1 00:00:00,760 --> 00:00:03,240 Të kushtuarit vëmendje ndaj një gjëje: 2 00:00:03,280 --> 00:00:04,520 Nuk është e lehtë apo jo? 3 00:00:05,520 --> 00:00:10,536 Kjo sepse ajo tërhiqet në shumë drejtime në të njejtën kohë 4 00:00:10,560 --> 00:00:14,640 në fakt është mjaft impresionuese nëse mund të qëndrosh i fokusuar. 5 00:00:16,360 --> 00:00:20,416 Shumë njerëz mendojnë se vëmendja është vetëm për atë që ne fokusohemi 6 00:00:20,440 --> 00:00:25,240 por ajo përfshin informacionin të cilin truri mundohet t'a reduktoje. 7 00:00:26,320 --> 00:00:29,040 Janë dy mënyra se si ju e orientoni vëmendjen tuaj. 8 00:00:29,600 --> 00:00:31,290 E para, vëmendja e ndërgjegjshme. 9 00:00:31,640 --> 00:00:35,776 Në vëmendjen e ndërgjegjshme ju i lëvizni sytë kundrejt një gjëje 10 00:00:35,800 --> 00:00:37,360 që të jeni të fokusuar ndaj saj. 11 00:00:38,360 --> 00:00:40,336 Pastaj kemi vëmendjen e pandërgjegjshme. 12 00:00:40,360 --> 00:00:44,376 Në vëmendjen e pandërgjegjshme ju fokusoheni ndaj një gjëje, 13 00:00:44,400 --> 00:00:45,960 por pa lëvizur sytë. 14 00:00:47,040 --> 00:00:48,680 Mendoni për vozitjen për një sekondë. 15 00:00:50,960 --> 00:00:53,976 Vëmendja juaj e dukshme, drejtimi i syve tuaj 16 00:00:54,000 --> 00:00:55,656 janë përballë, 17 00:00:55,680 --> 00:00:57,456 por është vëmendja e pandërgjegjshme. 18 00:00:57,480 --> 00:01:00,560 ajo që vazhdimisht heton zonën përrreth, 19 00:01:01,600 --> 00:01:03,480 kur në të vërtetë ju nuk i shikoni ato. 20 00:01:05,519 --> 00:01:07,456 Unë jam studiues i trurit njerëzor 21 00:01:07,480 --> 00:01:10,576 dhe punoj në ndërlidhjen e trurit dhe makinerive 22 00:01:10,600 --> 00:01:13,640 ose bashkëpunimin e trurit dhe të kompjuterit. 23 00:01:14,720 --> 00:01:16,320 I adhuroj sistemet e trurit. 24 00:01:16,720 --> 00:01:18,416 Ato janë shumë të rëndësishme 25 00:01:18,440 --> 00:01:21,936 sepse në bazë të tyre ne ndërtojmë modele kompjuterike, 26 00:01:21,960 --> 00:01:23,376 dhe bazuar në këto modele 27 00:01:23,400 --> 00:01:27,616 kompjuterët mund të shohin se si funksionon truri ynë. 28 00:01:27,640 --> 00:01:29,660 Dhe nëse truri nuk funksionon mirë, 29 00:01:30,080 --> 00:01:34,000 atëherë të njejtët kompjuterë mund të përdoren si pajisje ndihmëse 30 00:01:34,760 --> 00:01:35,960 për terapi. 31 00:01:36,480 --> 00:01:38,120 Por kjo gjithashtu tregon një gjë, 32 00:01:39,360 --> 00:01:41,856 sepse zgjedhja e gabuar e këtyre sistemeve 33 00:01:41,880 --> 00:01:43,776 na dhuron modele të gabuara 34 00:01:43,800 --> 00:01:45,456 me ç'rast dhe terapi të gabuara. 35 00:01:45,480 --> 00:01:46,680 Apo jo? 36 00:01:47,640 --> 00:01:49,296 Në raste të vëmendjes, 37 00:01:49,320 --> 00:01:50,600 fakti që ne mund 38 00:01:51,800 --> 00:01:55,296 të zhvendosim vëmendjen jo vetem nga sytë tonë 39 00:01:55,320 --> 00:01:56,640 por edhe nga të menduarit - 40 00:01:57,440 --> 00:02:01,520 kjo e bën vëmendjen e pandërgjegjshme nje model interesant për kompjuterët. 41 00:02:02,280 --> 00:02:05,736 Kështuqë doja të dija cilat janë modelet e sinjaleve të trurit 42 00:02:05,760 --> 00:02:09,440 kur shikojmë me vetëdije ose pavetëdije. 43 00:02:10,440 --> 00:02:12,200 Për këtë ndërmora një eksperiment. 44 00:02:12,960 --> 00:02:15,696 Në këtë eksperiment janë dy katrorë vibrues, 45 00:02:15,720 --> 00:02:19,080 njëri prej tyre vibron me një normë më të ngadaltë se tjetri. 46 00:02:20,600 --> 00:02:24,416 Në varësi të cilës nga vibrimet i kushtoni vëmendje, 47 00:02:24,440 --> 00:02:28,400 disa pjesë të trurit do të gjykojnë në një normë të njejtë 48 00:02:29,200 --> 00:02:30,640 me atë të vibrimeve. 49 00:02:32,000 --> 00:02:34,936 Kështu duke analizuar sinjalet e trurit tuaj 50 00:02:34,960 --> 00:02:38,000 mund të gjurmojmë ku saktësisht jeni duke vëzhguar 51 00:02:38,760 --> 00:02:40,320 ose duke kushtuar vëmendje. 52 00:02:43,000 --> 00:02:47,216 Pra për të parë se çfarë ndodh në trurin tuaj kur keni vëmendje të ndërgjegjshme, 53 00:02:47,240 --> 00:02:50,496 kërkova që njerëzit të shikonin direkt në njërin nga katrorët 54 00:02:50,520 --> 00:02:51,800 dhe t'i kushtonin vëmendje 55 00:02:52,760 --> 00:02:58,056 Në këtë rast, siç pritej pamë se katrorët vibrues 56 00:02:58,080 --> 00:03:00,016 u shfaqën në valët e trurit të tyre 57 00:03:00,040 --> 00:03:02,400 të cilat vinin nga prapa kokës së tyre, 58 00:03:03,560 --> 00:03:06,960 e që është përgjegjëse për përpunimin e informatave vizuale të juaja. 59 00:03:08,280 --> 00:03:10,616 Por isha shumë i interesuar 60 00:03:10,640 --> 00:03:13,800 për të parë se ç'ndodh në trurin tuaj kur jeni të pandërgjegjshëm. 61 00:03:14,480 --> 00:03:18,376 Kështu që këtë herë i vë njerëzit të shikojnë në mes të ekranit 62 00:03:18,400 --> 00:03:20,280 dhe pa lëvizur sytë, 63 00:03:21,120 --> 00:03:23,840 të shikojnë me vëmendje njërin nga katrorët. 64 00:03:25,120 --> 00:03:26,736 Në momentin që e bëmë këtë, pamë 65 00:03:26,760 --> 00:03:30,696 se të dyja nga këto norma të vibrimeve u shfaqën në sinjalet e tyre të trurit, 66 00:03:30,720 --> 00:03:31,920 por quditërisht, 67 00:03:32,640 --> 00:03:36,176 vetëm njëri prej tyre, që i ishte kushtuar vëmendje, 68 00:03:36,200 --> 00:03:37,856 pati sinjale më të forta, 69 00:03:37,880 --> 00:03:40,136 pra kishte diçka në tru 70 00:03:40,160 --> 00:03:42,696 që mbante këtë informacion 71 00:03:42,720 --> 00:03:48,920 dhe që kjo gjëja në tru ishte aktivizimi i zonës së përparme. 72 00:03:50,440 --> 00:03:53,416 Pjesa e përparme e trurit është përgjegjëse 73 00:03:53,440 --> 00:03:56,320 për funksione më të larta të njohjes për një njeri. 74 00:03:57,160 --> 00:04:01,600 Pjesa e përparme, duket se funksionon si një filter 75 00:04:02,640 --> 00:04:07,016 që mundohet të lejojë informacionin të hyjë vetëm për atë vibrim 76 00:04:07,040 --> 00:04:08,680 për të cilin ju jeni i vëmendshëm 77 00:04:09,400 --> 00:04:13,360 dhe mundohet të pengojë informacionin që vjen nga katrori tjetër i injoruar. 78 00:04:15,400 --> 00:04:20,696 Aftësia e trurit për të filtruar është me të vertetë çelës për vëmendje, 79 00:04:20,720 --> 00:04:23,496 i cili mungon tek disa njerëz, 80 00:04:23,520 --> 00:04:26,000 p.sh te njerëzit me sindromën e mungesës së vëmendjes. 81 00:04:26,640 --> 00:04:31,656 Pra një person me ADHD nuk mund të pengojë këto shpërqendrime, 82 00:04:31,680 --> 00:04:36,440 për këtë arsye nuk mund të fokusohen për një kohë të gjatë në një detyrë të vetme. 83 00:04:37,600 --> 00:04:39,136 Por çka nëse ky person 84 00:04:39,160 --> 00:04:42,696 mund të luajë një lojë kompjuterike të veçantë 85 00:04:42,720 --> 00:04:45,600 me trurin e tij të lidhur me një kompjuter 86 00:04:46,440 --> 00:04:48,560 dhe më pas të trajnojë trurin e tij 87 00:04:49,360 --> 00:04:51,800 të pengojë këto shpërqendrime? 88 00:04:53,680 --> 00:04:56,160 ADHD është vetëm një shembull. 89 00:04:57,200 --> 00:05:00,456 Ne mund të përdorim këto ndërlidhje mes trurit dhe makinerive 90 00:05:00,480 --> 00:05:02,680 për shumë fusha tjera të njohjes. 91 00:05:03,760 --> 00:05:05,536 Ishte vetëm para disa vjetësh 92 00:05:05,560 --> 00:05:11,280 kur gjyshi im pësoi një atak në tru, dhe humbi aftësinë për të folur. 93 00:05:12,640 --> 00:05:15,976 Ai mund t'i kuptonte të gjithë, por nuk mund të kthente përgjigje, 94 00:05:16,000 --> 00:05:18,480 madje as në të shkruar, sepse ai ishte analfabet. 95 00:05:20,000 --> 00:05:22,520 Kështu që ai vdiq në qetësi. 96 00:05:24,800 --> 00:05:27,136 Më kujtohet tek sa mendoja në atë kohë; 97 00:05:27,160 --> 00:05:31,056 Po sikur të kishim një kompjuter 98 00:05:31,080 --> 00:05:32,440 që të mund të fliste për të? 99 00:05:33,840 --> 00:05:36,056 Tani, pas vitesh që jam në këtë fushë, 100 00:05:36,080 --> 00:05:38,400 shoh që kjo mund të jetë e mundshme. 101 00:05:40,240 --> 00:05:43,096 Imagjinoni sikur ne të gjejmë modele të valëve të trurit 102 00:05:43,120 --> 00:05:46,560 kur njerëzit mendojnë për figura ose edhe për shkronja, 103 00:05:47,720 --> 00:05:50,656 si p.sh shkronja A të gjenerojë valë të trurit të ndryshueshme 104 00:05:50,680 --> 00:05:52,400 nga shkronja B dhe kështu me rradhë. 105 00:05:52,960 --> 00:05:56,640 A mundet një kompjuter një ditë të flasë për njerëzit që nuk munden? 106 00:05:57,640 --> 00:05:59,080 Cka nëse një kompjuter 107 00:05:59,960 --> 00:06:04,520 mund të na ndihmojë të kuptojmë mendimet e një personi që ndodhet në koma? 108 00:06:05,840 --> 00:06:07,456 Ne nuk kemi mbërritur aty ende, 109 00:06:07,480 --> 00:06:10,216 por kushtoni vëmendje. 110 00:06:10,240 --> 00:06:11,936 Ne do të jemi aty shumë shpejt. 111 00:06:11,960 --> 00:06:13,456 Ju falemnderit. 112 00:06:13,480 --> 00:06:19,112 (Duartrokitje)