Dua të imagjinoni se çfarë zbulimi i madh ishte ky për gratë që ishin viktima të dhunës në vitet 80. Ato vinin në urgjencë për shkaqe që policia i quante argument bashkëshortor, dhe shihje një grua që ishte rrahur, shihje një hundë e një kyç të thyer e sy të enjtur. Si aktiviste, ne merrnim kameren Polaroid i bënim asaj një fotografi, prisnim 90 sekonda, dhe i jepnim foton. Dhe kështu ajo kishte evidencën që i duhej për në gjyq. Ne bënim të padukshmen të dukshme. E kam bërë këtë për 30 vjet. Isha pjesë e një lëvizje sociale që punonte për të ndalur dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. Për gjithë këto vite, kisha një besim të forte dhe jo shumë të njohur që dhuna nuk është e paevitueshme, që është e mësuar, dhe nëse mund të mësohet, edhe mund të ç'mësohet, dhe mund të parandalohet. (Duartrokitje) Pse e besoj këtë? Sepse është e vërtetë. Absolutisht e vërtetë. Ndërmjet viteve 1993 dhe 2010, dhuna në familje ndër gratë e rritura në SHBA ka rënë 64 përqind, dhe është lajm shumë i mirë. (Duartrokitje) 64 përqind. Si arritëm aty? I kishim sytë e hapur. 30 vjet më parë, gratë rriheshin, ato ndiqeshin, përdhunoheshin, dhe asnjeri s'fliste për këtë gjë. Nuk kishte drejtësi. Si aktiviste, kjo nuk mjaftonte. Hapi i parë në këtë rrugë, ishte që organizuam, dhe krijuam këtë rrjet të "nëndheshëm" të grave të mahnitshme që hapen strehimore, dhe nëse s'hapen një strehimore, ato hapen shtëpitë e tyre që gratë dhe fëmijët të ishin të sigurt. Cfarë bëmë tjetër? Bëmë shitje embëlsirash, larje makinash, bëmë aq sa mundëm që të mblidhnim fonde, dhe kur arritëm në një pikë, thamë, është koha të shkojmë tek qeveria federale dhe ti kërkojme atyre të paguajnë për këto shërbime të rendesishme që po shpëtojnë jetë njerëzish. Apo jo? (Duartrokitje) Hapi i dytë, e dinim që duhet të ndryshonim ligjet. Vajtëm në Washington, dhe lobuam për pjesën e parë të legjislacionit. Mbaj mend që ecja në korridoret e Kapitolit të SHBA, isha në të tridhjetat, dhe jeta ime kishte një qëllim, dhe nuk mund ta imagjinoja që ndonjeri mund të kundershtonte këtë pjesë të rëndësishme të legjislacionit. Ndoshta isha 30 dhe naive. Por dëgjova për një kongresmen që kishte një pikëpamje shumë shumë të ndryshme. E dini se si ai e quajti këtë pjesë të rëndësishme të legjislacionit? E quajti, "të heqësh argëtimin nga akti i martesës". "Të heqësh argëtimin nga akti i martesës". Zonja dhe zotërinj, kjo ishte në 1984 në SHBA, dhe ... ahh që s'kishte Twitter. (Te qeshura) Dhjetë vjet më vonë, pas shumë pune, më në fund kaluam "Aktin kunder dhunës ndaj grave", që është një akt jetë-ndryshues që ka shpëtuar kaq shumë jetë. (Duartrokitje) Falemnderit. Isha krenare që isha pjesë e kësaj pune, që ndryshoi ligjet dhe që vuri miliona dollarë në komunitetet lokale. E dini ç'bëri tjetër? Mblodhi të dhëna. Duhet t'ju them, kam pasion për të dhënat. Në fakt, jam një gik për të dhëna. Me siguri ka plot gik të dhënash këtu. Unë jam gik të dhënash, dhe arsyeja është që dua te sigurohem që nëse shpenzojmë dollarët, programi duhet të punojë, nëse s'punon, duhet të ndryshojmë planin. Duhet t'ju them, po ashtu, një gjë tjetër: Nuk do ta zgjidhim këtë problem duke ndërtuar më shumë burgje apo duke ndërtuar më shumë strehimore. Kjo ka të bëjë me fuqizimin ekonomik të grave. Bëhet fjalë për shërimin e fëmijëve të lënduar, dhe për parandalimin me shkronjë të madhe P. Hapi numër tre në këtë rrugë: E dimë, nëse duam të ecim përpara, duhet të ngrejmë volumin, duhet të bëhemi me të dukshëm, dhe të angazhojmë publikun. Duke ditur këtë, shkuam tek Këshilli i Reklamës, dhe i kërkuam të na ndihmonte të krijonim një fushatë për edukimin e publikut. Hodhëm vështrimin rreth botës, te Kanadaja e Australia e Brazili e pjesë të Afrikës, i morëm këto njohuri dhe krijuam fushatën e parë të edukimit të publikut të quajtur "Nuk ka arsye për dhunë në familje". Hidhni një sy njërit prej spoteve. (Video) Burri: Ku është darka? Gruaja: Mendova se do vije në shtepi dy orë më pare, dhe i pastrova të gjitha, - Burri: C'është kjo? Picë. Gruaja: Po të më telefonoje, do ta kisha ditur- Burri: Darka? Darka gati është picë? Gruaja: I dashur, mos përdor kaq zë të lartë. Të lutem, mos- Më lër të shkoj! Burri: Shko në kuzhinë! Gruaja: Jo! Ndihmë! Burri: Do të dish sa të dhemb? (Shuplakë gruas) Ja sa të dhemb! (Thyen xhama) Gruaja: Më ndihmoni! ["Femijet duhet të ulen aty e të shohin. Cili është justifikimi?"] Esta Soler: Ndërsa ishim në procesin e lëshimit të fushatës, O.J. Simpson u arrestua për vrasjen e gruas dhe mikut te saj. Mësuam që ai kishte histori të gjatë të dhunës familjare. Media u përqendrua mirë. Artikujt e dhunës familjare kaluan nga faqja e fundit, në fakt nga askund, të faqja e parë. Reklamat tona folën, dhe gratë, për herë të parë, filluan të tregojnë historitë e tyre. Lëvizjet janë për momentet, dhe ne e shfrytëzuam momentin. Le të shikojmë edhe rrethanat gjatë kësaj kohe. Përpara 1980, e dini sa artikuj për dhunën familjare ka publikuar The New York Times? Po jua them : 158. Në 2000, kishte mbi 7.000. Natyrisht ne po bënim ndryshim. Po, akoma mungonte një element kritik. Hapi i katërt: Duhej të angazhonim burrat. Nuk mund ta zgjidhnim problemin me 50 përqind të popullatës mënjanë. Ju thashë që jam gik të dhënash. Sondazhi kombëtar tregonte se burrat ndiheshin të akuzuar dhe të pa-ftuar në këtë bisede. Mendova, si mund ti përfshijmë burrat? Si mund ti bëjmë burrat të flasin për dhunën ndaj grave dhe vajzave? Një miku im mashkull më mori anash dhe më tha: "Ti do që burrat të flasin për dhunën ndaj grave dhe vajzave. Burrat nuk flasin." (Të qeshura) I kërkoj falje burrave në sallë. E di që e bëni. Por ai tha, "E di çfarë bëjnë ata? Ata flasin me fëmijët e tyre. Ata flasin me fëmijet e tyre si prindër dhe trainerë." Dhe këtë bëmë. Ne i takuam burrat atje ku ishin dhe krijuam një program. Më pas ndodhi kjo ngjarje që ka mbetur në zemrën time përgjithmonë ku një trajner basketbolli po fliste në një sallë të mbushur me atletë meshkuj dhe burra nga të gjitha sferat e jetës. Ai po fliste për rëndesinë e trajnimit të djemve në burra dhe ndryshimit të kulturës në dhomat e zhveshjes, e për ti dhënë atyre mjetet për marrëdhënie të shëndetshme. Papritur, ai vërejti në fund të sallës, dhe pa vajzën e tij, dhe e thirri atë në emër, dhe tha, "Michaela, eja këtu." Ajo është 9 vjeç, dhe pak e druajtur, por ajo u ngrit e vajti, dhe ai tha, "Ulu pranë meje." Ajo u ul pranë tij. Ai e përqafoi dhe tha, "Njerëzit më pyesin pse e bëj këtë punë. E bëj sepse jam babai i saj, dhe nuk dua që ajo të lëndohet kurrë nga askush." Si prind, e kuptoj. E kuptoj, duke ditur që ka kaq shume sulme seksuale në kampuset universitare që janë kaq te përhapur dhe të pa-raportuar. Kemi bërë shumë për gratë e rritura. Duhet të bëjmë një punë më të mirë për fëmijët tanë. Duhet ta bëjmë. (Duartrokitje) Kemi bërë një rrugë të gjatë që nga ditët e Polaroidit. Teknologjia është miku ynë. Celulari është një shndërrues global i lojës për fuqizimin e grave, po ashtu Facebook e Twitter e Google e YouTube dhe e gjithë media sociale na ndihmon të organizohemi dhe të tregojmë historitë tona në mënyrë të fuqishme. Për ju në sallë që keni ndihmuar në krijimin e atyre aplikimeve dhe platformave, si një organizatore, unë ju them, falemnderit shumë. Vërtet. Ju duartrokas. (Duartrokitje) Jam vajza e një burri që i përkiste vetëm një klubi në jetën e tij Klubit të Optimistëve. Nuk është diçka që krijohet. Fryma dhe optimizmi i tij janë në ADN time. E kam bërë këtë punë për 30 vjet, dhe jam e bindur tani, më shumë së kurrë, në kapacitetin për ndryshim të qenies njerëzore. Mendoj që mund ta përkulim harkun e historisë njerëzore drejt dhëmbshurisë dhe barazisë, dhe po ashtu mendoj dhe ndjej tërësisht që kjo dhunë nuk duhet të jetë pjesë e gjendjes njerëzore. Ju kërkoj, bashkohuni me ne ndërsa krijojmë të ardhme pa dhune për gratë dhe vajzat dhe burrat dhe djemtë kudo. Falemnderit shumë. (Duartrokitje)