Return to Video

Për prindërit, lumturia është një arritje e madhe

  • 0:01 - 0:02
    Kur linda,
  • 0:02 - 0:04
    kishte vetëm një libër
  • 0:04 - 0:06
    që tregonte se si te rrisësh fëmijët
  • 0:06 - 0:09
    dhe ishte i shkruar nga Dr. Spock.
  • 0:09 - 0:11
    (Të qeshura)
  • 0:11 - 0:12
    Falemnderit që më lavderoni.
  • 0:12 - 0:16
    Gjithmonë kam dashur ta bëj këtë.
  • 0:16 - 0:18
    Jo, ishte Benjamin Spock,
  • 0:18 - 0:22
    dhe libri i tij quhet "Njohuri të përgjithshme
    për Kujdesin ndaj Fëmijëve dhe Bebeve."
  • 0:22 - 0:27
    Shiti gati 50 milion kopje para se ai të vdiste.
  • 0:27 - 0:31
    Sot, unë, si nënë e një gjashtë-vjecari,
  • 0:31 - 0:32
    hyj në Barnes and Noble,
  • 0:32 - 0:35
    dhe shoh këtë.
  • 0:35 - 0:37
    Shumellojshmëria e librave në këta rafte
  • 0:37 - 0:41
    është e mrekullueshme.
  • 0:41 - 0:45
    Ka shpjegues që tregojnë se si te rrisësh
    një fëmijë në kushte ekologjike,
  • 0:45 - 0:47
    apo një fëmijë që nuk duhet te haje gluten,
  • 0:47 - 0:50
    apo sesi te mos sëmuret fëmija.
  • 0:50 - 0:54
    Nëse më pyesni mua, mendoj që
    kjo është paksa e frikshme.
  • 0:54 - 0:56
    Ka shpjegues si të rrisesh nje fëmijë
    që flet dy gjuhe
  • 0:56 - 0:59
    edhe nëse ju flisni vetëm
    një gjuhë në shtëpi.
  • 0:59 - 1:03
    Ka shpjegues për të rritur fëmijë
    që i kuptojnë financat
  • 1:03 - 1:06
    dhe fëmijë me mendje shkencore,
  • 1:06 - 1:09
    dhe fëmijë që jane ekspert në joga.
  • 1:09 - 1:12
    Gjen shpjegues per cdo gje,
  • 1:12 - 1:13
    me perjashtim te shpjeguesit per femije
  • 1:13 - 1:20
    se si të c'aktivizosh nje bombe atomike.
  • 1:20 - 1:22
    Të gjithë këta libra kane qëllime të mira.
  • 1:22 - 1:27
    Jam e sigurt që shumë prej tyre
    jane të mrekullueshëm.
  • 1:27 - 1:31
    Por kur i shohim të gjithë së bashku
  • 1:31 - 1:33
    unë nuk shoh ndonjë ndihmë
  • 1:33 - 1:37
    kur e shikoj atë raft librash.
  • 1:37 - 1:39
    Unë shoh ankth.
  • 1:39 - 1:42
    Unë shoh një monument shumë-ngjyrësh
  • 1:42 - 1:45
    që i dedikohet panikut tonë kolektiv,
  • 1:45 - 1:48
    dhe më bën te mendoj se përse
  • 1:48 - 1:50
    rritja e fëmijëve tanë
  • 1:50 - 1:52
    është e lidhur me aq shumë ankth
  • 1:52 - 1:54
    dhe aq shume konfuzion?
  • 1:54 - 1:57
    Përse ne marrim 6 apo 7 pikë
  • 1:57 - 2:00
    në aktivitetin në të cilin njerëzit
  • 2:00 - 2:02
    kanë qenë të suksesshëm me mileniume,
  • 2:02 - 2:04
    shumë përpara se te ekzistonin
    tabelat e mesazheve
  • 2:04 - 2:07
    apo studime shkencore?
  • 2:07 - 2:10
    Pse shumë nëna dhe baballarë
  • 2:10 - 2:16
    e përjetojnë prindësinë si një lloj krize?
  • 2:16 - 2:19
    Krizë mund të duket si një fjalë e vrazhdë,
  • 2:19 - 2:22
    por ka të dhëna që sugjerojnë
    se mund të mos jetë.
  • 2:22 - 2:24
    Në fakt, ka një studim me po këtë emër
  • 2:24 - 2:28
    "Prindësija si Krizë", që u publikua më 1957,
  • 2:28 - 2:31
    dhe në 50 vitet që atëhere,
  • 2:31 - 2:33
    ka shume studime që
  • 2:33 - 2:35
    e dokumentojnë këtë model
  • 2:35 - 2:37
    të ankthit prindëror.
  • 2:37 - 2:41
    Prindërit përjetojnë më shumë stres
    se sa ata që nuk janë prindër.
  • 2:41 - 2:44
    Kënaqësia e tyra martesore është më e ulët.
  • 2:44 - 2:45
    Ka shumë studime qe vëzhgojnë
  • 2:45 - 2:46
    se si ndihen prindërit
  • 2:46 - 2:49
    kur jane duke kaluar kohë me fëmijët e tyre,
  • 2:49 - 2:53
    dhe përgjigjet nuk janë gjithmonë te mrekullueshme.
  • 2:53 - 2:55
    Vitin e kaluar fola me një hulumtues
  • 2:55 - 2:56
    të quajtur Matthew Killingsworth
  • 2:56 - 3:00
    i cili po bën një projekt shumë imagjinativ
  • 3:00 - 3:02
    që ndjek lumturinë e njerëzve
  • 3:02 - 3:05
    dhe ai më tregoi për këto zbulime:
  • 3:05 - 3:07
    "Bashkëveprimi me shoqëri
  • 3:07 - 3:10
    është më i mirë se bashkëveprimi
    me partnerin tuaj,
  • 3:10 - 3:13
    që është me i mirë se bashkëveprimi
    me të afërm të tjerë,
  • 3:13 - 3:17
    që është më i mirë se bashkëveprimi
    me të njohur,
  • 3:17 - 3:20
    që është më i mirë se bashkëveprimi me prindërit,
  • 3:20 - 3:23
    që është më i mirë se bashkëveprimi
    me fëmijët.
  • 3:23 - 3:25
    Të cilët janë në të njejtin nivel
    si të panjohurit".
  • 3:25 - 3:30
    (Të qeshura)
  • 3:30 - 3:32
    Po ka edhe dicka tjetër.
  • 3:32 - 3:35
    Ka tre vjet
  • 3:35 - 3:37
    që po i shikoj këto të dhëna,
  • 3:37 - 3:40
    dhe fëmijët nuk janë problemi.
  • 3:40 - 3:45
    Dicka që ka të bëjë me të qenit
    prind në këtë moment
  • 3:45 - 3:47
    është vet problemi.
  • 3:47 - 3:50
    Në mënyre specifike, nuk mendoj që e dimë
  • 3:50 - 3:52
    se cfarë do të thotë të jesh prindër.
  • 3:52 - 3:55
    Të prindërosh, si folje, hyri në
  • 3:55 - 3:59
    përdorim ne 1970.
  • 3:59 - 4:02
    Rolet tona si nëna dh baballarë
    kane ndryshuar.
  • 4:02 - 4:05
    Rolet e fëmijëve tanë kanë ndryshuar.
  • 4:05 - 4:07
    Ne po e sajojmë gjëra furishëm
  • 4:07 - 4:09
    për të kaluar nëpër situata
  • 4:09 - 4:13
    që nuk kan ndonjë guidë,
  • 4:13 - 4:15
    dhe nëse je një muzikant i xhazit,
  • 4:15 - 4:17
    atëherë sajimi është i mrekullueshëm,
  • 4:17 - 4:20
    por për të tjerët,
  • 4:20 - 4:23
    mund të duket si ndonjë krizë.
  • 4:23 - 4:26
    Pra, si erdhëm deri këtu?
  • 4:26 - 4:28
    Si po lundrojmë një univers
  • 4:28 - 4:30
    që kërkon që të rrisim fëmijë
  • 4:30 - 4:32
    pa kurrëfarë rregulla për të na drejtuar?
  • 4:32 - 4:35
    Fillimisht, ka pasur
  • 4:35 - 4:36
    një ndërrim të historisë.
  • 4:36 - 4:39
    Deri vonë,
  • 4:39 - 4:42
    fëmijët punuan, në ferma zakonisht,
  • 4:42 - 4:45
    por edhe në fabrika, mulli, miniera.
  • 4:45 - 4:48
    Fëmijët konsideroheshin si te mira ekonomike.
  • 4:48 - 4:50
    Gjatë Periudhës Progresive,
  • 4:50 - 4:52
    ne e i dhamë fund kësaj gjëje.
  • 4:52 - 4:54
    Ne e kuptuam që fëmijët kanë të drejta,
  • 4:54 - 4:56
    e ndaluam punën e fëmijëve,
  • 4:56 - 4:58
    u përqëndruam në edukim,
  • 4:58 - 5:02
    dhe shkolla u bë puna e re e fëmijëve.
  • 5:02 - 5:03
    Falë Zotit që u bë.
  • 5:03 - 5:06
    Por kjo e bëri rolin e prindit
  • 5:06 - 5:07
    më të ngatërruar.
  • 5:07 - 5:09
    Marrëveshtjet e vjetra mund të mos kene qenë
  • 5:09 - 5:12
    shumë etike, por ishin reciproke.
  • 5:12 - 5:14
    Ne siguronim ushqim, veshmbathje, strehë,
  • 5:14 - 5:17
    dhe drejtim moral për fëmijët tanë,
  • 5:17 - 5:22
    kurse ata na binin fitim.
  • 5:22 - 5:24
    Kur fëmijët ndaluan punën,
  • 5:24 - 5:27
    ekonomia e prindësisë ndërroi.
  • 5:27 - 5:30
    Fëmijët u bënë, me fjalët e një sociologu
  • 5:30 - 5:33
    të shkëlqyer edhe pse të pamëshirshëm,
  • 5:33 - 5:38
    "pa vlerë ekonomike, por me vlera
    të pamatshme emocionale."
  • 5:38 - 5:41
    Në vend që ata të punojnë për ne,
  • 5:41 - 5:43
    ne filluam të punojmë për ata,
  • 5:43 - 5:44
    sepse brenda disa dekadave
  • 5:44 - 5:46
    u bë e qartë:
  • 5:46 - 5:48
    nëse dëshirojmë që fëmijët tanë
    të kene sukses
  • 5:48 - 5:51
    atëherë vetëm shkolla nuk mjafton.
  • 5:51 - 5:56
    Sot, aktivitetet jashtë shkollore jane
    puna e re e fëmijëve,
  • 5:56 - 5:58
    por kjo është punë edhe për ne,
  • 5:58 - 6:01
    sepse ne jemi ata që i cojme me makine
    deri në trajnimet e futbollit.
  • 6:01 - 6:04
    Detyrat e shumta të shtëpisë jane
    puna e re e fëmijëve,
  • 6:04 - 6:05
    por kjo është punë edhe për ne,
  • 6:05 - 6:07
    sepse ne duhet ti kontrollojmë.
  • 6:07 - 6:10
    Para tre vjetesh, një grua nga Teksas
  • 6:10 - 6:11
    me tha dicka që më
  • 6:11 - 6:14
    theu zemren.
  • 6:14 - 6:18
    Ajo tha, gati rastësisht,
  • 6:18 - 6:23
    "Detyrat e shtëpisë jane darka e re."
  • 6:23 - 6:25
    Klasa e mesme tani shpenzon gjithë kohen
  • 6:25 - 6:29
    dhe energjinë, dhe burimet tek fëmijët,
  • 6:29 - 6:30
    edhe pse klasa e mesme
  • 6:30 - 6:34
    ka cdo herë e më pak nga keto.
  • 6:34 - 6:37
    Nënat shpenzojnë më shumë kohe
    me fëmijët tani
  • 6:37 - 6:39
    se sa në 1965,
  • 6:39 - 6:45
    kur shumica e femrave nuk ishin
    pjesë e fuqisë punëtore.
  • 6:45 - 6:47
    Do ishte më e lehtë për prindërit
  • 6:47 - 6:48
    të përmbushin rolin e tyre nëse e dijnë
  • 6:48 - 6:52
    se për cfarë po i përgatisin fëmijët.
  • 6:52 - 6:54
    Kjo është një gjë tjetër që i bën
    prindërit modern
  • 6:54 - 6:56
    të hamenden.
  • 6:56 - 7:00
    Ne nuk ja kemi idene se cila
    pjesë e mencurisë tonë
  • 7:00 - 7:02
    mund të jete e përdorshme për fëmijët tanë.
  • 7:02 - 7:03
    Bota po ndërron aq shpejt,
  • 7:03 - 7:05
    sa që është e pamundur të thuhet
    se cfarë është me rëndësi.
  • 7:05 - 7:07
    Kjo ishte e vërtet edhe kur isha e re.
  • 7:07 - 7:10
    Kur isha një fëmijë, sidomos
    në shkollë të mesme
  • 7:10 - 7:12
    me thonin se do isha e humbur
  • 7:12 - 7:14
    në ekonominë e re globale
  • 7:14 - 7:19
    nëse nuk di si të flas Japonisht.
  • 7:19 - 7:21
    Por, me gjithë respektin
    që kam për Japonishten,
  • 7:21 - 7:24
    nuk doli ashtu.
  • 7:24 - 7:26
    Tani ka një klasë të mesme të prindërve
  • 7:26 - 7:29
    që jane të obsesionuar ti mësojnë
    fëmijët Kinezisht,
  • 7:29 - 7:31
    dhe ndoshta ata dijnë dicka,
  • 7:31 - 7:34
    por nuk mund të jenë të sigurt.
  • 7:34 - 7:37
    Kështu që pasi nuk e dime se cfarë
    të presim në të ardhmen
  • 7:37 - 7:39
    ne, si prindër të mirë,
  • 7:39 - 7:41
    provojmë ti përgatisim fëmijët tanë
  • 7:41 - 7:44
    për cdo lloj të ardhme të mundshme,
  • 7:44 - 7:48
    dhe shpresojmë që të paktën një prej
    përpjekjeve tona do shpaguhet.
  • 7:48 - 7:50
    Ne u mësojmë fëmijeve si të luajne shah,
  • 7:50 - 7:53
    duke menduar se ndoshta
    do ju duhen aftësi analitike.
  • 7:53 - 7:55
    Ne i inkuadrojmë në sporte ekipore
  • 7:55 - 7:59
    duke menduar se do ju duhen aftësi bashkëpunuese,
  • 7:59 - 8:01
    kur të shkojnë në Shkollën e Biznesit në Harvard.
  • 8:01 - 8:04
    Provojmë ti mësojmë të jenë të aftë në financa,
  • 8:04 - 8:08
    shkence, pro-ambientit,
  • 8:08 - 8:11
    dhe të mos hanë gluten,
  • 8:11 - 8:13
    edhe pse më duhet t'ju them që
  • 8:13 - 8:18
    unë nuk isha një fëmijë pro-ambientit
    apo pa gluten.
  • 8:18 - 8:23
    Unë kam ngrëne makarona dhe mish lope.
  • 8:23 - 8:25
    Dhe e dini se cfarë ndodhi? Unë jam mire.
  • 8:25 - 8:28
    Unë paguaj taksat.
  • 8:28 - 8:31
    Unë e kam një punë stabile.
  • 8:31 - 8:35
    Besa edhe më ftuan të flas në TED.
  • 8:35 - 8:37
    Por tani supozojmë që ajo që ishte
  • 8:37 - 8:40
    e mirë për mua, dhe prindërit e mij,
  • 8:40 - 8:42
    nuk mjafton më.
  • 8:42 - 8:45
    Kështu që nisemi drejt rafteve të librave,
  • 8:45 - 8:49
    sepse mendojmë se nëse nuk provojmë cdo gjë,
  • 8:49 - 8:51
    duket sikur nuk po bëjmë asgjë
  • 8:51 - 8:56
    dhe po i anashkalojmë obligimet
    tona drejt fëmijëve tanë.
  • 8:56 - 8:59
    Kështu që është vështirë ti dijmë rolet tona
  • 8:59 - 9:00
    si nëna dhe baballarë.
  • 9:00 - 9:03
    Tani po i shtoj këtij problemi
    edhe dicka tjetër:
  • 9:03 - 9:05
    ne po mësojmë role të reja edhe si
  • 9:05 - 9:06
    burra dhe gra,
  • 9:06 - 9:10
    sepse shumica e femrave sot punojnë.
  • 9:10 - 9:11
    Mendoj që kjo është edhe nje arsye që
  • 9:11 - 9:14
    prindërit ndihen në krizë.
  • 9:14 - 9:16
    Nuk kemi rregulla, guida, norma,
  • 9:16 - 9:19
    për atë që duhet të bëjmë
    kur të bëhemi me fëmijë
  • 9:19 - 9:22
    tani që edhe nëna edhe babai punojnë.
  • 9:22 - 9:25
    Shkrimtari Michael Lewis tha dicka shumë
  • 9:25 - 9:26
    shumë mirë.
  • 9:26 - 9:28
    Ai tha që mënyra më e sigurtë
  • 9:28 - 9:30
    për një cift të filloje të grindet
  • 9:30 - 9:33
    është nëse dalin në darkë me një cift tjetër,
  • 9:33 - 9:34
    i cili e ka ndarjen e punës
  • 9:34 - 9:38
    pak më ndryshe se ata,
  • 9:38 - 9:42
    sepse biseda që bëhet rrugës për në shtëpi,
  • 9:42 - 9:44
    duket kështu:
  • 9:45 - 9:49
    "A e vrejte që Dave është ai i
  • 9:49 - 9:53
    cili i shoqeron fëmijët në shkollë
    cdo mëngjes?
  • 9:53 - 9:57
    (Të qeshura)
  • 9:58 - 10:00
    Pa rregulla të cilat na tregojnë se kush bën
  • 10:00 - 10:03
    cfarë, ciftet përleshen
  • 10:03 - 10:07
    dhe te dy, nënat dhe baballarët,
  • 10:07 - 10:08
    kanë argumente legjitime.
  • 10:08 - 10:10
    Nënat zakonisht kanë më shume
  • 10:10 - 10:12
    punë kur janë në shtëpi,
  • 10:12 - 10:15
    dhe baballarët, kur jane në shtëpi,
  • 10:15 - 10:18
    zakonisht kryejnë vetëm një punë.
  • 10:18 - 10:20
    Gjej një mashkull që është në shtëpi
  • 10:20 - 10:24
    dhe gjasat jane që ai po bën vetëm një gje.
  • 10:24 - 10:27
    Në fakt, Universiteti i Kalifornise ne LA
    bëri një studim
  • 10:27 - 10:29
    që shikonte se cfarë renditje kane
  • 10:29 - 10:32
    familjarët në shtëpitë e klasave të mesme.
  • 10:32 - 10:34
    A mund ta qëlloni se cfarë ishte?
  • 10:34 - 10:37
    Babai në një dhomë, vetem.
  • 10:37 - 10:39
    Sipas Sondazhit të Shfrytëzimit të Kohës,
  • 10:39 - 10:42
    nënat ende kujdesen për fëmijët
    dy herë më shumë se baballarët,
  • 10:42 - 10:46
    që është më mirë se sa ishte
    në ditët e Erma Bombeck,
  • 10:46 - 10:48
    por mendoj që dicka që ajo shkruajti
  • 10:48 - 10:51
    është ende me rëndësi:
  • 10:51 - 10:55
    "Nuk kam qenë vetem në banjo që nga Tetori."
  • 10:55 - 10:59
    (Të qeshura)
  • 10:59 - 11:04
    Por ka edhe dicka tjetër:
    Meshkujt po bëjnë shumë.
  • 11:04 - 11:06
    Ata kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre
  • 11:06 - 11:09
    se sa baballarët e tyre kaluan me ta.
  • 11:09 - 11:11
    Ata, mesatarisht, punojnë më shumë orë
  • 11:11 - 11:13
    se gratë e tyre,
  • 11:13 - 11:15
    dhe kane me të vërtetë dëshirë
    të jenë baballarë të mirë,
  • 11:15 - 11:16
    dhe të përfshirë me rritjen e fëmijëve.
  • 11:16 - 11:20
    Sot, jane baballarët, jo nënat,
  • 11:20 - 11:24
    ata që raportojnë konfliktin më të madh
    mes punës dhe jetës.
  • 11:24 - 11:26
    Sidoqë të jetë,
  • 11:26 - 11:28
    nëse mendoni që është vështire
    për familjet tradicionale
  • 11:28 - 11:30
    të klasifikojnë këto role të reja,
  • 11:30 - 11:32
    imagjinoni se si është
  • 11:32 - 11:34
    për familjet jo-tradicionale:
  • 11:34 - 11:36
    familjet me dy baballarë, familjet me dy nëna,
  • 11:36 - 11:38
    shtëpi me vetëm një prind.
  • 11:38 - 11:42
    Ata me të vërtetë po sajojnë rrugën e tyre.
  • 11:42 - 11:46
    Tani, në një vend më progresiv,
  • 11:46 - 11:49
    dhe më falni që po përdor të zakonshmen,
  • 11:49 - 11:52
    po, e kam fjalën për Suedinë,
  • 11:52 - 11:55
    prindërit mund të mbështeten tek shteti
  • 11:55 - 11:57
    për mbështetje.
  • 11:57 - 11:59
    Ka shtete të cilat e njohin
  • 11:59 - 12:01
    ankthin që vjen me këtë ndërrim rolesh
  • 12:01 - 12:03
    të nënave dhe baballarëve.
  • 12:03 - 12:06
    Fatkeqësisht, SHBA nuk eshte
    një prej këtyre shteteve,
  • 12:06 - 12:08
    kështu që nëse po mendoni se cfarë
    ka Amerika të përbashkët me
  • 12:08 - 12:14
    Papua New Guinea dhe Liberinë,
  • 12:14 - 12:17
    është kjo:
  • 12:17 - 12:20
    Ne nuk kemi leje lindje të paguar.
  • 12:20 - 12:28
    Ne jemi një prej tetë shteteve
    që nuk e kane ketë politikë.
  • 12:28 - 12:31
    Në këtë periudhë të konfuzionit
  • 12:31 - 12:35
    ka vetëm një qëllim për të cilin
  • 12:35 - 12:37
    mund të pajtohen të gjithë prindërit,
  • 12:37 - 12:38
    dhe kjo ka të bëje me të gjithë,
    pa marr parasysh a jane
  • 12:38 - 12:43
    nëna tigresha, apo hipi, nëna që sillen
    gjithmonë rreth fëmijëve apo nëna përtace.
  • 12:43 - 12:47
    Ne të gjitha e dëshirojmë
    lumturinë për fëmijët tanë.
  • 12:47 - 12:49
    Ja cfarë do të thotë të rrisësh
  • 12:49 - 12:51
    fëmijë në një periudhe ku ata
  • 12:51 - 12:53
    janë ekonomikisht të pavlerë,
  • 12:53 - 12:55
    por emocionalisht të cmuar.
  • 12:55 - 12:59
    Ne jemi mbrojtësit e vetë-besimit të tyre.
  • 12:59 - 13:03
    Nje thënie e vetme të cilën
    as një prind nuk e dyshon është,
  • 13:03 - 13:08
    "Une vetëm dua që fëmija im të jetë i lumtur."
  • 13:08 - 13:10
    Mos më keqkuptoni:
  • 13:10 - 13:15
    Mendoj që lumturija është një qëllim
    i mrekullueshëm për një fëmijë.
  • 13:15 - 13:19
    Por është një qëllim i pakapshëm.
  • 13:19 - 13:23
    Lumturia dhe vetë-besimi,
  • 13:23 - 13:25
    janë gjëra që nuk mësohen
  • 13:25 - 13:26
    sic mësohet punimi i tokës.
  • 13:26 - 13:29
    Nuk është sikur po
    i mësojmë ta ngasin bicikletën.
  • 13:29 - 13:31
    Nuk ka asnjë plan-program për këtë.
  • 13:31 - 13:35
    Lumturia dhe vetë-besimi mund
    të jenë produkte të gjërave tjera,
  • 13:35 - 13:38
    por nuk mund të jenë qëllime në vetvete.
  • 13:38 - 13:40
    Lumturija e një fëmije është një barrë
  • 13:40 - 13:44
    e padrejtë për prindërit.
  • 13:44 - 13:46
    Lumturija është një barrë edhe me e padrejtë
  • 13:46 - 13:49
    për fëmijët.
  • 13:49 - 13:51
    Duhet t'ju them që,
  • 13:51 - 13:55
    mendoj se te con deri në tejkalime të cuditshme.
  • 13:55 - 13:58
    Ne jemi në ankth sepse gjithmonë dëshirojmë
  • 13:58 - 14:01
    ti mbrojmë fëmijët nga gjërat e shëmtuara në botë
  • 14:01 - 14:06
    dhe i mbrojmë nga "Sesame Street."
  • 14:06 - 14:08
    Do kisha dëshirë të them që po bëj shaka,
  • 14:08 - 14:10
    por nëse shkoni dhe bleni
  • 14:10 - 14:13
    episodet e parë të "Sesame Street" në DVD,
  • 14:13 - 14:16
    ashtu si bëra unë për shkak të nostalgjisë,
  • 14:16 - 14:20
    do të gjeni një paralajmërim
  • 14:20 - 14:22
    që thotë se ky material nuk është
  • 14:22 - 14:24
    i përshtatshëm për fëmijë.
  • 14:24 - 14:26
    (Të qeshura)
  • 14:26 - 14:27
    A mund të përsëris këtë?
  • 14:27 - 14:30
    Materiali origjinal i "Sesame Street"
  • 14:30 - 14:33
    nuk është i përshtatshëm për fëmijë.
  • 14:33 - 14:37
    Kur New York Times pyeti
    një producent te programit për këtë,
  • 14:37 - 14:40
    ai dha disa shpjegime.
  • 14:40 - 14:43
    Një prej tyre ishte që
    Cookie Monster tymoste një llullë
  • 14:43 - 14:45
    ne nje skec dhe pastaj e përpiu ate.
  • 14:45 - 14:46
    Model i keq. Nuk e di.
  • 14:46 - 14:49
    Ajo që më bëri më së shumti përshtypje
  • 14:49 - 14:52
    ishte që ajo tha se nuk e dinte
  • 14:52 - 14:56
    nëse Oscar the Grouch mund të krijohej sot
  • 14:56 - 15:01
    sepse ai ishte shume depresiv.
  • 15:01 - 15:03
    Nuk mund t'ju them se sa shumë më stresoi kjo.
  • 15:03 - 15:05
    (Të qeshura)
  • 15:05 - 15:07
    Ju po shikoni një grua që
  • 15:07 - 15:10
    ka një tabele periodike të Muppets
  • 15:10 - 15:13
    që varet në murin e saj.
  • 15:13 - 15:17
    Muppet ofenduese, kjo këtu.
  • 15:18 - 15:23
    Ky është djali im në ditën e lindjes.
  • 15:23 - 15:25
    Isha nën efektin e morfines.
  • 15:25 - 15:29
    kisha kaluar një operacion cezarian të papritur.
  • 15:29 - 15:33
    Por edhe në gjendjen time të pirë,
  • 15:33 - 15:36
    munda të kisha një mendim të qarte
  • 15:36 - 15:38
    në momentin që e mbajta djalin.
  • 15:38 - 15:40
    I përshpërita në veshin e tij.
  • 15:40 - 15:49
    I thashe "Do provoj të mos të lëndoj."
  • 15:49 - 15:51
    Ishte Betimi i Hipokratit,
  • 15:51 - 15:54
    dhe as unë nuk e dija që po e thosha.
  • 15:54 - 15:57
    Tani e kuptoj që
  • 15:57 - 15:59
    Betimi i Hipokratit është
  • 15:59 - 16:03
    shumë me realist se sa qëllimi yne për lumturi.
  • 16:03 - 16:07
    Në fakt, cdo prind do ju thotë që
  • 16:07 - 16:10
    është shumë vështirë.
  • 16:10 - 16:14
    Të gjithë ne kemi thënë
    apo bërë gjëra që lëndojnë
  • 16:14 - 16:20
    që do kishim dëshirë që Zoti ti merrte.
  • 16:20 - 16:23
    Mendoj që në një periudhë tjetër
  • 16:23 - 16:27
    ne nuk prisnim kaq shumë nga vetëvetja,
  • 16:27 - 16:31
    dhe është e rëndësishme të kujtojmë këtë
  • 16:31 - 16:35
    heren e ardhshme kur t'ia ngulim syte
  • 16:35 - 16:39
    me zemer ne dore te raftet e librave.
  • 16:40 - 16:44
    Nuk e di se si të krijoj rregulla të reja
  • 16:44 - 16:45
    për këtë botë,
  • 16:45 - 16:48
    por mendoj që në kërkimin tonë
  • 16:48 - 16:52
    të dëshpëruar për të krijuar fëmijë të lumtur,
  • 16:52 - 16:55
    mund të supozojmë një barrë të gabuar morale.
  • 16:55 - 16:56
    Më duket që një qëllim më i mirë
  • 16:56 - 16:59
    dhe më i virtytshëm është të
  • 16:59 - 17:01
    përqëndrohemi tek krijimi i fëmijëve me produktiv
  • 17:01 - 17:03
    dhe më të moralshëm,
  • 17:03 - 17:05
    dhe të shpresojmë që lumturia do vije tek ata
  • 17:05 - 17:08
    përmes të mirës që ata bëjnë
  • 17:08 - 17:10
    dhe arritjeve të tyre
  • 17:10 - 17:13
    dhe dashurisë që marrin nga ne.
  • 17:13 - 17:18
    Kjo është vetëm një përgjigje për prindërit pa skript.
  • 17:18 - 17:22
    Nëse nuk kemi rregulla të reja,
  • 17:22 - 17:25
    do i ndjekim ato më të vjetrat në libër --
  • 17:25 - 17:31
    mirësjellje, etikë pune, dashuri --
  • 17:31 - 17:35
    dhe ta lejojmë lumturinë dhe vetë-besimin.
  • 17:35 - 17:37
    Mendoj që nëse të gjithë e bëjmë këtë,
  • 17:37 - 17:41
    fëmijët do jene mirë,
  • 17:41 - 17:44
    dhe prindërit po ashtu,
  • 17:44 - 17:48
    mundësisht në të dy rastet.
  • 17:48 - 17:49
    Falemnderit.
  • 17:49 - 17:53
    (Duartrokitje)
Title:
Për prindërit, lumturia është një arritje e madhe
Speaker:
Jennifer Senior
Description:

Sektori prindëror i biblotekave është i pakalueshëm - është " një monument gjigand, shumëngjyrësh i panikut tonë kolektiv," ashtu sic shkrimtarja Jennifer Senior e thotë. Pse është prindësija e mbushur me kaq shumë ankth? Sepse qëllimi i prindërve modern, të klasës së mesme - për të rritur fëmijë të lumtur - është i pakapshëm. Në këtë ligjeratë të ndershme, ajo ofron disa qëllime më të arritshme dhe më të dashura.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
18:11

Albanian subtitles

Revisions