Perse duhet te ndertojme gradacela prej druri
-
0:01 - 0:04Ky është gjyshi im.
-
0:04 - 0:07Dhe ky është djali im.
-
0:07 - 0:09Gjyshi më mësoi të punoja drurin
-
0:09 - 0:10kur isha një djalë i vogël,
-
0:10 - 0:12dhe gjithashtu më mësoi se
-
0:12 - 0:15nëse e pret një pemë për ta bërë diçka tjetër,
-
0:15 - 0:18nderoje jetën e asaj peme dhe bëje sa më të bukur
-
0:18 - 0:20që të mundesh.
-
0:20 - 0:23Djali im i vogël më kujtoi
-
0:23 - 0:26se pavarësisht tekonologjisë apo lodrave në gjithë botën,
-
0:26 - 0:28ndonjëherë një copë e vogël druri,
-
0:28 - 0:30nëse i vë njëra mbi tjetrën,
-
0:30 - 0:34është një gjë jashtëzakonisht frymëzuese.
-
0:34 - 0:36Këto janë ndërtesat e mia.
-
0:36 - 0:38Unë ndërtoj në gjithë botën
-
0:38 - 0:41jashtë zyrave tona në Vancouver dhe New York.
-
0:41 - 0:44Ne ndërtojmë ndërtesa të përmasave dhe stileve të ndryshme
-
0:44 - 0:46si dhe materiale të ndryshme, në varësi të vendit ku ndodhemi.
-
0:46 - 0:48Por druri është materiali të cilin dua më shumë,
-
0:48 - 0:50dhe do t'ju tregoj një histori mbi drurin.
-
0:50 - 0:52Një pjesë e arsyes se përse e dua është se çdo herë
-
0:52 - 0:54që njerëzit hyjnë brenda ndërtesave të mia prej druri,
-
0:54 - 0:57vë re se reagojnë jashtëzakonisht ndryshe.
-
0:57 - 0:59Nuk kam parë dikë që të hyje ne një prej ndërtesave të mia
-
0:59 - 1:02dhe të ndeshet me një kolonë çeliku apo betoni,
-
1:02 - 1:05por në fakt kam parë që kjo të ndodhë brenda një ndërtese druri.
-
1:05 - 1:07Kam parë realisht se si njerëzit prekin drurin,
-
1:07 - 1:09dhe mendoj se ka një arsye për këtë.
-
1:09 - 1:12Ashtu si flokët e dëborës, ashtu edhe dy copa druri
-
1:12 - 1:14nuk mund të jenë të njëjta në gjithë Tokën.
-
1:14 - 1:16Kjo është një gjë e mrekullueshme.
-
1:16 - 1:19Më pëlqen të mendoj se druri
-
1:19 - 1:22i jep nënës Natyrë shenjat e gishtërinjve në ndërtesat tona.
-
1:22 - 1:25Janë shenjat e gishtave të Nënës Natyrë ata që bëjnë
-
1:25 - 1:29ndërtesat tona të lidhen me natyrën në mjedisin tonë ndërtues.
-
1:29 - 1:31Tani, jetoj në Vancouver, pranë një pylli
-
1:31 - 1:34që ka një lartësi prej 33 katesh.
-
1:34 - 1:37Këtu poshtë, në bregun e Kalifornisë, pylli i sekuojes gjigande
-
1:37 - 1:40arrin një lartësi prej 40 katesh.
-
1:40 - 1:43Por ndërtesat që ne mendojmë të ndërtojmë në dru
-
1:43 - 1:46janë vetëm katër kate në pjesën më të madhe të vendeve.
-
1:46 - 1:49Edhe vetë ligjet e ndërtimit e kufizojnë mundësinë që ne të ndërtojmë
-
1:49 - 1:52ndërtesa më të larta se katër kate në shumë vende,
-
1:52 - 1:54dhe kjo është e zbatueshme këtu në Shtetet e Bashkuara.
-
1:54 - 1:56Ka edhe përjashtime,
-
1:56 - 1:57por është e nevojshme që të ketë disa përjashtime,
-
1:57 - 1:59dhe unë shpresoj se gjërat do të ndryshojnë.
-
1:59 - 2:01Arsyeja që mendoj kështu është se
-
2:01 - 2:04sot gjysma banorëve jetojnë në qytete,
-
2:04 - 2:08dhe ky numër do të rritet me 75 përqind.
-
2:08 - 2:10Qytetet dhe dendësia e popullatës do të thotë se ndërtesat tona
-
2:10 - 2:12do të vazhdojnë të jenë më të mëdha,
-
2:12 - 2:16dhe mendoj se ka një rol për drurin që të kontribuojë në qytet.
-
2:16 - 2:19Ndihem kështu sepse 3 miliardë banorë
-
2:19 - 2:22aktualisht sot në botë, në 20 vitet e ardhshme,
-
2:22 - 2:24do të kenë nevojë përnjë shtëpi të re.
-
2:24 - 2:25Kjo përbën 40 përqind të botës që do të kenë nevojë për
-
2:25 - 2:29një ndërtesë të re në 20 vitet e ardhshme.
-
2:29 - 2:32Tani, një në tre njerëz që jetojnë sot në qytet
-
2:32 - 2:34në fakt jetojnë në lagje geto.
-
2:34 - 2:37Në total janë një miliard banorë që jetojnë në lagje të varfra.
-
2:37 - 2:41Njëqind milionë njerëz në botë janë të pastrehë.
-
2:41 - 2:44Shkalla e sfidës për arkitektët
-
2:44 - 2:46dhe për shoqërinë që përballet me ndërtimet
-
2:46 - 2:51është të gjeje zgjidhje për strehimin e këtyre njerëzve.
-
2:51 - 2:54Por sfida qëndron, kur zhvendosemi në qytete,
-
2:54 - 2:57sepse ata janë të ndërtuar nga dy materiale,
-
2:57 - 3:00çelik dhe beton, dhe në fakt janë materiale të përsosura.
-
3:00 - 3:02Ato janë materialet e shekullit të fundit.
-
3:02 - 3:05Por janë gjithashtu materiale me energji shumë të lartë
-
3:05 - 3:09dhe çlirojnë edhe shumë gaze ndotës gjatë përpunimitt të tyre.
-
3:09 - 3:12Çeliku përbën rreth tre përqind
-
3:12 - 3:14të çlirimit të këtyre gazeve në atmosferë,
-
3:14 - 3:17dhe betoni e kalon masën pesë përqind.
-
3:17 - 3:19Kështu nëse mendoni për pak, tetë përqind
-
3:19 - 3:23e kontributeve të këtyre gazeve ndotës të atmosferës sot
-
3:23 - 3:26vjen vetëm prej këtyre dy materialeve.
-
3:26 - 3:28Fatkeqësisht, ne nuk e mendojmë kaq thellë,
-
3:28 - 3:30unë mendoj në fakt, se ne nuk mendojmë fare për ndërtesat tona,
-
3:30 - 3:32aq sa duhet të mendojmë.
-
3:32 - 3:36Këto janë statistika të Shteteve të Bashkuara mbi ndikimin e gazrave ndotës.
-
3:36 - 3:39Pothuajse gjysma e sasisë së tyre lidhet me industrinë e ndërtimit,
-
3:39 - 3:41dhe nëse i referohemi edhe energjisë, ndodh po e njëjta gjë.
-
3:41 - 3:44Do të vini re se transporti vjen i dyti në atë listë,
-
3:44 - 3:47por kjo është një nga bisedat që dëgjojmë më së shumti .
-
3:47 - 3:51Edhe pse një pjesë e madhe e debatit është mbi energjinë,
-
3:51 - 3:53është po aq edhe mbi karbonin.
-
3:53 - 3:56Problemi që unë shoh është se, përfundimisht,
-
3:56 - 3:59mosmarrëveshja se si ne e zgjidhim atë problem
-
3:59 - 4:02që t'u shërbejë atyre tre miliardë banorëve që kanë nevojë për një shtëpi,
-
4:02 - 4:05si dhe ndryshimet klimaterike, janë gati duke
-
4:05 - 4:08ndodhur, ose po ndodhin tashmë.
-
4:08 - 4:11Kjo sfidë do të thotë se duhet të fillojmë të mendojmë në mënyra të reja,
-
4:11 - 4:14dhe besoj se druri do jetë pjesë e zgjidhjes sonë,
-
4:14 - 4:15dhe unë do t'ju them se përse.
-
4:15 - 4:18Si një arkitekt, druri është i vetmi material,
-
4:18 - 4:20material i madh, me të cilin mund të ndërtoj
-
4:20 - 4:23dhe që rritet nga fuqia diellore.
-
4:23 - 4:27Kur një pemë rritet në pyll dhe çliron oksigjen,
-
4:27 - 4:29dhe thith dioksidin e karbonit,
-
4:29 - 4:32dhe pastaj vdes dhe bie në tokë në pyll,
-
4:32 - 4:36ajo e çliron dioksidin e karbonit sërish në atmosferë ose në tokë.
-
4:36 - 4:39Nëse digjet nga zjarri në pyll, do të çlirojë karbonin
-
4:39 - 4:42përsëri në atmosferë.
-
4:42 - 4:45Por nëse e merr atë dru dhe bën një ndërtesë
-
4:45 - 4:48ose një mobilje apo një lodër prej druri,
-
4:48 - 4:50ajo ka një aftësi të mrekullueshme
-
4:50 - 4:54që ta depozitojë karbonin dhe ta mbajë larg nesh.
-
4:54 - 4:57Një metër kub dru mund të depozitojë
-
4:57 - 5:00një ton dioksid karboni.
-
5:00 - 5:02Dy zgjidhjet tona për klimën janë qartësisht
-
5:02 - 5:05zvogëlimi i çlirimit të gazeve ndotës në atmosferë dhe depozitimi i tyre.
-
5:05 - 5:07Druri është i vetmi material i rëndësishëm
-
5:07 - 5:11me të cilin unë mund të ndërtoj dhe që përmbush njëkohësisht dy gjërat e lartpërmendura.
-
5:11 - 5:14Kështu që unë mendoj se kemi
-
5:14 - 5:16një etikë se Toka rrit ushqimin tonë,
-
5:16 - 5:18dhe është e nevojshme të zhvendosemi drejt një etike në këtë shekull
-
5:18 - 5:21se Toka duhet të rrisë edhe banesat tona.
-
5:21 - 5:23Tani, si mund të bëjmë një gjë të tillë
-
5:23 - 5:24ndërkohë që po rritet urbanizimi
-
5:24 - 5:27dhe mendojmë për ndërtesa druri vetëm me katër kate?
-
5:27 - 5:29Duhet të zvogëlojmë përdorimin e betonit dhe çelikut si dhe duhet
-
5:29 - 5:31të rrisim lartesinë, dhe ajo me të cilën jemi duke punuar
-
5:31 - 5:36është një ndërtesë prej druri 30 katëshe e lartë.
-
5:36 - 5:39I kemi projektuar bashkë me një inxhinier
-
5:39 - 5:42i cili quhet Eric Karsh dhe që punon me mua,
-
5:42 - 5:44dhe ne po bëjmë këtë projekt të ri sepse
-
5:44 - 5:47ka shumë lëndë druri ne dispozicion për tu përdorur,
-
5:47 - 5:49dhe i quajmë ato panele masivë druri.
-
5:49 - 5:51Këto panele janë të bërë nga pemë të reja,
-
5:51 - 5:55pemë që nuk rriten shumë të larta, copa të vogla druri
-
5:55 - 5:57të ngjitura së bashku për të krijuar panele të cilët janë gjigandë:
-
5:57 - 6:02rreth 2 metra e gjysmë të gjerë, 20 metra të lartë, dhe të trashësive të ndryshme.
-
6:02 - 6:05Mënyra më e mirë për të përshkruar këtë, është të them
-
6:05 - 6:07se të gjithë i njohim ndërtimet dy-me-katër
-
6:07 - 6:08kur mendojmë për drurin.
-
6:08 - 6:10Ky është konkluzioni që njerëzit nxjerrin menjëherë.
-
6:10 - 6:12Ndërtimet me përmasa dy- me- katër janë pak a shumë si
-
6:12 - 6:15ato tullat Lego me 8 pika, që të gjithë luanim kur ishim fëmijë,
-
6:15 - 6:18dhe me të cilat mund të ndërtoje plot gjëra të bukura
-
6:18 - 6:21në përmasat dy-me-katër.
-
6:21 - 6:22Por kujtohuni që kur ishit fëmijë,
-
6:22 - 6:24dhe fshiheshit në bodrum,
-
6:24 - 6:27dhe gjenit atë lodrën me tullat plastike të Lego,
-
6:27 - 6:27dhe ndiheshit si,
-
6:27 - 6:30" Fantastike, kjo është e mrekullueshme. Mund të ndërtoj diçka vërtetë të madhe,
-
6:30 - 6:31dhe kjo do jetë fantastike."
-
6:31 - 6:33Ky është ndryshimi.
-
6:33 - 6:36Panelet masivë drusorë janë ato tullat me 24 pika.
-
6:36 - 6:37Ato ndryshojnë shkallën e asaj që ne duam të bëjmë,
-
6:37 - 6:40dhe ajo që ne kemi zhvilluar është diçka e quajtur FFTT,
-
6:40 - 6:42që është zgjidhje Krijuese e Përbashkët (Creative Commons)
-
6:42 - 6:47për të ndërtuar një sistem fleksibël,
-
6:47 - 6:50të ndërtimit të këtyre paneleve të mëdha ku mund të ngrejmë
-
6:50 - 6:54gjashtë kate përnjëherë nëse duam.
-
6:54 - 6:57Ky film vizatimor ju tregon se si këto ndërtesa bashkohen
-
6:57 - 7:01në një mënyrë shumë të thjeshtë, por këto ndërtesa janë të disponueshme
-
7:01 - 7:03për arkitektët dhe inxhinierët tashmë për tu ndërtuar
-
7:03 - 7:05për kultura të ndryshme në mbarë botën,
-
7:05 - 7:07në stile dhe lloje të ndryshme arkitekturore.
-
7:07 - 7:10Në mënyrë që të ndërtojmë të sigurtë,
-
7:10 - 7:13aktualisht, kemi projektuar këto ndërtesa,
-
7:13 - 7:14për të punuar në terrenin e Vancouver,
-
7:14 - 7:16e cila është një zonë e lartë sizmike,
-
7:16 - 7:19madje edhe për ndërtesa 30 katëshe.
-
7:19 - 7:21Është e qartë se, sa herë që paraqes një gjë të tillë.
-
7:21 - 7:23njerëzit, madje edhe ata në këtë konferencë, thonë,
-
7:23 - 7:26" Vërtet? Tridhjetë kate? Si mund të ndodhë një gjë e tillë?"
-
7:26 - 7:29Ka shumë pyetje që janë bërë
-
7:29 - 7:31dhe pyetje shumë të rëndësishme me të cilat shpenzojmë shumë kohë
-
7:31 - 7:33për të dhënë përgjigjet ndërsa bashkojmë
-
7:33 - 7:36raportet tona dhe ato të rishikuarat nga kolegët tanë.
-
7:36 - 7:38Do të fokusohem tek disa prej tyre,
-
7:38 - 7:39dhe le të fillojmë me zjarrin, sepse mendoj se zjarri
-
7:39 - 7:42është ndoshta gjëja e parë që ju të gjithë po mendoni në këtë moment.
-
7:42 - 7:43Shumë e drejtë.
-
7:43 - 7:45Mënyra se si do ta përshkruaj është kjo.
-
7:45 - 7:47Nëse do t'ju kërkoja të merrni një çakmak
-
7:47 - 7:51dhe të mbani në dorë një dru dhe të përpiqeni që ta ndizni ate,
-
7:51 - 7:53kjo nuk do të ndodhë, apo jo? Ne të gjithë e dimë këtë.
-
7:53 - 7:55Që të ndezësh një zjarr, duhet të fillosh me copa të vogla
-
7:55 - 7:57druri dhe të punosh me zjarrin,
-
7:57 - 8:00dhe pastaj mund të shtosh drurin e madh në zjarr,
-
8:00 - 8:02dhe sigurisht, pasi ta kesh hedhur atë në zjarr,
-
8:02 - 8:05ai fillon të digjet, ngadalë.
-
8:05 - 8:06Dakord, panelet masivë drusorë, këto produkte të reja
-
8:06 - 8:09që ne po përdorim, ngjasojnë me këtë dru.
-
8:09 - 8:12Është e vështirë që t'u vësh zjarrin, dhe kur kjo ndodh,
-
8:12 - 8:14ata digjen në mënyrë jashtëzakonisht të parashikueshme,
-
8:14 - 8:17dhe ne mund të përdorim shkencën e zjarrit për të parashikuar
-
8:17 - 8:19dhe t'i bëjmë këto ndërtesa po aq të sigurta sa ato të betonit
-
8:19 - 8:21dhe po gjithashtu si të çelikut.
-
8:21 - 8:24Debati tjetër i madh, shpyllëzimi.
-
8:24 - 8:27Tetëmbëdhjetë përqind e kontributeve tona
-
8:27 - 8:29në çlirimin e gazrave ndotës të atmosferës
-
8:29 - 8:30vjen si rezultat i shpyllëzimit.
-
8:30 - 8:34Gjëja e fundit që duam të bëjmë është prerja e pemëve.
-
8:34 - 8:38Ose, gjëja e fundit që duam të bëjmë është të presim pemët e gabuara.
-
8:38 - 8:41Ekzistojnë modele për mbështetjen e pyllëzimit
-
8:41 - 8:43që na lejojnë të presim pemët ashtu si duhet,
-
8:43 - 8:45dhe ato janë të vetmet pemë të përshtatshme
-
8:45 - 8:46që përdoren në këto lloj sistemesh.
-
8:46 - 8:49Unë aktualisht mendoj se këto ide
-
8:49 - 8:52do të ndryshojnë ekonominë e shpyllëzimit.
-
8:52 - 8:54Në vendet me problematika të shpyllëzimit,
-
8:54 - 8:57ne duhet të gjejmë mënyrën për t'i dhënë
-
8:57 - 8:59një vlerë më të lartë pyllit
-
8:59 - 9:02dhe t'i inkurajojmë njerëzit që të fitojnë lekë
-
9:02 - 9:04nëpërmjet cikleve të shpejta të rritjes--
-
9:04 - 9:07të pemëve 10-, 12-, 15- vjeçare që prodhojnë këto produkte
-
9:07 - 9:09dhe na lejojnë të ndërtojmë në këtë shkallë.
-
9:09 - 9:11Ne kemi përllogaritur një ndërtesë 20 - katëshe:
-
9:11 - 9:14Ne do rrisim mjaftueshëm drurë në Amerikën e Veriut çdo 13 minuta.
-
9:14 - 9:17Kaq kohë duhet.
-
9:17 - 9:20Shkalla e karbonit këtu është shumë e mirë.
-
9:20 - 9:23Nëse ndërtojmë një banesë 20-katëshe me çimento dhe beton,
-
9:23 - 9:26proçesi do të rezultonte në prodhimin
-
9:26 - 9:30e asaj çimentoje si dhe 1,200 tonë dioksid karboni.
-
9:30 - 9:32Nëse e ndërtonim me dru, me anë të kësaj zgjidhjeje,
-
9:32 - 9:34do të depozitonim 3.100 tonë,
-
9:34 - 9:37për një diferencë prej 4,300 tonësh.
-
9:37 - 9:39Kjo është e barazvlefshme me 900 makina
-
9:39 - 9:42të larguara nga qarkullimi rrugor në një vit.
-
9:42 - 9:44Mendoni përsëri për ata tre miliardë njerëz
-
9:44 - 9:45që kanë nevojë për një shtëpi të re,
-
9:45 - 9:48dhe ky ndoshta është kontributi.
-
9:48 - 9:51Shpresoj, se jemi në fillimin e një evolucioni,
-
9:51 - 9:53në mënyrën se si ndërtojmë, sepse kjo është mënyra e parë e re
-
9:53 - 9:58për të ndërtuar një gradaçel ndoshta në 100 vitet e ardhshme apo më shumë.
-
9:58 - 10:00Por sfida qëndron në ndryshimin e perceptimit të mundësisë
-
10:00 - 10:02nga shoqëria, dhe kjo është një sfidë e madhe.
-
10:02 - 10:06Inxhinieria është pjesa më e lehtë e gjithë kësaj, me të vërtetë.
-
10:06 - 10:08Dhe mënyra se si unë e përshkruaj është kjo.
-
10:08 - 10:10Teknikisht -- gradaçela e parë,
-
10:10 - 10:13dhe përkufizimi i gradaçelës është 10 kate e lartë, besojeni ose jo--
-
10:13 - 10:15por gradaçela e parë ishte kjo në Çikago,
-
10:15 - 10:18dhe njerëzit ishin të tmerruar të ecnin poshtë kësaj ndërtese.
-
10:18 - 10:20Vetëm pas katër vitesh që ishte ndërtuar,
-
10:20 - 10:23Gustave Eiffel ndërtoi Kullën Eiffel,
-
10:23 - 10:24dhe ndërkohë që ndërtoi Kullën Eiffel,
-
10:24 - 10:29ai i ndryshoi horizontet e qyteteve të botës,
-
10:29 - 10:32ndryshoi dhe krijoi konkurrencën
-
10:32 - 10:34mes vendeve si Qyteti i New York dhe Chicago,
-
10:34 - 10:37ku ndërtuesit filluan të ndërtonin banesa gjithmonë e më të mëdha
-
10:37 - 10:40dhe e shtynë zhvillimin lart e më lart
-
10:40 - 10:42me inxinieri edhe më të zhvilluara.
-
10:42 - 10:44Ne po ndërtojmë aktualisht këtë model në New York,
-
10:44 - 10:47si një model teorik në kampusin
-
10:47 - 10:50e një universiteti teknologjik që përfundon së shpejti,
-
10:50 - 10:51dhe arsyeja përse zgjodhëm këtë vend
-
10:51 - 10:54është për t'ju treguar se si mund të duken këto ndërtesa,
-
10:54 - 10:56sepse ana e jashtme mund të ndryshojë.
-
10:56 - 10:59Është saktësisht struktura për të cilën ne folëm.
-
10:59 - 11:01Arsyeja se përse e zgjodhëm është se ky është një universitet teknologjik,
-
11:01 - 11:04dhe besoj se druri është
-
11:04 - 11:07materiali më i avancuar teknologjik me të cilin mund të ndërtohet.
-
11:07 - 11:10Ndodh qe Nena Natyre mban ne dore patenten,
-
11:10 - 11:13dhe ne nuk ndihemi shume rehat per kete gje.
-
11:13 - 11:15Por kjo eshte menyra se si duhet te jene gjerat,
-
11:15 - 11:18shenjat e natyres ne ambientin e ndertimit.
-
11:18 - 11:20Po kerkoj kete mundesi
-
11:20 - 11:24qe te ndertoj momentin e Kulles Eiffel, keshtu e quajme ne.
-
11:24 - 11:26Po ndertohet shume banesa ne gjithe boten.
-
11:26 - 11:27Eshte nje ndertese nente kateshe ne Londer,
-
11:27 - 11:30nje tjeter e re qe sapo ka perfunduar ne Australi,
-
11:30 - 11:32qe besoj se eshte me 10 apo 11 kate.
-
11:32 - 11:35Ne po perpiqemi te rrisim lartesine e ketyre ndertesave,
-
11:35 - 11:37dhe shpresojme, une shpresoj,
-
11:37 - 11:40se qyteti ku une banoj, Vancouver te kete aktualisht
-
11:40 - 11:43ndertesen me te larte ne bote prej 20 katesh,
-
11:43 - 11:46ne te ardhmen e afert.
-
11:46 - 11:48Se momenti i Kulles Eiffel te thyeje kufirin,
-
11:48 - 11:50kete kufi arbitrar te lartesise,
-
11:50 - 11:53dhe te lejoje ndertesat e drurit qe ti bashkohen ketij konkursi .
-
11:53 - 11:55Dhe une besoj se gara vazhdon.
-
11:55 - 11:56Faleminderit.
-
11:56 - 12:01( Duartrokitje)
- Title:
- Perse duhet te ndertojme gradacela prej druri
- Speaker:
- Michael Green
- Description:
-
Te ndertosh nje gradacele? Harrojeni celikun apo betonin, thote arkitekti Michael Green, dhe ndertoni me ...dru. Ashtu sikunder shpjegon me detaje terheqese, jo vetem qe eshte e mundur te ndertosh ne menyre te sigurt nje ndertese prej druri 30 kateshe (dhe ai shpreson edhe me te larte se kaq), por eshte edhe e nevojshme.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 12:22
Dimitra Papageorgiou edited Albanian subtitles for Why we should build wooden skyscrapers | ||
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Why we should build wooden skyscrapers | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Why we should build wooden skyscrapers | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why we should build wooden skyscrapers | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why we should build wooden skyscrapers | ||
Elvira Peço edited Albanian subtitles for Why we should build wooden skyscrapers | ||
Elvira Peço edited Albanian subtitles for Why we should build wooden skyscrapers | ||
Elvira Peço edited Albanian subtitles for Why we should build wooden skyscrapers |