Return to Video

Çka shkakton rritjen e muskujve? - Jeffrey Siegel

  • 0:07 - 0:08
    Muskujt.
  • 0:08 - 0:12
    Kemi më shumë se 600 prej tyre.
  • 0:12 - 0:14
    Ata përbëjnë ndërmjet 1/3 dhe
    1/2 të peshës sonë,
  • 0:14 - 0:16
    dhe së bashku me indet lidhëse,
  • 0:16 - 0:20
    ata na shtrëngojnë së bashku, na mbajnë
    të ngritur, dhe na ndihmojnë të lëvizim.
  • 0:20 - 0:23
    Dhe pa marrë parasysh se a
    është bodybuilding hobi yt,
  • 0:23 - 0:25
    muskujve ju nevojitet vëmendja
    jote konstante
  • 0:25 - 0:28
    sepse mënyra se si ti i trajton
    ata në baza ditore
  • 0:28 - 0:31
    përcakton se a do të thahen
    apo do të rriten.
  • 0:31 - 0:34
    Le të themi se po qëndron para një dere,
    gati për ta hapur.
  • 0:34 - 0:39
    Truri dhe muskujt e tu janë plotësisht të
    përgaditur të ndihmojnë ta arrish këtë.
  • 0:39 - 0:43
    Fillimisht, truri yt dërgon një sinjal në
    neuronet motorike brenda krahut tënd.
  • 0:43 - 0:46
    Kur e marrin këtë mesazh, ato ndizen,
  • 0:46 - 0:49
    duke i shkaktuar muskujt të tkurren
    dhe relaksohen,
  • 0:49 - 0:53
    të cilët tërheqin eshtrat në krahun tënd
    dhe gjenerojnë lëvizjen e nevojshme.
  • 0:53 - 0:57
    Sa më e madhe që bëhet sfida,
    aq më shumë rritet sinjali i trurit,
  • 0:57 - 1:01
    dhe më shumë njësi motorike mbledh
    për të ndihmuar në kryerjen e detyrës.
  • 1:01 - 1:05
    Por çka nëse dera është
    e ndërtuar nga hekur i fortë?
  • 1:05 - 1:07
    Në këtë pikë, muskujt e tu të krahut vetëm
  • 1:07 - 1:10
    nuk janë në gjendje që të gjenerojnë
    mjaftueshëm tension që ta hapin,
  • 1:10 - 1:14
    kështu që truri yt thërret muskujt
    e tjerë për ndihmë.
  • 1:14 - 1:18
    Ti i ngul këmbët, shtrëngon belin,
    dhe tendos shpinën,
  • 1:18 - 1:20
    duke gjeneruar mjaftueshëm
    forcë për ta hapur.
  • 1:20 - 1:25
    Sistemi yt nervor sapo ka shfrytëzuar
    burimet që ti veq i ke,
  • 1:25 - 1:26
    muskujt e tjerë,
  • 1:26 - 1:28
    për të plotësuar kërkesën.
  • 1:28 - 1:29
    Ndërkohë që gjithë kjo
    po ndodh,
  • 1:29 - 1:33
    fibrat e tua muskulore kalojnë nëpër
    një ndryshim tjetër qelizor.
  • 1:33 - 1:38
    Ndërsa ti i ekspozon në tension,
    ato përjetojnë dëm mikroskopik,
  • 1:38 - 1:40
    i cili, në këtë kontekst, është
    gjë e mirë.
  • 1:40 - 1:46
    Si reagim, qelizat e dëmtuara lëshojnë
    molekula nxitëse që quhen citokine
  • 1:46 - 1:50
    që aktivizojnë sistemin imunitar që
    ta rregulloj dëmtimin.
  • 1:50 - 1:54
    Ky është momenti kur magjia e
    ndërtimit të muskujve ndodh.
  • 1:54 - 1:56
    Sa më i madh dëmi ndaj indit muskulor,
  • 1:56 - 1:59
    aq më shumë do ti nevojitet
    trupit tënd ta riparojë veten.
  • 1:59 - 2:02
    Cikli rezultues i dëmtimit dhe riparimit
  • 2:02 - 2:05
    eventualisht i bën muskujt më
    të mëdhenj dhe fuqishëm
  • 2:05 - 2:08
    derisa adaptohen ndaj kërkesave
    progresivisht më të mëdha.
  • 2:08 - 2:12
    Përderisa trupat tanë veq janë adaptuar
    ndaj shumicës së aktiviteteve ditore,
  • 2:12 - 2:15
    këto në përgjithësi nuk krijojnë
    mjaftueshëm tension
  • 2:15 - 2:17
    që të stimulojnë rritje të
    re të muskujve.
  • 2:17 - 2:21
    Pra, për të ndërtuar muskuj të ri,
    proces ky që quhet hipertrofi,
  • 2:21 - 2:25
    qelizat tona duhet të ekspozohen
    ndaj ngarkesave më të mëdha se zakonisht.
  • 2:25 - 2:30
    Në fakt, nëse nuk i ekspozon vazhdimisht
    muskujt ndaj ndonjë rezistence,
  • 2:30 - 2:31
    ata do të tkurren,
  • 2:31 - 2:34
    proces ky që njihet si atrofi muskulare.
  • 2:34 - 2:38
    Në kontrast, ekspozimi i muskulit ndaj
    një tensioni të shkallës së lartë,
  • 2:38 - 2:40
    sidomos ndërsa muskuli po zgjatet,
  • 2:40 - 2:43
    që gjithashtu quhet tkurrje ekscentrike,
  • 2:43 - 2:47
    gjeneron kushte efektive për rritje të re.
  • 2:47 - 2:50
    Sidoçoftë, muskujt varen në më
    shumë sesa vetëm aktivitet fizik për rritje.
  • 2:50 - 2:53
    Pa ushqimin, hormonet, dhe
    pushimin e duhur,
  • 2:53 - 2:57
    trupi yt nuk do të ishte kurrë në gjendje
    të riparonte fibrat e dëmtuara muskulore.
  • 2:57 - 3:00
    Proteina në dietën tonë
    ruan masën muskulore
  • 3:00 - 3:02
    duke mundësuar blloqet ndërtuese
    për indet e reja
  • 3:02 - 3:04
    në formën e amino acideve.
  • 3:04 - 3:08
    Konsumimi i mjaftueshëm i proteinave,
    së bashku me hormonet natyrale,
  • 3:08 - 3:11
    si hormoni i rritjes dhe
    testosteroni,
  • 3:11 - 3:16
    ndihmojnë transformimin e trupit në një
    gjendje ku indi është i riparuar e i rritur.
  • 3:16 - 3:20
    Ky proces vital i riparimit kryesisht
    ndodh kur ne jemi duke pushuar,
  • 3:20 - 3:22
    sidomos natën kur ne jemi duke fjetur.
  • 3:22 - 3:25
    Gjinia dhe mosha ndikojnë
    këtë mekanizëm riparimi,
  • 3:25 - 3:28
    dhe kjo është pse meshkujt e rinj
    me më shumë testosteron
  • 3:28 - 3:30
    kanë avantazh në lojën e
    ndërtimit të muskujve.
  • 3:30 - 3:35
    Faktorët gjenetikë gjithashtu luajnë rol në
    aftësinë e personit për të rritur muskuj.
  • 3:35 - 3:38
    Disa njerëz kanë reaksione imunitare
    më të fuqishme ndaj dëmit muskular,
  • 3:38 - 3:42
    dhe janë në gjendje që të riparojnë
    dhe zëvendësojnë fibrat muskulare më mirë,
  • 3:42 - 3:45
    duke rritur potencialin e tyre
    të rritjes së muskujve.
  • 3:45 - 3:48
    Trupi ju përgjigjet kërkesave
    që ti ia vendos.
  • 3:48 - 3:52
    Nëse i shqyen muskujt,
    ha në rregull, pushon dhe e përsërit,
  • 3:52 - 3:57
    do të krijosh kushtet që ti bësh muskujt
    mundësisht sa më të mëdhenj e fuqishëm.
  • 3:57 - 4:00
    Është me muskujt ashtu si është me jetën:
  • 4:00 - 4:03
    Zhvillimi i kuptimtë kërkon
    sfidim dhe tension.
Title:
Çka shkakton rritjen e muskujve? - Jeffrey Siegel
Speaker:
Jeffrey Siegel
Description:

Shikoni mësimin e plotë: https://ed.ted.com/lessons/what-makes-muscles-grow-jeffrey-siegel

Keni më shumë se 600 muskuj në trupin tonë që na mbajnë së bashku, na mbajnë të ngritur, dhe na ndihmojnë të lëvizim. Muskujve gjithashtu ju nevojitet vëmendja juaj e vazhdueshme, pasi që mënyra se si ti i trajton ata në baza ditore e dikton se a do të thahen apo të rriten. Jeffrey Siegel ilustron se si një kombinim i mirë i gjumit, ushqimit dhe ushtrimeve i mbajnë muskujt tuaj sa më të mëdhenj dhe të fuqishëm që është e mundur.

Mësimi nga Jeffrey Siegel, animacioni nga Brett Underhill.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
04:20
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for What makes muscles grow?
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for What makes muscles grow?
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for What makes muscles grow?
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for What makes muscles grow?
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for What makes muscles grow?

Albanian subtitles

Revisions