Kam menduar per dallimin ndermjet
virtyteve te rezymes dhe virtyteve te eulogjise.
Virtytet e rezymes jane ato
te cilat ju i vendosni ne nje rezyme,
te cilat jane aftesite qe ju sillni ne treg.
Virtytet e eulogjise jane ato
qe permenden ne nje eulogji,
te cilat jane me te thella: kush jeni ju,
ne thellesine tuaj,
cila eshte natyra e marredhenies tuaj,
a jeni guximtar, i dashur,
i besueshem, i qendrueshem?
Dhe shume nga ne, duke me perfshire
edhe mua, do te thonin
se virtytet e eulogjise jane
vitytet me te rendesishme.
Por te pakten ne rastin tim, a jane ato
per te cilat mendoj me shume?
Dhe pergjigja eshte jo.
Pra isha duke menduar per kete problem,
dhe nje mendimtar qe me ka ndihmuar
te mendoj per kete gje
eshte nje djale i quajtur Joseph Soloveitchik,
i cili ishte nje rabin
dhe ka shkruar nje liber te titulluar
"Njeriu i vetmuar i besimit" ne 1965.
Soloveitchik ne kete liber ka thene
se jane dy ane te natyres sone,
te cilat ai i ka quajtur Adam I dhe Adam II.
Adam I eshte materialist, ambicioz,
ana e jashtme e natyres tone.
Ai deshiron te ndertoje,
te krijoje kompani,
te krijoje risi.
Adam II eshte pjesa modeste e natyres sone.
Adam II deshiron jo vetem te beje mire
por te jete i mire,
te jetoje ne nje menyre
qe nderon Perendine,
krijesat dhe mundesite tona.
Adam I deshiron te pushtoje boten.
Adam II deshiron te degjoj nje thirrje
dhe ti bindet botes.
Adam I i shijon arritjet.
Adam II shijon qendrueshmerine
e brendshme dhe forcen.
Adam I pyet sesi funksionojne gjerat.
Adam II pyet pse jemi ketu.
Motoja e Adam I eshte "suksesi"
Motoja e Adam II eshte 'dashuria,
rimesherim dhe kthimi."
Dhe Soloveitchik argumenton se keto dy ane
te natyres tone jane ne lufte me njera-tjetren.
Ne jetojme ne nje
vete-ballafaqim te vazhdueshem
ndermjet suksesit te jashtem
dhe vleres se brendshme.
Dhe gjeja e nderlikuar per keto
dy ane ane te natyres tone eshte se punojne
nga logjika te ndryshme.
Logjika e jashtme eshte nje logjike ekonomike:
te dhenat sjellin rezultate,
rreziku sjell shperblim.
Ana e brendshme e natyres tone
eshte nje logjike morale dhe
shpesh nje logjike e anasjellte.
Duhet te japesh qe te marresh.
Duhet ti dorezoheni dickaje jashte vetes
per te fituar force brenda vetes tuaj.
Ju duhet te pushtoni deshiren
qe te arrini ate qe doni.
Ne menyre qe te plotesoni veten tuaj,
ju duhet te harroni veten tuaj.
Ne menyre qe te gjeni veten tuaj,
ju duhet ta humbisni ate.
Ndodh qe ne jetojme ne nje shoqeri
qe favorizon Adam I,
dhe shpesh e neglizhon Adam II.
Dhe problemi eshte se, ju ktheheni
ne nje kafshe te mprehte
e cila e trajton jeten si nje loje,
dhe ju beheni nje krijese
e ftohte dhe llogaritese
që rreshket ne nje lloj mediokriteti
ku ti e kupton se ka një dallim
ndermjet unit tend te deshiruar
dhe unit tend te tanishem.
Ju nuk jeni duke fituar eulogjine qe deshironi,
qe shpresoni qe dikush do te mbaje per ju.
Ju nuk keni bindjen e thelle.
Ju nuk keni nje emocion kumbues.
Ju nuk keni perkushtimin ndaj detyrave
qe duan perkushtim gjate nje jete te tere.
M'u kujtua nje pergjigje e zakonshme
pergjate historise
sesi te formoni nje Adam II te forte,
si te formoni nje karakter te thelle.
Permes historise, njerezit jane kthyer pas
ne te shkuaren e tyre,
ndonjehere ne nje kohe te cmuar
te jetes se tyre,
te femijerise se tyre,
dhe shpesh, mendja vertitet ne te kaluaren,
ne nje moment te turpshem,
disa mekate qe jane kryer,
disa fakte egoiste,
ne një akt te mosveprimit, te cektësisë,
mëkate zemërimi, mëkate te vetëkeqardhjes,
duke u perpjekur kenaqni te tjeret,
nje mungese guximi.
Adam I eshte i ndertuar mbi fuqite tuaja.
Adam II eshte i ndertuar
duke luftuar dobesite tuaja.
Kerkoni ne veten tuaj, e gjeni mekatin
te cilin e keni kryer perseri
dhe perseri gjate jetes suaj,
mekatin qe ka lene shenje
nga i cili burojne te tjeret,
dhe ju e luftoni ate mekat
dhe ju e mundni ate mekat
dhe nga ajo mundje luftim, nga ajo vuajtje,
nje karakter i forte eshte krijuar.
Ne shpesh ne nuk jemi te mesuar te njohim
mekatin ne veten tone,
dhe ne kulturen tone ne nuk na kane mesuar
sesi te luftojme me te,
sesi te perballemi me te dhe
sesi ta kundershtojme ate.
Ne jetojme në nje kulture
me nje mentalitet Adam I
ku ne jemi te paqarte ne lidhje me Adam II.
Se fundmi, Reinhold Niebuhr
permblodhi perballjen, jeten e
Adam I dhe Adam II, ne kete menyre:
"Asgje qe ja vlen te realizohet
nuk mund te arrihet ne jeten tone;
per kete arsye ne duhet
te shpetohemi nga shpresa.
Asgje qe eshte e vertete
apo e bukur ose e bere mire
ka kuptim te plote dhe
te menjehershem ne nje kontekst :
per kete arsye ne duhet
te shpetohemi nga besimi.
Asgje qe ne bejme, sado e vitytshme te jete,
mund te arrihet vetem;
per kete arsye ne duhet
te shpetohemi nga dashuria.
Asnje akt i virtytshem
nuk eshte dhe aq i virtytshem
nga pikepamja e miqve tane apo e armikut,
apo nga pikepamja jone.
Prandaj ne duhet te shpetohemi
nga forma perfundimtare e dashurise,
e cila eshte falja."
Falemnderit.
(Duartrokitje)