Qe ne vogeli me kane diagnostikuar me sociofobi, dhe si të paktën njëzet njerëz të tjerë në një dhomë me këto pëmasa isha belbëzuese. A guxoni të ngrini doren? Dhe qëndron me ne. Me të vërtetë qëndron me ne, sepse kur ne trajtohemi në atë mënyrë, ndonjëherë ndihemi të padukshëm, te perjashtuar ose te pakonsideruar. Dhe kur fillova të shikoja njerëzit, gjë të cilën e beja më së shumti, vura re se disa njerëz donin me të vërtet vëmendje dhe njohje. Më kujtohet, isha e re atëhere. Atëhere, çfarë bënë ata? Ajo që ne bëjmë ndoshta shumë shpesh. flasim për veten tonë. Dhe ka njerëz të tjerë të cilët i kam vëzhguar, që kishin atë që unë e quaja mendim reciprok. Në çdo situatë, ata gjenin një mënyrë për të folur rreth nesh dhe të krijonin idene “ne”. Kështu që ideja ime për të riimagjinuar botën është ta shikojmë atë si një vend, ku të gjithë bëhemi mundësi - krijuesa më të mëdhenj, me dhe për të tjerët. Nuk ka shanc më të madh ose thirrje për veprim për ne tani, sesa të bëhemi mundësi - krijuesa të cilët së bashku përdorin talentet më të mira më shpesh për një të mirë më të madhe dhe të përmbushin gjëra që ne nuk mund t’i bënim vetë. Dhe dua tju flas juve për këtë, sepse më tepër sesa dhurimi, më tepër sesa dhurimi, është kapaciteti për ne të bëjmë diçka më të zgjuar së bashku për një të mirë më të madhe që na ngre bashkë e riprodhohet ne nje shkalle me te larte. Ja përse jam këtu. Por gjithashtu dua të theksoj diçka tjetër: Secili prej jush është më i zoti se çdokush tjetër për te bere diçka te caktuar. Kjo e hedh poshtë atë shprehjen e famshme që, nëse ti je më i zgjuari në këtë sallë, atëherë je në sallën e gabuar. (Të qeshura) Kështu që më lini t’ju tregoj për një festë në Hollywood ku shkova para dy vjetësh, dhe takova një aktore të suksesshme, dhe shumë shpejt folëm për diçka për të cilën ne ndiheshim të dyja të apasionuara: arti publik. Dhe ajo kishte besimin e zjarrtë se çdo ndërtesë e re në Los Angeles duhej të kishte artin publik në të. Ajo donte një rregull për të, dhe filloi zellshëm kush është këtu nga Cikago? ajo filloi të fliste zellshëm për ato skulptura në formën e fasules në Parkun Millenium, dhe njerëzit i afroheshin dhe qeshnin nën reflektimin e tij, dhe pozonin, improvizonin dhe së bashku bënin foto dhe qeshnin. Kur ajo fliste, më erdhi një ide në mendje. Dhe thashë “Njoh dikë të cilin duhet ta takosh. Ai po largohet nga San Quentin për dy javë” (Të qeshura) “dhe ai ndan të njëjtën dëshirë të flaktë me ty që arti duhet të bashkojë dhe t'ju jap mundësi njerëzve të lidhen”. Ai kaloi pesë vjet në burg, dhe e takova atë sepse dhashë një fjalim në San Quentin, dhe ai është i artikuluar dhe i pashem sepse është muskuloz. Ai kishte një regjim stërvitjeje që e bënte çdo ditë. (Të qeshura) Mendova se ajo po më kuptonte mua në atë pikë. Thashë, “Ai do të ishte një aleat i papritur”. Dhe jo vetëm kaq. Ja ku është James. Ai është arkitekt, eshtë profesor, dhe shume i apasionuar në krijimin e hapsirave piblike. qe do thote të krijosh ato mini-sheshet dhe ato vendkalimet urbane të cilat janë të mbuluara me art, kur njerëzit vizatojnë, takohen dhe flasin shpesh. Mendoj se ata do të ishin aleatë të mirë. Dhe në fakt ata ishin. Ata u bashkuan. U pregatitën. Ata folën përpara Këshillit të Qytetit të Los Angeles. Dhe anëtarët e këshillit jo vetëm e kaluan rregullin, gjysma e tyre zbritën dhe pyetën nëse mund të pozonin me ta paskësaj. Ata ishin befasues, imponues dhe të besueshëm. Nuk mund ta blesh ketë. Ajo që ju kërkoj juve të konsideroni është se çfarë lloj mundësi-krijuesish mund të bëhemi, sepse më tepër sesa pasuria, ose tituj të zbukuruar ose shumë kontakte, është kapaciteti ynë të lidhemi rreth anës së mirë të njëri-tjetrit dhe ta shfaqim atë. Dhe nuk po them që është diçka e lehtë, dhe jam e sigurt që shumë prej jush kane bere gabime se me cilin donit të lidheshit, por çfarë dua të sugjeroj është, kjo është një mundësi. Fillova të mendoja rreth kësaj më parë kur isha reportere e Wall Street Journal dhe isha në Europë ku duhej të mbuloja tendenca dhe tendenca që kapërcenin biznesin, politikën ose stilin e jetesës. Kështu që duhej të kisha kontakte në botë shumë të ndryshme nga ajo e imja, sepse në të kundërt nuk mund t’i pikasje trendet. Dhe e treta, duhej ta shkruaja historinë në një mënyrë që t’i përshtatej lexuesit ku ata mund të shikonin sesi këto trende ndikonin jetën e tyre. Kjo është ajo që mundësi-krijuesat bëjnë. Dhe ka një gjë të çuditshme. Ndryshe nga numri në rritje i amerikanëve të cilët punojnë, jetojnë dhe luajnë me njerëz që mendojnë njesoj si ata sepse pastaj ne bëhemi më të ngurtë dhe ekstremista, ndërtuesit e mundësive kërkojnë papushim situata me njerëz ndryshe nga vetja dhe ndërtojnë marrëdhenie dhe për këtë arsye ata kanë marrëdhënie të besueshme ku mund të formojnë ekipin e duhur dhe i rekrutojnë ata qe të zgjidhin një problem më mirë dhe më shpejt dhe të mbërthejnë më shumë mundësi. Ata nuk pengohen nga ndryshimet, ata janë të magjepsur nga ato, dhe ky është një ndryshim i madh i perceptimit, dhe kur e ndjen atë, dëshiron që të ndodhe më shpesh. Kjo botë po na thërret që të kemi një perceptim kolektiv, dhe unë besoj në realizimin e saj. Është veçanërisht e rëndësishme tani. Përse është e rëndësishme tani? Sepse gjërat mund të bëhen të komanduara si dronët, droga dhe mbledhja e të dhënave dhe mund të jenë të komanduara nga më shumë njerëz dhe mënyra më të lira për qëllime të dobishme dhe më pas, ashtu si ne dimë nga lajmet çdo ditë, ato mund të përdoren për qëllime të rrezikshme. Na thërret ne, secilin nga ne, në një mision më të lartë. Por pastaj është qershia mbi tortë: Nuk është thjesht mundësia e parë që ti bën me dikë tjetër është ndoshta më e mira, si një institucion apo individ. Është pasi e keni patur atë eksperiencë dhe ju besoni njëri - tjetrin. Janë gjërat e papritura që ti i krijon më vonë qe nuk i kishe parashikuar asnjëherë. Për shembull, Marti është burri i aktores të cilën unë e përmenda, dhe ai po i shikonte ata kur po praktikoheshin, dhe foli menjëhere me Uallin mikun tim ish te dënuar, rreth regjimit të stërvitjes. Ai mendoi, kam disa fusha roketballi. Ai mund të jepte mësim. Shumë njerëz që punojnë atje janë anëtarë te fushat e mija. Ata janë udhëtues të vazhdueshëm. Ata mund të praktikoheshin në dhomat e tyre të hotelit, pa patur pajisje. Ja se si u punësua Uolli. Jo vetëm kaq, vite më vonë ai jepte gjithashtu mësim në roketball. Vite pas kësaj, ai u jepte mësim mësuesve te raketballit. Ajo që unë sugjeroj është se kur lidhesh me njerëz rreth një interesi dhe veprimi të përbashkët, mësohesh me gjerat e bukura të rastësishme që ndodhin në të ardhmen, dhe mendoj se kjo është ajo të cilën po kërkojmë. Ne i hapemi atyre mundësive dhe në këtë sallë ka lojtarë kyc dhe teknologji, lojtarë me rëndësi të cilët jane në pozicion unik per ta bërë këtë, të shkallëzojnë së bashku sisteme dhe projekte. Pra, ja se çfarë ju kërkoj të bëni. Kujtoni tre rrugët e mundësi-krijuesëve. Mundësi-krijuesit mprehin fuqinë e tyre më të madhe dhe bëhen kërkues modelesh. Ata përfshihen në botë të ndryshme nga ajo e tyre kështu që ata janë të besueshëm dhe mund t'i shohin ato modele, dhe komunikojnë për tu lidhur ne pikat qendrore te interesave të përbashkëta. Ajo që unë po ju kërkoj është se bota është e uritur. Me të vertetë besoj, nga eksperienca ime direkte, që bota është e uritur për ne të bashkohemi si mundësi-krijuesa dhe t’i imitojme keto sjellje ashtu si bën shumica nga ju e njoh atë nga eksperienca dhe të riimagjinojmë një botë ku ne së bashku përdorim talentet tona më të mira më shpesh për të përmbushur gjëra më të mëdha së bashku sesa mund të bënim vetëm. Vetëm mendoni ashtu si tha njëherë Dave Liniger “Nuk mund të kesh sukses nëse vjen në një gosti vetëm me një pirun”. (Të qeshura) Falemnderit shumë. Falemnderit. (Duartrokitje)