Return to Video

Svante Paabo: Të dhëna prej ADN-së së neandertalit brenda nesh

  • 0:00 - 0:03
    Ajo për të cilën dua t'ju flas,
  • 0:03 - 0:05
    është se ç'mund të mësojmë nga studimi i gjenomeve
  • 0:05 - 0:07
    të njerëzve që jetojnë
  • 0:07 - 0:09
    dhe atyre të zhdukur.
  • 0:09 - 0:11
    Por më parë,
  • 0:11 - 0:14
    dua t'ju rikujtoj shkurtimisht ato që tashmë i dini:
  • 0:14 - 0:16
    gjenomet tona, materiali ynë gjenetik,
  • 0:16 - 0:19
    ruhet thuajse në çdo qelizë të trupit tonë në kromozome
  • 0:19 - 0:21
    në formën e ADN-së,
  • 0:21 - 0:24
    molekulës së famshme spirale të dyfishtë.
  • 0:24 - 0:26
    Informacioni gjenetik
  • 0:26 - 0:28
    ruhet në formën e një sekuence
  • 0:28 - 0:30
    të 4 bazave (të azotuara)
  • 0:30 - 0:33
    që shkurtimisht i shënojmë me A, T, C dhe G
  • 0:33 - 0:35
    Ky informacion ruhet dy herë
  • 0:35 - 0:37
    në secilin varg--
  • 0:37 - 0:39
    kjo është e rëndësishme
  • 0:39 - 0:41
    sepse sa herë formohen qeliza të reja, këto vargje ndahen
  • 0:41 - 0:44
    dhe duke përdorur këto për shabllon, formohen vargje të tjera të reja
  • 0:44 - 0:47
    në një proces thuajse të përsosur.
  • 0:47 - 0:49
    Por, siç e dimë, sigurisht, asgjë në natyrë
  • 0:49 - 0:51
    nuk është tërësisht perfekte
  • 0:51 - 0:53
    kështu që ndonjëherë ndodhin gabime
  • 0:53 - 0:56
    dhe formohet një shkronjë e gabuar.
  • 0:56 - 0:58
    Ne i shohim rezultatet
  • 0:58 - 1:00
    e këtyre mutacioneve
  • 1:00 - 1:02
    kur krahasojmë sekuencat e ADN-ve
  • 1:02 - 1:05
    midis nesh në këtë dhomë p.sh.
  • 1:05 - 1:08
    Nëse krahasojmë gjenomin tim me ndonjërin prej jush,
  • 1:08 - 1:12
    përafërsisht një në çdo 1200, 1300 shkronja
  • 1:12 - 1:14
    do të jetë ndryshe
  • 1:14 - 1:16
    Këto mutacione mblidhen
  • 1:16 - 1:19
    përafërsisht si funksion i kohës.
  • 1:19 - 1:22
    Nëse marim një shimpanze, do të shohim më shumë ndryshime.
  • 1:22 - 1:25
    Përafërsisht një shkronjë në njëqind
  • 1:25 - 1:27
    do të jetë ndryshe nga ajo e shimpanzesë.
  • 1:27 - 1:29
    Nëse jeni të interesuar në historinë
  • 1:29 - 1:31
    e një pjese të ADN-së, apo gjithë gjenomit,
  • 1:31 - 1:34
    ju mund t'a rindërtoni historinë e ADN-së
  • 1:34 - 1:36
    me këto diferenca që gjeni.
  • 1:36 - 1:40
    Përgjithësisht ne i formësojmë idetë tona për historinë
  • 1:40 - 1:42
    me pemë si kjo këtu.
  • 1:42 - 1:44
    Në këtë rast, është shumë e thjeshtë.
  • 1:44 - 1:46
    Dy sekuenca ADN-je njerëzore
  • 1:46 - 1:49
    përfundojnë shpesh në një paraardhës të njëjtë.
  • 1:49 - 1:53
    Më tej akoma gjejmë një paraardhës të përbashkët me shimpanzetë.
  • 1:53 - 1:56
    Duke qenë se këto mutacione
  • 1:56 - 1:58
    ndodhin përafërsisht si një funksion i kohës,
  • 1:58 - 2:00
    ju mund t'i transformoni këto diferenca
  • 2:00 - 2:02
    në një kohë të përafërt
  • 2:02 - 2:04
    ku dy njerëz, përgjithësisht,
  • 2:04 - 2:08
    do të ndajnë të njëjtin paraardhës rreth gjysëm milioni vite më parë,
  • 2:08 - 2:10
    ndërsa me shimpanzetë,
  • 2:10 - 2:13
    koha do të ishte diku tek pesë milion vite më parë.
  • 2:13 - 2:15
    Ajo çfarë ka ndodhur këto vitet e fundit
  • 2:15 - 2:17
    është se gjendet teknologjia e nevojshme
  • 2:17 - 2:21
    që ju lejon të shihni shumë, shumë pjesë ADN-je në një kohë të shkurtër.
  • 2:21 - 2:23
    Tashmë vetëm për disa orë
  • 2:23 - 2:26
    ne mund të përcaktojmë gjithë gjenomin e një personi.
  • 2:26 - 2:29
    Secili prej nesh, sigurisht, përmban dy gjenome njerëzor--
  • 2:29 - 2:32
    një prej nënës dhe tjetra prej babait tonë.
  • 2:32 - 2:36
    Secili prej tyre është tre miliardë shkronja i gjatë.
  • 2:36 - 2:38
    Ne do të kuptojmë se dy gjenomet e mia
  • 2:38 - 2:40
    apo njëri prej tyre që duam t'a përdorim.
  • 2:40 - 2:43
    do të ketë 3 milion diferenca
  • 2:43 - 2:45
    në këtë radhë.
  • 2:45 - 2:47
    Më pas, mund të fillojmë të themi
  • 2:47 - 2:49
    se si këto diferenca gjenetike
  • 2:49 - 2:51
    janë shpërndarë kudo në botë.
  • 2:51 - 2:53
    Nëse e bëni këtë,
  • 2:53 - 2:57
    ju do të gjeni një sasi të caktuar variacionesh gjenetike në Afrikë.
  • 2:57 - 3:00
    Nëse shihni më tej jashtë Afrikës,
  • 3:00 - 3:03
    ju do të gjeni më pak variacione gjenetike.
  • 3:03 - 3:05
    Kjo të surprizon, sigurisht,
  • 3:05 - 3:08
    sepse gjashtë apo tetë herë më pak njerëz
  • 3:08 - 3:11
    jetojnë në Afrikë sesa jashtë saj.
  • 3:11 - 3:14
    Prapëseprapë njerëzit brenda Afrikës
  • 3:14 - 3:17
    kanë më shumë variacione gjenetike.
  • 3:17 - 3:19
    Për më tepër, thuajse gjithë këto variante gjenetike
  • 3:19 - 3:21
    që gjejmë jashtë Afrikës
  • 3:21 - 3:23
    kanë sekuenca tepër të ngjashme ADN-je
  • 3:23 - 3:25
    me ato brenda Afrikës,
  • 3:25 - 3:27
    Por nëse shohim në Afrikë,
  • 3:27 - 3:30
    egziston një komponent i variacionit gjenetik
  • 3:30 - 3:33
    që nuk ka të afërm jashtë Afrike.
  • 3:33 - 3:36
    Nga kjo del se, modeli për t'a shpjeguar këtë
  • 3:36 - 3:39
    është se një pjesë e variacioneve afrikane, por jo të gjitha,
  • 3:39 - 3:43
    janë larguar nga Afrika për të kolonizuar botën.
  • 3:43 - 3:47
    Sëbashku me metodat për të datuar diferencat gjenetike,
  • 3:47 - 3:49
    kjo na çon në përfundimin
  • 3:49 - 3:51
    se njerëzit modernë--
  • 3:51 - 3:54
    njerëz që janë në thelb të padallueshëm nga unë dhe ju--
  • 3:54 - 3:57
    evoluan në Afrikë kohët e fundit
  • 3:57 - 4:01
    diku tek 100 -200 mijë vjet të shkuara.
  • 4:01 - 4:05
    Më vonë, midis 100 apo 50 mijë vjet më parë,
  • 4:05 - 4:07
    ikën nga Afrika
  • 4:07 - 4:09
    për të kolonizuar pjesën tjetër të botës.
  • 4:09 - 4:11
    Kështu që, ajo që unë parapëlqej shpesh t'a them,
  • 4:11 - 4:13
    nisur nga perpektiva gjenomike,
  • 4:13 - 4:15
    ne jemi të gjithë Afrikanë.
  • 4:15 - 4:18
    Ne ose jetojmë sot brenda Afrikës,
  • 4:18 - 4:20
    ose kemi emigruar jo shumë kohë më parë.
  • 4:20 - 4:22
    Një tjetër pasojë
  • 4:22 - 4:25
    e kësaj origjine të vonë të njerëzve modernë
  • 4:25 - 4:27
    është se variante gjenetike
  • 4:27 - 4:29
    janë të shpërndarë gjerësisht nëpër botë,
  • 4:29 - 4:31
    në shumë vende,
  • 4:31 - 4:34
    dhe ato tentojnë të variojnë si gradientë,
  • 4:34 - 4:38
    të paktën kur e sheh perspektivën nga lart.
  • 4:38 - 4:40
    Duke qenë se ekzistojnë kaq shumë variante gjenetike,
  • 4:40 - 4:43
    dhe ato kanë gradientë kaq të ndryshëm--
  • 4:43 - 4:46
    kjo nënkupton se nëse përcaktojmë një sekuencë ADN-je
  • 4:46 - 4:49
    një gjenom të një individi--
  • 4:49 - 4:51
    ne me shumë saktësi llogarisim
  • 4:51 - 4:53
    prej ku vjen ky person,
  • 4:53 - 4:55
    duke pranuar se prindërit apo gjyshërit e tij
  • 4:55 - 4:58
    nuk kanë lëvizur shumë rreth e rrotull.
  • 4:58 - 5:00
    A do të thotë kjo,
  • 5:00 - 5:02
    siç shumica e njerëzve parapëlqejnë të mendojnë,
  • 5:02 - 5:05
    se ekzistojnë diferenca të mëdha midis grupeve të njerëzve--
  • 5:05 - 5:07
    në kontinentë të ndryshëm, për shembull?
  • 5:07 - 5:10
    Epo edhe ne mund t'i bëjmë këto pyetje.
  • 5:10 - 5:13
    Ekziston, përshembul, një projekt në vazhdim e sipër
  • 5:13 - 5:15
    për të sekuencuar njëmijë individë--
  • 5:15 - 5:18
    gjenomet e tyre--nga cepa të ndryshëm të botës.
  • 5:18 - 5:21
    Ata kanë mbaruar së sekuencuari 185 afrikanë
  • 5:21 - 5:24
    nga dy popullata të ndryshme në Afrikë.
  • 5:24 - 5:27
    Përafërsisht me këtë, janë sekuencuar njerëz edhe
  • 5:27 - 5:30
    në Evropë dhe Kinë.
  • 5:30 - 5:33
    Kështu që ne mund të themi se sa variante kemi gjetur,
  • 5:33 - 5:36
    sa shkronja ndryshojnë
  • 5:36 - 5:39
    në të paktën një prej sekuencave individuale.
  • 5:39 - 5:43
    Në fakt janë shumë: 38 milionë pozicione të ndryshme.
  • 5:43 - 5:46
    Ne mund të pyesim: A ka ndryshime absolute
  • 5:46 - 5:48
    midis afrikanëve dhe joafrikanëve?
  • 5:48 - 5:50
    Ndoshta diferenca më e madhe
  • 5:50 - 5:52
    që shumica jonë imagjinon, ka ekzistuar.
  • 5:52 - 5:54
    Dhe, me një diferencë absolute--
  • 5:54 - 5:56
    me diferencë nënkuptoj
  • 5:56 - 5:59
    që njerëzit brenda Afrikës në një pozicion të caktuar,
  • 5:59 - 6:02
    të gjithë individët--100 përqind--kanë një shkronjë,
  • 6:02 - 6:06
    dhe gjithë të tjerët jashtë Afrike, kanë një shkronjë tjetër.
  • 6:06 - 6:09
    Përgjigja e kësaj, midis miliona ndryshimeve të hasura,
  • 6:09 - 6:12
    është se nuk ekziston një pozicion i tillë.
  • 6:14 - 6:16
    Kjo mund të duket befasuese.
  • 6:16 - 6:19
    Ndoshta është klasifikuar gabim ndonjë individ, apo diçka e tillë.
  • 6:19 - 6:21
    Le t'i lehtësojmë disi kriteret
  • 6:21 - 6:23
    dhe të pyesim: Sa pozicione ka
  • 6:23 - 6:25
    ku 95 përqind e njerëzve në Afrikë kanë
  • 6:25 - 6:27
    një variant,
  • 6:27 - 6:29
    95 përqind, një variant tjetër,
  • 6:29 - 6:31
    ky numër është 12.
  • 6:31 - 6:33
    Kjo është shumë befasuese.
  • 6:33 - 6:35
    Kjo do të thotë se kur shohim njerëzit
  • 6:35 - 6:38
    dhe shohim një person nga Afrika
  • 6:38 - 6:41
    dhe një person nga Evropa apo Azia
  • 6:41 - 6:45
    ne nuk mundemi, për një pozicion të caktuar të gjenomit me 100 përqind saktësi,
  • 6:45 - 6:47
    të parashikojmë se ç'ka një person.
  • 6:47 - 6:49
    Dhe vetëm për 12 pozicione
  • 6:49 - 6:53
    me 95 përqind siguri, e dimë se ç'gjendet.
  • 6:53 - 6:55
    Kjo mund të jetë befasuese,
  • 6:55 - 6:57
    sepse ne mundemi, sigurisht, të shohim këta persona
  • 6:57 - 7:01
    dhe me shumë lehtësi të përcaktojmë nga vijnë paraardhësit e tyre.
  • 7:01 - 7:03
    Kjo do të thotë që
  • 7:03 - 7:05
    këto shenja që ne shohim
  • 7:05 - 7:07
    me kaq lehtësi--
  • 7:07 - 7:10
    tipare të fytyrës, ngjyra e lëkurës, struktura e flokut--
  • 7:10 - 7:14
    nuk përcaktohen nga gjene të vetme me efekt të madh,
  • 7:14 - 7:17
    por në fakt, përcaktohen nga variantë gjenetik të ndryshëm
  • 7:17 - 7:19
    që duket se ndryshojnë në shpeshtësi
  • 7:19 - 7:21
    midis pjesëve të ndryshme të botës.
  • 7:21 - 7:24
    Ka edhe diçka tjetër me këto tipare
  • 7:24 - 7:27
    që ne i dallojmë kaq lehtësisht tek njeri tjetri
  • 7:27 - 7:29
    që ia vlen t'a marrim në konsideratë,
  • 7:29 - 7:32
    dhe ajo është se, në një kuptim të drejtëpërdrejtë,
  • 7:32 - 7:35
    këto shenja janë në sipërfaqen e trupit tonë.
  • 7:35 - 7:37
    Ato janë ashtu siç thamë--
  • 7:37 - 7:40
    tipare të fytyrës, strukturë floku, ngjyrë lëkure.
  • 7:40 - 7:42
    Ekzistojnë gjithashtu një numër tiparesh
  • 7:42 - 7:44
    që variojnë midis kontinenteve, si mënyra se si
  • 7:44 - 7:48
    metabolizojmë ushqimin që hamë,
  • 7:48 - 7:50
    apo se si
  • 7:50 - 7:53
    sistemi yne imunitar përballon mikrobet
  • 7:53 - 7:55
    që mundohen të pushtojnë trupin tonë.
  • 7:55 - 7:57
    Por këto janë gjithë pjesët e trupit tonë
  • 7:57 - 8:00
    ku ne bashkëveprojmë me mjedisin përreth,
  • 8:00 - 8:04
    në një konfrontim të drejtpërdrejtë, po të doni.
  • 8:04 - 8:06
    Është e lehtë të imagjinojmë
  • 8:06 - 8:08
    sesi veçanërisht këto pjesë të trupit tonë
  • 8:08 - 8:11
    u ndikuan shpejt nga seleksionimi mjedisor
  • 8:11 - 8:13
    dhe ndryshuan shpeshtësine e gjeneve
  • 8:13 - 8:15
    që janë të përfshira në to.
  • 8:15 - 8:18
    Por, nëse shohim pjesë të tjera të trupit,
  • 8:18 - 8:20
    pjesë që nuk kanë bashkëvepruar direkt me mjedisin--
  • 8:20 - 8:23
    veshka, zemra apo mëlçia--
  • 8:23 - 8:25
    nuk ekziston ndonjë mënyrë të themi,
  • 8:25 - 8:27
    vetëm duke shikuar këto organe,
  • 8:27 - 8:30
    të përcaktojmë se nga ç'pjesë e botës janë.
  • 8:31 - 8:33
    Një tjetër gjë interesante del prej kësaj
  • 8:33 - 8:36
    dhe është fakti se
  • 8:36 - 8:40
    njerëzit kanë një origjinë të përbashkët në Afrikë,
  • 8:40 - 8:43
    dhe kur filluan të shfaqen
  • 8:43 - 8:45
    para 100 mijë vitesh, apo diçka e ngjashme,
  • 8:45 - 8:47
    ata nuk ishin vetëm në planet.
  • 8:47 - 8:50
    Kishte edhe forma të tjera humanoidësh rreth e qark,
  • 8:50 - 8:53
    një prej më të famshmëve, ndoshta, neandertali--
  • 8:53 - 8:55
    këto forma të bëshme njerëzish,
  • 8:55 - 8:57
    krahasuar me pjesën e majtë këtu
  • 8:57 - 9:01
    me një skelet modern njerëzor në të djathtë--
  • 9:01 - 9:04
    që ka ekzistuar në Azinë Perëndimore dhe Evropë
  • 9:04 - 9:06
    prej disa qindra mijëra vjetësh.
  • 9:06 - 9:08
    Kështu na lind një pyetje interesante,
  • 9:08 - 9:10
    çfarë ndodhi kur u takuam?
  • 9:10 - 9:12
    Çfarë i ndodhi neandertalëve?
  • 9:12 - 9:14
    Dhe për t'i dhënë përgjigje pyetjeve të tilla,
  • 9:14 - 9:18
    grupi im kërkimor--tashmë prej 25 vjetësh--
  • 9:18 - 9:20
    punon për metodologji të nxjerrjes së ADN-së
  • 9:20 - 9:22
    prej mbetjeve të neandertalëve
  • 9:22 - 9:24
    dhe kafshëve të zhdukura
  • 9:24 - 9:27
    që janë dhjetëra mijëra vjeçare.
  • 9:27 - 9:30
    Kjo përmban një sërë çështjesh teknike
  • 9:30 - 9:32
    se si nxirret kjo ADN,
  • 9:32 - 9:35
    se si kjo mund të konvertohet në një format të sekuencueshëm.
  • 9:35 - 9:37
    Duhet të punosh me shumë kujdes
  • 9:37 - 9:40
    për të shmangur kontaminimin e eksperimenteve
  • 9:40 - 9:43
    me vetë ADN-në tonë.
  • 9:43 - 9:46
    Së bashku me të tjera çështje si kjo, duke i shtuar dhe metodat
  • 9:46 - 9:50
    që lejojnë sekuencimin e shpejtë të shumë molekulave ADN-je
  • 9:50 - 9:52
    na lejuan që vitin e kaluar
  • 9:52 - 9:55
    të prezantonim versionin e parë të gjenomit të Neandertalit
  • 9:55 - 9:57
    në të tillë formë ku secili prej jush
  • 9:57 - 9:59
    mund të shohë në internet, prej gjenomit neandertal,
  • 9:59 - 10:02
    të paktën 55 përqind të tij
  • 10:02 - 10:05
    prej asaj që kemi arrirë të rindërtojmë deri më tani.
  • 10:05 - 10:07
    Pas kësaj, kjo mund të krahasohet me gjenome
  • 10:07 - 10:10
    të njerëzve që jetojnë sot.
  • 10:10 - 10:12
    Dhe një pyetje
  • 10:12 - 10:14
    që mund të doni të pyesni
  • 10:14 - 10:16
    është, çfarë ndodhi kur u takuam?
  • 10:16 - 10:18
    U përziemë apo jo?
  • 10:18 - 10:20
    Mënyra se si t'a pyesim këtë pyetje
  • 10:20 - 10:23
    është të shohim neandertalët që vijnë prej Evropës Jugore
  • 10:23 - 10:25
    dhe t'a krahasojmë me gjenomet
  • 10:25 - 10:27
    e njerëzve që jetojnë sot.
  • 10:27 - 10:29
    Më pas shohim
  • 10:29 - 10:31
    t'a bëjmë këtë me çifte individësh
  • 10:31 - 10:33
    duke filluar me dy afrikanë,
  • 10:33 - 10:35
    duke parë dy gjenomet afrikanë,
  • 10:35 - 10:38
    gjejmë pozicionet ku këta gjenome ndryshojnë nga njëri tjetri,
  • 10:38 - 10:41
    dhe për çdo rast pyesim: Si është Nendertali në lidhje me këta?
  • 10:41 - 10:44
    I ngjan këtij afrikani apo tjetrit më shumë?
  • 10:44 - 10:47
    Ne presim që të të mos ketë diferenca,
  • 10:47 - 10:49
    duke qenë se neandërtalët nuk kanë jetuar ndonjëherë në Afrikë.
  • 10:49 - 10:52
    Duhet të jenë njëlloj, nuk ka arsye që të jetë më e ngjashme
  • 10:52 - 10:55
    me një afrikan se me afrikanin tjetër.
  • 10:55 - 10:57
    Në fakt kështu është.
  • 10:57 - 10:59
    Nga ana statistikore, nuk ka asnjë ndryshim
  • 10:59 - 11:03
    se sa herë neandertali përket me një afrikan sesa me tjetrin.
  • 11:03 - 11:05
    Kjo është ndryshe
  • 11:05 - 11:09
    kur ne shohim një individ evropian dhe një afrikan.
  • 11:09 - 11:12
    Kësaj here, në sasi të konsiderueshme,
  • 11:12 - 11:14
    neandertali i ngjan më shumë evropianit
  • 11:14 - 11:16
    sesa afrikanit.
  • 11:16 - 11:19
    E njëjta gjë ndodh edhe kur krahasojmë një individ kinez
  • 11:19 - 11:21
    me një afrikan,
  • 11:21 - 11:25
    neandertali do të përkojë me kinezin më shpesh.
  • 11:25 - 11:27
    Kjo duket befasuese
  • 11:27 - 11:29
    duke qenë se neandertalët nuk kanë qenë ndonjëherë në Kinë.
  • 11:29 - 11:33
    Kështu që modeli që ne propozuam për të shpjeguar këtë
  • 11:33 - 11:35
    është se kur njerëzit modernë dolën prej Afrikës
  • 11:35 - 11:38
    diku 100 mijë vite më parë,
  • 11:38 - 11:40
    ata u takuan me neandertalët.
  • 11:40 - 11:43
    Me sa duket, ata u takuan në Lindjen e Mesme
  • 11:43 - 11:45
    ku kishte neandertalë që jetonin.
  • 11:45 - 11:47
    Nëse këta u përzienë me njëri tjetrin aty,
  • 11:47 - 11:49
    dhe këta njerëz modernë
  • 11:49 - 11:51
    që u bënë paraardhësit
  • 11:51 - 11:53
    e kujtdo jashtë Afrike,
  • 11:53 - 11:56
    morën me vete këtë komponent të neandertalit në gjenomin e tyre
  • 11:56 - 11:58
    në pjesët e tjera të botës.
  • 11:58 - 12:01
    Prej kësaj, njerëzit që jetojnë sot jashtë Afrikës
  • 12:01 - 12:04
    kanë rreth dy, dy e gjysëm përqind të ADN-së së tyre
  • 12:04 - 12:06
    prej neandertalëve.
  • 12:06 - 12:09
    Duke patur tashmë një gjenom neandertal
  • 12:09 - 12:11
    në dorë si një pikë referimi
  • 12:11 - 12:13
    dhe duke patur teknologjitë
  • 12:13 - 12:15
    për të parë mbetjet antike
  • 12:15 - 12:17
    dhe ekstraktimin e ADN-së,
  • 12:17 - 12:21
    ne mund t'i aplikojmë këto diku tjetër nëpër botë.
  • 12:21 - 12:24
    Vendi i parë që e bëmë këtë ishte Siberia Jugore
  • 12:24 - 12:26
    në malet Altai
  • 12:26 - 12:28
    në një vend të quajtur Denisova,
  • 12:28 - 12:30
    një vendqendrim shpellash atje,
  • 12:30 - 12:33
    ku në 2008-ën, arkeologët
  • 12:33 - 12:35
    gjetën një pjesë të vockël të një kocke--
  • 12:35 - 12:37
    kjo është një kopje e saj--
  • 12:37 - 12:41
    të cilën e kuptuan që ishte prej falangës së fundit
  • 12:41 - 12:44
    të gishtit të vogël të një njeriu.
  • 12:44 - 12:46
    Kjo ishte e ruajtur mjaftueshëm mirë
  • 12:46 - 12:49
    kështu që ne mundëm të përcaktonim ADN-në e këtij individi,
  • 12:49 - 12:51
    në sasi edhe më të madhe
  • 12:51 - 12:53
    se ajo e neandertalit, në fakt,
  • 12:53 - 12:55
    dhe filluam ta krahasojmë atë me gjenomin e neandertalit
  • 12:55 - 12:58
    dhe të njerëzve të sotëm.
  • 12:58 - 13:00
    Zbuluam se ky individ
  • 13:00 - 13:03
    ndante të njëjtën origjinë të sekuencës së ADN-së
  • 13:03 - 13:07
    me neandertalët diku tek 640 mijë vite më parë.
  • 13:07 - 13:10
    Akoma më tej, 800 mijë vite më parë
  • 13:10 - 13:12
    kishte të njëjtën origjinë
  • 13:12 - 13:14
    me njerëzit e sotëm.
  • 13:14 - 13:16
    Kështu, ky individ vjen prej një popullate
  • 13:16 - 13:19
    që ndan origjinën me neandertalët
  • 13:19 - 13:22
    shumë kohë më parë, dhe pas kësaj ka një histori të gjatë të pavarur.
  • 13:22 - 13:24
    Ne i quajmë këta njerëz,
  • 13:24 - 13:26
    që ne i përshkruam për herë ta parë
  • 13:26 - 13:28
    prej kësaj kocke kaq të vockël,
  • 13:28 - 13:30
    Denisovanë,
  • 13:30 - 13:33
    prej vendit ku u përshkruan për herë të parë.
  • 13:33 - 13:36
    Ne mund të bëjmë të njëjtat pyetje për denisovanët
  • 13:36 - 13:38
    ashtu siç edhe për neandertalët:
  • 13:38 - 13:42
    A u përzienë me parardhësit e njerëzve të sotëm?
  • 13:42 - 13:44
    Nëse e bëjmë këtë pyetje,
  • 13:44 - 13:46
    dhe krahasojmë gjenomin denisovan
  • 13:46 - 13:48
    me atë të njerëzve nëpër botë,
  • 13:48 - 13:50
    çuditërisht zbulojmë se
  • 13:50 - 13:52
    nuk ka evidencë të ADN-së denisovane
  • 13:52 - 13:57
    në asnjë njeri qoftë edhe afër Siberisë në ditët e sotme.
  • 13:57 - 13:59
    Por, gjejmë ngjashmëri me njerëz në Papua New Guinea
  • 13:59 - 14:03
    dhe në ishuj të tjerë në Melanezi dhe Paqësor.
  • 14:03 - 14:05
    Kjo duket se do të thotë
  • 14:05 - 14:08
    që denisovanët kanë qenë më të përhapur në të shkuarën,
  • 14:08 - 14:11
    duke qenë se nuk mendojmë që parardhësit e Melanezianëve
  • 14:11 - 14:13
    kanë qenë ndonjëherë në Siberi.
  • 14:13 - 14:15
    Nga studimi
  • 14:15 - 14:18
    i këtyre njerëzve të zhdukur,
  • 14:18 - 14:21
    po arrijmë të vizatojmë se si bota ka qenë dikur
  • 14:21 - 14:24
    kur njerëzit modernë filluan të dalin prej Afrikës.
  • 14:24 - 14:27
    Në perëndim, ishin neandertalët;
  • 14:27 - 14:29
    Në lindje, denisovanët--
  • 14:29 - 14:31
    ndoshta edhe forma të tjera njerëzish gjithashtu
  • 14:31 - 14:33
    të cilat ende si kemi zbuluar.
  • 14:33 - 14:36
    Ne ende se dimë se ku ishin kufijtë midis tyre,
  • 14:36 - 14:38
    por dimë që në Siberinë Jugore,
  • 14:38 - 14:40
    kishte edhe neandertalë edhe denisovanë
  • 14:40 - 14:43
    të paktën për një periudhë kohe në të shkuarën.
  • 14:43 - 14:46
    Më pas njerëzit modernë u shfaqën diku në Afrikë,
  • 14:46 - 14:49
    dolën prej saj, me sa duket në Lindjen e Mesme.
  • 14:49 - 14:52
    Ata u takuan me neandertalët, u përzienë me ta,
  • 14:52 - 14:55
    vazhduan të shpërndahen nëpër botë,
  • 14:55 - 14:58
    dhe diku në Azinë Juglindore,
  • 14:58 - 15:00
    ata takuan denisovanët dhe u përzienë edhe me këta
  • 15:00 - 15:03
    dhe vazhduan nëpër Paqësor.
  • 15:03 - 15:06
    Më pas këto forma të hershme njerëzore u zhdukën,
  • 15:06 - 15:09
    por jetojnë pak edhe sot
  • 15:09 - 15:11
    në disa prej nesh--
  • 15:11 - 15:14
    në atë që njerëzit jashtë Afrike kanë 2,5 përqind të ADN-së së tyre
  • 15:14 - 15:16
    prej neandertalëve,
  • 15:16 - 15:18
    dhe njerëzit në Melanezi
  • 15:18 - 15:21
    kanë afërsisht 5 përqind ADN-je
  • 15:21 - 15:24
    prej denisovanëve.
  • 15:24 - 15:26
    A do të thotë kjo, se, pas të gjithash
  • 15:26 - 15:28
    ka disa ndryshime absolute
  • 15:28 - 15:31
    midis njerëzve brenda Afrike dhe jashtë saj
  • 15:31 - 15:33
    në atë që njerëzit jashtë Afrikës
  • 15:33 - 15:35
    kanë këtë komponent të vjetër në gjenomin e tyre
  • 15:35 - 15:37
    prej këtyre formave të zhdukura njerëzish,
  • 15:37 - 15:39
    ndërsa afrikanët se kanë?
  • 15:39 - 15:42
    Epo, s'mendoj se ky është rasti.
  • 15:42 - 15:44
    Duket se, njerëzit modernë
  • 15:44 - 15:46
    u shfaqën diku në Afrikë.
  • 15:46 - 15:49
    Ata u shpërndanë edhe nëpër Afrikë
  • 15:49 - 15:52
    dhe aty kishte forma më të vjetra njerëzish gjithashtu.
  • 15:52 - 15:54
    Dhe meqënëse u përziemë tjetërkund,
  • 15:54 - 15:56
    jam i sigurtë se një ditë,
  • 15:56 - 15:58
    kur ndoshta do të kemi një gjenom
  • 15:58 - 16:00
    të këtyre formave të vjetra afrikane,
  • 16:00 - 16:02
    ne do të zbulojmë se edhe ata u përzienë
  • 16:02 - 16:05
    me njerëzit e hershëm modernë në Afrikë.
  • 16:06 - 16:08
    Për t'a përmbledhur,
  • 16:08 - 16:10
    çfarë kemi mësuar duke studiar gjenomet
  • 16:10 - 16:12
    e njerëzve të ditëve tona
  • 16:12 - 16:14
    dhe atyre të zhdukur?
  • 16:14 - 16:16
    Kemi mësuar shumë gjëra,
  • 16:16 - 16:21
    por është e rëndësishm të përmendim një
  • 16:21 - 16:24
    që është se ne gjithmonë jemi përzierë.
  • 16:24 - 16:26
    Ne u përziemë me këto forma të hershme njerëzish,
  • 16:26 - 16:28
    kudo ku i takuam,
  • 16:28 - 16:32
    dhe u pëziemë me njeri tjetrin prejandej.
  • 16:32 - 16:34
    Faleminderit për vëmendjen tuaj.
  • 16:34 - 16:40
    (Duartrokitje)
Title:
Svante Paabo: Të dhëna prej ADN-së së neandertalit brenda nesh
Speaker:
Svante Pääbo
Description:

Duke shfaqur rezultatin e një studimi masiv dhe mbarëbotëror, gjenetisti Svante Pääbo vërteton me anë të ADN-së, se njerëzit e hershëm u çiftuan me Neandertalët pasi lanë Afrikën. (Po, shumë prej nesh kanë ADN neandertali). Gjithashtu, ai tregon se si një kockë e vogël prej gishtit të një bebeje, është e mjaftueshme për të identifikuar gjithë specien e re të një humanoidi.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
16:41
Ervis Bregu added a translation

Albanian subtitles

Revisions