1 00:00:00,000 --> 00:00:02,000 Atëherë, siguria është dy gjëra të ndryshme: 2 00:00:02,000 --> 00:00:04,000 është një ndjenjë, dhe është një realitet. 3 00:00:04,000 --> 00:00:06,000 E këto dallojnë nga njëra-tjetra. 4 00:00:06,000 --> 00:00:08,000 Mund të ndiheni i sigurt 5 00:00:08,000 --> 00:00:10,000 edhe kur nuk jeni i tillë. 6 00:00:10,000 --> 00:00:12,000 Dhe mund të jeni i sigurt 7 00:00:12,000 --> 00:00:14,000 edhe pse nuk ndiheni i tillë. 8 00:00:14,000 --> 00:00:16,000 Vërtet, kemi dy koncepte të ndryshme 9 00:00:16,000 --> 00:00:18,000 të projektuar drejt së njëjtës botë. 10 00:00:18,000 --> 00:00:20,000 Ajo çka dua të bëj në këtë trajtim 11 00:00:20,000 --> 00:00:22,000 është t'i ndaj ato veç e veç -- 12 00:00:22,000 --> 00:00:24,000 për të parë se ku ndahen 13 00:00:24,000 --> 00:00:26,000 dhe se si konvergojnë. 14 00:00:26,000 --> 00:00:28,000 Gjuha këtu është vërtet një problem. 15 00:00:28,000 --> 00:00:30,000 Nuk ka dhe shumë fjalë të përshtatshme 16 00:00:30,000 --> 00:00:33,000 për konceptet që do të diskutojmë. 17 00:00:33,000 --> 00:00:35,000 Kështu, nëse e shihni sigurinë 18 00:00:35,000 --> 00:00:37,000 nën dritën e termave ekonomikë, 19 00:00:37,000 --> 00:00:39,000 është një heqje dorë nga diçka. 20 00:00:39,000 --> 00:00:41,000 Sa herë që përfitoni ndoca siguri, 21 00:00:41,000 --> 00:00:43,000 përherë hiqni dorë nga diçka. 22 00:00:43,000 --> 00:00:45,000 Si kur është fjala për një vendim personal -- 23 00:00:45,000 --> 00:00:47,000 bie fjala kur vendosni të instaloni në shtëpi një alarm kundër hajnave -- 24 00:00:47,000 --> 00:00:50,000 si për një vendim kombëtar -- kur vendosni të pushtoni një vend të huaj -- 25 00:00:50,000 --> 00:00:52,000 diçka do të shkëmbeni, 26 00:00:52,000 --> 00:00:55,000 para, kohë, rehati, mundësi, 27 00:00:55,000 --> 00:00:58,000 ndoshta liri themelore. 28 00:00:58,000 --> 00:01:01,000 Dhe pyetja që duhet bërë kur mendoheni sipër diçkaje për sigurinë 29 00:01:01,000 --> 00:01:04,000 nuk është nëse kjo na bën më të sigurt, 30 00:01:04,000 --> 00:01:07,000 por nëse shkëmbimi është me leverdi apo jo. 31 00:01:07,000 --> 00:01:09,000 Keni dëgjuar këto vitet e shkuara, 32 00:01:09,000 --> 00:01:11,000 që bota është më e parrezikshme ngaqë Sadam Hyseni nuk është në pushtet. 33 00:01:11,000 --> 00:01:14,000 Kjo mund të jetë e vërtetë, por nuk është e ndonjë peshe kushedi. 34 00:01:14,000 --> 00:01:17,000 Pyetja është, a ia vleu? 35 00:01:17,000 --> 00:01:20,000 Dhe mund të dilni me vendimin tuaj, 36 00:01:20,000 --> 00:01:22,000 e mandej të vendosni nëse pushtimi ia vlejti a jo. 37 00:01:22,000 --> 00:01:24,000 Kjo është mënyra se si mendoni mbi sigurinë -- 38 00:01:24,000 --> 00:01:26,000 në terma shkëmbimi. 39 00:01:26,000 --> 00:01:29,000 Tani, shpesh këtu nuk ka "drejt" apo "gabim". 40 00:01:29,000 --> 00:01:31,000 Disa prej nesh kanë sistem alarmi në shtëpi, 41 00:01:31,000 --> 00:01:33,000 dhe disa jo. 42 00:01:33,000 --> 00:01:35,000 Dhe kjo do të varej nga se ku banojmë, 43 00:01:35,000 --> 00:01:37,000 nëse banojmë vetëm apo kemi familje, 44 00:01:37,000 --> 00:01:39,000 sa gjëra me vlerë kemi, 45 00:01:39,000 --> 00:01:41,000 deri në ç'shkallë do të donim të pranonim 46 00:01:41,000 --> 00:01:43,000 rrezikun e vjedhjes. 47 00:01:43,000 --> 00:01:45,000 Në politikë gjithashtu, 48 00:01:45,000 --> 00:01:47,000 ka opinione të ndryshme. 49 00:01:47,000 --> 00:01:49,000 Shumë herë, këto heqje dorë 50 00:01:49,000 --> 00:01:51,000 lidhen me më tepër se thjesht sigurinë, 51 00:01:51,000 --> 00:01:53,000 dhe mendoj se kjo është vërtet e rëndësishme. 52 00:01:53,000 --> 00:01:55,000 Njerëzit kanë një intuitë natyrore 53 00:01:55,000 --> 00:01:57,000 për këto shkëmbime. 54 00:01:57,000 --> 00:01:59,000 Bëjmë përditë të tilla -- 55 00:01:59,000 --> 00:02:01,000 mbrëmë në dhomën time në hotel, 56 00:02:01,000 --> 00:02:03,000 kur vendosa ta kyç dy herë derën, 57 00:02:03,000 --> 00:02:05,000 ose ju në makinën tuaj kur erdhët këtu, 58 00:02:05,000 --> 00:02:07,000 kur shkojmë për drekë 59 00:02:07,000 --> 00:02:10,000 dhe vendosim që ushqimi nuk është i helmuar dhe do ta hamë. 60 00:02:10,000 --> 00:02:12,000 Këto shkëmbime i bëjmë gjithë kohën 61 00:02:12,000 --> 00:02:14,000 disa herë në ditë. 62 00:02:14,000 --> 00:02:16,000 Shpesh as që i vëmë re. 63 00:02:16,000 --> 00:02:18,000 Thjesht janë pjesë e gjallimit tonë; kështu bëjmë të gjithë. 64 00:02:18,000 --> 00:02:21,000 Të gjitha speciet veprojnë kështu. 65 00:02:21,000 --> 00:02:23,000 Përfytyroni një lepur në arë, duke ngrënë bar, 66 00:02:23,000 --> 00:02:26,000 dhe lepuri papritmas sheh një dhelpër. 67 00:02:26,000 --> 00:02:28,000 Lepuri do të marrë një vendim sigurie: 68 00:02:28,000 --> 00:02:30,000 "Të rri, apo të bëhem tym?" 69 00:02:30,000 --> 00:02:32,000 Po ta mendojmë një çast, 70 00:02:32,000 --> 00:02:35,000 lepujt që janë të zotë në marrjen e këtij vendimi 71 00:02:35,000 --> 00:02:37,000 priren të rrojnë dhe të riprodhohen, 72 00:02:37,000 --> 00:02:39,000 ndërsa lepujt që nuk ia dalin dot 73 00:02:39,000 --> 00:02:41,000 do të bëhen pre ose do të ngordhin urie. 74 00:02:41,000 --> 00:02:43,000 Kështu që mund të mendonit 75 00:02:43,000 --> 00:02:46,000 se ne, si specie e suksesshme në planet -- 76 00:02:46,000 --> 00:02:48,000 ju, unë, kushdo -- 77 00:02:48,000 --> 00:02:51,000 jemi vërtet të zot për këto lloj vendimesh. 78 00:02:51,000 --> 00:02:53,000 Ja që, me sa duket, pareshtur, 79 00:02:53,000 --> 00:02:56,000 jemi dëshpërimisht të paaftë këtu. 80 00:02:56,000 --> 00:02:59,000 Dhe mendoj që në thelb, kjo është një çështje me interes. 81 00:02:59,000 --> 00:03:01,000 Do t'i përgjigjem shkurt. 82 00:03:01,000 --> 00:03:03,000 Përgjigja është: i përgjigjemi ndjenjës së sigurisë 83 00:03:03,000 --> 00:03:06,000 dhe jo realitetit. 84 00:03:06,000 --> 00:03:09,000 Tani, kjo, shumicën e kohës funksionon. 85 00:03:10,000 --> 00:03:12,000 Shumicën e kohës, 86 00:03:12,000 --> 00:03:15,000 ndjesia dhe realiteti janë e njëjta gjë. 87 00:03:15,000 --> 00:03:17,000 Sigurisht që kjo është e vërtetë 88 00:03:17,000 --> 00:03:20,000 për pjesën dërrmuese të prehistorisë njerëzore. 89 00:03:20,000 --> 00:03:23,000 Këtë aftësi e kemi zhvilluar 90 00:03:23,000 --> 00:03:25,000 ngaqë ka kuptim nga pikëpamja evolucionare. 91 00:03:25,000 --> 00:03:27,000 Një mënyrë për ta parë atë 92 00:03:27,000 --> 00:03:29,000 është që jemi shumë të specializuar 93 00:03:29,000 --> 00:03:31,000 për vendime lidhur me rreziqe 94 00:03:31,000 --> 00:03:34,000 që janë endemike për jetesën në grupe to vegjël familiarë 95 00:03:34,000 --> 00:03:37,000 në pllajat e Afrikës Lindore në vitet 100 000 para erës sonë -- 96 00:03:37,000 --> 00:03:40,000 jo dhe aq për Nju Jorkun e 2010-s. 97 00:03:41,000 --> 00:03:44,000 Perceptimi i rrezikut mbart disa njëanëshmëri. 98 00:03:44,000 --> 00:03:46,000 Këtu mund të eksperimentohet goxha. 99 00:03:46,000 --> 00:03:49,000 Dhe mund të shihni disa njëanshmëri që ripërsëriten. 100 00:03:49,000 --> 00:03:51,000 Po ju tregoj katër të tilla. 101 00:03:51,000 --> 00:03:54,000 Priremi të mbivlerësojmë rreziqet spektakolare dhe të rralla 102 00:03:54,000 --> 00:03:56,000 dhe të mos peshojmë sa duhet rreziqet e rëndomta -- 103 00:03:56,000 --> 00:03:59,000 bie fjala fluturimi kundrejt udhëtimit me automjete. 104 00:03:59,000 --> 00:04:01,000 E panjohura perceptohet 105 00:04:01,000 --> 00:04:04,000 më e rrezikshme se sa familjarja. 106 00:04:05,000 --> 00:04:07,000 Një shembull do të ishte, 107 00:04:07,000 --> 00:04:10,000 njerëzit kanë frikë se mos rrëmbehen nga të panjohur, ndërkohë që të dhënat 108 00:04:10,000 --> 00:04:13,000 mbështesin faktin që rrëmbimi nga persona të afërt është shumë më i shpeshtë. 109 00:04:13,000 --> 00:04:15,000 Në rastin e fëmijve. 110 00:04:15,000 --> 00:04:18,000 Së treti, rreziqet e veshur dikujt 111 00:04:18,000 --> 00:04:21,000 perceptohen si të ishin më të mëdhenj se rreziqet anonimë -- 112 00:04:21,000 --> 00:04:24,000 pra Bin Laden është më i frikshëm sepse ka një emër. 113 00:04:24,000 --> 00:04:26,000 Dhe së katërti, 114 00:04:26,000 --> 00:04:28,000 njerëzit i nënvlerësojnë rreziqet 115 00:04:28,000 --> 00:04:30,000 në situata që i kanë nën kontroll 116 00:04:30,000 --> 00:04:34,000 dhe mbivlerësojnë ato të situatave që nuk i kanë nën kontroll. 117 00:04:34,000 --> 00:04:37,000 Kështu, pasi filloni të tymosni duhan ose të hidheni me parashutë, 118 00:04:37,000 --> 00:04:39,000 ua nënvlerësoni rreziqet. 119 00:04:39,000 --> 00:04:42,000 Nëse ju servirin një rrezik -- terrorizmi qe shembull i goditur -- 120 00:04:42,000 --> 00:04:45,000 do ta mbivlerësonit, ngaqë nuk ndiheni se e keni nën kontroll. 121 00:04:47,000 --> 00:04:50,000 Ka një dorë njëanëshmërish të tilla, njëanëshmëri konjitive, 122 00:04:50,000 --> 00:04:53,000 që prekin vendimet tona në lidhje me rreziqet. 123 00:04:53,000 --> 00:04:55,000 Luan rol heuristika e të gatshmes 124 00:04:55,000 --> 00:04:57,000 që në thelb do të thotë 125 00:04:57,000 --> 00:05:00,000 probabilitetin e diçkaje e vlerësojmë nga shkalla 126 00:05:00,000 --> 00:05:04,000 se sa e lehtë është të sjellim në mendje raste të saj. 127 00:05:04,000 --> 00:05:06,000 Mund të përfytyroni si funksionon kjo. 128 00:05:06,000 --> 00:05:09,000 Nëse dëgjoni shpesh rreth sulmesh nga tigrat, i bie të ketë plot tigra përqark. 129 00:05:09,000 --> 00:05:12,000 Për sulme nga luanët nuk dëgjoni, i bie të mos ketë shumë luanë përqark. 130 00:05:12,000 --> 00:05:15,000 Kjo funksionon deri ditën që shpiket gazeta. 131 00:05:15,000 --> 00:05:17,000 Sepse ajo që bëjnë gazetat 132 00:05:17,000 --> 00:05:19,000 është të përsërisin pa pushim 133 00:05:19,000 --> 00:05:21,000 rreziqet e rralla. 134 00:05:21,000 --> 00:05:23,000 Unë u them njerëzve, po qe te lajmet, mos e çani kryet. 135 00:05:23,000 --> 00:05:25,000 Ngaqë me përkufizim, 136 00:05:25,000 --> 00:05:28,000 lajmet janë diçka që thuajse nuk ndodhin kurrë. 137 00:05:28,000 --> 00:05:30,000 (Të qeshura) 138 00:05:30,000 --> 00:05:33,000 Kur diçka është kaq e zakontë, nuk përbën më lajm -- 139 00:05:33,000 --> 00:05:35,000 përplasje makinash, dhunë në familje -- 140 00:05:35,000 --> 00:05:38,000 këto janë rreziqet për të cilat shqetësoheni. 141 00:05:38,000 --> 00:05:40,000 Jemi edhe ca të dhënë pas rrëfenjave. 142 00:05:40,000 --> 00:05:43,000 Reagojmë ndaj historive më shumë se sa ndaj të dhënave. 143 00:05:43,000 --> 00:05:45,000 Edhe pazotësia në aritmetikë luan rol. 144 00:05:45,000 --> 00:05:48,000 E kam fjalën, thënia "Një, Dy, Tree, Plot" është deri diku e drejtë. 145 00:05:48,000 --> 00:05:51,000 Jemi shumë të zotë me numrat e vegjël. 146 00:05:51,000 --> 00:05:53,000 Një mollë, dy mollë, tre mollë, 147 00:05:53,000 --> 00:05:55,000 10 mijë mollë, 100 mijë mollë -- 148 00:05:55,000 --> 00:05:58,000 prapë më tepër se sa mund të hanit para se të zënë e të kalben. 149 00:05:58,000 --> 00:06:01,000 Pra, një gjysmë, një çerek, një e pesta -- me këto ia dalim mbanë. 150 00:06:01,000 --> 00:06:03,000 Një në një milion, një në një miliard -- 151 00:06:03,000 --> 00:06:06,000 të dyja janë thuajse baras me kurrë. 152 00:06:06,000 --> 00:06:08,000 Pra, kemi probleme me rreziqet 153 00:06:08,000 --> 00:06:10,000 që nuk janë shumë të zakonshëm. 154 00:06:10,000 --> 00:06:12,000 Ajo çka bëjnë këto njëanshmëri konjitive 155 00:06:12,000 --> 00:06:15,000 është veprimi si filtrues mes nesh dhe realitetit. 156 00:06:15,000 --> 00:06:17,000 Dhe përfundimi 157 00:06:17,000 --> 00:06:19,000 është që ndjesitë dhe realiteti shpërputhen, 158 00:06:19,000 --> 00:06:22,000 bëhen dy gjëra të ndryshme. 159 00:06:22,000 --> 00:06:25,000 Ju, ose keni ndjesinë -- ndjeheni më i sigurt se sa jeni. 160 00:06:25,000 --> 00:06:27,000 Këtu ka një ndjenjë të rreme sigurie. 161 00:06:27,000 --> 00:06:29,000 Ose e kundërta, 162 00:06:29,000 --> 00:06:31,000 dhe këtu bëhet fjalë për një ndjenjë të rreme pasigurie. 163 00:06:31,000 --> 00:06:34,000 Unë shkruaj mjaft rreth "teatrit me sigurinë," 164 00:06:34,000 --> 00:06:37,000 i cili përbëhet nga produkte që i bëjnë njerëzit të ndihen të sigurt, 165 00:06:37,000 --> 00:06:39,000 por që në fakt nuk bëjnë ndonjë gjë. 166 00:06:39,000 --> 00:06:41,000 Nuk ka ndonjë term për gjëra që na bëjnë të sigurt, 167 00:06:41,000 --> 00:06:43,000 por që nuk na bëjnë të ndihemi të sigurt. 168 00:06:43,000 --> 00:06:46,000 Ndoshta kjo është ajo çka CIA është menduar të bëjë për ne. 169 00:06:48,000 --> 00:06:50,000 Po i kthehemi anës ekonomike. 170 00:06:50,000 --> 00:06:54,000 Nëse ana ekonomike, tregu, udhëheq sigurinë, 171 00:06:54,000 --> 00:06:56,000 dhe nëse njerëzit marrin vendime 172 00:06:56,000 --> 00:06:59,000 bazuar në ndjesitë mbi sigurinë, 173 00:06:59,000 --> 00:07:01,000 atëherë gjëja e zgjuar që do bërë nga kompanitë 174 00:07:01,000 --> 00:07:03,000 për nxitje ekonomike 175 00:07:03,000 --> 00:07:06,000 është t'i bëjnë njerëzit të ndihen të sigurt. 176 00:07:06,000 --> 00:07:09,000 Dhe ka dy rrugë për ta arritur këtë. 177 00:07:09,000 --> 00:07:11,000 Njëra, i bëni vërtet njerëzit më të sigurt 178 00:07:11,000 --> 00:07:13,000 dhe shpresoni që ta vënë re. 179 00:07:13,000 --> 00:07:16,000 Ose tjetra, thjesht i bëni të ndihen më të sigurt 180 00:07:16,000 --> 00:07:19,000 dhe shpresoni që nuk do ta vënë re. 181 00:07:20,000 --> 00:07:23,000 Atëherë ç'e tërheq vëmendjen e njerëzve? 182 00:07:23,000 --> 00:07:25,000 Një dorë gjërash: 183 00:07:25,000 --> 00:07:27,000 kuptimi mbi sigurinë, 184 00:07:27,000 --> 00:07:29,000 rreziqet, kërcënimet, 185 00:07:29,000 --> 00:07:32,000 kundërmasat, mënyra si funksionojnë këto. 186 00:07:32,000 --> 00:07:34,000 Por nëse i njihni gjërat, 187 00:07:34,000 --> 00:07:37,000 ka më tepër gjasa që ndjesitë tuaja të përputhen me realitetin. 188 00:07:37,000 --> 00:07:40,000 Na vijnë në ndihmë mjaft shembuj nga bota e njëmendtë. 189 00:07:40,000 --> 00:07:43,000 Të gjithë e njohim shkallën e kriminalitetit në lagjen tonë, 190 00:07:43,000 --> 00:07:46,000 ngaqë aty banojmë, dhe përftojmë për të një ndjesi 191 00:07:46,000 --> 00:07:49,000 që në thelb përputhet me realitetin. 192 00:07:49,000 --> 00:07:52,000 Teatri me sigurinë shpaloset 193 00:07:52,000 --> 00:07:55,000 atëherë kur është e qartë që nuk po funksionon si duhet. 194 00:07:55,000 --> 00:07:59,000 Bukur, atëherë ç'i bën njerëzit të mos vënë re? 195 00:07:59,000 --> 00:08:01,000 Të kuptuarit, njohja e pakët. 196 00:08:01,000 --> 00:08:04,000 Nëse nuk i kuptoni rreziqet, nuk kuptoni dot koston, 197 00:08:04,000 --> 00:08:06,000 ka gjasa që të merrni vendimin e gabuar, 198 00:08:06,000 --> 00:08:09,000 dhe ndjesitë tuaja të mos përputhen me realitetin. 199 00:08:09,000 --> 00:08:11,000 Këtu nuk ka mjaft shembuj. 200 00:08:11,000 --> 00:08:13,000 Ka një problem të brendshëm 201 00:08:13,000 --> 00:08:15,000 me ngjarjet me probabilitet të pakët. 202 00:08:15,000 --> 00:08:17,000 Nëse, për shembull, 203 00:08:17,000 --> 00:08:19,000 terrorizmi thuajse nuk ndodh kurrë, 204 00:08:19,000 --> 00:08:21,000 është vërtet e zorshme të gjykohet 205 00:08:21,000 --> 00:08:24,000 efektshmëria e masave kundër terrorizmit. 206 00:08:25,000 --> 00:08:28,000 Kjo është arsyeja pse vazhdohet me bërjen kurban të virgjëreshave, 207 00:08:28,000 --> 00:08:31,000 dhe pse mbrojtja nga kuçedrat funksionon përsosur. 208 00:08:31,000 --> 00:08:34,000 Nuk ka shembuj të mjaftueshëm të dështimeve. 209 00:08:35,000 --> 00:08:38,000 Po ashtu, ndjesitë që, si retë, fshehin pas çështjet -- 210 00:08:38,000 --> 00:08:40,000 njëanshmëritë konjitive për të cilat fola më lart, 211 00:08:40,000 --> 00:08:43,000 frikërat, besimet e miletit, 212 00:08:43,000 --> 00:08:46,000 në thelb një model jo adekuat i realitetit. 213 00:08:47,000 --> 00:08:50,000 Më lejoni t'i ndërlikoj gjërat. 214 00:08:50,000 --> 00:08:52,000 Kemi ndjesitë dhe realitetin. 215 00:08:52,000 --> 00:08:55,000 Dëshiroj të shtoj një element të tretë. Dëshiroj të shtoj një model. 216 00:08:55,000 --> 00:08:57,000 Ndjesitë dhe modeli - në trurin tonë, 217 00:08:57,000 --> 00:08:59,000 realiteti është bota atje tej. 218 00:08:59,000 --> 00:09:02,000 Që nuk ndryshon; është reale. 219 00:09:02,000 --> 00:09:04,000 Pra ndjesitë bazohen në intuitën tonë. 220 00:09:04,000 --> 00:09:06,000 Modeli bazohet te arsyetimi. 221 00:09:06,000 --> 00:09:09,000 Ky është në thelb ndryshimi. 222 00:09:09,000 --> 00:09:11,000 Në një botë primitive dhe të thjeshtë, 223 00:09:11,000 --> 00:09:14,000 vërtet që nuk ka nevojë për një model. 224 00:09:14,000 --> 00:09:17,000 Ngaqë ndjesitë janë afër realitetit. 225 00:09:17,000 --> 00:09:19,000 Nuk keni nevojë për model. 226 00:09:19,000 --> 00:09:21,000 Por në një botë moderne dhe të ndërlikuar, 227 00:09:21,000 --> 00:09:23,000 ju duhen modele 228 00:09:23,000 --> 00:09:26,000 që të kuptoni një numër rreziqesh që hasim. 229 00:09:27,000 --> 00:09:29,000 Për bakteret nuk ka ndjesi. 230 00:09:29,000 --> 00:09:32,000 Ju duhet një model për t'i kuptuar. 231 00:09:32,000 --> 00:09:34,000 Ky model 232 00:09:34,000 --> 00:09:37,000 është një paraqitje inteligjente e realitetit. 233 00:09:37,000 --> 00:09:40,000 Është, sigurisht, i kufizuar nga shkenca, 234 00:09:40,000 --> 00:09:42,000 nga teknologjia. 235 00:09:42,000 --> 00:09:45,000 Para shpikjes së mikroskopit për t'i parë, 236 00:09:45,000 --> 00:09:48,000 s'mund të kishte teori sëmundjesh të shpjeguara. 237 00:09:49,000 --> 00:09:52,000 Është i kufizuar nga njëanshmëritë tona konjitive. 238 00:09:52,000 --> 00:09:54,000 Por ka aftësinë 239 00:09:54,000 --> 00:09:56,000 të anashkalojë ndjesitë tona. 240 00:09:56,000 --> 00:09:59,000 Nga i gjejmë këto modele? I marrim nga të tjerët. 241 00:09:59,000 --> 00:10:02,000 I marrim nga feja, kultura, 242 00:10:02,000 --> 00:10:04,000 mësuesit, të moshuarit. 243 00:10:04,000 --> 00:10:06,000 Para ca vitesh, 244 00:10:06,000 --> 00:10:08,000 qeshë në Afrikën e Jugut për safari. 245 00:10:08,000 --> 00:10:11,000 Shoqëruesi im ish rritur në Parkun Kombëtar Kruger. 246 00:10:11,000 --> 00:10:14,000 Dhe kish disa modele shumë të ndërlikuara se si të mbijetosh. 247 00:10:14,000 --> 00:10:16,000 Që vareshin nga çfarë sulmoheshe 248 00:10:16,000 --> 00:10:18,000 luan apo leopard, rinoceront apo elefant -- 249 00:10:18,000 --> 00:10:21,000 dhe se kur duhej të bëheshe tym, kur duhej të ngjiteshe në pemë -- 250 00:10:21,000 --> 00:10:23,000 kur nuk do të duhej në asnjë rast të ngjiteshe në një pemë. 251 00:10:23,000 --> 00:10:26,000 Unë do të kisha vdekur brenda ditës, 252 00:10:26,000 --> 00:10:28,000 por ai qe lindur aty, 253 00:10:28,000 --> 00:10:30,000 dhe e kish kuptuar se si të mbijetonte. 254 00:10:30,000 --> 00:10:32,000 Unë jam lindur në Nju Jork. 255 00:10:32,000 --> 00:10:35,000 Mund ta kisha marrë në Nju Jork, dhe të vdiste ai brenda ditës. 256 00:10:35,000 --> 00:10:37,000 (Të qeshura) 257 00:10:37,000 --> 00:10:39,000 Ngaqë kemi modele të ndryshme 258 00:10:39,000 --> 00:10:42,000 bazuar në përvojat tona të ndryshme. 259 00:10:43,000 --> 00:10:45,000 Modelet mund të na vijnë nga mediat, 260 00:10:45,000 --> 00:10:48,000 nga zyrtarët e votuar prej nesh. 261 00:10:48,000 --> 00:10:51,000 Sillni në mend modelet e terrorizmit, 262 00:10:51,000 --> 00:10:54,000 rrëmbimin e fëmijëve, 263 00:10:54,000 --> 00:10:56,000 sigurinë e linjave ajrore, sigurinë rrugore. 264 00:10:56,000 --> 00:10:59,000 Modelet mund të vijnë nga industria. 265 00:10:59,000 --> 00:11:01,000 Dy të tilla që po ndjek janë kamerat e mbikqyrjes, 266 00:11:01,000 --> 00:11:03,000 dhe kartat me ID, 267 00:11:03,000 --> 00:11:06,000 jo pak modele sigurie kompjuteri vijnë prej industrisë. 268 00:11:06,000 --> 00:11:09,000 Mjaft modele vijnë prej shkencave. 269 00:11:09,000 --> 00:11:11,000 Modelet që lidhen me shëndetin janë shembull i bukur. 270 00:11:11,000 --> 00:11:14,000 Mendoni për një çast kancerin, gripin e shpendëve, gripin e derrave, SARS-in 271 00:11:14,000 --> 00:11:17,000 Krejt ndjesitë tona të sigurisë 272 00:11:17,000 --> 00:11:19,000 lidhur me këto sëmundje 273 00:11:19,000 --> 00:11:21,000 vijnë prej modelesh 274 00:11:21,000 --> 00:11:24,000 që na janë dhënë, vërtet, nga shkenca e filtruar nga media. 275 00:11:25,000 --> 00:11:28,000 Pra modelet mund të ndryshojnë. 276 00:11:28,000 --> 00:11:30,000 Modelet nuk janë të palëvizshme. 277 00:11:30,000 --> 00:11:33,000 Teksa mësohemi më mirë me mjediset tona, 278 00:11:33,000 --> 00:11:37,000 modelet tona zhvendosen më afër ndjesive tona. 279 00:11:38,000 --> 00:11:40,000 Një shembull mund të ishte, 280 00:11:40,000 --> 00:11:42,000 sikur të ktheheshit 100 vjetë pas 281 00:11:42,000 --> 00:11:45,000 kur zuri të përhapej së pari elektriciteti, 282 00:11:45,000 --> 00:11:47,000 kish plot frikë prej tij. 283 00:11:47,000 --> 00:11:49,000 Dua të them, pati njerëz që kishin frikë t'i binin ziles së portës, 284 00:11:49,000 --> 00:11:52,000 ngaqë punonte me korrent, dhe kjo qe e rrezikshme. 285 00:11:52,000 --> 00:11:55,000 Ne sot e kemi shumë kollaj me elektricitetin. 286 00:11:55,000 --> 00:11:57,000 Ndërrojmë llampa 287 00:11:57,000 --> 00:11:59,000 pa u menduar fare për të. 288 00:11:59,000 --> 00:12:03,000 Modeli ynë i sigurisë së electricitetit 289 00:12:03,000 --> 00:12:06,000 është diçka që e gjetëm këtu sapo lindëm. 290 00:12:06,000 --> 00:12:09,000 Nuk ka ndryshuar as kur rriteshim. 291 00:12:09,000 --> 00:12:12,000 Dhe ia kemi marrë dorën. 292 00:12:12,000 --> 00:12:14,000 Ose mendoni rreziqet 293 00:12:14,000 --> 00:12:16,000 në Internet nga brezi në brez -- 294 00:12:16,000 --> 00:12:18,000 si e trajtojnë sigurinë në Internet prindët tuaj, 295 00:12:18,000 --> 00:12:20,000 kundrejt trajtimit tuaj, 296 00:12:20,000 --> 00:12:23,000 kundrejt atij që do t'i bëjnë fëmijët tanë. 297 00:12:23,000 --> 00:12:26,000 Modelet tek e fundit treten në prapaskenë. 298 00:12:27,000 --> 00:12:30,000 Intuitiv është thjesht një tjetër fjalë për familiar. 299 00:12:30,000 --> 00:12:32,000 Pra teksa modeli juaj është afër realitetit, 300 00:12:32,000 --> 00:12:34,000 dhe bëhet njësh me ndjesitë, 301 00:12:34,000 --> 00:12:37,000 shpesh nuk e dini që gjendet aty. 302 00:12:37,000 --> 00:12:39,000 Një shembull i bukur i kësaj 303 00:12:39,000 --> 00:12:42,000 na erdhi vitin e kaluar me gripin e derrave. 304 00:12:42,000 --> 00:12:44,000 Kur u shfaq së pari gripi i derrave, 305 00:12:44,000 --> 00:12:48,000 lajmet fillestare shkaktuan jo pak reagime të tepruara. 306 00:12:48,000 --> 00:12:50,000 Pse kish një emër, 307 00:12:50,000 --> 00:12:52,000 që e bënte më të frikshëm se sa gripi i zakonshëm, 308 00:12:52,000 --> 00:12:54,000 edhe pse i zakonshmi është më vdekjeprurës. 309 00:12:54,000 --> 00:12:58,000 Dhe njerëzit menduan që mjekët duhej të ishin në gjendje të merreshin me të. 310 00:12:58,000 --> 00:13:00,000 Pra patëm edhe ndjesinë e mungesës së kontrollit. 311 00:13:00,000 --> 00:13:02,000 E kështu këta dy elementë 312 00:13:02,000 --> 00:13:04,000 e bënë më të rrezikshëm se sa qe. 313 00:13:04,000 --> 00:13:07,000 Dora-dorës që lajmi u vjetrua, kaluan muaj, 314 00:13:07,000 --> 00:13:09,000 dhe pasoi një shkallë tolerimi, 315 00:13:09,000 --> 00:13:11,000 njerëzit u mësuan me të. 316 00:13:11,000 --> 00:13:14,000 Nuk pati të dhëna të reja, por frika u zvogëlua. 317 00:13:14,000 --> 00:13:16,000 Në vjeshtë, 318 00:13:16,000 --> 00:13:18,000 njerëzia mendonte 319 00:13:18,000 --> 00:13:20,000 se mjekët duhej ta kishin zgjidhur tashmë çështjen. 320 00:13:20,000 --> 00:13:22,000 Dhe mbërrijmë në udhëkryq -- 321 00:13:22,000 --> 00:13:24,000 njerëzve iu desh të zgjidhnin 322 00:13:24,000 --> 00:13:28,000 mes frikës dhe pranimit -- 323 00:13:28,000 --> 00:13:30,000 në të vërtetë mes frikës dhe indiferencës -- 324 00:13:30,000 --> 00:13:33,000 ata thuajse zgjodhën dyshimin. 325 00:13:33,000 --> 00:13:36,000 Dhe dimrin e kaluar, kur u shfaq vaksina, 326 00:13:36,000 --> 00:13:39,000 pati jo pak njerëz -- një numër befasues -- 327 00:13:39,000 --> 00:13:42,000 që nuk pranuan ta marrin -- 328 00:13:43,000 --> 00:13:45,000 shembull i bukur 329 00:13:45,000 --> 00:13:48,000 se si ndjesitë e njerëzve lidhur me sigurinë ndryshuan, se si ndryshon modeli i tyre, 330 00:13:48,000 --> 00:13:50,000 në mënyrë të çrregullt 331 00:13:50,000 --> 00:13:52,000 pa të dhëna të reja, 332 00:13:52,000 --> 00:13:54,000 pa prurje të reja. 333 00:13:54,000 --> 00:13:57,000 Kjo lloj gjëje ndodh shpesh. 334 00:13:57,000 --> 00:14:00,000 Po shtoj edhe një ndërlikim tjetër. 335 00:14:00,000 --> 00:14:03,000 Kemi pra ndjesitë, modelin, realitetin. 336 00:14:03,000 --> 00:14:05,000 Unë kam një ide mjaft relativiste mbi sigurinë. 337 00:14:05,000 --> 00:14:08,000 Mendoj se varet nga vëzhguesi. 338 00:14:08,000 --> 00:14:10,000 Dhe në shumicën e vendimeve që lidhen me sigurinë 339 00:14:10,000 --> 00:14:14,000 përfshihen një numër njerëzish. 340 00:14:14,000 --> 00:14:16,000 Aksionerë 341 00:14:16,000 --> 00:14:19,000 me vendime specifike 342 00:14:19,000 --> 00:14:21,000 do të përpiqen të ndikojnë vendimin. 343 00:14:21,000 --> 00:14:23,000 Dhe unë këtë e quaj plani i tyre i punës. 344 00:14:23,000 --> 00:14:25,000 Dhe shihni planin -- 345 00:14:25,000 --> 00:14:28,000 kjo është marketing, kjo është politikë -- 346 00:14:28,000 --> 00:14:31,000 përpjekje për t'ju bindur të zgjidhni një model dhe jo tjetrin, 347 00:14:31,000 --> 00:14:33,000 përpjekje për t'ju bindur të shpërfillni një model 348 00:14:33,000 --> 00:14:36,000 dhe për t'u besuar ndjesive tuaja, 349 00:14:36,000 --> 00:14:39,000 duke shtyrë në anë njerëzit me modele që nuk ju pëlqejnë. 350 00:14:39,000 --> 00:14:42,000 Kjo nuk është e padëgjuar. 351 00:14:42,000 --> 00:14:45,000 Një shembull, një shembull i shkëlqyer, është rreziku nga duhanpirja. 352 00:14:46,000 --> 00:14:49,000 Në historinë e 50 vjetëve të shkuara, rreziku nga duhanpirja 353 00:14:49,000 --> 00:14:51,000 shpalos mënyrën se si ndryshon modeli, 354 00:14:51,000 --> 00:14:54,000 dhe tregon edhe se si një industri lufton kundër 355 00:14:54,000 --> 00:14:56,000 një modeli që nuk e pëlqen. 356 00:14:56,000 --> 00:14:59,000 Krahasojeni këtë me debatin e duhanpirësve pasivë -- 357 00:14:59,000 --> 00:15:02,000 këtu e 20 vjetë të shkuar ndoshta. 358 00:15:02,000 --> 00:15:04,000 Sillni në mend rripat e sigurimit. 359 00:15:04,000 --> 00:15:06,000 Kur isha unë fëmijë, askush nuk i përdorte rripat e sigurimit. 360 00:15:06,000 --> 00:15:08,000 Sot, asnjë fëmijë nuk do t'ju lejojë të ngisni makinën 361 00:15:08,000 --> 00:15:10,000 po qe se nuk keni vendosur rripin e sigurimit. 362 00:15:11,000 --> 00:15:13,000 Krahasojeni këtë me debatin për airbag-un -- 363 00:15:13,000 --> 00:15:16,000 këtu e 30 vjetë të shkuar ndoshta. 364 00:15:16,000 --> 00:15:19,000 Krejt këta si shembuj ndryshimi modelesh. 365 00:15:21,000 --> 00:15:24,000 Mësimi që nxjerrim është që ndryshimi i modeleve është i vështirë. 366 00:15:24,000 --> 00:15:26,000 Është e vështirë të çrrënjosësh modelet. 367 00:15:26,000 --> 00:15:28,000 Nëse janë njësoj me ndjesitë tuaja, 368 00:15:28,000 --> 00:15:31,000 ju as që e kuptoni se keni një model. 369 00:15:31,000 --> 00:15:33,000 Dhe këtu ndërhyn një tjetër njëanshmëri konjitive 370 00:15:33,000 --> 00:15:35,000 Do ta quaj njëanshmëri konfirmimi, 371 00:15:35,000 --> 00:15:38,000 nën efektin e së cilës ne priremi të pranojmë të dhëna 372 00:15:38,000 --> 00:15:40,000 që ripohojnë besimet tona 373 00:15:40,000 --> 00:15:43,000 dhe të hedhim tej të dhënat që kundërshtojnë besimet tona. 374 00:15:44,000 --> 00:15:46,000 Pra, edhe pse me evidenca kundër modelit tonë, 375 00:15:46,000 --> 00:15:49,000 ka shumë mundësi që ne t'i shpërfillim, edhe pse janë joshëse. 376 00:15:49,000 --> 00:15:52,000 Duhet të bëhet shumë joshëse, pa t'i kushtojmë vëmendje. 377 00:15:53,000 --> 00:15:55,000 Modelet e reja, që prekin periudha të gjata kohore, janë të zorshme 378 00:15:55,000 --> 00:15:57,000 Ngrohja globale është një shembull i shkëlqyer. 379 00:15:57,000 --> 00:15:59,000 Jemi shumë të dobët 380 00:15:59,000 --> 00:16:01,000 me modelet që shtrihen në 80 vjetë. 381 00:16:01,000 --> 00:16:03,000 Mund t'ia dalim deri te korrja e ardhshme. 382 00:16:03,000 --> 00:16:06,000 Shpesh shtyhemi deri sa fëmija të jenë rritur. 383 00:16:06,000 --> 00:16:09,000 Por 80 vjetë, nuk ia dalim dot hiç. 384 00:16:09,000 --> 00:16:12,000 Ndaj është një model shumë i vështirë për t'u pranuar. 385 00:16:12,000 --> 00:16:16,000 Mund t'i kemi njëkohësisht që të dy modelet në kokë, 386 00:16:16,000 --> 00:16:19,000 ose atë lloj problemi 387 00:16:19,000 --> 00:16:22,000 ku i mbajmë tok të dy besimet, 388 00:16:22,000 --> 00:16:24,000 ose disonancën konjitive. 389 00:16:24,000 --> 00:16:26,000 Në fund fare, 390 00:16:26,000 --> 00:16:29,000 modeli i ri do të zëvendësojë modelin e vjetër. 391 00:16:29,000 --> 00:16:32,000 Ndjesitë e forta mund të krijojnë një model. 392 00:16:32,000 --> 00:16:35,000 11 Shtatori krijoi një model sigurie 393 00:16:35,000 --> 00:16:37,000 në mendjet e shumë njerëzve. 394 00:16:37,000 --> 00:16:40,000 Po ashtu, këtë mund ta bëjë përvoja personale në krime, 395 00:16:40,000 --> 00:16:42,000 frika personale për shëndetin, 396 00:16:42,000 --> 00:16:44,000 një frikë e lidhur me shëndetin nga lajmet. 397 00:16:44,000 --> 00:16:46,000 Do të shihni ato që psikiatrët i quajnë 398 00:16:46,000 --> 00:16:48,000 ngjarje rrufe. 399 00:16:48,000 --> 00:16:51,000 Prej tyre mund të krijohet në çast një model, 400 00:16:51,000 --> 00:16:54,000 ngaqë janë shumë emotive. 401 00:16:54,000 --> 00:16:56,000 Pra në botën teknologjike, 402 00:16:56,000 --> 00:16:58,000 nuk kemi përvojë 403 00:16:58,000 --> 00:17:00,000 që të gjykojmë modelet. 404 00:17:00,000 --> 00:17:02,000 Dhe bazohemi te të tjerët. Bazohemi te ndërmjetësa. 405 00:17:02,000 --> 00:17:06,000 Dua të them, kjo funksionon për aq kohë sa të ndreqen të tjerët. 406 00:17:06,000 --> 00:17:08,000 Bazohemi te agjencitë qeveritare 407 00:17:08,000 --> 00:17:13,000 që na tregojnë se cilat barna janë pa zarar. 408 00:17:13,000 --> 00:17:15,000 Dje mbërrita këtu me avion. 409 00:17:15,000 --> 00:17:17,000 Nuk i bëra unë kontroll avionit. 410 00:17:17,000 --> 00:17:19,000 U bazova në një grup tjetër 411 00:17:19,000 --> 00:17:22,000 që përcaktoi nëse avioni im mund të fluturonte me siguri. 412 00:17:22,000 --> 00:17:25,000 Ja ku jemi, dhe asnjë nga ne nuk i trembet shembjes së tavanit mbi kokat tona, 413 00:17:25,000 --> 00:17:28,000 jo ngaqë e kontrolluam gjë, 414 00:17:28,000 --> 00:17:30,000 po ngaqë jemi goxha të sigurt 415 00:17:30,000 --> 00:17:33,000 që kushtet e ndërtimit këtu janë të mira. 416 00:17:33,000 --> 00:17:35,000 Është një model që thjesht e pranojmë 417 00:17:35,000 --> 00:17:37,000 jo pak në mirëbesim. 418 00:17:37,000 --> 00:17:40,000 Dhe nuk prish punë. 419 00:17:42,000 --> 00:17:44,000 Tani, ajo që duam 420 00:17:44,000 --> 00:17:46,000 është që njerëzit të familjarizohen mjaftueshëm 421 00:17:46,000 --> 00:17:48,000 me modele më të mira -- 422 00:17:48,000 --> 00:17:50,000 t'i kenë të pasqyruar në ndjesitë e tyre -- 423 00:17:50,000 --> 00:17:54,000 që t'i lejojnë vetes të marrin vendime sigurie. 424 00:17:54,000 --> 00:17:56,000 Kur këto shpërputhen, 425 00:17:56,000 --> 00:17:58,000 keni dy mundësi. 426 00:17:58,000 --> 00:18:00,000 Njëra, mund të rregulloni ndjesitë e njerëzve, 427 00:18:00,000 --> 00:18:02,000 duke ndikuar drejtpërdrejt mbi ndjesitë. 428 00:18:02,000 --> 00:18:05,000 Bëhet fjalë për manipulim, por mund të funksionojë. 429 00:18:05,000 --> 00:18:07,000 Rruga e dyta, më e ndershmja, 430 00:18:07,000 --> 00:18:10,000 është të ndreqet vetë modeli. 431 00:18:11,000 --> 00:18:13,000 Ndryshimi ndodh ngadalë. 432 00:18:13,000 --> 00:18:16,000 Debati mbi duhan-pirjen hëngri 40 vjetë, 433 00:18:16,000 --> 00:18:19,000 dhe ky qe një nga ata të lehtët. 434 00:18:19,000 --> 00:18:21,000 Në disa raste kjo është e vështirë. 435 00:18:21,000 --> 00:18:23,000 Por mendoj ama që 436 00:18:23,000 --> 00:18:25,000 informacioni duket si shpresa jonë më e mirë. 437 00:18:25,000 --> 00:18:27,000 Ja ku ju gënjeva. 438 00:18:27,000 --> 00:18:29,000 Ju kujtohet që thashë ndjesitë, modeli, realiteti. 439 00:18:29,000 --> 00:18:32,000 Thashë që realiteti nuk ndryshon. Në fakt ndryshon. 440 00:18:32,000 --> 00:18:34,000 Jetojmë në një botë teknologjike; 441 00:18:34,000 --> 00:18:37,000 realiteti ndryshon gjithë kohës. 442 00:18:37,000 --> 00:18:40,000 Pra mund të kishim -- për herë të parë për specien tonë -- 443 00:18:40,000 --> 00:18:43,000 ndjesitë në ndjekje të modelit, modelin në ndjekje të realitetit, realitetin në ndryshim -- 444 00:18:43,000 --> 00:18:46,000 mundet të mos e zënë kurrë njëri-tjetrin. 445 00:18:47,000 --> 00:18:49,000 Këtë nuk e dimë. 446 00:18:49,000 --> 00:18:51,000 Por në vështrim afatgjatë, 447 00:18:51,000 --> 00:18:54,000 si ndjesitë, ashtu edhe realiteti janë të rëndësishëm. 448 00:18:54,000 --> 00:18:57,000 Dhe dua ta mbyll me dy histori të shkurtra për ilustrim. 449 00:18:57,000 --> 00:18:59,000 1982 -- Nuk e di nëse njerëzve u kujtohet -- 450 00:18:59,000 --> 00:19:02,000 pati një epidemi të shkurtër 451 00:19:02,000 --> 00:19:04,000 helmimi me Tylenol në Shtetet e Bashkuara. 452 00:19:04,000 --> 00:19:07,000 Qe një ngjarje e tmerrshme. Dikush mori një shishe Tylenol, 453 00:19:07,000 --> 00:19:10,000 hodhi helm në të, e mbylli, e vuri prapë në raft. 454 00:19:10,000 --> 00:19:12,000 Dikush e bleu dhe vdiq. 455 00:19:12,000 --> 00:19:14,000 Kjo i tmerroi njerëzit. 456 00:19:14,000 --> 00:19:16,000 Pati disa imitime kopjace të kësaj. 457 00:19:16,000 --> 00:19:19,000 Nuk pati ndonjë rrezik real, por njerëzit qenë të trembur. 458 00:19:19,000 --> 00:19:21,000 Dhe kështu u shpik 459 00:19:21,000 --> 00:19:23,000 industria e taposjes hermetike të barnave. 460 00:19:23,000 --> 00:19:25,000 Ato kapaçkat hermetike prej këtij rasti lindën. 461 00:19:25,000 --> 00:19:27,000 Është krejtësisht teatër me sigurinë. 462 00:19:27,000 --> 00:19:29,000 Si detyrë shtëpie, mendoni 10 mënyra se si ta nxirrni jashtë loje. 463 00:19:29,000 --> 00:19:32,000 Po jua jap unë të parën, shiringa. 464 00:19:32,000 --> 00:19:35,000 Por bëri që njerëzia të ndihej më mirë. 465 00:19:35,000 --> 00:19:37,000 I bëri ndjesitë e tyre të sigurisë 466 00:19:37,000 --> 00:19:39,000 të përputhen më tepër me realitetin. 467 00:19:39,000 --> 00:19:42,000 Historia tjetër, ca vite më parë, një shoqja ime lindi fëmijë. 468 00:19:42,000 --> 00:19:44,000 I shkova për vizitë në spital. 469 00:19:44,000 --> 00:19:46,000 Na del që sot, tashmë, kur lind një fëmijë, 470 00:19:46,000 --> 00:19:48,000 i vënë një byzylyk RFID foshnjës, 471 00:19:48,000 --> 00:19:50,000 dhe një korrespondues lehonës, 472 00:19:50,000 --> 00:19:52,000 që, nëse dikush tjetër veç mëmës e qit foshnjën nga shtëpia e lindjes, 473 00:19:52,000 --> 00:19:54,000 zë e bie një alarm. 474 00:19:54,000 --> 00:19:56,000 I thashë, "Punë e paqme. 475 00:19:56,000 --> 00:19:58,000 Po vras mendjen se sa i përhapur është rrëmbimi i foshnjave 476 00:19:58,000 --> 00:20:00,000 në spitale." 477 00:20:00,000 --> 00:20:02,000 Kthehem në shtëpi, dhe zë e kërkoj. 478 00:20:02,000 --> 00:20:04,000 Në thelb nuk ndodh kurrë. 479 00:20:04,000 --> 00:20:06,000 Por po ta mendoni, 480 00:20:06,000 --> 00:20:08,000 po të jeni i spitalit, 481 00:20:08,000 --> 00:20:10,000 dhe keni nevojë t'ia merrni për pak foshnjën nënës, 482 00:20:10,000 --> 00:20:12,000 jashtë dhomës, për të bërë ca teste, 483 00:20:12,000 --> 00:20:14,000 më mirë të luani një teatër të bukur sigurie, 484 00:20:14,000 --> 00:20:16,000 përndryshe jua shkurton duart. 485 00:20:16,000 --> 00:20:18,000 (Të qeshura) 486 00:20:18,000 --> 00:20:20,000 Pra ka rëndësi për ne, 487 00:20:20,000 --> 00:20:22,000 për ne që merremi me konceptimin e sigurisë, 488 00:20:22,000 --> 00:20:25,000 që kontrollojmë rregulla sigurie, 489 00:20:25,000 --> 00:20:27,000 ose vëzhgojmë rregullat publike 490 00:20:27,000 --> 00:20:29,000 nga kënde që prekin sigurinë. 491 00:20:29,000 --> 00:20:32,000 S'është thjesht realiteti, janë ndjesitë dhe realiteti. 492 00:20:32,000 --> 00:20:34,000 Ajo që ka rëndësi 493 00:20:34,000 --> 00:20:36,000 është që këto të jenë thuajse të njëjta. 494 00:20:36,000 --> 00:20:38,000 është e rëndësishme që, nëse ndjesitë tona përputhen me realitetin, 495 00:20:38,000 --> 00:20:40,000 të marrim vendime sigurie më të mira. 496 00:20:40,000 --> 00:20:42,000 Ju faleminderit. 497 00:20:42,000 --> 00:20:44,000 (Duartrokitje)