Return to Video

Mendoni se email-et tuaj janë private? Rimendojeni

  • 0:01 - 0:06
    Njëzet e pesë vjet më parë, shkencëtarë
    të CERN-it krijuan World Wide Web-in.
  • 0:06 - 0:10
    Prej asaj kohe, Interneti e ka
    shndërruar mënyrën si komunikojmë,
  • 0:10 - 0:14
    si merremi me biznes,
    madje edhe si jetojmë.
  • 0:14 - 0:16
    Në shumë mënyra,
  • 0:16 - 0:21
    idetë nga të cilat lindi Google, Facebook,
    Twitter, dhe mjaft të tjera,
  • 0:21 - 0:23
    e kanë shndërruar vërtet jetën tonë,
  • 0:23 - 0:28
    dhe kjo na ka sjellë shumë përfitime,
    një shoqëri më të bashkuar, fjala vjen.
  • 0:28 - 0:30
    Megjithatë ka edhe ca probleme.
  • 0:30 - 0:34
    Sot, një person i zakonshëm
    ka në rrjet një sasi mbresëlënëse
  • 0:34 - 0:36
    të dhënash personale,
  • 0:36 - 0:40
    të dhëna në internet që shtohen
    sa herë që postojmë në Facebook,
  • 0:40 - 0:42
    sa herë që kërkojmë në Google,
  • 0:42 - 0:44
    dhe sa herë që dërgojmë një email.
  • 0:44 - 0:46
    Mjaft prej jush mund të mendojnë,
  • 0:46 - 0:49
    epo, një email,
    s’ka asgjë në të, apo jo?
  • 0:49 - 0:53
    Por nëse mendoni email-et e një viti,
  • 0:53 - 0:56
    ose ndoshta të të gjithë jetës,
  • 0:56 - 0:58
    të tërë tok, ata rrëfejnë shumë.
  • 0:58 - 1:01
    Tregojnë se ku kemi qenë,
    kë kemi takuar,
  • 1:01 - 1:05
    dhe, në shumë mënyra,
    madje edhe se ç’bluanim në mendje.
  • 1:05 - 1:09
    Dhe pjesa më e frikshme e tërë kësaj është
    se sot të dhënat tona rrojnë përgjithmonë,
  • 1:09 - 1:12
    pra të dhënat tuaja do të rrojnë
    më shumë se ju.
  • 1:12 - 1:16
    Ajo që ka ndodhur është se gati e kemi
    humbur kontrollin mbi të dhënat tona
  • 1:16 - 1:18
    dhe mbi privatësinë tonë gjithashtu.
  • 1:18 - 1:21
    Ndaj këtë vit, kur web-i mbush 25 vjeç,
  • 1:21 - 1:24
    është shumë e rëndësishme
    për ne të ndalemi një çast
  • 1:24 - 1:26
    dhe të mendojmë rreth
    rrjedhojave që sjell.
  • 1:26 - 1:28
    Na duhet vërtet ta mendojmë.
  • 1:28 - 1:30
    Kemi humbur privatësinë, po,
  • 1:30 - 1:34
    por në fakt çka kemi humbur tjetër
    është vetë ideja e privatësisë.
  • 1:34 - 1:36
    Po ta mendoni,
  • 1:36 - 1:40
    shumica prej nesh këtu e mban mend
    se si qe jeta para Internetit,
  • 1:40 - 1:42
    por sot ka një brez të ri
  • 1:42 - 1:46
    të cilit i mësohet që në moshë të njomë
    të ndajë gjithçka online me të tjerët,
  • 1:46 - 1:50
    dhe ky është një brez që s’do ta mbajë
    mend kohën kur të dhënat ishin private.
  • 1:50 - 1:53
    Me këtë rrugë që kemi nisur,
    pas 20 vjetësh,
  • 1:53 - 1:56
    fjala 'privatësi' do të ketë
    një kuptim krejt tjetër
  • 1:56 - 1:59
    nga çka nënkupton për ne tani.
  • 1:59 - 2:01
    Pra, është koha që të ndalemi
    një çast dhe të mendojmë,
  • 2:01 - 2:04
    a mund të bëjmë diçka për këtë?
  • 2:04 - 2:07
    Dhe unë besoj se po.
  • 2:07 - 2:10
    Le t’i hedhim një sy njërës prej
    formave më të përdorura të komunikimit
  • 2:10 - 2:13
    sot në botë: email-it.
  • 2:13 - 2:16
    Para shpikjes së email-it,
    komunikonim thuajse tërësisht me letra,
  • 2:16 - 2:19
    dhe procesi qe goxha i thjeshtë.
  • 2:19 - 2:22
    Fillohej duke shkruar
    një mesazh në një copë letër,
  • 2:22 - 2:24
    mandej shtihej në një zarf të mbyllur,
  • 2:24 - 2:26
    dhe prej këtu, vazhdohej me dërgimin
  • 2:26 - 2:28
    pasi të kishit vendosur
    mbi të adresën dhe një pullë.
  • 2:28 - 2:30
    Mjerisht, sot,
  • 2:30 - 2:33
    kur dërgojmë një email,
    s’jemi duke dërguar një letër.
  • 2:33 - 2:35
    Nga shumë pikëpamje, ajo që po dërgoni,
    është faktikisht si një kartolinë,
  • 2:35 - 2:39
    kartolinë në kuptimin
    që cilido që e sheh,
  • 2:39 - 2:43
    nga çasti që del nga kompjuteri juaj
    deri sa arrin në atë të marrësit,
  • 2:43 - 2:45
    mundet faktikisht të lexojë krejt
    përmbajtjen.
  • 2:45 - 2:49
    Zgjidhja për këtë, ka ca kohë që dihet,
  • 2:49 - 2:51
    dhe ka disa përpjekje për ta arritur.
  • 2:51 - 2:54
    Zgjidhja më e thjeshtë
    është të përdoret enkriptimi,
  • 2:54 - 2:56
    dhe ideja është mjaft e thjeshtë.
  • 2:56 - 2:57
    Së pari, enkriptoni lidhjen mes
  • 2:57 - 3:00
    kompjuterit tuaj dhe
    serverit të email-eve.
  • 3:00 - 3:04
    Kështu ju enkriptoni edhe të dhënat,
    meqënëse ato ndodhen në server.
  • 3:04 - 3:06
    Por këtu ka një problem,
  • 3:06 - 3:09
    në serverat e email-eve ndodhen
    gjithashtu dhe kyçet e enkriptimit,
  • 3:09 - 3:13
    pra, tani vërtet keni një portë të kyçur,
    por me çelësin vendosur ngjitur me të.
  • 3:13 - 3:16
    Por jo vetëm kaq, cilado qeveri
    mund të kërkojë ligjërisht
  • 3:16 - 3:18
    dhe të marrë kyçin e të dhënave tuaja,
  • 3:18 - 3:21
    dhe krejt kjo, pa e marrë ju vesh fare.
  • 3:21 - 3:26
    Mënyra se si e zgjidhim këtë problem
    është relativisht e lehtë, në parim:
  • 3:26 - 3:29
    I jepet gjithkujt kyçi i vet,
  • 3:29 - 3:32
    dhe mandej siguroheni që
    në server të mos ruhet asnjë kyç.
  • 3:32 - 3:34
    Duket se kështu ka kuptim, apo jo?
  • 3:34 - 3:38
    Pyetja që lind është,
    pse nuk është bërë deri më sot?
  • 3:38 - 3:41
    Po ta mendoni përnjëmend,
  • 3:41 - 3:44
    shohim se modeli i sotshëm
    i biznesit për Internetin
  • 3:44 - 3:46
    vërtet nuk përputhet me privatësinë.
  • 3:46 - 3:49
    Thjesht hidhini një sy disa prej
    emrave më të mëdhenj në web,
  • 3:49 - 3:52
    dhe do të vini re se reklama
    luan një rol shumë të madh.
  • 3:52 - 3:56
    Në fakt, vetëm këtë vit,
    reklamat zënë 137 miliardë dollarë,
  • 3:56 - 3:58
    dhe që të optimizojnë reklamat
    që na shfaqin,
  • 3:58 - 4:01
    kompanive u duhet të dinë gjithçka mbi ne.
  • 4:01 - 4:03
    U duhet të dinë ku banojmë,
  • 4:03 - 4:06
    ç’moshë kemi, ç’na pëlqen,
    ç’nuk na pëlqen,
  • 4:06 - 4:08
    dhe gjithçka tjetër
    që mund të arrijnë.
  • 4:08 - 4:10
    Dhe po ta mendoni,
  • 4:10 - 4:14
    rruga më e mirë për t’i patur këto
    të dhëna është të shkelet privatësia jonë.
  • 4:14 - 4:17
    Ndaj s’bëhet fjalë që këto kompani
    të na japin privatësinë tonë.
  • 4:17 - 4:19
    Nëse duam të kemi privatësi
    në internet,
  • 4:19 - 4:23
    ajo që duhet të bëjmë është
    t’i shkojmë pas dhe ta marrim vetë.
  • 4:23 - 4:25
    Për shumë vjet, kur qe fjala për email-in,
  • 4:25 - 4:28
    zgjidhja e vetme ishte
    diçka e njohur si PGP,
  • 4:28 - 4:31
    që ishte jo pak e koklavitur, dhe
    e përdorshme vetëm nga ata që ia thonë.
  • 4:31 - 4:34
    Ja një diagramë që tregon skematikisht
  • 4:34 - 4:36
    procesin e enkriptimit dhe
    dekriptimit të mesazheve.
  • 4:36 - 4:39
    Pra s’ka nevojë të thuhet që
    kjo s’është zgjidhje për këdo,
  • 4:39 - 4:42
    çka faktikisht është pjesë e problemit,
  • 4:42 - 4:45
    ngaqë, po ta mendoni, komunikimi,
  • 4:45 - 4:49
    me përkufizim, nënkupton pasjen
    e dikujt me të cilin të komunikohet.
  • 4:49 - 4:52
    Pra, edhe pse PGP-ja e kryen bukur
    punën për të cilën është ndërtuar,
  • 4:52 - 4:55
    për njerëzit që s’mund ta kuptojnë
    se si të përdoret,
  • 4:55 - 4:58
    mundësia për të komunikuar në
    privatësi thjesht s’ekziston.
  • 4:58 - 5:01
    Dhe ky është problem
    që lypset ta zgjidhim.
  • 5:01 - 5:03
    Pra, nëse duam të kemi
    privatësi në rrjet,
  • 5:03 - 5:06
    e vetmja rrugë për suksesin
    është të angazhojmë tërë botën,
  • 5:06 - 5:10
    dhe kjo është e mundur vetëm
    nëse rrafshojmë pengesat ndaj hyrjes.
  • 5:10 - 5:13
    Mendoj se kjo është sfida kryesore
    para komunitetit të informaticienëve.
  • 5:13 - 5:17
    Çka na duhet të bëjmë vërtet është
    të punojmë për ta bërë privatësinë më të lehtë.
  • 5:17 - 5:20
    Verën e kaluar, kur u mor vesh
    historia e Edward Snowden-it,
  • 5:20 - 5:24
    unë dhe disa kolegë vendosëm
    të shohim se a mund t’ia dilnim dot.
  • 5:24 - 5:29
    Në atë kohë punonim në Organizmin
    Europian për Kërkime Bërthamore
  • 5:29 - 5:33
    në përshpejtuesin e grimcave më të madh
    në botë, protone, meqë ra fjala.
  • 5:33 - 5:36
    Të gjithë ishim shkencëtarë,
    ndaj shtrydhëm mendjet tona krijuese
  • 5:36 - 5:39
    dhe arritëm në një emër shumë
    kreativ për projektin tonë:
  • 5:39 - 5:41
    ProtonMail.
    (Të qeshura)
  • 5:41 - 5:44
    Sot shumë kompani fillestare
    lindin faktikisht në garazhe
  • 5:44 - 5:46
    ose bodrume.
  • 5:46 - 5:47
    Ne e bëmë pak më ndryshe.
  • 5:47 - 5:50
    Ne e filluam në kafenenë e CERN-it,
  • 5:50 - 5:53
    çka ish e volitshme, ngaqë
  • 5:53 - 5:55
    kishim ushqim dhe ujë sa të donim.
  • 5:55 - 5:57
    Por akoma më e fortë se
    kjo është se çdo ditë
  • 5:57 - 6:01
    nga ora 12 e drekës deri në 2 pasdreke,
  • 6:01 - 6:06
    kafeneja e CERN-it të ofron falas
    disa mijëra shkencëtarë dhe inxhinierë,
  • 6:06 - 6:08
    dhe këta në fakt i dinë
    përgjigjet për gjithçka.
  • 6:08 - 6:11
    Ky qe mjedisi ku filluam të punonim.
  • 6:11 - 6:14
    Ajo që duam të bëjmë është
    ta marrim email-in tuaj
  • 6:14 - 6:18
    dhe ta shndërrojmë në diçka që
    ngjan më shumë me këtë,
  • 6:18 - 6:20
    por edhe më e rëndësishme,
    duam ta bëjmë në një mënyrë
  • 6:20 - 6:22
    që ju as të mos e kuptoni se ndodhi.
  • 6:22 - 6:25
    Për ta arritur këtë, na duhet
    një ndërthurje e teknologjisë
  • 6:25 - 6:27
    dhe gjithashtu e dizajnit.
  • 6:27 - 6:30
    Si ta arrijmë diçka të tillë?
  • 6:30 - 6:34
    Po ja, mundet që mosruajtja e kyçeve
    në server të jetë ide e mirë.
  • 6:34 - 6:38
    Atëherë ajo që bëjmë është krijimi i
    kyçeve të enkriptimit në kompjuterin tuaj,
  • 6:38 - 6:42
    dhe nuk prodhojmë një kyç të vetëm,
    por një çift kyçesh,
  • 6:42 - 6:46
    pra kemi një kyç RSA privat
    dhe një kyç RSA publik,
  • 6:46 - 6:48
    dhe këta kyçe janë të lidhur
    matematikisht.
  • 6:48 - 6:50
    Le të hedhim një sy për të parë
    se si funksionon
  • 6:50 - 6:53
    kur komunikojnë shumë vetë njëherësh.
  • 6:53 - 6:57
    Ja ku kemi Bobin dhe Lizën,
    që duan të komunikojnë privatisht.
  • 6:57 - 7:01
    Sfida kryesore është
    të merret mesazhi i Bobit
  • 7:01 - 7:05
    dhe t’i çohet Lizës pa mundur
    serveri ta lexojë atë mesazh.
  • 7:05 - 7:08
    Ajo që na duhet të bëjmë
    është ta enkriptojmë
  • 7:08 - 7:10
    para daljes nga kompjuteri i Bobit,
  • 7:10 - 7:14
    një nga marifetet është të enkriptohet
    duke përdorur kyçin publik të Lizës.
  • 7:14 - 7:19
    Tani, këto të dhëna të enkriptuara
    i dërgohen Lizës përmes serverit,
  • 7:19 - 7:24
    dhe ngaqë mesazhi u enkriptua duke
    përdorur kyçin publik të Lizës,
  • 7:24 - 7:28
    kyçi i vetëm që mund ta dekriptojë
    është kyçi privat që i përket Lizës,
  • 7:28 - 7:33
    dhe na del se Liza është personi
    i vetëm që e zotëron këtë kyç.
  • 7:33 - 7:35
    Tani ia arritëm qëllimit tonë,
  • 7:35 - 7:37
    që ishte kalimi i mesazhit
    nga Bobi te Liza
  • 7:37 - 7:40
    pa qenë në gjendje serveri
    të lexojë se ç’ndodh.
  • 7:40 - 7:43
    Ai që treguam këtu është një
    përshkrim tejet i thjeshtësuar.
  • 7:43 - 7:45
    Realiteti është shumë më i ndërlikuar
  • 7:45 - 7:49
    dhe kërkon përdorimin e mjaft programeve,
    që duken paksa si ky.
  • 7:49 - 7:51
    Dhe kjo është sfida kryesore:
  • 7:51 - 7:55
    Si të merremi me tërë këtë
    kompleksitet, këtë software,
  • 7:55 - 7:59
    dhe ta implementojmë në një mënyrë
    që përdoruesit të mos i bjerë në sy.
  • 7:59 - 8:02
    Them se me ProtonMail-in,
    i jemi afruar mjaft kësaj.
  • 8:02 - 8:05
    Ta shohim se si funksionon praktikisht.
  • 8:05 - 8:08
    Ja ku kemi Bobin dhe Lizën sërish,
  • 8:08 - 8:10
    që duan të komunikojnë
    në mënyrë të sigurt.
  • 8:10 - 8:12
    Thjesht krijojnë llogari në ProtonMail,
  • 8:12 - 8:15
    Çka është goxha e thjeshtë
    dhe ha vetëm pak çaste,
  • 8:15 - 8:17
    dhe krejt krijimi
    i kyçeve të enkriptimit
  • 8:17 - 8:19
    ndodh vetvetiu në prapaskenë
  • 8:19 - 8:21
    teksa Bobi po krijon llogarinë e vet.
  • 8:21 - 8:24
    Pasi të jetë krijuar llogaria e tij,
    ai thjesht klikon mbi "hartoni",
  • 8:24 - 8:27
    dhe tani mund të shkruajë email-in
    e tij ashtu siç bën sot.
  • 8:27 - 8:28
    Pra, plotëson të dhënat e veta,
  • 8:28 - 8:32
    mandej pas kësaj, krejt çka i duhet
    të bëjë është të klikojë mbi "dërgoje",
  • 8:32 - 8:35
    dhe thjesht me kaq,
    pa kuptuar kriptografinë,
  • 8:35 - 8:39
    dhe pa bërë ndonjë gjë ndryshe
    nga ç’bën për email-e sot,
  • 8:39 - 8:41
    Bobi sapo dërgoi një mesazh të enkriptuar.
  • 8:41 - 8:46
    Ky këtu është thjesht hapi i parë,
  • 8:46 - 8:48
    por tregon se me
    përmirësimin e teknologjisë,
  • 8:48 - 8:52
    privatësia s’ka pse të jetë e vështirë,
    s’ka pse të shkaktojë shqetësim.
  • 8:52 - 8:57
    Nëse synim vëmë mbrojtjen e të dhënave
    e jo rritjen e të ardhurave nga reklamat,
  • 8:57 - 8:59
    mundemi ta vëmë në përdorim.
  • 8:59 - 9:01
    E di që pyetja në mendjen
    e gjithësecilit është,
  • 9:01 - 9:04
    në rregull, mbrojtje privatësise,
    ky është synim i fuqishëm,
  • 9:04 - 9:06
    por a mund të arrihet ky
  • 9:06 - 9:09
    pa paranë që reklamat
    hedhin lumë mbi ju?
  • 9:09 - 9:11
    Mendoj se përgjigja në fakt është po,
  • 9:11 - 9:14
    sepse sot, po mbërrijmë në një pikë
  • 9:14 - 9:18
    ku njerëz anembanë rruzullit e kuptojnë
    vërtet se sa e rëndësishme është
  • 9:18 - 9:21
    privatësia, dhe po patët këtë,
    gjithçka është e mundur.
  • 9:21 - 9:22
    Në fillimet e këtij viti,
  • 9:22 - 9:25
    ProtonMail-i pati kaq shumë
    përdorues sa na u mbaruan burimet,
  • 9:25 - 9:28
    dhe kur ndodhi kjo, komuniteti
    i përdoruesve tanë u mblodh
  • 9:28 - 9:30
    dhe dhuroi gjysmë milion dollarë.
  • 9:30 - 9:33
    Ky është thjesht një shembull
    se ç’mund të vijë
  • 9:33 - 9:36
    kur komunitetin e bëni tok
    drejt një synimi të përbashkët.
  • 9:36 - 9:37
    Mundemi dhe të lëvizim botën.
  • 9:37 - 9:39
    Tani për tani,
  • 9:39 - 9:42
    kemi çerek milioni njerëz
    të regjistruar për ProtonMail,
  • 9:42 - 9:44
    dhe këta janë prej ngado,
  • 9:44 - 9:45
    kjo tregon vërtet që privatësia
  • 9:45 - 9:48
    s’është thjesht çështje
    amerikane ose europiane,
  • 9:48 - 9:50
    është një problem botëror
    që na prek të tërëve.
  • 9:50 - 9:54
    Është diçka që na duhet vërtet
    të kujdesemi për të ecur përpara.
  • 9:54 - 9:57
    Ç’duhet të bëjmë për
    ta zgjidhur këtë problem?
  • 9:57 - 9:59
    Së pari,
  • 9:59 - 10:02
    lypset të përkrahim një tjetër
    model biznesi për Internetin,
  • 10:02 - 10:04
    një të tillë që të ardhurat
    dhe rritjen e vet
  • 10:04 - 10:06
    s’i bazon tërësisht mbi reklamat.
  • 10:06 - 10:09
    Na duhet në fakt të ndërtojmë
    një Internet të ri
  • 10:09 - 10:14
    ku privatësia jonë dhe aftësia për kontroll
    të të dhënave tona të jenë mbi gjithçka.
  • 10:14 - 10:16
    Por edhe më e rëndësishme,
  • 10:16 - 10:21
    na duhet të ndërtojmë një Internet ku
    privatësia të mos jetë më vetëm mundësi
  • 10:21 - 10:23
    por të jetë e paracaktuar.
  • 10:23 - 10:26
    Me ProtonMail-in kemi
    hedhur hapin e parë,
  • 10:26 - 10:30
    por ky është vërtet thjesht hapi i parë
    në një rrugë shumë, shumë të gjatë.
  • 10:30 - 10:32
    Lajmi i mirë që mund t’ju jap sot,
  • 10:32 - 10:35
    lajmi ngazëllues është se
    në këtë rrugë nuk jemi vetëm.
  • 10:35 - 10:38
    Lëvizja për mbrojtjen e privatësisë
    dhe lirisë së njerëzve në Internet
  • 10:38 - 10:40
    po fuqizohet vërtet,
  • 10:40 - 10:43
    dhe sot ka dhjetëra
    projekte nga anembanë bota
  • 10:43 - 10:47
    që punojnë së bashku për
    përmirësimin e privatësisë.
  • 10:47 - 10:51
    Këto projekte mbrojnë që nga
    bisedat deri te komunikimet me zë,
  • 10:51 - 10:53
    si edhe depozitimet tona të të dhënave,
    kërkimet tona në Internet,
  • 10:53 - 10:56
    shfletimin tonë në Internet,
    dhe mjaft gjëra të tjera.
  • 10:56 - 11:00
    Këto projekte nuk bazohen te
    miliardat e dollarëve të reklamave,
  • 11:00 - 11:02
    përkrahjen e kanë gjetur
    vërtet nga njerëzit,
  • 11:02 - 11:05
    nga individë anembanë botës
    që ashtu si ne, e çmojnë privatësinë.
  • 11:05 - 11:08
    Kjo ka vërtet rëndësi,
    sepse, tek e fundit,
  • 11:08 - 11:12
    privatësia varet nga secili prej nesh,
  • 11:12 - 11:15
    dhe na duhet ta mbrojmë tani,
    sepse të dhënat tona në internet
  • 11:15 - 11:17
    janë diçka më shumë se
    një grumbull njëshash dhe zerosh.
  • 11:17 - 11:19
    Faktikisht janë shumë më tepër se kaq.
  • 11:19 - 11:22
    Janë jeta jonë,
    historitë tona personale,
  • 11:22 - 11:24
    miqtë tanë, familjet tona,
  • 11:24 - 11:28
    dhe në shumë pikëpamje,
    edhe shpresat dhe aspiratat tona.
  • 11:28 - 11:31
    Na duhet t'i kushtojmë kohë tani
    që të mbrojmë vërtet të drejtën tonë
  • 11:31 - 11:34
    të ndajmë gjëra vetëm me njerëz
    me të cilët duam të ndajmë,
  • 11:34 - 11:36
    sepse pa këtë, thjesht s’mund
    të kemi shoqëri të lirë.
  • 11:36 - 11:39
    Ndaj tani është koha që bashkërisht
    të dalim dhe të shpallim se,
  • 11:39 - 11:43
    po, duam të rrojmë në një
    botë me privatësi në internet,
  • 11:43 - 11:47
    se po, mund të punojmë tok për
    ta bërë realitet këtë përfytyrim.
  • 11:47 - 11:49
    Faleminderit.
  • 11:49 - 11:56
    (Duartrokitje)
Title:
Mendoni se email-et tuaj janë private? Rimendojeni
Speaker:
Andy Yen
Description:

Të dërgosh një email është si të dërgosh një kartolinë, thotë shkencëtari Andy Yen në këtë bisedë që të vë në mendime: Mund ta lexojë gjithkush. Megjithatë enkriptimi, teknologjia që mbron privatësinë e komunikimeve me email, ekziston. Vetëm se deri më sot ka qenë e vështirë për tu instaluar dhe e komplikuar në përdorim. Duke demonstruar një program për email të konceptuar prej tij dhe kolegëve të vet në CERN, Yen beson se enkriptimi mund të bëhet i thjeshtë deri në atë pikë sa të ofrohet si një mundësi e paracaktuar, duke bërë të mundur kështu privatësi email-i për të gjithë.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
12:09

Albanian subtitles

Revisions