:55,499 --> 00:12:57,904 Ne nuk jemi këtu sot që të bindim njëri-tjetrin. 220 00:12:57,904 --> 00:13:01,438 Ne jemi këtu t’i kushtojmë vëmendje nevojës për mbrojtjen e kësaj gjuhe. 221 00:13:01,438 --> 00:13:04,313 Tani do t’ju rrëfej një sekret. 222 00:13:05,303 --> 00:13:10,490 Një foshnjë fillimisht e identifikon babain e tij 223 00:13:10,490 --> 00:13:12,557 nëpërmjet gjuhës. 224 00:13:12,557 --> 00:13:17,716 Kur të lindë vajza ime unë do t’i them, “Ky është babai yt zemër (arabisht).” 225 00:13:17,796 --> 00:13:22,324 Unë nuk do t’i thoja, “This is your dad honey (anglisht).” 226 00:13:22,585 --> 00:13:25,770 Dhe në supermarket, unë ia premtoj vajzës sime Noor, 227 00:13:25,770 --> 00:13:27,986 se nëse ajo më thotë, “Faleminderit (arabisht)!” 228 00:13:28,086 --> 00:13:32,753 unë nuk do t’i përgjigjem, "Dis, 'Merci, Maman,'" dhe të shpresoj që askush nuk e ka dëgjuar atë. 229 00:13:32,813 --> 00:13:35,900 (Duartrokitje) 230 00:13:43,980 --> 00:13:48,877 Le të zhdukim këtë servilizëm gjuhësor! 231 00:13:49,297 --> 00:13:52,343 (Duartrokitje)