Return to Video

Rreziku i të fshehurit i asaj që je

  • 0:01 - 0:06
    Kur isha e re,
    krenohesha që isha jokonformiste
  • 0:06 - 0:10
    në shtetin konservativ të Amerikës
    në Kansas, ku jetoj.
  • 0:10 - 0:13
    Nuk e ndiqja turmën.
  • 0:13 - 0:16
    Nuk isha e frikësuar të vishja rroba
    dhe stile flokësh të çuditshme.
  • 0:16 - 0:20
    Isha e hapur dhe shumë sociale.
  • 0:20 - 0:26
    Edhe fotot dhe kartolinat e
    semestrit jashte para 16 viteve, në Londër
  • 0:26 - 0:32
    tregojnë që nuk e kisha problem nëse më
    perceptonin ndryshe ose të çuditshme.
  • 0:32 - 0:34
    (Të qeshura)
  • 0:35 - 0:39
    Në të njëjtin vit
    që isha në Londër, para 16 viteve.
  • 0:39 - 0:45
    Kuptova diçka për vetën
    që është në një formë e veçantë,
  • 0:45 - 0:48
    ajo ndryshoi gjithçka.
  • 0:49 - 0:53
    U bëra e kundërta e asaj që isha më herët.
  • 0:53 - 0:56
    Qëndroja në dhomë
    në vend që të dilja.
  • 0:56 - 1:00
    E ndalova pjesëmarrjen në klube
    dhe veprimtaritë udhëheqëse.
  • 1:00 - 1:04
    Nuk doja të isha pjesë e turmës më.
  • 1:04 - 1:08
    Mendova se është
    pjesë e maturimit dhe rritjes,
  • 1:08 - 1:12
    dhe jo nevojë e pranimit.
  • 1:12 - 1:15
    Gjithmonë kam menduar se isha imune
    ndaj nevojës për pranim.
  • 1:15 - 1:17
    Në fund të fundit,
    unë isha pak e pazakontë.
  • 1:18 - 1:19
    Por tani e kuptoj
  • 1:19 - 1:24
    që në momentin kur e kuptova
    se ka diçka ndryshe te unë
  • 1:24 - 1:29
    ishte pikërisht momenti
    kur fillova të konformohem dhe fshihem.
  • 1:30 - 1:32
    Të fshehurit është një shprehi progresive,
  • 1:32 - 1:34
    nëse një herë fillon të fshihesh
  • 1:34 - 1:39
    bëhet shumë më e vështirë
    të hedhësh një hap para dhe të flasësh.
  • 1:40 - 1:42
    Në fakt, edhe tash,
  • 1:42 - 1:46
    kur po flisja me njerëzit
    se për çfarë bëhej fjalë në këtë diskutim,
  • 1:46 - 1:48
    trillova një histori
  • 1:48 - 1:51
    fsheha të vërtetën
    mbi diskutimin tim në TED.
  • 1:52 - 1:57
    Është e papërshtatshme dhe frikësuese
  • 1:57 - 2:02
    që u ktheva në këtë
    qytet pas 16 viteve
  • 2:02 - 2:07
    dhe zgjodha këtë skenë
    për të mos u fshehur më.
  • 2:08 - 2:12
    Çfarë kam fshehur që 16 vite?
  • 2:14 - 2:18
    Unë jam lezbike.
  • 2:18 - 2:23
    (Duartrokitje)
  • 2:34 - 2:36
    Faleminderit.
  • 2:36 - 2:38
    Ishte e vështirë t'i thoja këto fjalë,
  • 2:38 - 2:42
    sepse nuk doja që ato
    të më definonin mua.
  • 2:42 - 2:44
    Çdo herë që mendoja
    për të dalur hapur në të kaluarën,
  • 2:44 - 2:49
    Mendoja për vetën time,
    dua të njihem si Morgana,
  • 2:49 - 2:51
    Morgana unike,
  • 2:51 - 2:56
    jo si ''Shoqja ime lezbike Morgana''
    ose ''Bashkëpuntorja ime lezbike Morgana''
  • 2:56 - 2:59
    Vetëm Morgana.
  • 2:59 - 3:02
    Për të gjithë juve
    nga zonat e gjëra metropolitane,
  • 3:02 - 3:05
    mund të mos iu duket punë e madhe.
  • 3:05 - 3:08
    Mund të duket e çuditshme
    që nuk e kam thënë të vërtetën
  • 3:08 - 3:11
    dhe që e kam fshehur kaq gjatë.
  • 3:11 - 3:16
    Por unë isha e paralizuar nga frika
    e mos pranimit.
  • 3:17 - 3:19
    Unë nuk jam vet, natyrisht.
  • 3:19 - 3:24
    Një studim i Deloitte-s zbuloi
    se ka shumë njerëz
  • 3:24 - 3:27
    që e fshehin identitetin e tyre.
  • 3:27 - 3:30
    Nga të gjithë punëtorët e anketuar,
  • 3:30 - 3:36
    61 për qind kanë raportuar ndryshim
    në sjellje ose në dukje,
  • 3:36 - 3:38
    vetëm për tu përshtatur në punë.
  • 3:38 - 3:42
    Nga të gjithë punëtorët homoseksual,
    lezbike dhe biseksual,
  • 3:42 - 3:47
    83 për qind raportuan
    ndryshim në disa aspekte të tyre
  • 3:47 - 3:52
    që të mos dukeshin
    në punë si ''shumë homoseksual.''
  • 3:52 - 3:55
    Studimi tregoi se edhe në kompanitë
  • 3:55 - 3:59
    me diversitet
    dhe me programe gjithëpërfshirëse,
  • 3:59 - 4:02
    punëtorët vuajnë
    për të qenë vetja në punë
  • 4:02 - 4:05
    sepse besojnë
    që konformiteti është kritik
  • 4:05 - 4:08
    për avancimin e tyre
    afatgjatë në karrierë.
  • 4:08 - 4:13
    Isha e surprizuar
    që ka aq shumë njerëz si unë
  • 4:13 - 4:17
    që shpenzojnë shumë energji
    për të fshehur vetën.
  • 4:17 - 4:21
    Isha e frikësuar kur zbulova
    që heshtja ime
  • 4:21 - 4:27
    ka pasoja jetë ose vdekje
    dhe pasoja sociale afatgjata.
  • 4:29 - 4:31
    Dymbëdhjetë vite:
  • 4:31 - 4:35
    kohëzgjatje në të cilën
    jetëgjatësia ulet
  • 4:35 - 4:41
    për njerëzit homoseksual,
    nga komunitetet kundër homoseksualëve
  • 4:41 - 4:44
    në krahasim me pranimin
    e këtyre komuniteve.
  • 4:45 - 4:49
    Dymbëdhjetë vite ulin jetëgjatësinë.
  • 4:49 - 4:52
    Kur e lexova këtë, këtë vit
    në revistën Akovatie,
  • 4:52 - 4:56
    Kuptova se nuk mund
    të rrija më pa folur.
  • 4:57 - 5:03
    Efektet e streseve personale dhe stigmave
    sociale janë një kombinim vdekjeprurës.
  • 5:05 - 5:08
    Studimi zbuloi se homoseksualët
    në komunitetin kundër homoseksualëve
  • 5:08 - 5:14
    kanë mundësi të larta për
    sëmundje të zemrës, dhunë dhe vetëvrasje.
  • 5:14 - 5:17
    Në fillim mendova
    se është thjeshtë individuale
  • 5:17 - 5:19
    Pastaj kuptova se ka efekt gërryes
  • 5:19 - 5:22
    në vendin e punës
    dhe në komunitet
  • 5:22 - 5:25
    për çdo histori si të timen.
  • 5:25 - 5:29
    Zgjedhja ime për tu fshehur
    dhe për të mos treguar se kush jam
  • 5:29 - 5:33
    mund të ketë kontribuar
    në këtë ambient
  • 5:33 - 5:35
    dhe atmosferë të diskriminimit.
  • 5:36 - 5:42
    Gjithmonë i kam thënë vetës se nuk
    kam arsye të tregoj që jam homoseksuale,
  • 5:42 - 5:46
    por idea që heshtja ime
    ka pasoja sociale
  • 5:46 - 5:51
    ishte vërtetë e dukshme këtë vit
    në shtëpi kur humba mundësinë
  • 5:51 - 5:56
    për të ndryshuar atmosferën diskriminuese
    në qytetim tim të Kansas.
  • 5:56 - 6:02
    Në shkurt, dhoma e përfaqësuesve
    nxori një projekt-ligj për votim
  • 6:02 - 6:04
    do t'i lejonte bizneset
  • 6:04 - 6:11
    të përdorin lirinë fetare si arsye
    për të mohuar shërbimet e homoseksualëve.
  • 6:13 - 6:16
    Një ish-bashkëpuntorë, shoqe e imja
  • 6:16 - 6:21
    babait i të cilës shërbente
    në dhomën e përfaqësuesve në Kansas.
  • 6:21 - 6:26
    Ai votoi në favor të projekt-ligjit,
  • 6:26 - 6:33
    në favor të një ligji i cili
    i lejon bizneset të mos më shërbejnë mua.
  • 6:35 - 6:36
    Si ndihet shoqja ime
  • 6:36 - 6:42
    për lezbiket, homoseksual, biseksual,
    transgjinor, queer dhe questionin people?
  • 6:42 - 6:45
    Si ndihet babai i saj?
  • 6:45 - 6:50
    Nuk e di, sepse kurrë
    nuk u tregova atyre se kush jam.
  • 6:50 - 6:54
    Kjo më dhemb.
  • 6:54 - 6:57
    Çfarë nëse do i tregoja asaj
    historinë time vite më parë?
  • 6:57 - 7:00
    A do t'i tregonte babait të saj
    për përvojën time?
  • 7:00 - 7:05
    A do të ndikonte kjo
    në ndryshimin e votës së tij?
  • 7:05 - 7:07
    Kurrë nuk mund ta dija,
  • 7:07 - 7:11
    dhe kjo më bërë të kuptoj
    që nuk kam bërë asgjë
  • 7:11 - 7:14
    për të kontribuar në ndryshim.
  • 7:15 - 7:19
    Sa ironi që punoj
    në burimet njerëzore,
  • 7:19 - 7:22
    një profesion që punon për të mirëpritur,
  • 7:22 - 7:25
    lidhur dhe inkurajuar
    zhvillimin e punonjësve,
  • 7:25 - 7:28
    profesion i cili përkrah
    diversitetin e shoqërisë
  • 7:28 - 7:31
    të reflektoj në vendin e punës,
  • 7:31 - 7:37
    ende nuk kam bërë asgjë
    për të përkrahur diversitetin.
  • 7:37 - 7:40
    Kur u bëra pjesë e kompanisë
    një vit më parë,
  • 7:40 - 7:45
    mendova se kjo kompani,
    ka politikë anti-diskriminuese
  • 7:45 - 7:49
    që përkrahin njerëzit homoseksual,
    lezbiket, biseksual dhe transgjendër.
  • 7:49 - 7:54
    Angazhimi i tyre për diversitet bëhet
    përmes programeve gjithëpërfshirëse.
  • 7:54 - 8:00
    Kur hyra në këtë kompani,
    do të dilja hapur.
  • 8:01 - 8:03
    Por nuk e bëra.
  • 8:03 - 8:06
    Në vend që të përfitoja nga mundësia,
  • 8:06 - 8:10
    nuk bëra asgjë.
  • 8:20 - 8:26
    (Duartrokitje)
  • 8:28 - 8:32
    Kur po shikoja ditarin e Londrës
  • 8:32 - 8:35
    nga semestri im në Londër
    16 vite më parë,
  • 8:35 - 8:40
    Pash thënjën e modifikuar
    të Toni Morrisonit në librin ''Parajsa.''
  • 8:42 - 8:46
    ''Ka më shumë gjëra të frikshme
    brenda nesh sesa jashtë''.
  • 8:46 - 8:49
    Pastaj lash një shënim
    në qendër për vetën time:
  • 8:49 - 8:51
    ''Kujtoje këtë.''
  • 8:52 - 8:57
    Jam e sigurt, po përpiqesha të inkurajoj
    vetën për të dal dhe eksploruar Londrën,
  • 8:57 - 9:04
    por mesazhi që nuk kuptova ishte nevoja
    për të eksploruar dhe përqafuar vetën.
  • 9:04 - 9:07
    Çfarë nuk kam kuptuar as sot
  • 9:07 - 9:12
    se pengesat më të mëdha
    që kam ndonjëherë për të kapërcyer
  • 9:12 - 9:16
    janë frika dhe pasiguria ime.
  • 9:16 - 9:24
    Besoj se duke mposhtur frikërat brenda,
    mund të ndryshoj realitetin e jashtëm.
  • 9:25 - 9:28
    Bëra një zgjedhje sot
  • 9:28 - 9:34
    të shfaq një pjesë timen
    të cilën e kam fshehur kaq kohë.
  • 9:34 - 9:39
    Shpresoj që kjo do të thotë
    se unë nuk do të fshihem më,
  • 9:39 - 9:45
    shpresoj se duke dalur sot, mund të bëjë
    diçka për të ndryshuar të dhënat
  • 9:45 - 9:52
    të ndihmoj të tjerët që ndihen ndryshe
    të jenë më shumë vetja dhe të përmbushur
  • 9:52 - 9:56
    në jetën profesionale dhe personale.
  • 9:56 - 9:59
    Faleminderit.
  • 9:59 - 10:05
    (Duartrokitje)
Title:
Rreziku i të fshehurit i asaj që je
Speaker:
Morgana Bailey
Description:

Morgana Bailey ka fshehur vetën e saj të vërtetë për 16 vite. Në një bisedë të guximshme, ajo tregon katër fjalë që mund të mos duken si një çështje e madhe për dikë, por për të ato kanë qenë paralizuese. Pse flet? Sepse ajo e kuptoi se heshtja e saj ka pasoja personale, profesionale dhe sociale. Përballë një auditori të bashkëpuntorëve të saj, ajo reflekton se çfarë do të thotë të kesh frikë nga gjykimi i të tjerëve dhe si kjo na bënë të gjykojmë vetën tonë.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
10:22
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for The danger of hiding who you are
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The danger of hiding who you are
elza babatinca accepted Albanian subtitles for The danger of hiding who you are
Erona Mjekiqi edited Albanian subtitles for The danger of hiding who you are
Erona Mjekiqi edited Albanian subtitles for The danger of hiding who you are

Albanian subtitles

Revisions