Kur isha duke u përgatitur për këtë fjalim shkova të kërkoj për disa thënie që mund t'i ndaj me ju. Lajm i mirë: Unë kam gjetur tri që më pëlqyen veçanërisht, i pari nga Samuel Johnson, i cili tha, "Kur bëni zgjedhjen tuaj në jetë, mos harroni të jetoni ", i dyti nga Eskili, i cili na kujtoi atë "lumturia është një zgjedhje që kërkon përpjekje," dhe e treta është një nga Groucho Marx i cili tha, "Unë nuk do të doja të zgjidhja t'i përkisja ndonjë klubi që do të më kishte mua si anëtar ". Tani, një lajm i keq: Unë nuk e di se cilën nga këto citime të zgjedh dhe të ndaj me ju. Ankthi i ëmbël i zgjedhjes. Në kohën e sotme të kapitalizmit post-industrial, zgjedhja, së bashku me lirinë individuale dhe ideja e vetë-bërjes, është ngritur në një ideal. Tani, së bashku me këtë, ne gjithashtu kemi një besim për përparim të pafund. Por pjesa e poshtme e kësaj ideologjie ka qenë një rritje e ankthit, ndjenjave të fajit, ndjenjave të të qenit të papërshtatshëm, duke ndjerë se ne po dështojmë në zgjedhjet tona. Mjerisht, kjo ideologji e zgjedhjes individuale na ka penguar të mendojmë për ndryshimet shoqërore. Duket se kjo ideologji ishte në të vërtetë shumë efikase për të na qetësuar ne si mendimtarë politikë dhe social. Në vend që të bëjmë kritika sociale, ne jemi shumë më shumë duke u angazhuar në vetë-kritike ndonjëherë deri në pikën e vetë-shkatërrimit Tani, si ka ardhur që ideologjia e zgjedhjes është akoma kaq e fuqishme, madje edhe midis njerëzve që kanë jo shumë gjëra për të zgjedhur midis tyre? Si ndodh që njerëzit që janë të varfër identifikohen akoma me shumë me idenë e zgjedhjes, llojin i idesë racionale të zgjedhjes që ne përqafojmë? Tani, ideologjia e zgjedhjes është shumë e suksesshme duke hapur për ne një hapësirë për të menduar për një të ardhme të imagjinuar. Më lejoni t'ju jap një shembull. Shoqja ime Manya, kur ishte studente në universitet në Kaliforni fitonte para duke punuar për një tregtar makinash. Tani, Manya, ka hasur klientin tipik, do të debatonte me atë në lidhje me stilin e jetës së tij, sa dëshiron të shpenzojë, sa fëmijë ka, për çfarë i duhet makina? Ata zakonisht do të arrinin në një përfundim të mirë cila do të ishte një makinë perfekte. Tani, përpara se klienti i Manyas të shkoje në shtëpi dhe të mendojë më tej ajo do t'i thoshte atij, "Makina që po blini tani është e përsosur, por pas disa vjeteve kur fëmijët tuaj do të jenë tashmë jashtë shtëpisë, kur do të keni pak më shumë para, ajo makina tjetër do të jetë ideale. Por ajo që po blini tani është e shkëlqyeshme ”. Tani, shumica e klientëve të Manyas të cilët erdhën përsëri ditën tjetër e blen atë makinën tjetër, makinën që nuk kishin nevojë për të, makinën që kushtonte më shumë para. Manya u bë aq shumë e suksesshme në shitjen e makinave që së shpejti ajo kaloi në shitjen e aeroplanëve (Të qeshura) Dhe duke ditur kaq shumë për psikologjinë e njerëzve e përgatiten atë mirë për punën e saj aktuale që është ajo e një psikoanalisti. Tani, pse ishin klientët e Manyës kaq iracional? Suksesi i Manyas ishte se ajo ishte në gjendje për të hapur në kokat e tyre një imazh të një të ardhmeje të idealizuar, një imazh i vetvetes kur ata janë tashmë më të suksesshëm, më të lirë, dhe për ta, duke zgjedhur atë makinën tjetër ishte sikur po i afroheshin këtij ideali në të cilën ishte sikur Manya tashmë i kishte parë ata. Tani, ne rrallë bëjmë zgjedhje me të vërtetë krejt racionale. Zgjedhjet ndikohen nga pavetëdija jonë, nga komuniteti ynë. Ne shpesh zgjedhim duke hamendësuar, çfarë njerëzit e tjerë mendojnë për zgjedhjen tonë. Gjithashtu ne po zgjedhim duke parë se çfarë po zgjedhin të tjerët. Ne gjithashtu po mendojmë se cila është zgjedhja e pranueshme shoqërore. Tani, për shkak të kësaj, ne në fakt edhe pasi kemi zgjedhur tashmë, si blerja nje makine, të lexojmë pafund artikuj e komente për makinat, sikur ende dëshirojmë të bindemi se kemi bërë zgjedhjen e duhur. Tani, zgjedhjet janë provokuese të ankthit. Ato janë të lidhura me rreziqet, humbjet. Ato janë shumë të paparashikueshëm. Për shkak të kësaj, njerëzit tani kanë gjithnjë e më shumë probleme se nuk po zgjedhin asgjë. Jo shumë kohë më parë, isha në një dasem dhe takova një grua të re, të bukur e cila menjëherë filloi të më tregonte për ankthin e saj për zgjedhjen. Ajo më tha: “Mu desh një muaj për të vendosur se cilin fustan do të vishja " Pastaj ajo tha: "Për javë të tëra kërkoja në cilin hotel të qëndrojë këtë natë Dhe tani, duhet të zgjedh një dhurues të spermës ”. (Të qeshura) E shikova këtë grua në tronditje. "Donatori i spermës? Çfarë është nxitimi?" Ajo tha, "Unë po mbush 40 vjec në fund të këtij viti, dhe s'kam qenë aq e zonja në zgjedhjen e burrave në jetën time". Tani zgjedhja, për shkak se ajo është e lidhur me rrezik, është ankthi-provokues, dhe ishte tashmë më i famshëmi Filozofi Danez Søren Kierkegaard i cili vëri ne dukje se ankthi është i lidhur me mundësinë e mundësisë. Tani, ne mendojmë sot se mund t'i parandalojmë këto rreziqe. Ne kemi analiza të pafundme të tregut, parashikimet e fitimeve të ardhshme. Edhe me tregun, që ka të bëjë me shansin, rastësia, ne mendojmë se mund të parashikojmë në mënyrë racionale ku po shkon. Tani, shansi në fakt po bëhet shumë traumatik. Vitin e kaluar, shoku im Bernard Harcourt në Universitetin e Chicikagos organizoi një konferencë për idenë e shansit. Ai dhe unë ishim së bashku në panel, dhe pak para dërgimit të artikujve tone - ne nuk i dinim artikujt e njëri-tjetrit - vendosëm ta shfrytëzonim rastin seriozisht. Kështu që informuam audiencën tonë se ajo që ata do të dëgjojnë tani do të jetë një studim i rastësishem, një përzierje e dy studimeve të cilën ne nuk e dinim se kush e kishte shkruar. Tani, ne e mbajtëm konferencën në një mënyrë të tillë. Bernard lexoi paragrafin e tij të parë, Unë lexova paragrafin tim të parë, Bernard lexoi paragrafin e tij të dytë, Unë lexova lexuar paragrafin tim të dytë, në këtë mënyrë drejt fundit të artikujve tone. Tani, do të habiteni se shumica e audiencës sonë nuk mendojnë se ajo që ata do të dëgjonin ishte një artikull krejtësisht e rastësishme. Ata nuk mund të besonin se duke folur nga pozita e autoritetit si dy profesorë që ishim, do ta merrnim seriozisht rastin. Ata menduan se përgatitëm fjalimet së bashku dhe thjesht ishim duke bërë shaka se është e rastësishme. Tani, ne jetojmë në kohë me shumë informacione, të dhëna të mëdha, shumë njohuri për brendësitë e trupave tanë. Ne deshifruam gjenomin tonë. Ne dimë për trurin tonë më shumë se më parë. Por për çudi, njerëzit janë gjithnjë e më shumë, duke kthyer një sy të verbër përpara kësaj njohjeje. Injoranca dhe mohimi janë në rritje. Në lidhje me krizën aktuale ekonomike, ne mendojmë se thjesht do të zgjohemi përsëri, dhe gjithçka do të jetë njësoj si më parë, dhe nuk nevojiten ndryshime politike ose shoqërore. Në lidhje me krizën ekologjike, ne mendojmë se asgjë nuk duhet të bëhet vetëm tani, ose të tjerët duhet të veprojnë para nesh. Ose edhe kur tashmë ndodh kriza ekologjike, si një katastrofë në Fukushima, shpesh kemi njerëz që jetojnë në të njëjtin mjedis me të njëjtën sasi informacioni, dhe gjysma e tyre do të shqetësohen për rrezatimin, dhe gjysma e tyre do ta injorojnë atë. Tani, psikoanalistët e dinë shumë mirë, se njerëzit çuditërisht nuk kanë pasion për dije por pasion për injorancën. Tani, çfarë do të thotë kjo? Le të themi kur jemi përballë, një sëmundje kërcënuese për jetën, shumë njerëz nuk duan ta dinë atë. Ata do të preferojnë më shumë të mohojnë sëmundjen, cila është arsyeja pse nuk është aq e mençur t'i informosh ata, nëse nuk pyesin. Çuditërisht, hulumtimet tregojnë se ndonjëherë njerëzit që mohojnë sëmundjet e tyre jetojnë më gjatë se ata që po zgjedhin racionalisht, trajtimin më të mirë. Tani, kjo injorancë, sidoqoftë, nuk është shumë e dobishme në nivelin e shoqërisë. Kur jemi injorantë se ku po shkojmë, mund të shkaktohet shumë dëme sociale. Tani, përballë injorancës, ne po ndeshemi edhe sot me një lloj dukshmërie. Ishte filozofi francez Louis Althusser që vuri në dukje qe ajo ideologji funksionon në një mënyrë të tillë që krijon një hije të së qartës. Para se të bëjmë ndonjë kritikë sociale, është e nevojshme të largohet ai mbulimi i së vërtetës dhe të mendojmë pak më ndryshe. Nëse i kthehemi kësaj ideologjie individuale, zgjedhja racionale që shpesh përqafojmë, është e nevojshme pikërisht këtu për të hequr këtë dukshmëri dhe të mendojmë pak më ndryshe. Tani për mua, një pyetje shpesh është pse ende e përqafojmë këtë ide të një njeriu të bërit vetë mbi të cilin mbështetej kapitalizmi që nga fillimi i tij? Pse mendojmë se jemi vërtet mjeshtër të tillë të jetës sonë që mundemi racionalisht të bëjmë zgjedhjet më të mira ideale, që të mos pranojmë humbje dhe rreziqe? Për mua, është tronditëse të shohësh ndonjëherë njerëz shumë të varfër, për shembull, duke mos mbështetur idenë që të pasurit taksohen më shumë. Shumë shpesh këtu ata ende identifikohen, me një lloj të caktuar të mentalitetit të lotarisë. Mirë, mbase nuk mendojnë se do ta bëjnë, në të ardhmen, por mbase mendojnë, djali im mund të bëhet Bill Gates i ardhshëm. Dhe kush do të donte të taksonte djalin e vet? Ose, një pyetje për mua është gjithashtu, pse njerëzit që nuk kanë sigurim shëndetësor nuk përqafojnë kujdesin shëndetësor universal? Ndonjëherë ata nuk e përqafojnë atë duke u identifikuar përsëri me idenë e zgjedhjes, por ata nuk kanë asgjë për të zgjedhur. Tani, Margaret Thatcher tha shumë mirë, se nuk ka asgjë si një shoqëri. Shoqëria nuk ekziston, janë vetëm individet dhe familjet e tyre. Mjerisht, kjo ideologji funksionon ende shumë mirë, kjo është arsyeja pse njerëzit e varfër mund të ndjehen, të turpëruar për varfërinë e tyre. Mund të ndihemi pafundësisht se jemi fajtorë, duke mos bërë zgjedhjet e duhura, dhe kjo është arsyeja pse ne nuk patëm sukses. Ne jemi në ankth se nuk jemi aq të mirë. Kjo është arsyeja pse ne punojmë shumë, orë të gjata në vendin e punës, dhe po aq orë të gjata për të rimarrur veten. Tani, kur jemi në ankth për zgjedhjet tona, nganjëherë ne e japim lehtësisht fuqinë tonë të zgjedhjes. Ne identifikohemi me guru-n i cili na tregon se çfarë të bëjmë, terapist vetë-ndihmës, ose ne përqafojmë një drejtues totalitar, i cili duket se nuk ka dyshime për zgjedhjet, i cili e di se cfare ben. Tani, shpesh njerëzit më pyesin, Çfarë mësuat duke studiuar zgjedhjen?" Dhe ka një mesazh të rëndësishëm që mësova. Kur mendoja për zgjedhjet, unë ndalova së marri zgjedhjet shumë seriozisht, personalisht. Së pari, kuptova shumë zgjedhje që bëj, nuk janë racionale. Është lidhur me pavetëdijen time, supozimet e mia për atë që zgjedhin të tjerët, ose çfarë është një zgjedhje e përqafuar shoqërore. Unë gjithashtu përqafoj idenë se duhet të shkojmë përtej duke menduar për zgjedhjet individuale, se është shumë e rëndësishme të rimendoni zgjedhjet sociale, qysh atëherë kjo ideologji e zgjedhjes individuale na ka qetësuar. Me të vërtetë na pengoi të mendonim për ndryshimet shoqërore. Ne harxhojmë kaq shumë kohë duke zgjedhur gjëra për veten tonë, dhe mezi reflektojnë në zgjedhjet komunale që mund të bëjmë. Tani, nuk duhet ta harrojmë atë zgjedhje, gjithnjë e lidhur me ndryshimin. Ne mund të bëjmë ndryshime individuale, por mund të bëjmë ndryshime sociale. Mund të zgjedhim të kemi më shumë ujq. Ne mund të zgjedhim të ndryshojmë mjedisin tonë të kemi më shumë bletë. Ne mund të zgjedhim të kemi agjenci të ndryshme vlerësimi. Ne mund të zgjedhim të kontrollojmë korporatat, në vend që t'i lejojmë korporatat të na kontrollojnë. Ne kemi një mundësi për të bërë ndryshime. Tani, unë fillova me një citim nga Samuel Johnson, i cili tha se kur bëjmë zgjedhje në jetë, nuk duhet të harrojmë të jetojmë. Më në fund, ju mund të shihni unë pata një zgjedhje për të zgjedhur një nga tre thënjet me të cilën doja të filloja ligjëratën time. Unë pata një zgjedhje, siç janë kombet, si njerëz, edhe ne kemi zgjedhje për të rimenduar në çfarë lloj shoqërie duam të jetojmë në të ardhmen. Faleminderit. (Duartrokitje)