Return to Video

Si lajmet e rreme bëjnë dëme reale

  • 0:01 - 0:04
    Dua t'ju tregoj historinë e një vajze.
  • 0:05 - 0:07
    Por s'mund t'ju them
    emrin e saj të vërtetë.
  • 0:07 - 0:09
    Kështu që, le ta quajmë Hadiza.
  • 0:10 - 0:11
    Hadiza është 20 vjeç.
  • 0:12 - 0:13
    Është e turpshme,
  • 0:13 - 0:16
    por ka një buzëqeshje të bukur
    që ndriçon i fytyrën.
  • 0:17 - 0:19
    Por ajo ka dhimbje të vazhdueshme.
  • 0:21 - 0:24
    Dhe ka të ngjarë që të jetë me ilaçe
    për gjithë pjesën tjetër të jetës.
  • 0:25 - 0:27
    Doni ta dini pse?
  • 0:28 - 0:31
    Hadiza është një vajzë nga Chibok,
  • 0:31 - 0:34
    dhe në 14 Prill 2014 u rrëmbye
  • 0:34 - 0:36
    nga terroristët Boko Haram.
  • 0:36 - 0:39
    Sidoqoftë ajo arriti të arratiset,
  • 0:39 - 0:42
    duke kërcyer nga kamioni
    që mbante vajzat.
  • 0:42 - 0:46
    Por kur ra në tokë, theu të dyja këmbët,
  • 0:46 - 0:49
    dhe ju desh të zvarritej me bark
    për t'u fshehur në shkurre.
  • 0:49 - 0:53
    Ajo më tha se ish e tmerruar se mos
    Boko Haram do të kthehej për të.
  • 0:54 - 0:58
    Ajo ishte një nga 57 vajzat që u arratisën
    duke u hedhur nga kamioni atë ditë.
  • 0:58 - 1:01
    Kjo histori, me të drejtë, shkaktoi zhurmë
  • 1:01 - 1:02
    nëpër botë.
  • 1:02 - 1:06
    Njerëz si Michelle Obama,
    Malala dhe të tjerë
  • 1:06 - 1:08
    bashkuan zërat në shenjë proteste,
  • 1:08 - 1:11
    dhe pothuaj në të njëjtën kohë--
    jetoja në Londër në atë periudhë--
  • 1:11 - 1:16
    u dërgova nga Londra në Abuja
    për të ndjekur Forumin Ekonomik Botëror
  • 1:16 - 1:18
    që organizohej nga Nigeria
    për herë të parë.
  • 1:19 - 1:23
    Por kur arritëm, ishte e qartë
    se kish vetëm një ngjarje në qytet.
  • 1:24 - 1:26
    Ne e vendosëm qeverinë nën presion.
  • 1:26 - 1:28
    Drejtuam pyetje të vështira
    rreth asaj që po bënin
  • 1:28 - 1:30
    për t'i kthyer këto vajza.
  • 1:30 - 1:32
    Kuptohet,
  • 1:32 - 1:35
    ata nuk ishin shumë të kënaqur
    me linjën e pyetjeve tona,
  • 1:35 - 1:39
    dhe le të themi se kemi marrë atë që
    na takonte me "fakte alternative".
  • 1:39 - 1:41
    (Te qeshura)
  • 1:41 - 1:45
    Nigerianët me influencë
    na thanë në atë kohë
  • 1:45 - 1:47
    se ishim naivë,
  • 1:47 - 1:50
    dhe se nuk e kuptonim
    situatën politike në Nigeri.
  • 1:51 - 1:53
    Por ata gjithashtu na thanë
  • 1:53 - 1:56
    se historia e vajzave Chibok
  • 1:56 - 1:57
    ishte një rreng.
  • 1:58 - 2:01
    Mjerisht, kjo narrativë e mashtrimit
    vazhdoi,
  • 2:01 - 2:03
    dhe ka ende njerëz sot në Nigeri
  • 2:03 - 2:06
    që besojnë se vajzat e Chibok
    nuk janë rrëmbyen kurrë.
  • 2:07 - 2:09
    Sidoqoftë flisja me njerëz të tillë si --
  • 2:10 - 2:12
    prindërit e shkatërruar,
  • 2:12 - 2:16
    që na tregonin se, ditën që Boko Haram
    rrëmbyen vajzat e tyre
  • 2:16 - 2:21
    ata vrapuan në pyllin Sambisa
    pas kamionëve që u mbanin të bijat.
  • 2:21 - 2:25
    Ishin të armatosur me hanxharë,
    por u detyruan të ktheheshin mbrapa
  • 2:25 - 2:26
    sepse Boko Haram kishte armë.
  • 2:27 - 2:31
    Për dy vjet, në mënyrë të pashmangshme,
    axhenda e lajmeve u zhvendos,
  • 2:31 - 2:33
    dhe këto dy vite,
  • 2:33 - 2:36
    nuk u dëgjua shumë
    rreth vajzave nga Chibok.
  • 2:36 - 2:38
    Gjithkush mendonte se kishin vdekur.
  • 2:38 - 2:40
    Por në prill të vitit të kaluar,
  • 2:40 - 2:42
    Pata mundësinë të zotëroj këtë video.
  • 2:43 - 2:45
    Kjo është nje sekuencë nga video
  • 2:45 - 2:48
    që Boko Haram filmoi si provë
    se ato janë gjallë,
  • 2:49 - 2:51
    dhe përmes një burimi,
    kam marrë këtë video.
  • 2:52 - 2:54
    Por, para se të mund ta publikoja,
  • 2:54 - 2:57
    Mu desh të udhëtoja
    në verilindje të Nigerisë
  • 2:57 - 2:59
    për të folur me prindërit,
    që ta verifikonin.
  • 2:59 - 3:03
    Nuk mu desh të pritsja
    shumë e gjatë për konfirmimin.
  • 3:04 - 3:07
    Një nga nënat, kur pa videon, më tha
  • 3:07 - 3:10
    se nëse ajo do të mund të hynte në laptop
  • 3:10 - 3:14
    dhe të nxirrte fëmijën e saj prej aty,
  • 3:14 - 3:15
    ajo do ta kishte bërë.
  • 3:16 - 3:19
    Për ata prej jush në audiencë,
    që si dhe unë, jeni prindër,
  • 3:19 - 3:22
    vetëm mund të imagjinoni ankthin
  • 3:22 - 3:24
    që ndjente ajo nënë.
  • 3:26 - 3:32
    Kjo video do të nxiste fillimin
    e negociatave me Boko Haramin.
  • 3:32 - 3:36
    Dhe një senator nigerian më tha
    se për shkak të kësaj video
  • 3:36 - 3:38
    ata hynë në bisedime,
  • 3:38 - 3:42
    sepse ata kishin menduar se vajzat nga
    Chibok kishin vdekur para shumë kohësh.
  • 3:43 - 3:47
    Njëzet e një vajza u liruan
    tetorin e vitit të kaluar.
  • 3:47 - 3:51
    Fatkeqsisht, gati 200 prej tyre
    mbeten ende të zhdukura.
  • 3:52 - 3:56
    Duhet ta pohoj se nuk kam qenë
    një vëzhguese e paanëshme duke
  • 3:56 - 3:57
    mbuluar këtë histori.
  • 3:57 - 4:01
    Tërbohem kur mendoj
    për mundësitë e humbura
  • 4:02 - 4:03
    për shpëtimin e vajzave.
  • 4:03 - 4:07
    Tërbohem kur mendoj atë që
    më kanë thënë prindërit e tyre,
  • 4:07 - 4:10
    se nëse ato do të ishin vajzat
    e të pasurve dhe të fuqishmëve,
  • 4:10 - 4:12
    do të ishin gjetur shumë më herët.
  • 4:14 - 4:16
    Tërbohem
  • 4:16 - 4:18
    se narrativa e mashtrimit,
  • 4:18 - 4:20
    besoj fuqimisht,
  • 4:20 - 4:22
    shkaktoi një vonesë;
  • 4:22 - 4:25
    ishte pjesë e arsyes
    së vonesës në kthimin e tyre.
  • 4:27 - 4:31
    Kjo më ilustroi rrezikun vdekjeprurës
    të lajmit të rremë.
  • 4:31 - 4:33
    Por, çfarë mund të bëjmë për këtë?
  • 4:34 - 4:36
    Ka disa njerëz shumë të zgjuar,
  • 4:36 - 4:38
    inxhinierë të zgjuar pranë
    Google dhe Facebook,
  • 4:38 - 4:43
    të cilët përpiqen të përdorin teknologjinë
    të ndalojnë përhapjen e lajmeve të rreme.
  • 4:43 - 4:48
    Por përtej kësaj, unë mendoj
    të gjithë këtu - ti dhe unë -
  • 4:48 - 4:50
    kemi një rol në këtë çeshtje.
  • 4:50 - 4:53
    Ne jemi ata që ndajnë përmbajtjen.
  • 4:53 - 4:55
    Ne jemi ata që ndajnë tregimet online.
  • 4:55 - 4:58
    Në këtë ditë dhe moshë,
    të gjithë jemi publikues,
  • 4:59 - 5:01
    dhe kemi përgjegjësi.
  • 5:01 - 5:03
    Gjatë punës sime si gazetare,
  • 5:03 - 5:05
    kontrolloj, verifikoj.
  • 5:05 - 5:09
    I besoj parandjenjës,
    por bëj pyetjet të vështira.
  • 5:10 - 5:12
    Pse ky person po më tregon këtë histori?
  • 5:13 - 5:16
    Çfarë duhet të fitojnë
    duke ndarë këtë informacion?
  • 5:16 - 5:18
    A kanë një axhendë të fshehtë?
  • 5:19 - 5:24
    Besoj me të vërtetë se të gjithë duhet
    të fillojmë të bëjmë pyetje më të ashpra
  • 5:24 - 5:27
    se informacioni që zbulojmë në internet.
  • 5:30 - 5:35
    Studimet tregojnë se disa prej nesh
    as nuk lexojnë përtej titujve
  • 5:35 - 5:38
    para se të shpërndajmë historitë.
  • 5:38 - 5:39
    Kush e ka bërë këtë?
  • 5:40 - 5:41
    E di që unë e kam bërë.
  • 5:42 - 5:44
    Por, po sikur
  • 5:45 - 5:50
    të ndalojmë marrjen e informacionit
    që zbulojmë me vlerë nominale?
  • 5:50 - 5:54
    Po sikur të ndalim e të mendojmë
    rreth pasojave
  • 5:54 - 5:56
    të informacionit që përcjellim
  • 5:56 - 6:00
    dhe potencialit të tij për të nxitur
    dhunë apo urrejtje?
  • 6:01 - 6:05
    Po sikur të ndalim e të mendojmë
    rreth pasojave në jetën reale
  • 6:05 - 6:07
    të informacionit që ne ndajmë?
  • 6:08 - 6:10
    Ju falemnderit shumë që dëgjuat.
  • 6:10 - 6:13
    (Duartrokitje)
Title:
Si lajmet e rreme bëjnë dëme reale
Speaker:
Stephanie Busari
Description:

Në 14 prill 2014, terroristët e organizatës Boko Haram rrëmbyen mbi 200 vajza shkolle nga qyteti Chibok, në Nigeri. Nëpër botë, krimi u epitetizua nga slogani #BringBackOurGirls-- por në Nigeri, zyrtarët qeveritarë e quajtën krimin një rreng, duke çoroditur dhe vonuar çdo përpjekje për të shpëtuar vajzat. Në këtë fjalim të fuqishëm, gazetarja Stephanie Busari tregon tragjedinë e Chibok për të shpjeguar rrezikun vdekjeprurës të lajmeve të rreme dhe asaj çka ne mund të bëjmë për ta ndaluar.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
06:26

Albanian subtitles

Revisions Compare revisions