Return to Video

Imagjinoni një Europë demokratike pa kufij.

  • 0:00 - 0:03
    Ky nuk do të jetë një fjalim
  • 0:03 - 0:06
    si ata që kam dhënë më parë.
  • 0:06 - 0:09
    Do t'ju flas sot rreth
  • 0:09 - 0:14
    dështimit të udhëheqjes në politikat globale
  • 0:14 - 0:17
    dhe në globalizimin e ekonomisë sonë.
  • 0:17 - 0:24
    Nuk do të jap disa zgjidhje të mira dhe të gatshme.
  • 0:24 - 0:27
    Por në fund do t'ju nxis
  • 0:27 - 0:32
    që të rimendoni, në fakt të rrezikoni dhe të gjithëpërfshiheni
  • 0:32 - 0:36
    në atë që unë e shoh si evolucioni global
  • 0:36 - 0:38
    i demokracisë.
  • 0:38 - 0:41
    Dështimi i udhëheqjes.
  • 0:41 - 0:43
    Si përkufizohet sot dështimi i udhëheqjes?
  • 0:43 - 0:47
    Dhe pse nuk është funksionale demokracia?
  • 0:47 - 0:49
    Unë besoj se dështimi udhëheqjes është fakti se
  • 0:49 - 0:54
    ne ju kemi nxjerrë jashtë këtij proçesi.
  • 0:54 - 0:57
    Pra, më lejoni, që nga eksperienca ime personale
  • 0:57 - 1:00
    t'ju jap një pamje të thellë, kështu që mund të ktheheni prapa
  • 1:00 - 1:01
    dhe ndoshta të kuptoni përse është kaq i vështirë bashkëpunimi
  • 1:01 - 1:06
    me sfidat e sotme dhe përse politika
  • 1:06 - 1:10
    është drejt një rruge pa krye.
  • 1:10 - 1:13
    Le të fillojmë nga fillimi.
  • 1:13 - 1:16
    Le të fillojmë nga demokracia.
  • 1:16 - 1:18
    Nëse kthehemi prapa në Greqinë Antike,
  • 1:18 - 1:22
    ishte një zbulim, një gjetje,
  • 1:22 - 1:26
    fakti që ne kishim mundësinë, së bashku,
  • 1:26 - 1:30
    të ishim zotërit e fatit tonë,
  • 1:30 - 1:33
    të ishim të aftë të hetonim, të mësonim, të imagjinonim
  • 1:33 - 1:36
    dhe të ndërtonim një jetë më të mirë.
  • 1:36 - 1:41
    Demokracia ishte shpikja politike
  • 1:41 - 1:44
    e cila mbronte këtë liri,
  • 1:44 - 1:49
    sepse ishim të çliruar nga frika
  • 1:49 - 1:51
    se mendjet tona në fakt,
  • 1:51 - 1:53
    nëse ishin despotike apo dogmatike,
  • 1:53 - 1:58
    mund të ishin protagonistët.
  • 1:58 - 2:01
    Demokracia ishte risija politike e cila na lejoi
  • 2:01 - 2:04
    të kufizonim fuqinë, qoftë ajo e tiranëve
  • 2:04 - 2:07
    apo e klerikëve të lartë,
  • 2:07 - 2:12
    tendencën e tyre të natyrshme për të rritur fuqinë dhe pasurinë.
  • 2:12 - 2:13
    Fillova ta kuptoj mirë një gjë të tillë
  • 2:13 - 2:16
    kur isha 14 vjeç.
  • 2:16 - 2:18
    Kisha një zakon që t'i shmangia detyrat e shtëpisë,
  • 2:18 - 2:23
    hyja fshehurazi në dhomën e ndenjes dhe dëgjoja prindërit e mi
  • 2:23 - 2:25
    kur kishin ndonjë debat të nxehtë me miqtë e tyre.
  • 2:25 - 2:27
    Në atë kohë, Greqia ishte
  • 2:27 - 2:31
    nën kontrollin e një qeverie shumë të fuqishme
  • 2:31 - 2:33
    e cila po e mbyste vendin,
  • 2:33 - 2:36
    dhe babai im ishte drejtuesi i një lëvizjeje premtuese
  • 2:36 - 2:38
    për të rikrijuar Greqinë, të ndërtonte një Greqi
  • 2:38 - 2:41
    ku do të sundonte liria dhe ku ndoshta,
  • 2:41 - 2:45
    qytetarët, njerëzit të ishin ata që do të qeverisnin vendin e tyre.
  • 2:45 - 2:47
    Zakonisht bashkohesha me të në fushatat e tij,
  • 2:47 - 2:49
    dhe këtu mund të më shihni mua përkrah tij.
  • 2:49 - 2:51
    Unë jam ky i riu këtu, në anë.
  • 2:51 - 2:54
    Mund të mos mos më njihni
  • 2:54 - 2:57
    sepse modelin e flokëve e kisha ndryshe në atë kohë.
  • 2:57 - 2:58
    (Të qeshura)
  • 2:58 - 3:03
    Kështu që në 1967, ishim afër zgjedhjeve,
  • 3:03 - 3:04
    dhe gjërat po shkonin mirë me fushatën.
  • 3:04 - 3:06
    dhe në shtëpinë tonë kishte shumë ngazëllim.
  • 3:06 - 3:09
    Ne e ndjenim se me të vërtetë do të kishte
  • 3:09 - 3:13
    një zhvillim të jashtëzakonshëm për Greqinë.
  • 3:13 - 3:18
    Por një natë, makinat ushtarake erdhën në shtëpinë tonë.
  • 3:18 - 3:20
    Ushtarët e hodhën derën përdhe.
  • 3:20 - 3:24
    Mua më gjetën lart në tarracë.
  • 3:24 - 3:26
    Një rreshter m'u afrua me një armë,
  • 3:26 - 3:28
    m'a vendosi në kokë dhe më tha,
  • 3:28 - 3:33
    " Më thuaj ku është babai yt ose do të vras"
  • 3:33 - 3:37
    Im atë, i cili ishte fshehur aty afër, doli jashtë
  • 3:37 - 3:41
    dhe pastaj e çuan në burg.
  • 3:41 - 3:45
    Sigurisht, ne shpëtuam por jo demokracia.
  • 3:45 - 3:47
    Shtatë vite të egra diktature
  • 3:47 - 3:51
    të cilët i kaluam në mërgim.
  • 3:51 - 3:53
    Sot, përsëri demokracitë tona janë prapë
  • 3:53 - 3:55
    duke u përballur me momentin e së vërtetës.
  • 3:55 - 3:57
    Më lejoni t'ju tregoj një histori.
  • 3:57 - 4:00
    E dielë në mbrëmje,
  • 4:00 - 4:03
    Bruksel, Prill 2010.
  • 4:03 - 4:06
    Jam ulur bashkë me homologët e mi në tryezën e BE,
  • 4:06 - 4:10
    Sapo isha zgjedhur kryeministër,
  • 4:10 - 4:13
    por kisha privilegjin fatkeq që të zbuloja të vërtetën
  • 4:13 - 4:17
    se defiçiti ynë nuk ishte 6 përqind,
  • 4:17 - 4:20
    ashtu siç ishte raportuar zyrtarisht para pak ditësh
  • 4:20 - 4:23
    para zgjedhjeve nga qeveria parardhëse,
  • 4:23 - 4:28
    por në të vërtetë ishte 15.6 përqind.
  • 4:28 - 4:31
    Por defiçiti ishte vetëm simptoma
  • 4:31 - 4:33
    e problemeve akoma më të thella që po përballej Greqia,
  • 4:33 - 4:37
    dhe unë isha zgjedhur, me mandat dhe kisha një mision,
  • 4:37 - 4:38
    që t'u jepja fund këtyre problemeve,
  • 4:38 - 4:41
    nëse ishte mungesa e transparencës
  • 4:41 - 4:43
    dhe e përgjegjësisë në qeverisje,
  • 4:43 - 4:46
    apo nëse ishte një gjendje e klientelës
  • 4:46 - 4:50
    e cila ofronte favore të fuqishme -- shmangies së taksave
  • 4:50 - 4:55
    të ndihmuar nga sistemi global i evazionit fiskal,
  • 4:55 - 4:58
    politikës dhe medias që kapej pas interesave të veçanta.
  • 4:58 - 5:01
    Por pavarësisht mandatit tonë zgjedhor,
  • 5:01 - 5:05
    tregjet financiare nuk na besuan.
  • 5:05 - 5:07
    Borxhi ynë ishte rritur në mënyrë drastike
  • 5:07 - 5:10
    dhe ne po përballeshim me një falimentim të mundshëm.
  • 5:10 - 5:14
    Kështu që vajta në Bruksel me një mision
  • 5:14 - 5:18
    të paraqisja një propozim për një Europë të bashkuar,
  • 5:18 - 5:21
    e cila do të qetësonte tregjet dhe do të na jepnin kohën
  • 5:21 - 5:24
    për të bërë reformat e duhura.
  • 5:24 - 5:27
    Por kjo kohë nuk na u dha.
  • 5:27 - 5:30
    Mendojeni pak veten në një tavolinë të rrumbullakët në Bruksel.
  • 5:30 - 5:33
    Negociatat janë të vështira, gjendja shumë e tensionuar,
  • 5:33 - 5:36
    zhvillimi është i ngadaltë dhe pastaj, 10 minuta nga 2,
  • 5:36 - 5:37
    një kryeministër i cili bërtet,
  • 5:37 - 5:40
    " Duhet të mbarojmë për 10 minuta."
  • 5:40 - 5:42
    Unë tashë, " Pse? Këto janë vendime të rëndësishme.
  • 5:42 - 5:45
    Le të mendohemi pak më gjatë."
  • 5:45 - 5:48
    Një tjetër kryeministër vjen e më thotë,
  • 5:48 - 5:51
    " Jo, duhet të arrijmë një marrëveshje tani,
  • 5:51 - 5:53
    sepse për 10 minuta,
  • 5:53 - 5:57
    hapen tregjet në Japoni,
  • 5:57 - 6:01
    dhe do të ketë një kaos në ekonominë globale."
  • 6:01 - 6:05
    Ne arritëm shumë shpejt në një vendim në ato 10 minuta.
  • 6:05 - 6:07
    Ky nuk ishte afat kohor ushtarak,
  • 6:07 - 6:14
    por tregjet, na kishin vënë në armën kokë.
  • 6:14 - 6:18
    Ajo që pasoi, ishte vendimi më i vështirë i jetës sime,
  • 6:18 - 6:22
    i dhimbshëm për mua, i dhimbshëm për bashkëkombasit e mi,
  • 6:22 - 6:25
    duke vendosur shtrëngesa dhe duke bërë reduktime,
  • 6:25 - 6:28
    shpesh mbi ata të cilët nuk ishin fajtorët e krizës.
  • 6:28 - 6:31
    Mes këtyre sakrificave, Greqia i shpëtoi falimentimit
  • 6:31 - 6:35
    dhe eurozona shmangu shkatërrimin.
  • 6:35 - 6:37
    Greqia, ishte fillesa e Euro krizës,
  • 6:37 - 6:40
    dhe disa njerëz më fajësojnë mua për fillimin e saj.
  • 6:40 - 6:43
    Por mendoj se sot pjesa më e madhe do të bien dakord
  • 6:43 - 6:46
    me faktin që Greqia ishte vetëm simptoma
  • 6:46 - 6:49
    e problemeve më të thella strukturore në eurozonë,
  • 6:49 - 6:54
    e dobësive në sistemin e gjerë ekonomik botëror,
  • 6:54 - 6:56
    e dobësive të demokracive tona.
  • 6:56 - 7:01
    Demokracitë tona janë rob i sistemeve të mëdha për të dështuar,
  • 7:01 - 7:04
    ose, më saktësisht, shumë të mëdha për t'u kontrolluar.
  • 7:04 - 7:06
    Demokracitë tona janë dobësuar në ekonominë globale,
  • 7:06 - 7:10
    me lojtarë të cilët mund të shkelin ligjet, të shmangin taksat,
  • 7:10 - 7:13
    si dhe të shmangin standartet e punës dhe të mjedisit.
  • 7:13 - 7:16
    Demokracitë tona janë të minuara
  • 7:16 - 7:18
    nga pabarazia në rritje
  • 7:18 - 7:22
    si dhe rritja e përqëndrimit të fuqisë dhe pasurisë,
  • 7:22 - 7:26
    lobingjeve, korrupsionit, shpejtësisë së tregjeve
  • 7:26 - 7:30
    apo faktit se ndonjëherë i trembemi parandalimit të shkatërrimit
  • 7:30 - 7:33
    i ka kufizuar demokracitë tona,
  • 7:33 - 7:36
    dhe ato kanë kufizuar aftësinë tonë
  • 7:36 - 7:40
    që të imagjinojmë dhe të përdorim fuqitë, fuqinë tuaj
  • 7:40 - 7:42
    në gjetjen e zgjidhjeve.
  • 7:42 - 7:45
    Siç mund të shikoni, Greqia ishte vetëm paraqitje
  • 7:45 - 7:47
    e asaj që gjendet në treg për të gjithë ne.
  • 7:47 - 7:49
    Unë, jashtëzakonisht optimist, kisha shpresuar
  • 7:49 - 7:53
    se kjo krizë ishte një mundësi për Greqinë, për Europën
  • 7:53 - 7:57
    për botën, që të ndodhnin transformime demokratike rrënjësore
  • 7:57 - 7:59
    në institucionet tona.
  • 7:59 - 8:03
    Në vend të kësaj, unë kisha një eksperiencë të përulur.
  • 8:03 - 8:08
    Në Bruksel, ndërsa përpiqesha dëshpërimisht
  • 8:08 - 8:09
    të gjeja zgjidhje të përbashkëta,
  • 8:09 - 8:13
    kuptova se as edhe një, asnjë nga ne,
  • 8:13 - 8:17
    nuk ishte përballur ndonjëherë me një krizë të tillë.
  • 8:17 - 8:21
    Më e keqja ishte se, kishim rënë në kurth nga padituria kolektive.
  • 8:21 - 8:24
    Ne drejtoheshim nga frikët tona.
  • 8:24 - 8:29
    Dhe frikët na çonin drejt një besimi të verbër
  • 8:29 - 8:32
    në ortodoksinë e thjeshtësisë.
  • 8:32 - 8:36
    Në vend që të arrinim të përbashktën
  • 8:36 - 8:39
    ose mençurinë kolektive në shoqëritë tona,
  • 8:39 - 8:42
    të investonim në të që të gjenim zgjidhje krijuese,
  • 8:42 - 8:45
    ne u kthyem nga qëndrimi politik.
  • 8:45 - 8:46
    Dhe pastaj u çuditëm kur çdo
  • 8:46 - 8:50
    masë e marrë specifikisht nuk solli fundin e krizës,
  • 8:50 - 8:53
    dhe sigurisht që kjo e bëri më të lehtë
  • 8:53 - 8:54
    të kërkonin për një dash kurbani
  • 8:54 - 8:56
    për dështimin kolektiv europian,
  • 8:56 - 9:00
    dhe sigurisht që ky ishte Greqia.
  • 9:00 - 9:05
    Këta grekë përtacë, imoralë, që pinë ouzo, dhe kërcejnë Zorba,
  • 9:05 - 9:08
    këta janë problemi. Ndëshkojini ata!
  • 9:08 - 9:11
    Po, një stereotip i duhur por i pabazë
  • 9:11 - 9:16
    që ndonjëherë të lëndon me shumë sesa vetë rreptësia.
  • 9:16 - 9:19
    Por më lejoni t'ju paralajmëroj, kjo nuk i përket vetëm Greqisë.
  • 9:19 - 9:22
    Ky mund të jetë modeli
  • 9:22 - 9:25
    që liderat ndjekin gjithmonë
  • 9:25 - 9:28
    kur përballen me probleme komplekse që kalojnë kufijtë,
  • 9:28 - 9:32
    qofshin këto ndryshimet klimaterike, të emigracionit
  • 9:32 - 9:35
    apo të sistemit financiar.
  • 9:35 - 9:38
    Kjo do te thotë, të braktisim fuqinë kolektive,
  • 9:38 - 9:40
    që të imagjinojmë potencialin tonë,
  • 9:40 - 9:44
    te jemi viktima te frikës sonë, stereotipeve tona, apo dogmave
  • 9:44 - 9:46
    te nxjerrim jashtë proçesit qytetarët tanë
  • 9:46 - 9:50
    ne vend që të ndërtojmë këtë proçes rreth qytetarëve tanë.
  • 9:50 - 9:53
    Dhe nëse veprojme kështu vetëm sa do të testojmë besimin
  • 9:53 - 9:55
    e qytetarëve tanë, te njerëzve tanë dhe më gjerë,
  • 9:55 - 9:58
    akoma më shumë ne proçesin demokratik.
  • 9:58 - 9:59
    Nuk është çudi që shumë lidera politike,
  • 9:59 - 10:02
    dhe nuk e përjashtoj veten time,
  • 10:02 - 10:05
    kanë humbur besimin e popullit të tyre.
  • 10:05 - 10:08
    Kur policia duhet të mbrojë parlamentin,
  • 10:08 - 10:13
    një skenë e cila është bërë e njohur në mbarë botën,
  • 10:13 - 10:17
    atëherë kjo do të thotë se diçka nuk shkon mirë me demokracinë.
  • 10:17 - 10:21
    Kjo është arsyeja se përse unë kërkova referendum, të lija Grekët
  • 10:21 - 10:26
    të kishin vendimmarrje të lirë mbi paketat e masave të shpëtimit.
  • 10:26 - 10:27
    Homologët e mi europianë, disa prej tyre te paktën,
  • 10:27 - 10:29
    thanë " Nuk mund ta bësh këtë.
  • 10:29 - 10:34
    Do të ketë kaos ne treg sërish".
  • 10:34 - 10:38
    Unë thashë ,"Duhet ta bëjmë, para rivendosjes së besimit në treg,
  • 10:38 - 10:44
    duhet të rifitojmë besimin e njerëzve tanë."
  • 10:44 - 10:47
    Kur u largova nga zyra, kisha kohë të reflektoja.
  • 10:47 - 10:52
    Ishim përballur me stuhinë në Greqi dhe Europë,
  • 10:52 - 10:54
    por jemi akoma në një sfidë.
  • 10:54 - 10:58
    Nëse politika është burimi të imagjinojmë dhe përdorim fuqitë,
  • 10:58 - 11:02
    atëherë 60 përqind e të rinjve të papunë në Greqi,
  • 11:02 - 11:05
    dhe në vende të tjera, është padyshim mungesa e imagjinatës
  • 11:05 - 11:07
    dhe jo mungesë e dhembshurisë.
  • 11:07 - 11:10
    Deri tani kemi fajësuar aspektin ekonomik,
  • 11:10 - 11:12
    dhe më saktësisht masat e rrepta ekonomike,
  • 11:12 - 11:15
    ndërkohë që mund të kishim formuluar disa alternativa,
  • 11:15 - 11:19
    një strategji ndryshe, stimul pozitiv për punësim,
  • 11:19 - 11:22
    apo borxhe reciproke dhe Eurobond-e të cilët
  • 11:22 - 11:25
    do të mbështesnin vendet në nevojë nga trysnia e tregut,
  • 11:25 - 11:28
    de që do të ishin padyshim alternativa më të suksesshme.
  • 11:28 - 11:31
    Megjithatë, kam arritur në konkluzionin se ky nuk është një
  • 11:31 - 11:35
    problem ekonomik, por më shumë demokratik.
  • 11:35 - 11:36
    Kështu pra, le të provojmë diçka tjetër.
  • 11:36 - 11:39
    Le të shohim se si mund t'i përfshijmë njerëzit në këtë proçes.
  • 11:39 - 11:42
    Le të gjejmë zgjidhje me anë të demokracisë.
  • 11:42 - 11:45
    Grekët e antikitetit, me gjithë defektet e tyre,
  • 11:45 - 11:48
    besonin në mençurinë e popullit
  • 11:48 - 11:51
    në momentet më të mira. Ne besojmë te populli.
  • 11:51 - 11:55
    Demokracia nuk është funksionale pa qytetarët e saj,
  • 11:55 - 11:59
    të cilët diskutojnë, debatojnë dhe marrin përgjegjësitë publike
  • 11:59 - 12:01
    për çështjet publike.
  • 12:01 - 12:04
    Qytetarët e thjeshtë shpesh zgjidheshin në juritë qytetare,
  • 12:04 - 12:08
    për të vendosur mbi çështje të nxehta të ditës.
  • 12:08 - 12:11
    Shkenca, teatri, kërkimi, filozofia,
  • 12:11 - 12:13
    lojra zbavitëse të mendjes apo trupit
  • 12:13 - 12:15
    ishin ushtrimet e tyre të përditshme.
  • 12:15 - 12:19
    Në fakt ato konsideroheshin si edukim për pjesëmarrje,
  • 12:19 - 12:22
    për potencialin, si dhe për rritjen e këtij potenciali të qytetarëve.
  • 12:22 - 12:27
    Ndërkohë, ata që iu shmangën politikës u konsideruan idiotë.
  • 12:27 - 12:30
    Me sa shihni pra, në Athinë dhe Greqinë e antikitetit
  • 12:30 - 12:33
    ky është një term që ka lindur atje.
  • 12:33 - 12:37
    "Idiot" vjen nga fjala greke " idio" që do të thotë " vetvete"
  • 12:37 - 12:41
    Një njeri që është është egocentrik, i izoluar, i përjashtuar,
  • 12:41 - 12:45
    dikush që nuk merr pjesë apo investigon çështjet e publikut.
  • 12:45 - 12:49
    Kjo pjesëmarrje ndodhte në "agora", një term i cili mbart dy kuptime,
  • 12:49 - 12:55
    atë të tregut të mirëfilltë dhe atë të një vendi ku zhvillohej debati politik.
  • 12:55 - 12:59
    Me pak fjalë, tregu dhe politika asokohe ishin një trup i vetëm,
  • 12:59 - 13:03
    të hapura dhe transparente, sepse ato i jepnin fuqi njerëzve.
  • 13:03 - 13:08
    Ato i shërbenin popullit, demokracisë.
  • 13:08 - 13:10
    Mbi tregun dhe politikën
  • 13:10 - 13:13
    ishte sundimi i popullit.
  • 13:13 - 13:16
    Në ditët e sotme kemi globalizuar tregjet,
  • 13:16 - 13:20
    por nuk kemi globalizuar institucionet tona demokratike.
  • 13:20 - 13:25
    Ndërkohë që politikanët kufizohen brenda politikës vendore,
  • 13:25 - 13:28
    qytetarët tanë kanë potenciale më të mëdha,
  • 13:28 - 13:33
    të cilat e kalojnë këtë kufi.
  • 13:33 - 13:36
    Si mund të bashkojmë aspektin politike dhe tregtarë të "agora-s"?
  • 13:36 - 13:38
    Si mund të demokratizojmë globalizimin?
  • 13:38 - 13:41
    Nuk po flas këtu për reforma të nevojshme
  • 13:41 - 13:43
    të Kombeve të Bashkuara apo të G 20-s.
  • 13:43 - 13:46
    po flas se si mund të sigurojmë hapësirën,
  • 13:46 - 13:48
    popullin, platformat e vlerave,
  • 13:48 - 13:54
    në mënyrë që të krijojmë lidhjet me potencialin tonë?
  • 13:54 - 13:58
    Kjo i shkon shumë për shtat Europës.
  • 13:58 - 14:00
    Europa, duke përjashtuar këtu dështimet e saj të fundit,
  • 14:00 - 14:05
    konsiderohet si vend i suksesshëm për eksperimentimin e paqes.
  • 14:05 - 14:08
    Pra le të eksperimentojmë,
  • 14:08 - 14:12
    një demokraci gjithpërfshirëse, një demokraci të re.
  • 14:12 - 14:15
    Le të mundohemi të hartojmë një "agora" Europiane
  • 14:15 - 14:18
    jo vetëm për produkte dhe shërbime,
  • 14:18 - 14:21
    por edhe për qytetarët tanë, ku ata mund të punojnë së bashku,
  • 14:21 - 14:23
    të diskutojnë, të mësojnë nga njëri tjetri,
  • 14:23 - 14:26
    të shkëmbejnë artin dhe kulturën,
  • 14:26 - 14:30
    dhe të gjejnë zgjidhje krijuese për problemet e tyre.
  • 14:30 - 14:33
    Le të imagjinojmë sikur qytetarët Europianë
  • 14:33 - 14:35
    kanë mundësinë të votojnë direkt
  • 14:35 - 14:38
    për Presidentin e Europës.
  • 14:38 - 14:41
    apo sikur juritë qytetare të zgjedhura me short,
  • 14:41 - 14:46
    mund të debatojnë mbi çështje kritike dhe kundërshtuese,
  • 14:46 - 14:49
    apo sikur një referendum i gjerë Europian i përbërë nga qytetarë,
  • 14:49 - 14:53
    mund të votojë traktatet ashtu sikundër edhe ligjvënësit.
  • 14:53 - 14:56
    Ja cila është ideja ime:
  • 14:56 - 14:59
    Pse të mos kemi qytetarët e parë të vërtetë Europianë,
  • 14:59 - 15:01
    duke u dhënë emigrantëve,
  • 15:01 - 15:05
    jo nënshtetësinë Greke, Gjermane apo Suedeze,
  • 15:05 - 15:08
    por nënshtetësinë Europiane?
  • 15:08 - 15:11
    Të sigurojmë se do të përkrahim të papunët
  • 15:11 - 15:14
    duke u dhënë atyre një bursë shkollimi,
  • 15:14 - 15:18
    që ata të zgjedhin të studiojnë kudo në Europë.
  • 15:18 - 15:22
    Një vend ku identiteti ynë i përbashkët është demokracia,
  • 15:22 - 15:27
    ku edukimi realizohet nëpërmjet pjesëmarrjes,
  • 15:27 - 15:30
    pjesëmarje, e cila sjell ndërtimin e besimit
  • 15:30 - 15:34
    dhe solidaritetit në vend të përjashtimit dhe ksenofobisë.
  • 15:34 - 15:36
    Europa nga dhe për popullin,
  • 15:36 - 15:40
    një Europë, një eksperiment në thellimin dhe zgjerimin
  • 15:40 - 15:43
    e demokracisë përtej kufijve të saj.
  • 15:43 - 15:47
    Disa do të thonin se jam shumë naiv,
  • 15:47 - 15:52
    se po e lë besimin tim në fuqinë dhe mençurinë e njerëzve,
  • 15:52 - 15:57
    Pas shumë dekadave në politikë, unë jam edhe pragmatist.
  • 15:57 - 15:59
    Më besoni, unë kam qenë
  • 15:59 - 16:03
    dhe jam akoma edhe sot pjesë e sistemit politik,
  • 16:03 - 16:08
    dhe e di se gjërat duhet të ndryshojnë.
  • 16:08 - 16:12
    Politika duhet të rimishërohet si fuqi e imagjinatës,
  • 16:12 - 16:17
    dhe e ri-hartimit për një botë më të mirë.
  • 16:17 - 16:20
    Por jam gjithashtu i ndërgjegjshëm se ky ndryshim
  • 16:20 - 16:23
    nuk do të ndodhi nga politika e sotme.
  • 16:23 - 16:25
    Ringjallja e politikës demokratike,
  • 16:25 - 16:30
    do të vijë nga ju, nga të gjithë ju.
  • 16:30 - 16:34
    Çdokush i cili merr pjesë në këtë shkëmbim global idesh,
  • 16:34 - 16:35
    qoftë brenda kësaj salle
  • 16:35 - 16:37
    apo jashë kësaj salle,
  • 16:37 - 16:41
    nëpër lokalitete apo në internet,
  • 16:41 - 16:44
    çdokush që refuzon padrejtësinë dhe pabarazinë,
  • 16:44 - 16:47
    çdokush që ngrihet kundër atyre që predikojnë
  • 16:47 - 16:49
    racizmin në vend të dhembshurisë
  • 16:49 - 16:52
    dogmës në vend të mendimit kritik,
  • 16:52 - 16:54
    teknokracisë sesa demokracisë,
  • 16:54 - 16:57
    çdokush që ngrihet kundër fuqisë së shfrenuar,
  • 16:57 - 16:59
    edhe pse liderat autoritarë,
  • 16:59 - 17:03
    apo plutokratët i fshehin pasuritë e tyre
  • 17:03 - 17:07
    apo lobingjet e fuqishme që mbrojnë të fuqishmit e paktë.
  • 17:07 - 17:12
    Është në interes të tyre që ne të tregohemi idiotë.
  • 17:12 - 17:14
    Le të mos jemi të tillë.
  • 17:14 - 17:15
    Faleminderit.
  • 17:15 - 17:27
    (Duartrokitje)
  • 17:27 - 17:29
    Bruno Giussani : Duket sikur po përshkruani një lloj udhëheqjeje
  • 17:29 - 17:31
    politike të cilën e përshkruani si të papërgatitur
  • 17:31 - 17:34
    dhe si robinj të tekave të tregjeve financiare,
  • 17:34 - 17:36
    dhe skena e Brukselit që ju përshkruat, mua personalisht,
  • 17:36 - 17:38
    si një qytetar, më tingëllon e tmerrshme.
  • 17:38 - 17:43
    Na shpjegoni ju lutem se si u ndjetë pas vendimit të marrë.
  • 17:43 - 17:44
    Sigurisht që nuk ishte një vendim i mirë,
  • 17:44 - 17:47
    por si ndiheni ju pas kësaj, jo si kryeministër,
  • 17:47 - 17:49
    por si George?
  • 17:49 - 17:52
    George Papandreou: Sigurisht që kishte kufizime,
  • 17:52 - 17:56
    të cilat nuk më lejonin as mua dhe as të tjerët të merrnim
  • 17:56 - 17:57
    llojet e vendmeve që do të donim të merrnim,
  • 17:57 - 18:00
    dhe sigurisht unë shpresoja se do të kishim kohën e duhur,
  • 18:00 - 18:01
    për të bërë reformat e duhura që do të përballeshin
  • 18:01 - 18:04
    me defiçitin dhe jo me reduktimin e tij,
  • 18:04 - 18:06
    i cili ishte edhe simptoma kryesore e problemit.
  • 18:06 - 18:08
    Kjo gjë të lëndon. Të lëndon sepse, në rradhë të parë,
  • 18:08 - 18:11
    kjo preku rininë, dhe jo vetëm atë,
  • 18:11 - 18:13
    shumë prej tyre kanë dalë në rrugë duke protestuar,
  • 18:13 - 18:15
    dhe mendoj se pikërisht këtu qëndron problemi ynë.
  • 18:15 - 18:20
    Kur përballemi me të tilla kriza, ne mbajmë potencialin,
  • 18:20 - 18:23
    potencialin e fuqishëm, jashtë këtij proçesi,
  • 18:23 - 18:26
    dhe vendosim veten në qendër të politikës.
  • 18:26 - 18:29
    Mendoj se ka ardhur koha që kjo gjë të ndryshojë, duhet të gjejmë
  • 18:29 - 18:33
    mënyra të reja pjesëmarrjeje, të përdorim aftësitë e mëdha,
  • 18:33 - 18:36
    të cilat në ditët e sotme ekzistojnë jo vetëm në teknologji,
  • 18:36 - 18:39
    por në mendjet e mëdha, prandaj besoj se ka një zgjidhje ,
  • 18:39 - 18:41
    të cilat janë më të mira, por duhet të jemi më të hapur ndaj tyre.
  • 18:41 - 18:43
    BG: Duket sikur sugjeroni që zgjidhja e duhur,
  • 18:43 - 18:46
    është më shumë Europë,dhe kjo nuk është aspak e lehtë
  • 18:46 - 18:48
    në pjesën më të madhe të Bashkimit Europian, për momentin.
  • 18:48 - 18:52
    Është pothuajse e kundërta - kufij më të mbyllur,
  • 18:52 - 18:54
    bashkëpunim më i paktë, madje e dhe nxjerrja jashtë
  • 18:54 - 18:58
    e ndonjë vendi të unionit Europian.
  • 18:58 - 19:00
    Sa pajtoheni me këtë ide?
  • 19:00 - 19:02
    GP: Unë mendoj se gjëja më e keqe që ndodhi
  • 19:02 - 19:05
    gjatë kësaj krize ishte se u nis me një lojë se kush e ka fajin.
  • 19:05 - 19:08
    Ideja themeltare e Europës është se
  • 19:08 - 19:10
    ne mund të bashkëpunojmë përtej kufijve,
  • 19:10 - 19:13
    të lemë pas konfliktet dhe të punojmë së bashku.
  • 19:13 - 19:19
    Paradoksi qëndron në faktin se, për shkak të lojës së fajit,
  • 19:19 - 19:22
    ne kemi më pak mundësi të bindim qytetarët tanë,
  • 19:22 - 19:23
    se duhet të bashkëpunojmë,
  • 19:23 - 19:26
    ndërkohë që tani është koha që kemi nevojë
  • 19:26 - 19:27
    të bashkojmë fuqitë tona.
  • 19:27 - 19:30
    Për mendimin tim, më shumë Europë, nuk do të thotë
  • 19:30 - 19:32
    t'i japësh më shumë fuqi Brukselit.
  • 19:32 - 19:36
    Do të thotë t'i japësh fuqi qytetarëve të Europës,
  • 19:36 - 19:39
    që do të thotë ta bësh Europën projekt të vetë njerëzve,
  • 19:39 - 19:42
    Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për t'i dhënë përgjigje,
  • 19:42 - 19:45
    frikës së shoqërisë sonë, në ditët e sotme.
  • 19:45 - 19:46
    BG: George, faleminderit që morrët pjesë në TED.
  • 19:46 - 19:50
    GP:Faleminderit shumë. BG: Faleminderit. ( Duartrokitje)
Title:
Imagjinoni një Europë demokratike pa kufij.
Speaker:
George Papandreou
Description:

Greqia është konsideruar si përfaqësuesja perfekte e krizës politike në Europë, por ish Kryeministri George Papandreou pyet veten nëse kjo është vetëm një tablo e asaj që pritet të pasojë. " Demokracitë tona", thotë ai, " janë zënë rob në çarkun e sistemeve të cilat janë shumë të mëdha për të falimentuar, ose më saktësisht, shumë të mëdha për tu kontrolluar" -- ndërkohë që " politikanët si unë e kanë humbur besimin e popullit të tyre". Si do ta zgjidhim këtë? Le t'i përfshijmë qytetarët drejtpërsëdrejti në marrëveshjet e reja demokratike.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
20:06

Albanian subtitles

Revisions