Kam menduar per dallimin ndermjet virtyteve te rezymes dhe virtyteve te eulogjise. Virtytet e rezymes jane ato te cilat ju i vendosni ne nje rezyme, te cilat jane aftesite qe ju sillni ne treg. Virtytet e eulogjise jane ato qe permenden ne nje eulogji, te cilat jane me te thella: kush jeni ju, ne thellesine tuaj, cila eshte natyra e marredhenies tuaj, a jeni guximtar, i dashur, i besueshem, i qendrueshem? Dhe shume nga ne, duke me perfshire edhe mua, do te thonin se virtytet e eulogjise jane vitytet me te rendesishme. Por te pakten ne rastin tim, a jane ato per te cilat mendoj me shume? Dhe pergjigja eshte jo. Pra isha duke menduar per kete problem, dhe nje mendimtar qe me ka ndihmuar te mendoj per kete gje eshte nje djale i quajtur Joseph Soloveitchik, i cili ishte nje rabin dhe ka shkruar nje liber te titulluar "Njeriu i vetmuar i besimit" ne 1965. Soloveitchik ne kete liber ka thene se jane dy ane te natyres sone, te cilat ai i ka quajtur Adam I dhe Adam II. Adam I eshte materialist, ambicioz, ana e jashtme e natyres tone. Ai deshiron te ndertoje, te krijoje kompani, te krijoje risi. Adam II eshte pjesa modeste e natyres sone. Adam II deshiron jo vetem te beje mire por te jete i mire, te jetoje ne nje menyre qe nderon Perendine, krijesat dhe mundesite tona. Adam I deshiron te pushtoje boten. Adam II deshiron te degjoj nje thirrje dhe ti bindet botes. Adam I i shijon arritjet. Adam II shijon qendrueshmerine e brendshme dhe forcen. Adam I pyet sesi funksionojne gjerat. Adam II pyet pse jemi ketu. Motoja e Adam I eshte "suksesi" Motoja e Adam II eshte 'dashuria, rimesherim dhe kthimi." Dhe Soloveitchik argumenton se keto dy ane te natyres tone jane ne lufte me njera-tjetren. Ne jetojme ne nje vete-ballafaqim te vazhdueshem ndermjet suksesit te jashtem dhe vleres se brendshme. Dhe gjeja e nderlikuar per keto dy ane ane te natyres tone eshte se punojne nga logjika te ndryshme. Logjika e jashtme eshte nje logjike ekonomike: te dhenat sjellin rezultate, rreziku sjell shperblim. Ana e brendshme e natyres tone eshte nje logjike morale dhe shpesh nje logjike e anasjellte. Duhet te japesh qe te marresh. Duhet ti dorezoheni dickaje jashte vetes per te fituar force brenda vetes tuaj. Ju duhet te pushtoni deshiren qe te arrini ate qe doni. Ne menyre qe te plotesoni veten tuaj, ju duhet te harroni veten tuaj. Ne menyre qe te gjeni veten tuaj, ju duhet ta humbisni ate. Ndodh qe ne jetojme ne nje shoqeri qe favorizon Adam I, dhe shpesh e neglizhon Adam II. Dhe problemi eshte se, ju ktheheni ne nje kafshe te mprehte e cila e trajton jeten si nje loje, dhe ju beheni nje krijese e ftohte dhe llogaritese që rreshket ne nje lloj mediokriteti ku ti e kupton se ka një dallim ndermjet unit tend te deshiruar dhe unit tend te tanishem. Ju nuk jeni duke fituar eulogjine qe deshironi, qe shpresoni qe dikush do te mbaje per ju. Ju nuk keni bindjen e thelle. Ju nuk keni nje emocion kumbues. Ju nuk keni perkushtimin ndaj detyrave qe duan perkushtim gjate nje jete te tere. M'u kujtua nje pergjigje e zakonshme pergjate historise sesi te formoni nje Adam II te forte, si te formoni nje karakter te thelle. Permes historise, njerezit jane kthyer pas ne te shkuaren e tyre, ndonjehere ne nje kohe te cmuar te jetes se tyre, te femijerise se tyre, dhe shpesh, mendja vertitet ne te kaluaren, ne nje moment te turpshem, disa mekate qe jane kryer, disa fakte egoiste, ne një akt te mosveprimit, te cektësisë, mëkate zemërimi, mëkate te vetëkeqardhjes, duke u perpjekur kenaqni te tjeret, nje mungese guximi. Adam I eshte i ndertuar mbi fuqite tuaja. Adam II eshte i ndertuar duke luftuar dobesite tuaja. Kerkoni ne veten tuaj, e gjeni mekatin te cilin e keni kryer perseri dhe perseri gjate jetes suaj, mekatin qe ka lene shenje nga i cili burojne te tjeret, dhe ju e luftoni ate mekat dhe ju e mundni ate mekat dhe nga ajo mundje luftim, nga ajo vuajtje, nje karakter i forte eshte krijuar. Ne shpesh ne nuk jemi te mesuar te njohim mekatin ne veten tone, dhe ne kulturen tone ne nuk na kane mesuar sesi te luftojme me te, sesi te perballemi me te dhe sesi ta kundershtojme ate. Ne jetojme në nje kulture me nje mentalitet Adam I ku ne jemi te paqarte ne lidhje me Adam II. Se fundmi, Reinhold Niebuhr permblodhi perballjen, jeten e Adam I dhe Adam II, ne kete menyre: "Asgje qe ja vlen te realizohet nuk mund te arrihet ne jeten tone; per kete arsye ne duhet te shpetohemi nga shpresa. Asgje qe eshte e vertete apo e bukur ose e bere mire ka kuptim te plote dhe te menjehershem ne nje kontekst : per kete arsye ne duhet te shpetohemi nga besimi. Asgje qe ne bejme, sado e vitytshme te jete, mund te arrihet vetem; per kete arsye ne duhet te shpetohemi nga dashuria. Asnje akt i virtytshem nuk eshte dhe aq i virtytshem nga pikepamja e miqve tane apo e armikut, apo nga pikepamja jone. Prandaj ne duhet te shpetohemi nga forma perfundimtare e dashurise, e cila eshte falja." Falemnderit. (Duartrokitje)