Return to Video

Michael Anti: Mbrapa Firewall te madh Kinez

  • 0:01 - 0:05
    Ditët e fundit, kam dëgjuar njerëzit
    të flasin për Kinën.
  • 0:05 - 0:09
    Gjithashtu fola me miq rreth Kinës
    dhe internetit të Kinës.
  • 0:09 - 0:12
    Ka diçka mjaft sfiduese për mua.
  • 0:12 - 0:15
    Dua t'i bëj miqtë e mi
    të kuptojnë:
  • 0:15 - 0:18
    Kina është e ndërlikuar.
  • 0:18 - 0:21
    Gjithnjë dua të tregoj historinë
  • 0:21 - 0:24
    se njëra dorë është kjo
    dhe tjetra kjo.
  • 0:24 - 0:27
    S'mund të rrëfesh vetëm
    njërën anë të historisë.
  • 0:27 - 0:30
    Po jap një shembull.
    Kina është një vend BRIK.
  • 0:30 - 0:35
    Vend BRIK nënkupton Brazilin,
    Rusinë, Indinë dhe Kinën.
  • 0:35 - 0:41
    Kjo ekonomi e re po ndihmon vërtet
    ringjalljen e ekonomisë botërore.
  • 0:41 - 0:44
    Por në të njëjtën kohë,
    nga ana tjetër,
  • 0:44 - 0:47
    Kina është një vend SIKK,
  • 0:47 - 0:53
    terminologjia është shpikur
    nga dosjet e IPO-së së Facebook-ut.
  • 0:53 - 1:00
    Ai tha se vendi SIKK nënkupton Sirinë,
    Iranin, Kinën dhe Korenë e Veriut.
  • 1:00 - 1:04
    Katër këto vende s'kanë të drejtë
    hyrjeje në Facebook.
  • 1:04 - 1:08
    Pra, Kina është një vend
    SIKK BRIK (tullë e prishur).
  • 1:08 - 1:09
    (Të qeshura)
  • 1:09 - 1:11
    Një tjetër projekt u ndërtua
  • 1:11 - 1:14
    për të mbikëqyrur Kinën
    dhe internetin e Kinës.
  • 1:14 - 1:17
    Dhe sot, dua t'ju tregoj
    vrojtimin tim personal
  • 1:17 - 1:23
    gjatë këtyre viteve të fundit,
    nga ky mur.
  • 1:23 - 1:26
    Atëherë, nëse jeni një adhurues
    i telefilmit Lojë Fronesh,
  • 1:26 - 1:31
    e dini me siguri sa i rëndësishëm është
    një mur i madh për një mbretëri të vjetër.
  • 1:31 - 1:36
    Parandalon gjëra të pazakonta
    nga veriu.
  • 1:36 - 1:39
    Po njësoj ishte e vërtetë për Kinën.
  • 1:39 - 1:43
    Në veri, pati një mur të madh,
    Çang Çeng.
  • 1:43 - 1:48
    E mbrojti Kinën nga pushtuesit
    për 2,000 vjet.
  • 1:48 - 1:52
    Por Kina ka gjithashtu
    një mur të madh zjarri (Firewall).
  • 1:52 - 1:57
    Ky është kufiri më i madh digjital
    në tërë botën.
  • 1:57 - 2:01
    S'është vetëm për të mbrojtur
    regjimin kinez nga jashtë,
  • 2:01 - 2:05
    nga vlerat universale,
    por edhe për të parandaluar
  • 2:05 - 2:08
    vetë shtetasit kinezë për të fituar
    qasje në internetin e lirë global
  • 2:08 - 2:14
    dhe madje për ta ndarë veten
    në blloqe, jo të bashkuar.
  • 2:14 - 2:18
    Në parim, "Interneti" ka dy internete.
  • 2:18 - 2:22
    Njëri është Rrjeti Ndërkombëtar
    dhe tjetri Rrjeti Kinez.
  • 2:22 - 2:26
    Por nëse mendoni se Rrjeti Kinez
    është diçka
  • 2:26 - 2:32
    si një tokë e shkretë, djerrinë,
    mendoj se është e gabuar.
  • 2:32 - 2:38
    Por ne gjithashtu përdorim një metaforë
    tepër të thjeshtë, lojën e maces me miun,
  • 2:38 - 2:41
    për të përshkruar këto
    15 vitet e fundit,
  • 2:41 - 2:44
    luftën e vazhdueshme
    mes censurës kineze,
  • 2:44 - 2:48
    censurës qeveritare,
    maces;
  • 2:48 - 2:54
    dhe përdoruesve kinezë të internetit.
    Kjo na nënkupton neve, miun.
  • 2:54 - 2:58
    Por ndonjëherë kjo lloj metafore
    është shumë e thjeshtë.
  • 2:58 - 3:03
    Kështu që, sot shkova ta përmirësoja
    në versionin 2.0.
  • 3:03 - 3:07
    Në Kinë, kemi 500 milionë
    përdorues interneti.
  • 3:07 - 3:12
    Kjo është popullsia më e madhe e qytetarëve
    të rrjetit, përdoruesve të tij, në tërë botën.
  • 3:12 - 3:17
    Edhe pse Kina është një internet
    krejtësisht i censuruar,
  • 3:17 - 3:21
    prapëseprapë, shoqëria kineze
    e internetit po lulëzon.
  • 3:21 - 3:24
    Si e arrin? Është e thjeshtë.
  • 3:24 - 3:26
    Ju keni Google, ne kemi Baidu.
  • 3:26 - 3:30
    Ju keni Twitter, ne kemi Weibo.
  • 3:30 - 3:33
    Ju keni Facebook, ne kemi Renren.
  • 3:33 - 3:38
    Ju keni YouTube, ne kemi Youku
    dhe Tudou.
  • 3:38 - 3:42
    Qeveria kineze bllokoi
  • 3:42 - 3:46
    çdo shërbim të vetëm ndërkombëtar
    të Ueb 2.0
  • 3:46 - 3:49
    dhe ne kinezët i kopjuam të gjithë.
  • 3:49 - 3:50
    (Të qeshura)
  • 3:50 - 3:55
    Kjo është ajo gjë që unë e quaj
    censurë e zgjuar.
  • 3:55 - 3:59
    Kjo s'është vetëm për t'ju censuruar,
  • 3:59 - 4:03
    ndonjëherë politika kombëtare kineze
    mbi Internetin është mjaft e thjeshtë:
  • 4:03 - 4:06
    Blloko dhe klono.
  • 4:06 - 4:11
    Në njërën anë, ajo do të kënaqë
    nevojat e njerëzve me një rrjet social,
  • 4:11 - 4:14
    që është e rëndësishme;
    njerëzit vdesin për rrjetin social.
  • 4:14 - 4:17
    Por në anën tjetër,
    duan të mbajnë serverin në Pekin,
  • 4:17 - 4:21
    që të hyjnë në të dhëna
    në çdo kohë që duan.
  • 4:21 - 4:26
    Kjo është gjithashtu arsyeja
    pse Google u tërhoq nga Kina,
  • 4:26 - 4:27
    sepse s'e pranon dot faktin
  • 4:27 - 4:32
    që qeveria kineze kërkon
    të mbajë serverin.
  • 4:32 - 4:38
    Ndonjëherë diktatorët arabë
    nuk i kuptonin këto dy duar.
  • 4:38 - 4:41
    Për shembull, Mubaraku,
    ai mbylli internetin.
  • 4:41 - 4:44
    Ai donte të pengonte përdoruesit
    e rrjetit që ta kritikonit.
  • 4:44 - 4:50
    Por menjëherë sapo përdoruesit e rrjetit
    nuk hyjnë dot në internet, dalin në rrugë.
  • 4:50 - 4:53
    Përfundimi tani është shumë i thjeshtë.
  • 4:53 - 4:59
    Të gjithë e dimë që Mubaraku
    është teknikisht i vdekur.
  • 4:59 - 5:04
    Por edhe Ben Aliu,
    presidenti i Tunizisë,
  • 5:04 - 5:05
    nuk e ndoqi rregullin e dytë.
  • 5:05 - 5:09
    Kjo do të thotë ta mbani serverin
    në duart tuaja.
  • 5:09 - 5:15
    Ai lejoi Facebook,
    një shërbim me bazë amerikane,
  • 5:15 - 5:19
    për të vazhduar qëndrimin
    brenda në Tunizi.
  • 5:19 - 5:22
    Ai nuk i ndalon dot
    shtetasit e tij për të postuar
  • 5:22 - 5:25
    video kritike kundër korruptimit të tij.
  • 5:25 - 5:29
    Ndodhi e njëjta gjë.
    Ai ishte i pari
  • 5:29 - 5:32
    që doli në majë të Pranverës Arabe.
  • 5:32 - 5:37
    Por këto dy politika të zgjuara
    të një censure ndërkombëtare
  • 5:37 - 5:43
    nuk penguan që media sociale kineze
    të bëhet një sferë publike,
  • 5:43 - 5:49
    një rrugë për mendimin publik
    dhe makthi i zyrtarëve kinezë.
  • 5:49 - 5:54
    Sepse në Kinë kemi 300 milionë
    mikroblogerë.
  • 5:54 - 5:57
    Është e tërë popullsia e SHBA.
  • 5:57 - 6:01
    Kur këta 300 milionë të rinj,
    mikroblogerë,
  • 6:01 - 6:06
    bllokuan madje cicërimën
    në platformën tonë të censuruar.
  • 6:06 - 6:10
    Por në vetvete Rrjeti Kinez
    mund të krijojë
  • 6:10 - 6:14
    një forcë tepër të fuqishme,
    që nuk ka ndodhur asnjëherë
  • 6:14 - 6:16
    në historinë kineze.
  • 6:16 - 6:21
    Në Korrik 2011 u përplasën dy trena
  • 6:21 - 6:23
    në Uenxho, qytet jugor.
  • 6:23 - 6:24
    Menjëherë pas përplasjes së trenit,
  • 6:24 - 6:29
    autoritetet donin ta mbulonin
    e ta groposnin trenin.
  • 6:29 - 6:32
    Pra, kjo acaroi përdoruesit
    e Rrjetit Kinez.
  • 6:32 - 6:35
    Pesë ditët e para pas përplasjes
    së trenit,
  • 6:35 - 6:39
    kishte 10 milionë kritika
    për postimin
  • 6:39 - 6:43
    në median sociale,
    që në Shqipëri nuk ke.
  • 6:43 - 6:46
    Dhe në fund të këtij viti
  • 6:46 - 6:51
    ministri u pushua nga puna
    dhe u dënua me 10 vjet burg.
  • 6:51 - 6:56
    Gjithashtu, kohët e fundit,
    ka pasur një debat komik
  • 6:56 - 7:00
    mes Ministrisë se Mjedisit të Pekinit
  • 7:00 - 7:03
    dhe Ambasadës Amerikane
    në Pekin,
  • 7:03 - 7:06
    sepse Ministria fajësoi
  • 7:06 - 7:08
    Ambasadën Amerikane për ndërhyrje
  • 7:08 - 7:11
    në politikën e brendshme kineze,
    duke zbuluar
  • 7:11 - 7:14
    të dhënat për cilësinë e ajrit
    në Pekin.
  • 7:14 - 7:21
    Atëherë, ato lart janë të dhënat
    e Ambasadës, Prometiumi 2.5.
  • 7:21 - 7:27
    Ajo tregonte 148 dhe që tregon se ishte
    e rrezikshme për grupin e ndjeshëm.
  • 7:27 - 7:30
    Pra, sugjerohet që s'është mirë
    të dilni jashtë.
  • 7:30 - 7:36
    Por këto janë të dhënat e Ministrisë.
    Ajo tregon 50.
  • 7:36 - 7:39
    Thotë që s'ka gjë të dalësh jashtë.
  • 7:39 - 7:43
    Por 99% e mikroblogerëve kinezë
  • 7:43 - 7:47
    qëndrojnë në mënyrë të vendosur
    në krahun e Ambasadës.
  • 7:47 - 7:51
    Unë jetoj në Pekin.
    Çdo ditë, shoh të dhënat
  • 7:51 - 8:00
    e Ambasadës Amerikane, për të vendosur
    nëse duhet ta hap dritaren, apo jo.
  • 8:00 - 8:04
    Pse po lulëzojnë rrjetet sociale kineze,
    edhe brenda një censure?
  • 8:04 - 8:09
    Pjesë e arsyes
    janë gjuhët kineze.
  • 8:09 - 8:12
    Twitter-i dhe klonet e Twitter-it
    kanë një lloj kufizimi
  • 8:12 - 8:15
    prej 140 karakteresh.
  • 8:15 - 8:19
    Por në anglisht janë 20 fjalë,
    ose një fjali me një lidhje të shkurtër.
  • 8:19 - 8:22
    Ndoshta në Gjermani, në gjermanisht
    mund të jetë thjesht "Aha!"
  • 8:22 - 8:25
    (Të qeshura)
  • 8:25 - 8:31
    Por në gjuhën kineze janë 140 karaktere,
  • 8:31 - 8:33
    që do të thotë një paragraf,
    një tregim.
  • 8:33 - 8:37
    Mund të përfshish të gjitha
    elementet gazetareske aty.
  • 8:37 - 8:41
    Për shembull,
    ky është Hamleti i Shekspirit.
  • 8:41 - 8:45
    Është e njëjta përmbajtje.
    Një, siç mund ta shihni me përpikëri
  • 8:45 - 8:51
    një cicërimë në kinezçe është baras
    me 3.5 cicërima anglisht.
  • 8:51 - 8:55
    Kinezët gjithmonë kopjojnë, apo jo?
  • 8:55 - 8:59
    Për shkak të kësaj,
    kinezët e konsiderojnë këtë
  • 8:59 - 9:04
    mikroblogim si një media,
    jo thjesht si një titull në media.
  • 9:04 - 9:07
    Gjithashtu, kloni, kompania Sina,
  • 9:07 - 9:09
    ajo që klonoi Twitter-in.
  • 9:09 - 9:12
    Madje ka edhe emrin e vet, Weibo.
  • 9:12 - 9:14
    Përkthimi kinez i Weibo-s
    është mikroblog.
  • 9:14 - 9:16
    Ka novacionin e saj.
  • 9:16 - 9:20
    Në fushën e komenteve,
    Weibo kineze
  • 9:20 - 9:24
    i ngjan më tepër Facebook-ut
    se Twitter-it origjinal.
  • 9:24 - 9:28
    Këto risi dhe kopjime,
    si Weibo dhe mikroblogimi,
  • 9:28 - 9:30
    kur mbërritën në Kinë në 2009,
  • 9:30 - 9:34
    u bënë menjëherë një platformë
    mediash në vetvete.
  • 9:34 - 9:39
    U bë një platformë media
    prej 300 milionë lexuesish.
  • 9:39 - 9:40
    U bë media.
  • 9:40 - 9:43
    Çdo gjë që nuk përmendet në Weibo,
  • 9:43 - 9:48
    nuk ekziston për publikun kinez.
  • 9:48 - 9:51
    Por gjithashtu, edhe media sociale kineze
  • 9:51 - 9:55
    po ndryshojnë mendjen
    dhe jetën e kinezëve.
  • 9:55 - 9:59
    Për shembull, ata iu japin
    njerëzve pa zë
  • 9:59 - 10:01
    një kanal për të ngritur zërin.
  • 10:01 - 10:07
    Kishim një sistem peticioni.
    Është një ilaç jashtë sistemit gjyqësor,
  • 10:07 - 10:10
    sepse qeveria qendrore kineze
    kërkon të mbajë një ide të gabuar,
  • 10:10 - 10:14
    perandori është i mirë, zyrtarët
    e vjetër vendas janë banditë.
  • 10:14 - 10:18
    Prandaj lutësi, viktimat, fshatarët,
  • 10:18 - 10:21
    duan të marrin trenin për në Pekin
    për t'i drejtuar peticion qeverisë qendrore,
  • 10:21 - 10:24
    duan që Perandori të zgjidhë problemin.
  • 10:24 - 10:27
    Por kur më shumë e më shumë njerëz
    shkojnë në Pekin,
  • 10:27 - 10:31
    shkaktojnë gjithashtu rrezikun
    e një revolucioni.
  • 10:31 - 10:33
    Kështu që i kthejnë në vitet
    e mëparshme.
  • 10:33 - 10:37
    Edhe pse disa prej tyre janë rrasur
    në burgje të errët.
  • 10:37 - 10:41
    Por tani kemi Weibo-n,
    kështu që unë e quajt Peticioni Weibo.
  • 10:41 - 10:43
    Njerëzit përdorin celularët
    për të cicëruar.
  • 10:43 - 10:47
    Me pak shans shkrimi juaj
  • 10:47 - 10:51
    do të kapet nga gazetarë, profesorë,
    apo njerëz të famshëm.
  • 10:51 - 10:53
    Njëra prej tyre është Jao Çeni.
  • 10:53 - 10:56
    Ajo është mikroblogeria
    më e njohur në Kinë,
  • 10:56 - 11:00
    që ka rreth 21 milionë ndjekës.
  • 11:00 - 11:03
    Janë thuajse sa një stacion
    kombëtar televiziv.
  • 11:03 - 11:07
    Një histori e trishtueshme
    do të kapet nga ajo.
  • 11:07 - 11:11
    Pra media sociale Weibo,
    edhe në censurë,
  • 11:11 - 11:17
    iu dha kinezëve një mundësi të vërtetë
    për 300 milionë njerëz
  • 11:17 - 11:20
    që çdo ditë bisedojnë
    dhe flasin së bashku.
  • 11:20 - 11:23
    Është si një TED i madh, apo jo?
  • 11:23 - 11:27
    Por gjithashtu, është hera e parë
    që një sferë publike
  • 11:27 - 11:29
    ndodhi në Kinë.
  • 11:29 - 11:32
    Kinezët fillojnë të mësojnë
    si të negociojnë
  • 11:32 - 11:35
    e të flasin me njerëzit.
  • 11:35 - 11:39
    Por macja, censura, nuk fle.
  • 11:39 - 11:43
    Është tepër e vështirë të postosh
    fjalë të ndjeshme në Weibo-n kineze.
  • 11:43 - 11:46
    Për shembull, s'mund të postosh
    emrin e presidentit,
  • 11:46 - 11:52
    Hu Xhintaos dhe s'mund të postosh
    emrin e qytetit të Çongqingut
  • 11:52 - 11:57
    dhe gjer kohët e fundit, s'mund të kërkosh
    mbiemrat e liderëve kryesorë.
  • 11:57 - 12:01
    Pra, kinezët janë mjaft të zgjuar
    në këto lojëra fjalësh,
  • 12:01 - 12:05
    formulimet alternative dhe madje
    edhe në njësitë kulturore.
  • 12:05 - 12:07
    Madje kanë emra të...
  • 12:07 - 12:09
    Përdorin emrin e kësaj beteje,
  • 12:09 - 12:13
    që po ndryshon botën mes kalit
    bar-baltë dhe gaforres së lumit.
  • 12:13 - 12:15
    Kali bar-baltë është kaonima,
  • 12:15 - 12:18
    është fonogrami për shkërdhatë.
  • 12:18 - 12:25
    Kështu e quajnë përdoruesit
    e rrjetit veten.
  • 12:25 - 12:27
    Gaforrja e lumit është hoksia,
    fonogrami për
  • 12:27 - 12:30
    harmonizim, për censurë.
  • 12:30 - 12:35
    Kjo është një lloj kaonima
    kundër hoksia. Shumë mirë.
  • 12:35 - 12:41
    Kur ndodhin disa momente politike
    shumë emocionuese,
  • 12:41 - 12:47
    shihni në Weibo që ndodh një tjetër
    histori tepër e çuditshme.
  • 12:47 - 12:52
    Shprehje dhe fjalë të çuditshme,
    edhe nëse ke një doktoraturë
  • 12:52 - 12:55
    në gjuhën kineze, nuk i kupton dot.
  • 12:55 - 12:58
    Por s'mund të shtrihesh më,
    jo, sepse
  • 12:58 - 13:01
    kur u themelua Sina Weibo kineze
  • 13:01 - 13:06
    ishte pikërisht një muaj pas bllokimit
    zyrtar të twitter.com.
  • 13:06 - 13:08
    Kjo do të thotë se që nga fillimi,
  • 13:08 - 13:12
    Weibo ka bindur tashmë qeverinë kineze
    duke thënë,
  • 13:12 - 13:15
    "Tani do të bëhemi skena
  • 13:15 - 13:18
    për çdo lloj kërcënimi
    ndaj këtij regjimi."
  • 13:18 - 13:20
    Për shembull, çdo gjë që poston,
  • 13:20 - 13:23
    si "të bashkohesh", ose "të takohesh",
    apo "të ecësh",
  • 13:23 - 13:27
    regjistrohet automatikisht
    dhe përpunohen të dhënat
  • 13:27 - 13:33
    dhe i raportohen një sondazhi
    për analiza të mëtejshme politike.
  • 13:33 - 13:35
    Edhe nëse do të organizosh
    një grumbullim,
  • 13:35 - 13:39
    para se të shkosh, të pret policia aty.
  • 13:39 - 13:41
    Pse? Sepse kanë të dhënat.
  • 13:41 - 13:43
    Kanë gjithçka në duart e tyre.
  • 13:43 - 13:49
    Mund të përdorin skenarin e 1984-s
    të përpunimit të të dhënave të disidentëve.
  • 13:49 - 13:53
    Shtypja është shumë serioze.
  • 13:53 - 13:55
    Por dua të vëreni diçka
    shumë qesharake,
  • 13:55 - 13:58
    gjatë procesit të maces dhe miut.
  • 13:58 - 14:03
    Macja është censura,
    por kinezët s'janë vetëm një mace,
  • 14:03 - 14:06
    por kanë gjithashtu mace vendase.
    Mace qendrore dhe lokale.
  • 14:06 - 14:08
    (Të qeshura)
  • 14:08 - 14:11
    Serveri është në duart
    e maceve lokale.
  • 14:11 - 14:16
    Edhe kur përdoruesit e rrjetit
    e kritikojnë qeverinë lokale,
  • 14:16 - 14:20
    qeveria lokale s'ka asnjë qasje
    në të dhënat në Pekin.
  • 14:20 - 14:22
    Pa korruptuar macet qendrore,
  • 14:22 - 14:26
    ajo s'bën dot asgjë,
    veçse të kërkojë falje.
  • 14:26 - 14:28
    Këto tre vitet e fundit,
  • 14:28 - 14:31
    lëvizjet sociale rreth mikroblogimit
  • 14:31 - 14:33
    kanë ndryshuar vërtet
    qeverinë lokale,
  • 14:33 - 14:36
    u bënë vazhdimisht më transparente,
  • 14:36 - 14:39
    sepse ato s'mund të fitojnë qasje
    në të dhëna.
  • 14:39 - 14:42
    Serveri gjendet në Pekin.
  • 14:42 - 14:44
    Historia për përplasjen e trenit,
  • 14:44 - 14:47
    ndoshta pyetja s'është pse
    10 milionë kritika
  • 14:47 - 14:51
    në pesë ditë,
    por pse qeveria qendrore kineze
  • 14:51 - 14:54
    lejoi pesë ditë lirie fjale
    në internet.
  • 14:54 - 14:56
    S'ka ndodhur asnjëherë më parë.
  • 14:56 - 15:00
    Është shumë e thjeshtë,
    sepse edhe liderët më të lartë
  • 15:00 - 15:03
    ishin mërzitur me këtë person,
    me këtë mbretëri të pavarur.
  • 15:03 - 15:05
    Pra, duan një justifikim.
  • 15:05 - 15:08
    Opinioni publik është një justifikim
    shumë i mirë për ta ndëshkuar atë.
  • 15:08 - 15:11
    Por edhe çështja Bo Shilai e kohëve
    të fundit është një lajm i rëndësishëm.
  • 15:11 - 15:13
    Ai është një princush.
  • 15:13 - 15:17
    Por nga shkurti gjer në prill
    të këtij viti,
  • 15:17 - 15:19
    Weibo u bë një vend thashethemesh.
  • 15:19 - 15:23
    Mund të bësh thuajse çdo shaka
    për këta princushë.
  • 15:23 - 15:26
    Çdo gjë! Është pothuajse
    si të jetosh në SHBA.
  • 15:26 - 15:31
    Por nëse guxoni të ricicëroni,
    apo përmendni ndonjë goditje të rreme
  • 15:31 - 15:35
    për Pekinin, do të arrestoheni,
    padyshim.
  • 15:35 - 15:41
    Kjo lloj lirie është një dritare
    e shënjestruar dhe e përpiktë.
  • 15:41 - 15:45
    Për kinezët në Kinë,
    censura është normale.
  • 15:45 - 15:47
    Liria iu duket e çuditshme.
  • 15:47 - 15:49
    Mbrapa saj do të ndodhë diçka.
  • 15:49 - 15:52
    Sepse ai ka qenë një lider
    shumë i njohur i së majtës,
  • 15:52 - 15:54
    kështu që qeveria qendrore
    donte ta spastronte atë.
  • 15:54 - 15:59
    Ai ishte tepër mendjehollë,
    bindi të gjithë kinezët
  • 15:59 - 16:00
    pse është i keq.
  • 16:00 - 16:04
    Weibo, sfera publike 300 milionëshe,
  • 16:04 - 16:09
    u bë një mjet tepër i përshtatshëm
    për një luftë politike.
  • 16:09 - 16:11
    Por kjo teknologji është shumë e re,
  • 16:11 - 16:12
    por teknikisht shumë e vjetër.
  • 16:12 - 16:15
    U bë e famshme nga udhëheqësi
    Mao Ce Duni,
  • 16:15 - 16:18
    sepse ai mobilizoi miliona kinezë
  • 16:18 - 16:22
    në Revolucionin Kulturor
    për të shkatërruar çdo qeveri vendore.
  • 16:22 - 16:25
    Është shumë e thjeshtë,
    sepse qeveria qendrore kineze
  • 16:25 - 16:27
    s'ka pse të udhëheqë
    opinionin publik.
  • 16:27 - 16:32
    Ata thjesht iu japin atyre një dritare
    objektivi, për të mos censuruar njerëzit.
  • 16:32 - 16:38
    Jo censurimi në Kinë është bërë
    një vegël politike.
  • 16:38 - 16:42
    Ky është përditësimi rreth kësaj loje,
    macja kapi miun.
  • 16:42 - 16:44
    Media sociale ka ndryshuar
    mendimin e kinezëve.
  • 16:44 - 16:47
    Sa më shumë kinezë synojnë
    të përqafojnë lirinë e fjalës
  • 16:47 - 16:50
    dhe të drejtat e njeriut, si një e drejtë
    që fitohet me lindjen e tyre,
  • 16:50 - 16:53
    jo një privilegj amerikan i importuar.
  • 16:53 - 16:57
    Por gjithashtu, iu dha kinezëve
    një sferë publike kombëtare
  • 16:57 - 17:01
    për njerëzit që të... është si
    një trajnim i qytetarisë së tyre,
  • 17:01 - 17:04
    për t'u përgatitur për demokracinë
    e së ardhmes.
  • 17:04 - 17:06
    Por nuk ndryshoi sistemin
    politik kinez
  • 17:06 - 17:10
    dhe qeveria qendrore kineze
    e përdori këtë strukturë
  • 17:10 - 17:13
    të centralizuar serveri
    për të forcuar pushtetin e saj,
  • 17:13 - 17:18
    për të kundërshtuar qeverinë lokale
    dhe fraksione të ndryshme.
  • 17:18 - 17:21
    Cila është e ardhmja?
  • 17:21 - 17:23
    Mbi të gjitha, ne jemi miu.
  • 17:23 - 17:27
    Sido që të jetë e ardhmja,
    duhet të luftojmë kundër miut.
  • 17:27 - 17:31
    Jo vetëm në Kinë, por edhe në SHBA
  • 17:31 - 17:36
    ka disa mace shumë të vogla,
    të lezetshme, por të liga.
  • 17:36 - 17:37
    (Të qeshura)
  • 17:37 - 17:44
    SOPA, PIPA, ACTA, TPP dhe ITU.
  • 17:44 - 17:49
    Si Facebook-u dhe Google-i,
    pretendojnë se janë miq të miut,
  • 17:49 - 17:53
    por ndonjëherë i shohim që dalin
    në takime dashurore me mace.
  • 17:53 - 17:57
    Konkluzioni im është shumë i thjeshtë.
  • 17:57 - 18:00
    Ne kinezët luftojnë për lirinë tonë,
  • 18:00 - 18:03
    ju vetëm ruani macet tuaja të liga.
  • 18:03 - 18:06
    Mos i lini të bashkohen me macet kineze.
  • 18:06 - 18:09
    Vetëm në të ardhmen,
  • 18:09 - 18:12
    do të arrijmë ëndrrat e miut,
  • 18:12 - 18:16
    që mund të cicërojmë kurdo,
    kudo dhe pa frikë.
  • 18:16 - 18:23
    (Duartrokitje)
  • 18:23 - 18:25
    Ju faleminderit.
  • 18:25 - 18:29
    (Duartrokitje)
Title:
Michael Anti: Mbrapa Firewall te madh Kinez
Speaker:
Michael Anti
Description:

Majkëll Anti (njohur si Jing Zhao) ka 12 vjet që shkruan në ditarë elektronikë (blogje) nga Kina. Pavarësisht kontrollit që qeveria qendrore ka mbi Internetin – “Të gjithë serverët janë në Pekin” – ai thotë se qindra milionë mikroblogerë në fakt janë duke krijuar sferën e parë kombëtare publike në historinë e vendit, dhe duke e zhvendosur balancën e pushtetit në mënyra të papritura.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
18:51

Albanian subtitles

Revisions