Return to Video

Si po përgatitem kur te kem Alzheimer

  • 0:01 - 0:03
    Do të doja të flisja për babain tim.
  • 0:03 - 0:05
    Babai im ka sëmundjen e Alzheimerit.
  • 0:05 - 0:09
    Simptomat filluan rreth 12 vite më parë,
  • 0:09 - 0:12
    dhe ai u diagnostikua zyrtarisht në 2005.
  • 0:12 - 0:17
    Tani ai është shumë i sëmurë,
    ka nevojë për ndihmë për të ngrënë,
  • 0:17 - 0:21
    ka nevojë për ndihmë për tu veshur,
    nuk e di se ku është,
  • 0:21 - 0:25
    ose çfarë kohe është,
    është shumë e vështirë.
  • 0:25 - 0:29
    Babai im ishte heroi im, mentori im
    për pjesën më të madhe të jetës sime,
  • 0:29 - 0:33
    kam kaluar dekadën e fundit
    duke parë se ai po humbej.
  • 0:33 - 0:38
    Babai im nuk është vetëm. Ka rreth
    35 milion njerëz në botë me ndonjë
  • 0:38 - 0:44
    dementia, dhe deri në vitin 2030
    pritet të dyfishohet në 70 milion.
  • 0:44 - 0:48
    Do të thotë shumë njerëz.
  • 0:48 - 0:52
    Demantia na tremb. Fytyrat konfuze
    dhe duart e lëkundura të njerëzve
  • 0:52 - 0:57
    të cilët kanë dementia, numri i madh
    i njerëzve që e marrin atë, na tremb.
  • 0:57 - 1:01
    Dhe për shkak të kësaj frike,
    ne priremi të bëjmë një nga dy gjërat:
  • 1:01 - 1:06
    Mohojmë "Nuk jam unë, s'ka asnjë lidhje
    me mua; s'do të më ndodhë"
  • 1:06 - 1:10
    Ose, ne vendosim
    që do të parandalojmë dementian,
  • 1:10 - 1:14
    dhe nuk do të na ndodhë kurrë
    sepse ne do të bëjmë gjithçka siç duhet
  • 1:14 - 1:18
    dhe nuk do të vijë dhe të na marrë.
    Po kërkoj një mënyrë të tretë:
  • 1:18 - 1:22
    Unë jam duke u përgatitur
    kur të kem sëmundjen e Alzheimerit.
  • 1:22 - 1:26
    Parandalimi është i mirë,
    dhe jam duke bërë gjërat që mund të
  • 1:26 - 1:29
    bëj për të parandaluar Alzheimer.
    Po ha mirë, po ushtroj
  • 1:29 - 1:33
    po e mbaj mendjen aktive,
    ajo që studimi thotë se duhet të bëni.
  • 1:33 - 1:38
    Por studimi tregon gjithashtu
    se nuk ka asgjë që do t'ju mbrojë100%.
  • 1:38 - 1:45
    Nëse përbindëshi iu do, ai do t'ju marrë.
    Kjo ndodhi me babin tim.
  • 1:45 - 1:49
    Babai im ishte një profesor kolegji
    dygjuhësh. Hobi i tij ishte shahu, brixh
  • 1:49 - 1:54
    dhe shkrimet op-eds. (Të qeshura).
  • 1:54 - 1:56
    Sidoqoftë, ai e morri dementian.
  • 1:56 - 1:59
    Nëse përbindëshi iu do, ai do ju marrë.
  • 1:59 - 2:03
    Sidomos nëse jeni unë, sepse Alzheimer
    ka tendencë të përcillet në familje.
  • 2:03 - 2:06
    Kështu që po përgatitem
    për të marrë këtë sëmundje.
  • 2:06 - 2:10
    Bazuar në atë që kam mësuar
    nga kujdesi për babanë tim,
  • 2:10 - 2:14
    dhe duke hulumtuar se si është të jetosh
    me dementia, unë jam duke u
  • 2:14 - 2:18
    përqëndruar në tre gjëra në
    përgatitjen time: Po ndryshoj atë që
  • 2:18 - 2:24
    bëj për qejf, po punoj për të forcuar
    fizikun tim dhe më e vështira
  • 2:24 - 2:31
    të bërit njeri më i mirë. Le të fillojmë
    me hobi. Kur ju merrni dementia,
  • 2:31 - 2:35
    bëhet më e vështirë dhe më e vështirë
    të kënaqeni. Ju nuk mund të
  • 2:35 - 2:39
    uleni dhe të keni biseda të gjata
    me miqtë tuaj të vjetër, sepse nuk dini
  • 2:39 - 2:43
    kush janë ata. Është konfuze
    të shikosh TV dhe shpesh e frikshme.
  • 2:43 - 2:47
    Dhe leximi pothuajse i pamundur.
    Kur kujdeseni për dikë,
  • 2:47 - 2:51
    me dementia, dhe merrni trajnim,
    ju trajnojnë për t'i përfshirë ata në
  • 2:51 - 2:56
    aktivitete të njohura, të hapura,
    më praktike. Me babin, kjo doli të lejoja
  • 2:56 - 3:03
    të plotësonte formularët. Meqë ishte
    profesor, ai e dinte si duket një fletë.
  • 3:03 - 3:08
    Ai do të nënshkruaj emrin e tij
    në çdo rresht, do të kontrollojë të gjitha
  • 3:08 - 3:11
    kutitë, ai do të vendos numra aty
    ku mendon se duhet të ketë.
  • 3:11 - 3:16
    Por kjo më bëri të mendoja,
    çka do të bënin kujdestarët e mi me mua?
  • 3:16 - 3:20
    Unë jam vajzë e babit. Lexoj, shkruaj,
    mendoj shumë për shëndetin global.
  • 3:20 - 3:24
    A do të më jepnin
    revista akademike që të mund të
  • 3:24 - 3:27
    shkruaja në kufij? A do të më jepnin
    tabelat dhe grafikët që mund të
  • 3:27 - 3:31
    ngjyrosja? Kështu që jam përpjekur
    të mësoj të bëj gjëra që janë praktike.
  • 3:31 - 3:35
    Gjithmonë më ka pëlqyer të vizatoj,
    kështu që po e bëj
  • 3:35 - 3:39
    më shumë edhe pse jam
    vërtet shumë e keqe në të. Unë jam duke
  • 3:39 - 3:43
    mësuar origami themelore. Mund të bëj
    një kuti vërtet të shkëlqyeshme.
  • 3:43 - 3:45
    (Të qeshura)
  • 3:45 - 3:50
    Dhe po e mësoj veten të thurr,
    që tani mund të thur një pjesë të vogël.
  • 3:50 - 3:51
    (Të qeshura)
  • 3:51 - 3:55
    Por, ju e dini, nuk ka rëndësi
    nëse jam vërtet e mirë në të.
  • 3:55 - 3:58
    Ajo që ka rëndësi është që duart e mia
    e dinë ta bëjnë atë.
  • 3:58 - 4:01
    Sepse sa më shumë gjëra
    që janë të njohura, aq më shumë gjëra
  • 4:01 - 4:04
    duart dinë të bëjnë,aq më shumë gjëra
    që unë mund të jem e lumtur,
  • 4:04 - 4:07
    dhe e zënë duke bërë kur truri im
    nuk po funksionon më mirë.
  • 4:07 - 4:10
    Thonë se njerëzit që angazhohen
    në aktivitete janë më të lumtur,
  • 4:10 - 4:15
    më të lehtë për përkujdesje
    dhe madje mund të ngadalësojnë
  • 4:15 - 4:18
    përparimin e sëmudjes.
    Kjo më duket sikur unë jam duke fituar.
  • 4:18 - 4:22
    Dua të jem e lumtur aq sa mundem,
    për aq kohë sa të mundem.
  • 4:22 - 4:25
    Shumë njerëz nuk e dinë
    që Alzheimeri në të vërtetë ka
  • 4:25 - 4:28
    simptoma fizike,
    si dhe simptoma kognitive.
  • 4:28 - 4:32
    Ju e humbni ndjenjën tuaj të ekuilibrit,
    keni dridhje të muskujve,
  • 4:32 - 4:36
    dhe kjo ka tendencë t'i çojë njerëzit
    të jenë gjithnjë e më pak të
  • 4:36 - 4:39
    lëvizshëm. Ata frikësohen të shëtisin.
    Ata frikësohen të lëvizin.
  • 4:39 - 4:42
    Kështu që po bëj aktivitete që do
    të ndërtojnë sensin tim të ekuilibrit.
  • 4:42 - 4:46
    Unë jam duke bërë yoga dhe tai chi
    për të përmirësuar ekuilibrin tim,
  • 4:46 - 4:49
    në mënyrë që kur të filloj ta humbas,
    do të jem në gjendje të jem
  • 4:49 - 4:52
    e lëvizshme. Jam duke bërë
    ushtrime që mbajnë peshë,
  • 4:52 - 4:55
    në mënyrë që të kem forcën e muskujve,
    kështu që kur të filloj të
  • 4:55 - 4:58
    dobësohem, do kem më shumë kohë
    që akoma mund të lëviz.
  • 4:58 - 4:59
    Së fundi, gjëja e tretë.
  • 4:59 - 5:02
    Po mundohem të bëhem një person më i mirë.
  • 5:02 - 5:05
    Babai im ishte i sjellshëm
    dhe i dashur para se të kishte
  • 5:05 - 5:08
    Alzheimerin, dhe tani është
    i sjellshëm dhe i dashur.
  • 5:08 - 5:11
    Unë e kam parë atë të humbasë
    intelektin, sensin e tij të humorit,
  • 5:11 - 5:14
    aftësitë e tij gjuhësore,
    por edhe këtë e kam parë:
  • 5:14 - 5:18
    Ai më do mua, ai i do djemtë e mi,
    ai e do vëllain tim dhe nënën time
  • 5:18 - 5:23
    dhe kujdestarët e tij. Dhe kjo dashuri
    na bën ne të duam të jemi rreth tij,
  • 5:23 - 5:25
    edhe tani. Edhe kur është kaq e vështirë.
  • 5:25 - 5:28
    Kur i merrni gjithçka që ka mësuar
    ndonjëherë në këtë botë,
  • 5:28 - 5:35
    zemra e tij ende shkëlqen. Unë nuk kam
    qenë e sjellshme dhe e dashur sa babai im.
  • 5:35 - 5:40
    Ajo që dua është të mësoj të jem ashtu.
    Kam nevojë për një zemër të pastër,
  • 5:40 - 5:43
    edhe nëse zhvishet nga dementia,
    ajo do të mbijetojë.
  • 5:43 - 5:50
    Nuk dua të më prek Alzheimeri.
    Dua është shërim në 20 vitet e ardhshme,
  • 5:50 - 5:54
    mjaft shpejt për të më mbrojtur.
    Nëse vjen për mua, unë do jam gati.
  • 5:54 - 5:55
    Faleminderit.
  • 5:55 - 5:59
    (Duartrokitje).
Title:
Si po përgatitem kur te kem Alzheimer
Speaker:
Alanna Shaikh
Description:

Kur përballen me një prind që vuan nga Alzheimeri, shumica prej nesh përgjigjen me mohim ("Nuk do të më ndodhë mua") ose përpjekje ekstreme për parandalimin. Por ekspertja globale e shëndetësisë dhe TED Fellow, Alanna Shaikh e sheh ndryshe. Ajo po merr tre hapa konkretë për t'u përgatitur për momentin - nëse duhet të arrijë - kur ajo vetë te kete sëmundjen e Alzheimerit.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
06:26

Albanian subtitles

Revisions