VITI 2012
Pas dy vitesh "shpëtimi",
qeveritë e masave të rrepta
e rritën borxhin
nga 115% të GDP në 160%.
Një nga dy punëtorë të rinj
është i papunë.
Mijëra të tjerë emigrojnë, ose u duhet
të jetojnë me 500 Euro në muaj.
Norma e vetëvrasjeve është rritur
me 20%,
ndërkohë që numri i të pastrehëve
në Athinë i kalon 20,000.
Kushtetuta është anashkaluar.
Bankierët dhe mbështetësit
e juntës ushtarake
kanë pushtuar pozicionet
në makinerinë e shtetit.
Tani gjithçka është gati
për aktin e fundit të tragjedisë.
Shitja e Greqisë në ankand.
Shekullit XX të shkurtër
i erdhi fundi.
Perëndimi parashikon fundin e historisë.
Dhe mundohet ta zbatojë në Rusi.
Në Bashkimin Sovjetik
kishte njëfarë dare
mes FMN-së dhe Bankës Botërore
dhe në atë kohë mendoj se kryetari
i Bankës Botërore ishte Samërs,
dhe thotë "ligjet e ekonomisë
janë si ligjet e inxhinierisë".
"Rregullat e njëjta
funksionojnë gjithandej".
Kjo ishte arroganca e atij momenti.
Departamenti i Shtetit financoi
përmes Universitetit të Harvardit
një grup mjaft të vogël ekonomistësh
dhe avokatësh,
që ta menaxhonin këtë ndryshim
për rusët.
Ndryshimi përfshin
eksperimentin më të madh
të privatizimit në historinë e njerëzimit.
Një eksperiment që do ta çonte
një komb drejt katastrofës së plotë.
Për një apo dy milionë dollarë
mund të blini një ndërmarrje,
kur vetëm hekurinat ishin
aq të shtrenjta,
saqë mund të vlenin me qindra
miliona dollarë, apo miliarda dollarë.
Si për shembull fabrikat e mëdha në Urale,
në Siberi, në Rusinë Qendrore,
ndërmarrjet industriale ish-ushtarake,
ndërmarrjet kimike,
ndërmarrjet e çelikut e me radhë.
Në qendër të Moskës
është hoteli "Central",
një ndërtesë shumë e bukur
e shekullit XIX.
Atë do ta shisnin
për shifrën ekuivalente në rubla ruse
prej 1.000 dollarësh.
Kur shkuam atje, në sallon, në lob,
ishte një llambadar i madh
i shekullit XIX
dhe ne pyetëm një specialist
sa do të paguante për të,
nëse do t'i ofrohej.
Ai e pa dhe tha:
"Epo, 1,200 dollarë".
Tani në çast, mund t'i paguaj tani.
Në Rusi ishte krejtësisht katastrofik,
krejtësisht i ashpër.
Miliona njerëz u hodhën
në varfëri ekstreme.
Njerëzit kishin uri dhe po mbijetonin
me kopshtet e tyre.
Jetëgjatësia për rusët u ul me një dekadë
në atë periudhë.
Shpërtheu SIDA, prostitucioni i fëmijëve.
Ishte ekzekutimi i një kombi.
Shitja me çmime shumë të ulëta
e një kombi të tërë,
e planifikuar në Perëndim
dhe e zbatuar nga oligarkët rusë,
nuk mund të bëhej pa limituar
liritë demokratike.
Privatizimi brutal
ishte një nga arsyet përse
opozita filloi të luftonte
dhe përse Jelsini dhe oligarkët,
borgjezët dhe burokratët e sapo shfaqur
filluan të luftonin kundra parlamentit.
Rregullat e lojës duhet të ndryshojnë.
Pas mini-grushtit të shtetit të viti 1993
kundra parlamentit,
Jelsini ndjehet i gatshëm
ta përshpejtojë privatizimin.
Unë jam absolutisht i sigurt
se privatizimi në vitin 1994
nuk do të ishte teknikisht i mundur
pa grushtin e shtetit të vitit 1993.
Procesi u quajt Katastroika.
Katastroika në Rusi zakonisht
paraqitet si një përjashtim
në historinë e privatizimit në masë.
Në fakt,
ishte vetëm një shembull ekstrem
se si shitja pas rrënimit
e pasurive të kombit
është në mospërputhje me politikën,
apo ekonominë në demokraci.
Politikat thelbësore neoliberale
të privatizimit,
heqjes së pushtetit dhe shkurtimeve
në kurriz të shoqërisë,
të shoqëruara shpesh me rritje
të shpenzimeve ushtarake,
këto politika janë imponuar
për herë të parë nën një diktaturë.
Laburistët e parë të neoliberalizmit
nuk kishin të bënin fare
me demokracinë.
Praktika e shitjes së pasurive me çmime
shumë të ulëta vjen me erën neoliberale
që fryu për herë të parë
në Universitetin e Çikagos.
Profesorë si Fridrik Von Hajek
dhe Milton Fridman
kërkuan një laborator
që të testonin
të ashtuquajturin tregun e lirë
dhe ndërhyrjen minimale të shtetit.
Por, meqë asnjë qeveri demokratike
nuk pranoi t'i zbatonte idetë,
ata iu kthyen
diktatorit Pinoçet të Kilit
dhe më pas Gjeneralit Evren
të Turqisë.
Në fakt ka një shkëmbim
vërtet interesant
mes Fridrik Von Hajek
dhe Margareta Thaçer,
që po e citoj si Doktrina e Tronditjes,
ku Fridrik Von Hajek tha:
Unë sapo jam kthyer nga Kili.
Ajo që ka bërë Pinoçeti
është e mrekullueshme.
Dhe vazhdon ta përshkruajë këtë
eksperiment fantastik të neoliberalizmit
dhe thotë; mendoj se duhet
ta bëni edhe ju këtë.
Dhe Hajeku ishte këshilltari
i Margareta Thaçerit.
Dhe ajo i ktheu një përgjigje
mjaft të vrazhdë duke i thënë:
"Këto politika janë në mospërputhje
me demokracinë kushtetuese".
Margareta Thaçer
do ta gjejë më në fund një mënyrë
që ta sjellë privatizimin neoliberal
në Evropën Perëndimore.
Në mënyrë që ta arrinte këtë,
do të duheshin dy luftëra
dhe kufizime të lirive demokratike.
Ajo që e shpëtoi karrierën
e Margareta Thaçerit si politikane,
ajo që bëri që ajo të rizgjidhej
ishte lufta në Ishujt Falkland.
Dhe ajo tha fjalë për fjalë:
"E fituam luftën jashtë vendit."
"Tani duhet të fitojmë
luftën në shtëpi."
Dhe lufta në shtëpi ishte lufta
kundra sindikatave të tregtisë.
Dhe dukej qartë që ajo
po u referohej minatorëve.
Dhe në një mënyrë jashtëzakonisht
të dhunshme
Qeveria Thaçer e rrëzoi atë sindikatë.
Ishin disa nga sulmet më të dhunshme
kundra sindikatave të tregtisë
në botën perëndimore.
Britania e Thaçerit
është një rast tipik
i shkeljes së ligjeve të punës dhe
dhunimit të të drejtave të punëtorëve,
të shoqëruara me një rritje
të masave shtypëse.
*Unë vazhdoj ta urrej Thaçerin.*
Është karakteristike se, në ditët e sotme,
sipas ligjit britanik,
kur më shumë se katër njerëz
marshojnë jashtë një vendi pune,
protesta mund të shpërndahet,
sepse ata mund të ndikojnë në moralin
e atyre që punojnë në kompaninë pranë.
Neoliberalizmi, i cili premton
më pak kontroll nga shteti,
kërkon një mekanizëm të fortë shtetëror
që të mund të zbatohet.
Ne nuk duhet ta harrojmë kurrë
se neoliberalizmi është një ideologji.
Nuk e kam vetëm sa për ta larguar këtë.
Me ideologji dua të them
se nuk është kurrë, ose është shumë rrallë,
i ndjekur vërtet në politika aktuale.
Marrim Reganin,
neoliberalin e parë në pushtet.
A jeni në dijeni se makineria e shtetit
si e tillë shpërtheu nën Reganin?
Është e qartë që neoliberalizmi
mund të funksionojë
vetëm përmes një roli rregullues
jashtëzakonisht të fortë nga shteti.
Pra pyetja nuk duhet të jenë
këto pseudo-problemet
"Çfarë sasie rregulloreje
nga shteti apo kapitali?",
por "Kush do ta bëjë këtë rregullore?".
Një sistem ndërmarrjesh private
nuk do të thotë
se është sistem i lirë ndërmarrjesh.
Do të thotë vetëm që e kontrollon dikush
që nuk e ke zgjedhur ti.
Pra ideja është një piknik grabitqarësh.
Gjithsesi, diktatorët e etur për gjak
dhe politika tronditëse e Thaçerit
kanë një datë skadimi.
Kështu që duhen gjetur patjetër
mënyra të reja
për ndëshkimin e privatizimit në masë.
OSE DO TA GJEJMË NJË RRUGË,
OSE DO TA BËJMË.
Pra nisi pa demokraci,
nisi me diktaturë
e imponuar me forcë brutale,
me tortura dhe frikë.
Kur filloi epoka demokratike
në vitet '80,
duhej të gjendej një mekanizëm tjetër
për t'i mbajtur shtetet në radhë.
Dhe ai mekanizëm u bë borxhi.
Institucionet si FMN-ja
dhe Organizata Botërore e Tregtisë
luajtën një rol në shitjen e shpejtë
të shteteve të tëra.
Bashkimi Evropian
ndoqi shembullin e tyre.
Paketat e emergjencës me FMN-në
i kishin bërë të mundur BE-së
për herë të parë
që të jetë një avokate e privatizimit.
Teknikisht, sipas traktatit,
kjo nuk duhej të ishte kështu,
por sigurisht që është pjesë e trojkës
që i imponoi kushtet në Greqi,
në Portugali,
dhe në ato dokumente
shkruhet shumë qartë
se kjo bëhet me kusht të privatizimit.
Kushtet e vëna nga FMN-ja,
si edhe nga bankat e mëdha
amerikane dhe evropiane
kërkojnë dorëzimin total
të të drejtave të njeriut.
Askush nuk privatizon,
apo e lëshon kontrollin,
nëse nuk ka një çekiç mbi kokë,
si në Greqi, në Spanjë, në Itali,
ku ka presion të tmerrshëm
mbi qeverinë,
sepse kanë një situatë
financiare të pashpresë.
Borxhi bëhet justifikim për të shtyrë
shitjen lirë të Greqisë.
Gjithsesi, edhe njëherë,
duhet kapërcyer një pengesë e vogël:
Demokracia.
Ky ka qenë një nga ato momentet
kur maska bie krejtësisht.
Fakti që ky sistem tregu
është në luftë me demokracinë.
Projekti ka qenë t'u thuhet njerëzve;
ju mund të votoni, por do të ketë
një kundërshtim popullor.
E ashtuquajtura banka qendrore
e pavarur është një mekanizëm
për të thënë se politikanët
nuk mund t'i prekin lodrat tona.
Bashkimi Evropian,
si krerët e financave të Greqisë,
shkoi deri në pikën ku caktoi
një ish-bankier
si Kryeministër të Greqisë.
Pasi mori pushtetin nga Papandreu,
Lukas Papadhimos
caktoi bankierë,
si Gikas Hardhuvelis nga Eurobank,
në Zyrën e Kryeministrit.
Lidhjet politike dhe ekonomike
u kthye në një marrëveshje ndërbankare.
Anulim direkt i demokracisë.
Ideja është:
Ti luan me demokracinë, por,
kur gjërat bëhen serioze
kontrollin duhet ta marrin ekspertët.
Ne nuk kemi kohë të luajmë
me këto lojëra e kështu me radhë.
Greqia portretizohet
si një komb fëmijësh,
që ka nevojë të marrë çelësat
e makinës së marrë.
Ajo që po ndodh në Greqi
është shumë serioze.
Atje lindi demokracia
dhe tani sistemi ndërkombëtar financiar
vendos se po aty duhet edhe të vdesë.
Unë mendoj se termi shkencor
është juntë.
Kemi një grup politikanësh
të drejtuar nga një bankier,
i cili, në fakt, është përgjegjës
për falimentimin e Greqisë në tërësi.
Është junta e një bankieri,
me jo më shumë të drejtë ligjore
sesa junta e vitit 1967.
Qeveria e Papadhimos është vetëm
një hap larg kontrollit të Greqisë.
Megjithatë, BE-ja, dërgon edhe
shumë mbikëqyrës të tjerë në vend.
Floridasit hoqën dorë
nga pavarësia e tyre
për një shtrirje më të gjerë
të Uashingtonit,
por në këmbim ata mund të vendosin
se çfarë do të bëjë Uashingtoni,
sepse ata dërguan përfaqësuesit e tyre
në Uashington.
Kështu që unë mendoj se duhet bërë
një angazhim ndaj kësaj rruge,
jo të një rruge ku një guvernator
gjerman vjen në Athinë
dhe drejton politikën fiskale
të Greqisë.
Kjo e ngre në ekstrem çështjen
e legjitimitetit demokratik.
Guvernatori gjerman
është Horst Reichenbach.
Ai mbërrin në Greqi si kryetar
i një ushtrie teknokratësh.
Ai ndiqet nga shumë punonjës
të BE-së dhe FMN-së,
të cilët caktohen
nëpër ministritë e mëdha.
Grupi i punës do të jetë,
si të themi, mjeti
që do të sjellë shtetet anëtare,
FMN-në, OECD-në në tablo.
Ne gjendemi në një periudhë
neo-koloniale,
ku qendrat ndërkombëtare
financiare e politike
imponojnë politika jo vetëm në Afrikë,
apo në Amerikën Latine, por edhe në Evropë
dhe kjo bëhet pjesë e pandashme
e organizimit të kapitalizmit.
Ju jeni një rast prove,
si lepuj laboratorikë në Evropë.
Një formë e re autoritare,
e cila ndonëse në kuptimin sipërfaqësor
mbetet demokratike,
siç e kemi parë në Greqi, Itali
dhe ju siguroj që do të vazhdojë
edhe gjetkë,
po testohet.
Kontrollimi i vendit nga interesat
financiare greke dhe të jashtme
është arritur kryesisht
nga dy marrëveshjet e huasë.
Qëllimi është imponimi i kushteve
të kredidhënësit
dhe kthimi i punës në skllavëri.
Marrëdhëniet e punës kthehen
në shekullin XIX.
Në mënyrë që këto rregullore të kalojnë,
nevojitet edhe një goditje tjetër.
Kësaj here një goditje parlamentare.
Marrëveshja e parë e qirasë nuk erdhi kurrë
në parlament për ratifikim,
dhe kjo është shkelje e kushtetutës.
E dyta është paraqitur tre herë
në fotokopje.
Kreditorët dukej qartë
që kërkonin ndryshime
dhe kishin nevojë për një para-aprovim
të kësaj fotokopjeje.
Duket qartë që liderët tanë politikë
nuk kanë për qëllim
ta zbatojnë kushtetutën,
por urdhrat politike
që vijnë nga jashtë.
Kushdo që guxon të flasë
për një grusht parlamentar
dhe vë në dyshim politikat e qeverisë
dhe trojkës
karakterizohet si populist.
Kjo është pafytyrësi, është një ofendim!
Flisni për një grusht,
ngaqë qeveria që u zgjodh
nga shumica e gjerë
kërkoi votimin urgjent
të një projektligji.
Duhet të kërkoni ndjesë
për një ofendim kundra institucioneve.
Ju jeni avokatët e dhrahmisë në Greqi,
të varfërisë së Greqisë,
të poshtërimit të Greqisë,
ju dhe të gjithë ata si ju.
*NUK DUAM MË SHPËTIM*
Terrorizmi ideologjik përshkallëzohet.
Mediat qendrore
u bëjnë shantazh qytetarëve,
duke thënë se nëse nuk i pranojnë
kushtet e huasë,
raftet e supermarketeve
shumë shpejt do të jenë bosh
dhe se vendi do të kthehet
në epokën e gurit.
Do të ketë kaos. Greqia do të bëhet
vend i botës së tretë.
Do të ketë kuponë racionesh...
Pasi ka mbaruar punë
me flakjen e demokracisë
qeveria greke bëhet gati
për shitjen e pasurive publike.
Ia nisin me një recetë të testuar,
duke i kthyer punonjësit publikë
në dashin e kurbanit të krizës.
Ekziston njëfarë ideologjie,
të cilën sektori publik
funksionon më keq
sesa sektori privat,
por provat empirike për këtë
nuk janë të forta.
Dhe në përgjithësi sektori publik
dhe ai privat
funksionojnë pothuajse njësoj.
Qeveria greke gënjen kur thotë
se nuk e di
numrin e punonjësve publikë
dhe pastaj thotë se ata janë 1 milion.
Ajo refuzon të tregojë se pagat standarde
dhe mesatare në sektorin publik
nuk janë më të mëdha
se mesatarja evropiane.
Defektet e administratës publike
janë të njohura.
Por si zakonisht janë elitat e financave
që ushqehen nga shteti,
ata që e akuzojnë të parët
sektorin publik.
Pas përgatitjes së publikut
për shitjen e pasurive,
gjëja e vetme që mungon është
mekanizmi për ta zbatuar këtë.
Të gjithë sytë kthehen
nga Treuhand Gjermane,
kompania që i transformoi
10 fuqitë industriale më të mëdha
në një katalog shitjesh
prej 510 faqesh.
Eurosaal - Dhoma e Euros.
Në një dhomë 280 metra katrorë
për disa të tjerë,
zemra e eurozonës.
Dhoma ka historinë e saj të errët,
sinonime me historinë
e shtetit gjerman modern.
Këtu, oficerët e Forcave Ajrore Gjermane
planifikuan strategjinë
për bombardimin e qyteteve evropiane.
Pas luftës, ushtria sovjetike
vendosi zyrat e veta këtu,
ndërkohë që në këtë dhomë,
u firmos kushtetuta e parë
e Republikës Demokratike Gjermane.
Përbindëshi i arkitekturës,
i ndërtuar nga Goering
për të qenë blloku më i madh
i ndërtesave në Evropë,
në atë kohë strehonte ndërmarrjet
më të mëdha industriale të kohës.
Pas shpërbërjes së Bllokut Lindor,
Treuhand mori përsipër shitjen
e pasurive të Gjermanisë Lindore.
Një eksperiment katastrtofik
që rezultoi me miliona të papunë
dhe që e shkatërroi
bazën industriale në atë zonë.
Historikisht, është një ngjarje tragjike,
sepse ideja e Treuhand erdhi nga
lëvizjet popullore të Gjermanisë Lindore.
Kur populli i Gjermanisë Lindore
e kuptoi
se bashkimi ishte në fakt blerje
nga Gjermania Perëndimore,
Treuhand tashmë ishte bërë një shtet
brenda shtetit në Berlin.
Në mënyrë që përbindëshi burokratik
të funksiononte,
përdorte pajisjet dhe rrjetet e ushtrisë
së Gjermanisë Lindore.
Treuhand transformohet
në një ushtri pushtuese ekonomike.
Kjo filloi para shpërbërjes
së Gjermanisë Lindore,
por ama ishte influencuar nga politikanë
dhe menaxherë perëndimorë
dhe nga peshkaqenë të ekonomisë.
Tek Treuhand ekzistonte një slogan: TINA.
Që do të thotë:
Nuk Ka Alternativë Tjetër.
Dhe portreti i Thaçerit
po varej në shumë zyra.
Treuhand ka në zotërim 8,000 kompani,
40,000 fabrika
dhe 4 milionë kilometër katrorë
tokë dhe pyje.
Ç'është më e rëndësishmja,
ka në duart e veta
4.5 milionë punëtorë.
Dhe pastaj fillon plaçkitja.
Edhe në fundjava ata privatizonin
10-15 biznese.
Kjo sigurisht ishte një dilemë e vërtetë
që solli kaos dhe mashtrime.
U shfaqën njerëz
pa asnjë formim financiar
që donin të blinin biznese.
Ata nuk kishin para,
por merrnin pjesë në ankande,
i merrnin paratë nga kompanitë,
i paguanin faturat
dhe e prishnin kompaninë.
Ka shembuj pafund.
Shumë kompani falimentuan.
Për 4.5 milionë punëtorët
kishin mbetur 1.5 milionë vende pune.
Kriteret e privatizimit
nuk ishin gjithmonë financiare.
Shumë vendime merreshin
në zyrat politike,
ndërkohë që biznese
të ndryshme mbylleshin
për të mos i konkurruar konkurrentet e tyre
në Gjermaninë Perëndimore.
Kompanitë e Treuhand kishin vlerë.
Thuhej se ato ishin problematike.
Disa prej tyre ishin vërtet,
por të tjera ishin konkurruese
me kompanitë perëndimore
dhe eksportonin mallra në perëndim.
Kishte akuzime që ishin dhënë ryshfete
tek partitë politike,
në mënyrë që të ushtrohej presion
në disa privatizime.
Në Bishoferrode ka qenë
një fabrikë kripe kaliumi,
e cila është e rëndësishme
për aktivitetin industrial.
Fabrika të tilla kishte si në lindje,
ashtu edhe në perëndim.
Por ndikimi i BASF-së
ishte shumë i madh
dhe si monopol që ishte, kjo kompani
nuk donte konkurrencë.
Kështu, ndonëse kishte investitorë
të interesuar për fabrikat,
ato duhej të shkatërroheshin.
Tarifa e veprimeve të Treuhand
është tmerruese.
GDP-ja në zonat e ish Gjermanisë Lindore
u tkurr me 30%,
ndërkohë që papunësia u rrit
nga 0 në 20%.
Por, ç'është më e rëndësishmja,
pas shitjes së një vendi të tërë,
Treuhand arriti me sukses
të prezantonte miliarda humbje.
Treuhand krijoi një borxh
prej 300 miliardë markash gjermane
dhe përfitim prej 60 miliardë markash,
por ne prisnim të merrnim 600 miliardë.
Kështu mbetet akoma shumë borxh
ndaj fondit përkatës.
Ky fond nuk përfshihet
në buxhetin federal.
Ky nuk mund të quhet një model,
pasi u shkatërruan shumë kompani.
Me një borxh prej 250 miliardë markash,
s'mund të jetë model për vendet e tjera.
Gjithsesi, presidenti i Eurogroup,
Zhan-Klod Junker,
e prezantoi Trojkën
si një model për Greqinë.
Kam vënë re me kënaqësi
se Greqia është e gatshme
të ngrejë një fond privatizimi.
Një muaj më vonë,
u krijua fondi grek,
"Fondi i Zhvillimit të Pasurive".
Trojka Greke vendoset në një ndërtesë
prapa ish-parlamentit.
Tre partitë që mbështesin
masat e rrepta,
ndajnë mes tyre
administratën e organizatës.
Unë jam Profesor Nderi Kukiadhis
i Universitetit Aristoteli.
Z. Konstantinos Mitropulos
është menaxheri dhe figura kryesore.
Ai zotëron kompaninë Kantor,
dhe ka punuar për grupin Latsis.
Një muaj më vonë,
gazetari që prezantoi
strukturën e fondit
u caktua si zëdhënës i tij.
Postet e tjera kyçe janë zënë
nga shumë ekzekutivë
të dy kompanive të menaxhuara
nga Kostas Mitropulos.
Politikanët, këshilltarët teknikë
dhe menaxherët e lartë
në vetë kompanitë publike
janë shumë në dijeni
se procesi i privatizimit
u jep atyre mundësi për në poste drejtuese,
këshilluese, e tjera, shumë të paguara,
me kompanitë e reja të privatizuara.
Fondi mbikëqyret nga Herve Le Rua
i Ambasadës Franceze
dhe Marten Vervei
i Ministrisë Holandeze të Financave.
Trojka ka caktuar gjithashtu edhe tre
anëtarë të bordit të ekspertëve të fondit.
Kushtet e vëna nga Trojka
në Greqi për funksionimin e fondit
ngjajnë me ato të vendeve të pushtuara.
Kostot e privatizimit kanë lindur
nga taksapaguesit grekë,
ndërsa përfitimet,
të cilat në fillim u vlerësuan
me 50 miliardë euro,
u shkojnë kreditorëve.
50 miliardët që janë mbledhur
nga qeveria,
do të përdoren
për shkatërrimin e borxhit.
Fondi operon në fshehtësi të madhe,
duke u caktuar pushtete ekstreme
anëtarëve të tij.
Shitjet e fundit, apo koncesioni
i ndërtesave, tokës, infrastrukturës
dhe ndarja e portofolave.
Fondi mund të shfrytëzojë zonën bregdetare
dhe monumentet e lashta.
Kushti i vetëm është që ato
të mos lëvizin nga vendi.
Madje edhe para krijimit të fondit,
qeveritarët grekë kishin filluar
t'i reklamonin pasuritë greke
nëpër reklamat e rrugëve,
si një cirk udhëtues.
Unë u ndodha në Londrën Qendrore
në hotelin Claridge,
hoteli më luksoz në vendin më luksoz
të të gjithë Britanisë.
Kalon për në dhomën e pasme
dhe atje është njëfarë salloni ballosh
që ka pesë llambadarë,
kishte aq shumë sipërfaqe me pasqyra,
saqë unë nuk i numëroja dot.
Dhe unë përfundova në këtë dhomë
dhe me pak fjalë, një grup biznesmenësh
dhe zyrtarësh grekë po bisedonin
se si do t'i shisnin pasuritë e Greqisë.
Pasuri kyçe të mëdha të shtetit grek,
të taksapaguesve grekë
thjesht do të tufëzoheshin.
Mjaft u tallëm.
Jo në këtë vend.
Tani do t'i ngremë brekët dhe
do të fitojmë para. Shumë para.
Në një pikë vunë një muzikë
nga Zorba Greku,
dhe në këtë vend
nuk mund të mendosh për muzikën
e Zorba Grekut
pa menduar për pjata
që thyhen në dysheme.
Gjëja tjetër që dëgjoje
në këto intervale
ishte një këngë nga Monika,
e cila është një yll popi nga Greqia
dhe vargjet ishin disi si:
"Më thuaj përse nuk më telefonon më,
nuk vjen më".
Dhe përsëri kemi një imazh përpara,
të cilin nuk është e vështirë ta kuptosh,
domethënë që tani Greqia
është si një shtet i dëbuar
dhe tani ajo është
e dëbuara e Evropës.
Greqia e Zorbës është një vend
me ndikim shumëkombësh të jashtëm,
që e kontrollojnë vendin.
Një vend me një borxh serioz
dhe me një sistem politik të korruptuar.
Situata është e ngjashme
me periudhën mes luftërave.
Sidomos mes viteve 1924-1930,
kur Greqia ishte një shtet ideal
për dhënie me qira.
Ndodhën një sërë skandalesh.
Qeveritë u korruptuan,
madje edhe këshilluesit e Venizelosit.
Ambasadat e jashtme
ndërhynë direkt në këtë.
Një shembull ishte kontrata
me kompaninë "Power",
një tjetër ishte kontrata
me kompaninë "Ulen".
Këto kontrata ishin me natyrë koloniale
dhe vërtetuan se ishin shumë fitimprurëse
për ata që investuan në to.
Thuajse një shekull më vonë,
Trojka,
në bashkëpunim me qeveritë greke,
kërkon privatizimin
e infrastrukturës së vendit.
Ajo që nuk u shpjegohet qytetarëve
është se privatizimi
dhe eksperimentet e qeverisë
kanë dështuar edhe në ekonomitë
më të fuqishme në planet.
Dështimet më të mëdha
lidhen me infrastrukturën
si hekurudhat, rrjeti i ujësjellësit
dhe elektricitetit.
Thonë se mund ta lexosh historinë
nga sistemi ekonomik në hekurudha.
Motori me avull që mundësoi
revolucionin industrial
u kthye në një flluskë spekulative
në ekonominë amerikane,
kur dhjetëra kompani private
shpërndanë kilometra të tëra hekurudha
në të gjithë Amerikën.
*Shikojeni SHBA-në
në Chevrolet-in tuaj!*
Në fillim, hekurudhat simbolizonin
rolin qendror të shtetit
në ekonomi dhe infrastrukturë.
Por pas Luftë së Dytë Botërore,
liberalizimi ekonomik e zëvendësoi
shumicën e transportit me makina.
Katër goma dhe një timon
e çoi ëndrrën e ulët borgjeze
drejt hekurudhave të ekonomisë së re.
Disa dekada më vonë kjo modë
erdhi edhe në Evropë.
Kur diktatorët turq e provuan
eksperimentin neoliberal të Pinoçetit,
Turgut Ozali e karakterizoi trenin
si një krijim komunist.
Sidoqoftë, hekurudhat në Evropë
mbetën kryesisht nën kontroll të shtetit,
derisa Britania provoi
një eksperiment shkatërrues.
Si një film pa një fund të lumtur.
Filmin Timonierët ne e bëmë
për privatizimin e hekurudhave,
pasi një punëtor hekurudhe kontaktoi
me mua me një ide për një skenar.
Por sigurisht, gjatë realizimit,
u bë e qartë ajo që ne e dinim:
Që privatizimi i hekurudhave
ishte një katastrofë.
Hekurudha Britanike ka ikur.
Depoja e Vudportit tani është më shumë
se një infrastrukturë,
dhe ata do të konkurrojnë me ne.
Madje edhe Margareta Thaçer
e kuptoi se
trenat nuk funksionojnë mirë
jashtë sektorit publik.
Por Xhon Mejxhor vazhdoi
me privatizimin e tyre në vitin 1993
dhe republika britanike reagoi.
Ata mendonin se u përkiste atyre.
Që ishte një shërbim publik,
dhe jo diçka që do të zotërohej
nga kompanitë me logo të pavlera
dhe që dukej qartë që ishin futur
në këtë vetëm për të fituar para.
Trenat, rrjeti hekurudhor
dhe shërbimet e mirëmbajtjes
përfunduan në duart
e kompanive të ndryshme private.
Ishin aq shumë të tilla,
saqë vetëm për mirëmbajtjen
duheshin 2,000 kompani.
Kjo do të thoshte se kishte
një divergjencë interesash
mes dy pjesëve të një sistemi,
që në fakt duhej të ishte i bashkuar.
Budallallëku erdhi përmes
nënkontraktimit,
domethënë kur një kompani private
duhet të mirëmbajë një pjesë të binarëve.
Ndërsa kompania e parë mund të ketë
rregulla mjaft të rrepta për sigurinë,
derisa nënkontraktimi kalon në 2-3 faza,
kush e merr vesh kush është i sigurt?
Vdekjet duhet të mbahen
në një nivel të pranueshëm.
Pushoni!
Çfarë është një nivel i pranueshëm?
Dy në vit.
Po, por në 18 muajt e fundit
nuk është vrarë asnjeri.
Ka ndonjë vullnetar?
Unë mendoj se duhet bërë një shembull.
Ne themi se ai ishte nxitim i pahijshëm,
dhe në fund na kushtoi me jetë.
Humbja është tragjike.
Tre aksidentet më tragjike
të shkaktuara nga privatizimi
kanë kushtuar me 42 jetë njerëzish
dhe me 600 të plagosur.
Në ditët e para të privatizimit
nuk dyshohej fare
se mënyra se si u privatizua industria
i shkaktoi ato aksidente.
Tragjedia e Postbllokut Poters
më 10 Maj 2002
Katastrofa e privatizimit
nuk ka kushtuar vetëm në jetë.
Privatizimi duhej t'i lironte
hekurudhat,
por në fakt e ka bërë më të vështirë
që të merren vendime
për hapjen e rrugëve të reja, mbylljen
e rrugëve, apo ndryshimin e orareve.
Kjo ka lënë një sistem
shumë të ndërlikuar,
shumë të vështirë
për t'u administruar.
Ishte më keq për pasagjerët,
ishte një organizim shumë kaotik.
Nuk funksionoi dhe nuk ka funksionuar.
dhe ka humbur sasi shumë të mëdha parash.
Në një periudhë trevjeçare,
shteti u ka paguar kompanive private
në formën e subvencioneve
atë që u përfitua
nga shitja e hekurudhës.
Dhe kostoja e taksapaguesve
nuk mbaroi aty.
Në njëfarë shtrirjeje hekurudhat
ishin rikombëzuar.
Por kjo na ka lënë me një sistem
gjysmë të administruar nga qeveria,
që kushton shumë më tepër
sesa kushtonte nën shtetëzim.
Dhe nuk ka qenë
një investim fitimprurës,
ndërsa investimi është paguar
gjerësisht nga sektori publik.
Greqia nuk mësoi asnjë gjë
nga eksperienca britanike.
Qeveritë greke vazhduan me planin
e privatizimit të hekurudhave.
Përpjekja e tyre mbështet
edhe nga media.
Trenat janë të ngadaltë, nuk janë kurrë
në kohë, dhe zakonisht të pisët.
Humbjet vjetore të grupeve
OSE dhe TRAINOSE
kanë arritur në 1.2 miliardë euro.
Hekurudhat aktuale greke prezantohen
si shërbimi publik
me më shumë humbje në Evropë.
Por kujt i përket ky borxh?
Shteti i detyroi hekurudhat që të merrnin
para borxh për zhvillimin e tyre.
Në Greqi nuk ka një rast tjetër
të ngjashëm,
pasi autostradat, portet dhe aeroportet
të gjithë financohen nga shteti.
Këto hua tani prezantohen
nga qeveritë si borxh i OSE-së.
Kjo nuk është e vërtetë.
70-80% e tyre janë para të huazuara
për zhvillimin e infrastrukturës.
Stacionet e mëdha televizive, pas të cilëve
fshihen kontraktues të mëdhenj,
po na bombardojnë me shpifje
dhe me gënjeshtra.
Kritika është përqendruar tek rrogat
e punëtorëve dhe tek kostot e operacionit.
Kështu kalojnë pa u vënë re
skandalet më të mëdha
që përfshijnë politikanët
dhe kompanitë greke e të huaja.
Dhjetëra miliona euro
shpenzohen në hekurudha
që nuk funksionojnë kurrë.
Trenat merren me qira me një çmim
me të cilin mund të blihen.
Shteti blen trena nga Siemens,
pa pasur një rrjet të përshtatshëm
për t'i përdorur ato.
Gjithashtu paguan kontraktues për punë
që nuk bëhen kurrë.
Këtu ka diçka që bëhet me qëllim.
Ne e degradojnë pasurinë e kombit tonë
për ta përgojuar pas degradimit,
dhe e bindim opinionin publik grek
se mbase një kompani e private
është një zgjidhje shumë më e mirë
për hekurudhat greke.
Në emër të racionalizmit,
qeveria vazhdon t'i degradojë hekurudhat.
Shkurton personelin për qëllimin
e përmirësimit të cilësisë,
i rrit çmimet me 60% dhe mbyll
rajone të mëdha binarësh.
Në rajonin Argos-Tripoli-Kalamata
janë investuar disa miliona euro.
Dhe sot atje nuk ka trena.
Ndërsa llogarisin
vetëm fitimin apo humbjen,
avokatët e privatizimit harrojnë se
pikë së pari hekurudhat janë
një shërbim për qytetarët.
Një shërbim i paguar
nga taksapaguesit bujarë grekë.
Ishte një kohë në Greqi
kur borxhi privat shtetëzohej,
por sot po bëhen përpjekje
për të privatizuar përfitimin
që njerëzit mund të shijojnë
përmes shërbimit publik.
Çfarë kanë investuar në këtë sektor
kompanitë private,
që të mund ta blinin me një çmim
më të ulët se vlera e vetë?
Nëse hekurudhat janë si një libër
në historinë ekonomike,
rrjeti ujor na mëson
si ta menaxhojmë monopolin.
Në këtë sektor, e ka radhën Parisi
që të paguajë faturën e privatizimit.
Uji është një shembull
i jashtëzakonshëm monopoli.
Asnjë kompani uji në botë
nuk vepron në baza konkurruese.
Gjithmonë ka vetëm një rrjet,
nuk ia vlen kurrë të investosh
në një rrjet konkurrues.
Dy kompani shumëkombëshe
me mundësi të mëdha financiare
dhe politike, Veolia dhe Suez,
marrin përsipër administrimin
e rrjetit të ujit në Paris.
Dhe Zhak Shiraku ua ofron atyre.
Në vitin 1985, u mor një vendim politik
nga Zhak Shirak,
Kryetar i bashkisë së Parisit asokohe,
që ta ndante Parisin më dysh,
me kufi brigjet e Senës.
Duke e ndarë kështu
do t'i caktonte secilit grup privat
dhe vartësve të tij
një bankë për shpërndarjen
dhe faturimin e ujit.
Nuk kishte asnjë diskutim teknik,
apo ekonomik.
Mendoj se pati një pozicionim ideologjik
që thoshte se sektori privat
është më efikas.
Qytetarët filluan të merrnin fatura
dita-ditës më të shtrenjta.
Çmimi vazhdoi të rritej për 15 vjet.
Për sa u përket çmimeve,
faturat u ngritën me 260%.
Është e vërtetë që ne kishim
një rritje në çmimin e ujit
pa asnjë shpjegim ekonomik,
apo teknik.
Në vitin 2001 kur ndërroi
Këshilli Bashkiak,
me shumicën e majtë,
ekologët, komunistët,
u vendos që të rimerrej në dorëzim
shërbimi i shpërndarjes së ujit.
Kompania bashkiake e ujit,
e cila u krijua në vitin 2010,
i uli faturat me 8%
dhe të gjitha fitimet i investoi
në përmirësimin e rrjetit.
Ekziston gjithashtu edhe një çështje
shumë e rëndësishme, ajo e demokracisë.
Nëse administrimi publik
zbatohet si duhet, kjo lejon
një kontroll më të madh politik
nga banorët e Parisit.
Veolia dhe Suez reaguan,
pasi humbën respektivisht 60 dhe 30
milionë euro të ardhurat në një vit.
Ata ushtruan presion mbi qeverinë,
bashkitë dhe sindikatat
kundra Ana Le Strat
që nisi procesin.
Në fakt ata më shohin mua
si mishërimin e djallit.
Lufta për Parisin shkaktoi
gërshetimin e interesave
të shumëkombëshve dhe politikanëve.
Zherome Monod,
menaxheri i Lyonnaise des Eaux,
ka qenë një figurë lideri
në partinë e Zhak Shirakut.
Por gjithsesi,
pavarësisht lidhjeve të tyre,
shumëkombëshit e ujit me sa duket
e humbën betejën kundra qytetarëve.
U bënë shumë fushata elektorale
dhe u luftuan shumë beteja
nëpër Evropë dhe në botë.
Rezultati i atyre betejave kryesisht
ishte se njerëzit e refuzuan me forcë
privatizimin e ujit.
Megjithatë, BE-ja i ktheu shpinën
vendimit të qytetarëve.
Kompanitë shumëkombëshe
janë ato që vendosin në Bruksel
dhe Italia u bë objektivi i tyre i radhës.
U mbajt një referendum
për privatizimin e ujit.
Dhe votuan 57% të popullsisë
dhe 96% votuan se nuk donin
një privatizim të ujit.
*Voto Po*
*PËR UJIN PUBLIK*
Madje edhe Berluskoni tha:
"Nuk mund ta privatizoj ujin".
"Është bërë një referendum
që thotë se nuk na lejohet".
Berluskoni po zëvendësohet tani
nga një qeveri e drejtuar nga bankierë,
një proces i ngjashëm
me atë të Greqisë.
Përsëri zyrtarët evropianë i kanë thënë
qeverisë italiane:
"Ne presim një program privatizimi
dhe presim që të përfshijë edhe ujin".
Me një letër sekrete ata dërguan
tek Kryeministri italian,
Trishetin dhe Dragin,
nga Banka Qendrore e Evropës,
duke kërkuar të njëjtën gjë që
ishte mohuar nga populli italian.
Fakti që tani ishte e jashtëligjshme
për kushtetutën italiane
që të privatizohej uji,
ishte pa lidhje.
Një proces krejtësisht jodemokratik,
dhe, e përsëris, i ngjashëm me
ato lloj presionesh që u bënë në Greqi.
Vetëm këtë fundjavë kam folur
me Kryeministrin e ri, z. Papadhimos,
fola gjithashtu
edhe me kryeministrin Monti,
dhe unë e di që ata janë shumë të angazhuar
t'i respektojnë zotimet e bëra,
sepse ata e kuptojnë se pa këtë
nuk do të ketë një stabilitet financiar
në vendet e tyre.
Ne e dimë që vendet ku ndërhyn FMN-ja
shërbimet e ujit privatizohen.
Ne e dimë shumë mirë se
ekzekutivët e vjetër të Suez dhe Veolia
janë ekzekutivë dhe këshilltarë
të FMN-së.
Ne e dimë shumë mirë se ekzekutivët
e Suez dhe Veolia
janë të lidhur me
Bankën Qendrore Evropiane.
E dimi mirë se në Parlamentin Evropian
paguhen shumë njerëz për të lobuar
dhe për të promovuar interesat
e kompanive shumëkombëshe,
që njerëz nga këto kompani
bashkohen me qeveritë
dhe kur këto qeveri ikin
ata kthehen tek kompanitë e tyre.
Në Greqi, qeveria Papandreu
caktoi si administrator të kompanisë
publike të ujit një ish-ekzekutiv të Veolia.
Nikos Bardis,
i cili promovoi se privatizimi
sipas kompanisë
shumëkombëshe franceze,
e karakterizon tani Greqinë
si një fortesë të Bashkimit Sovjetik.
Sidoqoftë, planet e privatizimit
nuk kanë filluar në kohën e Trojkës.
Shitja me çmime shumë të ulëta
e rrjetit të ujit të Athinës dhe Selanikut
filloi gjatë qeverisjes së Simitisit,
atëherë kur rrjeti u bë publik.
Brenda një dekade,
faturat u ngritën me 200%,
ndërsa shërbimi nuk u përmirësua
me 200%, por u përkeqësua më shumë.
Në vitin 2008, partia Demokracia e Re
e rinisi procesin e privatizimit
dhe tre kompani të përbashkëta
u bënë gati për betejën.
Ishte grupi Suez me Ellaktor-in,
ishte Veolia me grupin Marfin,
dhe ishte Spanish Aqualia
me GEK-Terna.
Ekzekutivët e Suez-it vizituan ndërtesën
e kompanisë publike të ujit.
Unë nuk e di çfarë është diskutuar
pas dyerve të mbyllura.
Ajo që ne e dimë shumë mirë
është se këto kompani,
dhe sidomos kompania Suez,
janë akuzuar jashtë vendit
për dhënie ryshfetesh ndaj
punonjësve publikë dhe politikanëve
në vende të qytetëruara të Perëndimit.
Nëse kjo ka ndodhur diku tjetër,
ka shumë gjasa që të ndodhë
edhe në Greqi.
*Panairi Ndërkombëtar i Selanikut,
2009*
Zgjedhjet kanë ndërprerë,
ose e kanë ndaluar përkohësisht
procesin e privatizimit
të kompanisë së ujit të Selanikut.
Nëse ju zgjidheni, a do të vazhdojë
procesi i privatizimit,
apo ju jeni kundra privatizimit?
G. Papandreu:
Ne jemi kundra privatizimit të ujit.
Ky ishte një tjetër premtim elektoral
i pa mbajtur i qeverisë së PASOK-ut.
Pas zgjedhjeve, qeveria vazhdoi
me planet e privatizimit
të dy ndërmarrjeve fitimprurëse:
Kompanitë e ujit
të Athinës dhe Selanikut.
Argumenti kryesor i qeverisë
dhe i kompanive që janë vënë
pas burimeve ujore
është se ata nuk do t'i blejnë lumenjtë,
apo burimet tona.
Që nuk do t'i marrin rrjetet me vete
dhe do të largohen.
Rrjetet do të mbeten këtu.
Ashtu siç Akropoli qëndron këtu.
Ata thjesht do të merren
me menaxhimin,
mirëmbajtjen, shpërndarjen,
politikat e faturimit.
Ajo që harrojnë të përmendin përkrahësit
e privatizimit është se kostot
e zëvendësimit të rrjetit përsëri
do të paguhen nga populli.
Prandaj, kompanitë nuk e kanë me ngut
që ta mirëmbajnë këtë rrjet.
Mirëmbajtja e pamjaftueshme
do të thotë fitim për kompaninë private.
Shkatërrim i infrastrukturës do të thotë
që do të zëvendësohet nga qytetarët grekë.
Fitimi i shkon kompanisë private,
dëmi u sillet taksapaguesve grekë.
*Uji nuk shitet*
Si nxënësi i magjistari,
Evropa do të paguajë
për privatizim e infrastrukturës.
Por, me siguri, forcat e tregut
do ta shfaqin fytyrën e tyre të vërtetë
edhe në vendlindjen e neoliberalizmit,
në SHBA.
Drejt fundit të viteve '90
Kalifornia e privatizon
tregun e energjisë elektrike.
Por kultura e privatizimit
humbet bashkë me energjinë elektrike.
Është ëndërr që të mund të kesh një treg
për energjinë elektrike, apo gazin.
Kjo thjesht nuk është e mundur.
Është një monopol natyral.
Ka vetëm një tel që shkon
në shtëpinë tënde.
Kjo është një histori
prezantuese ekonomike bazë,
që nëse ke diçka që tenton
drejt monopolit,
atëherë ti nuk ke
forcën konkurruese të tregut
për t'i disiplinuar prodhuesit.
Por të duhet një strukturë rregulluese,
përndryshe ti thjesht po fton kompani
që të të zhvatin.
Historikisht, gjërave e nevojshme
në SHBA kanë rregulla të forta.
Në vitet 90 e ndryshuan këtë,
filluan ta ndryshonin.
Ne do të heqim dorë
nga kontrolli i ndërtesës,
operacioni dhe pronësia
e impianteve të prodhimit,
duke e lënë sistemin e transmetimit
dhe atë të shpërndarjes
në duart e gjërave të nevojshme.
Kompanitë e energjisë mund ta rrisin
çmimin shitjes me shumicë pa kontroll.
Në mënyrë që ta bëjnë këtë,
ata zhvillojnë strategji komplekse
mashtrimesh me emra të koduar.
Në rastin Enron, nxorën edhe emra
për të mes tyre:
Ylli i Vdekjes, Shkurtohu Pak, Rikoshet,
Ngërç, Programim Fals.
Njëri u quajt "Trashaluqi" sipas bombës
së parë bërthamore që është lëshuar.
Kompanitë madje edhe ndalojnë
së prodhuari energji
për të krijuar mungesa dhe
për të rritur çmimin e kilovatëve për orë.
Las Vegas Cogen, jam Riçi.
- Hej, Rich! Jam Billi lart në Enron.
Kjo do të jetë diçka
që duhet ta bisedojmë ballë përballë.
Dua që ju të bëheni disi krijues
dhe të gjeni një arsye
për të ardhur poshtë.
Në rregull, do të vijmë
për ndonjë mirëmbajtje.
Kemi regjistruar njerëz
nga Enron-i duke qeshur ,
në lidhje me shkëputjen e energjisë
dhe se si do t'i çonin në çati
çmimet për gjyshet.
Pra thashethemet ishin të vërteta?
Të gjitha paratë që keni vjedhur
nga ato gjyshet e gjora të Kalifornisë?
Po, të gjyshes Mili, shoku.
Tani ajo do paratë e saja
për energjinë
që t'ia ia fute nga pas
për 250 dollarë megavat/orë.
Tjetra ishte të luanin me tregun.
Pra, me pak fjalë ata do të paguheshin
për elektricitet,
që në të vërtetë
nuk do ta dorëzonin kurrë.
Dhe doli që çmimet u rritën
me qindra pikë përqindjeje,
madje edhe mijëra
gjatë atyre periudhave të pikut.
Enron-i e korruptoi sistemin tonë.
Thellë.
Por nuk ishte vetëm Enron-i.
Dhe ideja që Enron-i është vetëm
një mollë e kalbur është e gabuar.
Të gjashta kompanitë e mëdha energjetike
ishin të përfshira në komplot.
Enron-i nuk mund të vepronte i vetëm.
Në Kaliforni, qytetarët i paguajnë
kostot e eksperimenteve,
kur forcat e tregut lënë miliona
prej tyre në errësirë të plotë.
Shkëputjet e para ndodhën
në qershor të vitit 2000.
Me pak fjalë, prodhuesit refuzonin
të prodhonin me çmimet e dhëna
dhe kështu përfunduan me shkëputje.
Heqja dorë nga kontrolli i tregut
të energjisë në Kaliforni
u imponua nën një presion të madh
nga bizneset e mëdha.
Por edhe ato patën humbje
nga heqja dorë nga kontrolli.
Ironia është se përdorues
të mëdhenj të shërbimeve,
biznese të mëdha që përdornin
sasi të mëdha energjie,
ishin përkrahësit më të mëdhenj
të heqjes së kontrollit.
Kur goditi kriza e energjisë,
ato ishin mes viktimave më të mëdha,
duke parë sasinë e energjisë
që konsumonin.
Kur çmimet e shitjes me pakicë
nuk e ndiqnin dot më
lojën e marrë spekulative
të çmimeve me shumicë,
sistemi filloi të përmbysej.
Sa më shumë energji siguronin,
aq më shumë para humbnin
dhe më shpejt.
Në një kohë shumë të shkurtër, njëri
nga dy investitorët tanë këtu në Kaliforni
deklaroi falimentimin,
dhe tjetri ishte shumë pranë tij.
Fundi i historisë ishte
rimarrja e kontrollit.
Nëse ia lë këtë tregut,
atëherë mund të hasësh situata
në ato maja kur çmimi bëhet
vërtet qesharak,
dhe kështu ndodhi në Kaliforni.
Rregullimi është aplikimi
i demokracisë në ekonomi.
Është mënyra se si publiku i kontrollon
bizneset e monopolit
që ata të mos na kontrollojnë neve.
Evropa do të provojë
ditët e errëta të saja,
falë heqjes së kontrollit dhe privatizimit
të tregut të energjisë.
Heqja e kontrollit fillon
me Traktatin e Mastriktit,
ku BE-ja premton përmirësimin
e shërbimeve dhe uljen e çmimeve.
Në Bashkimin Evropian,
aty ku tregu është hapur,
çdo prodhues apo furnizues
me elektricitet mund të futet
në rrjetet e transportit dhe shpërndarjes
që të furnizojë klientët e tij,
gjë e cila inkurajon konkurrencën.
Deri në vitin 2006, asnjë kompani private
nuk ka investuar në elektricitet në Greqi.
Kjo është një infrastrukturë publike,
kërkon një kapital të madh
dhe kthimi është i ulët.
Nuk ka fitim të lehtë dhe të shpejtë
për kompanitë private.
Prandaj, gradualisht,
nga viti 2000 deri në 2006-ën,
në mënyrë që tregu të tërheqë
investitorë privatë,
faturat e konsumit filluan të rriten.
Taksapaguesit nuk paguajnë thjesht
vetëm fatura më të shtrenjta.
Pa e kuptuar, ata subvencionojnë
prodhuesit privatë të energjisë.
Mitilinios zotëron rafineritë e naftës
"Aloumina" dhe "Latsis".
Ata kishin nevojë për energji elektrike,
kështu që ndërtuan impiante energjie
për nevojat e veta.
Por ata kuptuan se ishte më pak fitimprurëse,
po të përdornin energjinë e tyre.
Kështu që ia shisnin energjinë elektrike
kompanisë publike të energjisë
për 100 euro/megavat
me çmim shumice,
ndërkohë që kompania publike e energjisë
ua shiste atyre
dhe kompanive të tjera
për 43 euro.
Nëse e kthejmë në volt,
kompania publike e blen me 51 centë,
dhe e shet për 11 centë
për kilovat/orë.
Për shkak të rritjes së vazhdueshme
të faturave, kompanitë private
e kuptuan që edhe ato mund të përfitojnë
nga furnizimi me energji elektrike.
Hellas. Erdhi kompania private
numër një e energjisë elektrike.
Dr. Lampros, një reumatolog
dhe zonja Fotini
e ndryshuan kompaninë elektrike
pa e ndërruar aparatin matës.
Erdhi një pikë që u shfaqën
shpërndarës privatë energjie elektrike.
Shpërndarësit janë thjesht ndërmjetës.
Ata nuk shisnin asgjë.
Me një kapital prej 60,000 eurosh,
një shumë mjaft e vogël,
dikush mund të merrte një licencë
për të siguruar energji elektrike.
Një kompani që siguron energji
përmes burimeve përtëritëse.
Ku e merrnin ata energjinë përtëritëse,
të cilën e reklamonin?
Nga kompania publike.
Në fillim, kompanitë private
duhej të siguronin
elektricitetin që premtonin të shisnin.
Por BE-ja i liroi ato nga ky detyrim.
Ato nuk kishin garanci që e kishin
atë që premtonin të shisnin!
Autoriteti rregullues grek
për sektorin e energjisë
do t'u hapte dyert kompanive,
mes të cilave do shfaqeshin
Enron-ët e Greqisë.
U lëshuan 63 licenca.
Operuesit më të mëdhenj ishin
Energa dhe Hellas Power.
Të dyja kompanitë,
nuk ia paguanin sektorit publik
shpenzimet e bëra për prodhimin
dhe shpërndarjen e energjisë.
Erdhi një pikë kur ato
ndaluan së paguari fare,
madje edhe shumën e nevojshme
për energjinë,
që kishin rënë dakord ta blinin
në kontratën e blerjes.
Gjithashtu mblidhnin edhe taksat e shtuara
tek fatura e energjisë
dhe paratë shkonin direkt në Zvicër.
Rasti i Energa-s
dhe Hellas Power
janë vetëm maja e ajsbergut
të miliona eurove
që u ka kushtuar heqja e kontrollit
qytetarëve grekë.
Gjatë 12 viteve të heqjes së kontrollit
nga tregu i energjisë elektrike,
nuk ka pasur asnjë rënie
në burokraci
dhe as shërbimet nuk janë përmirësuar
dhe as përzierja e karburantit
nuk është përmirësuar.
Përkundrazi, vartësia e vendit
ndaj energjisë elektrike u rrit,
ndërkohë që faturat ngriheshin
me më shumë se 80%.
Viktimat e para janë taksapaguesit.
Por edhe punonjësit
janë prekur nga kjo.
Para heqjes së kontrollit të tregut,
që filloi në vitet '98-'99,
kompania publike e energjisë kishte
35,000 punonjës, ndërsa sot ka 22,000.
Ka pasur një rënie të madhe
në personelin
që u zëvendësua nga kontraktuesit,
punonjësit e kontraktuesve
dhe shumë punonjës të tjerë rasti.
Kontraktuesve nuk u intereson cilësia.
Përkundrazi, është në interes të tyre,
kur mirëmbajtja nuk është në rregull.
Kanë ndodhur gjithashtu
edhe shumë aksidente.
Nuk kalon viti pa dy, apo tre viktima.
Duke mospërfillur interesin e publikut
dhe pasojat në shoqëri,
partitë që mbështesin memorandumin
tani promovojnë
privatizimin e më shumë
kompanive energjetike publike.
Është një shifër e vërtetë,
sipas të dhënave zyrtare,
flasim për 16-17 miliardë euro.
Sa është vlera e tyre
në bursën e Greqisë?
750-800 milionë euro.
Njësia Pesë që është planifikuar
të ndërtohet në Ptolemaida
ka një buxhet prej 1.5 miliardësh euro.
E gjithë kompania do të shitet
për një çmim më të ulët
se një njësi e saj.
Populli grek ka paguar
që elektriciteti të shkojë
edhe në fshatin me të vogël
dhe ky rrjet tani do të shfrytëzohet
nga kompanitë private.
Shumica e këtyre kompanive private
e ushqejnë shtetin dhe fitojnë
në vend që të ofrojnë.
Kompania publike e energjisë
nuk është ndërtuar nga sektori privat.
Ajo ka operuar për 60 vjet,
falë parave të popullit.
Ajo çoi energjinë elektrike
në të gjithë vendin.
Është i yni dhe ne
nuk mund ta falim.
Shumë shembuj nga e gjithë bota
vërtetojnë se
privatizimi ndikon negativisht tek qytetarët,
punonjësit dhe shërbimet.
Sot, privatizimi na prezantohet
si një domosdoshmëri,
në mënyrë që të rregullojmë
krizën e krijuar nga borxhi.
Gjithsesi, edhe përkrahësit
e privatizimit nuk janë dakord.
Të bësh shumë privatizim
nuk është medoemos gjëja më e mirë
për t'u bërë në mes të një krize ekonomike,
sepse privatizimi do të çojë
në dorëzimin e njerëzve.
Dhe gjëja më e keqe që mund
të bësh gjatë një krize
është t'u japësh arsye të tjera njerëzve
për t'u dorëzuar.
Në afat të shkurtër do të marrësh
pak para prej kësaj.
Kështu që do të jetë mirë për ty
për mbase një vit,
por pas këtij viti ti humbet të ardhurat.
Në terma të vërteta ekonomike,
do të jetë një pikë uji në oqean
në afat të shkurtër,
dhe një humbje ekonomike
në afat të gjatë.
Kriza botërore që ka krijuar
sektori privat
bëhet pretekst për një sulm të përgjithshëm
mbi pasuritë publike.
Një sulm që ndonjëherë
është i maskuar.
Privatizimi nuk prek vetëm rastet
kur i merren të gjitha shërbimet shtetit,
në formën e koncesioneve,
për shembull.
Privatizim është edhe
kur universitetet vlerësohen
për një nivel edukimi
që ata nuk e japin,
por sipas mënyrës më tërheqëse
të këtij edukimi në treg.
Të ashtuquajturit universitetet publike
po detyrohen të përshtaten
me të njëjtën domosdoshmëri tregu,
kështu që këtu do të gjejmë
një proces asimilimi,
në të cilin universitetet publike bëhen
shumë e më shumë si ato private:
Ndërmarrje fitimprurëse që në thelb
kërkojnë të shesin edukimin,
dhe i gjithë parimi i edukimit publik
është që edukimi nuk është
një produkt.
Është e drejta e çdo qytetari.
Tentativa e privatizimit
është zhvilluar,
edhe në atë që Marksi
e quante "intelekti i përgjithshëm",
domethënë, dija e grumbulluar
shoqërore dhe teknologjike
që prodhon pasuri për shoqërinë.
Si u bë Bill Gejtsi
njeriu më i pasur në botë?
Ai u pasurua pikërisht përmes
privatizimit të gjërave të përbashkëta.
Ajo që ofron Bill Gejtsi
është diçka që formon vetë hapësirën
e përbashkët që ne përdorim
në mënyrë që të komunikojmë,
të shkëmbejmë shënime,
jo vetëm dijen, por në përgjithësi,
lajmet, Internetin, gjithçka.
Në mënyrë që të kontaktojmë
me njëri-tjetrin,
ne duhet të futemi
në territorin e Bill Gejtsit.
Gjithsesi, tentativa
për të privatizuar gjithçka
çon në rezistencën me forcë
të njerëzve,
të atyre që e mendojnë
se gjithçka mund të ndryshojë,
nëse ka vendosmëri politike.
Problemet e ekonomisë nuk janë ligjore,
janë politike.
Kur merret një vendim politik,
gjithçka mund të rikthehet mbrapsht.
Në vende si Argjentina,
Bolivia, Ekuadori,
ka ndodhur rimarrja
e sistemit të privatizuar.
Në disa raste ngaqë ishin të detyruar.
Tani në Evropë po ndodhin
ri-municipalizime.
Ajo që ka ndodhur në Gjermani
në dy vitet e fundit
është shtrirë goxha shumë:
Ri-municipalizim i elektricitetit.
Por përgjigjja për privatizimin
nuk mund ta kthejë situatë në pikën
që na solli këtu ku jemi tani.
Qëllimi është që prona publike
të kontrollohet
nga ata që e krijuan:
Nga punëtorët.
Unë mendoj se duhet të marrim
mësime nga e shkuara
dhe struktura e menaxhimit
duhet të jetë më demokratike.
Autoriteti duhet të vijë nga poshtë,
jo nga lart.
Populli grek duhet të luftojë për këtë,
sepse nëse nuk luftojnë,
nuk do të mund të ngrihen më.
Shpresoj që grekët ta luftojnë.
Dhe shpresoj që të gjitha sindikatat evropiane
të tregtisë t'i ndihmojnë ata.
Për studentët dhe punëtorët
në universitetet greke,
u them të rezistojnë me gjithë
fuqinë që kanë.
Jo! Ju nuk jeni viktima.
Mirë, jeni,
por në parim, ju po luftoni,
për Zotin.
A do të mundë personi modern
të luftojë tendencën
për të qenë pasivë,
të qetë?
Veç kësaj, Thusididis
ka thënë se:
Duhet të zgjidhni,
ose liri, ose qetësi.
Ose do të jeni të lirë,
ose do të jeni të qetë.
Nuk mund t'i keni të dyja.