Return to Video

Filozofia ime arkitekturale? Perfshi në proces komunitetin

  • 0:01 - 0:03
    Nëse ka ndonjë fuqi në dizajn,
  • 0:03 - 0:06
    është fuqia e sintezës.
  • 0:06 - 0:07
    Sa më kompleks problemi,
  • 0:07 - 0:10
    aq më e madhe nevoja për thjeshtesi.
  • 0:10 - 0:12
    Më lejoni te ndaj me ju tre raste
  • 0:12 - 0:14
    ku jemi munduar të aplikojmë
  • 0:14 - 0:17
    fuqinë e sintezës në projektim.
  • 0:17 - 0:21
    Le të fillojmë me sfidën globale
    të urbanizimit.
  • 0:21 - 0:25
    Është fakt se njerëzit
    po lëvizin drejt qyteteve
  • 0:25 - 0:28
    edhe pse paradoksale,
    është lajm i mirë.
  • 0:28 - 0:32
    Dëshmitë tregojnë se njerëzit
    janë më mirë në qytete.
  • 0:32 - 0:35
    Por është një problem që do ta quaja
  • 0:35 - 0:37
    kërcënimi i "3S":
  • 0:37 - 0:40
    Shkalla, shpejtësia dhe
    pamjaftueshmëria e mjeteve
  • 0:40 - 0:43
    me të cilat do të duhet t'i
    përgjigjemi këtij fenomeni
  • 0:43 - 0:45
    nuk ka paraprirje në histori.
  • 0:45 - 0:47
    Që të kuptoni,
  • 0:47 - 0:50
    nga tre miliardë njerëz
    që jetojnë në qytete sot,
  • 0:50 - 0:53
    një miliard janë nën kufirin e varfërisë.
  • 0:53 - 0:57
    Në vitin 2030, nga pesë miliardë njerëz
  • 0:57 - 0:59
    që do të jetojnë në qytete,
  • 0:59 - 1:03
    dy miliardë do të jenë
    nën kufirin e varfërisë.
  • 1:03 - 1:07
    Kjo do të thotë se ne
    do të duhet të ndërtojmë
  • 1:10 - 1:16
    nje qytet për një milion persona çdo javë
  • 1:18 - 1:24
    me 10.000 dollarë për familje
  • 1:24 - 1:25
    gjatë 15 viteve të ardhshme.
  • 1:25 - 1:28
    Çdo javë nga nje qytet
    për një milion persona
  • 1:28 - 1:30
    me 10.000 dollarë për familje.
  • 1:30 - 1:32
    Nëse se nuk e zgjidhim këtë ekuacion
  • 1:32 - 1:34
    s'është se njerëzit do të
    ndalojnë të vijnë në qytete.
  • 1:34 - 1:36
    Ata do të vijnë sidoqoftë,
  • 1:36 - 1:39
    por ata do të jetojnë
    në lagje shume të varfra
  • 1:39 - 1:40
    e vendbanime te paligjshme.
  • 1:40 - 1:43
    Pra, çfarë të bëjmë? Ja!
  • 1:43 - 1:48
    Një përgjigje mund të vijë
    nga vetë lagjet e varfra.
  • 1:48 - 1:51
    Një e dhënë mund të jetë
    në pyetjen që na bënë
  • 1:51 - 1:53
    10 vite më parë.
  • 1:53 - 1:57
    Na u kërkua të akomodojmë
  • 1:57 - 1:59
    100 familje të cilat
    po pushtonin ilegalisht
  • 1:59 - 2:01
    gjysmë hektari në qendër
  • 2:01 - 2:04
    të qytetit Iquique në veri të Kilit
  • 2:04 - 2:07
    duke shfrytëzuar 10.000$ ndihmë
  • 2:07 - 2:10
    me të cilat duhej të blinim tokën,
  • 2:10 - 2:12
    të siguronim infrastrukturën
  • 2:12 - 2:15
    dhe të ndërtonim shtëpitë
    të cilat në rastet
  • 2:15 - 2:19
    më të mira do të ishin rreth 40 m katrorë.
  • 2:19 - 2:21
    Dhe meqë ra fjala, ata thanë,
  • 2:21 - 2:23
    çmimi i tokës,
  • 2:23 - 2:25
    meqë është në qendër të qytetit,
  • 2:25 - 2:27
    është tri herë më shumë
    sa strehimi shoqëror
  • 2:27 - 2:30
    zakonisht mund t'i lejojë vetes.
  • 2:30 - 2:32
    Për shkak të vështirësisë së problemit,
  • 2:32 - 2:35
    vendosëm t'i përfshijmë familjet
  • 2:35 - 2:39
    në procesin e të kuptuarit të kufizimeve,
  • 2:39 - 2:41
    dhe filluam procesin e projektimit
    me pjesëmarrje
  • 2:41 - 2:45
    dhe testimin e asaj që ishte
    në dispozicion në treg.
  • 2:45 - 2:47
    Me shtëpi të veçuara,
  • 2:47 - 2:49
    30 familje mund të akomodoheshin.
  • 2:49 - 2:53
    Me shtëpi në rresht, 60 familje.
  • 2:53 - 2:57
    ["100 familje"]
    E vetmja mënyrë për t'i strehuar të gjithë
  • 2:57 - 2:59
    ishte të ndërtonim në lartësi
  • 2:59 - 3:01
    dhe na kërcënuan
  • 3:01 - 3:03
    se do të kalonin në grevë urie
  • 3:03 - 3:05
    nëse, madje, do të guxonim të ofronim
  • 3:05 - 3:07
    këtë si zgjidhje,
  • 3:07 - 3:10
    sepse nuk mund t'i shtonin
  • 3:10 - 3:11
    apartamentet e vogla ne më të mëdha.
  • 3:11 - 3:14
    Pra, përfundimi me familjet -
  • 3:14 - 3:16
    dhe kjo është me rëndësi,
    jo përfundimi ynë -
  • 3:16 - 3:18
    ishte se ne kishim nje problem.
  • 3:18 - 3:20
    Duhej të bënim risi.
  • 3:20 - 3:23
    Dhe çfarë bëmë?
  • 3:24 - 3:28
    Familja e klasës së mesme
  • 3:28 - 3:30
    jeton relativisht mirë
  • 3:30 - 3:33
    në rreth 80 metra katrorë,
  • 3:33 - 3:35
    por kur nuk ka para,
  • 3:35 - 3:36
    ajo çfarë bën tregu
  • 3:36 - 3:40
    është që zvogëlon madhësinë
  • 3:40 - 3:43
    e shtëpisë në 40 metra katrorë.
  • 3:43 - 3:45
    Ajo që thamë ishte,
  • 3:45 - 3:47
    nëse,
  • 3:49 - 3:53
    në vend qe të mendonim
    për 40 metra katrorë
  • 3:53 - 3:56
    si një shtëpi e vogël,
  • 3:56 - 3:58
    pse nuk e konsiderojmë
  • 3:58 - 4:01
    si gjysmën e një shtëpie të madhe?
  • 4:01 - 4:03
    Kur e perifrazon problemin
  • 4:03 - 4:06
    si gjysmë të shtëpisë së mirë
  • 4:06 - 4:07
    në vend të një të vogle,
    pyetja kryesore është,
  • 4:07 - 4:11
    cilën nga pjesët do ta bëjmë ne?
  • 4:11 - 4:13
    Dhe ne menduam të bëjmë
    me para shteterore gjysmen
  • 4:13 - 4:19
    qe familjet s'do të jenë në gjendje
    ta bëjnë individualisht.
  • 4:19 - 4:21
    Ne identifikuam pesë kushte dizajni
  • 4:21 - 4:24
    të cilat i përkisnin pjesës
    më të rëndë të shtëpisë,
  • 4:24 - 4:27
    dhe u kthyem tek familjet
    për të bërë dy gjëra:
  • 4:27 - 4:31
    t'i bashkojmë fuqitë
    dhe t'i ndajmë detyrat
  • 4:31 - 4:34
    Dizajni ynë ishte diçka në mes
  • 4:34 - 4:36
    një ndërtese dhe një shtëpie.
  • 4:36 - 4:38
    Si ndërtesë, të vlente
  • 4:38 - 4:41
    për shtrenjtësinë, tokën në vend të mirë,
  • 4:41 - 4:45
    dhe si shtëpi, mund të zgjerohej.
  • 4:45 - 4:48
    Nëse, në procesin e mos-dëbimit
  • 4:48 - 4:50
    në periferi ndersa te beheshin me shtëpi,
  • 4:50 - 4:53
    familjet mbajtën rrjetin e tyre
    dhe vendet e punës,
  • 4:53 - 4:57
    ne e dinim se zgjerimi
    do të fillonte menjëherë.
  • 4:57 - 5:02
    Kështu që kaluam nga ky strehim
    fillestar shoqëror
  • 5:02 - 5:06
    në njësi të klasës së mesme
    te realizuar nga vetë familjet
  • 5:06 - 5:09
    brenda disa javëve.
  • 5:09 - 5:10
    Ky ishte projekti ynë i parë
  • 5:10 - 5:13
    në Ikike 10 vjet më parë.
  • 5:13 - 5:16
    Ky është projekti ynë i fundit në Kili.
  • 5:16 - 5:19
    Dizajne të ndryshëm, principi i njëjtë:
  • 5:19 - 5:21
    Ju ofroni strukturen, dhe nga aty
  • 5:21 - 5:25
    familjet e marrin përsipër.
  • 5:25 - 5:29
    Kështu që synimi i dizajnit,
  • 5:29 - 5:32
    duke u munduar ta kuptojmë
    dhe t'i japim përgjigje
  • 5:32 - 5:33
    kërcënimit "3S",
  • 5:33 - 5:35
    shkallëzim, shpejtësi dhe mungesë,
  • 5:35 - 5:38
    është të kanalizohet kapaciteti
    për ndërtim i vetë njerëzve.
  • 5:38 - 5:43
    Nuk do të mund të zgjidhim ekuacionin
    e një milion njerëzve për çdo javë
  • 5:43 - 5:47
    nëse nuk shfrytëzojmë
    fuqinë e vetë njerëzve për ndërtim.
  • 5:47 - 5:50
    Kështu që, me dizajnin e duhur,
  • 5:50 - 5:53
    lagjet e varfra mund të mos jenë problem,
  • 5:53 - 5:57
    por në të vërtetë
    zgjidhja e vetme e mundshme.
  • 5:57 - 6:00
    Rasti i dytë është si dizajni
    mund të kontribuojë
  • 6:00 - 6:02
    për qëndrueshmëri.
  • 6:02 - 6:04
    Në vitin 2012, hymë në konkurs për
    Qendrën Inovative Agelini,
  • 6:04 - 6:07
    Angelini Innovation Center
  • 6:07 - 6:09
    dhe qëllimi ishte të ndërtonim
  • 6:09 - 6:13
    mjedisin e duhur për krijim diturie.
  • 6:13 - 6:16
    Është e pranueshme
    që për një qëllim të tillë,
  • 6:16 - 6:17
    krijim diturie,
  • 6:17 - 6:20
    ndërveprimi mes njerëzve,
    kontakti i drejtperdrejtë,
  • 6:20 - 6:22
    është me rëndësi dhe pajtohemi me këtë.
  • 6:22 - 6:26
    Por për ne, pyetja e mjedisit të duhur
  • 6:26 - 6:28
    ishte pyetje shumë e fjalëpërfjalshme.
  • 6:28 - 6:30
    Donim të kishim hapësirë pune
  • 6:30 - 6:33
    me dritën e duhur,
    me temperaturën e duhur.
  • 6:33 - 6:34
    me ventilimin e duhur.
  • 6:34 - 6:37
    Kështu që pyetëm veten:
  • 6:37 - 6:39
    A na ndihmon në këtë kuptim
  • 6:39 - 6:41
    ndërtesa e zakonshme e zyrave?
  • 6:41 - 6:45
    Ja! A duket ajo ndërtesë e zakonshme?
  • 6:45 - 6:47
    Është përmbledhje katesh,
  • 6:47 - 6:49
    te vendosur njeri mbi tjetrin,
  • 6:49 - 6:52
    me nje berthame qendrore
  • 6:52 - 6:57
    me ashensor, shkallë, tuba, tela, çdo gjë
  • 6:57 - 7:01
    dhe më pas shtresë qelqi nga jashte
  • 7:01 - 7:05
    që për shkak të rrezatimit
    të drejtpërdrejtë të diellit
  • 7:05 - 7:10
    krijon nje efekt sere shumë të madh brenda.
  • 7:10 - 7:12
    Përveç kësaj, le të themi një person
  • 7:12 - 7:13
    qe punon në katin e shtatë
  • 7:13 - 7:16
    kalon çdo ditë nga kati i tretë,
  • 7:16 - 7:19
    por nuk e ka idenë
  • 7:19 - 7:21
    çka punon personi në atë kat.
  • 7:21 - 7:24
    Pra, menduam, ndoshta duhet të
    e kthejmë këtë skemë
  • 7:24 - 7:26
    nga jashtë brenda.
  • 7:26 - 7:28
    Dhe menduam,
  • 7:28 - 7:32
    le të bëjmë një atrium të hapur,
  • 7:32 - 7:34
    me boshllek ne qender,
  • 7:34 - 7:36
    me numrin e njëjtë të kateve,
  • 7:36 - 7:40
    por me muret dhe masën në perimetër,
  • 7:40 - 7:44
    kështu që kur dielli rrezon,
  • 7:44 - 7:50
    nuk ka ndikim drejtpërdrejt
    në qelq, por në mur.
  • 7:50 - 7:53
    Kur ke një atrium të hapur brenda,
  • 7:53 - 7:55
    je në gjendje të shohësh
    çfarë bëjnë të tjerët
  • 7:55 - 7:57
    nga brenda ndërtesës dhe ke mundësi
  • 7:57 - 7:59
    më të mirë për të kontrolluar dritën
  • 7:59 - 8:03
    dhe kur vendosni masën dhe muret
  • 8:03 - 8:04
    në perimetër, parandaloni
  • 8:04 - 8:08
    rrezatimin e drejtpërdrejt të diellit
  • 8:08 - 8:10
    Mund t'i hapni këto dritare
  • 8:10 - 8:13
    dhe të keni ndër-ventilim.
  • 8:13 - 8:16
    Ne thjesht i krijuam këto të hapura
  • 8:16 - 8:18
    në atë masë sa ato
    do të mund të funksiononin
  • 8:18 - 8:20
    si oborre te mbivendosura,
  • 8:20 - 8:21
    hapsira te jashtme
  • 8:21 - 8:25
    nëpër tërë lartësinë e ndërtesës.
  • 8:25 - 8:27
    Asnjë nga këto nuk është shkencë raketash.
  • 8:27 - 8:30
    Nuk nevojitet programim i sofistikuar.
  • 8:30 - 8:31
    S'kërkon ndonjë teknologji.
  • 8:31 - 8:37
    Ky është vetëm mendim
    praktik primitiv arkaik
  • 8:37 - 8:39
    dhe duke shfrytëzuar mendimin praktik,
  • 8:39 - 8:42
    ne kaluam nga
  • 8:42 - 8:44
    120 kilovat për metër katror në vit,
  • 8:44 - 8:46
    që është konsumim i zakonshëm i energjisë
  • 8:46 - 8:48
    për të freskuar një kullë xhami,
  • 8:48 - 8:53
    në 40 kilovat për metër katror në vit.
  • 8:53 - 8:55
    Kështu që me dizajnin e duhur,
  • 8:55 - 8:57
    qëndrueshmëria nuk është që tjetër veç
  • 8:57 - 9:01
    shfrytëzim rigoroz i mendimit praktik.
  • 9:01 - 9:04
    Rasti i fundit që dua të ndaj me ju
    është si dizajni
  • 9:04 - 9:06
    mund të ofrojë përgjigje
    më gjithpërfshirëse
  • 9:06 - 9:09
    kundër katastrofave natyrore.
  • 9:09 - 9:12
    Ju ndoshta e dini se Kili, në vitin 2010,
  • 9:12 - 9:16
    u godit nga një
  • 9:16 - 9:18

    termet 8.8 ballë dhe cunami
  • 9:18 - 9:20
    dhe u thirrëm të punonim
  • 9:20 - 9:22
    në rindërtimin e qytetit Constitucion,
  • 9:22 - 9:24
    në pjesën jugore të vendit.
  • 9:24 - 9:27
    Na u dhanë 100 ditë, tre muaj,
  • 9:27 - 9:29
    për të dizajnuar thuajse çdo gjë,
    nga ndërtesat publike
  • 9:29 - 9:32
    deri tek hapësirat publike,
  • 9:32 - 9:34
    sistemin e rrugeve, transportin, strehimin,
  • 9:34 - 9:36
    dhe kryesisht si të mbrojmë qytetin
  • 9:36 - 9:39
    nga cunamet në të ardhmen.
  • 9:39 - 9:42
    Kjo ishte e re në dizajnin urban kilian
  • 9:42 - 9:45
    dhe kishim disa alternativa të hapura.
  • 9:45 - 9:46
    E para:
  • 9:46 - 9:49
    Te ndaloheshin ndërtimet në katin perdhe.
  • 9:49 - 9:51
    Tridhjetë milion dollarë të shpenzuara
  • 9:51 - 9:54
    kryesisht në shpronësimin dhe
    konfiskimin e tokës.
  • 9:54 - 9:57
    Kjo është saktësisht ajo
    që po diskutohet sot në Japoni,
  • 9:57 - 9:59
    dhe nëse keni një popullatë
    të disciplinuar
  • 9:59 - 10:01
    si japonezët, kjo mund të funksionojë,
  • 10:01 - 10:03
    por ne e dimë se në Kili, kjo tokë
  • 10:03 - 10:06
    do të pushtohet ilegalisht sidoqoftë,
  • 10:06 - 10:11
    pra kjo zgjidhje ishte jo reale,
    e padëshiruar.
  • 10:11 - 10:14
    Alternativa e dytë:
    ndërtim i një muri të lartë
  • 10:14 - 10:16
    me infrastrukturë të rëndë
    për t'i rezistuar
  • 10:16 - 10:18
    energjisë së valëve.
  • 10:18 - 10:20
    Kjo alternative u lobua
  • 10:20 - 10:22
    nga kompanitë e mëdha ndërtimore,
  • 10:22 - 10:26
    sepse do të thoshte
    42 milion dollarë kontrata
  • 10:26 - 10:28
    dhe gjithashtu u pëlqye politikisht,
  • 10:28 - 10:32
    sepse nuk kërkonte
    shpronësim të tokës.
  • 10:32 - 10:35
    Por Japonia dëshmoi se
    tendenca për t'i rezistuar
  • 10:35 - 10:38
    fuqisë së natyrës, është e kotë.
  • 10:38 - 10:42
    Kështu që kjo alternativë
    ishte e papërgjegjshme.
  • 10:42 - 10:44
    Ashtu si në procesin e strehimit,
  • 10:44 - 10:46
    ne duhej të përfshinim komunitetin
  • 10:46 - 10:49
    në mënyrë që të gjenim
    një zgjidhje për këtë,
  • 10:49 - 10:52
    dhe filluam procesin e
    dizajnimit me pjesëmarrje.
  • 10:52 - 10:54
    (Video) [spanjisht] Altoparlant:
    Çfarë qyteti dëshironi?
  • 10:54 - 10:56
    Votoni për Konstitucion.
  • 10:56 - 10:58
    Shkoni tek Shtëpia e Hapur
    dhe shprehni mendimin tuaj.
  • 10:58 - 11:00
    Merrni pjesë!
  • 11:00 - 11:03
    Peshkatari: Jam peshkatar.
  • 11:03 - 11:05
    25 peshkatarë punojnë për mua.
  • 11:05 - 11:07
    Ku t'i shpie ata? Në mal?
  • 11:07 - 11:10
    Burri: Pse s'mund të kemi
    mbrojtje betoni?
  • 11:10 - 11:12
    Te bërë mirë, kuptohet.
  • 11:12 - 11:14
    Burri 2: Unë jam historia e Constitucion.
  • 11:14 - 11:18
    Dhe ju keni ardhur të më thoni se
    s'mund të vazhdoj të jetoj këtu?
  • 11:18 - 11:20
    E tërë familja ime ka jetuar këtu.
  • 11:20 - 11:22
    I kam rritur fëmijët këtu dhe
  • 11:22 - 11:24
    fëmijët e mi gjithashtu
  • 11:24 - 11:26
    rrisin fëmijët e tyre këtu
    dhe nipat e mi po ashtu.
  • 11:26 - 11:29
    Por përse ma impononi këtë?
  • 11:29 - 11:31
    Ju! Ju po ma impononi këtë!
  • 11:31 - 11:33
    S'jam i autorizuar të ndërtoj
    në zonën e rrezikut.
  • 11:33 - 11:34
    Ai vetë thotë këtë.
  • 11:34 - 11:36
    Burri 3: Jo, jo, jo, Nieves...
  • 11:39 - 11:41
    Alehandro Aravena: Nuk e di nëse mundët
  • 11:41 - 11:44
    t'i lexoni titrat, por mund të kuptoni
  • 11:44 - 11:45
    nga gjuha e trupit
  • 11:45 - 11:46
    qe dizajni pjesmarrës
  • 11:46 - 11:49
    nuk është një gjë "hipi", romantike,
  • 11:49 - 11:52
    ejani të gjithë të ënderrojme së bashku
  • 11:52 - 11:54
    rreth së ardhmes së qytetit.
  • 11:54 - 11:58
    Në të vërtetë është - (Duartrokitje)
  • 11:58 - 12:00
    Bile as me familjet
  • 12:00 - 12:03
    qe mundohen të gjejnë përgjigjen e duhur.
  • 12:03 - 12:06
    Kryesisht është të identifikosh
    me precizion
  • 12:06 - 12:08
    cila është pyetja e duhur.
  • 12:08 - 12:10
    Nuk ka më keq se t'i përgjigjesh saktë
  • 12:10 - 12:12
    pyetjes së gabuar.
  • 12:12 - 12:15
    Kështu që ishte shumë
    e qartë pas këtij procesi
  • 12:15 - 12:19
    qe, ne do trembeshim
    dhe të largoheshim andej,
  • 12:19 - 12:22
    sepse ishtë shumë tensionuar,
  • 12:22 - 12:24
    nëse vazhdonim edhe më tej me pyetjet,
  • 12:24 - 12:25
    cfare gje tjetër ju shqeteson?
  • 12:25 - 12:27
    Çfarë probleme tjera keni
  • 12:27 - 12:29
    dhe dëshironi që ne të merremi me to
    tani që qyteti
  • 12:29 - 12:34
    duhet të rimendohet që nga fillimi?
  • 12:34 - 12:36
    Dhe çfarë thanë ishte, shih,
  • 12:36 - 12:39
    mirë qyteti të mbrohet
    nga cunamet e së ardhmes,
  • 12:39 - 12:43
    ne vërtetë e vlerësojmë këtë, por i
    radhës do të vije në, sa, 20 vite?
  • 12:43 - 12:45
    Por çdo vit kemi probleme
  • 12:45 - 12:48
    me vërshimet për shkak të shiut.
  • 12:48 - 12:50
    Për më tepër, ne jemi në mes të
  • 12:50 - 12:52
    rajonit pyjor të vendit
  • 12:52 - 12:55
    dhe hapësira jonë publike ta shpif.
  • 12:55 - 12:59
    Është e varfër dhe është e rrallë.
  • 12:59 - 13:01
    Dhe origjina e qytetit, identiteti ynë,
  • 13:01 - 13:04
    në të vërtetë nuk është e lidhur
    me ndërtesat që bien,
  • 13:04 - 13:06
    lidhet me lumin,
  • 13:06 - 13:09
    por lumi nuk ka qasje publike,
  • 13:09 - 13:12
    sepse brigjet e tij jane prona private.
  • 13:12 - 13:17
    Kështu që menduam se duhet të
    prodhojmë alternativë të tretë,
  • 13:17 - 13:22
    dhe pergjigjia jonë qe ishte kundër
    rreziqeve gjeografike,
  • 13:22 - 13:25
    te kishim përgjigje gjeografike.
  • 13:25 - 13:29
    Po sikur mes qytetit
  • 13:32 - 13:34
    dhe detit
  • 13:37 - 13:40
    te kishte një pyll,
  • 13:40 - 13:42
    një pyll i cili nuk tenton të rezistojë
  • 13:42 - 13:44
    energjinë e natyrës,
  • 13:44 - 13:48
    por e harxhon atë duke paraqitur fërkim?
  • 13:48 - 13:52
    Pyll i cili mund të jetë në gjendje
    të absorbojë ujin
  • 13:52 - 13:55
    dhe të parandalojë vërshimin?
  • 13:55 - 14:00
    Kjo mund të paguaje borxhin historik
    të hapësirës publike
  • 14:00 - 14:02
    dhe atëherë mund të ofrojë, përfundimisht,
  • 14:02 - 14:05
    qasje demokratike te lumi.
  • 14:05 - 14:08
    Kështu, si përfundim i
    projektimit pjesmarrës
  • 14:08 - 14:11
    zgjedhja u verifikua politikisht
    dhe në aspekt shoqëror,
  • 14:11 - 14:14
    por akoma ishte problemi i shpenzimeve:
  • 14:14 - 14:17
    48 milion dollarë.
  • 14:17 - 14:19
    Atehere bëmë nje studim
  • 14:19 - 14:22
    në sistemin publik të investimeve
  • 14:22 - 14:24
    dhe mësuam se ishin tri ministri
  • 14:24 - 14:27
    me tre projekte per të njëjtin vend,
  • 14:27 - 14:30
    duke mos ditur ekzistencen
    e projekteve tjera.
  • 14:30 - 14:35
    Shuma e tyre ishte: 52 milion dollarë.
  • 14:35 - 14:37
    Fuqia e dizajnit të sintezës
  • 14:37 - 14:39
    tenton të bëjë shfrytëzim më efikas
  • 14:39 - 14:42
    të burimeve të pakta në qytete,
  • 14:42 - 14:46
    që nuk janë paratë por koordinimi.
  • 14:46 - 14:48
    Duke bërë kështu,
    ne ishim në gjendje të kursenim
  • 14:48 - 14:51
    katër milion dollarë
    dhe kjo është përse pylli
  • 14:51 - 14:55
    është tani në realizim e sipër.
  • 14:55 - 14:58
    (Duartrokitje)
  • 14:58 - 15:01
    Le të jetë fuqia e vetë-realizimit,
  • 15:01 - 15:04
    fuqia e mendimit praktik,
  • 15:04 - 15:07
    ose fuqia e natyrës, të gjitha këto forca
  • 15:07 - 15:11
    duhet përkthyer në formë
  • 15:11 - 15:14
    dhe eshte kjo formë qe modelon dhe dizajnon
  • 15:14 - 15:18
    nuk është çimento, tulla, apo druri.
  • 15:18 - 15:20
    Është vetë jeta.
  • 15:20 - 15:22
    Fuqia e sintezës së projektimit
  • 15:22 - 15:25
    është vetëm një tentim për të futur
  • 15:25 - 15:28
    në brendinë e thellë të arkitekturës
  • 15:28 - 15:30
    fuqinë e jetës.
  • 15:30 - 15:33
    Faleminderit shumë.
  • 15:33 - 15:37
    (Duartrokitje)
Title:
Filozofia ime arkitekturale? Perfshi në proces komunitetin
Speaker:
Alejandro Aravena
Description:

Kur iu kërkua të ndërtonte strehim për 100 familje në Kili dhjetë vite më parë, Alejandro Aravena iu drejtua një inspirimi të jashtëzakonshëm: urtësia e lagjeve të varfra. Në vend të ndërtesave të mëdha me njësi të vogla, ai ndërtoi gjysmë-shtëpi të ndryshueshme të cilat secila familje mund t'i zgjeronte. Ishte problem kompleks, por me zgjidhje të thjeshtë - një të cilën e arriti duke bashkëpunuar me vetë familjet. Me një dërrasë të zezë dhe foto të bukura të dizajnëve të tij, Aravena na shëtit nëpër tre projekte ku të rimenduarit e mençur coi drejt dizajnëve të bukura me përfitime të mëdha.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
15:49

Albanian subtitles

Revisions