Kjo është një zyrë.
Aty shumë prej jush do të kalojnë pjesën më të madhe të kohës zgjuar.
Dhe këto janë gjërat që do të
ndodhin në mënyrë të pa evitueshme për sa kohë do të jeni aty.
Ju do të filloni punën tuaj në zyrë,
duke veshur veshjet më të mira,
por do ja bëni m*tin si përfundim.
Pamvarësisht synimeve më të mira,
ju do krijoni varësi ndaj kafeinës.
Sido qoftë statusit juaj shoqëror,
ju, në një farë mënyre, do ju rrahë zemra për ndonjë koleg.
Ju do të përfshiheni në njërin nga këto dy grupime:
Njerëzit që kanë gjithmonë ftohtë ...
ose njerëzit që kanë vazhdimisht vapë.
Do të filloni me një send personal në sirtaret e zyrës tuaj
dhe pastaj një ditë do ta hapni sirtarin
dhe do të kuptoni se gjithë jeta juaj ndodhet aty brenda.
Dikush në zyrë do jua shpifi.
Dhe ju do të miqësoheni me dikë tjetër bazuar në ndjenjën e perbashkët të shpifësisë që dikushi ju shkakton.
Ju do të fitoni aftësi të jashtëzakonshme në fshehjen e Facebook në kompiuterin tuaj.
Në një farë pike, ju do të dëgjoni një nga kolegët tuaj tek dhjet.
Do të jetë një nga momentet më të vështira të jetës tuaj.
Ju do të përballeni me një koleg në banjë
dhe do te kuptoni se ai nuk lan duart
dhe ky zbulim do të ndryshojë gjithçka.
Do të shtoni të paktën tre kilogramë dhjam nga biskotat,
tortat dhe kekët e kuq të ditelindjeve të cilëve nuk do ti shpëtoni dot.
Dhe pikerisht kur ju do të zotoheni të hiqni dorë nga ëmbëlsirat,
koleget tuaj do ju kthejnë sërish në rrugën e gabuar.
Ju do të imagjinoni veten tek i bëni kolegëve tuaj gjërat më të çuditëshme në bote.
Dikur, ju do të ftoni një mik personal në zyrë
dhe do të jetë çuditërisht tepër e sikletshme
t'ja prezantosh kujtdo që punon me ju.
Ju vërtete do të ngazëlleheni me veten tuaj tek ja merrni dorën ndonjë pune të vogël
për ta urryer më pas kur të gjithë t'ju kërkojnë ta bëni edhe për ta.
Dhe ju do të krijoni një grup miqsh në atë zyrë
të cilët do jua bëjnë ditën shumë më të bukur.
[visit www.facebook.com/subtitleyoutube
to see other videos or make a request]