Nje mikroçip, nje poet dhe nje djale. Ishte rreth 20 vjet me pare, ne Qershor 1994, kur Intel lajmeroi se kishte nje mangesi ne qender te mikroçipit Pentium. Thelle ne kodin e algoritmit SRT per llogaritjen e koeficienteve te ndermjetem te nevojshem per shperndarjen e pikave te perseritshme te luhatshme -- nuk e di se cfare do te thote kjo, por keshtu thote Wikipedia -- eshte nje gabim dhe nje e mete qe do te thote se eshte nje mundesi qe rezultati i llogaritjeve mund te dale gabim, dhe mundesia eshte nje ne cdo 360 miliard llogaritje. Keshtu Intel tha qe tabela e llogaritjes tuaj do te jete me gabime nje here ne 27.000 vjet. Ata nuk menduan se kjo ishte e rendesishme, por kishte nje pergjigje agresive ne komunitet. Komuniteti, te apasionuarit e teknologjise, thane se kjo mangesi duhet te adresohet. Ata nuk do te rrinin kembekryq nderkohe qe Intel i jepte atyre keto mikrocipe. Keshtu filloi nje revolucion perreth botes. Njerezit marshuan per te kerkuar -- jo ekzaktesisht keshtu -- por ata u ngriten dhe kerkuan qe Intel te rregullonte kete mangesi. Dhe Intel investoi 475 milion dollare per te financuar zevendesimin e ketij mikrocipi per te rregulluar kete te mete. Keshtu miliarda dollar ne shoqerine tone u shpenzuan per te adresuar problemin qe do te lindte nje here ne cdo 360 miliard llogaritje. Numri dy, nje poet. Ky eshte Martin Niemöller. Ju e njihni poezine e tij. Ne kulmin e periudhes naziste, ai filloi te perseriste vargjet, "Ne fillim ata erdhen per komunistet, dhe une nuk bera gje, nuk fola sepse une nuk isha komunist. Me pas ata erdhen per socialistet. Dhe me pas ata erdhen per sindikatat. Dhe me pas erdhen per hebrejte. Dhe me pas erdhen per mua. Por nuk kishte mbetuar asnje qe te fliste per mua." Tani, Niemöller po ofron nje pikeveshtrim ne brendesi. Ky eshte nje pikeveshtrim ne thelb te inteligjences. Ne mund ta quajme ate kuptueshmeri. Eshte nje lloj sprove: A mund te dallosh nje kercenim te fshehur dhe te kunderpergjigjesh? A mundesh te shpetosh veten dhe te shpetosh llojin tend? Rezulton se milingonat jane shume te afta ne kete. Lopet, jo aq shume. A mund ta shohesh motivin? A mund te shohesh motivin, ta dallosh dhe te besh dicka per kete? Numri dy. Numri tre, nje djale. Ky eshte shoku im Aaron Swartz. Ai eshte shoku i Timit. Ai ishte shok me shume nga ju ne publik, dhe shtate vjet me pare, Aaron erdhi tek une me nje pyetje. Ishte pak me pare se une te mbaja fjalimin tim te pare ne TED. Isha kaq shume krenar. Isha duke i treguar atij per fjalimin tim, "Ligjet qe mbysin kreativitetin". Dhe Aron me pa ishte pak i paduruar dhe me tha: "E pra, si do t'i zgjidhesh ndonjehere problemet per te cilat po flet? Politikat e te drejtes se autorit, politikat e Internetit, si do ti adresosh keto probleme per aq kohe sa eshte nje korrupsion i brendshem ne menyren qe punon qeveria jone? Keshtu qe isha pak i demoralizuar nga kjo. Ai nuk po e ndante me mua gezimin tim. Dhe une i thashe atij " E di Aron, nuk eshte fusha ime, nuk eshte fusha ime." Ai me tha, "Do te thuash si akademik nuk eshte fusha jote?" "Po si akademik, nuk eshte fusha ime" i thashe. Ai me tha, "Po si qytetar? Si nje qytetar." Keshtu ishte Aron. Ai nuk te tregonte. Ai te bente pyetje. Por pyetjet e tij flisnin aq qarte sa perqafimet e djalit tim kater vjecar. Ai po me thoshte, "Ti duhet te gjesh nje menyre. Ti duhet te gjesh nje ide, sepse atje eshte nje e mete ne thelb te sistemit operues te kesaj demokracie, dhe nuk eshte nje e mete ne 360 miliard here qe demokracia jone perpiqet te marre nje vendim. Eshte cdo here, ne cdo ceshtje te rendesishme. Ne duhet ti japim fund kesaj mungese sinqeriteti ne shoqerine politike. Ne duhet te adaptojme, fjala eshte "sjelljen e milingonave" -- kjo eshte ajo qe interneti me jep per kete fjale -- natyra vleresuese e milingonave qe na con ne te njohim kete te mete, te shpetojme llojin tone dhe te shpetojme popullin tone. Tani nese e njihni Aaron Swartz, ju e dini qe ai nderroi jete rreth nje vit me pare. Ishte rreth gjashte jave para se une te jepja fjalimin tim ne TED, dhe une i isha kaq mirenjohes Chris qe me kerkoi te jepja kete fjalim, jo vetem se kisha mundesine te bisedoja me ju, edhe pse kjo eshte e mrekullueshme, por sepse me nxori nga nje depresion i jashtezakonshem. Nuk mund ta pershkruaj ate trishtim. Sepse me duhej te fokusohesha. Duhet te fokusohesha se cfare do tju thosha juve? Me shpetoi mua. Por pas zhurmes, emocioneve, fuqia qe vjen nga ky komunitet, fillova te kerkoja per nje menyre me pak sterile, me pak akademike per te adresuar keto ceshtje, ceshtjet per te cilat do te flas me ju. Ne kemi filluar te shikojme New Hampshire si objektiv per kete levizje politike, sepse faza e pare e zgjedhjeve ne New Hampshire eshte shume te rendesishme. Ishte nje grup qe quhej Rebelimi i New Hampshire qe kishte filluar te fliste sesi mund te bejme ceshtjet e lidhura me korrupsionin ceshtje qendrore ne 2016? Por ishte nje njeri tjeter qe kapi imagjinaten time, nje grua qe quhej Doris Haddok, Gjyshja D. Ne 1 janar 1999, 15 vite me pare, ne moshen 88 vjecare, Gjyshja D. filloi nje marshim. Ajo e nisi ne Los Angeles dhe filloi te eci drejt Washington D.C me nje tabele te vetme ne trup qe thoshte, "reformoni financimin e fushates politike". 18 muaj me vone, ne moshen 90 vjecare, ajo arriti ne Washington e ndjekur nga qindra vete, duke perfshire shume kongresmen qe erdhen me makine deri aty afer, rreth nje milje jashte qytetit qe te ecnin me te. (Te qeshura) Tani, une nuk kam 13 muaj qe te eci permes vendit. Kam tre femije qe urrejne te ecin, dhe nje grua, qe kam vene re, qe cuditerisht akoma e urren faktin qe une mungoj aty. Keshtu qe kjo nuk eshte e mundur, por bera pyetjen, a mund te frymezohemi pak nga Gjyshja D? Po sikur ky marshim te jete jo 5000 km por 300 km permes New Hampshire ne Janar? Keshtu qe ne 11 Janar, ne pervjetorin e vdekjes se Aaron, ne filluam nje marshim qe perfundoi ne 24 Janar, ne diten e lindjes se Gjyshes D. 200 persona na u bashkuan ne kete marshim, nderkohe qe i rame lart e poshte New Hampshire duke folur per kete ceshtje. Dhe ajo qe eshte befasuese per mua, dicka qe nuk e prisja ta gjeja, eshte pasioni dhe zemerimi qe ishte pothuaj tek te gjithe me te cilet folem per kete ceshtje. Ne kemi gjetur nga nje sondazh se 96% e Amerikaneve besojne se eshte e rendesishme te reduktojne influencen e parave ne politike. Politikanet dhe ekspertet ju thone, se nuk ka asgje qe mund te bejme per kete ceshtje. Amerikanet nuk interesohen per kete gje, por asyeja eshte se 91% e amerikaneve mendojne se nuk ka asgje qe mund te bejne per kete ceshtje. Dhe ky hendek ndermjet 96 dhe 91 shpjegon heqjen dore nga politika. Ajo qe dua te them eshte se pavaresisht, 96% nga ne deshironte te fluturonte si Superman, por per faktin se 91% prej nesh beson se nuk mund ta beje, ne nuk kercejme nga ndertesa te larta sa here qe e kemi kete nevoje. Kjo sepse ne i pranojme limitet tona, dhe eshte e njejta gje ne kete reforme. Por kur i jepni njerezve kete ndjenjen e shpreses, ata fillojne te largojne kete perceptimin absolut te pamundesise. Ashtu sic ka thene Harvey Milk, nese i jepni atyre shprese, ju i jepni atyre nje mundesi, nje menyre per te menduar sesi ky ndryshim mund te jete i mundur. Shprese. Dhe shpresa eshte nje gje qe ne, miqte e Aronit, deshtuam me te, sepse e lame ate te humbte shpresen e tij. Une e doja ate djale ashtu sic dua djalin tim. Por ne deshtuam me te. Une e dua vendin tim, dhe nuk kam per te deshtuar ne kete. Nuk kam per te deshtuar ne kete. Ne do ta mbajm kete ndjenje shprese, ne do te luftojme per te, sado e pamundur qe te duket kjo beteje. Cfare ndodhi me pas? Ne e filluam kete ne mars, me 200 njerez, dhe vitin tjeter, do te jene 1000 ne rruge te ndryshme qe marshojne ne muajin janar dhe takohen ne Concord per te festuar kete ceshtje, dhe me pas ne 2016, perpara fazes se pare te zgjedhjeve, do te jene 10 mije vete qe marshojne permes shtetit, qe takohen ne Concord per te festuar kete ceshtje. Dhe ndersa kemi marshuar, njerez perreth vendit kane filluar te thone, "A mund te bejme te njejten gje ne shtetin tone?" Keshtu qe kemi filluar nje platforme e quajtur G.D.Walkers, qe eshte per Marshuesit e Gjyshe D, dhe marshuesit e Gjyshes D do te marshojne permes vendit per kete reforme. Numri nje. Numri dy, ne kete marshim, nje nga themeluesit e Thunderclap, David Cascino, ishte me ne, dhe ai tha "Cfare mund te bejme ne?" Dhe ata zhvilluan nje platforme, te cilen ne po e shpallim sot, qe na lejon ne te bashkojme bashke votues te cilet i jane perkushtuar kesaj ideje te reformes. Nese jeni edhe ju, ne New Hampshire apo jashte tij, ju mund te firmosni dhe te informoheni menjehere se cilet jane kandidatet te lidhur me keto ceshtje keshtu ju mund te vendosni se per ke te votoni ne funksion te asaj qe ta bejme kete mundesi reale. Dhe me ne fund numer 3, me i veshtiri. Ne jemi ne epoken e Super PAC. Ne fakt dje, Merriam shpalli se Merriam-Webster do ta kete Super PAC si nje fjale. Tani eshte nje fjale zyrtare ne fjalor. Keshtu qe me 1 maj, ndryshe May Day, ne do te perpiqemi te bejme nje eksperiment. Ne do te perpiqemi te fillojme ate qe ne e mendojme si Super PAC per te perfunduar te gjithe Super PAC-et. Dhe menyra sesi kjo punon eshte keshtu. Gjate vitit te fundit, ne kemi punuar me analistet dhe ekspertet politik per te llogaritur, sa shume do te kushtonte te fitojme mjaftueshem vota ne Kongresin e Shteteve te Bashkuara per te bere reformat themelore te mundshme? Cili eshte ai numer? Gjysem miliardi? Nje miliard? Cili eshte ai numer? Dhe cilido qofte ai numer, ne do te fillojme nje financojme me Kickstart, ne njefare menyre, sepse nuk mund te perdoresh KickStarter per arsye politike, por sidoqofte, te financojme ne nje fare menyre si fillim fushaten nga poshte lart ku njerezit do te financojne pak dollare nje kontigjent per te arritur qellime shume ambicioze, dhe kur te arrihen keto qellime, ne do te shkojme tek kontribuesit e shumave te medha, ne menyre qe ata qe te kontribuojne per te bere te mundur qe ne te fillojme kete Super PAC te nevojshem per te fituar kete ceshtje, per te ndryshuar menyren sesi paraja influencon politiken, keshtu qe me 8 nentor, qe e zbulova dje se eshte dita qe Aron do te ishte 30 vjec, ne 8 nentor, ne do te festojme 218 perfaqesuesit ne Shtepine e Bardhe dhe 60 Senatore ne Senatin e SHBA te cilet i jane perkushtuar kesaj ideje te nje reforme themelore. Keshtu mbreme, ne degjuam mbi deshirat. Ja cila eshte deshira ime. Me nje maj. Le te jene idealet e nje djali ato qe bashkojne nje vend pas nje ideje kritike se ne jemi nje popull, se ne jemi populli qe i kane premtuar nje qeveri, nje qeveri qe i eshte premtuar te jete e varur nga populli te cilet, ashtu sic na tha Madison, do te thote jo te pasurit me shume sesa te varferit. Me nje maj. Dhe me pas le te jeni ju, qe i bashkoheni kesaj levizje, jo sepse jeni nje politikan, jo sepse jeni nje ekspert, jo sepse kjo eshte fusha jote, por se nese je, ti je nje qytetar. Aaroni ma kerkoi mua kete. Tani une po jua kerkoj juve. Shume falemnderit. (Duartrokitje)