WEBVTT 00:00:01.391 --> 00:00:03.670 Ka shumë mundësi që nuk më njihni, 00:00:03.670 --> 00:00:07.014 por jam një nga ata .01 përqindëshat 00:00:07.014 --> 00:00:08.957 për të cilët dëgjoni apo lexoni, 00:00:08.957 --> 00:00:13.022 dhe, sipas çdo përkufizimi të arsyeshëm, një plutokrat. 00:00:13.022 --> 00:00:16.111 Ajo që dua të bëj sot është t’u flas haptazi 00:00:16.111 --> 00:00:18.418 plutokratëve të tjerë, llojit tim, 00:00:18.418 --> 00:00:21.229 pasi duket se është koha që krejt ne 00:00:21.229 --> 00:00:23.305 të ulemi të bisedojmë. 00:00:23.305 --> 00:00:25.883 Si shumica e plutokratëve, jam kapitalist 00:00:25.883 --> 00:00:28.226 shumë krenar dhe pa brenga. 00:00:28.226 --> 00:00:31.763 Kam themeluar, bashkë-themeluar ose financuar 00:00:31.763 --> 00:00:35.293 mbi 30 kompani në industri të ndryshme. 00:00:35.293 --> 00:00:38.888 Isha investuesi i parë jo-familjar në Amazon.com. 00:00:38.888 --> 00:00:41.609 Bashkëthemelova një shoqëri të quajtur aQuantive 00:00:41.609 --> 00:00:45.479 që ia shitëm Microsoft-it për 6.4 miliardë dollarë. 00:00:45.479 --> 00:00:48.027 Tok me miqtë e mi, jemi pronarë të një banke. 00:00:48.027 --> 00:00:50.923 Ua tregoj — (Të qeshura) — 00:00:50.923 --> 00:00:52.170 e pabesueshme, apo jo? 00:00:52.170 --> 00:00:55.380 Ua them këto për t’ju treguar 00:00:55.380 --> 00:00:58.143 se jeta ime është si shumica e plutokratëve. 00:00:58.143 --> 00:01:01.450 Kam një këndvështrim të gjerë mbi kapitalizmin 00:01:01.450 --> 00:01:03.250 dhe biznesin, 00:01:03.250 --> 00:01:07.040 çka më është shpërblyer me të dy duart 00:01:07.040 --> 00:01:09.197 me një jetë që shumica juaj 00:01:09.197 --> 00:01:11.456 as e përfytyrojnë dot: 00:01:11.456 --> 00:01:14.157 disa shtëpi, një jaht, avionin tim, 00:01:14.157 --> 00:01:18.284 etj., etj., etj. 00:01:18.284 --> 00:01:21.546 Por të jemi të sinqertë: nuk jam personi më i mençur që ju ka rastisur. 00:01:21.546 --> 00:01:23.950 Dhe, pa mëdyshje, jo më i palodhuri. 00:01:23.950 --> 00:01:25.923 Isha student mesatar. 00:01:25.923 --> 00:01:27.141 Nuk jam fare tip teknik. 00:01:27.141 --> 00:01:29.639 Nuk shkruaj dot as edhe një rresht kodi. 00:01:29.639 --> 00:01:32.772 Me tërë mend, suksesi im është pasojë 00:01:32.772 --> 00:01:35.220 e fatit spektakolar, 00:01:35.220 --> 00:01:40.124 e lindjes, e rrethanave dhe e kohës. 00:01:40.124 --> 00:01:44.619 Por në fakt jam goxha i zoti në dy gjëra. 00:01:44.619 --> 00:01:49.263 E para, kam një tolerancë jo të zakonshme për rreziqet, 00:01:49.263 --> 00:01:51.678 dhe tjetra kam shumë intuite, 00:01:51.678 --> 00:01:54.303 se ç’do të ndodhë në të ardhmen, 00:01:54.303 --> 00:01:57.586 dhe mendoj se kjo nuhatje e së ardhmes 00:01:57.586 --> 00:02:01.156 është thelbi i sipërmarrjes së arrirë. 00:02:01.156 --> 00:02:03.674 Ç’shoh sot te e ardhmja jonë, 00:02:03.674 --> 00:02:05.676 do të pyesnit? 00:02:05.676 --> 00:02:07.331 Shoh sfurqe, 00:02:07.331 --> 00:02:12.121 si sfurqet e një turme të egërsuar, 00:02:12.121 --> 00:02:17.335 ngaqë, ndërkohë që njerëz si ne plutokratët 00:02:17.335 --> 00:02:20.866 jetojnë tej andrallave të koprracisë, 00:02:20.866 --> 00:02:23.779 99 përqindëshi tjetër i bashkëqytetarëve tanë 00:02:23.779 --> 00:02:26.592 po mbeten gjithnjë e më tepër mbrapa. 00:02:26.592 --> 00:02:29.080 Më 1980-n, një përqindëshi i amerikanëve në majë 00:02:29.080 --> 00:02:31.558 zotëronte rreth tetë përqind të të ardhurave kombëtare, 00:02:31.558 --> 00:02:34.232 kurse 50 përqindëshi i amerikanëve poshtë 00:02:34.232 --> 00:02:36.775 zotëronte 18 përqind. 00:02:36.775 --> 00:02:40.127 Tridhjetë vjet më vonë, sot, një përqindëshi në majë 00:02:40.127 --> 00:02:43.749 zotëron mbi 20 përqind të të ardhurave kombëtare, 00:02:43.749 --> 00:02:45.650 kurse 50 përqindëshi i amerikanëve poshtë 00:02:45.650 --> 00:02:48.564 zotëron 12 ose 13. 00:02:48.564 --> 00:02:51.010 Nëse prirja vazhdon, 00:02:51.010 --> 00:02:52.490 1% në majë do të zotërojë 00:02:52.490 --> 00:02:54.796 mbi 30 përqind të të ardhurave kombëtare 00:02:54.796 --> 00:02:56.588 pas 30 vitesh të tjera, 00:02:56.588 --> 00:02:58.868 kurse 50 përqindëshi i amerikanëve poshtë 00:02:58.868 --> 00:03:00.607 vetëm gjashtë. 00:03:00.607 --> 00:03:02.603 Pra, problemi nuk është se kemi 00:03:02.603 --> 00:03:04.684 ca pabarazi. 00:03:04.684 --> 00:03:07.136 Ca pabarazi është e domosdoshme 00:03:07.136 --> 00:03:10.430 për një demokraci kapitaliste që funksionon goxha 00:03:10.430 --> 00:03:12.140 Problemi është se pabarazia 00:03:12.140 --> 00:03:15.502 sot është në maja historike 00:03:15.502 --> 00:03:18.921 dhe përditë e më keq bëhet. 00:03:18.921 --> 00:03:21.545 Dhe nëse pasuria, pushteti, dhe të ardhurat 00:03:21.545 --> 00:03:23.380 vazhdojnë të përqendrohen 00:03:23.380 --> 00:03:25.681 në majën e majës, 00:03:25.681 --> 00:03:27.529 shoqëria jonë do të ndryshojë 00:03:27.529 --> 00:03:29.262 nga një demokraci kapitaliste 00:03:29.262 --> 00:03:33.034 në një shoqëri neo-feudale rentiere 00:03:33.034 --> 00:03:35.019 si Franca e shekullit të 18-të. 00:03:35.019 --> 00:03:38.213 Kështu qe Franca 00:03:38.213 --> 00:03:39.960 para revolucionit, 00:03:39.960 --> 00:03:41.984 me turmat me sfurqe. 00:03:41.984 --> 00:03:44.538 Ndaj kam një mesazh për plutokratët e mi 00:03:44.538 --> 00:03:46.360 dhe trilionerët 00:03:46.360 --> 00:03:47.834 dhe për këdo që jeton 00:03:47.834 --> 00:03:50.070 në një botë flluskë të gardhuar: 00:03:50.070 --> 00:03:51.421 Zgjohuni. 00:03:51.421 --> 00:03:55.141 Zgjohuni. Kjo s’mund të zgjasë përgjithmonë. 00:03:55.141 --> 00:03:57.160 Sepse nëse nuk bëjmë diçka 00:03:57.160 --> 00:04:01.491 për ndreqjen e pabarazive ekonomike verbuese në shoqërinë tonë, 00:04:01.491 --> 00:04:04.236 sfurqet do të na gjejnë, 00:04:04.236 --> 00:04:08.184 pasi asnjë shoqëri e lirë dhe e hapur s’mund ta mbajë 00:04:08.184 --> 00:04:11.188 gjallë këtë lloj pabarazie ekonomike në rritje. 00:04:11.188 --> 00:04:14.110 Kurrë nuk ka ndodhur. Nuk kemi shembuj për të. 00:04:14.110 --> 00:04:15.969 Tregomëni një shoqëri shumë të pabarabartë, 00:04:15.969 --> 00:04:17.447 t’ju tregoj një shtet policor 00:04:17.447 --> 00:04:19.214 ose një kryengritje. 00:04:19.214 --> 00:04:21.358 Nëse nuk i biem pas kësaj pune, 00:04:21.358 --> 00:04:23.269 sfurqet do të na gjejnë. 00:04:23.269 --> 00:04:27.117 Çështja nuk është “po sikur”, është “kur”. 00:04:27.117 --> 00:04:30.750 Dhe do të jetë e tmerrshme kur t’i vihen 00:04:30.750 --> 00:04:32.201 gjithkujt, 00:04:32.201 --> 00:04:37.185 por veçanërisht njerëzve si ne, plutokratëve. 00:04:37.185 --> 00:04:40.605 E di që duhet të dukem si ndonjë liberal naiv. 00:04:40.605 --> 00:04:42.855 Nuk jam. S’po argumentoj moralisht 00:04:42.855 --> 00:04:46.117 që pabarazia ekonomike është e keqe. 00:04:46.117 --> 00:04:50.403 Ajo që po mbroj është se rritja e pabarazisë ekonomike 00:04:50.403 --> 00:04:53.924 është pa mend dhe tek e fundit vetë-shkatërruese. 00:04:53.924 --> 00:04:57.152 Rritja e pabarazisë s’rrit thjesht rrezikun 00:04:57.152 --> 00:04:59.020 tonë përballë sfurqeve, 00:04:59.020 --> 00:05:03.587 por është e tmerrshme për vetë biznesin. 00:05:03.587 --> 00:05:07.457 Modeli për ne njerëzit e kamur do të duhej të qe Henri Fordi. 00:05:07.457 --> 00:05:11.270 Kur Fordi në mënyrë të famshme futi ditën e punës 5 dollarëshe, 00:05:11.270 --> 00:05:14.217 çka qe dyfishi i rrogës mbizotëruese të kohës, 00:05:14.217 --> 00:05:16.287 ai s’rriti thjesht prodhueshmërinë 00:05:16.287 --> 00:05:18.256 e fabrikave të veta, 00:05:18.256 --> 00:05:21.653 ai i shndërroi punëtorët e shfrytëzuar, që qenë të varfër, 00:05:21.653 --> 00:05:24.353 në një klasë të mesme në lulëzim që tani mund t’ia dilte 00:05:24.353 --> 00:05:27.570 të blinte produktet që prodhonte. 00:05:27.570 --> 00:05:31.860 Fordi nuhati atë çka ne e njohim si të vërtetë, 00:05:31.860 --> 00:05:35.861 që një ekonomi kuptohet më mirë si një ekosistem 00:05:35.861 --> 00:05:37.780 dhe se karakterizohet nga po ato 00:05:37.780 --> 00:05:40.340 qerthuj marrëdhëniesh që i gjeni 00:05:40.340 --> 00:05:42.080 në një ekosistem natyror, 00:05:42.080 --> 00:05:46.018 një qerthull marrëdhëniesh mes klientësh dhe biznesesh. 00:05:46.018 --> 00:05:49.124 Rritja e rrogave shton kërkesën, 00:05:49.124 --> 00:05:51.205 dhe kjo shton punësimin, 00:05:51.205 --> 00:05:53.286 që nga ana e vet rrit rrogat 00:05:53.286 --> 00:05:55.916 kërkesën dhe fitimet, 00:05:55.916 --> 00:06:00.760 por ky cikël virtuoz i rritjes së mbrothësisë 00:06:00.760 --> 00:06:02.909 është pikërisht çka mungon sot 00:06:02.909 --> 00:06:07.904 për rigjallërimin e ekonomisë. 00:06:07.904 --> 00:06:12.522 Kjo është arsyeja pse duhet t’i lëmë pas 00:06:12.522 --> 00:06:16.230 politikat trickle-down që kaq shumë 00:06:16.230 --> 00:06:18.027 mbizotërojnë në të dyja partitë politike 00:06:18.027 --> 00:06:21.432 dhe të përqafojmë diçka që unë e quaj ekonomi middle-out. 00:06:21.432 --> 00:06:23.967 Ekonomia middle-out e hedh tej 00:06:23.967 --> 00:06:26.284 idenë ekonomike neoklasike 00:06:26.284 --> 00:06:30.481 se ekonomitë janë të efektshme, lineare, mekanike, 00:06:30.481 --> 00:06:33.608 se priren drejt baraspeshimit dhe paanësisë, 00:06:33.608 --> 00:06:37.046 dhe përqafon në fakt idenë e shekullit XXI 00:06:37.046 --> 00:06:40.820 që ekonomitë janë ekosisteme të ndërlikuara, 00:06:40.820 --> 00:06:42.822 përshtatëse, 00:06:42.822 --> 00:06:46.170 dhe se priren larg baraspeshimit dhe drejt pabarazisë, 00:06:46.170 --> 00:06:47.920 se nuk janë aspak të efektshme, 00:06:47.920 --> 00:06:51.205 por kanë efektshmëri, nëse administrohen mirë. 00:06:51.205 --> 00:06:54.476 Ky këndvështrim i shekullit XXI 00:06:54.476 --> 00:06:57.140 ju lejon të shihni qartë se kapitalizmi 00:06:57.140 --> 00:07:00.427 s’funksionon duke shpërndarë [me efektshmëri] 00:07:00.427 --> 00:07:02.867 burimet ekzistuese. 00:07:02.867 --> 00:07:08.305 Funksionon duke krijuar [me efektshmëri] zgjidhje të reja 00:07:08.305 --> 00:07:10.120 për problemet njerëzore. 00:07:10.120 --> 00:07:12.329 Gjenialja te kapitalizmi 00:07:12.329 --> 00:07:17.211 është se është një sistem evolucionist zgjidhje-gjetjesh 00:07:17.211 --> 00:07:23.162 I shpërblen njerëzit për zgjidhjen e problemeve të njerëzve të tjerë. 00:07:23.162 --> 00:07:26.109 Qartas, dallimi mes një shoqërie 00:07:26.109 --> 00:07:28.426 të varfër dhe një shoqërie të pasur, 00:07:28.426 --> 00:07:31.364 është shkalla me të cilën shoqëria 00:07:31.364 --> 00:07:33.297 prodhon zgjidhje në formë 00:07:33.297 --> 00:07:36.156 produktesh për qytetarët e vet. 00:07:36.156 --> 00:07:37.977 Tërësia e zgjidhjeve 00:07:37.977 --> 00:07:39.968 që kemi në shoqërinë tonë 00:07:39.968 --> 00:07:42.342 është vërtet mbrothësia jonë, dhe kjo shpjegon 00:07:42.342 --> 00:07:44.625 pse kompani si Google dhe Amazon 00:07:44.625 --> 00:07:46.988 apo Microsoft dhe Apple 00:07:46.988 --> 00:07:49.890 dhe sipërmarrësit që i krijuan këto kompani 00:07:49.890 --> 00:07:53.450 kanë kontribuar kaq shumë 00:07:53.450 --> 00:07:56.156 në mbrothësinë e kombit tonë. 00:07:56.156 --> 00:07:58.956 Ky këndvështrim shekulli XXI 00:07:58.956 --> 00:08:01.545 e bën gjithashtu të qartë se 00:08:01.545 --> 00:08:03.990 ajo çka e mendojmë si rritje ekonomike 00:08:03.990 --> 00:08:05.937 kuptohet më mirë si 00:08:05.937 --> 00:08:08.431 shkalla se sa probleme zgjidhim. 00:08:08.431 --> 00:08:11.849 Por kjo shkallë varet tërësisht nga 00:08:11.849 --> 00:08:15.426 sa zgjidhës problemesh — zgjidhës 00:08:15.426 --> 00:08:17.912 të zotë, të larmishëm, problemesh — kemi, 00:08:17.912 --> 00:08:20.645 praj edhe nga se sa prej bashkëqytetarëve tanë 00:08:20.645 --> 00:08:22.870 marrin pjesë aktivisht, 00:08:22.870 --> 00:08:26.520 si sipërmarrës që mund të ofrojnë zgjidhje, 00:08:26.520 --> 00:08:30.162 dhe si klientë që i konsumojnë ato. 00:08:30.162 --> 00:08:34.280 Por rritja sa më tepër e pjesëmarrjes 00:08:34.280 --> 00:08:35.899 nuk ndodh rastësisht. 00:08:35.899 --> 00:08:37.868 Nuk ndodh vetë. 00:08:37.868 --> 00:08:41.597 Lyp përpjekje dhe investim, 00:08:41.597 --> 00:08:44.027 çka është arsyeja pse krejt 00:08:44.027 --> 00:08:47.258 demokracitë kapitaliste me shumë mbrothësi 00:08:47.258 --> 00:08:49.807 dallohen nga investime masive 00:08:49.807 --> 00:08:52.372 drejt shtresës së mesme dhe infrastrukturës 00:08:52.372 --> 00:08:55.240 nga e cila ajo varet. 00:08:55.240 --> 00:08:57.239 Ne plutokratët lypset ta lëmë pas 00:08:57.239 --> 00:09:00.378 këtë ekonominë trickle-down, 00:09:00.378 --> 00:09:02.284 këtë ide që sa më mirë të jemi ne, 00:09:02.284 --> 00:09:04.951 aq më mirë do të jetë gjithkush. 00:09:04.951 --> 00:09:08.871 S’është e vërtetë. Si të jetë e vërtetë?!? 00:09:08.871 --> 00:09:12.999 Unë fitoj 1000 herë sa rroga mesatare, 00:09:12.999 --> 00:09:15.924 por nuk blej 1000 herë më tepër gjëra, 00:09:15.924 --> 00:09:16.988 apo jo? 00:09:16.988 --> 00:09:20.176 Bleva dy palë pantallona nga këto, 00:09:20.176 --> 00:09:22.110 të cilat Majku, ortaku im i quan 00:09:22.110 --> 00:09:23.625 pantallona administratori. 00:09:23.625 --> 00:09:26.561 Mund të blija 2000 palë, 00:09:26.561 --> 00:09:29.627 por për t’i bërë çfarë? (Të qeshura) 00:09:29.627 --> 00:09:32.656 Sa herë do të qethem? 00:09:32.656 --> 00:09:36.361 Sa herë do darkoj jashtë? 00:09:36.361 --> 00:09:40.434 Pavarësisht se sa të kamur të bëhen pak plutokratë, 00:09:40.434 --> 00:09:43.978 kurrë s’mund të shtyjnë para një ekonomi të fortë kombëtare. 00:09:43.978 --> 00:09:49.671 Vetëm një shtresë e mesme e lulëzuar mundet. 00:09:49.671 --> 00:09:51.368 S’kemi ç’bëjmë, 00:09:51.368 --> 00:09:55.509 mund të thonë miqtë e mi plutokratë. 00:09:55.509 --> 00:09:58.713 Tjetër koha e Henri Fordit. 00:09:58.713 --> 00:10:00.987 Ndoshta s’bëjmë dot ca gjëra. 00:10:00.987 --> 00:10:03.923 Ndoshta ca gjëra mund t’i bëjmë. 00:10:03.923 --> 00:10:07.784 19 Qershor, 2013, 00:10:07.784 --> 00:10:11.217 Bloomberg botoi një shkrim timin me titull 00:10:11.217 --> 00:10:16.150 "The Capitalist’s Case for a $15 Minimum Wage." 00:10:16.150 --> 00:10:19.072 Babaxhanët e revistës Forbes, 00:10:19.072 --> 00:10:21.270 ndër admiruesit e mi më të mëdhenj, 00:10:21.270 --> 00:10:25.990 e quajtën "Propozimi thuajse i çmendur i Nik Hanauerit." 00:10:25.990 --> 00:10:29.219 Por prapë, vetëm 350 ditë 00:10:29.219 --> 00:10:31.795 pasi qe botuar ai artikull, 00:10:31.795 --> 00:10:34.744 kryetari i bashkisë së Seattle e dekretoi ligj një urdhëresë 00:10:34.744 --> 00:10:38.510 për rritjen e pagës minimum në Seattle 00:10:38.510 --> 00:10:40.198 në 15 dollarë ora, 00:10:40.198 --> 00:10:41.638 më shumë se dyfishi 00:10:41.638 --> 00:10:46.330 i 7.25 dollarëve që mbizotëron në nivel federal. 00:10:46.330 --> 00:10:48.110 Si ndodhi kështu, 00:10:48.110 --> 00:10:50.195 mund të pyesin njerëz të arsyeshëm. 00:10:50.195 --> 00:10:51.863 Ndodhi se një grup prej nesh 00:10:51.863 --> 00:10:53.227 i kujtuan shtresës së mesme 00:10:53.227 --> 00:10:54.878 se ajo është burimi 00:10:54.878 --> 00:10:58.544 i rritjes dhe mbrothësisë në ekonomitë kapitaliste. 00:10:58.544 --> 00:11:02.110 Ju kujtuam atyre se kur punëtorët kanë më shumë para, 00:11:02.110 --> 00:11:03.822 bizneset kanë më tepër klientë, 00:11:03.822 --> 00:11:05.804 dhe u duhen më shumë punonjës. 00:11:05.804 --> 00:11:08.490 Ju kujtuam se kur bizneset 00:11:08.490 --> 00:11:11.210 u paguajnë punëtorëve një rrogë të denjë për jetesë, 00:11:11.210 --> 00:11:13.102 taksapaguesve u hiqet barra 00:11:13.102 --> 00:11:14.812 e financimit të programeve kundër varfërisë 00:11:14.812 --> 00:11:17.714 si triska ushqimesh, asistencë mjekësore 00:11:17.714 --> 00:11:19.424 apo kontribut qirash 00:11:19.424 --> 00:11:21.820 për të cilat kanë nevojë këta punëtorë. 00:11:21.820 --> 00:11:24.784 Ju kujtuam atyre se punëtorët me rroga të ulëta 00:11:24.784 --> 00:11:27.110 përbëjnë taksapagues të tmerrshëm, 00:11:27.110 --> 00:11:29.128 dhe se kur rrisni pagën minimum 00:11:29.128 --> 00:11:31.253 për krejt bizneset, 00:11:31.253 --> 00:11:32.920 krejt bizneset përfitojnë 00:11:32.920 --> 00:11:35.651 pa u dëmtuar konkurrenca e ndonjërit prej tyre. 00:11:35.651 --> 00:11:37.372 Reagimi klasik, sigurisht, 00:11:37.372 --> 00:11:41.175 është që me rritjen e pagës minimum ulen vendet e punes. Apo jo? 00:11:41.175 --> 00:11:43.763 Politikanët tuaj i bëjnë gjithmonë jehonë 00:11:43.763 --> 00:11:46.855 kësaj ideje trickle-down duke thënë gjëra të tilla si, 00:11:46.855 --> 00:11:48.948 "Po qe se rrisni çmimin e krahut të punës, 00:11:48.948 --> 00:11:51.740 gjejeni se ç’ndodh? Merrni më pak të tillë." 00:11:51.740 --> 00:11:54.170 Me tërë mend? 00:11:54.170 --> 00:11:57.823 Se ja që ka ca fakte që bien ndesh me këtë. 00:11:57.823 --> 00:12:02.582 Që nga 1980, rrogat e CEO-ve te ne 00:12:02.582 --> 00:12:04.850 u rritën me 30 deri 500 herë 00:12:04.850 --> 00:12:07.122 të rroges mesatare. 00:12:07.122 --> 00:12:10.290 Kjo është rritje e çmimit të krahut të punës. 00:12:10.290 --> 00:12:13.262 Por, me sa di, 00:12:13.262 --> 00:12:15.434 nuk kam parë ndonjë kompani 00:12:15.434 --> 00:12:19.180 që punën e CEO-së ta mbulojë jashtë kompanisë, 00:12:19.180 --> 00:12:21.267 ta automatizojë, ta eksportojë në Kinë. 00:12:21.267 --> 00:12:23.293 Në fakt, duket se punësojmë 00:12:23.293 --> 00:12:26.515 CEO dhe kuadër drejtues më tepër se kurrë. 00:12:26.515 --> 00:12:30.705 Po njësoj për punonjës teknologjie 00:12:30.705 --> 00:12:32.531 dhe punonjës shërbimesh financiare, 00:12:32.531 --> 00:12:35.149 që fitojnë shumëfish sa rroga mesatare 00:12:35.149 --> 00:12:37.154 por prapë punësojmë gjithnjë e më shumë të tillë, 00:12:37.154 --> 00:12:42.050 pra, pa mëdyshje, çmimin e krahut të punës mund ta rrisni 00:12:42.050 --> 00:12:44.091 dhe prapë të keni më tepër të tillë. 00:12:44.091 --> 00:12:46.675 E di se shumica e njerëzve mendon 00:12:46.675 --> 00:12:48.397 se rroga minimum 15 dollarë ora 00:12:48.397 --> 00:12:52.312 është eksperiment ekonomik i marrë, i rrezikshëm. 00:12:52.312 --> 00:12:54.210 Nuk pajtohemi me ta. 00:12:54.210 --> 00:12:56.684 Besojmë se paga minimum 15 dollarëshe 00:12:56.684 --> 00:12:57.950 në Seattle 00:12:57.950 --> 00:12:59.803 është në fakt vazhdimi i një 00:12:59.803 --> 00:13:02.511 politike ekonomike logjike. 00:13:02.511 --> 00:13:04.471 Ajo po i lejon qytetit tonë 00:13:04.471 --> 00:13:07.206 t’ia dalë mbanë. 00:13:07.206 --> 00:13:08.965 Ngaqë, shteti 00:13:08.965 --> 00:13:10.677 i Uashingtonit ka tashmë 00:13:10.677 --> 00:13:12.170 pagën minimum më të lartë 00:13:12.170 --> 00:13:13.869 ndër shtetet e kombit. 00:13:13.869 --> 00:13:16.130 Ne i paguajmë krejt punëtorët 9.32 dollarë ora, 00:13:16.130 --> 00:13:17.973 çka është gati 30 përqind më shumë 00:13:17.973 --> 00:13:20.531 se sa minimumi në nivel federal prej 7.25, 00:13:20.531 --> 00:13:24.484 por, 427 përqind më shumë 00:13:24.484 --> 00:13:28.070 se minimumi federal më i ulët prej 2.13. 00:13:28.070 --> 00:13:30.686 Po të kishin të drejtë teoricienët e trickle-down, 00:13:30.686 --> 00:13:33.798 atëherë shteti i Washingtonit duhej të kishte papunësi masive. 00:13:33.798 --> 00:13:36.478 Seattle të rrëshqiste drejt oqeanit. 00:13:36.478 --> 00:13:39.501 Por Seattle është qyteti me 00:13:39.501 --> 00:13:43.399 rritjen më të shpejtë në vend, ndër të mëdhenjtë. 00:13:43.399 --> 00:13:47.516 Në shtetin e Washingtonit po krijohen vende pune në biznes të vogël 00:13:47.516 --> 00:13:50.137 me shpejtësi më të madhe se cilido shtet tjetër i rëndësishëm 00:13:50.137 --> 00:13:51.993 i kombit. 00:13:51.993 --> 00:13:55.897 Biznesi i restoranteve në Seattle? Në lulëzim. 00:13:55.897 --> 00:14:00.285 Pse? Sepse ligji themelor i kapitalizmit është, 00:14:00.285 --> 00:14:01.900 kur njerëzit kanë më tepër para, 00:14:01.900 --> 00:14:03.426 bizneset kanë më tepër klientë 00:14:03.426 --> 00:14:05.683 dhe u duhen më shumë punëtorë. 00:14:05.683 --> 00:14:08.834 Kur restorantet i paguajnë punonjësit e tyre aq 00:14:08.834 --> 00:14:12.456 sa edhe ata vetë të mund të arrijnë të hanë në restorante, 00:14:12.456 --> 00:14:15.121 kjo nuk i bën dëm biznesit të restoranteve. 00:14:15.121 --> 00:14:16.820 Kjo u sjell të mira, 00:14:16.820 --> 00:14:21.399 pavarësisht se ç’mund t’ju thotë ndonjë pronar. 00:14:21.399 --> 00:14:23.457 Mos është më e ndërlikuar se sa po e bëj? 00:14:23.457 --> 00:14:24.454 Sigurisht që është. 00:14:24.454 --> 00:14:26.322 Ka mjaft forca në lojë. 00:14:26.322 --> 00:14:28.564 Por, a ka mundësi të ndalim së nguluri këmbë 00:14:28.564 --> 00:14:31.365 se nëse punëtorët me rroga të ulëta fitojnë pak më tepër, 00:14:31.365 --> 00:14:32.873 papunësia do të arrijë në qiell 00:14:32.873 --> 00:14:34.201 dhe ekonomia do të vithiset? 00:14:34.201 --> 00:14:36.810 Nuk ka prova për këtë. 00:14:36.810 --> 00:14:38.041 Gjëja më tinëzare 00:14:38.041 --> 00:14:39.888 te ekonomia trickle-down 00:14:39.888 --> 00:14:42.190 s’është pretendimi se nëse pasanikët pasurohen edhe më, 00:14:42.190 --> 00:14:43.727 kjo është mirë për të gjithë. 00:14:43.727 --> 00:14:46.788 Është pretendimi i atyre që janë kundër 00:14:46.788 --> 00:14:48.690 çfarëdo rritjeje të pagës minimum 00:14:48.690 --> 00:14:50.545 se, nëse të skamurit fitojnë diçka më tepër, 00:14:50.545 --> 00:14:52.762 kjo do të jetë e dëmshme për ekonominë. 00:14:52.762 --> 00:14:54.742 Këto janë gjepura. 00:14:54.742 --> 00:14:58.607 Ndaj, ka mundësi ta lëmë me kaq këtë retorikë 00:14:58.607 --> 00:15:00.950 sipas së cilës vendin tonë 00:15:00.950 --> 00:15:03.804 e ndërtuan pasanikët si unë 00:15:03.804 --> 00:15:06.377 dhe miqtë e mi plutokratë? 00:15:06.377 --> 00:15:08.452 Ne plutokratët e dimë, edhe 00:15:08.452 --> 00:15:10.076 pse s’na pëlqen ta pranojmë në publik, 00:15:10.076 --> 00:15:12.745 se po të qemë lindur diku gjetkë, 00:15:12.745 --> 00:15:14.642 jo në Shtetet e Bashkuara, 00:15:14.642 --> 00:15:17.502 fare mirë mund të ishim nga ata zbatharakët 00:15:17.502 --> 00:15:20.652 në anë të rrugës plot pluhur, që shesin banane. 00:15:20.652 --> 00:15:23.183 Jo se nuk ka sipërmarrës të mirë në vende të tjera, 00:15:23.183 --> 00:15:25.208 madje dhe në vende shumë, shumë të varfra. 00:15:25.208 --> 00:15:26.760 Kjo vjen ngaqë kaq është ajo 00:15:26.760 --> 00:15:31.296 sa ngrenë klientët e këtyre sipërmarrësve. 00:15:31.296 --> 00:15:35.895 Ja një ide për një lloj të ri ekonomie, 00:15:35.895 --> 00:15:37.442 një lloj të ri politike 00:15:37.442 --> 00:15:40.329 që unë e quaj kapitalizmi i ri. 00:15:40.329 --> 00:15:42.801 Le të pranojmë që kapitalizmi 00:15:42.801 --> 00:15:44.598 i mund alternativat ndaj tij, 00:15:44.598 --> 00:15:48.595 por edhe që sa më tepër vetë të përfshijmë, 00:15:48.595 --> 00:15:52.119 si sipërmarrës dhe si klientë, 00:15:52.119 --> 00:15:54.279 më mirë funksionon. 00:15:54.279 --> 00:15:58.065 Le ta reduktojmë sa mundet madhësinë e qeverisjes, 00:15:58.065 --> 00:16:00.784 por jo duke sakrifikuar programet kundër varfërisë, 00:16:00.784 --> 00:16:02.801 por duke siguruar që punëtorët paguhen mjaftueshëm 00:16:02.801 --> 00:16:06.123 aq sa të mos kenë nevojë për këto programe. 00:16:06.123 --> 00:16:09.040 Le të investojmë mjaftueshëm për klasën e mesme 00:16:09.040 --> 00:16:12.233 për ta bërë ekonominë tonë më të paanshme dhe më përfshirëse, 00:16:12.233 --> 00:16:16.167 dhe përmes më të paanshmes, vërtet më konkurruese, 00:16:16.167 --> 00:16:17.929 dhe përmes më vërtet konkurrueses, 00:16:17.929 --> 00:16:20.745 më të aftë të prodhojë zgjidhje 00:16:20.745 --> 00:16:22.217 për problemet njerëzore 00:16:22.217 --> 00:16:27.847 të cilat janë shtysat e vërteta për rritjen dhe mbrothësinë. 00:16:27.847 --> 00:16:31.120 Kapitalizmi është teknologjia shoqërore më e goditur 00:16:31.120 --> 00:16:32.589 e shpikur ndonjëherë 00:16:32.589 --> 00:16:35.451 për krijimin e mbrothësisë në shoqëritë njerëzore, 00:16:35.451 --> 00:16:37.185 nëse administrohet si duhet, 00:16:37.185 --> 00:16:40.356 por kapitalizmi, për shkak të dinamikave 00:16:40.356 --> 00:16:43.121 themelore shumëfishuese të sistemeve komplekse, 00:16:43.121 --> 00:16:46.649 priret, pandalshëm, drejt pabarazisë, 00:16:46.649 --> 00:16:51.070 përqendrimit dhe vithisjes. 00:16:51.070 --> 00:16:53.518 Puna e demokracive 00:16:53.518 --> 00:16:58.021 qëndron te shtimi në maksimum i përfshirjes sa më të gjerë 00:16:58.021 --> 00:17:00.998 me qëllim krijimin e mbrothësisë, 00:17:00.998 --> 00:17:04.920 jo në aftësimin e pak vetëve të grumbullojnë para. 00:17:04.920 --> 00:17:08.020 Qeveritë krijojnë mbrothësi dhe rritje, 00:17:08.020 --> 00:17:11.246 duke krijuar kushtet që u lejojnë 00:17:11.246 --> 00:17:14.137 si sipërmarrësve, ashtu edhe klientëve të tyre 00:17:14.137 --> 00:17:15.982 të lulëzojnë. 00:17:15.982 --> 00:17:19.165 Baraspeshimi i fuqisë së kapitalistëve si unë 00:17:19.165 --> 00:17:22.338 dhe asaj të punëtorëve nuk është i dëmshëm për kapitalizmin. 00:17:22.338 --> 00:17:24.137 Është thelbësor për të. 00:17:24.137 --> 00:17:26.804 Programe të tillë si, një pagë minimale e arsyeshme, 00:17:26.804 --> 00:17:28.818 kujdes shëndetësor i arritshëm, 00:17:28.818 --> 00:17:30.121 leje e paguar për mungesa nga sëmundje, 00:17:30.121 --> 00:17:33.540 dhe taksim progresiv, i nevojshëm 00:17:33.540 --> 00:17:35.736 për financim infrastrukture të rëndësishme, 00:17:35.736 --> 00:17:39.787 të domosdoshme, për klasën e mesme - arsim, kërkim, zhvillim - 00:17:39.787 --> 00:17:42.353 janë mjete të domosdoshme 00:17:42.353 --> 00:17:44.462 që një kapitalist i mprehtë duhet t’i përqafojë 00:17:44.462 --> 00:17:48.448 për të nxitur rritjen ekonomike, ngaqë askush nuk përfiton më shumë se ne 00:17:48.448 --> 00:17:50.094 prej saj. 00:17:50.094 --> 00:17:52.342 Shumë ekonomistë duan të besoni 00:17:52.342 --> 00:17:55.422 se fusha e tyre është shkencë objektive. 00:17:55.422 --> 00:17:58.269 Nuk jam dakord, dhe mendoj se po aq është 00:17:58.269 --> 00:18:00.338 një mjet që njerëzit e përdorin 00:18:00.338 --> 00:18:02.227 për të detyruar dhe rrënjosur 00:18:02.227 --> 00:18:05.803 parapëlqimet dhe paragjykimet tona shoqërore dhe morale 00:18:05.803 --> 00:18:09.705 mbi statusin dhe fuqinë, 00:18:09.705 --> 00:18:11.982 dhe kjo është arsyeja pse plutokratë si unë 00:18:11.982 --> 00:18:15.988 gjithmonë kanë pasur nevojë të gjejnë histori bindëse 00:18:15.988 --> 00:18:17.662 për t’ia treguar kujtdo tjetri 00:18:17.662 --> 00:18:21.776 se pse pozicioni ynë relativ 00:18:21.776 --> 00:18:25.908 është moralisht i drejtë dhe i mirë për këdo: 00:18:25.908 --> 00:18:30.183 pra që ne jemi të domosdoshëm, krijuesit e vendeve të punës, 00:18:30.183 --> 00:18:32.545 kurse ju jo; 00:18:32.545 --> 00:18:35.931 se shkurtimi i taksave për ne krijon rritje ekonomike, 00:18:35.931 --> 00:18:37.945 por investimet për ju 00:18:37.945 --> 00:18:39.621 do të fryjnë borxhin tonë 00:18:39.621 --> 00:18:42.129 dhe falimentojnë vendin tonë të fuqishëm; 00:18:42.129 --> 00:18:43.997 që ne jemi të rëndësishëm; 00:18:43.997 --> 00:18:46.348 kurse ju jo. 00:18:46.348 --> 00:18:48.991 Për mijëra vjet, këto histori janë quajtur 00:18:48.991 --> 00:18:50.439 e drejtë hyjnore. 00:18:50.439 --> 00:18:54.693 Sot i shohim si ekonomi trickle-down. 00:18:54.693 --> 00:18:58.296 Duket sheshit dhe qartë se sa mirë 00:18:58.296 --> 00:19:00.170 i shërbejnë këto atij që i rrëfen. 00:19:00.170 --> 00:19:02.952 Ne plutokratët kemi nevojë të dëgjojmë 00:19:02.952 --> 00:19:05.305 se Shtetet e Bashkuara të Amerikës na pollën ne, 00:19:05.305 --> 00:19:06.989 jo e anasjellta; 00:19:06.989 --> 00:19:09.827 se një klasë e mesme e lulëzuar është burimi 00:19:09.827 --> 00:19:12.123 i mbrothësisë në ekonomitë kapitaliste, 00:19:12.123 --> 00:19:14.762 jo një rrjedhojë e tyre. 00:19:14.762 --> 00:19:17.453 Dhe nuk duhet të harrojmë kurrë 00:19:17.453 --> 00:19:21.148 se edhe më i zoti prej nesh, në rrethanat më të këqija 00:19:21.148 --> 00:19:26.512 do të shiste banane, zbathur, në anë të rrugës me pluhur. 00:19:26.512 --> 00:19:29.496 Plutokratë të dashur, mendoj se mund të jetë koha 00:19:29.496 --> 00:19:31.699 që t’i rikushtohemi vendit tonë, 00:19:31.699 --> 00:19:34.261 t’i kushtohemi një lloji të ri kapitalizmi 00:19:34.261 --> 00:19:38.615 që është edhe më përfshirës, edhe më efektiv, 00:19:38.615 --> 00:19:40.673 një kapitalizëm që do të bëjë të mundur 00:19:40.673 --> 00:19:43.834 që ekonomia e Amerikës të mbetet 00:19:43.834 --> 00:19:47.220 më dinamikja dhe me më mbrothësi në botë. 00:19:47.220 --> 00:19:49.380 Le të sigurojmë të ardhmen tonë, 00:19:49.380 --> 00:19:52.114 të fëmijëve tanë dhe fëmijëve të tyre. 00:19:52.114 --> 00:19:55.162 Mundet, ndryshe, të mos bëjmë asgjë, 00:19:55.162 --> 00:19:57.243 të fshihemi në bashkësitë tona të gardhuara 00:19:57.243 --> 00:19:59.900 dhe shkollat private, 00:19:59.900 --> 00:20:02.136 t’u gëzohemi avionëve dhe jahteve tanë 00:20:02.136 --> 00:20:04.476 — ta ka ënda — 00:20:04.476 --> 00:20:06.287 dhe të presim për sfurqet. 00:20:06.287 --> 00:20:07.810 Faleminderit. 00:20:07.810 --> 00:20:09.457 (Duartrokitje)