Return to Video

Bota e mistershme e shpellave nenujore

  • 0:01 - 0:04
    Jam eksploruese nënujore
  • 0:05 - 0:08
    më specifikisht, zhytëse shpellash.
  • 0:09 - 0:12
    Kur isha fëmijë doja të bëhesha astronaute,
  • 0:12 - 0:16
    por e rritur në Kanada,
    nuk e kisha ate mundesi.
  • 0:18 - 0:21
    Por siq duket, ne dijmë shumë
    më tepër për hapsirën
  • 0:21 - 0:26
    se sa për rrugët nënujore që vërshojnë
    nëpër planetin tonë
  • 0:26 - 0:29
    që janë lëngu më jetësor i Mëmës Tokë.
  • 0:30 - 0:33
    Andaj vendosa të bëj dicka
    që ishte akoma më madhështore.
  • 0:33 - 0:36
    Në vend që të eksploroja
    hapsirën e jashtme
  • 0:36 - 0:39
    Doja të eksploroja mrekullitë
    e hapsirës së brendshme.
  • 0:40 - 0:42
    Tani, shumë njerëz do t'ju thonë
  • 0:42 - 0:46
    se zhytja në shpella është ndoshta
    një nga përpjekjet më të rrezikshme.
  • 0:47 - 0:49
    Imagjinoni vetën këtu në këtë dhomë
  • 0:49 - 0:51
    sikur papritur po zhyteni në errësirë
  • 0:52 - 0:54
    me punën e vetme që të gjeni daljen
  • 0:55 - 0:58
    nganjëherë duke notuar nëpër
    këto hapsira të mëdha
  • 0:58 - 1:00
    dhe nganjëherë duke u zvarritur
    poshtë karrikeve
  • 1:01 - 1:03
    duke ndjekur një udhëzues të hollë
  • 1:03 - 1:07
    thjesht duke pritur për ndihmë jetësore
    për t'ju ofruar frymëmarrjen e rradhës.
  • 1:07 - 1:09
    Eh pra, kjo është puna ime.
  • 1:11 - 1:13
    Por ajo cka dua t'ju mësoj sot
  • 1:13 - 1:16
    është se bota jonë nuk është
    një shkëmb i madh i ngurtë
  • 1:17 - 1:19
    është shumë më tepër si një sfungjer.
  • 1:19 - 1:23
    Unë mund të notoj nëpër shumë
    hapsira të sfungjerit së Tokës sonë,
  • 1:23 - 1:25
    por ku nuk mundem
  • 1:26 - 1:29
    forma të tjera të jetës si dhe materjale
    të tjera mund ta bëjnë atë rrugëtim pa mua.
  • 1:30 - 1:32
    Zëri im është ai që do t'ju mësoje ju
  • 1:32 - 1:35
    për brendësinë e mëmës Tokë.
  • 1:38 - 1:41
    Nuk kishte libër udhëzues
    në dispozicion për mua
  • 1:41 - 1:46
    kur vendosa të bëhesha përsoni i parë
    që zhytet në ajsbergët e Antarktides.
  • 1:48 - 1:52
    Në 2000-tën, ky ishte objekti
    më i madh lëvizës në planet.
  • 1:52 - 1:54
    Erdhi nga Ross Ice Shelf
  • 1:54 - 1:57
    Kështu që ne shkuam atje për të studjuar
    ekologjinë e skajeve të akullit
  • 1:57 - 1:59
    dhe për të kërkuar
    forma jetësore nën akull.
  • 2:00 - 2:03
    Ne përdorim një teknologji
    të quajtur rifrymëzues.
  • 2:03 - 2:07
    Eshtë tejet e ngjajshme me teknologjinë
    që përdoret për ecjet ne hapsire.
  • 2:08 - 2:11
    Kjo teknologji na mundëson
    që të shkojmë më thellë
  • 2:11 - 2:13
    se sa mund ta imagjinonim
    edhe para 10 viteve.
  • 2:13 - 2:15
    Përdorim gazra ekzotike
  • 2:15 - 2:18
    Dhe mund të bëjmë misione
    nënujore të gjata 20 orë
  • 2:21 - 2:22
    Punoj me biologë.
  • 2:22 - 2:27
    Na del se shpellat janë magazina
    të formave jetësore të mrekullueshme,
  • 2:28 - 2:31
    specie të cilat kurrë
    nuk e kemi ditur se ekzistojnë.
  • 2:31 - 2:35
    Shumë nga këto forma jetësore
    jetojnë në mënyra të pazakonta.
  • 2:35 - 2:38
    Nuk kanë ndonjë pigment dhe
    as sy në shumicën e kohës
  • 2:38 - 2:44
    dhe këto kafshë janë
    jashtëzakonisht jetëgjatë.
  • 2:44 - 2:47
    Në fakt, kafshët që sot notojnë
    nëpër këto shpella
  • 2:47 - 2:50
    janë identike në të dhënat fosilore
  • 2:50 - 2:53
    që daton zhdukjen e dinosaurëve.
  • 2:53 - 2:57
    Andaj imagjinoni se këto janë
    si dinosaurë të vegjël që notojnë.
  • 2:57 - 3:00
    Cfarë mund të na mësojnë
    ato për evolucionin dhe mbijetesën?
  • 3:01 - 3:04
    Kur shikojmë tek një kafshë
    shumëkëmbëshe si kjo që po noton
  • 3:04 - 3:08
    shohim se ka dhëmbë të gjatë me helm.
  • 3:09 - 3:12
    Në fakt ai mund të sulmojë dicka 40 herë
    më të madhe se masa e tij dhe ta mbyse.
  • 3:12 - 3:14
    Sikur të kishte madhësinë e një mace
  • 3:14 - 3:16
    Ai do të ishte gjëja më e rrezikshme
    në planetin tonë.
  • 3:17 - 3:21
    Dhe këto kafshë jetojnë në vende
    mrekullisht të bukura
  • 3:21 - 3:26
    dhe në disa raste, nëpër shpella
    si këto që janë shumë të reja
  • 3:26 - 3:28
    prapë kafshët janë antike.
  • 3:28 - 3:30
    Si kanë mbërritur këto kafshë aty?
  • 3:30 - 3:31
    Gjithashtu punoj edhe me fizikantë,
  • 3:31 - 3:35
    dhe shpesh herë janë të interesuar
    në ndryshimin e klimës globale.
  • 3:35 - 3:38
    Ata mund të marrin gurë brenda shpellave
  • 3:38 - 3:41
    dhe t'i ndajnë që të shohin
    shtresat brenda tyre
  • 3:41 - 3:42
    të ngjajshme me rrathët e drurit
  • 3:42 - 3:45
    dhe mund të numerojnë prapa në histori
  • 3:45 - 3:48
    e të mësojnë për klimën në planetin tonë
    gjatë periudhave të ndryshme kohore.
  • 3:49 - 3:51
    E kuqja që shihni në këtë fotografi
  • 3:51 - 3:54
    në fakt është pluhur
    nga shkretira e Saharas.
  • 3:55 - 3:58
    Pra është bartur nga era,
    përmes oqeanit Atlantik.
  • 3:59 - 4:02
    Në këtë rast, e ka sjelle shiu
    në ishullin Abaco të Bahamas
  • 4:03 - 4:05
    Ka depërtuar në tokë
  • 4:05 - 4:09
    dhe eshte depozituar vetvetiu
    në shkëmbinjtë e këtyre shpellave.
  • 4:09 - 4:12
    Kur shikojmë pas tek shtresat e këtyre
    shkëmbinjëve, mund të gjejmë kohra
  • 4:12 - 4:15
    kur klima ne tokë ishte
    shumë shumë e thatë
  • 4:15 - 4:19
    kështu që mund të shkojmë
    prapa në kohë për shumë mijra vite.
  • 4:21 - 4:23
    Paleoklimatologjistet gjithashtu
    janë të interesuar
  • 4:23 - 4:26
    se ku qëndronin nivelet detare
    gjatë kohrave të tjera.
  • 4:26 - 4:29
    Këtu në Bermuda,
    ekipi im dhe unë kemi filluar
  • 4:29 - 4:31
    me zhytjet më të thella njerëzore
    të kryera ndonjëherë në rajon
  • 4:31 - 4:34
    dhe jemi duke kërkuar vende
  • 4:34 - 4:36
    ku niveli i detit ngrihej
    kundër bregut të tij,
  • 4:36 - 4:39
    me qindra metra më poshtë
    se nivelet e tanishme.
  • 4:40 - 4:43
    Unë gjithashtu punoj edhe me
    paleontologë dhe arkeologë.
  • 4:44 - 4:48
    Në vendet si Meksika, në Bahamas,
    e madje edhe në Kubë
  • 4:48 - 4:53
    po kërkojmë mbetjet kulturore
    dhe njerezore në shpella
  • 4:54 - 4:55
    dhe këto shpella na tregojnë shumë
  • 4:55 - 4:58
    për disa prej banorëve
    më të hershëm të këtyre rajoneve
  • 4:59 - 5:03
    Por projekti im më i preferuar
    prej të gjithëve ishte 15 vite më parë
  • 5:03 - 5:05
    kur isha pjesë e ekipit që bëri
  • 5:05 - 5:08
    hartën e parë të saktë, tri-dimensionale
    të sipërfaqes nëntokësore.
  • 5:08 - 5:11
    Pajisja me të cilën po lëviz nëpër shpellë
  • 5:11 - 5:15
    në fakt po krijonte modelin tri-dimensional
    ndërsa ne po e ngisnim atë.
  • 5:15 - 5:18
    Ne gjithashtu përdorëm
    radio me frekuencë të ulët
  • 5:18 - 5:22
    për të transmetuar në siperfaqe pozitat
    tona të sakta brenda shpellës.
  • 5:23 - 5:26
    Andaj, kam notuar nën shtëpi,
    biznese, dhe fusha golfi
  • 5:27 - 5:30
    madje edhe nën Sonny BBQ Restaurant
  • 5:30 - 5:33
    mjaft mbreselënëse,
    dhe ajo cka kjo më mësoi
  • 5:33 - 5:36
    ishte se gjithcka që ne bëjmë
    në sipërfaqën e tokës sonë
  • 5:36 - 5:38
    do të na kthehet në ate qe pijme.
  • 5:38 - 5:43
    Uji i planetit tonë nuk është
    vetem tek lumejtë, liqenet, dhe oqeanet
  • 5:43 - 5:47
    por është ky rrjet i nënujrave që
    na nderthurr të gjithëve së bashku.
  • 5:48 - 5:51
    është burim i përbashkët prej të cilit
    ne të gjithë pijmë.
  • 5:52 - 5:56
    Kur ne t'i kuptojmë lidhjet njerëzore
    me nënujin tonë
  • 5:56 - 5:59
    dhe me të gjitha burimet
    ujore në këtë planet,
  • 5:59 - 6:00
    atëherë ne do të jemi
    duke punuar ne problemin
  • 6:00 - 6:04
    që me gjasë është çështja
    më e rëndësishme e këtij shekulli.
  • 6:05 - 6:09
    Kurrë nuk pata mundësinë të bëhem
    astronaute sic kam dashur gjithmonë
  • 6:09 - 6:12
    por kjo pajisje hartuese e hartuar
    nga Dr.Bill Stone, do të jetë.
  • 6:12 - 6:13
    Ne fakt, është shndërruar.
  • 6:14 - 6:17
    Tani është nje robot vetë-notues autonom,
  • 6:17 - 6:18
    me inteligjence artificiale
  • 6:18 - 6:22
    dhe qellimi bazë i saj është që të shkoje
    në hënën e Jupiterit Europa
  • 6:22 - 6:27
    dhe të eksploroje oqeanet ndër siperfaqen
    e ngrirë të atij trupi.
  • 6:28 - 6:29
    Dhe kjo është shumë e mahnitshme.
Title:
Bota e mistershme e shpellave nenujore
Speaker:
Jill Heinerth
Description:

Zhytesja e shpellave Jill Heinerth eksploron rrymat e ujrave te nendheshme qe rrjedhin ne planet. Duke punuar me biologet, klimatologet e arkeologet, Heinerth zbulon misteret e formave te jetes qe okupojne disa nga vendet me te largeta te planetit dhe ndihmon kerkuesit te shkycin historine e ndryshimit te klimes. Ne kete fjalim te shkurter, beni nje zhytje nen vale dhe eksploroni mrekullite e hapsirave nentokesore.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
06:49

Albanian subtitles

Revisions