Return to Video

Cfarë ndodh në trurin tuaj kur jeni të vëmendshëm

  • 0:01 - 0:03
    Të kushtuarit vëmendje ndaj një gjëje:
  • 0:03 - 0:05
    Nuk është e lehtë apo jo?
  • 0:06 - 0:11
    Kjo sepse ajo tërhiqet në shumë drejtime
    në të njejtën kohë
  • 0:11 - 0:15
    në fakt është mjaft impresionuese nëse
    mund të qëndrosh i fokusuar.
  • 0:16 - 0:20
    Shumë njerëz mendojnë se vëmendja është
    vetëm për atë që ne fokusohemi
  • 0:20 - 0:25
    por ajo përfshin informacionin të cilin
    truri mundohet t'a reduktoje.
  • 0:26 - 0:29
    Janë dy mënyra se si ju e orientoni
    vëmendjen tuaj.
  • 0:30 - 0:31
    E para, vëmendja e ndërgjegjshme.
  • 0:32 - 0:36
    Në vëmendjen e ndërgjegjshme ju i lëvizni
    sytë kundrejt një gjëje
  • 0:36 - 0:37
    që të jeni të fokusuar ndaj saj.
  • 0:38 - 0:40
    Pastaj kemi vëmendjen e pandërgjegjshme.
  • 0:40 - 0:44
    Në vëmendjen e pandërgjegjshme
    ju fokusoheni ndaj një gjëje,
  • 0:44 - 0:46
    por pa lëvizur sytë.
  • 0:47 - 0:49
    Mendoni për vozitjen për një sekondë.
  • 0:51 - 0:54
    Vëmendja juaj e dukshme,
    drejtimi i syve tuaj
  • 0:54 - 0:56
    janë përballë,
  • 0:56 - 0:57
    por është vëmendja e pandërgjegjshme.
  • 0:57 - 1:01
    ajo që vazhdimisht heton zonën përrreth,
  • 1:02 - 1:03
    kur në të vërtetë ju nuk i shikoni ato.
  • 1:06 - 1:07
    Unë jam studiues i trurit njerëzor
  • 1:07 - 1:11
    dhe punoj në ndërlidhjen e trurit
    dhe makinerive
  • 1:11 - 1:14
    ose bashkëpunimin e trurit
    dhe të kompjuterit.
  • 1:15 - 1:16
    I adhuroj sistemet e trurit.
  • 1:17 - 1:18
    Ato janë shumë të rëndësishme
  • 1:18 - 1:22
    sepse në bazë të tyre ne ndërtojmë
    modele kompjuterike,
  • 1:22 - 1:23
    dhe bazuar në këto modele
  • 1:23 - 1:28
    kompjuterët mund të shohin se si
    funksionon truri ynë.
  • 1:28 - 1:30
    Dhe nëse truri nuk funksionon mirë,
  • 1:30 - 1:34
    atëherë të njejtët kompjuterë
    mund të përdoren si pajisje ndihmëse
  • 1:35 - 1:36
    për terapi.
  • 1:36 - 1:38
    Por kjo gjithashtu tregon një gjë,
  • 1:39 - 1:42
    sepse zgjedhja e gabuar e këtyre sistemeve
  • 1:42 - 1:44
    na dhuron modele të gabuara
  • 1:44 - 1:45
    me ç'rast dhe terapi të gabuara.
  • 1:45 - 1:47
    Apo jo?
  • 1:48 - 1:49
    Në raste të vëmendjes,
  • 1:49 - 1:51
    fakti që ne mund
  • 1:52 - 1:55
    të zhvendosim vëmendjen
    jo vetem nga sytë tonë
  • 1:55 - 1:57
    por edhe nga të menduarit -
  • 1:57 - 2:02
    kjo e bën vëmendjen e pandërgjegjshme
    nje model interesant për kompjuterët.
  • 2:02 - 2:06
    Kështuqë doja të dija cilat janë modelet
    e sinjaleve të trurit
  • 2:06 - 2:09
    kur shikojmë me vetëdije ose pavetëdije.
  • 2:10 - 2:12
    Për këtë ndërmora një eksperiment.
  • 2:13 - 2:16
    Në këtë eksperiment janë
    dy katrorë vibrues,
  • 2:16 - 2:19
    njëri prej tyre vibron me një normë
    më të ngadaltë se tjetri.
  • 2:21 - 2:24
    Në varësi të cilës nga vibrimet
    i kushtoni vëmendje,
  • 2:24 - 2:28
    disa pjesë të trurit do të gjykojnë
    në një normë të njejtë
  • 2:29 - 2:31
    me atë të vibrimeve.
  • 2:32 - 2:35
    Kështu duke analizuar
    sinjalet e trurit tuaj
  • 2:35 - 2:38
    mund të gjurmojmë ku saktësisht
    jeni duke vëzhguar
  • 2:39 - 2:40
    ose duke kushtuar vëmendje.
  • 2:43 - 2:47
    Pra për të parë se çfarë ndodh në trurin
    tuaj kur keni vëmendje të ndërgjegjshme,
  • 2:47 - 2:50
    kërkova që njerëzit të shikonin
    direkt në njërin nga katrorët
  • 2:51 - 2:52
    dhe t'i kushtonin vëmendje
  • 2:53 - 2:58
    Në këtë rast, siç pritej pamë
    se katrorët vibrues
  • 2:58 - 3:00
    u shfaqën në valët e trurit të tyre
  • 3:00 - 3:02
    të cilat vinin nga prapa kokës së tyre,
  • 3:04 - 3:07
    e që është përgjegjëse për përpunimin
    e informatave vizuale të juaja.
  • 3:08 - 3:11
    Por isha shumë i interesuar
  • 3:11 - 3:14
    për të parë se ç'ndodh në trurin tuaj
    kur jeni të pandërgjegjshëm.
  • 3:14 - 3:18
    Kështu që këtë herë i vë njerëzit
    të shikojnë në mes të ekranit
  • 3:18 - 3:20
    dhe pa lëvizur sytë,
  • 3:21 - 3:24
    të shikojnë me vëmendje
    njërin nga katrorët.
  • 3:25 - 3:27
    Në momentin që e bëmë këtë, pamë
  • 3:27 - 3:31
    se të dyja nga këto norma të vibrimeve
    u shfaqën në sinjalet e tyre të trurit,
  • 3:31 - 3:32
    por quditërisht,
  • 3:33 - 3:36
    vetëm njëri prej tyre,
    që i ishte kushtuar vëmendje,
  • 3:36 - 3:38
    pati sinjale më të forta,
  • 3:38 - 3:40
    pra kishte diçka në tru
  • 3:40 - 3:43
    që mbante këtë informacion
  • 3:43 - 3:49
    dhe që kjo gjëja në tru ishte aktivizimi
    i zonës së përparme.
  • 3:50 - 3:53
    Pjesa e përparme e trurit
    është përgjegjëse
  • 3:53 - 3:56
    për funksione më të larta
    të njohjes për një njeri.
  • 3:57 - 4:02
    Pjesa e përparme, duket
    se funksionon si një filter
  • 4:03 - 4:07
    që mundohet të lejojë informacionin
    të hyjë vetëm për atë vibrim
  • 4:07 - 4:09
    për të cilin ju jeni i vëmendshëm
  • 4:09 - 4:13
    dhe mundohet të pengojë informacionin që
    vjen nga katrori tjetër i injoruar.
  • 4:15 - 4:21
    Aftësia e trurit për të filtruar është
    me të vertetë çelës për vëmendje,
  • 4:21 - 4:23
    i cili mungon tek disa njerëz,
  • 4:24 - 4:26
    p.sh te njerëzit me sindromën
    e mungesës së vëmendjes.
  • 4:27 - 4:32
    Pra një person me ADHD nuk mund të pengojë
    këto shpërqendrime,
  • 4:32 - 4:36
    për këtë arsye nuk mund të fokusohen për
    një kohë të gjatë në një detyrë të vetme.
  • 4:38 - 4:39
    Por çka nëse ky person
  • 4:39 - 4:43
    mund të luajë një lojë
    kompjuterike të veçantë
  • 4:43 - 4:46
    me trurin e tij të lidhur me një kompjuter
  • 4:46 - 4:49
    dhe më pas të trajnojë trurin e tij
  • 4:49 - 4:52
    të pengojë këto shpërqendrime?
  • 4:54 - 4:56
    ADHD është vetëm një shembull.
  • 4:57 - 5:00
    Ne mund të përdorim këto ndërlidhje
    mes trurit dhe makinerive
  • 5:00 - 5:03
    për shumë fusha tjera të njohjes.
  • 5:04 - 5:06
    Ishte vetëm para disa vjetësh
  • 5:06 - 5:11
    kur gjyshi im pësoi një atak në tru,
    dhe humbi aftësinë për të folur.
  • 5:13 - 5:16
    Ai mund t'i kuptonte të gjithë, por nuk
    mund të kthente përgjigje,
  • 5:16 - 5:18
    madje as në të shkruar,
    sepse ai ishte analfabet.
  • 5:20 - 5:23
    Kështu që ai vdiq në qetësi.
  • 5:25 - 5:27
    Më kujtohet tek sa mendoja në atë kohë;
  • 5:27 - 5:31
    Po sikur të kishim një kompjuter
  • 5:31 - 5:32
    që të mund të fliste për të?
  • 5:34 - 5:36
    Tani, pas vitesh që jam në këtë fushë,
  • 5:36 - 5:38
    shoh që kjo mund të jetë e mundshme.
  • 5:40 - 5:43
    Imagjinoni sikur ne të gjejmë
    modele të valëve të trurit
  • 5:43 - 5:47
    kur njerëzit mendojnë për figura
    ose edhe për shkronja,
  • 5:48 - 5:51
    si p.sh shkronja A të gjenerojë
    valë të trurit të ndryshueshme
  • 5:51 - 5:52
    nga shkronja B dhe kështu me rradhë.
  • 5:53 - 5:57
    A mundet një kompjuter një ditë
    të flasë për njerëzit që nuk munden?
  • 5:58 - 5:59
    Cka nëse një kompjuter
  • 6:00 - 6:05
    mund të na ndihmojë të kuptojmë mendimet
    e një personi që ndodhet në koma?
  • 6:06 - 6:07
    Ne nuk kemi mbërritur aty ende,
  • 6:07 - 6:10
    por kushtoni vëmendje.
  • 6:10 - 6:12
    Ne do të jemi aty shumë shpejt.
  • 6:12 - 6:13
    Ju falemnderit.
  • 6:13 - 6:19
    (Duartrokitje)
Title:
Cfarë ndodh në trurin tuaj kur jeni të vëmendshëm
Speaker:
Mehdi Ordikhani-Seyedlar
Description:

Vëmendja nuk është vetëm ajo në të cilën ne fokusohemi -- është gjithashtu ajo që truri jonë përpiqet të filtrojë jashtë. Duke investiguar modele në trurin e njeriut kur njerëzit mundohen të fokusohen, neuroshkencëtari Mehdi Ordikhani- Seyedlar shpreson të afrojë trurin dhe kompjuterin së bashku, duke ndërtuar modele të cilat mund të përdoren për të shëruar ADHD (Sëmundje e mungesës së vëmendjes) dhe t'i ndihmojë ata që kanë humbur aftësinë për të komunikuar. Dëgjoni më shumë për këtë shkencë emocionale në këtë diskutim të shkurtër dhe magjepsës.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
06:32

Albanian subtitles

Revisions