Return to Video

Fuqia e te besuarit se ti mund te permiresohesh

  • 0:01 - 0:04
    Fuqia e "ende".
  • 0:04 - 0:06
    Dëgjova për një shkollë
    të mesme në Chicago
  • 0:06 - 0:11
    ku studentët duhet të kalonin një numër
    të caktuar kursesh për t'u diplomuar,
  • 0:11 - 0:16
    dhe në qoftë se nuk e kalonin një kurs,
    ata merrnin notën "Ende Jo".
  • 0:16 - 0:18
    Dhe mendova se kjo ishte fantastike,
  • 0:18 - 0:22
    sepse në qoftë se merr nje notë jokaluese,
    ti mendon, jam asgjë, jam askund.
  • 0:22 - 0:25
    Por në qoftë se merr notën "Ende Jo"
  • 0:25 - 0:29
    ti kupton se je në proces të të mësuarit.
  • 0:29 - 0:32
    Të ofron një rrugë në të ardhmen.
  • 0:32 - 0:40
    "Ende Jo" më bëri të depërtoj për një
    ngjarje kritike
  • 0:40 - 0:42
    në fillim të karrierës time,
    një ndryshim i vërtetë.
  • 0:42 - 0:44
    Doja të shikoja
  • 0:44 - 0:49
    se si fëmijët i përballonin
    sfidat dhe vështirësite,
  • 0:49 - 0:52
    kështu që i dhashë 10 vjecarëve
  • 0:52 - 0:57
    problema të cilat ishin pak si
    shumë të vështira për ta.
  • 0:57 - 1:02
    Disa nga ata reaguan në një
    mënyrë shokuese pozitive
  • 1:02 - 1:06
    Ata thanë gjëra si , " Mua më pëlqejnë
    shumë sfidat ",
  • 1:06 - 1:11
    ose , "E di, po shpresoja që kjo
    të ishte informuese".
  • 1:11 - 1:17
    Ata kuptuan se aftësitë e tyre
    mund të zhvilloheshin.
  • 1:17 - 1:21
    Ata kishin atë që unë
    e quaj mentalitetin e rritjes.
  • 1:21 - 1:27
    Por studentë të tjerë menduan
    se ishte tragjike, katastrofike.
  • 1:27 - 1:31
    Nga perspektiva e mentalitetit
    te fiksuar të tyre,
  • 1:31 - 1:38
    po gjykohej intelligjenca e tyre
    dhe ata dështuan.
  • 1:38 - 1:43
    Në vend që të admironin fuqinë e ende,
  • 1:43 - 1:47
    ata ishin të mbërthyer
    në ashpërsinë e të tanishmes.
  • 1:47 - 1:50
    Pra cfarë bëjnë ata më pas?
  • 1:50 - 1:52
    Jua tregoj unë cfarë ata bëjnë më pas.
  • 1:52 - 1:58
    Një studim, na tregoi se ata ndoshta
    do të kopjonin herën tjetër
  • 1:58 - 2:02
    në vend që të studionin më shumë
    nëse nuk e kishin kaluar provimin.
  • 2:02 - 2:05
    Në një studim tjetër, pas një dështimi,
  • 2:05 - 2:08
    ata kërkonin për dikë që
    kishte dalë më keq se ta
  • 2:08 - 2:13
    kështu që ata mund të ndiheshin
    mirë për veten e tyre.
  • 2:13 - 2:19
    Dhe studim pas studimi, ata kanë
    vrapuar nga vështirësitë.
  • 2:19 - 2:25
    Shkencëtarët matën aktivitetin
    elektrik të trurit
  • 2:25 - 2:28
    ndërkohë që studentët
    përballnin një gabim.
  • 2:28 - 2:32
    Në të majtë, shikoni studentët
    me mentalitetin e fiksuar.
  • 2:32 - 2:34
    Ka shumë pak aktivitet.
  • 2:34 - 2:37
    Ata vrapojnë nga gabimi.
  • 2:37 - 2:40
    Nuk angazhohen me të.
  • 2:40 - 2:43
    Por në të djathtë, ke studentët
    me mentalitetin e rritjes,
  • 2:43 - 2:47
    ideja se aftësitë mund të zhvillohen.
  • 2:47 - 2:49
    Ata angazhohen shumë.
  • 2:49 - 2:52
    Truri i tyre është ne flake me enden.
  • 2:52 - 2:54
    Ata angazhohen shumë.
  • 2:54 - 2:57
    Ata e shqyrtojnë gabimin.
  • 2:57 - 3:01
    Ata mësojnë nga gabimi
    dhe e rregullojnë atë.
  • 3:02 - 3:05
    Si po i rritim fëmijet tane?
  • 3:05 - 3:09
    Po i rritim për tani ne vend të ende?
  • 3:09 - 3:14
    Po rritim fëmijë që jane
    të fiksuar me 10-tat
  • 3:14 - 3:20
    Po rritim fëmijë të cilët
    nuk dinë si të ëndërrojnë
  • 3:20 - 3:27
    Qëllimi i tyre kryesor është një 10-te
    tjetër apo e rezultatit të provimit tjetër
  • 3:27 - 3:33
    Dhe a po e marrin me vete këtë
    nevojë për miratim konstant
  • 3:33 - 3:36
    në të ardhmet e tyre?
  • 3:36 - 3:40
    Ndoshta, sepse punëdhënësit vijnë
    tek unë dhe më thonë,
  • 3:40 - 3:43
    ne tashmë kemi rritur një brez
  • 3:43 - 3:47
    të punëtorëve të rinj të cilët
    nuk e shtyjnë dot ditën
  • 3:47 - 3:50
    pa marrë një shpërblim
  • 3:50 - 3:53
    Pra cfarë mund të bëjmë?
  • 3:53 - 3:57
    Si mund ta ndërtojmë një urë për tek ende?
  • 3:57 - 3:59
    Ja cfarë janë disa gjëra që mund të bëjmë.
  • 3:59 - 4:06
    Së pari, ne mund të lavdërojmë me mencuri,
    jo të lavdërojmë inteligjencën apo talentin.
  • 4:06 - 4:08
    Ajo ka dështuar.
  • 4:08 - 4:10
    Mos e bëni më atë.
  • 4:10 - 4:15
    Por lavdëroni procesin në të cilin
    fëmijët angazhohen:
  • 4:15 - 4:19
    përpjekjen e tyre, strategjitë e tyre,
    fokusin e tyre, këmbënguljen e tyre,
  • 4:19 - 4:21
    përmirësimin e tyre.
  • 4:21 - 4:22
    Ky lavdërim i procesit
  • 4:22 - 4:27
    krijon femijë që janë të guximshëm
    dhe e marrin veten shpejt.
  • 4:27 - 4:30
    Ka mënyra të tjera
    për të shpërblyer enden.
  • 4:30 - 4:34
    Kohët e fundit kemi bashkëpunuar
    me shkencëtarë lojrash
  • 4:34 - 4:37
    nga universiteti i Uashingtonit
  • 4:37 - 4:42
    për të krijuar një lojë të re matematike
    në internet që shpërblen enden.
  • 4:42 - 4:48
    Në këtë lojë, studentët u shpërblyen për
    përpjekjen, strategjinë dhe përparimin.
  • 4:48 - 4:51
    Loja e zakonshme e matematikës
  • 4:51 - 4:55
    të shpërblen për gjetjen e saktë
    të përgjigjeve në moment,
  • 4:55 - 4:58
    por kjo lojë shpërblen përparimin.
  • 4:58 - 5:01
    Dhe morëm më shumë përpjekje,
  • 5:01 - 5:03
    më shumë strategji,
  • 5:03 - 5:07
    më shumë angazhim
    në periudha më të gjata kohe,
  • 5:07 - 5:13
    dhe më shumë këmbëngulje kur
    ata gjejnë problema shumë të vështira.
  • 5:13 - 5:16
    Ne po zbulojmë, që vetëm fjalët
    "ende" dhe "ende jo',
  • 5:16 - 5:20
    i japin fëmijëve besim të madh,
  • 5:20 - 5:27
    i japin atyre një rrugë në të ardhmen
    që krijon një këmbëngulje të madhe.
  • 5:27 - 5:32
    Dhe në të vërtetë ne mund të ndryshojmë
    mendjet e studentëve.
  • 5:32 - 5:35
    Në një studim, ne i mësuam atyre
  • 5:35 - 5:39
    se sa herë që ata dalin
    nga zona e tyre e rehatisë
  • 5:39 - 5:43
    për të mësuar dicka të re dhe të vështirë,
  • 5:43 - 5:49
    neuronet në trurin e tyre mund
    të formojnë lidhje të reja e më të forta
  • 5:49 - 5:52
    dhe me kalimin e kohës ato mund
    të behen më të zgjuar.
  • 5:52 - 5:55
    Shikoni cfarë ndodhi, në këtë studim,
  • 5:55 - 5:59
    studentët që nuk u ishte
    mësuar mentaliteti i rritjes
  • 5:59 - 6:04
    vazhdonin të tregonin nota në rënie
    gjatë tranzicionit të vështirë shkollor,
  • 6:04 - 6:11
    por ata që e kishin mësuar këtë treguan
    një kthim të shpejtë te notat e tyre.
  • 6:11 - 6:17
    Ne e kemi treguar këtë tani,
    këtë lloj përmirësimi,
  • 6:17 - 6:24
    me mijëra e mijëra studentë,
    vecanërisht me studentë në vështirësi.
  • 6:24 - 6:28
    Le të flasim për barazinë.
  • 6:28 - 6:33
    Në vendin tonë, ka grupe studentësh
  • 6:33 - 6:35
    të cilët nuk japin aq sa duhet,
  • 6:35 - 6:38
    për shembull, femijët
    në zonat urbane,
  • 6:38 - 6:42
    ose femijët në rezervatet e
    amerikaneve indigjen.
  • 6:42 - 6:49
    Ata kanë dalë kaq keq për shumë kohë aq sa
    njerëzit mendojnë se është e pashmangshme.
  • 6:49 - 6:57
    Por kur mësuesit krijojnë klasa të
    mentalitetit të rritjes të rrethuara nga ende,
  • 6:57 - 7:01
    barazia ndodh.
  • 7:01 - 7:05
    Dhe këtu jane disa shembuj.
  • 7:05 - 7:11
    Në një vit, nje klasë kopshti
    në Harlem, New York
  • 7:11 - 7:19
    shënoi 95 përqind në testin
    ndërkombëtar të arritjes.
  • 7:19 - 7:26
    Shumë nga këta fëmije nuk mund ta mbanin
    dot lapsin kur arritën në shkollë.
  • 7:26 - 7:28
    Në një vit,
  • 7:28 - 7:33
    studentë të klasës së katërt në
    South Bronx, shumë mbrapa,
  • 7:33 - 7:39
    u benë klasa e parë e katërt
    në shtetin e New York-ut
  • 7:39 - 7:43
    në testin e matematikës në vend.
  • 7:43 - 7:47
    Në një vit deri në një vit e gjysëm,
  • 7:47 - 7:53
    studentët indigjene amerikanë
    e nje shkollë në nje rezervat
  • 7:53 - 7:59
    kaluan nga fundi i rrethit të tyre në krye,
  • 7:59 - 8:05
    dhe ai rreth përfshinte
    seksione të pasura të Seattle.
  • 8:05 - 8:12
    Pra fëmijët indigjen mposhtën
    fëmijët e Microsoft.
  • 8:12 - 8:16
    Kjo ndodhi sepse domethënia
  • 8:16 - 8:20
    e përpjekjes dhe vështirësisë
    u transformua.
  • 8:20 - 8:25
    Më përpara, përpjekja dhe vështirësia
  • 8:25 - 8:30
    i bënte të ndiheshin si budallenj,
    i bënte të dorëzoheshin,
  • 8:30 - 8:33
    por tani, përpjekja dhe vështirësia,
  • 8:33 - 8:37
    është kur neuronet e tyre
    bëjnë lidhje të reja,
  • 8:37 - 8:39
    lidhje më të forta.
  • 8:39 - 8:43
    Ështe kur ato po bëhen më të zgjuar.
  • 8:43 - 8:48
    Kohët e fundit mora një letër
    nga një djalë 13 vjecar.
  • 8:48 - 8:52
    Ai tha: "E dashur profesoreshë Dweck,
  • 8:52 - 8:58
    E vlerësoj se shkrimi juaj është
    i bazuar në kërkime të forta shkencore,
  • 8:58 - 9:04
    dhe kjo është pse une vendosa
    të praktikoj më shumë.
  • 9:04 - 9:08
    Praktikova më shume detyrat
    e mia shkollore,
  • 9:08 - 9:11
    marrëdhëniet me familjen time,
  • 9:11 - 9:15
    dhe marrëdhëniet me fëmijet
    në shkollën time,
  • 9:15 - 9:22
    dhe ndjeva përmirësime të mëdha
    në të gjithë këto fusha.
  • 9:22 - 9:27
    Tani e kuptoj se e kam harxhuar pjesën
    më të madhe të jetës sime."
  • 9:29 - 9:35
    Le të mos harxhojmë më shumë jetë,
  • 9:35 - 9:39
    sepse pasi ne ta dimë
  • 9:39 - 9:44
    se aftësitë janë të afta
    për një rritje të tillë,
  • 9:44 - 9:50
    bëhet një e drejtë themelore
    njerëzore për fëmijët, të gjithë fëmijët,
  • 9:50 - 9:57
    për të jetuar në vende
    që e krijojnë atë rritje,
  • 9:57 - 10:03
    për të jetuar në vende
    të mbushura me ende .
  • 10:03 - 10:05
    Falemnderit.
  • 10:05 - 10:07
    (Duartrokitje)
Title:
Fuqia e te besuarit se ti mund te permiresohesh
Speaker:
Carol Dweck
Description:

Carol Dweck bën hulumtime rreth "mentalitetit të rritjes" — ideja që ne mund ta rritim kapacitetin e trurit tonë për të mësuar dhe zgjidhur problema. Në ketë ligjerate, ajo përshkruan dy mënyra për të menduar rreth një problemi i cili është pak si shumë i veshtirë për ta zgjidhur. A s'je i zgjuar mjaftueshëm për ta zgjidhur ... apo s'e ke zgjidhur akoma? Një prezantim i shkëlqyer i kësaj fushe me ndikim.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
10:20

Albanian subtitles

Revisions