Në mesin e viteve 90
CDC dhe Kaiser Permanente
zbuluan një anomali
që rrit në mënyrë dramatike rrezikun
për shtatë nga 10 shkaqet
kryesore të vdekjeve në SHBA.
Në doza të mëdha, ajo ndikon
zhvillimin e trurit,
sistemin imunitar dhe atë hormonal
dhe po ashtu mënyrën se si ADN-ja
jonë lexohet dhe transkriptohet.
Njerëzit që janë të prekur nga kjo
anomali në doza shumë të mëdha
kanë trefish rrezik jete nga sëmundje
kardiake, kancer të mushkërisë,
dhe një lëkundje 20 vjeçare
të pritshmërisë së jetesës.
Veç kësaj, doktorët nuk janë të trajnuar
për ekzaminim ditor dhe shërim.
Anomalia për të cilën po flas,
nuk është diçka kimikale.
Është trauma e fëmijërisë.
Për çfarë traume po flasim?
Nuk po flas për të dështuarit në provim,
ose për humbjen e një lojë basketbolli.
Po flas për kërcënime aq të ashpra
e depërtuese
që në kuptimin e parë të fjalës
na percojne e na e ndërrojnë fiziologjinë
gjërat si : abuzimi, neglizhenca
ose të rritesh me një prind që
vuan nga ndonjë sëmundje mendore
ose i varur nga substance narkotike.
Për një kohë të gjatë,
i kam vështruar këto gjëra në mënyrën
që u trajnova ti vështroj:
ose si problem social
- referuar në sherbimet sociale
ose si problem shëndetësor mendor
- referuar në shërbime mjekësore.
Më pas ndodhi diçka që më bëri
të rishikoj të tërë qasjen time.
Kur mbarova stazhin,
doja të shkoj në ndonjë vend
ku ndihesha e nevojshme
një vend ku do të mund të bëja ndryshimin.
Dhe shkova të punoj për Qendrën
Mjekësore California Pacific,
një nga spitalet private më të mira
në Kaliforninë Veriore,
dhe bashkë, hapëm një klinikë
në Bayview-Hunters Point,
një nga lagjet më të varfëra dhe
të lëna pas dore në San Francisko.
Përpara se të flasim për këtë,
ishte vetëm një pediatër në tërë Bayview
për të shërbyer më shumë se 10,000 fëmijë,
pra iu zhytëm punës, dhe dhamë
cilësi të mrekullueshme mjekimi
pa marrë parasysh mundësitë financiare.
Ishte diçka aq e bukur. Vumë në shënjestër
pabarazitë tipike në shëndetësi
qasjen në mjekim, normat e vaksinimit,
normat e shtruarjes në spital për azmën,
dhe thyem gjitha rekordet.
U ndiem shumë krenarë me veten.
Por pastaj, fillova të vërej një
trend shqetësues.
Shumë fëmijë referoheshin tek unë
për " Çrregullime Në Koncentrim dhe
Hiperaktivitet " (ADHD)
por në fakt, kur bëra një
kërkim të thellë historik dhe fizik
ajo çka gjeta është që
shumë nga pacientët e mi
nuk i diagnostikoja dot me ADHD.
Shumë nga fëmijët që i kontrolloja
kishin përjetuar një traumë aq të fortë
saqë e ndjeja se diçka tjetër po ndodhte.
Disi, po më shpëtonte diçka e rëndësishme.
Para se te filloja stazhin,
mbarova masterin në shëndetësi publike
dhe një nga gjërat që të mësojnë në
shkollë publike shëndetësie
është se, nëse je doktor
dhe sheh 100 fëmijë duke pirë
nga i njejti pus
dhe 98ve iu shfaqet diarrhea
mund të fillosh e t'ju shkruash receta
antibiotikësh dozë pas doze
ose të shkosh në vend e të thuash:
"Ç'dreqin ka në këtë pus?"
Pra, fillova të lexoj gjithçka që
më vinte në duar
për se si ekspozimi ndaj fatkeqësive
ndikon mendjen dhe trupin në zhvillim
të një fëmije.
Dhe një ditë, kolegu im hyri
te zyra ime dhe tha:
"Dr. Burke, a e keni parë këtë?"
Në dorën e tij kishte një kopje
të një studimi
i quajtur "Studim i përvojave
të fatkeqësive gjatë fëmijërisë"
Ajo ditë ma ndërroi praktiken në klinikë,
e përfundimisht edhe karrieren time.
Studimi rreth përvojave të fatkeqësisë
gjatë fëmijërisë
është diçka që çdokush duhet ta njohë.
E kishte bëre Dr Vince Felitti në Kaiser
dhe Dr. Bob Anda në CDC,
dhe së bashku kanë marrë në pyetje
17,500 të rritur rreth përvojave të tyre
rreth asaj që ata e quajtën :
"fatkeqësi fëmijërore" (ACE)
Këto përfshinin abuzime fizike, emocionale
ose seksuale;
papërfillshmëri fizike ose emocionale;
sëmundje mendore të prindërve,
varësi ndaj lëndëve narkotike, burg;
ndarje e prindërve ose divorc;
ose dhunë familjare.
Për çdo përgjigje pozitive,
merrnin një pikë në rezultatin e ACE.
Çfarë bënë pastaj
ishte ndërlidhja e këtyre rezultateve ACE
kundrejt pasojave shëndetësore.
Çfarë ata gjetën ishte e habitshme.
Dy gjëra:
Numër një: ACE-t janë mëse të zakonshme.
67 përqind e popullatës kishte së paku
një ACE,
dhe 12,6 përqind, ose 1 nga 8 kishin katër
ose më shumë ACE.
Gjëja e dytë që gjetën ishte
një mardhënie "dozë-reagim"
ndërmjet ACE-ve dhe pasojave.
Sa më i madh rezultati i ACE-së,
aq më të rënda pasojat shëndetësore.
Për një njeri me rezultat ACE me
katër ose më shumë
rreziku i sëmundjeve kronike bllokuese
të mushkërive
ishte 2 herë e gjysëm më i madh se
tek një njeri me rezultat ACE zero.
Për hepatit, po ashtu 2 herë e gjysëm
më i madh.
Për depresion, 4 herë e gjysëm.
Për vetëvrasje, 12 herë.
Një njeri me rezultat ACE me shtatë
ose më shumë
kishte trefish më shumë
rrezik për jetën nga kanceri i mushkërive.
dhe 3 herë e gjysëm rrezik për
sëmundje kardiake ishemike.
vrasësi numër një në SHBA.
Patjetër që kjo ka kuptim.
Disa njerëz panë këto të dhëna
dhe thanë : "Shiko.
Nëse ke pasur fëmijëri të vështirë, ke
më shumë gjasa të pish alkool,
e të tymosesh dhe te bësh gjithe
ato gjëra që të shkaterrojnë shëndetin.
Kjo nuk është shkencë.
Është thjesht sjellje e keqe."
Eshtë pikërisht këtu ku ndërhyn shkenca.
Tani e kuptojmë më mirë se kurrë,
se si fatkeqësitë e hershme
prekin zhvillimin e trurit
dhe trupin e fëmijëve.
Prek "nucleus accumbens" (nga lat.
bërthamën e mbështetur)
qendra e kënaqësive dhe
shpërblimeve në tru
e cila është e përfshirë në
varësine nga drogat.
Ajo frenon koren parafrontale
që është e nevojshme për kontrollimin
e impulseve dhe funksioneve ekzekutive
një hapësirë kritike për të mësuarit.
Në skanerat MRI
vërejmë dallime të matshme në amigdala,
qendren e pergjigjes se frikes.
Pra ka arsye të dukshme neurologjike
se pse njerëzit të ekspozuar në doza
të mëdha të fatkeqësisë
kanë më shumë gjasa të shfaqin
sjellje me rrezikshmëri të lartë,
dhe kjo është e rëndësishme ta dijmë.
Por del që edhe pse nuk shfaqin
sjellje me rrezikshmëri të lartë,
ka më shumë gjasa që individët të
zhvillojnë sëmundje zemre ose kancer.
Arsyeja ka të bëjë me aksin
hypotalamiko-hipofizo-adrenal,
që është sistemi
i reagimit të trurit dhe trupit,
i cili mbikqyr reaksionin e quajtur
"lufto ose mbathja".
Si funksionon kjo ?
Pra, imagjinoni që jeni duke ecur në pyll
dhe shihni një ari.
Menjëherë hipotalamusi yt i çon një
sinjal hipofizës tënde
e cila i çon sinjal gjëndrës adrenaline
që thotë:
"Lëshoi hormonet e stresit!
Adrenalinë! Kortisol!"
Dhe kështu zemra jote fillon të rrahë,
Qerpikët tuaj zgjerohen,
korridoret e frymëmarrjes hapen,
dhe ti je gati ose ta luftosh,
ose të vraposh nga ariu.
Dhe kjo është e mrekullueshme,
nëse je në pyll dhe aty ka një ari.
(Të qeshura)
Por problemi është, çfarë ndodh
kur ariu vjen në shtëpi çdo natë,
dhe ky sistem është i aktivizuar
vazhdimisht
dhe kalon nga të qenit i përvetësuar,
ose shpëtues i jetës
në trysni dëmtuese të shëndetit.
Fëmijët janë sidomos të ndjeshëm
nga aktiviteti stresues i përsëritur
sepse truri dhe trupi i tyre është në
zhvillim e sipër.
Doza të mëdha të fatkeqësive, jo vetëm
që prekin strukturën dhe funksionimin
e trurit por ndikojnë negativisht
zhvillimin e sistemit imunitar,
zhvillimin e sistemit hormonal,
bile edhe mënyrën se si ADN-ja jonë
lexohet dhe transkriptohet.
Pra, për mua ky informacion hodhi
nga dritarja trajnimin tim të vjetër,
sepse kur e kuptojmë mekanizmin
e një sëmundjeje,
kur e dimë jo vetëm se cilat rrugë
janë të ndërprera, por
si ne si doktorë,
ta përdorim shkencën
për parandalim dhe shërim.
Kjo është ajo që bëjmë ne.
Pra në San Francisko, krijuam
një Qendër Për Mirëqenien e të Rinjve,
për parandalimin, ekzaminimin dhe
kurimin e impaktit të ACE-së
dhe stresit toksik.
Filluam thjesht me ekzaminim rutinë
të secilit prej fëmijëve tanë,
në aktivitetet e tyre fizike
sepse e di që nëse pacienti im
ka 4 në rezultat të ACE-së
ka 2 herë e gjysëm më shumë gjasa të
zhvillojë hepatit ose sëmundje polmonare
ka 4 herë e gjysëm gjasa më shumë,
për të rënë në depresion,
dhe 12 herë më shumë
të tentojë vetëvrasjen,
sesa pacienti im me zero ACE.
Këtë e di kur ai (pacienti) është
në dhomën time të ekzaminimit.
Për pacientët që dalin me test pozitiv,
kemi një ekip shumë disiplinor që punon
për të zvogëluar dozat e fatkeqësisë
dhe trajton simptomet duke përdorur
mënyrat më të mira që përfshin vizitat në shtëpi,
koordinimin e kujdesjes,
kujdesjen ndaj shëndetit mendor, ushqimin
intervenimet holistike, dhe po,
edhe u japim ilace po qe nevoja.
Por, po ashtu edukojmë prindët në lidhje
me impaktin e ACE-së dhe stresit toksik
në të njejtën mënyrë që do të duhej për të
mbuluar prizat elektrike ose helmimet nga plumbi,
dhe ne zgjerojmë kujdesjen
e asmatikëve dhe diabetikëve tanë
në një mënyrë që arsyeton që
mund t'ju duhet trajtim më i ashpër
duke i marrë parasysh ndryshimet
hormonale dhe imunitare.
Pra, gjëja tjetër që ndodh kur
e kupton këtë shkencë, është
dëshira për të bërtitur me gishta në vesh
sepse kjo nuk është një çështje
vetëm e fëmijeve në Bayview.
Mendova menjëherë që
çdo kush që do merrte vesh për këtë,
do të kishim ekzaminime ditore,
trajtime me ekipe shumëdisciplinare
dhe do të ishte një garë për protokollet
më efikase klinike të shërimit.
Por, jo. Kjo gjë nuk ndodhi.
Dhe ishte një mësim shumë i mirë për mua.
Ajo që e mendoja të ishte thjesht
praktika mjekësore më e mirë,
e kuptoj të jetë një lëvizje e tërë.
Sipas fjalëve të Dr Robert Block,
ish Presidentit të
Akademisë Amerikane të Pediatrëve,
"Fatkeqësitë fëmijërore
janë dy kërcënimet e vetme më të
paadresuara të shëndetësisë publike
me të cilat ballafaqohet kombi ynë sot."
Dhe për shumë njerëz
kjo është një perspektivë e tmerrshme.
Shtrirja dhe shkalla e këtij problemi
duket aq e gjerë saqë duket e kotë
të mendohet se si do të mund
t'i qaseshim.
Por për mua, pikërisht këtu
qëndron shpresa,
sepse kur kemi sistemin e duhur,
kur e kemi të qartë se kjo është
krizë shëndetësore publike,
atëherë mund të fillojmë ti përdorim
mjetet e duhura për të gjetur zgjidhjet.
Nga nikotina e helmimi nga plumbi
deri tek HIV/SIDA
SH.B.A kanë në fakt një të kaluar
të fuqishme në adresimin
e problemeve të shëndetësisë publike,
por të përsërisim këto suksese me
ACE-në dhe stresin toksik,
do të na duhet vendosmëri dhe angazhim,
dhe kur e shoh cili ka qenë reagimi
i kombit tonë deri më tani,
E pyes veten,
"Pse nuk e kemi marrë më seriozisht këtë?"
E dini, së pari mendova që ne e
margjinalizuam këtë çështje
sepse nuk vlen për ne.
Kjo është një çështje për ato fëmijë
në ato lagje.
Gjë që është e çuditshme, sepse të dhënat
nuk e pohojnë një gjë të tillë.
Studimi origjinal i ACE-së,
është bërë mbi një popullatë
që ishte 70 përqind e racë e bardhë,
70 përqind, me shkollë të lartë.
Por pastaj, sa më shumë
që i flisja njerëzve,
fillova të mendoj që ndoshta e paskam
kuptuar krejt mbrapsht.
Nëse do të pyesja sa njerëz në këtë sallë
janë rritur me një anëtar familjeje
që ka vuajtur nga sëmundje mendore
vë bast që ca nga ju do t'i ngrisnin duart.
Dhe nëse do të pyesja sa njerëz kanë pasur
njërin prind që ndoshta pinte shumë,
ose që besonte se ai që të do, të rreh
vë bast që ca duar më shumë
do të ngriteshin lart.
Edhe në këtë sallë, kjo është një çështje
që prek shumë nga ne,
dhe po filloj të besoj që ne
e margjinalizojmë këtë çështje
pikërisht sepse vlen edhe për ne.
Ndoshta është më mirë të shohim
në vende të tjera
sepse ne nuk duam ta shohim atë.
Do të preferonim të rrimë të sëmurë.
Fatmirësisht, të arriturat shkencore, dhe,
me thënë të drejtën, realiteti ekonomik
e bën këtë opsion më pak të mundshëm
çdo ditë e më shumë.
Shkenca është e qartë :
Fatkeqësitë e hershme në mënyrë dramatike
ndikojnë shëndetin gjatë jetës.
Sot, po fillojmë ta kuptojmë si ta ndalim
kalimin nga fakteqësitë e hershme
në vdekje të parakohshme,
dhe 30 vite më herët,
fëmija që ka rezultat ACE të lartë,
dhe të cilit simptomet e sjelljes
janë të padukshme
të cilit menaxhimi i astmës
nuk është i lidhur
dhe që vijon duke iu zhvilluar
tensioni të lartë,
dhe sëmundjet e hershme të zemrës
ose kanceri,
do të jenë po aq jonormalë
sa një vdekshmëri 6 mujore nga HIV/SIDA.
Njerëzit do të shikojnë në këtë situatë
dhe do të thonë : "Ç'dreqin ndodhi aty?"
Kjo është e shërueshme.
Kjo mund të mundet.
Gjëja e vetme më e rëndesishme është
që sot na duhet
guximi ta shikojmë këtë problem në sy
dhe të themi që kjo është e vërtetë
dhe është për të gjithë ne.
Besoj se ne jemi lëvizja.
Falemnderit.
(Duartrokitje)