Duke qenë një fotografe arabe dhe grua, për projektet e mia gjithmonë kam gjetur inspirimin nga përvojat personale. Pasioni që zhvillova për diturinë, që më lejoi ti thyej pengesat drejt një jete më të mirë ishte motivimi për projektin tim: "Une lexoj Unë shkruaj". E shtyrë nga përvoja ime personale, pasi fillimisht nuk më ishte lejuar të ndjek shkollimin e lartë, vendosa të gjej dhe dokumentoj ndodhi të femrave tjera të cilave shkollimi ua ndryshoi jetën, duke i ekspozuar dhe pyetur për vështirësitë me të cilat përballen ato, unë mbulova një varg temash që kanë të bëjnë me edukimin e grave duke mos harruar dallimet ndër vendet arabe për shkak të faktorëve ekonomik dhe social. Këto cështje përfshijnë analfabetizmin e grave, si tepër i lartë në këtë regjion; reformat në arsim; programe për studentët që e kanë braktisur shkollën; dhe aktiviteti politik mes studentëve të universitetit. Prej kur e fillova këtë punë, jo gjithmonë e kam pasur të lehtë të bind femrat të marrin pjesë. Vetëm pasi ua sqaroja se si ngjarjet e tyre mund të ndikonin në jetët e femrave tjera, se ato do të bëheshin shembull për komunitetin e tyre, ca prej tyre pranuan. Duke kërkuar një qasje bashkëpunuese dhe refleksive, U kërkova të shkruajnë fjalët e tyre dhe idete në kopje të fotografive të tyre. Ata foto pastaj u shpërndanë në disa prej klasave, dhe ndihmuan të frymëzojnë dhe motivojnë femra tjera që kalojnë situata të ngjashme të arsimimit. Aisha, një mësuese nga Jemeni, shkruajti, "Unë e kërkova arsimimin në mënyre që të jem e pavarur dhe jo të varem prej burrave për gjithcka". Një ndër temat e para të mia ishte Umm El-Saad nga Egjipti. Herën e parë që u takuam, ajo mezi e shkruante emrin e vet. Ajo merrte pjesë në një program nëntë mujor analfabetizmi që udhëhiqej nga një OJQ në periferi të Kairos. Muaj më vonë ajo bënte shaka se si i shoqi e kishte kërcënuar se do e nxjerrë nga klasat, pasiqë kishte kuptuar se gruaja e tij tanimë e shkolluar po kontollonte mesazhet e celularit të tij. (Te qeshura) Capkënja Umm El-Saad. Sigurisht, kjo nuk ishte arsyeja që Umm El-Saad iu bashkua programit. E pashë se si ajo përpiqej ti kontrollojë aktivitetet e thjeshta ditore, detaje të vogla që i marrim si të mirëqëna, që nga numërimi i parave në dyqan e duke ndihmuar fëmijët me detyrat. Pavarësisht varfërisë së saj dhe ndërgjegjes së komunitetit të saj, që e poshtërson arsimimin e femrës, Umm El-Saad së bashku me shoqet egjiptiane të klasës, ishte e etur të mësojë të shkruajë e të lexojë. Në Tunizi, kam takuar Asmen, një ndër katër femrat aktiviste që unë i kam intervistuar. Studentja laike e bioinxhinierisë është mjaft aktive në mediat sociale. Për sa i përket vendit të saj, që kishte të cmuar atë që quhej Pranvera Arabe, ajo tha: "Unë gjithmonë kam ëndërruar të zbuloj një bakterie të re. Tani, pas revolucionit, ne kemi nga një të re cdo ditë". Asma i referohej rritjes së fundamentalizmit fetar në regjion, që është një tjetër pengesë e grave në vecanti. Prej të gjithë grave që takova, Fayza nga Jemeni më preku më së shumti. Fayza ishte e detyruar ta linte shkollën në moshën tetë vjecare kur u martua. Martesa zgjati për një vit. Në moshën 14 vjec ajo u bë gruaja e tretë e një gjashtëdhjetëvjecari, dhe kur ajo i kishte mbushur 18, ishte nëna e divorcuar e tre fëmijëve. Pavarësisht varfërisë së saj, dhe statusit të saj social si një e divorcuar në një shoqëri tepër konservative, dhe pavarësisht kundështimit të prindërve të saj për tu kthyer në shkollë, Fayza e dinte që e vetmja mënyrë për ta kontrolluar jetën e saj ishte arsimimi. Ajo tani është 26 vjece, Ajo pranoi një ndihmë nga një OJQ lokale për të financuar studimet e saj të biznesit në universitet. Qëllimi i saj është të gjejë një punë, të marrë me qera një vend për të jetuar, dhe të sjelle fëmijët e saj të jetojnë me të. Shtetet Arabe po kalojnë përmes ndryshimeve të jashtëzakonshme, dhe vështirësitë me të cilat gratë ballafaqohen janë dërrmuese. Ashtu si gratë që i fotografova, më duhej të kaloj shumë vështirësi për tu bë fotografja që jam sot, shumë njerëz gjatë rrugëtimit tim më tregonin cka mund apo s'mund të bëj. Umm El-Saad, Asma dhe Fayza dhe shume gra gjithandej botës Arabe, tregojnë se është e mundur të tejkalohen vështirësitë për arsim, të cilën ato e dijnë se është më e mira për një të ardhme më të mirë. Dhe këtu do doja ta mbaroj me një thënie nga Yasmine, një nga katër gratë aktiviste që unë i intervistova në Tunizi. Yasmine shkruajti, "Vëri në pikëpyetje bindjet tuaja. Bëhu ajo që do të jesh, jo ajo që duan të tjerët të bëhesh. Mos prano skllavërimin e tyre, pasi nëna jote të lindi të lirë" Ju falemnderit.