Return to Video

A mundet kompjuteri të shkruajë poezi?

  • 0:01 - 0:02
    Kam një pyetje për ju.
  • 0:03 - 0:05
    A mundet një kompjuter të shkruajë poezi?
  • 0:07 - 0:09
    Kemi të bëjme me një çështje provokuese.
  • 0:10 - 0:11
    Nëse mendoni mbi të për një minutë,
  • 0:11 - 0:14
    papritur ju vijnë në mëndje pyetje si:
  • 0:15 - 0:16
    çfarë është kompjuteri?
  • 0:17 - 0:18
    çfarë është poezia?
  • 0:19 - 0:20
    çfarë është krijimtaria?
  • 0:22 - 0:23
    Tani, kto jane dilema
  • 0:23 - 0:26
    përgjigja e të cilave kërkon shumë kohë
  • 0:26 - 0:28
    një bisedë ktu në TED nuk mjafton.
  • 0:28 - 0:31
    Kështu që duhet të qasemi ndryshe
  • 0:31 - 0:33
    Ktu siç shikoni kemi dy poezi.
  • 0:34 - 0:36
    Njëren e ka shkruajtur dora e njeriut,
  • 0:36 - 0:38
    tjetrën e ka krijuar kompjuteri.
  • 0:39 - 0:41
    Sipas jush, kush ka shkruar kë?
  • 0:42 - 0:43
    Lexoni:
  • 0:43 - 0:46
    1:Mizë e voçkël/largova verën tënde
    te këndshme/me dorën time pamenduar.
  • 0:46 - 0:49
    Jam unë/një mizë si ty?/
    Apo je ti /qënie njerzore si unë?
  • 0:49 - 0:52
    2: Ndjehemi te plotëfuqishëm/
    kur akoma jemi te rinj
  • 0:52 - 0:56
    Ndalesa mendimi, papë urrej /jo
    tëre natën për të filluar një/ diçka ndryshe (...)
  • 0:57 - 0:58
    Në rregull, koha mbaroi.
  • 0:59 - 1:03
    Kush mendon se Poezia e parë
    është vepër e njeriut?
  • 1:06 - 1:07
    Ok, pjesa më e madhe.
  • 1:07 - 1:11
    Kush mendon se poezia e dytë
    është vepër e njeriut?
  • 1:11 - 1:13
    Zgjedhje guximtare.
  • 1:13 - 1:17
    Sepse poezia e parë i përket
    poetit anglez William Blake.
  • 1:18 - 1:21
    E dyta është krijuar nga një algoritëm
  • 1:21 - 1:25
    që bashkoi fjalët e një dite
    të përmbajtura tek profili im i Facebookut
  • 1:25 - 1:27
    dhe i regjeneroi duke përdorur algoritme,
  • 1:28 - 1:30
    sipas rregullave që do t'ju shpjegoj më tej.
  • 1:31 - 1:33
    Le të bëjmë një provë tjetër.
  • 1:34 - 1:37
    Perseri, e di që nuk keni shumë kohë
    për të lexuar,
  • 1:37 - 1:39
    por mund të përdorni intuitën tuaj.
  • 1:39 - 1:42
    1: Luani ulërin dhe qeni leh
    është interesante/ dhe mahnitëse
  • 1:43 - 1:47
    që një zog fluturon po nuk ulërin
    as leh. Histori magjepse mbi kafshët
  • 1:47 - 1:51
    janë kto ëndrrat e mia dhe do i këndoj
    të tëra deri sa të lodhem e të pritem.
  • 1:52 - 1:54
    2: Oh! Kangure, xixëllonja
    pije me çokollatë/jeni vërtetë të bukura!
  • 1:55 - 1:58
    Perla/ harmonika, xinxife, aspirina!
    Të gjitha/gjëra që njihni ngaherë.
  • 1:59 - 2:00
    Koha mbaroi.
  • 2:01 - 2:03
    Nëse mendoni që poezinë e parë
    e ka shkruajtur njeriu,
  • 2:03 - 2:05
    ngrini dorën.
  • 2:06 - 2:07
    Ok.
  • 2:07 - 2:10
    Nëse mendoni që poezinë e dytë
    e ka shkruajtur njeriu,
  • 2:10 - 2:12
    ngrini dorën.
  • 2:13 - 2:15
    Kësaj rradhe jemi 50/50.
  • 2:16 - 2:17
    Ishte më vështirë.
  • 2:17 - 2:19
    Përgjigja e saktë është që,
  • 2:20 - 2:23
    teksti i parë është gjeneruar nga
    algoritmi i quajtur Racter
  • 2:23 - 2:26
    te cilin e kanë krijuar në vitet '70,
  • 2:26 - 2:29
    ndërsa teksti i dytë është vepra
    e një djali i quajtur Frank O'Hara
  • 2:29 - 2:32
    që rastësisht, është
    një nga poetët njerëzor që preferoj.
  • 2:34 - 2:35
    (Të qeshura)
  • 2:36 - 2:39
    Prova që sapo bëmë
    quhet Prova Turing mbi poezinë.
  • 2:40 - 2:44
    Prova Turing u propozua në vitin 1950
    nga matematikani Alan Turing,
  • 2:44 - 2:46
    për tu përgjigjur pyetjes,
  • 2:46 - 2:49
    A kanë kompjuterat aftësi mendimi?
  • 2:49 - 2:51
    Alan Turing ishte i bindur se
    nëse kompjuteri është në gjëndje
  • 2:52 - 2:54
    të përmbajë një bisedë me një person
    duke ndjekur një tekst-bazë,
  • 2:55 - 2:58
    në mënyrë aq reale sa një njeri
    nuk arrin dot
  • 2:58 - 3:00
    të kuptojë nëse po flet me një kompjuter
    apo me një person
  • 3:01 - 3:03
    atëherë mund të pohojmë
    që kompjuteri ka inteligjencë.
  • 3:03 - 3:06
    Kështu në vitin 2013,
    me shokun tim Benjamin Laird
  • 3:07 - 3:09
    krijuam një Provë Turing
    per poezinë online.
  • 3:09 - 3:11
    Ajo quhet <>
  • 3:11 - 3:13
    dhe ju mund ta kërkoni e të lozni.
  • 3:13 - 3:16
    Në thelb, është loja që sapo provuam
  • 3:16 - 3:17
    Ju tregojmë një poezi,
  • 3:17 - 3:19
    ju nuk dini nëse është krijuar
    nga njeriu apo kompjuteri
  • 3:19 - 3:21
    duhet ta gjeni ju përgjigjen.
  • 3:21 - 3:23
    Kështu që mijëra e mijëra persona
    kanë bërë provën online
  • 3:24 - 3:26
    dhe ne kemi mbledhur rezultatet.
  • 3:26 - 3:27
    Cfarë thonë rezultatet?
  • 3:28 - 3:30
    Turing besonte që nëse njeriu
    nuk arrin të dalloje
  • 3:30 - 3:33
    per 30% të situatave veprën e kompjuterit
    nga ajo e njeriut
  • 3:34 - 3:36
    atëherë mund të themi që kompjuteri
    kalon provën e inteligjencës.
  • 3:37 - 3:39
    Në sistemin online bot or not kemi poezi
  • 3:39 - 3:42
    per të cilat 65% i lexuesve
    nuk ka kuptuar
  • 3:42 - 3:43
    që janë shkruar nga dora njeriut.
  • 3:44 - 3:46
    Pra, mendoj se kemi përgjigjen
    për pyetjen tonë.
  • 3:47 - 3:50
    Duke ndjekur logjikën e provës Turing
  • 3:50 - 3:51
    a mundet pra kompjuteri
    të krijoje poezi?
  • 3:52 - 3:54
    Po, absolutisht, ai mundet.
  • 3:56 - 3:59
    Megjithatë nëse ky rezultat
    ju shqetëson ndopak
  • 3:59 - 4:01
    është normale.
  • 4:01 - 4:03
    Nëse keni reaksione instiktive të ndryshme
  • 4:03 - 4:06
    përsëri, është normale sepse
    tregimi im akoma nuk ka mbaruar.
  • 4:07 - 4:09
    Le të bëjmë provën e tretë e të fundit.
  • 4:10 - 4:11
    Si meparë, duhet të lexoni
  • 4:12 - 4:13
    e të më thoni cila poezi
    është vepër e njeriut.
  • 4:13 - 4:15
    1: Flamurë të kuq arsyeja
    për flamurë të bukur/ dhe fjongo.
  • 4:16 - 4:19
    Fjongo flamuresh/dhe material veshje
    Arsyet per material veshje. (...)
  • 4:19 - 4:23
    2: Një kaproll i lënduar
    kërcen lart./ kam dëgjuar zambakun
  • 4:23 - 4:26
    Kam dëgjuar flamurin sot/
    kam dëgjuar tregimin e gjuetarit
  • 4:27 - 4:31
    Asgjë më shumë se ekstaza vdekjes/
    E atëherë frenimi është pothuajse gati
  • 4:32 - 4:34
    ok, koha mbaroi.
  • 4:35 - 4:38
    Pra, kush mendon se poezia e parë
    është shkruar nga njeriu të ngreje dorën.
  • 4:40 - 4:43
    Kush mendon se poezia e dytë
    është vepër e njeriut të ngreje dorën.
  • 4:43 - 4:46
    Uau, jeni goxha më shumë.
  • 4:46 - 4:48
    Atëherë do çuditeni të zbuloni që
  • 4:48 - 4:53
    poezia e parë është vepra
    e poetes Gertrude Stein.
  • 4:54 - 4:59
    Ndërsa poezia e dytë është krijuar
    nga algoritmi i quajtur RKCP
  • 4:59 - 5:03
    Përpara se të vazhdojmë dua tju shpjegoj
    shpejt e thjesht
  • 5:03 - 5:05
    si funksionon algoritmi RKCP
  • 5:05 - 5:08
    Pra, algoritmi RKCP
    është krijuar nga Ray Kurzweil
  • 5:09 - 5:11
    drejtori i inxhienierisë ne Google
  • 5:11 - 5:13
    dhe beson krejtësisht në
    inteligjencën artificiale
  • 5:14 - 5:17
    Pra, i japim RKCP-es një tekst
  • 5:18 - 5:22
    Ai analizon teksit për të kuptuar
    si është struktura e gjuhes
  • 5:23 - 5:25
    dhe më pas rigjeneron teksin
  • 5:25 - 5:27
    duke kopjuar strukturën e tekstit origjinal.
  • 5:27 - 5:29
    Në poezinë e fundit që patë,
  • 5:29 - 5:31
    Poezia 2, e cila sipas të gjithë ju
    është vepër e një poeti,
  • 5:32 - 5:34
    Në të vërtetë, RKCP punoi mbi disa poezi
  • 5:34 - 5:35
    të poetes Emily Dickinson
  • 5:36 - 5:38
    Analizoi strukturën e leksikut
  • 5:38 - 5:39
    imitoi modelin
  • 5:39 - 5:43
    dhe krijoi një tekst të ri që përmban
    formën origjinale.
  • 5:45 - 5:48
    Por, duhet të dini që algoritmi RKCP
  • 5:48 - 5:50
    nuk e njeh kuptimin e leksikut që përdor.
  • 5:50 - 5:52
    Për të gjuha është thjeshtë lënda e parë
  • 5:53 - 5:55
    Mund të jetë gjuha kineze,
    apo suedeze,
  • 5:55 - 5:59
    Mund të jetë fjalori ditor
    i faqes tuaj të Facebook-ut.
  • 5:59 - 6:01
    Pra është thjeshtë lënda e parë.
  • 6:02 - 6:04
    Gjithesesi, ky algoritëm eshtë në gjendje
    të krijoje poezi
  • 6:04 - 6:07
    të cilat rezultojnë më njerezore
    se poezitë e poetes Stein,
  • 6:08 - 6:10
    e cila është qënie njërzore.
  • 6:11 - 6:15
    Deri tani arsyetimi jonë, pak a shumë
    shkon kundër idesë së provës Turing.
  • 6:16 - 6:21
    Kjo do të thotë që poetja Stein
    është një gjëndje të shkruaje poezi
  • 6:21 - 6:24
    të cilat lënë të besojnë
    shumicën e njerëzve
  • 6:24 - 6:27
    që është ato janë vepra të kompjuterit.
  • 6:27 - 6:31
    Kështu që, sipas logjikës
    të kundërt të provës Turing
  • 6:31 - 6:33
    Gertrude Stein është kompjuter.
  • 6:33 - 6:35
    ( Të qeshura)
  • 6:35 - 6:37
    Ju duket absurde?
  • 6:37 - 6:39
    Besoj se është krejt normale.
  • 6:40 - 6:43
    Në epokën tonë kemi poete
    që shkruajnë në mënyrë njerzore
  • 6:44 - 6:46
    kemi kompjutera që shkruajnë
    si kompjutera
  • 6:47 - 6:50
    kemi kompjutera që shkruajnë si njerzit
  • 6:50 - 6:53
    por, edhe pse absurde, kemi gjithashtu
  • 6:54 - 6:56
    njerëz që shkruajnë si kompjuterat.
  • 6:57 - 6:59
    Cili është kuptimi atëherë?
  • 7:00 - 7:03
    Duhet të mendojmë që W.Blake
    është më njerzor
  • 7:03 - 7:04
    se Gertrude Stein?
  • 7:04 - 7:07
    Apo që Gertrude Stein ngjan më shumë
    me kompjuterat se William Blake?
  • 7:07 - 7:09
    (Të qeshura)
  • 7:09 - 7:11
    Keto janë çështjë të komplikuara
  • 7:11 - 7:13
    mbi të cilat kam 2 vjet që punoj,
  • 7:13 - 7:15
    por nuk kam arritur ti gjej përgjigje.
  • 7:15 - 7:17
    Kam thjesht disa mendime
  • 7:17 - 7:21
    mbi raportin që kemi me teknologjinë.
  • 7:21 - 7:25
    Atëherë, mendimi i parë është që,
    për arsye të ndryshme
  • 7:25 - 7:28
    ne lidhim poezinë me të qënit njerzor.
  • 7:28 - 7:31
    Dhe kur bëjmë pyetjen,
    '' Mundet kompjuteri të shkruaje poezi?''
  • 7:32 - 7:33
    Pyesim gjithashtu
  • 7:33 - 7:35
    ''Cfarë do të thotë të qënit njerezor
  • 7:36 - 7:38
    dhe si mund të kufizojmë këtë kategori?
  • 7:38 - 7:42
    Si mund të zjedhim kush o çfarë
    është njerëzor apo jo?''
  • 7:43 - 7:46
    Besoj se kemi të bejmë
    me një çështje filozofike
  • 7:46 - 7:48
    të cilës nuk i përgjigjemi dot
    me një po a jo
  • 7:48 - 7:50
    siç bëmë për provën Turing.
  • 7:50 - 7:52
    Sipas meje, Alan Turing
    e kishte kuptuar këtë gjë
  • 7:53 - 7:56
    dhe kur shpiku provën e tij në 1950
  • 7:56 - 8:00
    ai hodhi një provokim filozofik.
  • 8:01 - 8:06
    Mendimi im i dytë është që,
    kur bëjmë provën Turing mbi poezinë
  • 8:06 - 8:10
    nuk testojmë aftësinë e kompjuterit
  • 8:10 - 8:13
    sepse ai punon mbi algoritme të formuara
    nga tekse origjinale
  • 8:13 - 8:17
    janë të thjeshta dhe ekzistojnë
    që nga vitet '50 të 1900.
  • 8:19 - 8:22
    Përkundrazi, objektivi i provës mbi poezinë
  • 8:22 - 8:27
    është të mbledhim opinione
    mbi kuptimin e fjalës njerëzim.
  • 8:28 - 8:31
    Konkluzioni ku kam arritur,
  • 8:31 - 8:33
    e pamë pak më parë,
  • 8:33 - 8:37
    kur thamë që William Blake
    është më njerëzor
  • 8:37 - 8:38
    se Gertrude Stein.
  • 8:38 - 8:41
    Normalisht, kjo nuk do të thotë
    që William Blake
  • 8:41 - 8:42
    ishte më njerëzor
  • 8:43 - 8:45
    apo që shkrimtarja Gertrude Stein
    ishte një kompjuter.
  • 8:46 - 8:50
    Thjesht kuptojmë që kategoria e fjalës
    ''njerëzim'' është e paqëndrueshme
  • 8:51 - 8:54
    Dhe kam arritur në konkluzionin
  • 8:54 - 8:57
    që njerëzimi nuk është një botë në vete.
  • 8:57 - 9:00
    Përkundrazi, është diçka
    e krijuar nga mendimet tona
  • 9:00 - 9:03
    dhe diçka që transformohet vazhdimisht.
  • 9:05 - 9:09
    Mendimi im i fundit është që
    kompjuteri, pak a shumë
  • 9:09 - 9:13
    punon si një pasqyrë
    që reflekton çdo ide njerëzimi
  • 9:13 - 9:14
    që i tregojmë.
  • 9:15 - 9:17
    Ne i tregojmë Emily Dickinson-in
  • 9:17 - 9:19
    ai na e jep mbrapsht atë.
  • 9:19 - 9:21
    Ne i tregojmë William Blake-un
  • 9:21 - 9:24
    ai sërish na sjell mbrapsht autorin.
  • 9:24 - 9:26
    Nëse i tregojmë Gertrude Stein
  • 9:26 - 9:28
    kompjuteri na anasjell po Gertrude Stein.
  • 9:29 - 9:31
    Më shumë se çdo teknologji tjetër
  • 9:31 - 9:37
    kompjuteri arrin të pasqyrojë çdo ide
    njerzimi që i mësojmë.
  • 9:38 - 9:40
    Besoj se shumë nga ju kanë dëgjuar
  • 9:41 - 9:43
    mbi inteligjencën artificiale
    këto kohët e fundit.
  • 9:45 - 9:47
    Dhe çështja kryesore është,
  • 9:48 - 9:50
    a mundemi ta shpikim?
  • 9:51 - 9:53
    A mundemi të programojmë
    një kompjuter inteligjent?
  • 9:54 - 9:56
    po një komputer krijues?
  • 9:56 - 10:00
    Dhe akoma, a mundemi të krijojmë
  • 10:00 - 10:01
    një kompjuter-njeri?
  • 10:02 - 10:04
    Megjithatë, çfarë analizuam deri tani
  • 10:04 - 10:07
    na tregon që njerëzimi
    nuk është një fakt shkencor
  • 10:07 - 10:10
    por është një ide e komplikuar
    në evolucion
  • 10:10 - 10:12
    që transformohet ndër vite.
  • 10:12 - 10:16
    Kështu që, kur të përballemi me argumentin
  • 10:16 - 10:18
    e inteligjencës artificiale në të ardhmen
  • 10:18 - 10:20
    nuk duhet të pyesim veten
  • 10:20 - 10:22
    ''A mund ta ndërtojmë?''
  • 10:22 - 10:24
    Përkundrazi, duhet të pyesim veten
  • 10:24 - 10:27
    ''çfarë imazhi i njerëzimit duam
    që të na pasqyrojë teknologjia?
  • 10:28 - 10:31
    Kësaj pyetje filozofike çelës
  • 10:31 - 10:33
    nuk mund ti përgjigjemi thjesht
    me një program kompjuteri
  • 10:34 - 10:39
    por besoj që ka nevojë për një reflektim
    të thellë mbi ekzistencën e njeriut.
  • 10:39 - 10:40
    Faleminderit.
  • 10:40 - 10:42
    (Duartrokitje)
Title:
A mundet kompjuteri të shkruajë poezi?
Speaker:
Oscar Schwartz
Description:


Në qoftë se lexon dhe eksitohesh nga një poezi, por më pas zbulon se ishte shkruar në të vërtetë nga një kompjuter, do të ndjeheni ndryshe? Do të mendoni se kompjuteri është shprehur në mënyrë krijuese apo besoni se keni qenë mashtruar? Në këtë konferencë, shkrimtari Oscar Schwartz shqyrton pse ne reagojmë aq fort në idenë e një kompjuteri që shkruan poezi - dhe se si ky reagim na ndihmon të kuptojmë se çfarë do të thotë të jesh njeri.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
10:56

Albanian subtitles

Revisions