Return to Video

Si e mposhta frikën për skenën

  • 0:01 - 0:02
    Unë kam frikë nga skena.
  • 0:02 - 0:04
    Gjithmonë e kam patur frikë skenën,
  • 0:04 - 0:05
    dhe jo pak,
  • 0:05 - 0:07
    por më shume se kaq.
  • 0:07 - 0:10
    Dhe kjo nuk kishte shumë rëndësi
    deri në moshën 27 vjec.
  • 0:10 - 0:13
    Pikërish atëherë fillova të shkruaja këngë,
    madje dhe atehëre
  • 0:13 - 0:14
    Interpretoja vetëm për veten.
  • 0:14 - 0:18
    Vetëm ideja që shokët e dhomës
    ishin në të njëjtën shtëpi, më vinte në siklet.
  • 0:18 - 0:21
    Por pas dy vjetësh, vetëm shkrimi i këngëve nuk ishte i mjaftueshëm.
  • 0:21 - 0:24
    Kisha shumë histori dhe ide që doja t'i ndaja me njerëzit,
  • 0:24 - 0:27
    por fiziologjikisht, nuk mund ta bëja.
  • 0:27 - 0:30
    Kisha një frikë të pashpjegueshme.
  • 0:30 - 0:32
    Por sa më shumë shkruaja
    dhe sa më shumë praktikoja,
  • 0:32 - 0:33
    aq më shume doja të performoja.
  • 0:33 - 0:36
    Kështu që në javen kur mbusha 30 vjec,
  • 0:36 - 0:39
    vendosa që të performoja live,
  • 0:39 - 0:40
    dhe ta lija frikën pas krahëve.
  • 0:40 - 0:43
    Kur vajta atje, kishte shumë njerëz.
  • 0:43 - 0:45
    Ishin rreth 20 vetë.
  • 0:45 - 0:47
    (Të qeshura)
  • 0:47 - 0:50
    Dhe të gjithë dukeshin të inatosur.
  • 0:50 - 0:53
    Por mora frymë thellë, dhe u regjistrova
    për të performuar,
  • 0:53 - 0:55
    dhe u ndjeva vërtet mirë.
  • 0:55 - 0:58
    Aq mirë, sa 10 minuta para se të vinte radha ime,
  • 0:58 - 1:03
    i gjithë trupi mu drodh, dhe
    rryma e ankthit më përfshiu te gjithin.
  • 1:03 - 1:07
    Kur ke frikë, hyn ne pune sistemi jot nervor simpatetik.
  • 1:07 - 1:10
    Kështu që ti ke një shpërthim të adrenalinës,
    të rrahurat e zemrës rriten,
  • 1:10 - 1:11
    dhe frymëmarrja bëhet më e shpeshtë.
  • 1:11 - 1:17
    Më pas, sistemet e tua pa rëndësi
    fillojnë të shuhen, sikur treten. (Te qeshura)
  • 1:17 - 1:21
    Kështu që goja jote thahet, dhe
    gjaku të vete në fund të këmbëve,
  • 1:21 - 1:23
    kështu që gishtat të mpihen.
  • 1:23 - 1:26
    Bebet e syrit të zmadhohen, muskujt kontraktohen,
    ndjesia jote e rrezikut të therr,
  • 1:26 - 1:31
    në thelb, i gjithë trupi pushtohet nga emocionet. (te qeshura)
  • 1:31 - 1:36
    Ajo gjendje nuk është e çmueshme
    për të performuar muzikë folk.
  • 1:36 - 1:38
    (Të qeshura)
  • 1:38 - 1:40
    Dua të them, sistemi yt nervor është një idiot.
  • 1:40 - 1:44
    Vërtet? Ka dyqind mijë vjet zhvillim njerëzor,
    dhe ai ende nuk bën dot dallimin
  • 1:44 - 1:47
    midis një tigri prehistorik dhe
    20 këngetarëve të muzikës folk
  • 1:47 - 1:49
    në një natë të Marte live?
  • 1:49 - 1:50
    (Të qeshura)
  • 1:50 - 1:54
    Nuk kam qenë kaq shumë i tmerruar--deri tani.
  • 1:54 - 2:00
    (Të qeshura dhe duartrokitje)
  • 2:03 - 2:06
    Kështu që erdhi radha ime,
  • 2:06 - 2:09
    dhe në një fare mënyre, hipi në skenë,
    filloj këngën,
  • 2:09 - 2:11
    hap gojën për të kënduar rreshtin e parë,
  • 2:11 - 2:13
    dhe e gjithë kjo vibrato e tmerrshme--
  • 2:13 - 2:16
    besoj e dini, kur zëri yt dridhet--
    del si një rrymë.
  • 2:16 - 2:19
    Dhe ky nuk është ai lloji i mirë i vibratos
    që ka një këngëtar i operas,
  • 2:19 - 2:21
    ky është i gjithë trupi im që dridhet nga frika.
  • 2:21 - 2:23
    Dua të them, është një makth.
  • 2:23 - 2:25
    Unë jam i sikletosur, publiku
    është qartësisht i parehatshëm,
  • 2:25 - 2:28
    ata janë të hutuar nga sikleti im.
  • 2:28 - 2:31
    Isha shumë keq.
  • 2:31 - 2:35
    Por ajo ishte eksperienca ime e vërtetë
    si një kantautor.
  • 2:35 - 2:38
    Dhe dicka e mirë ndodhi—kisha atë shikimin e vogël
  • 2:38 - 2:41
    të lidhjes me audiencën për të cilin shpresoja.
  • 2:41 - 2:45
    Dhe doja më shumë. Por e dija se
    duhej ta kaloja këtë emocion.
  • 2:45 - 2:48
    Atë natë i premtova vetes
    që do të kthehesha cdo javë,
  • 2:48 - 2:50
    derisa të mos isha më i emocionuar.
  • 2:50 - 2:53
    Dhe kështu bëra. Shkova cdo javë,
  • 2:53 - 2:57
    dhe sigurisht që javë pas jave,
  • 2:57 - 3:01
    nuk u përmirësua. E njëjta gjë
    ndodhte cdo javë. (Të qeshura)
  • 3:01 - 3:03
    Nuk mund t’i shpëtoja.
  • 3:03 - 3:05
    Dhe ishte atëherë kur kuptova menjëherë.
  • 3:05 - 3:11
    Dhe e mbaj mend shumë mirë, se
    nuk më ndodh shpesh. (Të qeshura)
  • 3:11 - 3:14
    Gjithçka që duhej të bëja ishte të shkruaja një këngë
    që shfrytëzonte emocionin tim.
  • 3:14 - 3:16
    Ajo duket e vërtetë, vetëm kur kam frikë në skenë
  • 3:16 - 3:18
    dhe sa më shumë i emocionuar isha,
  • 3:18 - 3:20
    aq më e mirë do të ishte kënga. E thjeshtë.
  • 3:20 - 3:25
    Kështu që fillova të shkruaj një këngë
    për frikën ndaj skenës.
  • 3:25 - 3:27
    Së pari, të pranoja problemin,
  • 3:27 - 3:29
    shfaqjet fizike, mënyra se si mund të ndihesha,
  • 3:29 - 3:30
    se si dëgjuesi mund të ndihej.
  • 3:30 - 3:33
    Dhe pastaj, duke marr parasysh
    zërin tim të dridhur,
  • 3:33 - 3:36
    e dija që do të këndoja gjysëm-oktave mbi normalen,
  • 3:36 - 3:38
    sepse isha i emocionuar.
  • 3:38 - 3:41
    Por duke patur një këngë që shpjegonte
    çfarë po më ndodhte,
  • 3:41 - 3:43
    ndërkohë që po këndoja,
  • 3:43 - 3:44
    po ta lejonte audiencën të mendonte për të.
  • 3:44 - 3:47
    Ata nuk duhej të ndienin keqardhje për mua
    sepse isha i emocionuar
  • 3:47 - 3:49
    ata mund ta përjetonin atë me mua,
  • 3:49 - 3:54
    dhe ne ishim një familje e madhe, e lumtur
    e emocionuar dhe jo e qetë. (Të qeshura)
  • 3:54 - 3:59
    Por duke menduar për publikun,
    duke pranuar dhe shfrytëzuar problemin tim,
  • 3:59 - 4:02
    Isha i aftë te merrja dicka
    që po bllokonte progresin tim,
  • 4:02 - 4:06
    dhe ta shndërroja në diçka
    që ishte themelore për suksesin tim.
  • 4:06 - 4:09
    dhe duke patur këngën time,
    më lejoi ta kapërceja atë problem
  • 4:09 - 4:11
    që në fillim të performancës.
  • 4:11 - 4:12
    Dhe atëhere mund të vazhdoja përpara,
    dhe të luaja këngët e mia të tjera
  • 4:12 - 4:15
    me më shumë lehtësi.
  • 4:15 - 4:22
    Dhe përfudimisht, me kalimin e kohës,
    nuk më duhej më të luaja këngën e frikës skenike.
  • 4:22 - 4:27
    Me përjashtim kur isha vërtet
    nervoz, si tani. (Të qeshura)
  • 4:29 - 4:32
    Do të ishte në rregull nëse
    do të luaja këngën për ju?
  • 4:32 - 4:37
    (Duartrokitje)
  • 4:41 - 4:44
    Mund të pi pak ujë?
  • 4:44 - 4:48
    (Muzikë)
  • 4:48 - 4:51
    Ju faleminderit.
  • 4:55 - 4:58
    ♫ E dini që nuk po bëj shaka, ♫
  • 4:58 - 5:04
    ♫ Kjo frikë prej skenës është e vërtetë. ♫
  • 5:04 - 5:07
    ♫ Dhe nëse jam këtu duke u dridhur dhe kënduar, ♫
  • 5:07 - 5:12
    ♫ Ju e dini se si ndihem. ♫
  • 5:12 - 5:15
    ♫ Dhe gabimi që do të bëja ♫
  • 5:15 - 5:19
    ♫ do të vinte nga i gjithë trupi im që dridhet. ♫
  • 5:19 - 5:23
    ♫ Ndërkohë ju jeni ulur aty duke u ndjerë
    në siklet për mua, ♫
  • 5:23 - 5:26
    ♫ nuk duhet të jeni ♫
  • 5:26 - 5:28
    ♫ Epo, ndoshta vetëm pak. ♫
  • 5:28 - 5:30
    (Të qeshura)
  • 5:30 - 5:38
    ♫ Dhe ndoshta do t’ju imagjinoj
    të gjithëve pa rroba. ♫
  • 5:38 - 5:46
    ♫ Por të kënduarit përpara shumë të panjohurve të zhveshur, më tremb më shumë se sa e imagjinoni. ♫
  • 5:46 - 5:50
    ♫ Jo për të folur gjatë për këtë, ♫
  • 5:50 - 5:55
    ♫ se imazhi i trupit tim nuk ka qenë asnjëherë
    pika ime më e fortë. ♫
  • 5:55 - 5:58
    ♫ Kështu që sinqerisht,do të dëshiroja
    që të gjithë të ishit të veshur, ♫
  • 5:58 - 6:03
    ♫ Dua të them, asnjë nga ju nuk është i zhveshur. ♫
  • 6:03 - 6:07
    ♫ Dhe problemin e kam vetëm unë. ♫
  • 6:07 - 6:14
    ♫ Dhe ju më thoni: “Mos u shqetëso,
    do t’ja dalësh” ♫
  • 6:14 - 6:17
    ♫ Por jam vetëm unë që mund ta kuptoj veten ♫
  • 6:17 - 6:19
    ♫ dhe e di si t’ja dal mbanë. ♫
  • 6:19 - 6:23
    ♫ Këshilla juaj është e sjellshme por me vonesë. ♫
  • 6:23 - 6:27
    ♫ Dhe jo pak mbështetëse. ♫
  • 6:27 - 6:31
    ♫ Ai ton sarkastik nuk më ndihmon te kendoj. ♫
  • 6:31 - 6:35
    ♫ Por nuk duhet të flasim
    për këto gjëra tani, ♫
  • 6:35 - 6:42
    ♫ vërtet, unë jam lart në skenë dhe ju në publik. Përshëndetje. ♫
  • 6:42 - 6:51
    ♫ Dhe nuk po vë në lojë frikën e arsyeshme, ♫
  • 6:51 - 6:54
    ♫ dhe nëse nuk do të isha gati
    ta përballoja këtë, ♫
  • 6:54 - 6:59
    ♫ Ju siguroj që nuk do të isha këtu. ♫
  • 6:59 - 7:04
    ♫ Por nëse këndoj një notë qartësisht, ♫
  • 7:04 - 7:08
    ♫ Ju do ta kuptoni që po përmirësohem ngadalë,
    por i sigurt. ♫
  • 7:08 - 7:12
    ♫ Dhe ndoshta javës tjetër, do ta bëj kitaren të tingëllojë ♫
  • 7:12 - 7:17
    ♫ zërin tim si ujë të kulluar, dhe të gjithë të këndojnë. ♫
  • 7:17 - 7:20
    ♫ Por me sa duket do të ngrihem dhe do filloj të leviz, ♫
  • 7:20 - 7:24
    ♫ të lëviz kordat e zërit tim ♫
  • 7:24 - 7:32
    ♫ më shpejt dhe butësisht se tingulli. ♫
  • 7:36 - 7:42
    (Duartrokitje)
Title:
Si e mposhta frikën për skenën
Speaker:
Joe Kowan
Description:

Ndjesia e frikës njerëzore na ka shërbyer mirë si qënie të vogla, duke na dhënë një përqëndrim të saktë për të shmangur vrasjen nga kafshet e tjera. Por nuk duket kaq perfekte, kur e njëjta ndiesi e frikes shfaqet përpara 20 fansave të musikës folk në një mbrëmje të Marte të muzikës live. Duart djersiten dhe dridhen, shikimi turbullohet dhe truri të thotë VRAPO: është frika ndaj skenës. Në këtë fjalim të shkurtër dhe melodioz, Joe Kowan tregon se si e mposhti atë.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
08:03
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for How I beat stage fright
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How I beat stage fright
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How I beat stage fright
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for How I beat stage fright
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for How I beat stage fright
Alma A edited Albanian subtitles for How I beat stage fright
Alma A edited Albanian subtitles for How I beat stage fright

Albanian subtitles

Revisions