Une jam rritur ne Limpopo, ne kufij te Limpopos
dhe Mpumalanga, nje qytet i vogel i quajtur Motetema.
Uji dhe furnizimi energjise jane po aq ta pa parashikuara
sa koha, dhe duke u rritur ne keto kushte te veshtira,
ne moshen 17 vjecare, po qetesohesa me disa miq
te mite ne dimer, duke bere banjo dielli.
Dielli i Limpopos behet shume i nxehte ne dimer.
Ndersa po benim banjo dielli, miku im i ngushte me thote
"Shoku, perse nuk shpik dikush dicka qe
te mund ta vendosesh ne lekure dhe te mos kesh nevoje per larje?"
Dhe ashtu ulur, i them, "Une do ta blija ate apo jo?"
Keshtu u ktheva ne shtepi dhe bera nje kerkim te vogel,
ku zbulova disa statistika shume shokuese.
Mbi 2.5 miliarde njerez ne bote sot
nuk kane aksesin e duhur per uje dhe higjene.
Katerqind e pesedhjete milion nga ata jane ne Afrike,
dhe pese milion nga ata jane ne Afriken e Jugut.
Semundje te ndryshme lulezojne ne kete mjedis,
ku ajo me drastikja quhet trakome.
Trakoma eshte nje infeksion i syrit per shkak te pisllekut
qe futet ne sy. Infeksione te ndryshme te trakomes
mund te te lene te verber.
Kjo semundje le tete milion njerez te verber
cdo vit. Pjesa shokuese e kesaj
eshte se per te shmangur infeksionin e trakomes,
ajo cka duhet te besh eshte thjesht te lash fytyren:
pa mjekime, pa ilace, pa injeksione.
Pra, pasi pash keto statistika shokuese, mendova
"Ne rregull, nese nuk do e bej per veten time
dhe per faktin se nuk dua te lahem, me duhet te pakten
ta bej per tu perpjekur te shpetoj boten.'' (Te qeshura)
Pra me celularin tim te vogel dhe te besueshem, Nokia 6234--
Nuk kisha laptop, nuk kisha shume internet,
pervec 20 rand per nje ore internet kafe --
Bera disa kerkime ne Wikipedia, ne Google, per locione,
kremra, perzierje, pikat e shkrirjes, helmushmerite --
shkence si ajo qe benim ne gjimnaze--
dhe shkrujta nje fomule te vogel ne nje cop leter,
e cila ngjnte me nje erez speciale te KFC (zinxhir fast food ne USA) , e keni parasysh?
Dhe aty thashe, ne rregull, kemi fomulen gati.
Tani na duhet ta vendosim ne praktike.
Pas kater vitesh, pasi kisha shkruar
nje plan biznesi 40-faqesh ne celular,
pasi kisha shkruar patenten time ne celular,
Une jam mbajtesi me i ri i nje patente ne vend,
dhe --("Nuk ka me dush!")--
Nuk mund te them me shume se kaq. (Te qeshura)
Kisha shpikur DryBath, i pari
locion zevendesues dushi ne bote.
Vertet e vendos ate ne lekure, dhe nuk ke nevoje te lahesh.
(Te qeshura)
Pra pasi u perpoqa ta beja te funksionoje ne gjimnaz
me ato burime te limituara qe kisha, vajta ne universitet,
takova disa njerez, e vura ne praktike,
dhe kemi nje produkt funksionali cili eshte gati
per te dal ne treg. Eshte aktualisht i disponueshem ne treg.
Mesuam disa leksione mbi reklamimin
dhe si te mundemi ta bejme DryBath te disponueshem.
Nje nga gjerat qe mesuam ishte se ne komunitet e varfra
nuk blejne produkte ne shumice.
Ata blejne produkte ne nevoje. Nje person ne Alex
nuk blen nje kuti me cigare. Blen nje cigare
cdo dite, edhe pse eshte shume me e shtrenjte.
Keshtu e paketuam DryBath ne disa qese te vogla inovative.
Thjesht e ndan ate ne gjysem, dhe e shtrydh jashte.
Pjesa interesante eshte, se nje qese zevendeson nje dush
per pese rand.
Pasi krijuam ate model, mesuam gjithashtu
termat e zbatimit te produktit.
Zbuluam se dhe femijet e pasur nga periferite
e donin vertet DryBath. (Te qeshura)
Te pakten nje here ne jave.
Gjithsesi, zbuluam se mund te shpetonim 80 milion litra
uje mesatarisht per cdo here qe ata i shpetonin dushit,
dhe do kursenim gjithashtu dy ore per femijet
te cilet jetojne ne zonat bujqesore, dy ore me shume per ne shkolle,
dy ore me shume per detyrat e shtepise,
dy ore me shume per te qene thjesht femije.
Pasi pam kete ndikim global, e kufizuam
ne vleren tone thelbesore,
e cila ishte pastertia dhe lehtesia.
DryBath eshte lehtesi per nje njeri te pasur
dhe shpetues jete per nje njeri te varfer.
Pasi e kemi hedhur produktin ne praktike, aktualisht jemi
ne prag te shitjes se produktit
ne shumekombeshmeri per ta marr ne treg ta pakices,
dhe pyetja qe kam per ju sot eshte,
ne rruget me zhavorr te Limpopos,
dhe duke pasur 50rand ne jave,
zbulova nje menyre per boten per te mos u lare.
Cfare po ju ndalon ju? (Duartrokitje)
Nuk kam mbaruar ende.
Dhe dicka tjeter thelbesore qe eshte se kam mesuar shume
gjate ketij procesi,
vitin e kaluar, Google me quajti nje nga mendjet me te zgjuara, nder te rinjte, ne bote.
Gjithastu jam aktualisht studenti me i mire sipermarres
ne bote, Afrikani i pare qe ka marre titullin e kaloresit,
dhe ajo cka me ngatarron mua eshte, e bera gjithe kete
thjesht sepse nuk doja te lahesha. Faleminderit.
(Duartrokitje.)