Ne kete video do te flasim per ligjin e kerkeses qe eshte nje nder konceptet thelbesore te mikroekonomise. Per fat te mire, eshte koncept mjaft i kuptueshem. Ky koncept vetem tregon se rritja e cmimit te nje produkti, do te ule sasine e kerkeses per ate produkt. Sasia e kerkeses do te ulet, dhe ju mund ta supozoni pjesen tjeter te saj. Nese ulim cmimin e nje produkti, sasia e kerkeses per ate produkt do te rritet. Me gjeresisht, ligji i kerkeses tregon ate cka do te shohim pas pak ne video, se ketu ka disa perjashtime. Me konkretisht, te mendojme kerkesen per nje produkt te caktuar. Per ta qartesuar dhe per te mos e ngaterruar konceptin, kur flasim per KERKESEN, ne kuptimin ekonomik, nuk po flasim per sasine, po per "te gjitha faktoret e tjere jane konstant" "ceteris paribus" te gjitha relacionet mes cmimit dhe sasise se kerkuar. Nese flasim per sasine, duhet te themi sasia e kerkuar Pra, KERKESA vs. SASIA E KERKUAR. jane dy gjera te ndryshme. Nese eshte pak konfuze per ju tani, shpresojme qe ne fund te videos dallimi mes kerkeses dhe sasise se kerkuar do te jete me e qarte, e sidomos gjate videove te radhes. Pasi qe ne kete video do te fokusohemi ne ate se si sasia e kerkuar ndryshon sipas cmimit, ne videot e ardhshme do te flasim se si kerkesa ndryshon bazuar ne faktore te ndryshem. Per te konkretizuar konceptin, le te themi qe jam duke e publikuar librin tim fantastiko-shkencore, apo cfaredo qe te jete, me rendesi do te publikoj nje liber. Pra, do te publikoj nje liber ne forme elektronike dhe na duhen disa studime te tregut ose vecse e dime cmimin apo se si kerkesa eshte e lidhur me cmimin, apo cmimi me kerkesen. Kete do ta paraqesim ne KURBEN E KERKESES, qe eshte vetem nje tabele qe tregon se si cmimi, dhe ne fakt une sapo bera gabimin tim te pare sepse thash "si cmimi lidhet me kerkese" dhe duhet te thoja se si cmimi lidhet me sasine e kerkuar, dhe se si sasia e kerkuar lidhet me cmimin. Pra, kurba e kerkeses tregon relacionin mes cmimit dhe sasise se kerkuar. TE GJITHE FAKTORET TJERE KONSTANT (ceteris paribus) Ketu do te tregojme disa shembuj. Pra, kjo shtylle eshte per shembujt. Ne kete shtylle do te vendos cmimin. Ne kete shtylle do te vendos sasine e kerkuar. Kete shembull.... le ta quajme shembulli A Librit mund ti vendose cmimin $2 Dhe nje numer shume i madh i njerezve do ta shkarkojne librin per kete cmim. Pra, do te kem 60,000 njerez qe do te blejne librin tim ne formen elektronike. Ne shembullin B do ta rris cmimin per $2. Pra, tani librin eshte $4, dhe do te ule kerkesen mjaft shume. Tani sasia e kerkuar do te zvogelohet ne 40,000 njerez te cilet blejne librin. Tani shofim shembullin C. Nese prap rris cmimin per $2, pra tani cmimi eshte $6, sasia e kerkuar do te bjere ne 30,000. Tani do te marrim edhe 2 shembuj te tjere. Shembulli D, prap rrisim cmimin per $2. Tani marr $8 per librin. Sasia e kerkeses bie ne 25,000. Shembulli i fundit, -shih ngjyren qe nuk kam perdore ende- -ngjyren e verdhe- Shembulli E, rris cmimin ne $10. Le te themi qe sasia e kerkuar eshte 23,000. Ky relacion tregon ligjin e kerkeses. Kjo tabele tregon, relacionin mes sasise se kerkuar dhe cmimit dhe anasjelltas. Kjo eshte ajo cfare quajme KURBA E KERKESES. Tani, duke u bazuar ne kurben e kerkeses, nxjerrim LAKOREN E KERKESES Ne vetem do te bashkojme keto pika dhe vizatojme lakoren qe bashkon ato sepse keto nuk jane shembujt e vetem. Cdo gje ndermjet tyre eshte gjithashtu e mundur. Ne mund te kerkojme edhe $2.01 per librin. Ne gjithashtu mund te kerkojme edhe $4.50 per librin. Pra, lakorja e kerkeses nuk eshte vetem keto 5 pika por lakore e vazhdueshme. Pra, Le ta paraqesim grafikisht. Kjo eshte nje nga ato pjeset e ekonomise te cilat nuk i kam shume ne qef, sepse njerezit shpesh flasin per te ndryshuar cmimet dhe se si sasia e kerkuar ndryshon prej saj. Dhe tradicionalisht, ne shumicen e rasteve ne matematike dhe shkence, ate faktore qe nuk e ndryshon e vendose ne aksin horizontal. Pra, nese une do te isha ne krye te ekonomise cmimin do ta vendosja ne kete aks horizontal. Por, zakonisht cmimi vendoset ne aksin vertikal dhe ju jeni mesuar ta shihni kete ne shumicen e klaseve. Edhe une do te bej te njejten. Pra, do te vendosim cmimin ne aksin vertikal dhe sasine e kerkuar ne aksin horizontal. Tani sasia e kerkuar do te ngritet deri ne 60,000. Pra 10...20...30...40...50...60 Pra eshte 10...ky numer eshte ne mijera. 20..30...40...50....dhe 60 edhe kjo ne mijera. Tani cmimi rritet deri ne $10 per $2 ne $10. Le te theme qe eshte 2...4...6...8 dhe 10. Le te bashkojme shembujt. Pra, shembulli A, cmimi $2 kerkesa eshte 60,000 njeri Ky eshte shembulli A. Shembulli B, kur cmimi eshte $4 kerkesa eshte 40,000 njeri. $4, 40,000 njesi. Ky eshte shembulli B. Shembulli C, $6, 30,000 njesi. Shembulli D, $8, 25,000 njeri. $8, 25. duket se 25,000 eshte ketu...mjaft afer. Ky ketu eshte shembulli D. Ne fund, shembulli E, $10, 23,000 njesi. Do te duket dicka ngjashem si kjo. Ky eshte shembulli E. Cmimet e librit mund te jene cilido mes ketyre, ndoshta mund te shkojme edhe me tej. Pra kjo ketu. Nese terheqim lakoren e kerkeses, do te duket dicka e tille si kjo. Lakorja e kerkeses do te duket... -po mundohem te terheq nje vije te drejte- ...dicka e tille. Mund te vazhdoje edhe me tej... Keto jane dy menyra per te demonstruar kerkesen. Do te kthehem tek ajo cka thash me pare, sasia e kerkuar, per nje cmim te caktuar, (nese cdo gje tjeter mbetet konstante) sa njesi (ne rastin tone libra) jane njerezit e gatshem per te shkarkuar ose blere nga librat e mi elektronik. Kur flasim vetem per kerkesen jemi duke folur per gjithe relacionin ne teresi. Pra, vete kerkesa, eshte e gjithe kurba e kerkeses. Menyra tjeter per ta pare kerkesen, eshte e gjithe lakorja e kerkeses. Nese do te ndryshohej kerkesa, ne do te kishim nje lakore tjeter. Kjo lakore ose e gjithe tabela do te zhvendosej. Nese ndryshon sasia e kerkuar, do te levizim pergjate lakores (nuk do te zhvendoset) Kur cdo gje tjeter mbahet konstante dhe ndryshohet vetem cmimi. Shpresojme qe kjo eshte qarte. Kur cdo gje tjeter eshte konstante (e barabarte) dhe ndryshohet vetem cmimi, kerkesa nuk ndyrshohet. E vetmja gje qe ndryshohet eshte sasia e kerkuar. Kerkesa, pasi qe cdo gje tjeter eshte konstante, eshte ky relacion. Ne videot e ardhshme, do te shofim se cfare ndodh kur ndryshohen faktore te tjere.