Return to Video

Një mësim i jetës nga sëmundja e bebes sonë.

  • 0:01 - 0:03
    Përshëndetje.
  • 0:03 - 0:06
    Ky është Mario. Është djali ynë.
  • 0:06 - 0:09
    Lindi para dy vjet e gjysme,
  • 0:09 - 0:13
    dhe une kisha një shtatëzani shume të vështirë
  • 0:13 - 0:17
    sepse duhet të rrija pa lëvizur në shtrat për tetë muaj.
  • 0:17 - 0:20
    Por në fund çdo gjë u duk nën kontroll.
  • 0:20 - 0:23
    Ai kishte peshën e duhur kur lindi.
  • 0:23 - 0:25
    Kishte treguesin Apgar në rregull.
  • 0:25 - 0:28
    Kështu që ne ishim të bindur që çdo gjë ishte mirë.
  • 0:28 - 0:35
    Por në fund të fundit, 10 ditë pas lindjes,
  • 0:35 - 0:37
    ne zbuluam që ai kishte pasur një trombozë
  • 0:37 - 0:39
    Siç mund të dini,
  • 0:39 - 0:42
    tromboza është një lëndim i trurit.
  • 0:42 - 0:44
    Një trombozë e tillë mund të jetë
  • 0:44 - 0:48
    diç që ndodh gjatë nëntë muajve të shtatëzanisë
  • 0:48 - 0:51
    apo menjëhere pas lindjes,
  • 0:51 - 0:54
    dhe në këtë rast, siç mund të shihni
  • 0:54 - 0:58
    pjesa e djathtë e trurit të tij nuk është më.
  • 0:58 - 1:03
    Kjo trombozë mund të ndikoj që Mario të
  • 1:03 - 1:07
    mos mund të kontrolloj pjesën a majtë
  • 1:07 - 1:09
    të trupit të tij.
  • 1:09 - 1:13
    Vetëm paramendoni, nëse keni një kompjuter dhe një printer
  • 1:13 - 1:17
    dhe dëshironi të transmetoni dhe të printoni një dokument
  • 1:17 - 1:21
    por printeri nuk ka lidhjet e duhura,
  • 1:21 - 1:24
    dhe kështu është edhe Mario.
  • 1:24 - 1:27
    Ai dëshiron të lëvize pjesën e tij të majtë
  • 1:27 - 1:31
    por nuk mund të transmetoje sinjalin e duhur
  • 1:31 - 1:36
    për të lëvizur dorën dhe këmbën e majtë.
  • 1:36 - 1:38
    Kështu që jeta duhet të ndërronte.
  • 1:38 - 1:40
    U detyruam ta ndërrojmë orarin tonë.
  • 1:40 - 1:46
    Kishim nevojë të ndërronim ndikimin që kjo
  • 1:46 - 1:48
    lindje kishte në jetën tonë.
  • 1:48 - 1:50
    Siç mund të paramendoni,
  • 1:50 - 1:53
    fatkeqësisht, ne nuk ishim të gatshëm.
  • 1:53 - 1:57
    Askush nuk na mësoi se si të merremi me paaftësi të tilla,
  • 1:57 - 1:59
    dhe filluam të mendonim për shumë
  • 1:59 - 2:01
    e shumë pyetje.
  • 2:01 - 2:04
    Ka qenë vështirë deri tani.
  • 2:04 - 2:06
    Disa prej këtyre pyetjeve ishin elementare,
  • 2:06 - 2:08
    sikurse pse na ndodhi kjo?
  • 2:08 - 2:10
    Çfarë shkoi keq?
  • 2:10 - 2:13
    Disa pyetje më të vështira, sikurse
  • 2:13 - 2:15
    Çfarë ndikimi do të ketë kjo në jetën e Mario-s?
  • 2:15 - 2:16
    Dua të them, në fund të fundit, a do mund të punoje ai?
  • 2:16 - 2:18
    A do të jetë normal?
  • 2:18 - 2:21
    Si një prind, sidomos për herë të parë
  • 2:21 - 2:25
    pse nuk do të jetë ai më i mirë se ne?
  • 2:25 - 2:28
    Kjo është me të vërtet e vështirë të thuhet,
  • 2:28 - 2:31
    por disa muaj më vonë, ne e kuptuam që
  • 2:31 - 2:34
    po ndiheshim si të dështuar.
  • 2:34 - 2:37
    Produkti i vetëm i vërtet i jetëve tona
  • 2:37 - 2:39
    ishte një dështim.
  • 2:39 - 2:45
    Nuk ishte një dështim i yni,
  • 2:45 - 2:50
    por një dështim që do e ndikoj gjithë jetën e tij.
  • 2:50 - 2:51
    Mund të them haptas që dëshperoheshim shpejt.
  • 2:51 - 2:55
    Ishim të dëshpruar, por në fund
  • 2:55 - 2:57
    filluam të shikonim atë
  • 2:57 - 2:59
    dhe vendosëm që duhet të reagojmë.
  • 2:59 - 3:02
    Kështu që menjëherë, ashtu siç tha Francesca, i ndërruam jetët tona.
  • 3:02 - 3:05
    Filluam fizioterapi, dhe rehabilitim
  • 3:05 - 3:07
    dhe një prej gjërave që po bënim në rehabilitim
  • 3:07 - 3:10
    ishte një eksperiment i ri me neurone pasqyrore.
  • 3:10 - 3:14
    Shpenzuam muaj të tërë duke e bërë këtë me Marion.
  • 3:14 - 3:17
    Nëse kishim një objekt, do e mësonim si të kapte
  • 3:17 - 3:19
    këtë objekt.
  • 3:19 - 3:22
    Teorija e neuroneve pasqyrorë thotë që
  • 3:22 - 3:26
    në trurin tuaj, mu tani, kur po më shikoni mua tek bëj këtë
  • 3:26 - 3:28
    po i aktivizoni të njejtët neuron që do të
  • 3:28 - 3:32
    aktivizonit po të bënit këtë veprim.
  • 3:32 - 3:36
    Duket sikur kjo është metoda më e sofistikuar e rehabilitimit.
  • 3:36 - 3:39
    Por një ditë vëmë re që Mario
  • 3:39 - 3:43
    nuk po i shikonte duart tona.
  • 3:43 - 3:45
    Ai po na shikonte neve.
  • 3:45 - 3:48
    Ne ishim pasqyra e tij.
  • 3:48 - 3:50
    Problemi, siç mund të mendoni edhe ju,
  • 3:50 - 3:52
    është që ne ishim të dëshpruar,
  • 3:52 - 3:54
    po e shikonim atë si një problem,
  • 3:54 - 3:59
    jo si djalin tonë, jo me një përspektivë të mirë.
  • 3:59 - 4:02
    Ajo ditë me të vërtet ndërroi përspektivën tonë.
  • 4:02 - 4:06
    E kuptuam që duhet të bëheshim një
  • 4:06 - 4:08
    pasqyrë më e mirë për Marion.
  • 4:08 - 4:10
    Rifilluam nga aftësitë tona,
  • 4:10 - 4:14
    dhe në të njejtën kohe rifilluam nga aftësitë e tij.
  • 4:14 - 4:17
    Nuk e shihnim më si problem,
  • 4:17 - 4:21
    dhe filluam ta shohim si një mundësi për përmisim.
  • 4:21 - 4:24
    Në të vërtetë, ky ishte ndryshimi,
  • 4:24 - 4:27
    dhe nga pikëpamja yne, ne menduam
  • 4:27 - 4:30
    Cilat janë aftësitë tonë që mund ti kalojmë tek Mario?
  • 4:30 - 4:31
    Filluam me pasionet tona.
  • 4:31 - 4:33
    Gruaja ime dhe unë
  • 4:33 - 4:34
    jemi shumë të ndryshëm
  • 4:34 - 4:37
    por kemi shumë gjëra të përbashkëta.
  • 4:37 - 4:39
    Na pëlqen të udhëtojmë, muzika
  • 4:39 - 4:41
    na pëlqen të jemi në vende si ky,
  • 4:41 - 4:43
    dhe filluam të merrnim Marion me vete
  • 4:43 - 4:47
    kështu që mund ti tregonim atij gjërat më të mira që mund ti tregojmë.
  • 4:47 - 4:53
    Ky incizim është nga java e kaluar.
  • 4:53 - 4:54
    Nuk po them që --
  • 4:54 - 4:56
    (Duartrokitje)
  • 4:56 - 4:59
    Nuk po them që është një mrekulli. Ky nuk është mesazhi
  • 4:59 - 5:01
    sepse ne sapo e kemi filluar këtë udhëtim.
  • 5:01 - 5:05
    Por dëshirojme të ndajmë me ju mësimin kryesor,
  • 5:05 - 5:07
    realizimin që Mario na inspiron neve,
  • 5:07 - 5:10
    dhe duhet të konsiderojmë dhuntitë që kemi
  • 5:10 - 5:14
    jo vetëm ato që na mungojmë,
  • 5:14 - 5:18
    dhe të konsiderojmë se çfarë shansa na mungojnë.
  • 5:18 - 5:21
    Ky është mesazhi që duam të ndajmë me ju.
  • 5:21 - 5:25
    Kjo është arsyeja që jemi këtu.
  • 5:25 - 5:27
    Mario!
  • 5:27 - 5:28
    Dhe kjo është --
  • 5:28 - 5:33
    (Duartrokitje)
  • 5:33 - 5:38
    Dhe kjo është arsyeja që ne vendosëm
  • 5:38 - 5:44
    të ndajmë pasqyrën më të mirë në gjithë botën me të.
  • 5:44 - 5:47
    Shumë faleminderit, të gjithëve.
  • 5:47 - 5:49
    Faleminderit. Faleminderit. Përshëndetje.
  • 5:49 - 5:53
    (Duartrokitje)
  • 5:53 - 5:58
    Faleminderit.
Title:
Një mësim i jetës nga sëmundja e bebes sonë.
Speaker:
Roberto D'Angelo + Francesca Fedeli
Description:

Roberto D'Angelo dhe Francesc Fedeli menduan që bebeja e tyre Mario ishte i shëndetshëm -- deri kur ai ishte 10 ditësh dhe ata zbuluan që Mario kishte një trombozë. Me pamundësinë e Marios të kontrolloje pjesën e majtë të trupit të tij, ata menduan për shumë pyetje të vështira: A do të ishte normal? A mund të jetonte një jetë të mirëfilltë? Është tregimi prekës i këtyre prindërve që mposhtën frikën - dhe se si e kthyen jetën e tyre.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
06:17

Albanian subtitles

Revisions Compare revisions