Gjendja jonë e përbashkët-- vetëdija
-
0:00 - 0:03Do të flas për vetëdijën.
-
0:03 - 0:05Pse zgjodha vetëdijën?
-
0:05 - 0:07Sepse është një temë e neglizhuar,
-
0:07 - 0:11edhe në kulturën shkencore edhe në atë filozofike.
-
0:11 - 0:12Po pse është kjo e çuditëshme?
-
0:12 - 0:16Sepse është aspekti më i rëndësishëm i jetës tone
-
0:16 - 0:18për një arsye shumë të thjeshtë dhe logjike,
-
0:18 - 0:20është një kusht i domosdoshëm për çdo gjë,
-
0:20 - 0:23është e rëndësishme në jetën tonë të jemi te vetëdijshem.
-
0:23 - 0:26Ju interesoheni në shkencë, filozofi, muzik, art, apo çfarëdo --
-
0:26 - 0:29por kjo nuk ja vlen nëse je një zombie apo në koma, apo?
-
0:29 - 0:32Kështu që vetëdija është numri një.
-
0:32 - 0:34Arsyeja e dytë është që kur njerëzit interesohen në të
-
0:34 - 0:36ashtu siç unë mendoj që ata duhet të interesohen,
-
0:36 - 0:39ata kanë tendencë të thonë gjëra të tmerrëshme.
-
0:39 - 0:41Edhe kur nuk janë duke thënë gjëra të tmerrëshme,
-
0:41 - 0:43dhe provojnë të bëjnë hulumtim serioz,
-
0:43 - 0:47epo, është i ngadalshëm. Progresi ka qenë shumë i ngadalshëm.
-
0:47 - 0:50Kur u interesova në këtë temë për herë të parë,
-
0:50 - 0:53mendova që është një problem i thjeshtë biologjik.
-
0:53 - 0:55Të nxisim këta sëmbues të trurit dhe të kuptojmë
-
0:55 - 0:56se si funksionon në tru.
-
0:56 - 0:58Shkova në Universitetin e Kalifornisë në San Francisko dhe fola
-
0:58 - 1:00me neurobiologët me te fortë,
-
1:00 - 1:01dhe ata treguan pak padurim,
-
1:01 - 1:05ashtu siç tregojnë të gjithë shkencëtarët kur i pyesim pyetje të turpshme.
-
1:05 - 1:09Por gjëja tjetër që më goditi është që njëri prej tyre,
-
1:09 - 1:11një neurobiolog i famshëm, tha me zemërim
-
1:11 - 1:14Shiko, në disciplinën timë është në rregull të interesohesh në
-
1:14 - 1:18vetëdije, por siguro vendin e punës së pari. Siguro vendin si profesor së pari.
-
1:18 - 1:20Unë kam punuar në këtë çështje për një kohë të gjatë.
-
1:20 - 1:22Mendoj që tani do e sigurosh vendin e punës
-
1:22 - 1:24përgjithmonë nëse përqëndrohesh në vetëdije.
-
1:24 - 1:26Nëse është kështu, atëherë ky është një hap i madh përpara.
-
1:26 - 1:29Pra, pse kemi këtë ngurim dhe armiqësi
-
1:29 - 1:31kaq të çuditëshme kunder vetëdijës?
-
1:31 - 1:34Epo, mendoj që është kombinim i dy karakteristikave
-
1:34 - 1:36të kulturës sonë intelektuale
-
1:36 - 1:38të cilat mendojnë që po e kundërshtojnë njëra tjetrën,
-
1:38 - 1:42por në të vërtetë ndajnë një grup të përbashklet të supozimeve.
-
1:42 - 1:46Njëra prej këtyre karakteristikave është ajo e dualizmit fetar
-
1:46 - 1:49Vetëdija nuk është pjesë e botës fizike.
-
1:49 - 1:51Është pjesë e botës shpirtërore.
-
1:51 - 1:53I takon shpirtit,
-
1:53 - 1:56dhe shpirti nuk është pjesë e botës fizike.
-
1:56 - 1:59Kjo është tradita e Zotit, e shpirtit dhe pavdekshmerise.
-
1:59 - 2:01Është edhe një traditë tjetër që mendon se është kundër kësaj
-
2:01 - 2:03por në të vërtet pranon supozimet më të këqija.
-
2:03 - 2:07Kjo traditë mendon që jemi shkencëtarë të fortë materialistë
-
2:07 - 2:11Vetëdija nuk është pjesë e botës fizike.
-
2:11 - 2:13Ose nuk ekziston fare, ose është diç tjetër,
-
2:13 - 2:16një program kompjuteri apo ndonjë gjë budallaqe,
-
2:16 - 2:19por në cilindo rast nuk është pjesë e shkencës.
-
2:19 - 2:21Unë futesha në një diskutim që me jepte dhimbte barku.
-
2:21 - 2:23Shkonte kështu.
-
2:23 - 2:27Shkenca është objektive, vetëdija është subjektive,
-
2:27 - 2:30kështu që nuk mund të ketë shkencë të vetëdijës.
-
2:30 - 2:37Mirë pra, këto tradita të binjakëzimit po na paralizojnë.
-
2:37 - 2:40Është shumë vështirë të largohesh nga këto tradita.
-
2:40 - 2:43Kam vetëm një mesazh për këtë ligjeratë,
-
2:43 - 2:46dhe ky është fakti që vetëdija është një fenomen biologjik
-
2:46 - 2:49sikurse fotosinteza, tretja, mitoza --
-
2:49 - 2:53i dini të gjitha fenomenet biologjike -- dhe kur të pranojmë këtë fakt,
-
2:53 - 2:56shumica, edhe pse jo të gjithë, problemet e vështira
-
2:56 - 2:58që kanë të bëjnë me vetëdijën do të zhduken.
-
2:58 - 3:00Unë do të analizoj disa prej tyre.
-
3:00 - 3:03Ju premtova që do t'ju tregoj për disa
-
3:03 - 3:05gjëra fyese që thuhen për vetëdijen.
-
3:05 - 3:09Një: Vetëdija nuk ekziston.
-
3:09 - 3:11Është një iluzion, si perëndimet e diellit.
-
3:11 - 3:16Shkenca ka treguar që perëndimet e diellit dhe ylberët janë iluzione.
-
3:16 - 3:18Kështu që vetëdija është një iluzion.
-
3:18 - 3:22Dy: Ndoshta ekziston, por është me të vërtet diç ndryshe.
-
3:22 - 3:25Është një program kompjuteri që e vë trurin në pune.
-
3:25 - 3:29Tre: Jo, gjëja e vetme që ekziston është sjellja.
-
3:29 - 3:33Është e turpshme sa shumë ndikim ka pasur biheviorizmi,
-
3:33 - 3:34por do i kthehem kësaj teme.
-
3:34 - 3:37dhe, Katër: Ndoshta vetëdija ekziston,
-
3:37 - 3:39por nuk mund të ndryshoje botën.
-
3:39 - 3:42Si mundet spiritualizmi të lëvizë dicka?
-
3:42 - 3:44Sa herë që dikush më thotë këtë, mendoj,
-
3:44 - 3:46a dëshiron të shohesh spiritualitetin duke lëvizur diç?
-
3:46 - 3:49Shiko. Unë po vendos me vetëdije të lëviz dorën,
-
3:49 - 3:52dhe kjo lëviz. (Te qeshura)
-
3:52 - 3:56Gjithashtu, shihe këtë:
-
3:56 - 4:00Ne nuk themi, "Epo, është pak si moti në Gjenevë.
-
4:00 - 4:02Disa ditë është më mirë dhe disa ditë jo.
-
4:02 - 4:05Jo. Përmisohet kur dua unë që të përmisohet."
-
4:05 - 4:07Në rregull. Do ju tregoj se si ndodh kjo.
-
4:07 - 4:11Ende nuk ju kam dhënë një përcaktim.
-
4:11 - 4:13Nuk mund të bëni këtë nëse nuk ke një perkufizim.
-
4:13 - 4:16Njerëzit gjithmonë thonë që vetëdija është shumë vështirë të perkufizohet.
-
4:16 - 4:18Unë mendoj që është lehtë të percaktohet
-
4:18 - 4:20nëse nuk po provoni të krijoni një definicion shkencor.
-
4:20 - 4:22Ne nuk jemi gati për një definicion shkencor,
-
4:22 - 4:24por po jap një definicion të zakonshëm.
-
4:24 - 4:27Vetëdija përbëhet nga të gjitha gjendjet e ndjenjave,
-
4:27 - 4:29ndjeshmërisë dhe ndërgjegjësimit.
-
4:29 - 4:33Fillon në mëngjes kur zgjohesh nga një gjumë pa ëndërra
-
4:33 - 4:35dhe vazhdon gjatë gjithë ditës deri sa të bini gjumë
-
4:35 - 4:38apo të vdisni, dhe të bëheni i pavetëdishëm.
-
4:38 - 4:41Ëndrrat janë një formë e vetëdijës në këtë definicion.
-
4:41 - 4:44Ky është një definicion i zakonshëm. Kjo është shënjestra jonë.
-
4:44 - 4:48Nëse nuk po flisni për këtë, nuk po flisni për vetëdijën.
-
4:48 - 4:51Por ata mendojnë, "Epo, ky është një problem i keq.
-
4:51 - 4:55Si mund të ekzistojë një gjë e tillë si pjesë e botës reale?"
-
4:55 - 4:57Dhe kjo, nëse keni bërë ndonjë klase filozofie,
-
4:57 - 5:00tashmë e dini që ky është problemi i famshëm i mendjes dhe trupit.
-
5:00 - 5:03Mendoj që edhe kjo ka një zgjidhje të lehtë. Do ju tregoj këtë zgjidhje.
-
5:03 - 5:08Ja ku është: Të gjitha gjendjet tona të vetëdijës, pa përjashtim
-
5:08 - 5:13shkaktohen nga procese neurobiologjike të nivelit të ulët në tru,
-
5:13 - 5:15dhe këto realizohen në tru
-
5:15 - 5:18si nivele të larta ose karakteristika të sistemit.
-
5:18 - 5:21Është aq e mistershme sa lëngshmëria e ujit.
-
5:21 - 5:24A kam të drejtë? Lëngshmëria nuk është një lëng shtesë
-
5:24 - 5:26që nxirret nga molekulat H2O.
-
5:26 - 5:29Është një gjendje në të cilën gjendet sistemi.
-
5:29 - 5:34Përderisa tasi me ujë mund të shëndrohet nga i lëngshëm
-
5:34 - 5:36në të ngurtë, varësisht nga sjellja e molekulave,
-
5:36 - 5:39ashtu edhe truri mund të kalojë nga gjendja e vetëdijëshme
-
5:39 - 5:41tek ajo e pavetëdijëshme,
-
5:41 - 5:44varësisht nga sjellja e molekulave.
-
5:44 - 5:48Problemi i famshëm i mendjes dhe trupit është po aq i thjeshtë.
-
5:48 - 5:51Në rregull? Tani futemi në pyetje më të vështira.
-
5:51 - 5:55Le të cilësojmë karakteristikat e sakta të vetëdijës,
-
5:55 - 5:57kështu që mund tu përgjigjemi këtyre katër
-
5:57 - 5:58kundërshtimeve që bëhen.
-
5:58 - 6:03Karakteristika e parë është që vetëdija është reale dhe e pareduktueshme.
-
6:03 - 6:05Ju nuk mund ta largoni.
-
6:05 - 6:09Dallimi mes realitetit dhe iluzionit është
-
6:09 - 6:11dallimi në mes mënyrës se si duken gjërat
-
6:11 - 6:15dhe se si ato janë në të vërtetë.
-
6:15 - 6:17Vetëdijëshëm duket sikur ka një --
-
6:17 - 6:19më pëlqen se si thuhet në Frengjisht arc-en-ciel --
-
6:19 - 6:21duket sikur ka një hark në qiell,
-
6:21 - 6:25apo duket sikur dielli po perëndon pas maleve.
-
6:25 - 6:28Vetedijshem na duket, por kjo nuk është ajo që ndodh.
-
6:28 - 6:30Për sa i përket ndyshimit mes mënyrës se si na duken gjërat
-
6:30 - 6:32dhe se si ato me të vertetë janë, nuk mund të
-
6:32 - 6:36bëjmë këtë dallim për vet ekzistencën e vetëdijës,
-
6:36 - 6:40sepse kur të flasim për vetë ekzistencën e vetëdijës,
-
6:40 - 6:43kur na duket që jemi të vetëdijëshëm,
-
6:43 - 6:45atëhere me të vërtetë jemi.
-
6:45 - 6:48Dua të them, nëse disa ekspertë më afrohen dhe thonë,
-
6:48 - 6:51Ne jemi neurobiologë të fortë dhe ju kemi studiuar ju, Searle,
-
6:51 - 6:54dhe jemi të bindur që ti nuk je i vetëdijëshëm,
-
6:54 - 6:56por je një robot i krijuar me shumë shumë zgjuarsi,
-
6:56 - 6:59Unë nuk do të mendoj "Epo, ndoshta këta kanë të drejtë?"
-
6:59 - 7:02Nuk e mendoj këtë as për një moment, sepse
-
7:02 - 7:05Dekarti mund të ketë bërë shumë gabime, por ai kishte të drejtë për këtë.
-
7:05 - 7:08Nuk mund të vëni në dyshim ekzistencën e vetë vetëdijës sate.
-
7:08 - 7:10Pra, kjo është karakteristika e parë e vetëdijës.
-
7:10 - 7:12Është reale dhe e pareduktueshme.
-
7:12 - 7:15Ju nuk mund ta largoni duke treguar që është një iluzion
-
7:15 - 7:18ashtu si mund të tregoni për iluzionet tjera.
-
7:18 - 7:21Karakteristika e dytë është
-
7:21 - 7:23një burim i problemeve për ne,
-
7:23 - 7:25dhe thotë që të gjitha gjendjet tona të vetëdijëshme
-
7:25 - 7:28kanë këtë kualitet.
-
7:28 - 7:31Kemi diç që ndjejmë kur pijmë birrë
-
7:31 - 7:34që nuk është e njejta ndjenjë si kur të mbushim taksat,
-
7:34 - 7:37apo dëgjojmë muzikë, dhe kjo ndjenjë kualitative
-
7:37 - 7:39automatikisht krijon një karakteristikë të tretë
-
7:39 - 7:43që është se gjendjet e vetëdijëshme janë, sipas definicionit
-
7:43 - 7:46subjektive duke marrë parasysh që ato ekzistonjë vetëm
-
7:46 - 7:48kur të përjetohen nga një njeri apo kafshë,
-
7:48 - 7:50ndonjë vete që i përjeton.
-
7:50 - 7:53Ndoshta do mundemi të krijojmë një makinë të vetëdijëshme.
-
7:53 - 7:55Pasi nuk e dijmë se si truri ynë e bën këtë,
-
7:55 - 7:59nuk mund të ndërtojmë një makinë të vetëdijëshme.
-
7:59 - 8:02Një karakteristikë tjetër e vetëdijës
-
8:02 - 8:06është fakti që fusha të unifikuara të vetëdijës.
-
8:06 - 8:08Unë nuk shoh vetëm pamjen e njerëzve para meje,
-
8:08 - 8:11dhe zërin tim dhe peshën e këpucëve të mia
-
8:11 - 8:13në dysheme, por këto më ndodhin si pjesë
-
8:13 - 8:17e një fushe të madhe dhe të vetme të vetëdijës
-
8:17 - 8:19që zgjatet para dhe pas.
-
8:19 - 8:20Ky është çelësi për të kuptuar
-
8:20 - 8:23fuqinë e pamasë të vetëdijës.
-
8:23 - 8:26Nuk kemi mundur të krijojmë këtë tek një rrobot.
-
8:26 - 8:28Zhgënjimi i robotikës rrjedh nga fakti që
-
8:28 - 8:30nuk dimë se si të krijojmë një rrobot të vetëdijëshëm,
-
8:30 - 8:34kështu që nuk kemi një makinë që mund të bëje gjëra të tilla.
-
8:34 - 8:36Pra, karakteristika tjetër e vetëdijës,
-
8:36 - 8:39pas kësaj fushe të unifikuar të vetëdijës,
-
8:39 - 8:42është që funksionon si shkaktare e sjelljes tonë.
-
8:42 - 8:45Unë ju dhashë një demostrim shkencor duke e lëvizur dorën time,
-
8:45 - 8:47por si është e mundur kjo?
-
8:47 - 8:51Si mund të jetë që ky mendin në trurin tim
-
8:51 - 8:53mund të lëvize objekte materiale?
-
8:53 - 8:54Do t'ju tregoj përgjigjen.
-
8:54 - 8:56Nuk e dijmë përgjigjen në detaje,
-
8:56 - 8:59por e dijmë pjesën elementare të përgjigjes, dhe kjo është
-
8:59 - 9:01që ka një rend të ndezjeve të neuroneve,
-
9:01 - 9:05dhe kjo mbaron kur acitokolina
-
9:05 - 9:07sekretohet tek pjata e fundit të aksoneve në neuronet motorike.
-
9:07 - 9:09Kërkoj falje që po përdor terminologji filozofike,
-
9:09 - 9:13por kur kjo sekretohet tek pjatat-përfundimtare të aksonit to neuroneve motorike
-
9:13 - 9:16shumë gjëra të mrekullueshme ndodhin në kanalet e joneve
-
9:16 - 9:18dhe dora lëviz.
-
9:18 - 9:20Mendoni për atë që ju thashë.
-
9:20 - 9:22Një ndodhi e vetme,
-
9:22 - 9:25vendimi im i vetëdijshëm të ngre dorën
-
9:25 - 9:28ka një nivel të përshkrimit që ka shumë
-
9:28 - 9:30kualitete shpirtërore të lidhur me të.
-
9:30 - 9:32Është një mendim në trurin tim, por në të njejtën kohë,
-
9:32 - 9:34është i zënë duke sekretuar acetykolinë
-
9:34 - 9:36dhe duke bërë gjëra të tjera
-
9:36 - 9:39përderisa kalon nëpër korteksin motorik
-
9:39 - 9:41nëpër fibrat nervore dhe deri tek dora.
-
9:41 - 9:45Kjo tregon që fjalori ynë tradicional
-
9:45 - 9:49kur diskutojmë këtë çështje është i dalë mode.
-
9:49 - 9:52Një ndodhi e vetme ka nivele të përshkrimit
-
9:52 - 9:55neurobiologjik, dhe një nivel tjetër të përshkrimit
-
9:55 - 9:57mendor, dhe është një ndodhi e vetme,
-
9:57 - 9:59dhe kështu funksionon natyra. Kjo e bën të mundshme
-
9:59 - 10:02për vetëdijen të funksionoje si shkaktare.
-
10:02 - 10:05Me këtë mendim,
-
10:05 - 10:08dhe duke analizuar këto karakteristika të vetëdijës,
-
10:08 - 10:11le të kthehemi dhe ti pëgjigjemi kundërshtimeve të më hershme.
-
10:11 - 10:15Epo, kundërshtimi i parë që e thashe është që vetëdija nuk ekziston,
-
10:15 - 10:17dhe se është një iluzion. Epo, vetëm ju përgjegja kësaj pyetje.
-
10:17 - 10:18Nuk mendoj që duhet të brengosemi për këtë.
-
10:18 - 10:22Kundërshtimi i dytë kishte një ndikim të madh
-
10:22 - 10:24dhe mund të përmendet ende, dhe thotë
-
10:24 - 10:27"Epo, nëse vetëdija ekziston, atëherë është diç tjetër."
-
10:27 - 10:31Është nje program dixhital kompjuteri që funksionon në trurin tënd
-
10:31 - 10:33dhe kjo është ajo që na duhet për të krijuar vetëdijen.
-
10:33 - 10:35Duhet të marrim programin e duhur.
-
10:35 - 10:37Harro pjesën bazike. Çfarëdo pjese bazike është e
-
10:37 - 10:40pasur dhe stabile sa duhet për të mbajtur programin.
-
10:40 - 10:43E dimë që kjo është gabim.
-
10:43 - 10:46Dua të them, çdo kush që ka menduar për kompjutera
-
10:46 - 10:49mund të shohe që kjo është gabim, sepse llogaritja
-
10:49 - 10:51definohet si manipulim simbolesh,
-
10:51 - 10:54dhe zakonisht mendohet si zero dhe njësha, por çfarëdo simboli do funksionoje.
-
10:54 - 10:57Merr një algoritëm që mund të programoni
-
10:57 - 11:00në një kod binar, dhe kjo është karakteristika përcaktuese
-
11:00 - 11:02e programit kompjuterik.
-
11:02 - 11:06Por e dijmë që kjo është vetëm sintaktike. Është simbolike.
-
11:06 - 11:10E dijmë që vetëdija njerëzore është më shumë se aq.
-
11:10 - 11:13Përvec sintaksës, ka edhe përmbajtje.
-
11:13 - 11:15Ka semantikë.
-
11:15 - 11:17Ai debati që bëra para --
-
11:17 - 11:19O Zot, nuk dua të mendoj për atë --
-
11:19 - 11:20që bëra para 30 viteve,
-
11:20 - 11:22ka një debat të nënkuptuar për të cilin nuk ju kam treguar,
-
11:22 - 11:26dhe dua t'ju tregoj për këtë argument me pak fjalë, i cili
-
11:26 - 11:30thotë që vetëdija krijon një realitet të pavarur nga observuesi.
-
11:30 - 11:34Krijon një realitet të parave, pronës, qeverisë,
-
11:34 - 11:38martesës, konferencave CERN,
-
11:38 - 11:40darkave dhe pushimeve të veres,
-
11:40 - 11:43dhe të gjitha këto janë krijime të vetëdijës.
-
11:43 - 11:46Ekzistenca e tyre është relative me observuesin.
-
11:46 - 11:49Është relative me agjentin e vetëdijëshëm që një copë letre
-
11:49 - 11:52është para dhe disa ndërtasa janë një universitet.
-
11:52 - 11:56Pyeteni veten për llogaritjen.
-
11:56 - 12:00A është absolute, sikur forca dhe masa dhe tërheqja e gravitetit?
-
12:00 - 12:02Apo është relative me observuesin?
-
12:02 - 12:05Disa llogaritje nënkuptohen.
-
12:05 - 12:07Shtoj dy dhe dy dhe kam katër.
-
12:07 - 12:10Kjo do të ndodhe pa marre parasysh se çfarë mendojnë të tjerët.
-
12:10 - 12:12Por kur e nxjerr kalkulatorin e xhepit
-
12:12 - 12:16dhe e bëj këtë kalkulim, fenomeni i vetëm i nënkuptuar
-
12:16 - 12:19është qarku elektronik dhe sjellja e tij.
-
12:19 - 12:21Ëshë i vetmi fenomen absolut.
-
12:21 - 12:23Gjërat e tjera interpretohen nga ne.
-
12:23 - 12:27Llogaritja ekziston relativisht me vetëdijën.
-
12:27 - 12:30Ose një agjent i vetëdijëshëm po e bën llogaritjen,
-
12:30 - 12:34pse ka një makinë që e pranon për interpretim llogaritjesh.
-
12:34 - 12:37Kjo nuk do të thotë që llogaritja është arbitrare.
-
12:37 - 12:39Unë shpenzova shumë para për këtë.
-
12:39 - 12:41Por kemi këtë paqartësi të vazhdueshme
-
12:41 - 12:46në mes të objektivitetit dhe subjektivitetit si karakteristika të realitetit
-
12:46 - 12:50dhe objektivitetit dhe subjektivitetit si karakteristika të deklarimeve.
-
12:50 - 12:53Mesazhi kyresor i kësaj pjese të ligjëratës është:
-
12:53 - 12:57Mund të keni një shkencë plotësisht objektive,
-
12:57 - 13:00një shkencë ku mund të bëni deklarime të vërteta,
-
13:00 - 13:03për një fushë ekzistenca e së cilës është subjektive,
-
13:03 - 13:06ekzistenca e së cilës është në trurin njerëzor
-
13:06 - 13:09dhe përbëhet nga gjendje subjektive të njeshmërisë
-
13:09 - 13:10apo ndjenja të ndërgjegjësimit.
-
13:10 - 13:15Kështu që kundërshtimi që nuk mund të kemi një shkencë objektive të vetëdijës
-
13:15 - 13:19sepse është subjektive dhe shkenca është objektive, është lojë fjalësh.
-
13:19 - 13:21Është një lojë e keqe fjalësh për objektivitetin dhe subjektivitetin.
-
13:21 - 13:24Mund të bëni deklarime objektive për
-
13:24 - 13:28një fushë e cila është subjektive në mënyrën e ekzistenës së saj,
-
13:28 - 13:29dhe neurologët këtë e bëjnë.
-
13:29 - 13:32Dua të them që kemi pacientë të cilët vuajnë nga dhembja,
-
13:32 - 13:35dhe ju mundoheni të krijoni një shkencë objektive të kësaj.
-
13:35 - 13:37Ju premtova që do i hedh poshtë gjithë këta që kundërshtojnë,
-
13:37 - 13:38dhe nuk më ka mbetur shumë kohë,
-
13:38 - 13:40por më lejoni të hedh poshtë edhe dy prej tyre.
-
13:40 - 13:42Thash që sjellshmeria duhet të jetë
-
13:42 - 13:46një nga çoroditjet më të mëdha të kulturës sonë interektuale,
-
13:46 - 13:49sepse hidhet poshtë në atë moment gjatë të cilit mendon për të.
-
13:49 - 13:51Gjendjet tuaja mendore janë identike me sjelljen tuaj?
-
13:51 - 13:55Mendoj për dallimin mes ndjenjës dhe dhembjes
-
13:55 - 13:56dhe angazhimi në sjellje të dhimbjes.
-
13:56 - 13:58Nuk do të demonstroj sjellje të dhembjes, por mund të ju them
-
13:58 - 14:00që nuk kam ndonjë dhimbje në këtë moment.
-
14:00 - 14:04Pra, është një gabim i dukshëm. Përse e bënë këtë gabim?
-
14:04 - 14:06Gabimi ishte -- dhe mund të ktheheni e të lexoni
-
14:06 - 14:09literaturën mbi këtë, dhe e shihni të përsëritet disa herë
-
14:09 - 14:13që ata mendojnë se nëse ju e pranoni një ekzistencë të pareduktueshme
-
14:13 - 14:16të vetëdijës, ju po hiqni dorë nga shkenca.
-
14:16 - 14:19Ju po hiqni dorë nga 300 vjet të progresit njerëzor
-
14:19 - 14:20dhe shpresës njerëzore dhe çdo gjëje tjetër.
-
14:20 - 14:23Mesazhi me të cilin dua të ju lë,
-
14:23 - 14:26është që vetëdija duhet të pranohet
-
14:26 - 14:28si një fenomen i vërtet biologjik,
-
14:28 - 14:31që është subjekt i analizës shkencore
-
14:31 - 14:33aq sa ndonjë fenomen tjetër në biologji,
-
14:33 - 14:35apo pjesës tjetër të shkencës.
-
14:35 - 14:36Shume faleminderit.
-
14:36 - 14:42(Duartrokitje)
- Title:
- Gjendja jonë e përbashkët-- vetëdija
- Speaker:
- John Searle
- Description:
-
Filozofi John Searle tregon se si studiohet vetëdija njerëzore -- dhe sistematikisht hedh poshtë disa kundërshtime të zakonshme që nuk lejojnë që vetëdija të merret seriozisht. Përderisa mësojmë më shumë për proceset e trurit të cilat shkaktojnë ndërgjegjshmërinë, duke e pranuar që vetëdija është një fenomen biologjik është një hap i madh. Ai thotë që vetëdija nuk është një simulim i madh kompjuterik. (Filmuar ne TEDxCERN).
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 14:59
Dimitra Papageorgiou edited Albanian subtitles for Our shared condition -- consciousness | ||
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Our shared condition -- consciousness | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Our shared condition -- consciousness | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Our shared condition -- consciousness | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Our shared condition -- consciousness | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Our shared condition -- consciousness | ||
Kaltrina Kusari edited Albanian subtitles for Our shared condition -- consciousness | ||
Kaltrina Kusari edited Albanian subtitles for Our shared condition -- consciousness |