Duke qenë një fotografe arabe dhe grua,
për projektet e mia gjithmonë kam
gjetur inspirimin nga përvojat personale.
Pasioni që zhvillova për diturinë,
që më lejoi ti thyej pengesat drejt
një jete më të mirë
ishte motivimi për projektin tim:
"Une lexoj Unë shkruaj".
E shtyrë nga përvoja ime personale,
pasi fillimisht nuk më ishte lejuar
të ndjek shkollimin e lartë,
vendosa të gjej dhe dokumentoj
ndodhi të femrave tjera
të cilave shkollimi ua ndryshoi jetën,
duke i ekspozuar dhe pyetur për
vështirësitë me të cilat përballen ato,
unë mbulova një varg temash që
kanë të bëjnë me edukimin e grave
duke mos harruar dallimet
ndër vendet arabe
për shkak të faktorëve
ekonomik dhe social.
Këto cështje përfshijnë analfabetizmin
e grave, si tepër i lartë në këtë regjion;
reformat në arsim; programe për
studentët që e kanë braktisur shkollën;
dhe aktiviteti politik
mes studentëve të universitetit.
Prej kur e fillova këtë punë,
jo gjithmonë e kam pasur të lehtë
të bind femrat të marrin pjesë.
Vetëm pasi ua sqaroja
se si ngjarjet e tyre mund të ndikonin
në jetët e femrave tjera,
se ato do të bëheshin shembull për
komunitetin e tyre, ca prej tyre pranuan.
Duke kërkuar një qasje
bashkëpunuese dhe refleksive,
U kërkova të shkruajnë
fjalët e tyre dhe idete
në kopje të fotografive të tyre.
Ata foto pastaj u shpërndanë
në disa prej klasave,
dhe ndihmuan të frymëzojnë
dhe motivojnë femra tjera
që kalojnë situata
të ngjashme të arsimimit.
Aisha, një mësuese nga Jemeni, shkruajti,
"Unë e kërkova arsimimin
në mënyre që të jem e pavarur
dhe jo të varem prej burrave për gjithcka".
Një ndër temat e para të mia
ishte Umm El-Saad nga Egjipti.
Herën e parë që u takuam,
ajo mezi e shkruante emrin e vet.
Ajo merrte pjesë në një program
nëntë mujor analfabetizmi
që udhëhiqej nga një OJQ
në periferi të Kairos.
Muaj më vonë ajo bënte shaka se si i shoqi
e kishte kërcënuar se
do e nxjerrë nga klasat,
pasiqë kishte kuptuar
se gruaja e tij tanimë e shkolluar
po kontollonte mesazhet
e celularit të tij.
(Te qeshura)
Capkënja Umm El-Saad.
Sigurisht, kjo nuk ishte arsyeja
që Umm El-Saad iu bashkua programit.
E pashë se si ajo përpiqej ti kontrollojë
aktivitetet e thjeshta ditore,
detaje të vogla
që i marrim si të mirëqëna,
që nga numërimi i parave në dyqan e
duke ndihmuar fëmijët me detyrat.
Pavarësisht varfërisë së saj dhe
ndërgjegjes së komunitetit të saj,
që e poshtërson arsimimin e femrës,
Umm El-Saad së bashku me shoqet
egjiptiane të klasës,
ishte e etur të mësojë
të shkruajë e të lexojë.
Në Tunizi, kam takuar Asmen,
një ndër katër femrat aktiviste
që unë i kam intervistuar.
Studentja laike e bioinxhinierisë
është mjaft aktive në mediat sociale.
Për sa i përket vendit të saj, që kishte
të cmuar atë që quhej Pranvera Arabe,
ajo tha: "Unë gjithmonë kam ëndërruar
të zbuloj një bakterie të re.
Tani, pas revolucionit, ne kemi nga
një të re cdo ditë".
Asma i referohej rritjes së
fundamentalizmit fetar në regjion,
që është një tjetër pengesë
e grave në vecanti.
Prej të gjithë grave që takova, Fayza
nga Jemeni më preku më së shumti.
Fayza ishte e detyruar ta linte shkollën
në moshën tetë vjecare kur u martua.
Martesa zgjati për një vit.
Në moshën 14 vjec ajo u bë gruaja
e tretë e një gjashtëdhjetëvjecari,
dhe kur ajo i kishte mbushur 18, ishte
nëna e divorcuar e tre fëmijëve.
Pavarësisht varfërisë së saj,
dhe statusit të saj social
si një e divorcuar në një shoqëri
tepër konservative,
dhe pavarësisht kundështimit të
prindërve të saj për tu kthyer në shkollë,
Fayza e dinte që e vetmja mënyrë për ta
kontrolluar jetën e saj ishte arsimimi.
Ajo tani është 26 vjece,
Ajo pranoi një ndihmë nga një OJQ lokale
për të financuar studimet e saj
të biznesit në universitet.
Qëllimi i saj është të gjejë një punë,
të marrë me qera një vend për të jetuar,
dhe të sjelle fëmijët e saj
të jetojnë me të.
Shtetet Arabe po kalojnë përmes ndryshimeve të jashtëzakonshme,
dhe vështirësitë me të cilat gratë
ballafaqohen janë dërrmuese.
Ashtu si gratë që i fotografova,
më duhej të kaloj shumë vështirësi
për tu bë fotografja që jam sot,
shumë njerëz gjatë rrugëtimit tim më
tregonin cka mund apo s'mund të bëj.
Umm El-Saad, Asma dhe Fayza dhe
shume gra gjithandej botës Arabe,
tregojnë se është e mundur të
tejkalohen vështirësitë për arsim,
të cilën ato e dijnë se është më e mira
për një të ardhme më të mirë.
Dhe këtu do doja ta mbaroj me
një thënie nga Yasmine,
një nga katër gratë aktiviste
që unë i intervistova në Tunizi.
Yasmine shkruajti,
"Vëri në pikëpyetje bindjet tuaja.
Bëhu ajo që do të jesh,
jo ajo që duan të tjerët të bëhesh.
Mos prano skllavërimin e tyre,
pasi nëna jote të lindi të lirë"
Ju falemnderit.