0:00:00.000,0:00:02.000 Atëherë, siguria është dy gjëra të ndryshme: 0:00:02.000,0:00:04.000 është një ndjenjë, dhe është një realitet. 0:00:04.000,0:00:06.000 E këto dallojnë nga njëra-tjetra. 0:00:06.000,0:00:08.000 Mund të ndiheni i sigurt 0:00:08.000,0:00:10.000 edhe kur nuk jeni i tillë. 0:00:10.000,0:00:12.000 Dhe mund të jeni i sigurt 0:00:12.000,0:00:14.000 edhe pse nuk ndiheni i tillë. 0:00:14.000,0:00:16.000 Vërtet, kemi dy koncepte të ndryshme 0:00:16.000,0:00:18.000 të projektuar drejt së njëjtës botë. 0:00:18.000,0:00:20.000 Ajo çka dua të bëj në këtë trajtim 0:00:20.000,0:00:22.000 është t'i ndaj ato veç e veç -- 0:00:22.000,0:00:24.000 për të parë se ku ndahen 0:00:24.000,0:00:26.000 dhe se si konvergojnë. 0:00:26.000,0:00:28.000 Gjuha këtu është vërtet një problem. 0:00:28.000,0:00:30.000 Nuk ka dhe shumë fjalë të përshtatshme 0:00:30.000,0:00:33.000 për konceptet që do të diskutojmë. 0:00:33.000,0:00:35.000 Kështu, nëse e shihni sigurinë 0:00:35.000,0:00:37.000 nën dritën e termave ekonomikë, 0:00:37.000,0:00:39.000 është një heqje dorë nga diçka. 0:00:39.000,0:00:41.000 Sa herë që përfitoni ndoca siguri, 0:00:41.000,0:00:43.000 përherë hiqni dorë nga diçka. 0:00:43.000,0:00:45.000 Si kur është fjala për një vendim personal -- 0:00:45.000,0:00:47.000 bie fjala kur vendosni të instaloni në shtëpi një alarm kundër hajnave -- 0:00:47.000,0:00:50.000 si për një vendim kombëtar -- kur vendosni të pushtoni një vend të huaj -- 0:00:50.000,0:00:52.000 diçka do të shkëmbeni, 0:00:52.000,0:00:55.000 para, kohë, rehati, mundësi, 0:00:55.000,0:00:58.000 ndoshta liri themelore. 0:00:58.000,0:01:01.000 Dhe pyetja që duhet bërë kur mendoheni sipër diçkaje për sigurinë 0:01:01.000,0:01:04.000 nuk është nëse kjo na bën më të sigurt, 0:01:04.000,0:01:07.000 por nëse shkëmbimi është me leverdi apo jo. 0:01:07.000,0:01:09.000 Keni dëgjuar këto vitet e shkuara, 0:01:09.000,0:01:11.000 që bota është më e parrezikshme ngaqë Sadam Hyseni nuk është në pushtet. 0:01:11.000,0:01:14.000 Kjo mund të jetë e vërtetë, por nuk është e ndonjë peshe kushedi. 0:01:14.000,0:01:17.000 Pyetja është, a ia vleu? 0:01:17.000,0:01:20.000 Dhe mund të dilni me vendimin tuaj, 0:01:20.000,0:01:22.000 e mandej të vendosni nëse pushtimi ia vlejti a jo. 0:01:22.000,0:01:24.000 Kjo është mënyra se si mendoni mbi sigurinë -- 0:01:24.000,0:01:26.000 në terma shkëmbimi. 0:01:26.000,0:01:29.000 Tani, shpesh këtu nuk ka "drejt" apo "gabim". 0:01:29.000,0:01:31.000 Disa prej nesh kanë sistem alarmi në shtëpi, 0:01:31.000,0:01:33.000 dhe disa jo. 0:01:33.000,0:01:35.000 Dhe kjo do të varej nga se ku banojmë, 0:01:35.000,0:01:37.000 nëse banojmë vetëm apo kemi familje, 0:01:37.000,0:01:39.000 sa gjëra me vlerë kemi, 0:01:39.000,0:01:41.000 deri në ç'shkallë do të donim të pranonim 0:01:41.000,0:01:43.000 rrezikun e vjedhjes. 0:01:43.000,0:01:45.000 Në politikë gjithashtu, 0:01:45.000,0:01:47.000 ka opinione të ndryshme. 0:01:47.000,0:01:49.000 Shumë herë, këto heqje dorë 0:01:49.000,0:01:51.000 lidhen me më tepër se thjesht sigurinë, 0:01:51.000,0:01:53.000 dhe mendoj se kjo është vërtet e rëndësishme. 0:01:53.000,0:01:55.000 Njerëzit kanë një intuitë natyrore 0:01:55.000,0:01:57.000 për këto shkëmbime. 0:01:57.000,0:01:59.000 Bëjmë përditë të tilla -- 0:01:59.000,0:02:01.000 mbrëmë në dhomën time në hotel, 0:02:01.000,0:02:03.000 kur vendosa ta kyç dy herë derën, 0:02:03.000,0:02:05.000 ose ju në makinën tuaj kur erdhët këtu, 0:02:05.000,0:02:07.000 kur shkojmë për drekë 0:02:07.000,0:02:10.000 dhe vendosim që ushqimi nuk është i helmuar dhe do ta hamë. 0:02:10.000,0:02:12.000 Këto shkëmbime i bëjmë gjithë kohën 0:02:12.000,0:02:14.000 disa herë në ditë. 0:02:14.000,0:02:16.000 Shpesh as që i vëmë re. 0:02:16.000,0:02:18.000 Thjesht janë pjesë e gjallimit tonë; kështu bëjmë të gjithë. 0:02:18.000,0:02:21.000 Të gjitha speciet veprojnë kështu. 0:02:21.000,0:02:23.000 Përfytyroni një lepur në arë, duke ngrënë bar, 0:02:23.000,0:02:26.000 dhe lepuri papritmas sheh një dhelpër. 0:02:26.000,0:02:28.000 Lepuri do të marrë një vendim sigurie: 0:02:28.000,0:02:30.000 "Të rri, apo të bëhem tym?" 0:02:30.000,0:02:32.000 Po ta mendojmë një çast, 0:02:32.000,0:02:35.000 lepujt që janë të zotë në marrjen e këtij vendimi 0:02:35.000,0:02:37.000 priren të rrojnë dhe të riprodhohen, 0:02:37.000,0:02:39.000 ndërsa lepujt që nuk ia dalin dot 0:02:39.000,0:02:41.000 do të bëhen pre ose do të ngordhin urie. 0:02:41.000,0:02:43.000 Kështu që mund të mendonit 0:02:43.000,0:02:46.000 se ne, si specie e suksesshme në planet -- 0:02:46.000,0:02:48.000 ju, unë, kushdo -- 0:02:48.000,0:02:51.000 jemi vërtet të zot për këto lloj vendimesh. 0:02:51.000,0:02:53.000 Ja që, me sa duket, pareshtur, 0:02:53.000,0:02:56.000 jemi dëshpërimisht të paaftë këtu. 0:02:56.000,0:02:59.000 Dhe mendoj që në thelb, kjo është një çështje me interes. 0:02:59.000,0:03:01.000 Do t'i përgjigjem shkurt. 0:03:01.000,0:03:03.000 Përgjigja është: i përgjigjemi ndjenjës së sigurisë 0:03:03.000,0:03:06.000 dhe jo realitetit. 0:03:06.000,0:03:09.000 Tani, kjo, shumicën e kohës funksionon. 0:03:10.000,0:03:12.000 Shumicën e kohës, 0:03:12.000,0:03:15.000 ndjesia dhe realiteti janë e njëjta gjë. 0:03:15.000,0:03:17.000 Sigurisht që kjo është e vërtetë 0:03:17.000,0:03:20.000 për pjesën dërrmuese të prehistorisë njerëzore. 0:03:20.000,0:03:23.000 Këtë aftësi e kemi zhvilluar 0:03:23.000,0:03:25.000 ngaqë ka kuptim nga pikëpamja evolucionare. 0:03:25.000,0:03:27.000 Një mënyrë për ta parë atë 0:03:27.000,0:03:29.000 është që jemi shumë të specializuar 0:03:29.000,0:03:31.000 për vendime lidhur me rreziqe 0:03:31.000,0:03:34.000 që janë endemike për jetesën në grupe to vegjël familiarë 0:03:34.000,0:03:37.000 në pllajat e Afrikës Lindore në vitet 100 000 para erës sonë -- 0:03:37.000,0:03:40.000 jo dhe aq për Nju Jorkun e 2010-s. 0:03:41.000,0:03:44.000 Perceptimi i rrezikut mbart disa njëanëshmëri. 0:03:44.000,0:03:46.000 Këtu mund të eksperimentohet goxha. 0:03:46.000,0:03:49.000 Dhe mund të shihni disa njëanshmëri që ripërsëriten. 0:03:49.000,0:03:51.000 Po ju tregoj katër të tilla. 0:03:51.000,0:03:54.000 Priremi të mbivlerësojmë rreziqet spektakolare dhe të rralla 0:03:54.000,0:03:56.000 dhe të mos peshojmë sa duhet rreziqet e rëndomta -- 0:03:56.000,0:03:59.000 bie fjala fluturimi kundrejt udhëtimit me automjete. 0:03:59.000,0:04:01.000 E panjohura perceptohet 0:04:01.000,0:04:04.000 më e rrezikshme se sa familjarja. 0:04:05.000,0:04:07.000 Një shembull do të ishte, 0:04:07.000,0:04:10.000 njerëzit kanë frikë se mos rrëmbehen nga të panjohur, ndërkohë që të dhënat 0:04:10.000,0:04:13.000 mbështesin faktin që rrëmbimi nga persona të afërt është shumë më i shpeshtë. 0:04:13.000,0:04:15.000 Në rastin e fëmijve. 0:04:15.000,0:04:18.000 Së treti, rreziqet e veshur dikujt 0:04:18.000,0:04:21.000 perceptohen si të ishin më të mëdhenj se rreziqet anonimë -- 0:04:21.000,0:04:24.000 pra Bin Laden është më i frikshëm sepse ka një emër. 0:04:24.000,0:04:26.000 Dhe së katërti, 0:04:26.000,0:04:28.000 njerëzit i nënvlerësojnë rreziqet 0:04:28.000,0:04:30.000 në situata që i kanë nën kontroll 0:04:30.000,0:04:34.000 dhe mbivlerësojnë ato të situatave që nuk i kanë nën kontroll. 0:04:34.000,0:04:37.000 Kështu, pasi filloni të tymosni duhan ose të hidheni me parashutë, 0:04:37.000,0:04:39.000 ua nënvlerësoni rreziqet. 0:04:39.000,0:04:42.000 Nëse ju servirin një rrezik -- terrorizmi qe shembull i goditur -- 0:04:42.000,0:04:45.000 do ta mbivlerësonit, ngaqë nuk ndiheni se e keni nën kontroll. 0:04:47.000,0:04:50.000 Ka një dorë njëanëshmërish të tilla, njëanëshmëri konjitive, 0:04:50.000,0:04:53.000 që prekin vendimet tona në lidhje me rreziqet. 0:04:53.000,0:04:55.000 Luan rol heuristika e të gatshmes 0:04:55.000,0:04:57.000 që në thelb do të thotë 0:04:57.000,0:05:00.000 probabilitetin e diçkaje e vlerësojmë nga shkalla 0:05:00.000,0:05:04.000 se sa e lehtë është të sjellim në mendje raste të saj. 0:05:04.000,0:05:06.000 Mund të përfytyroni si funksionon kjo. 0:05:06.000,0:05:09.000 Nëse dëgjoni shpesh rreth sulmesh nga tigrat, i bie të ketë plot tigra përqark. 0:05:09.000,0:05:12.000 Për sulme nga luanët nuk dëgjoni, i bie të mos ketë shumë luanë përqark. 0:05:12.000,0:05:15.000 Kjo funksionon deri ditën që shpiket gazeta. 0:05:15.000,0:05:17.000 Sepse ajo që bëjnë gazetat 0:05:17.000,0:05:19.000 është të përsërisin pa pushim 0:05:19.000,0:05:21.000 rreziqet e rralla. 0:05:21.000,0:05:23.000 Unë u them njerëzve, po qe te lajmet, mos e çani kryet. 0:05:23.000,0:05:25.000 Ngaqë me përkufizim, 0:05:25.000,0:05:28.000 lajmet janë diçka që thuajse nuk ndodhin kurrë. 0:05:28.000,0:05:30.000 (Të qeshura) 0:05:30.000,0:05:33.000 Kur diçka është kaq e zakontë, nuk përbën më lajm -- 0:05:33.000,0:05:35.000 përplasje makinash, dhunë në familje -- 0:05:35.000,0:05:38.000 këto janë rreziqet për të cilat shqetësoheni. 0:05:38.000,0:05:40.000 Jemi edhe ca të dhënë pas rrëfenjave. 0:05:40.000,0:05:43.000 Reagojmë ndaj historive më shumë se sa ndaj të dhënave. 0:05:43.000,0:05:45.000 Edhe pazotësia në aritmetikë luan rol. 0:05:45.000,0:05:48.000 E kam fjalën, thënia "Një, Dy, Tree, Plot" është deri diku e drejtë. 0:05:48.000,0:05:51.000 Jemi shumë të zotë me numrat e vegjël. 0:05:51.000,0:05:53.000 Një mollë, dy mollë, tre mollë, 0:05:53.000,0:05:55.000 10 mijë mollë, 100 mijë mollë -- 0:05:55.000,0:05:58.000 prapë më tepër se sa mund të hanit para se të zënë e të kalben. 0:05:58.000,0:06:01.000 Pra, një gjysmë, një çerek, një e pesta -- me këto ia dalim mbanë. 0:06:01.000,0:06:03.000 Një në një milion, një në një miliard -- 0:06:03.000,0:06:06.000 të dyja janë thuajse baras me kurrë. 0:06:06.000,0:06:08.000 Pra, kemi probleme me rreziqet 0:06:08.000,0:06:10.000 që nuk janë shumë të zakonshëm. 0:06:10.000,0:06:12.000 Ajo çka bëjnë këto njëanshmëri konjitive 0:06:12.000,0:06:15.000 është veprimi si filtrues mes nesh dhe realitetit. 0:06:15.000,0:06:17.000 Dhe përfundimi 0:06:17.000,0:06:19.000 është që ndjesitë dhe realiteti shpërputhen, 0:06:19.000,0:06:22.000 bëhen dy gjëra të ndryshme. 0:06:22.000,0:06:25.000 Ju, ose keni ndjesinë -- ndjeheni më i sigurt se sa jeni. 0:06:25.000,0:06:27.000 Këtu ka një ndjenjë të rreme sigurie. 0:06:27.000,0:06:29.000 Ose e kundërta, 0:06:29.000,0:06:31.000 dhe këtu bëhet fjalë për një ndjenjë të rreme pasigurie. 0:06:31.000,0:06:34.000 Unë shkruaj mjaft rreth "teatrit me sigurinë," 0:06:34.000,0:06:37.000 i cili përbëhet nga produkte që i bëjnë njerëzit të ndihen të sigurt, 0:06:37.000,0:06:39.000 por që në fakt nuk bëjnë ndonjë gjë. 0:06:39.000,0:06:41.000 Nuk ka ndonjë term për gjëra që na bëjnë të sigurt, 0:06:41.000,0:06:43.000 por që nuk na bëjnë të ndihemi të sigurt. 0:06:43.000,0:06:46.000 Ndoshta kjo është ajo çka CIA është menduar të bëjë për ne. 0:06:48.000,0:06:50.000 Po i kthehemi anës ekonomike. 0:06:50.000,0:06:54.000 Nëse ana ekonomike, tregu, udhëheq sigurinë, 0:06:54.000,0:06:56.000 dhe nëse njerëzit marrin vendime 0:06:56.000,0:06:59.000 bazuar në ndjesitë mbi sigurinë, 0:06:59.000,0:07:01.000 atëherë gjëja e zgjuar që do bërë nga kompanitë 0:07:01.000,0:07:03.000 për nxitje ekonomike 0:07:03.000,0:07:06.000 është t'i bëjnë njerëzit të ndihen të sigurt. 0:07:06.000,0:07:09.000 Dhe ka dy rrugë për ta arritur këtë. 0:07:09.000,0:07:11.000 Njëra, i bëni vërtet njerëzit më të sigurt 0:07:11.000,0:07:13.000 dhe shpresoni që ta vënë re. 0:07:13.000,0:07:16.000 Ose tjetra, thjesht i bëni të ndihen më të sigurt 0:07:16.000,0:07:19.000 dhe shpresoni që nuk do ta vënë re. 0:07:20.000,0:07:23.000 Atëherë ç'e tërheq vëmendjen e njerëzve? 0:07:23.000,0:07:25.000 Një dorë gjërash: 0:07:25.000,0:07:27.000 kuptimi mbi sigurinë, 0:07:27.000,0:07:29.000 rreziqet, kërcënimet, 0:07:29.000,0:07:32.000 kundërmasat, mënyra si funksionojnë këto. 0:07:32.000,0:07:34.000 Por nëse i njihni gjërat, 0:07:34.000,0:07:37.000 ka më tepër gjasa që ndjesitë tuaja të përputhen me realitetin. 0:07:37.000,0:07:40.000 Na vijnë në ndihmë mjaft shembuj nga bota e njëmendtë. 0:07:40.000,0:07:43.000 Të gjithë e njohim shkallën e kriminalitetit në lagjen tonë, 0:07:43.000,0:07:46.000 ngaqë aty banojmë, dhe përftojmë për të një ndjesi 0:07:46.000,0:07:49.000 që në thelb përputhet me realitetin. 0:07:49.000,0:07:52.000 Teatri me sigurinë shpaloset 0:07:52.000,0:07:55.000 atëherë kur është e qartë që nuk po funksionon si duhet. 0:07:55.000,0:07:59.000 Bukur, atëherë ç'i bën njerëzit të mos vënë re? 0:07:59.000,0:08:01.000 Të kuptuarit, njohja e pakët. 0:08:01.000,0:08:04.000 Nëse nuk i kuptoni rreziqet, nuk kuptoni dot koston, 0:08:04.000,0:08:06.000 ka gjasa që të merrni vendimin e gabuar, 0:08:06.000,0:08:09.000 dhe ndjesitë tuaja të mos përputhen me realitetin. 0:08:09.000,0:08:11.000 Këtu nuk ka mjaft shembuj. 0:08:11.000,0:08:13.000 Ka një problem të brendshëm 0:08:13.000,0:08:15.000 me ngjarjet me probabilitet të pakët. 0:08:15.000,0:08:17.000 Nëse, për shembull, 0:08:17.000,0:08:19.000 terrorizmi thuajse nuk ndodh kurrë, 0:08:19.000,0:08:21.000 është vërtet e zorshme të gjykohet 0:08:21.000,0:08:24.000 efektshmëria e masave kundër terrorizmit. 0:08:25.000,0:08:28.000 Kjo është arsyeja pse vazhdohet me bërjen kurban të virgjëreshave, 0:08:28.000,0:08:31.000 dhe pse mbrojtja nga kuçedrat funksionon përsosur. 0:08:31.000,0:08:34.000 Nuk ka shembuj të mjaftueshëm të dështimeve. 0:08:35.000,0:08:38.000 Po ashtu, ndjesitë që, si retë, fshehin pas çështjet -- 0:08:38.000,0:08:40.000 njëanshmëritë konjitive për të cilat fola më lart, 0:08:40.000,0:08:43.000 frikërat, besimet e miletit, 0:08:43.000,0:08:46.000 në thelb një model jo adekuat i realitetit. 0:08:47.000,0:08:50.000 Më lejoni t'i ndërlikoj gjërat. 0:08:50.000,0:08:52.000 Kemi ndjesitë dhe realitetin. 0:08:52.000,0:08:55.000 Dëshiroj të shtoj një element të tretë. Dëshiroj të shtoj një model. 0:08:55.000,0:08:57.000 Ndjesitë dhe modeli - në trurin tonë, 0:08:57.000,0:08:59.000 realiteti është bota atje tej. 0:08:59.000,0:09:02.000 Që nuk ndryshon; është reale. 0:09:02.000,0:09:04.000 Pra ndjesitë bazohen në intuitën tonë. 0:09:04.000,0:09:06.000 Modeli bazohet te arsyetimi. 0:09:06.000,0:09:09.000 Ky është në thelb ndryshimi. 0:09:09.000,0:09:11.000 Në një botë primitive dhe të thjeshtë, 0:09:11.000,0:09:14.000 vërtet që nuk ka nevojë për një model. 0:09:14.000,0:09:17.000 Ngaqë ndjesitë janë afër realitetit. 0:09:17.000,0:09:19.000 Nuk keni nevojë për model. 0:09:19.000,0:09:21.000 Por në një botë moderne dhe të ndërlikuar, 0:09:21.000,0:09:23.000 ju duhen modele 0:09:23.000,0:09:26.000 që të kuptoni një numër rreziqesh që hasim. 0:09:27.000,0:09:29.000 Për bakteret nuk ka ndjesi. 0:09:29.000,0:09:32.000 Ju duhet një model për t'i kuptuar. 0:09:32.000,0:09:34.000 Ky model 0:09:34.000,0:09:37.000 është një paraqitje inteligjente e realitetit. 0:09:37.000,0:09:40.000 Është, sigurisht, i kufizuar nga shkenca, 0:09:40.000,0:09:42.000 nga teknologjia. 0:09:42.000,0:09:45.000 Para shpikjes së mikroskopit për t'i parë, 0:09:45.000,0:09:48.000 s'mund të kishte teori sëmundjesh të shpjeguara. 0:09:49.000,0:09:52.000 Është i kufizuar nga njëanshmëritë tona konjitive. 0:09:52.000,0:09:54.000 Por ka aftësinë 0:09:54.000,0:09:56.000 të anashkalojë ndjesitë tona. 0:09:56.000,0:09:59.000 Nga i gjejmë këto modele? I marrim nga të tjerët. 0:09:59.000,0:10:02.000 I marrim nga feja, kultura, 0:10:02.000,0:10:04.000 mësuesit, të moshuarit. 0:10:04.000,0:10:06.000 Para ca vitesh, 0:10:06.000,0:10:08.000 qeshë në Afrikën e Jugut për safari. 0:10:08.000,0:10:11.000 Shoqëruesi im ish rritur në Parkun Kombëtar Kruger. 0:10:11.000,0:10:14.000 Dhe kish disa modele shumë të ndërlikuara se si të mbijetosh. 0:10:14.000,0:10:16.000 Që vareshin nga çfarë sulmoheshe 0:10:16.000,0:10:18.000 luan apo leopard, rinoceront apo elefant -- 0:10:18.000,0:10:21.000 dhe se kur duhej të bëheshe tym, kur duhej të ngjiteshe në pemë -- 0:10:21.000,0:10:23.000 kur nuk do të duhej në asnjë rast të ngjiteshe në një pemë. 0:10:23.000,0:10:26.000 Unë do të kisha vdekur brenda ditës, 0:10:26.000,0:10:28.000 por ai qe lindur aty, 0:10:28.000,0:10:30.000 dhe e kish kuptuar se si të mbijetonte. 0:10:30.000,0:10:32.000 Unë jam lindur në Nju Jork. 0:10:32.000,0:10:35.000 Mund ta kisha marrë në Nju Jork, dhe të vdiste ai brenda ditës. 0:10:35.000,0:10:37.000 (Të qeshura) 0:10:37.000,0:10:39.000 Ngaqë kemi modele të ndryshme 0:10:39.000,0:10:42.000 bazuar në përvojat tona të ndryshme. 0:10:43.000,0:10:45.000 Modelet mund të na vijnë nga mediat, 0:10:45.000,0:10:48.000 nga zyrtarët e votuar prej nesh. 0:10:48.000,0:10:51.000 Sillni në mend modelet e terrorizmit, 0:10:51.000,0:10:54.000 rrëmbimin e fëmijëve, 0:10:54.000,0:10:56.000 sigurinë e linjave ajrore, sigurinë rrugore. 0:10:56.000,0:10:59.000 Modelet mund të vijnë nga industria. 0:10:59.000,0:11:01.000 Dy të tilla që po ndjek janë kamerat e mbikqyrjes, 0:11:01.000,0:11:03.000 dhe kartat me ID, 0:11:03.000,0:11:06.000 jo pak modele sigurie kompjuteri vijnë prej industrisë. 0:11:06.000,0:11:09.000 Mjaft modele vijnë prej shkencave. 0:11:09.000,0:11:11.000 Modelet që lidhen me shëndetin janë shembull i bukur. 0:11:11.000,0:11:14.000 Mendoni për një çast kancerin, gripin e shpendëve, gripin e derrave, SARS-in 0:11:14.000,0:11:17.000 Krejt ndjesitë tona të sigurisë 0:11:17.000,0:11:19.000 lidhur me këto sëmundje 0:11:19.000,0:11:21.000 vijnë prej modelesh 0:11:21.000,0:11:24.000 që na janë dhënë, vërtet, nga shkenca e filtruar nga media. 0:11:25.000,0:11:28.000 Pra modelet mund të ndryshojnë. 0:11:28.000,0:11:30.000 Modelet nuk janë të palëvizshme. 0:11:30.000,0:11:33.000 Teksa mësohemi më mirë me mjediset tona, 0:11:33.000,0:11:37.000 modelet tona zhvendosen më afër ndjesive tona. 0:11:38.000,0:11:40.000 Një shembull mund të ishte, 0:11:40.000,0:11:42.000 sikur të ktheheshit 100 vjetë pas 0:11:42.000,0:11:45.000 kur zuri të përhapej së pari elektriciteti, 0:11:45.000,0:11:47.000 kish plot frikë prej tij. 0:11:47.000,0:11:49.000 Dua të them, pati njerëz që kishin frikë t'i binin ziles së portës, 0:11:49.000,0:11:52.000 ngaqë punonte me korrent, dhe kjo qe e rrezikshme. 0:11:52.000,0:11:55.000 Ne sot e kemi shumë kollaj me elektricitetin. 0:11:55.000,0:11:57.000 Ndërrojmë llampa 0:11:57.000,0:11:59.000 pa u menduar fare për të. 0:11:59.000,0:12:03.000 Modeli ynë i sigurisë së electricitetit 0:12:03.000,0:12:06.000 është diçka që e gjetëm këtu sapo lindëm. 0:12:06.000,0:12:09.000 Nuk ka ndryshuar as kur rriteshim. 0:12:09.000,0:12:12.000 Dhe ia kemi marrë dorën. 0:12:12.000,0:12:14.000 Ose mendoni rreziqet 0:12:14.000,0:12:16.000 në Internet nga brezi në brez -- 0:12:16.000,0:12:18.000 si e trajtojnë sigurinë në Internet prindët tuaj, 0:12:18.000,0:12:20.000 kundrejt trajtimit tuaj, 0:12:20.000,0:12:23.000 kundrejt atij që do t'i bëjnë fëmijët tanë. 0:12:23.000,0:12:26.000 Modelet tek e fundit treten në prapaskenë. 0:12:27.000,0:12:30.000 Intuitiv është thjesht një tjetër fjalë për familiar. 0:12:30.000,0:12:32.000 Pra teksa modeli juaj është afër realitetit, 0:12:32.000,0:12:34.000 dhe bëhet njësh me ndjesitë, 0:12:34.000,0:12:37.000 shpesh nuk e dini që gjendet aty. 0:12:37.000,0:12:39.000 Një shembull i bukur i kësaj 0:12:39.000,0:12:42.000 na erdhi vitin e kaluar me gripin e derrave. 0:12:42.000,0:12:44.000 Kur u shfaq së pari gripi i derrave, 0:12:44.000,0:12:48.000 lajmet fillestare shkaktuan jo pak reagime të tepruara. 0:12:48.000,0:12:50.000 Pse kish një emër, 0:12:50.000,0:12:52.000 që e bënte më të frikshëm se sa gripi i zakonshëm, 0:12:52.000,0:12:54.000 edhe pse i zakonshmi është më vdekjeprurës. 0:12:54.000,0:12:58.000 Dhe njerëzit menduan që mjekët duhej të ishin në gjendje të merreshin me të. 0:12:58.000,0:13:00.000 Pra patëm edhe ndjesinë e mungesës së kontrollit. 0:13:00.000,0:13:02.000 E kështu këta dy elementë 0:13:02.000,0:13:04.000 e bënë më të rrezikshëm se sa qe. 0:13:04.000,0:13:07.000 Dora-dorës që lajmi u vjetrua, kaluan muaj, 0:13:07.000,0:13:09.000 dhe pasoi një shkallë tolerimi, 0:13:09.000,0:13:11.000 njerëzit u mësuan me të. 0:13:11.000,0:13:14.000 Nuk pati të dhëna të reja, por frika u zvogëlua. 0:13:14.000,0:13:16.000 Në vjeshtë, 0:13:16.000,0:13:18.000 njerëzia mendonte 0:13:18.000,0:13:20.000 se mjekët duhej ta kishin zgjidhur tashmë çështjen. 0:13:20.000,0:13:22.000 Dhe mbërrijmë në udhëkryq -- 0:13:22.000,0:13:24.000 njerëzve iu desh të zgjidhnin 0:13:24.000,0:13:28.000 mes frikës dhe pranimit -- 0:13:28.000,0:13:30.000 në të vërtetë mes frikës dhe indiferencës -- 0:13:30.000,0:13:33.000 ata thuajse zgjodhën dyshimin. 0:13:33.000,0:13:36.000 Dhe dimrin e kaluar, kur u shfaq vaksina, 0:13:36.000,0:13:39.000 pati jo pak njerëz -- një numër befasues -- 0:13:39.000,0:13:42.000 që nuk pranuan ta marrin -- 0:13:43.000,0:13:45.000 shembull i bukur 0:13:45.000,0:13:48.000 se si ndjesitë e njerëzve lidhur me sigurinë ndryshuan, se si ndryshon modeli i tyre, 0:13:48.000,0:13:50.000 në mënyrë të çrregullt 0:13:50.000,0:13:52.000 pa të dhëna të reja, 0:13:52.000,0:13:54.000 pa prurje të reja. 0:13:54.000,0:13:57.000 Kjo lloj gjëje ndodh shpesh. 0:13:57.000,0:14:00.000 Po shtoj edhe një ndërlikim tjetër. 0:14:00.000,0:14:03.000 Kemi pra ndjesitë, modelin, realitetin. 0:14:03.000,0:14:05.000 Unë kam një ide mjaft relativiste mbi sigurinë. 0:14:05.000,0:14:08.000 Mendoj se varet nga vëzhguesi. 0:14:08.000,0:14:10.000 Dhe në shumicën e vendimeve që lidhen me sigurinë 0:14:10.000,0:14:14.000 përfshihen një numër njerëzish. 0:14:14.000,0:14:16.000 Aksionerë 0:14:16.000,0:14:19.000 me vendime specifike 0:14:19.000,0:14:21.000 do të përpiqen të ndikojnë vendimin. 0:14:21.000,0:14:23.000 Dhe unë këtë e quaj plani i tyre i punës. 0:14:23.000,0:14:25.000 Dhe shihni planin -- 0:14:25.000,0:14:28.000 kjo është marketing, kjo është politikë -- 0:14:28.000,0:14:31.000 përpjekje për t'ju bindur të zgjidhni një model dhe jo tjetrin, 0:14:31.000,0:14:33.000 përpjekje për t'ju bindur të shpërfillni një model 0:14:33.000,0:14:36.000 dhe për t'u besuar ndjesive tuaja, 0:14:36.000,0:14:39.000 duke shtyrë në anë njerëzit me modele që nuk ju pëlqejnë. 0:14:39.000,0:14:42.000 Kjo nuk është e padëgjuar. 0:14:42.000,0:14:45.000 Një shembull, një shembull i shkëlqyer, është rreziku nga duhanpirja. 0:14:46.000,0:14:49.000 Në historinë e 50 vjetëve të shkuara, rreziku nga duhanpirja 0:14:49.000,0:14:51.000 shpalos mënyrën se si ndryshon modeli, 0:14:51.000,0:14:54.000 dhe tregon edhe se si një industri lufton kundër 0:14:54.000,0:14:56.000 një modeli që nuk e pëlqen. 0:14:56.000,0:14:59.000 Krahasojeni këtë me debatin e duhanpirësve pasivë -- 0:14:59.000,0:15:02.000 këtu e 20 vjetë të shkuar ndoshta. 0:15:02.000,0:15:04.000 Sillni në mend rripat e sigurimit. 0:15:04.000,0:15:06.000 Kur isha unë fëmijë, askush nuk i përdorte rripat e sigurimit. 0:15:06.000,0:15:08.000 Sot, asnjë fëmijë nuk do t'ju lejojë të ngisni makinën 0:15:08.000,0:15:10.000 po qe se nuk keni vendosur rripin e sigurimit. 0:15:11.000,0:15:13.000 Krahasojeni këtë me debatin për airbag-un -- 0:15:13.000,0:15:16.000 këtu e 30 vjetë të shkuar ndoshta. 0:15:16.000,0:15:19.000 Krejt këta si shembuj ndryshimi modelesh. 0:15:21.000,0:15:24.000 Mësimi që nxjerrim është që ndryshimi i modeleve është i vështirë. 0:15:24.000,0:15:26.000 Është e vështirë të çrrënjosësh modelet. 0:15:26.000,0:15:28.000 Nëse janë njësoj me ndjesitë tuaja, 0:15:28.000,0:15:31.000 ju as që e kuptoni se keni një model. 0:15:31.000,0:15:33.000 Dhe këtu ndërhyn një tjetër njëanshmëri konjitive 0:15:33.000,0:15:35.000 Do ta quaj njëanshmëri konfirmimi, 0:15:35.000,0:15:38.000 nën efektin e së cilës ne priremi të pranojmë të dhëna 0:15:38.000,0:15:40.000 që ripohojnë besimet tona 0:15:40.000,0:15:43.000 dhe të hedhim tej të dhënat që kundërshtojnë besimet tona. 0:15:44.000,0:15:46.000 Pra, edhe pse me evidenca kundër modelit tonë, 0:15:46.000,0:15:49.000 ka shumë mundësi që ne t'i shpërfillim, edhe pse janë joshëse. 0:15:49.000,0:15:52.000 Duhet të bëhet shumë joshëse, pa t'i kushtojmë vëmendje. 0:15:53.000,0:15:55.000 Modelet e reja, që prekin periudha të gjata kohore, janë të zorshme 0:15:55.000,0:15:57.000 Ngrohja globale është një shembull i shkëlqyer. 0:15:57.000,0:15:59.000 Jemi shumë të dobët 0:15:59.000,0:16:01.000 me modelet që shtrihen në 80 vjetë. 0:16:01.000,0:16:03.000 Mund t'ia dalim deri te korrja e ardhshme. 0:16:03.000,0:16:06.000 Shpesh shtyhemi deri sa fëmija të jenë rritur. 0:16:06.000,0:16:09.000 Por 80 vjetë, nuk ia dalim dot hiç. 0:16:09.000,0:16:12.000 Ndaj është një model shumë i vështirë për t'u pranuar. 0:16:12.000,0:16:16.000 Mund t'i kemi njëkohësisht që të dy modelet në kokë, 0:16:16.000,0:16:19.000 ose atë lloj problemi 0:16:19.000,0:16:22.000 ku i mbajmë tok të dy besimet, 0:16:22.000,0:16:24.000 ose disonancën konjitive. 0:16:24.000,0:16:26.000 Në fund fare, 0:16:26.000,0:16:29.000 modeli i ri do të zëvendësojë modelin e vjetër. 0:16:29.000,0:16:32.000 Ndjesitë e forta mund të krijojnë një model. 0:16:32.000,0:16:35.000 11 Shtatori krijoi një model sigurie 0:16:35.000,0:16:37.000 në mendjet e shumë njerëzve. 0:16:37.000,0:16:40.000 Po ashtu, këtë mund ta bëjë përvoja personale në krime, 0:16:40.000,0:16:42.000 frika personale për shëndetin, 0:16:42.000,0:16:44.000 një frikë e lidhur me shëndetin nga lajmet. 0:16:44.000,0:16:46.000 Do të shihni ato që psikiatrët i quajnë 0:16:46.000,0:16:48.000 ngjarje rrufe. 0:16:48.000,0:16:51.000 Prej tyre mund të krijohet në çast një model, 0:16:51.000,0:16:54.000 ngaqë janë shumë emotive. 0:16:54.000,0:16:56.000 Pra në botën teknologjike, 0:16:56.000,0:16:58.000 nuk kemi përvojë 0:16:58.000,0:17:00.000 që të gjykojmë modelet. 0:17:00.000,0:17:02.000 Dhe bazohemi te të tjerët. Bazohemi te ndërmjetësa. 0:17:02.000,0:17:06.000 Dua të them, kjo funksionon për aq kohë sa të ndreqen të tjerët. 0:17:06.000,0:17:08.000 Bazohemi te agjencitë qeveritare 0:17:08.000,0:17:13.000 që na tregojnë se cilat barna janë pa zarar. 0:17:13.000,0:17:15.000 Dje mbërrita këtu me avion. 0:17:15.000,0:17:17.000 Nuk i bëra unë kontroll avionit. 0:17:17.000,0:17:19.000 U bazova në një grup tjetër 0:17:19.000,0:17:22.000 që përcaktoi nëse avioni im mund të fluturonte me siguri. 0:17:22.000,0:17:25.000 Ja ku jemi, dhe asnjë nga ne nuk i trembet shembjes së tavanit mbi kokat tona, 0:17:25.000,0:17:28.000 jo ngaqë e kontrolluam gjë, 0:17:28.000,0:17:30.000 po ngaqë jemi goxha të sigurt 0:17:30.000,0:17:33.000 që kushtet e ndërtimit këtu janë të mira. 0:17:33.000,0:17:35.000 Është një model që thjesht e pranojmë 0:17:35.000,0:17:37.000 jo pak në mirëbesim. 0:17:37.000,0:17:40.000 Dhe nuk prish punë. 0:17:42.000,0:17:44.000 Tani, ajo që duam 0:17:44.000,0:17:46.000 është që njerëzit të familjarizohen mjaftueshëm 0:17:46.000,0:17:48.000 me modele më të mira -- 0:17:48.000,0:17:50.000 t'i kenë të pasqyruar në ndjesitë e tyre -- 0:17:50.000,0:17:54.000 që t'i lejojnë vetes të marrin vendime sigurie. 0:17:54.000,0:17:56.000 Kur këto shpërputhen, 0:17:56.000,0:17:58.000 keni dy mundësi. 0:17:58.000,0:18:00.000 Njëra, mund të rregulloni ndjesitë e njerëzve, 0:18:00.000,0:18:02.000 duke ndikuar drejtpërdrejt mbi ndjesitë. 0:18:02.000,0:18:05.000 Bëhet fjalë për manipulim, por mund të funksionojë. 0:18:05.000,0:18:07.000 Rruga e dyta, më e ndershmja, 0:18:07.000,0:18:10.000 është të ndreqet vetë modeli. 0:18:11.000,0:18:13.000 Ndryshimi ndodh ngadalë. 0:18:13.000,0:18:16.000 Debati mbi duhan-pirjen hëngri 40 vjetë, 0:18:16.000,0:18:19.000 dhe ky qe një nga ata të lehtët. 0:18:19.000,0:18:21.000 Në disa raste kjo është e vështirë. 0:18:21.000,0:18:23.000 Por mendoj ama që 0:18:23.000,0:18:25.000 informacioni duket si shpresa jonë më e mirë. 0:18:25.000,0:18:27.000 Ja ku ju gënjeva. 0:18:27.000,0:18:29.000 Ju kujtohet që thashë ndjesitë, modeli, realiteti. 0:18:29.000,0:18:32.000 Thashë që realiteti nuk ndryshon. Në fakt ndryshon. 0:18:32.000,0:18:34.000 Jetojmë në një botë teknologjike; 0:18:34.000,0:18:37.000 realiteti ndryshon gjithë kohës. 0:18:37.000,0:18:40.000 Pra mund të kishim -- për herë të parë për specien tonë -- 0:18:40.000,0:18:43.000 ndjesitë në ndjekje të modelit, modelin në ndjekje të realitetit, realitetin në ndryshim -- 0:18:43.000,0:18:46.000 mundet të mos e zënë kurrë njëri-tjetrin. 0:18:47.000,0:18:49.000 Këtë nuk e dimë. 0:18:49.000,0:18:51.000 Por në vështrim afatgjatë, 0:18:51.000,0:18:54.000 si ndjesitë, ashtu edhe realiteti janë të rëndësishëm. 0:18:54.000,0:18:57.000 Dhe dua ta mbyll me dy histori të shkurtra për ilustrim. 0:18:57.000,0:18:59.000 1982 -- Nuk e di nëse njerëzve u kujtohet -- 0:18:59.000,0:19:02.000 pati një epidemi të shkurtër 0:19:02.000,0:19:04.000 helmimi me Tylenol në Shtetet e Bashkuara. 0:19:04.000,0:19:07.000 Qe një ngjarje e tmerrshme. Dikush mori një shishe Tylenol, 0:19:07.000,0:19:10.000 hodhi helm në të, e mbylli, e vuri prapë në raft. 0:19:10.000,0:19:12.000 Dikush e bleu dhe vdiq. 0:19:12.000,0:19:14.000 Kjo i tmerroi njerëzit. 0:19:14.000,0:19:16.000 Pati disa imitime kopjace të kësaj. 0:19:16.000,0:19:19.000 Nuk pati ndonjë rrezik real, por njerëzit qenë të trembur. 0:19:19.000,0:19:21.000 Dhe kështu u shpik 0:19:21.000,0:19:23.000 industria e taposjes hermetike të barnave. 0:19:23.000,0:19:25.000 Ato kapaçkat hermetike prej këtij rasti lindën. 0:19:25.000,0:19:27.000 Është krejtësisht teatër me sigurinë. 0:19:27.000,0:19:29.000 Si detyrë shtëpie, mendoni 10 mënyra se si ta nxirrni jashtë loje. 0:19:29.000,0:19:32.000 Po jua jap unë të parën, shiringa. 0:19:32.000,0:19:35.000 Por bëri që njerëzia të ndihej më mirë. 0:19:35.000,0:19:37.000 I bëri ndjesitë e tyre të sigurisë 0:19:37.000,0:19:39.000 të përputhen më tepër me realitetin. 0:19:39.000,0:19:42.000 Historia tjetër, ca vite më parë, një shoqja ime lindi fëmijë. 0:19:42.000,0:19:44.000 I shkova për vizitë në spital. 0:19:44.000,0:19:46.000 Na del që sot, tashmë, kur lind një fëmijë, 0:19:46.000,0:19:48.000 i vënë një byzylyk RFID foshnjës, 0:19:48.000,0:19:50.000 dhe një korrespondues lehonës, 0:19:50.000,0:19:52.000 që, nëse dikush tjetër veç mëmës e qit foshnjën nga shtëpia e lindjes, 0:19:52.000,0:19:54.000 zë e bie një alarm. 0:19:54.000,0:19:56.000 I thashë, "Punë e paqme. 0:19:56.000,0:19:58.000 Po vras mendjen se sa i përhapur është rrëmbimi i foshnjave 0:19:58.000,0:20:00.000 në spitale." 0:20:00.000,0:20:02.000 Kthehem në shtëpi, dhe zë e kërkoj. 0:20:02.000,0:20:04.000 Në thelb nuk ndodh kurrë. 0:20:04.000,0:20:06.000 Por po ta mendoni, 0:20:06.000,0:20:08.000 po të jeni i spitalit, 0:20:08.000,0:20:10.000 dhe keni nevojë t'ia merrni për pak foshnjën nënës, 0:20:10.000,0:20:12.000 jashtë dhomës, për të bërë ca teste, 0:20:12.000,0:20:14.000 më mirë të luani një teatër të bukur sigurie, 0:20:14.000,0:20:16.000 përndryshe jua shkurton duart. 0:20:16.000,0:20:18.000 (Të qeshura) 0:20:18.000,0:20:20.000 Pra ka rëndësi për ne, 0:20:20.000,0:20:22.000 për ne që merremi me konceptimin e sigurisë, 0:20:22.000,0:20:25.000 që kontrollojmë rregulla sigurie, 0:20:25.000,0:20:27.000 ose vëzhgojmë rregullat publike 0:20:27.000,0:20:29.000 nga kënde që prekin sigurinë. 0:20:29.000,0:20:32.000 S'është thjesht realiteti, janë ndjesitë dhe realiteti. 0:20:32.000,0:20:34.000 Ajo që ka rëndësi 0:20:34.000,0:20:36.000 është që këto të jenë thuajse të njëjta. 0:20:36.000,0:20:38.000 është e rëndësishme që, nëse ndjesitë tona përputhen me realitetin, 0:20:38.000,0:20:40.000 të marrim vendime sigurie më të mira. 0:20:40.000,0:20:42.000 Ju faleminderit. 0:20:42.000,0:20:44.000 (Duartrokitje)