Return to Video

Portreti neural i mendjes njerëzore

  • 0:00 - 0:02
    Sot do t'ju tregoj
  • 0:02 - 0:04
    rreth projektit i cili po realizohet
  • 0:04 - 0:06
    nga shkenctarët nga e gjithë bota
  • 0:06 - 0:10
    për të pikturuar portretin nervor
    të mendjes njerëzore.
  • 0:10 - 0:12
    Dhe ideja qëndrore e kësaj pune
  • 0:12 - 0:14
    është se mendja dhe truri njerëzor
  • 0:14 - 0:16
    nuk është procesor i vetëm,
    me qëllim të përgjithshëm,
  • 0:16 - 0:20
    por përmbledhje e komponentëve
    shumë të specializuara,
  • 0:20 - 0:23
    ku secila zgjidh nje problem
    të ndryshëm specifik,
  • 0:23 - 0:25
    dhe prapëseprapë së bashku bëjnë
  • 0:25 - 0:29
    atë që jemi si qenie njerëzore
    dhe mendimtare.
  • 0:29 - 0:31
    Për t'ju dhënë nje ide mbi këtë,
  • 0:31 - 0:33
    imagjinoni skenarin në vijim:
  • 0:33 - 0:36
    Duke ecur qendrës për
    përkujdesje ditore të fëmijës suaj.
  • 0:36 - 0:38
    Si zakonisht, ka dhjetra fëmijë aty
  • 0:38 - 0:40
    duke pritur për tu marrë,
  • 0:40 - 0:41
    por këtë herë,
  • 0:41 - 0:44
    fytyrat e fëmijëve duken
    çuditerisht te ngjashëm
  • 0:44 - 0:47
    dhe nuk mund të gjeni
    cili është fëmija juaj.
  • 0:47 - 0:49
    Ju nevojiten syze te reja?
  • 0:49 - 0:51
    Po humbisni mendjen?
  • 0:51 - 0:53
    Ju kaloni shpejt rreth një
    liste kontrolluese-mendore.
  • 0:53 - 0:55
    Jo, duket që mendoni qartë,
  • 0:55 - 0:58
    dhe shikimin e keni përkryer të mprehtë.
  • 0:58 - 0:59
    Dhe çdo gjë duket normale
  • 0:59 - 1:02
    përveç fytyrave të fëmijëve.
  • 1:02 - 1:03
    Mund t'i shihni fytyrat,
  • 1:03 - 1:05
    por ato nuk duken të dallueshme
  • 1:05 - 1:07
    dhe asnjë nga ato nuk duket e njohur,
  • 1:07 - 1:09
    dhe vetëm duke vënë re
    një fjongo ngjyrë portokalli
  • 1:09 - 1:11
    tek flokët, ju gjeni vajzën tuaj.
  • 1:11 - 1:15
    Kjo humbje e papritur e aftësisë
    për t'i njohur fytyrat
  • 1:15 - 1:16
    në të vërtetë u ndodh njerëzve.
  • 1:16 - 1:18
    Njihet si prozopagnozë
  • 1:18 - 1:19
    dhe është rezultat i dëmtimit
  • 1:19 - 1:21
    të një pjese të caktuar të trurit.
  • 1:21 - 1:23
    Gjëja e habitshme rreth kësaj është
  • 1:23 - 1:26
    se vetëm njohja e fytyrave është prekur;
  • 1:26 - 1:28
    çdo gjë tjetër është në rregull.
  • 1:28 - 1:32
    Prozopagnoza është një nga
    shumë deficitet mendore specifike
  • 1:32 - 1:36
    të cilat mund të ndodhin
    pas dëmtimit në tru.
  • 1:36 - 1:38
    Këto sindroma së bashku
  • 1:38 - 1:40
    kanë sugjeruar për një kohë të gjatë
  • 1:40 - 1:44
    se mendja është e ndarë
    në pjesë të veçanta,
  • 1:44 - 1:46
    por përpjekja për të zbuluar këto pjesë
  • 1:46 - 1:48
    ka bere hapa gjigande
  • 1:48 - 1:51
    me zbulimin e teknologjisë së paraqitjes
    fotografike të trurit,
  • 1:51 - 1:54
    veçanërisht MRI.
  • 1:54 - 1:57
    MRI u mundëson që të
    shihni anatominë e brendshme
  • 1:57 - 1:58
    në një rezolucion të lartë,
  • 1:58 - 2:00
    për një moment do t'ju tregoj
  • 2:00 - 2:02
    një set MRI fotosh ndër-grupore,
  • 2:02 - 2:05
    përmes një objekti të njohur,
  • 2:05 - 2:06
    do t'i kalojmë shpejt
  • 2:06 - 2:08
    dhe ju do të mundoheni
    të kuptoni ç'është objekti.
  • 2:08 - 2:10
    Le të shohim.
  • 2:12 - 2:14
    Nuk është aq lehtë.
    Është një angjinare.
  • 2:14 - 2:16
    Mirë, le të provojmë një tjetër,
  • 2:16 - 2:18
    duke filluar nga poshtë
    e duke u ngjitur lart.
  • 2:20 - 2:22
    Brokoli!
    Është koka e një brokoli.
  • 2:22 - 2:24
    A nuk është i bukur?
    Mua me pëlqejne.
  • 2:24 - 2:26
    Mirë, ja edhe një tjetër.
    Është truri, kuptohet.
  • 2:26 - 2:28
    Në fakt, është truri im.
  • 2:28 - 2:30
    Po kalojmë përmes rriskave
    në kokën time.
  • 2:30 - 2:31
    Kjo është hunda ime djathtas
  • 2:31 - 2:35
    the tani kalojmë këtu, mu këtu.
  • 2:35 - 2:39
    Kjo foto është e mirë,
    nëse mund ta them,
  • 2:39 - 2:41
    por, paraqet vetëm anatomine.
  • 2:41 - 2:44
    Përparimi vërtetë i madh i MRI funksional
  • 2:44 - 2:46
    ndodhi kur shkenctarët kuptuan si të bëjnë
  • 2:46 - 2:49
    foto të cilat nuk paraqesin vetëm anatomi,
    por edhe aktivitet,
  • 2:49 - 2:51
    kjo është, ku po ndizen neuronet.
  • 2:51 - 2:53
    Ja si funksionon.
  • 2:53 - 2:54
    Trutë janë si muskujt.
  • 2:54 - 2:56
    Kur aktivizohen,
    kanë nevojë për rrjedhje
  • 2:56 - 2:58
    të rritur të gjakut për të
    furnizuar atë aktivitet
  • 2:58 - 3:02
    dhe për fatin tonë të mirë, kontrolli i
    rrjedhës së gjakut për trurin është lokal
  • 3:02 - 3:04
    pra nëse një mori neuronesh,
    le të themi, këtu
  • 3:04 - 3:06
    aktivizohen e fillojnë ndezjen,
  • 3:06 - 3:08
    atëherë rrjedha e gjakut rritet vetëm aty.
  • 3:08 - 3:12
    Pra, MRI funksionale e njeh rritjen
    e rrjedhës së gjakut,
  • 3:12 - 3:14
    duke prodhuar përgjigje më të lartë MRI
  • 3:14 - 3:17
    aty ku aktiviteti neural rritet.
  • 3:17 - 3:19
    Për tu dhënë ide konkrete
  • 3:19 - 3:21
    për atë se si rrjedh
    eksperimenti i MRI funksionale
  • 3:21 - 3:23
    dhe çfarë mund të mësoni nga kjo
  • 3:23 - 3:24
    dhe çfarë nuk mund,
  • 3:24 - 3:28
    më lejoni të përshkruaj njërin nga
    studimet e pare që kam bërë.
  • 3:28 - 3:32
    Deshëm të dinim nëse ka pjesë të
    posaçme të trurit që njeh fytyrat
  • 3:32 - 3:35
    dhe tanimë kishte arsye për të
    menduar se aty ka një gjë të tillë
  • 3:35 - 3:37
    bazuar në fenomenin e prozopagnozës
  • 3:37 - 3:39
    që përshkrova më parë
  • 3:39 - 3:41
    por, askush nuk kishte parë
    atë pjesë të trurit
  • 3:41 - 3:43
    tek personi normal,
  • 3:43 - 3:45
    kështu që vendosem të kërkonim atë.
  • 3:45 - 3:47
    Pra, unë isha subjekti i parë.
  • 3:47 - 3:49
    Hyra tek skaneri, e shtrire në shpinë,
  • 3:49 - 3:52
    mbajta kokën sa më qetë që munda
  • 3:52 - 3:57
    duke shikuar fotografi
    të fytyrave si këto
  • 3:57 - 3:59
    dhe të objekteve si këto
  • 3:59 - 4:04
    dhe të fytyrave dhe objekteve
    për orë të tëra.
  • 4:04 - 4:07
    Pasi isha aq afër rekordit botëror
  • 4:07 - 4:10
    në numrin e përgjithshëm të orëve
    të kaluara në MRI skanues,
  • 4:10 - 4:12
    mund t'u them se një nga aftësitë
  • 4:12 - 4:14
    që është vërtetë me rëndësi
    në kërkimet MRI
  • 4:14 - 4:16
    është kontrollimi i fshikëzës.
  • 4:16 - 4:18
    (Të qeshura)
  • 4:18 - 4:19
    Pasi dola nga skaneri
  • 4:19 - 4:22
    bëra një analizë të shpejtë të të dhënave,
  • 4:22 - 4:23
    duke kërkuar ndonjë pjesë të trurit tim
  • 4:23 - 4:26
    që prodhoi reagim
    më të lartë kur po shikoja fytyrat
  • 4:26 - 4:28
    për dallim nga ato kur shikoja objektet
  • 4:28 - 4:30
    dhe ja çfarë pashë.
  • 4:30 - 4:34
    Tani kjo foto duket e tmerrshme
    me standardet e sotme,
  • 4:34 - 4:37
    por, në atë kohë mendoja
    se është e bukur.
  • 4:37 - 4:39
    Çfarë shfaq është se rajoni këtu,
  • 4:39 - 4:40
    kjo pikë e vogël,
  • 4:40 - 4:42
    që ka thuajse madhësinë e një ulliri
  • 4:42 - 4:44
    dhe gjendet në pjesën e poshtme
    të trurit tim
  • 4:44 - 4:47
    rreth 2-3 cm në thellesi aty.
  • 4:47 - 4:50
    Dhe çfarë bën ajo pjesë e trurit tim,
  • 4:50 - 4:53
    prodhon reagim më të lartë MRI,
  • 4:53 - 4:54
    që është aktivitet më i lartë nervor,
  • 4:54 - 4:56
    kur po shikoja fytyrat
  • 4:56 - 4:58
    se sa kur po shikoja objektet.
  • 4:58 - 4:59
    Kjo është mjaft interesante
  • 4:59 - 5:02
    por, si ta dimë që kjo nuk është rastësi?
  • 5:02 - 5:03
    Pra! mënyra më e lehtë është
  • 5:03 - 5:05
    të realizosh eksperimentin përsëri.
  • 5:05 - 5:07
    U ktheva përsëri tek skaneri,
  • 5:07 - 5:09
    dhe kam pare më shumë fytyra
    dhe më shumë objekte
  • 5:09 - 5:12
    dhe u paraqit pikë e ngjashme,
  • 5:12 - 5:13
    dhe atëherë e bëra përsëri
  • 5:13 - 5:15
    dhe e bëra përsëri
  • 5:15 - 5:18
    dhe përsëri dhe përsëri,
  • 5:18 - 5:19
    dhe vetëm atëherë
  • 5:19 - 5:22
    vendosa të besoj se është e vërtetë.
  • 5:22 - 5:26
    Por, akoma, ndoshta kjo është
    diç e çuditshme tek truri im
  • 5:26 - 5:28
    dhe askush nuk ka një gjë të tillë aty,
  • 5:28 - 5:31
    kështu që për të kuptuar,
    skanuam një mori njerëzish te tjerë
  • 5:31 - 5:33
    dhe kuptuam se thuajse shumica
  • 5:33 - 5:36
    ka atë rajon të vogël
    të procesimit të fytyrave
  • 5:36 - 5:38
    në një zonë te ngjashme të trurit.
  • 5:38 - 5:40
    Kështu që, pyetja e radhës ishte,
  • 5:40 - 5:42
    çfarë bën në të vërtetë kjo gjë?
  • 5:42 - 5:46
    Vërtet është e specializuar vetem
    për njohjen e fytyrave?
  • 5:46 - 5:47
    Pra! Ndoshta jo, ashtu?
  • 5:47 - 5:49
    Ndoshta nuk u përgjigjet vetëm fytyrave
  • 5:49 - 5:51
    por, çdo pjese të trupit.
  • 5:51 - 5:53
    Ndoshta i përgjigjet çdo gjëje njerëzore
  • 5:53 - 5:55
    ose çdo gjëje të gjallë
  • 5:55 - 5:57
    ose çdo gjëje përreth.
  • 5:57 - 5:59
    E vetmja mënyrë për tu siguruar
    se ai rajon
  • 5:59 - 6:01
    është i specializuar për të njohur fytyrat
  • 6:01 - 6:04
    eshte të përjashtohen
    të gjitha këto hipoteza.
  • 6:04 - 6:06
    Kështu që shumicën e
    viteve në vijim i kaluam
  • 6:06 - 6:08
    duke skanuar subjekte kur ata po shikonin
  • 6:08 - 6:10
    lloje të shumta të fotografive të ndryshme
  • 6:10 - 6:12
    dhe vërtetuam se ajo pjesë e trurit
  • 6:12 - 6:14
    përgjigjet fuqishëm kur shikoni
  • 6:14 - 6:17
    fytyra të cilitdo lloj,
  • 6:17 - 6:19
    dhe përgjigjet pak a shumë fuqishëm
  • 6:19 - 6:22
    ndaj seciles fotografi e cila
    nuk është fytyrë
  • 6:22 - 6:24
    siç janë disa nga këto.
  • 6:24 - 6:26
    Pra, përfundimisht
    a i kemi zhdukur dyshimet
  • 6:26 - 6:29
    se ky rajon është i patjetërsueshëm
    për njohjen e fytyrave?
  • 6:29 - 6:30
    Jo, nuk e kemi bërë.
  • 6:30 - 6:33
    Fotografimi i trurit asnjëherë
    s'mund tu tregojë
  • 6:33 - 6:35
    nëse një rajon është i
    patjetërsueshëm për diçka.
  • 6:35 - 6:36
    E gjitha që mund të bëni me
    fotografimin e trurit
  • 6:36 - 6:38
    është të shihni si rajonet
    ndizen dhe shuhen
  • 6:38 - 6:40
    ndësa njerëzit mendojnë
    mendime të ndryshme.
  • 6:40 - 6:44
    Për të thënë nëse një pjesë e trurit është
    e patjetërsueshme për një funksion mendor
  • 6:44 - 6:46
    duhet të ngatërroheni me të
    dhe të shihni çfarë ndodh
  • 6:46 - 6:49
    dhe zakonisht ne nuk mund të bëjmë këtë.
  • 6:49 - 6:51
    Por, na erdhi një mundësi e mrekullueshme,
  • 6:51 - 6:54
    së fundi, kur disa kolegë të mi
  • 6:54 - 6:57
    testuan këtë njeri i cili ka epilepsi
  • 6:57 - 6:59
    i cili këtu është paraqitur
    në shtratin e tij në spital
  • 6:59 - 7:01
    ku i janë vendosur elektrodat
  • 7:01 - 7:03
    në sipërfaqen e trurit të tij
  • 7:03 - 7:06
    për të identifikuar burimin
    e krizave të tij.
  • 7:06 - 7:08
    Kështu nga të gjitha gjasat doli se
  • 7:08 - 7:10
    dy nga elektrodat
  • 7:10 - 7:13
    ndodhën të ishin sipër pjesës
    së fytyrës së tij.
  • 7:13 - 7:16
    Kështu, me miratimin e pacientit,
  • 7:16 - 7:18
    mjekët e pyeten çfarë ndodhi
  • 7:18 - 7:22
    kur ata stimuluan elektrikisht
    atë pjesë të trurit.
  • 7:22 - 7:24
    Tani, pacienti nuk e di
  • 7:24 - 7:25
    ku janë këto elektroda
  • 7:25 - 7:28
    dhe ai asnjëherë nuk ka dëgjuar
    për pjesën e fytyrës.
  • 7:28 - 7:30
    Kështu që, le të shohim çfarë ndodh.
  • 7:30 - 7:32
    Do të fillojë me gjendjen e kontrollit
  • 7:32 - 7:34
    që do të thotë "shem" gati padukshëm
  • 7:34 - 7:36
    në të kuqe në pjesën e majtë poshtë
  • 7:36 - 7:38
    kur nuk shpërndahet rrymë
  • 7:38 - 7:42
    dhe do të dëgjoni neurologun duke
    i folur pacientit. Pra, le të shohim.
  • 7:42 - 7:44
    Neurologu: Mirë, vetëm më shiko në fytyrë
  • 7:44 - 7:47
    dhe më trego çfarë ndodh kur e bëj këtë.
  • 7:47 - 7:48
    Në rregull?
  • 7:48 - 7:51
    Pacienti: Mirë.
  • 7:51 - 7:55
    Neurologu: Një, dy, tre.
  • 7:55 - 7:58
    Pacienti: Asgjë.
    Neurologu: Asgjë? Mirë.
  • 7:58 - 8:01
    Do ta bëj edhe një herë.
  • 8:01 - 8:04
    Më shiko në fytyrë.
  • 8:04 - 8:08
    Një, dy, tre.
  • 8:08 - 8:11
    Pacienti: Sapo u shndërrove
    në një njeri tjetër.
  • 8:11 - 8:13
    Fytyra juaj u transformua.
  • 8:13 - 8:16
    Hunda juaj u rrudh, kaloi në të majtë.
  • 8:16 - 8:20
    Gati dukeshe sikur dikush
    që kam parë më parë,
  • 8:20 - 8:22
    por dikush ndryshe.
  • 8:22 - 8:25
    Ky ishte një udhëtim.
  • 8:25 - 8:28
    (Të qeshura)
  • 8:28 - 8:29
    Pra ky është eksperiment -
  • 8:29 - 8:33
    (Duartrokitje) -
  • 8:33 - 8:36
    ky eksperiment definitiv zhduk dyshimin
  • 8:36 - 8:38
    se ky rajon i trurit jo vetem
  • 8:38 - 8:40
    reagon me përzgjedhje ndaj fytyrave
  • 8:40 - 8:43
    por me shkas eshte përfshirë në
    perceptimin e fytyrave.
  • 8:43 - 8:45
    Kështu që, kalova përmes
    të gjitha këtyre detajeve
  • 8:45 - 8:48
    rreth rajonit të fytyrës për
    t'ju treguar sa kërkohet
  • 8:48 - 8:50
    që vërtet të provohet se
    një pjesë e trurit në
  • 8:50 - 8:53
    mënyrë të përzgjedhur është e përfshirë
    në një proces të veçantë.
  • 8:53 - 8:55
    Në vijim, do kaloj shumë më shpejt
  • 8:55 - 8:58
    disa nga rajonet tjera të
    specializuara të trurit
  • 8:58 - 9:00
    që ne dhe të tjerët kemi gjetur.
  • 9:00 - 9:02
    Për të bërë këtë,
    kam kaluar shumë kohë
  • 9:02 - 9:04
    në skaner gjatë muajit të fundit
  • 9:04 - 9:06
    për tu treguar këto gjëra në trurin tim.
  • 9:06 - 9:09
    Le të fillojmë.
    Kjo është hemisfera ime e djathtë.
  • 9:09 - 9:12
    Ne jemi orientuar kështu.
    Ju po shikoni kokën time nga kjo anë.
  • 9:12 - 9:13
    imagjinoni kafkën e hequr
  • 9:13 - 9:16
    dhe shikoni sipërfaqen e trurit!
    Në këtë mënyrë.
  • 9:16 - 9:17
    Mirë, tani siç mund të shihni,
  • 9:17 - 9:19
    sipërfaqja e trurit është e palosur.
  • 9:19 - 9:21
    Kjo nuk është mirë.
    Mund të jenë gjëra të fshehura aty.
  • 9:21 - 9:22
    Ne duam të shohim të tërin,
  • 9:22 - 9:25
    le ta shpalosim për ta parë të tërin.
  • 9:25 - 9:28
    Në vijim, le të gjejmë atë zonën e
    fytyrës për të cilën po flas
  • 9:28 - 9:30
    që reagon ndaj fotografive si këto.
  • 9:30 - 9:32
    Për ta parë, le ta rrotullojmë trurin
  • 9:32 - 9:34
    e të shikojmë në sipërfaqen
    e brendshme-poshtë,
  • 9:34 - 9:36
    dhe ja ku është,
    kjo është zona ime e fytyrës
  • 9:36 - 9:39
    Në të djathtë të saj
    është një rajon tjetër
  • 9:39 - 9:41
    që është paraqitur në vjollcë
  • 9:41 - 9:44
    e cila reagon kur ju përpunoni
    informacione ngjyrash
  • 9:44 - 9:46
    dhe në afërsi të këtyre rajoneve
    janë rajonet tjera
  • 9:46 - 9:49
    të cilat janë të përfshira
    në perceptimin e vendeve
  • 9:49 - 9:52
    si tani, unë shoh këtë hapësirë rreth meje
  • 9:52 - 9:53
    dhe këto rajone në të gjelbër
  • 9:53 - 9:55
    janë aktive.
  • 9:55 - 9:57
    Është një zone tjetër
    në sipërfaqen e jashtme
  • 9:57 - 10:00
    ku janë edhe disa rajone fytyre,
    gjithashtu.
  • 10:00 - 10:02
    Gjithashtu në këte fqinjësi
  • 10:02 - 10:04
    është një rajon që është i përfshirë
  • 10:04 - 10:06

    në analizën vizuale te lëvizjeve ,
  • 10:06 - 10:07
    si këto pika lëvizëse këtu,
  • 10:07 - 10:10
    dhe kjo është në të verdhë
    në pjesën e poshtme të trurit
  • 10:10 - 10:13
    dhe në afërsi të saj është një rajon
    i cili përgjigjet
  • 10:13 - 10:16
    kur shikoni fotografitë e trupave
    dhe pjesëve të tyre
  • 10:16 - 10:19
    si këto, dhe ky rajon është paraqitur
    në të gjelbër
  • 10:19 - 10:21
    në pjesën e poshtme të trurit.
  • 10:21 - 10:23
    Tani, të gjitha këto rajone që ua paraqita
    deri më tani
  • 10:23 - 10:27
    janë të përfshira në aspekte specifike
    të perceptimit vizual.
  • 10:27 - 10:30
    A kemi, gjithashtu, rajone të
    specializuara të trurit
  • 10:30 - 10:33
    për shqisa tjera, si të dëgjuarit?
  • 10:33 - 10:36
    Po, kemi. Nëse e rrotullojmë pak trurin,
  • 10:36 - 10:38
    ja ku është një rajon
    në blu të errët
  • 10:38 - 10:41
    të cilën e shpallëm disa muaj më parë,
  • 10:41 - 10:42
    dhe ky rajon përgjigjet fort
  • 10:42 - 10:46
    kur dëgjoni zëra me shkallëzime, si këto.
  • 10:46 - 10:48
    (Sirena)
  • 10:48 - 10:50
    (muzikë violinçeli)
  • 10:50 - 10:52
    (zile)
  • 10:52 - 10:55
    Në të kundërtën, i njëjti rajon
    nuk përgjigjet fuqishëm
  • 10:55 - 10:57
    kur dëgjoni zëra tërësisht të njohur
  • 10:57 - 10:59
    të cilat nuk kanë shkallëzim të qartë,
    si këto.
  • 10:59 - 11:02
    (Duartrokitje)
  • 11:02 - 11:04
    (Rrahje tupani)
  • 11:04 - 11:07
    (Lëshimi i ujit në tualet)
  • 11:07 - 11:09
    Mirë. Afër rajonit të shkallëzimit
  • 11:09 - 11:12
    është një set tjetër pjesësh të cilat
    përgjigjen në mënyrë të përzgjedhur
  • 11:12 - 11:14
    kur dëgjoni zërat e të folurit.
  • 11:14 - 11:16
    Le të shikojmë tek
    këto rajone të njëjta.
  • 11:16 - 11:19
    Në hemisferën time të majtë, është një
    mbarështim i ngjashëm -
  • 11:19 - 11:20
    jo i njëjtë, por i ngjashëm -
  • 11:20 - 11:22
    dhe shumica e rajoneve të njëjta
    janë këtu,
  • 11:22 - 11:24
    megjithëse ndonjëherë me
    madhësi të ndryshme.
  • 11:24 - 11:26
    Tani, çdo gjë që u kam treguar deri tani
  • 11:26 - 11:29
    janë rajone të cilat janë të përfshira në
    aspekte të ndryshme
  • 11:29 - 11:31
    të perceptimit, shikimit dhe dëgjimit.
  • 11:31 - 11:34
    A kemi gjithashtu rajone të
    specializuara të trurit
  • 11:34 - 11:36
    për procese mendore shumë
    interesante, të komplikuara?
  • 11:36 - 11:38
    Po, kemi.
  • 11:38 - 11:41
    Këtu në rozë janë rajonet e mia të gjuhës.
  • 11:41 - 11:43
    Ka shumë kohë që dihet se
  • 11:43 - 11:45
    kjo fqinjësi e përgjithshme e trurit
  • 11:45 - 11:47
    është e përfshirë në përpunimet e gjuhës,
  • 11:47 - 11:49
    por ne dëshmuam së fundi
  • 11:49 - 11:50
    se këto rajone ngjyrë rozë
  • 11:50 - 11:53
    përgjigjen në mënyrë shumë të përzgjedhur.
  • 11:53 - 11:55
    Ato përgjigjen kur ju kuptoni
    domethënien e një fjalie,
  • 11:55 - 11:58
    por jo kur ju bëni gjëra
    komplekse mendore,
  • 11:58 - 12:00
    si aritmetike me mend
  • 12:00 - 12:03
    ose mbajtja e informacioneve në mend
  • 12:03 - 12:05
    ose të vlerësuarit e strukturës komplekse
  • 12:05 - 12:08
    në një pjesë të muzikës.
  • 12:10 - 12:13
    Rajoni më mahnitës që është gjetur
  • 12:13 - 12:16
    është ky këtu me ngjyrë të bruztë.
  • 12:16 - 12:18
    Ky rajon përgjigjet
  • 12:18 - 12:22
    kur ju mendoni çfarë është duke
    menduar personi tjetër.
  • 12:22 - 12:24
    Pra, kjo mund të duket çmenduri,
  • 12:24 - 12:28
    por në të vërtetë, ne njerëzit
    e bëjmë këtë gjatë gjithë kohës.
  • 12:28 - 12:30
    Ju e bëni këtë kur e kuptoni
  • 12:30 - 12:32
    se partneri juaj do të merakoset
  • 12:32 - 12:34
    nëse ju nuk telefononi në shtëpi
    për të thene se do të vonoheni.
  • 12:34 - 12:38
    Unë e bëj këtë me këtë pjesë
    të trurit tim tani
  • 12:38 - 12:40
    kur e kuptoj se ju
  • 12:40 - 12:42
    sipas të gjitha gjasave pyesni veten
  • 12:42 - 12:44
    rreth gjithë asaj ngjyrë hiri,
    territor i pa eksploruar në tru,
  • 12:44 - 12:46
    dhe çfarë ndodh aty?
  • 12:46 - 12:48
    Ja! Po pyes veten edhe unë për atë,
  • 12:48 - 12:50
    dhe jemi duke bërë një mori
    eksperimentesh në laboratorin tim tani
  • 12:50 - 12:52
    të tentojmë të gjejmë një mori
  • 12:52 - 12:54
    specializimesh te tjera të mundshme në tru
  • 12:54 - 12:58
    për funksione te tjera mendore
    shumë specifike.
  • 12:58 - 13:00
    Por më me rëndësi, nuk mendoj se kemi
  • 13:00 - 13:02
    zona te specialuara në tru
  • 13:02 - 13:04
    për çdo funksion të rëndësishëm mendor,
  • 13:04 - 13:08
    madje edhe funksione mendore të cilat
    mund të jenë kritike për mbijetesë
  • 13:08 - 13:10
    Në fakt, ca vite më parë,
  • 13:10 - 13:11
    një shkencëtar në laboratorin tim
  • 13:11 - 13:12
    ishte i bindur
  • 13:12 - 13:14
    se kishte gjetur një rajon në tru
  • 13:14 - 13:16
    për gjetjen e ushqimit,
  • 13:16 - 13:18
    dhe u përgjigj shumë fort në skaner
  • 13:18 - 13:21
    kur njerëzit shikonin foto si këto.
  • 13:21 - 13:24
    Dhe në vazhdim, ai gjeti
    reagime të ngjashme
  • 13:24 - 13:26
    në pak a shumë të njëjten zone
  • 13:26 - 13:28
    në 10 nga 12 te testuarit.
  • 13:28 - 13:30
    Kështu, arriti deri aty
  • 13:30 - 13:31
    sa po vraponte nëpër laborator
  • 13:31 - 13:33
    duke i thënë secilit se
    po shkonte tek "Oprah"
  • 13:33 - 13:35
    me zbulimin e tij të madh.
  • 13:35 - 13:38
    Por atëherë shpiku testin kritik:
  • 13:38 - 13:41
    Ai u shfaqi subjekteve
    foto të ushqimit si këto
  • 13:41 - 13:44
    dhe i krahasoi ato me fotografitë
    me ngjyrë e formë të ngjashme,
  • 13:44 - 13:48
    por nuk ishin ushqime, si këto.
  • 13:48 - 13:50
    Dhe ky rajon u përgjigj njësoj
  • 13:50 - 13:52
    për të dyja grupet e fotografive.
  • 13:52 - 13:53
    Pra nuk ishte zona e ushqimit,
  • 13:53 - 13:56
    ishte vetëm rajoni i cili pëlqente
    ngjyrat dhe format.
  • 13:56 - 13:59
    S'kishte me "Oprah".
  • 14:00 - 14:03
    Por atëherë pyetja, kuptohet, është,
  • 14:03 - 14:05
    si i përpunojmë gjithë këto gjëra te tjera
  • 14:05 - 14:08
    për të cilat nuk kemi
    rajone të specializuara të trurit?
  • 14:08 - 14:10
    Mendoj se përgjigja është se
  • 14:10 - 14:13
    për dallim nga këto pjesë shumë
    të specializuara të cilat i përshkrova,
  • 14:13 - 14:17
    ne kemi shumë mekanizma me
    qëllim të përgjithshëm në kokat tona
  • 14:17 - 14:18
    që na mundëson të trajtojmë
  • 14:18 - 14:20
    çfarëdo problemi që na vjen.
  • 14:20 - 14:23
    Në fakt, kemi dëshmuar së fundi se
  • 14:23 - 14:25
    këto rajone këtu në të bardhë
  • 14:25 - 14:28
    përgjigjen kurdo që ju bëni
    një veprim të rëndë mendor
  • 14:29 - 14:33
    pra, nga këto shtatë që kemi testuar,.
  • 14:33 - 14:35
    Kështu që çdo rajon i trurit
    që u përshkrova
  • 14:35 - 14:37
    juve sot
  • 14:37 - 14:39
    gjendet afërsisht në të njëjtin vend
  • 14:39 - 14:41
    tek secili subjekt normal.
  • 14:41 - 14:42
    Mund të marr cilindo nga ju,
  • 14:42 - 14:43
    t'ju fus në skaner
  • 14:43 - 14:46
    e të gjej secilin nga
    këto rajone në trurin tuaj
  • 14:46 - 14:48
    dhe do të duket shumë i
    ngjashëm me trurin tim,
  • 14:48 - 14:50
    megjithëse rajonet do të jenë
    pak më ndyshe
  • 14:50 - 14:53
    në vendin dhe madhësinë e tyre të saktë.
  • 14:53 - 14:56
    Çfarë është me rëndësi për mua
    rreth kësaj pune
  • 14:56 - 14:59
    nuk janë pozicionet e veçanta
    të këtyre rajoneve të trurit,
  • 14:59 - 15:01
    por fakti i thjeshtë se ne
    pikë së pari kemi
  • 15:01 - 15:04
    pjesë përbërëse specifike të përzgjedhura
    të mendjes dhe trurit.
  • 15:05 - 15:07
    Dua të them, mund të ishte ndryshe.
  • 15:07 - 15:10
    Truri mund të ishte një procesor
    i vetëm me qëllim të përgjithshëm,
  • 15:11 - 15:13
    më shumë si thikë kuzhine
  • 15:13 - 15:15
    sesa si thikë xhepi e "Armatës Zvicerane".
  • 15:15 - 15:18
    Në vend të kësaj, çfarë ka sjellë
    paraqitja fotografike e trurit
  • 15:18 - 15:21
    është kjo foto e pasur e interesante
    e mendjes njerëzore.
  • 15:21 - 15:25
    Ne kemi në duar tona këtë foto të
    mekanizmit me qëllim të përgjithshëm
  • 15:25 - 15:27
    përveç këtij zinxhiri befasues
  • 15:27 - 15:31
    të pjesëve përbërëse të specializuara.
  • 15:32 - 15:34
    Janë ditët e para në këtë ndërmarrje.
  • 15:34 - 15:37
    Ne vetëm kemi pikturuar
    vijat e para me furce
  • 15:37 - 15:40
    në portretin tonë nervor
    të mendjes njerëzore.
  • 15:40 - 15:43
    Pyetjet më bazike mbeten pa përgjigjur.
  • 15:43 - 15:47
    Kështu për shembull, çfarë bën
    saktësisht secila nga këto pjesë?
  • 15:47 - 15:49
    Përse kemi nevojë për tri zona të fytyrës
  • 15:49 - 15:50
    dhe tri pjesë të vendit
  • 15:50 - 15:53
    dhe çfarë është ndarja e veprimit
    mes tyre?
  • 15:53 - 15:56
    E dyta, si janë të lidhura
    të gjitha këto gjëra në tru?
  • 15:57 - 15:59
    Me pikturimin me përhapje,
  • 15:59 - 16:01
    ju mund të përcillni pako neuronesh
  • 16:01 - 16:03
    të cilat lidhen me pjesët
    e ndryshme të trurit
  • 16:03 - 16:05
    dhe me këtë metodë të paraqitur këtu,
  • 16:05 - 16:09
    ju mund të përcillni lidhjen e
    neuroneve individuale në tru,
  • 16:09 - 16:12
    me potencial që një ditë të na japin
    diagramin e instalimeve elektronike
  • 16:12 - 16:14
    të tërë trurit të njeriut.
  • 16:14 - 16:19
    Së treti, si ndërtohet e gjithë kjo
    strukturë shumë sistematike,
  • 16:19 - 16:22
    si gjatë zhvillimit në fëmijëri
  • 16:22 - 16:25
    ashtu edhe gjatë evoluimit të llojit tonë?
  • 16:25 - 16:26
    Për tu përgjigjur pyetjeve si këto,
  • 16:26 - 16:29
    tani shkencëtarët po skanojnë
  • 16:29 - 16:31
    krijesa të kafshëve te tjera
  • 16:31 - 16:36
    dhe gjithashtu po skanojnë
    foshnje njerëzore.
  • 16:37 - 16:41
    Shumica e njerëzve arsyetojnë shpenzimet
    e larta të kërkimeve neurologjike
  • 16:41 - 16:44
    duke theksuar se mund
    të na ndihmojë një ditë
  • 16:44 - 16:47
    të trajtojmë çrregullimet e trurit
    si Alzheimer dhe autizmi.
  • 16:47 - 16:49
    Ky është një synim shumë i rëndësishëm
  • 16:49 - 16:53
    dhe unë do të drithërohesha nëse ndonjë
    nga punët e mia do të ndihmonte për këtë,
  • 16:53 - 16:55
    por rregullimi i gjërave që janë
    të thella në botë
  • 16:55 - 16:58
    nuk është e vetmja gjë
    që ja vlen të bëhet.
  • 16:58 - 17:01
    Përpjekja për të kuptuar mendjen
    dhe trurin njerëzor
  • 17:01 - 17:04
    ia vlen madje edhe nëse
    asnjëherë nuk shpie në trajtimin
  • 17:04 - 17:06
    qoftë edhe të një sëmundjeje.
  • 17:06 - 17:08
    Çfarë do të ishte më drithëruese
  • 17:08 - 17:11
    se të kuptuarit e mekanizmave bazë
  • 17:11 - 17:13
    të cilat nënvijëzojnë përvojën njerëzore,
  • 17:13 - 17:17
    për të kuptuar, në esencë, kush jemi ne?
  • 17:17 - 17:21
    Ky, mendoj, është kërkimi
    më i madh shkencor i të gjitha kohëve.
  • 17:23 - 17:27
    (Duartrokitje)
Title:
Portreti neural i mendjes njerëzore
Speaker:
Nancy Kanwisher
Description:

Pionierja e paraqitjes fotografike të trurit, Nancy Kanwisher, e cila shfrytëzon fMRI skanime për të parë aktivitetet në pjesët e trurit (shpesh të trurit te vet) ndan me ne çfarë ajo dhe kolegët e saj kanë mësuar: Truri është i përbërë si nga pjesët shumë të specializuara ashtu dhe "mekanizma" me qëllim të përgjithshëm. Një befasi tjetër: Nuk ka mbetur shumë për tu mësuar.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
17:42

Albanian subtitles

Revisions Compare revisions