Shikojeni këtë vizatim
A mund të thoni se çfarë është?
Unë jam biologe molekulare me shkollim,
dhe kam parë shumë lloje të tilla vizatimesh.
Ato zakonisht quhen figura model,
një vizatim që tregon se si ne mendojmë
se ndodh një proces celular apo molekuar.
Ky është vizatimi i një procesi
të quajtur clathrin-meditated endocytosis.
Është një proces përmes të cilit
një molekulë mund të hyjë
nga jashtë, brenda qelizës
duke u kapur në një fluskë apo fshikëz
e cila pastaj brendësohet nga qeliza.
Megjithatë, ka një problem me këtë vizatim,
dhe ka të bëjë me atë se çfarë nuk paraqet.
Nga shumë eksperimente,
nga shumë shkencëtarë,
dimë shumë se si duken këto molekula,
si ato lëvizin nëpër qelizë,
dhe se e gjitha ndodh,
në një ambient jashtëzakonisht dinamik.
Kështu, në bashkëpunim me
një ekspert të clathrin, Thomas Kirchhausen,
vendosëm të krijojmë
një lloj tjetër figure model
e cila i tregon të gjitha.
Fillojmë nga jashtë qelizës.
Tani jemi duke parë brendësinë.
Clathrin janë këto molekula tri-këmbësore
të cilat mund të vetë-montohen në formë topi.
Përmes lidhjeve me një membranë,
clathrin mund të deformojë membranën
dhe të formoje këtë lloj gote
e cila formon një lloj fluske, apo fshikëze,
e cila tani është duke kapur disa nga proteinat
që ishin jashtë qelizës.
Proteinat janë duke hyrë brenda,
duke pickuar fshikzën
duke e ndarë atë nga pjesa tjetër e membranës,
dhe tani clathrin në fakt
ka përfunduar punën e tij,
dhe kështu proteinat hyjnë brenda tani -
(i kemi mbuluar në të verdhë dhe portokalli)
të cilat janë përgjegjëse për shpërndarjen
e këtij kafazi të clathrin.
Dhe kështu,të gjitha proteinat mund të riciklohen
dhe përdoren nga fillimi.
Këto procese janë shumë të vogla
për t'u parë drejtëpërdrejt,
madje edhe me mikroskopët më të mirë,
kështu që, animacionet si kjo ofrojnë
një mënyrë vërtet të fuqishme
të vizualizimit të një hipoteze.
Ja dhe një ilustrim tjetër,
ky është është një vizatim i asaj
se si një hulumtues mendon
se virusi HIV hyn dhe del jashtë qelizës.
Prap, një tej-thjeshtëzim
që nuk fillon të shfaqë
çfarë ne vërtet dimë për këto procese.
Ju mund të habiteni po të dinit
se këto vizatime të thjeshta janë e vetmja mënyrë
me të cilën shumica e biologëve
vizualizojnë hipotezat e tyre molekulare.
Pse?
Sepse krijimi i filmave të proceseve
siç ne i mendojmë të ndodhin vërtet,
është shumë i vështirë.
Unë kam kaluar muaj duke mësuar
software-in e 3D animacioneve, në Hollywood,
dhe kam kaluar muaj në secilin animacion,
dhe kjo është koha të cilën shumë hulumtues
s'mund ta harxhojnë.
Edhe pse, shpagesa do të jetë e madhe.
Animacionet molekulare janë të pashembullta
në aftësinë e tyre për përçim të sasive
të mëdha të informacionit
tek audiencat e gjëra, me saktësi të madhe.
Tani jam duke punuar një projekt
të quajtur " Shkenca e HIV"
ku do të animoj ciklin e plotë jetësor
të virusit HIV, sa më saktë të jetë e mundur ,
e gjitha në detaje molekulare.
Animacioni do të paraqese të dhëna
nga mijëra hulumtues, të grumbulluara
përgjatë dekadash.
Të dhëna se si duket virusi,
si mund t'i infektojë qelizat e tjera në trup,
dhe se si terapitë janë
duke ndihmuar luftimin e infeksionit.
Përgjatë vitesh kam kuptuar se animacionet
s'janë të dobishme vetëm
për komunikim të një ideje,
por ato janë vërtet shumë të dobishme
për hulumtim të një hipoteze.
Biologët, në shumicën e rasteve,
ende përdorin letër e laps
për të vizualizuar proceset që studiojnë
por me të dhënat që tani posedojmë,
ajo thjesht s'mjafton më.
Procesi i krijimit të një animacioni
mund të shërbeje si një katalizator
që ju mundëson hulumtuesve
të kristalizojnë e përsosin idetë e tyre.
Një hulumtues me të cilin kam punuar,
i cili hulumton mekanizmat molekulare
të sëmundjeve neurodegjenerative,
erdhi me idenë e një eksperimenti që lidhet
direkt me animacionin
në të cilin kishim punuar bashkë,
dhe në këtë mënyrë,animacioni mund
të përgjigjet në procesin hulumtues.
Unë besoj se animacionet
mund ta ndryshojnë biologjinë.
Mund të ndryshojë mënyrën se si
komunikojmë me njëri tjetrin,
si i hulumtojmë të dhënat
dhe si i mësojmë studentët tanë.
Por për të ndodhur ky ndryshim,
duhet që më shumë hulumtues
të krijojnë animacione,
dhe për atë qëllim,
unë mblodha bashkë një ekip
të biologëve, animatorëve dhe programuesve
për të krijuar një software të ri, të hapur, falas -
e quajmë Molecular Flipbook -
i krijuar vetëm për biologë,
vetëm për të krijuar animacione molekulare.
Nga testimet tona, kemi gjetur
se kërkohen vetëm 15 minuta
për një biolog i cili nuk ka prekur kurrë
më herët një software animacioni
për të krijuar animacionin e parë molekular
të hipotezës së tij.
Ne po ashtu krijuam një databazë online
ku të gjithë mund të shikojnë,
shkarkojnë dhe kontribuojnë
animacionet e tyre.
Jemi vërtet të emocionuar njoftojmë
se versioni beta i software-it
për animacione molekulare
do të jetë sot në dispozicion për shkarkim.
Jemi shumë të emocionuar të shohim
se çfarë do të krijojnë biologët me të
dhe çfarë ide të reja do të mund të fitojnë
nga mundësia për të animuar
figurat model të tyre.
Faleminderit.
(Duartrokitje)