Nëse ka ndonjë fuqi në dizajn, është fuqia e sintezës. Sa më kompleks problemi, aq më e madhe nevoja për thjeshtesi. Më lejoni te ndaj me ju tre raste ku jemi munduar të aplikojmë fuqinë e sintezës në projektim. Le të fillojmë me sfidën globale të urbanizimit. Është fakt se njerëzit po lëvizin drejt qyteteve edhe pse paradoksale, është lajm i mirë. Dëshmitë tregojnë se njerëzit janë më mirë në qytete. Por është një problem që do ta quaja kërcënimi i "3S": Shkalla, shpejtësia dhe pamjaftueshmëria e mjeteve me të cilat do të duhet t'i përgjigjemi këtij fenomeni nuk ka paraprirje në histori. Që të kuptoni, nga tre miliardë njerëz që jetojnë në qytete sot, një miliard janë nën kufirin e varfërisë. Në vitin 2030, nga pesë miliardë njerëz që do të jetojnë në qytete, dy miliardë do të jenë nën kufirin e varfërisë. Kjo do të thotë se ne do të duhet të ndërtojmë nje qytet për një milion persona çdo javë me 10.000 dollarë për familje gjatë 15 viteve të ardhshme. Çdo javë nga nje qytet për një milion persona me 10.000 dollarë për familje. Nëse se nuk e zgjidhim këtë ekuacion s'është se njerëzit do të ndalojnë të vijnë në qytete. Ata do të vijnë sidoqoftë, por ata do të jetojnë në lagje shume të varfra e vendbanime te paligjshme. Pra, çfarë të bëjmë? Ja! Një përgjigje mund të vijë nga vetë lagjet e varfra. Një e dhënë mund të jetë në pyetjen që na bënë 10 vite më parë. Na u kërkua të akomodojmë 100 familje të cilat po pushtonin ilegalisht gjysmë hektari në qendër të qytetit Iquique në veri të Kilit duke shfrytëzuar 10.000$ ndihmë me të cilat duhej të blinim tokën, të siguronim infrastrukturën dhe të ndërtonim shtëpitë të cilat në rastet më të mira do të ishin rreth 40 m katrorë. Dhe meqë ra fjala, ata thanë, çmimi i tokës, meqë është në qendër të qytetit, është tri herë më shumë sa strehimi shoqëror zakonisht mund t'i lejojë vetes. Për shkak të vështirësisë së problemit, vendosëm t'i përfshijmë familjet në procesin e të kuptuarit të kufizimeve, dhe filluam procesin e projektimit me pjesëmarrje dhe testimin e asaj që ishte në dispozicion në treg. Me shtëpi të veçuara, 30 familje mund të akomodoheshin. Me shtëpi në rresht, 60 familje. ["100 familje"] E vetmja mënyrë për t'i strehuar të gjithë ishte të ndërtonim në lartësi dhe na kërcënuan se do të kalonin në grevë urie nëse, madje, do të guxonim të ofronim këtë si zgjidhje, sepse nuk mund t'i shtonin apartamentet e vogla ne më të mëdha. Pra, përfundimi me familjet - dhe kjo është me rëndësi, jo përfundimi ynë - ishte se ne kishim nje problem. Duhej të bënim risi. Dhe çfarë bëmë? Familja e klasës së mesme jeton relativisht mirë në rreth 80 metra katrorë, por kur nuk ka para, ajo çfarë bën tregu është që zvogëlon madhësinë e shtëpisë në 40 metra katrorë. Ajo që thamë ishte, nëse, në vend qe të mendonim për 40 metra katrorë si një shtëpi e vogël, pse nuk e konsiderojmë si gjysmën e një shtëpie të madhe? Kur e perifrazon problemin si gjysmë të shtëpisë së mirë në vend të një të vogle, pyetja kryesore është, cilën nga pjesët do ta bëjmë ne? Dhe ne menduam të bëjmë me para shteterore gjysmen qe familjet s'do të jenë në gjendje ta bëjnë individualisht. Ne identifikuam pesë kushte dizajni të cilat i përkisnin pjesës më të rëndë të shtëpisë, dhe u kthyem tek familjet për të bërë dy gjëra: t'i bashkojmë fuqitë dhe t'i ndajmë detyrat Dizajni ynë ishte diçka në mes një ndërtese dhe një shtëpie. Si ndërtesë, të vlente për shtrenjtësinë, tokën në vend të mirë, dhe si shtëpi, mund të zgjerohej. Nëse, në procesin e mos-dëbimit në periferi ndersa te beheshin me shtëpi, familjet mbajtën rrjetin e tyre dhe vendet e punës, ne e dinim se zgjerimi do të fillonte menjëherë. Kështu që kaluam nga ky strehim fillestar shoqëror në njësi të klasës së mesme te realizuar nga vetë familjet brenda disa javëve. Ky ishte projekti ynë i parë në Ikike 10 vjet më parë. Ky është projekti ynë i fundit në Kili. Dizajne të ndryshëm, principi i njëjtë: Ju ofroni strukturen, dhe nga aty familjet e marrin përsipër. Kështu që synimi i dizajnit, duke u munduar ta kuptojmë dhe t'i japim përgjigje kërcënimit "3S", shkallëzim, shpejtësi dhe mungesë, është të kanalizohet kapaciteti për ndërtim i vetë njerëzve. Nuk do të mund të zgjidhim ekuacionin e një milion njerëzve për çdo javë nëse nuk shfrytëzojmë fuqinë e vetë njerëzve për ndërtim. Kështu që, me dizajnin e duhur, lagjet e varfra mund të mos jenë problem, por në të vërtetë zgjidhja e vetme e mundshme. Rasti i dytë është si dizajni mund të kontribuojë për qëndrueshmëri. Në vitin 2012, hymë në konkurs për Qendrën Inovative Agelini, Angelini Innovation Center dhe qëllimi ishte të ndërtonim mjedisin e duhur për krijim diturie. Është e pranueshme që për një qëllim të tillë, krijim diturie, ndërveprimi mes njerëzve, kontakti i drejtperdrejtë, është me rëndësi dhe pajtohemi me këtë. Por për ne, pyetja e mjedisit të duhur ishte pyetje shumë e fjalëpërfjalshme. Donim të kishim hapësirë pune me dritën e duhur, me temperaturën e duhur. me ventilimin e duhur. Kështu që pyetëm veten: A na ndihmon në këtë kuptim ndërtesa e zakonshme e zyrave? Ja! A duket ajo ndërtesë e zakonshme? Është përmbledhje katesh, te vendosur njeri mbi tjetrin, me nje berthame qendrore me ashensor, shkallë, tuba, tela, çdo gjë dhe më pas shtresë qelqi nga jashte që për shkak të rrezatimit të drejtpërdrejtë të diellit krijon nje efekt sere shumë të madh brenda. Përveç kësaj, le të themi një person qe punon në katin e shtatë kalon çdo ditë nga kati i tretë, por nuk e ka idenë çka punon personi në atë kat. Pra, menduam, ndoshta duhet të e kthejmë këtë skemë nga jashtë brenda. Dhe menduam, le të bëjmë një atrium të hapur, me boshllek ne qender, me numrin e njëjtë të kateve, por me muret dhe masën në perimetër, kështu që kur dielli rrezon, nuk ka ndikim drejtpërdrejt në qelq, por në mur. Kur ke një atrium të hapur brenda, je në gjendje të shohësh çfarë bëjnë të tjerët nga brenda ndërtesës dhe ke mundësi më të mirë për të kontrolluar dritën dhe kur vendosni masën dhe muret në perimetër, parandaloni rrezatimin e drejtpërdrejt të diellit Mund t'i hapni këto dritare dhe të keni ndër-ventilim. Ne thjesht i krijuam këto të hapura në atë masë sa ato do të mund të funksiononin si oborre te mbivendosura, hapsira te jashtme nëpër tërë lartësinë e ndërtesës. Asnjë nga këto nuk është shkencë raketash. Nuk nevojitet programim i sofistikuar. S'kërkon ndonjë teknologji. Ky është vetëm mendim praktik primitiv arkaik dhe duke shfrytëzuar mendimin praktik, ne kaluam nga 120 kilovat për metër katror në vit, që është konsumim i zakonshëm i energjisë për të freskuar një kullë xhami, në 40 kilovat për metër katror në vit. Kështu që me dizajnin e duhur, qëndrueshmëria nuk është që tjetër veç shfrytëzim rigoroz i mendimit praktik. Rasti i fundit që dua të ndaj me ju është si dizajni mund të ofrojë përgjigje më gjithpërfshirëse kundër katastrofave natyrore. Ju ndoshta e dini se Kili, në vitin 2010, u godit nga një termet 8.8 ballë dhe cunami dhe u thirrëm të punonim në rindërtimin e qytetit Constitucion, në pjesën jugore të vendit. Na u dhanë 100 ditë, tre muaj, për të dizajnuar thuajse çdo gjë, nga ndërtesat publike deri tek hapësirat publike, sistemin e rrugeve, transportin, strehimin, dhe kryesisht si të mbrojmë qytetin nga cunamet në të ardhmen. Kjo ishte e re në dizajnin urban kilian dhe kishim disa alternativa të hapura. E para: Te ndaloheshin ndërtimet në katin perdhe. Tridhjetë milion dollarë të shpenzuara kryesisht në shpronësimin dhe konfiskimin e tokës. Kjo është saktësisht ajo që po diskutohet sot në Japoni, dhe nëse keni një popullatë të disciplinuar si japonezët, kjo mund të funksionojë, por ne e dimë se në Kili, kjo tokë do të pushtohet ilegalisht sidoqoftë, pra kjo zgjidhje ishte jo reale, e padëshiruar. Alternativa e dytë: ndërtim i një muri të lartë me infrastrukturë të rëndë për t'i rezistuar energjisë së valëve. Kjo alternative u lobua nga kompanitë e mëdha ndërtimore, sepse do të thoshte 42 milion dollarë kontrata dhe gjithashtu u pëlqye politikisht, sepse nuk kërkonte shpronësim të tokës. Por Japonia dëshmoi se tendenca për t'i rezistuar fuqisë së natyrës, është e kotë. Kështu që kjo alternativë ishte e papërgjegjshme. Ashtu si në procesin e strehimit, ne duhej të përfshinim komunitetin në mënyrë që të gjenim një zgjidhje për këtë, dhe filluam procesin e dizajnimit me pjesëmarrje. (Video) [spanjisht] Altoparlant: Çfarë qyteti dëshironi? Votoni për Konstitucion. Shkoni tek Shtëpia e Hapur dhe shprehni mendimin tuaj. Merrni pjesë! Peshkatari: Jam peshkatar. 25 peshkatarë punojnë për mua. Ku t'i shpie ata? Në mal? Burri: Pse s'mund të kemi mbrojtje betoni? Te bërë mirë, kuptohet. Burri 2: Unë jam historia e Constitucion. Dhe ju keni ardhur të më thoni se s'mund të vazhdoj të jetoj këtu? E tërë familja ime ka jetuar këtu. I kam rritur fëmijët këtu dhe fëmijët e mi gjithashtu rrisin fëmijët e tyre këtu dhe nipat e mi po ashtu. Por përse ma impononi këtë? Ju! Ju po ma impononi këtë! S'jam i autorizuar të ndërtoj në zonën e rrezikut. Ai vetë thotë këtë. Burri 3: Jo, jo, jo, Nieves... Alehandro Aravena: Nuk e di nëse mundët t'i lexoni titrat, por mund të kuptoni nga gjuha e trupit qe dizajni pjesmarrës nuk është një gjë "hipi", romantike, ejani të gjithë të ënderrojme së bashku rreth së ardhmes së qytetit. Në të vërtetë është - (Duartrokitje) Bile as me familjet qe mundohen të gjejnë përgjigjen e duhur. Kryesisht është të identifikosh me precizion cila është pyetja e duhur. Nuk ka më keq se t'i përgjigjesh saktë pyetjes së gabuar. Kështu që ishte shumë e qartë pas këtij procesi qe, ne do trembeshim dhe të largoheshim andej, sepse ishtë shumë tensionuar, nëse vazhdonim edhe më tej me pyetjet, cfare gje tjetër ju shqeteson? Çfarë probleme tjera keni dhe dëshironi që ne të merremi me to tani që qyteti duhet të rimendohet që nga fillimi? Dhe çfarë thanë ishte, shih, mirë qyteti të mbrohet nga cunamet e së ardhmes, ne vërtetë e vlerësojmë këtë, por i radhës do të vije në, sa, 20 vite? Por çdo vit kemi probleme me vërshimet për shkak të shiut. Për më tepër, ne jemi në mes të rajonit pyjor të vendit dhe hapësira jonë publike ta shpif. Është e varfër dhe është e rrallë. Dhe origjina e qytetit, identiteti ynë, në të vërtetë nuk është e lidhur me ndërtesat që bien, lidhet me lumin, por lumi nuk ka qasje publike, sepse brigjet e tij jane prona private. Kështu që menduam se duhet të prodhojmë alternativë të tretë, dhe pergjigjia jonë qe ishte kundër rreziqeve gjeografike, te kishim përgjigje gjeografike. Po sikur mes qytetit dhe detit te kishte një pyll, një pyll i cili nuk tenton të rezistojë energjinë e natyrës, por e harxhon atë duke paraqitur fërkim? Pyll i cili mund të jetë në gjendje të absorbojë ujin dhe të parandalojë vërshimin? Kjo mund të paguaje borxhin historik të hapësirës publike dhe atëherë mund të ofrojë, përfundimisht, qasje demokratike te lumi. Kështu, si përfundim i projektimit pjesmarrës zgjedhja u verifikua politikisht dhe në aspekt shoqëror, por akoma ishte problemi i shpenzimeve: 48 milion dollarë. Atehere bëmë nje studim në sistemin publik të investimeve dhe mësuam se ishin tri ministri me tre projekte per të njëjtin vend, duke mos ditur ekzistencen e projekteve tjera. Shuma e tyre ishte: 52 milion dollarë. Fuqia e dizajnit të sintezës tenton të bëjë shfrytëzim më efikas të burimeve të pakta në qytete, që nuk janë paratë por koordinimi. Duke bërë kështu, ne ishim në gjendje të kursenim katër milion dollarë dhe kjo është përse pylli është tani në realizim e sipër. (Duartrokitje) Le të jetë fuqia e vetë-realizimit, fuqia e mendimit praktik, ose fuqia e natyrës, të gjitha këto forca duhet përkthyer në formë dhe eshte kjo formë qe modelon dhe dizajnon nuk është çimento, tulla, apo druri. Është vetë jeta. Fuqia e sintezës së projektimit është vetëm një tentim për të futur në brendinë e thellë të arkitekturës fuqinë e jetës. Faleminderit shumë. (Duartrokitje)