Fuqia e "ende". Dëgjova për një shkollë të mesme në Chicago ku studentët duhet të kalonin një numër të caktuar kursesh për t'u diplomuar, dhe në qoftë se nuk e kalonin një kurs, ata merrnin notën "Ende Jo". Dhe mendova se kjo ishte fantastike, sepse në qoftë se merr nje notë jokaluese, ti mendon, jam asgjë, jam askund. Por në qoftë se merr notën "Ende Jo" ti kupton se je në proces të të mësuarit. Të ofron një rrugë në të ardhmen. "Ende Jo" më bëri të depërtoj për një ngjarje kritike në fillim të karrierës time, një ndryshim i vërtetë. Doja të shikoja se si fëmijët i përballonin sfidat dhe vështirësite, kështu që i dhashë 10 vjecarëve problema të cilat ishin pak si shumë të vështira për ta. Disa nga ata reaguan në një mënyrë shokuese pozitive Ata thanë gjëra si , " Mua më pëlqejnë shumë sfidat ", ose , "E di, po shpresoja që kjo të ishte informuese". Ata kuptuan se aftësitë e tyre mund të zhvilloheshin. Ata kishin atë që unë e quaj mentalitetin e rritjes. Por studentë të tjerë menduan se ishte tragjike, katastrofike. Nga perspektiva e mentalitetit te fiksuar të tyre, po gjykohej intelligjenca e tyre dhe ata dështuan. Në vend që të admironin fuqinë e ende, ata ishin të mbërthyer në ashpërsinë e të tanishmes. Pra cfarë bëjnë ata më pas? Jua tregoj unë cfarë ata bëjnë më pas. Një studim, na tregoi se ata ndoshta do të kopjonin herën tjetër në vend që të studionin më shumë nëse nuk e kishin kaluar provimin. Në një studim tjetër, pas një dështimi, ata kërkonin për dikë që kishte dalë më keq se ta kështu që ata mund të ndiheshin mirë për veten e tyre. Dhe studim pas studimi, ata kanë vrapuar nga vështirësitë. Shkencëtarët matën aktivitetin elektrik të trurit ndërkohë që studentët përballnin një gabim. Në të majtë, shikoni studentët me mentalitetin e fiksuar. Ka shumë pak aktivitet. Ata vrapojnë nga gabimi. Nuk angazhohen me të. Por në të djathtë, ke studentët me mentalitetin e rritjes, ideja se aftësitë mund të zhvillohen. Ata angazhohen shumë. Truri i tyre është ne flake me enden. Ata angazhohen shumë. Ata e shqyrtojnë gabimin. Ata mësojnë nga gabimi dhe e rregullojnë atë. Si po i rritim fëmijet tane? Po i rritim për tani ne vend të ende? Po rritim fëmijë që jane të fiksuar me 10-tat Po rritim fëmijë të cilët nuk dinë si të ëndërrojnë Qëllimi i tyre kryesor është një 10-te tjetër apo e rezultatit të provimit tjetër Dhe a po e marrin me vete këtë nevojë për miratim konstant në të ardhmet e tyre? Ndoshta, sepse punëdhënësit vijnë tek unë dhe më thonë, ne tashmë kemi rritur një brez të punëtorëve të rinj të cilët nuk e shtyjnë dot ditën pa marrë një shpërblim Pra cfarë mund të bëjmë? Si mund ta ndërtojmë një urë për tek ende? Ja cfarë janë disa gjëra që mund të bëjmë. Së pari, ne mund të lavdërojmë me mencuri, jo të lavdërojmë inteligjencën apo talentin. Ajo ka dështuar. Mos e bëni më atë. Por lavdëroni procesin në të cilin fëmijët angazhohen: përpjekjen e tyre, strategjitë e tyre, fokusin e tyre, këmbënguljen e tyre, përmirësimin e tyre. Ky lavdërim i procesit krijon femijë që janë të guximshëm dhe e marrin veten shpejt. Ka mënyra të tjera për të shpërblyer enden. Kohët e fundit kemi bashkëpunuar me shkencëtarë lojrash nga universiteti i Uashingtonit për të krijuar një lojë të re matematike në internet që shpërblen enden. Në këtë lojë, studentët u shpërblyen për përpjekjen, strategjinë dhe përparimin. Loja e zakonshme e matematikës të shpërblen për gjetjen e saktë të përgjigjeve në moment, por kjo lojë shpërblen përparimin. Dhe morëm më shumë përpjekje, më shumë strategji, më shumë angazhim në periudha më të gjata kohe, dhe më shumë këmbëngulje kur ata gjejnë problema shumë të vështira. Ne po zbulojmë, që vetëm fjalët "ende" dhe "ende jo', i japin fëmijëve besim të madh, i japin atyre një rrugë në të ardhmen që krijon një këmbëngulje të madhe. Dhe në të vërtetë ne mund të ndryshojmë mendjet e studentëve. Në një studim, ne i mësuam atyre se sa herë që ata dalin nga zona e tyre e rehatisë për të mësuar dicka të re dhe të vështirë, neuronet në trurin e tyre mund të formojnë lidhje të reja e më të forta dhe me kalimin e kohës ato mund të behen më të zgjuar. Shikoni cfarë ndodhi, në këtë studim, studentët që nuk u ishte mësuar mentaliteti i rritjes vazhdonin të tregonin nota në rënie gjatë tranzicionit të vështirë shkollor, por ata që e kishin mësuar këtë treguan një kthim të shpejtë te notat e tyre. Ne e kemi treguar këtë tani, këtë lloj përmirësimi, me mijëra e mijëra studentë, vecanërisht me studentë në vështirësi. Le të flasim për barazinë. Në vendin tonë, ka grupe studentësh të cilët nuk japin aq sa duhet, për shembull, femijët në zonat urbane, ose femijët në rezervatet e amerikaneve indigjen. Ata kanë dalë kaq keq për shumë kohë aq sa njerëzit mendojnë se është e pashmangshme. Por kur mësuesit krijojnë klasa të mentalitetit të rritjes të rrethuara nga ende, barazia ndodh. Dhe këtu jane disa shembuj. Në një vit, nje klasë kopshti në Harlem, New York shënoi 95 përqind në testin ndërkombëtar të arritjes. Shumë nga këta fëmije nuk mund ta mbanin dot lapsin kur arritën në shkollë. Në një vit, studentë të klasës së katërt në South Bronx, shumë mbrapa, u benë klasa e parë e katërt në shtetin e New York-ut në testin e matematikës në vend. Në një vit deri në një vit e gjysëm, studentët indigjene amerikanë e nje shkollë në nje rezervat kaluan nga fundi i rrethit të tyre në krye, dhe ai rreth përfshinte seksione të pasura të Seattle. Pra fëmijët indigjen mposhtën fëmijët e Microsoft. Kjo ndodhi sepse domethënia e përpjekjes dhe vështirësisë u transformua. Më përpara, përpjekja dhe vështirësia i bënte të ndiheshin si budallenj, i bënte të dorëzoheshin, por tani, përpjekja dhe vështirësia, është kur neuronet e tyre bëjnë lidhje të reja, lidhje më të forta. Ështe kur ato po bëhen më të zgjuar. Kohët e fundit mora një letër nga një djalë 13 vjecar. Ai tha: "E dashur profesoreshë Dweck, E vlerësoj se shkrimi juaj është i bazuar në kërkime të forta shkencore, dhe kjo është pse une vendosa të praktikoj më shumë. Praktikova më shume detyrat e mia shkollore, marrëdhëniet me familjen time, dhe marrëdhëniet me fëmijet në shkollën time, dhe ndjeva përmirësime të mëdha në të gjithë këto fusha. Tani e kuptoj se e kam harxhuar pjesën më të madhe të jetës sime." Le të mos harxhojmë më shumë jetë, sepse pasi ne ta dimë se aftësitë janë të afta për një rritje të tillë, bëhet një e drejtë themelore njerëzore për fëmijët, të gjithë fëmijët, për të jetuar në vende që e krijojnë atë rritje, për të jetuar në vende të mbushura me ende . Falemnderit. (Duartrokitje)