1 00:00:00,000 --> 00:00:02,000 Kur më kërkuan të marr pjesë, vendosa 2 00:00:02,000 --> 00:00:04,000 që ai për të cilin doja vërtet të flisja 3 00:00:04,000 --> 00:00:06,000 qe miku im Richard Feynman. 4 00:00:06,000 --> 00:00:08,000 Jam një nga pak fatlumët 5 00:00:08,000 --> 00:00:10,000 që arritën vërtet ta njohin 6 00:00:10,000 --> 00:00:12,000 dhe të shijojnë praninë e tij. 7 00:00:12,000 --> 00:00:15,000 Dhe do t'ju rrëfej për Richard Feynman-in që di unë. 8 00:00:15,000 --> 00:00:17,000 Jam i sigurt se këtu ka njerëz të tjerë 9 00:00:17,000 --> 00:00:19,000 që do të mund t'ju rrëfenin mbi Richard Feynman-in që dinë ata, 10 00:00:19,000 --> 00:00:21,000 dhe do të dilte ndoshta një tjetër Richard Feynman. 11 00:00:21,000 --> 00:00:24,000 Richard Feynman-i qe një njeri shumë i ndërlikuar. 12 00:00:24,000 --> 00:00:26,000 Qe një njeri me shumë, shumë anë. 13 00:00:26,000 --> 00:00:28,000 Qe, padyshim, mbi të gjitha 14 00:00:28,000 --> 00:00:31,000 një shkencëtar shumë, shumë, shumë i madh. 15 00:00:31,000 --> 00:00:34,000 Qe edhe aktor. E kam parë të aktrojë. 16 00:00:34,000 --> 00:00:37,000 Pata edhe fatin e mirë të jem i pranishëm në ato leksionet, 17 00:00:37,000 --> 00:00:39,000 sipër në lozhë. 18 00:00:39,000 --> 00:00:41,000 Qenë fantastike. 19 00:00:41,000 --> 00:00:43,000 Qe edhe filozof; 20 00:00:43,000 --> 00:00:45,000 qe edhe baterist; 21 00:00:45,000 --> 00:00:48,000 qe mësues i lindur. 22 00:00:48,000 --> 00:00:50,000 Richard Feynman-i qe gjithashtu "showman", 23 00:00:50,000 --> 00:00:52,000 "showman" i jashtëzakonshëm. 24 00:00:52,000 --> 00:00:56,000 Qe i vrazhdë, shpërfillës -- 25 00:00:56,000 --> 00:00:58,000 qe plot maço, 26 00:00:58,000 --> 00:01:01,000 një lloj maçoje ngadhnjimtari. 27 00:01:01,000 --> 00:01:05,000 I pëlqenin betejat intelektuale. 28 00:01:05,000 --> 00:01:09,000 Kish ego të stërmadhe. 29 00:01:09,000 --> 00:01:12,000 Por ky burrë, në një farë mënyre, 30 00:01:12,000 --> 00:01:14,000 të linte goxha vend. 31 00:01:14,000 --> 00:01:16,000 Dhe me këtë nënkuptoj 32 00:01:16,000 --> 00:01:19,000 goxha vend, në rastin tim -- 33 00:01:19,000 --> 00:01:21,000 S'flas dot për të tjerët -- 34 00:01:21,000 --> 00:01:23,000 por në rastin tim, 35 00:01:23,000 --> 00:01:26,000 goxha vend për një tjetër ego të madhe. 36 00:01:26,000 --> 00:01:28,000 Jo aq të madhe sa e tija, 37 00:01:28,000 --> 00:01:30,000 por goxha të madhe. 38 00:01:30,000 --> 00:01:33,000 Ndjehesha përherë mirë në shoqërinë e Dick Feynman-it. 39 00:01:33,000 --> 00:01:35,000 Qe gjithmonë zbavitëse kur ishe me të. 40 00:01:35,000 --> 00:01:37,000 Gjithmonë më bënte të ndihesha i mençur. 41 00:01:37,000 --> 00:01:39,000 Si mundej dikush si ai të të bënte të ndiheshe i mençur? 42 00:01:39,000 --> 00:01:41,000 Ja që e bënte. 43 00:01:41,000 --> 00:01:43,000 Më bënte të ndihesha i mençur. Më bënte të ndjeja që qe i mençur. 44 00:01:43,000 --> 00:01:45,000 Më bënte të ndjehesha që qemë të mençur që të dy, 45 00:01:45,000 --> 00:01:49,000 dhe që ne të dy mund të zgjidhnim çfarëdo problemi. 46 00:01:49,000 --> 00:01:52,000 Dhe në fakt, ca herë u morëm bashkë me fizikë. 47 00:01:52,000 --> 00:01:54,000 Bashkë nuk botuam ndonjëherë ndonjë artikull, 48 00:01:54,000 --> 00:01:57,000 por për t'u zbavitur, jemi zbavitur. 49 00:01:58,000 --> 00:02:00,000 I pëlqente të fitonte. 50 00:02:00,000 --> 00:02:03,000 Në ato lojërat e vockla maço që do të luheshin hera-herës -- 51 00:02:03,000 --> 00:02:06,000 dhe nuk i luante vetëm me mua, i luante me lloj-lloj njerëzish -- 52 00:02:06,000 --> 00:02:08,000 dhe thuajse gjithmonë fitonte. 53 00:02:08,000 --> 00:02:11,000 Por kur nuk fitonte, kur humbte, 54 00:02:11,000 --> 00:02:14,000 prapë qeshte dhe dukej se zbavitej po njësoj 55 00:02:14,000 --> 00:02:16,000 si të kish fituar. 56 00:02:16,000 --> 00:02:18,000 Më kujtohet një herë që më tregoi një histori 57 00:02:18,000 --> 00:02:21,000 mbi një shaka që i bënë studentët. 58 00:02:21,000 --> 00:02:23,000 E morën -- më duket se qe ditëlindja e tij -- 59 00:02:23,000 --> 00:02:25,000 e morën për drekë. 60 00:02:25,000 --> 00:02:27,000 E morën për drekë 61 00:02:27,000 --> 00:02:29,000 në një qoshe sanduiçesh në Pasadena. 62 00:02:29,000 --> 00:02:31,000 Mbase ekziston ende; nuk e di. 63 00:02:31,000 --> 00:02:34,000 Ku specialitet qenë sanduiçet e të famshmëve. 64 00:02:34,000 --> 00:02:36,000 Mund të porosisje sanduiçin Merlin Monro. 65 00:02:36,000 --> 00:02:39,000 Mund të porosisje sanduiçin Hamfri Bogart. 66 00:02:39,000 --> 00:02:41,000 Studentët shkuan atje më përpara, 67 00:02:41,000 --> 00:02:44,000 dhe e bënë me fjalë që do të porosisnin të tërë sanduiçe Feynman. 68 00:02:44,000 --> 00:02:47,000 Një nga një, mbërrinin dhe porosisnin sanduiçe Feynman. 69 00:02:47,000 --> 00:02:49,000 Feynman-i vdiste për këtë histori. 70 00:02:49,000 --> 00:02:53,000 Ai vetë ma tregoi, vërtet i kënaqur e duke qeshur. 71 00:02:53,000 --> 00:02:56,000 Kur e mbaroi tregimin, i thashë, 72 00:02:56,000 --> 00:02:58,000 "Dik, po vras mendjen se ç'dallim do të kish 73 00:02:58,000 --> 00:03:02,000 mes një sanduiçi Feynman dhe një sanduiçi Susskind." 74 00:03:02,000 --> 00:03:04,000 Dhe sa hap e mbyll sytë, 75 00:03:04,000 --> 00:03:07,000 tha, "Do të ishin thuajse njësoj. 76 00:03:07,000 --> 00:03:10,000 I vetmi dallim do të qe që një sanduiç Susskind do të kish shumë më tepër brumë, 77 00:03:10,000 --> 00:03:12,000 brumë, në kuptimin e aktorit të keq. 78 00:03:12,000 --> 00:03:14,000 (Të qeshura) 79 00:03:14,000 --> 00:03:17,000 Ja që dhe unë qeshë goxha i shpejtë atë ditë, 80 00:03:17,000 --> 00:03:20,000 dhe ia ktheva, "Ëhë, por shumë më pak krunde." 81 00:03:20,000 --> 00:03:23,000 (Të qeshura) 82 00:03:23,000 --> 00:03:27,000 E vërteta në fakt 83 00:03:27,000 --> 00:03:29,000 është që sanduiçi Feynman 84 00:03:29,000 --> 00:03:31,000 kish plot brumë, 85 00:03:31,000 --> 00:03:34,000 por aspak krunde. 86 00:03:35,000 --> 00:03:37,000 Ajo që Feynman-i urrente më shumë se gjithçka tjetër 87 00:03:37,000 --> 00:03:39,000 qenë pozat intelektuale -- 88 00:03:39,000 --> 00:03:41,000 falsiteti, 89 00:03:41,000 --> 00:03:44,000 sofistikimi i rremë, zhargoni. 90 00:03:44,000 --> 00:03:47,000 Mbaj mend diku nga vitet '80, 91 00:03:47,000 --> 00:03:49,000 mesi i viteve '80, 92 00:03:49,000 --> 00:03:51,000 Diku, unë, dhe Sydney Coleman, 93 00:03:51,000 --> 00:03:53,000 u takuam disa herë 94 00:03:53,000 --> 00:03:56,000 në shtëpinë e një pasaniku të madh diku në San Francisko -- 95 00:03:56,000 --> 00:03:58,000 në San Francisko për darkë. 96 00:03:58,000 --> 00:04:01,000 Dhe herën e fundit që pasaniku na ftoi, 97 00:04:01,000 --> 00:04:03,000 pat ftuar gjithashtu edhe një dorë filozofësh. 98 00:04:03,000 --> 00:04:06,000 Këta tipat qenë filozofë të mendjes. 99 00:04:06,000 --> 00:04:09,000 Fusha e tyre qe filozofia e ndërgjegjes. 100 00:04:09,000 --> 00:04:11,000 Dhe qenë dëng me lloj-lloj zhargonesh. 101 00:04:11,000 --> 00:04:14,000 Po përpiqem të kujtoj termat -- 102 00:04:14,000 --> 00:04:17,000 "monizëm," "dualizëm," gjithandej kategorira. 103 00:04:17,000 --> 00:04:19,000 Nuk e dija se ç'kuptohej me këto terma, as Diku -- 104 00:04:19,000 --> 00:04:21,000 dhe as Sydney, meqë ra fjala. 105 00:04:21,000 --> 00:04:23,000 Dhe për çfarë u llafosëm? 106 00:04:23,000 --> 00:04:26,000 Po për çfarë të llafosesh kur bisedohet rreth mendjes? 107 00:04:26,000 --> 00:04:28,000 Për një gjë, gjëja e pritshme për t'u biseduar -- 108 00:04:28,000 --> 00:04:30,000 a mundet një makinë të shndërrohet në mendje? 109 00:04:30,000 --> 00:04:32,000 A mund të krijoni një makinë 110 00:04:32,000 --> 00:04:34,000 që mendon si një qenie njerëzore, 111 00:04:34,000 --> 00:04:36,000 që të jetë e ndërgjegjshme? 112 00:04:36,000 --> 00:04:39,000 U shtruam dhe biseduam rreth kësaj -- sigurisht pa ia gjetur kurrë anën. 113 00:04:39,000 --> 00:04:41,000 Por belaja me filozofët 114 00:04:41,000 --> 00:04:43,000 qe që ata filozofonin 115 00:04:43,000 --> 00:04:45,000 në vend që të shkencëzofonin. 116 00:04:45,000 --> 00:04:48,000 Tek e fundit, çështja është shkencore. 117 00:04:48,000 --> 00:04:50,000 Dhe qe vërtet, vërtet me zarar ta bëje 118 00:04:50,000 --> 00:04:53,000 këtë në prani të Dick Feynman-it. 119 00:04:55,000 --> 00:04:58,000 Feynman-i ua plasi ballit -- me të dy tytat, drejt e në lule të ballit. 120 00:04:58,000 --> 00:05:01,000 Qe brutale, qe zbavitëse -- oh, sa zbavitëse. 121 00:05:01,000 --> 00:05:03,000 Por qe vërtet brutale. 122 00:05:03,000 --> 00:05:05,000 Ua shfryu me tërë mend tullumbacen. 123 00:05:05,000 --> 00:05:07,000 Por e bukura qe se -- 124 00:05:07,000 --> 00:05:09,000 Feynman-it iu desh të largohej pak herët. 125 00:05:09,000 --> 00:05:12,000 Nuk ndihej dhe aq mirë, ndaj u largua pak më herët. 126 00:05:12,000 --> 00:05:15,000 Dhe unë e Sydney mbetëm atje me dy filozofët. 127 00:05:15,000 --> 00:05:18,000 Dhe e bukura qe që këta tipat kapën qiellin. 128 00:05:18,000 --> 00:05:20,000 Qenë kaq të kënaqur. 129 00:05:20,000 --> 00:05:23,000 Patën takuar njeriun e madh; 130 00:05:23,000 --> 00:05:25,000 qenë këshilluar nga njeriu i madh; 131 00:05:25,000 --> 00:05:27,000 qenë dëfryer sa s'thuhet 132 00:05:27,000 --> 00:05:30,000 kur ua zhyti turinjtë në baltë; 133 00:05:30,000 --> 00:05:33,000 dhe kjo qe diçka e veçantë. 134 00:05:33,000 --> 00:05:36,000 Kuptova që kish diçka thjesht të jashtëzakonshme te Feynman-i, 135 00:05:36,000 --> 00:05:39,000 edhe kur bënte atë çka bëri. 136 00:05:43,000 --> 00:05:46,000 Diku qe shoku im. Unë Dik e thërrisja. 137 00:05:46,000 --> 00:05:48,000 Unë dhe Diku sikur kishim një lidhje. 138 00:05:48,000 --> 00:05:51,000 Them se duhet të ketë qenë lidhje e veçantë ajo që patëm. 139 00:05:51,000 --> 00:05:54,000 E pëlqenim njëri-tjetrin; na pëlqenin të njëjtat gjëra. 140 00:05:54,000 --> 00:05:58,000 Edhe unë i pëlqeja lojërat intelektuale maço. 141 00:05:58,000 --> 00:06:00,000 Ndonjëherë mund të fitoja, shumicën e herëve do të fitonte ai, 142 00:06:00,000 --> 00:06:02,000 por na shijonin të dyve. 143 00:06:02,000 --> 00:06:04,000 Dhe Dikut iu mbush mendja në një farë pike 144 00:06:04,000 --> 00:06:08,000 që ai dhe unë kishim një lloj ngjashmërie personalitetesh. 145 00:06:08,000 --> 00:06:10,000 Nuk mendoj se kish të drejtë këtu. 146 00:06:10,000 --> 00:06:12,000 Mendoj që e vetmja pikë ngjashmërie mes nesh 147 00:06:12,000 --> 00:06:15,000 qe që të dyve na pëlqente të flisnim për veten. 148 00:06:15,000 --> 00:06:17,000 Por ja që i ish mbushur mendja. 149 00:06:17,000 --> 00:06:19,000 Dhe qe kureshtar. 150 00:06:19,000 --> 00:06:21,000 Ai njeri qe aq kureshtar sa s'e besoni dot. 151 00:06:21,000 --> 00:06:24,000 Dhe donte të kuptonte ç'kish dhe pse kish 152 00:06:24,000 --> 00:06:28,000 në këtë lidhje të çuditshme. 153 00:06:28,000 --> 00:06:30,000 Dhe një ditë po ecnim. Qemë në Francë. 154 00:06:30,000 --> 00:06:32,000 Qemë në La Zouche. 155 00:06:32,000 --> 00:06:34,000 Sipër në male, më 1976. 156 00:06:34,000 --> 00:06:37,000 Dhe atje lart në male, Feynman-i më thotë, 157 00:06:37,000 --> 00:06:39,000 më thotë, "Leonardo." 158 00:06:39,000 --> 00:06:41,000 Arsyeja pse më quajti Leonardo 159 00:06:41,000 --> 00:06:43,000 qe pse gjendeshim në Europë 160 00:06:43,000 --> 00:06:46,000 dhe ushtronte frëngjishten e vet. 161 00:06:46,000 --> 00:06:49,000 Dhe më thotë, "Leonardo, 162 00:06:49,000 --> 00:06:52,000 më afër ishe me tët ëmë apo me tët atë, 163 00:06:52,000 --> 00:06:54,000 kur ishe fëmijë?" 164 00:06:54,000 --> 00:06:57,000 Dhe i thashë, "Heroi im i vërtetë ish im atë. 165 00:06:57,000 --> 00:06:59,000 Ai ish punëtor, 166 00:06:59,000 --> 00:07:02,000 me pesë klasë shkollë. 167 00:07:02,000 --> 00:07:05,000 Qe mjeshtër mekanik, dhe më mësoi si të përdor veglat. 168 00:07:05,000 --> 00:07:09,000 Më mësoi lloj-lloj gjërash për gjërat mekanike. 169 00:07:09,000 --> 00:07:11,000 Madje më mësoi edhe teoremën e Pitagorës. 170 00:07:11,000 --> 00:07:13,000 Nuk e quante hipotenuzë, 171 00:07:13,000 --> 00:07:16,000 e quante distancë e shkurtores." 172 00:07:16,000 --> 00:07:18,000 Dhe Feynman-it iu ndezën sytë. 173 00:07:18,000 --> 00:07:20,000 U ndez si të ish llambë ndriçimi. 174 00:07:20,000 --> 00:07:23,000 Dhe tha se kish pasur 175 00:07:23,000 --> 00:07:25,000 në thelb pikërisht të njëjtën marrëdhënie 176 00:07:25,000 --> 00:07:27,000 me të atin. 177 00:07:27,000 --> 00:07:30,000 Në fakt, i ish mbushur mendja në një farë kohe 178 00:07:30,000 --> 00:07:33,000 që, për të qenë fizikan i mirë, 179 00:07:33,000 --> 00:07:35,000 ish shumë e rëndësishme 180 00:07:35,000 --> 00:07:38,000 të kishe këtë lloj marrëdhënie me babën. 181 00:07:38,000 --> 00:07:41,000 Kërkoj ndjesë për trajtimin seksist këtu, 182 00:07:41,000 --> 00:07:43,000 por kjo është ajo ç'ndodhi vërtet. 183 00:07:43,000 --> 00:07:47,000 Tha se kish qenë absolutisht i bindur që kjo qe e nevojshme -- 184 00:07:47,000 --> 00:07:51,000 pjesa e domosdoshme e rritjes drejt një fizikani të ri. 185 00:07:51,000 --> 00:07:54,000 Duke qenë Diku, ai, sigurisht, dëshironte ta kontrollonte këtë. 186 00:07:54,000 --> 00:07:56,000 Desh të shkonte dhe të bënte një eksperiment. 187 00:07:56,000 --> 00:07:58,000 E pra, e bëri. 188 00:07:58,000 --> 00:08:00,000 Vajti dhe e bëri një eksperiment. 189 00:08:00,000 --> 00:08:03,000 Pyeti krejt shokët e tij që i mbante për fizikanë të mirë, 190 00:08:03,000 --> 00:08:06,000 "Jot ëmë apo yt atë ka pasur ndikim mbi ty?" 191 00:08:06,000 --> 00:08:08,000 Dhe një burri -- të tërë burra qenë -- 192 00:08:08,000 --> 00:08:10,000 një burri, secili prej tyre 193 00:08:10,000 --> 00:08:12,000 i tha, "Ime më." 194 00:08:12,000 --> 00:08:15,000 (Të qeshura) 195 00:08:15,000 --> 00:08:19,000 Dhe kështu humbi ajo teori në koshin e historisë. 196 00:08:20,000 --> 00:08:23,000 Por ai qe shumë i ngazëllyer që më në fund pat gjetur dikë 197 00:08:23,000 --> 00:08:26,000 që kish patur të njëjtën përvojë me të atin 198 00:08:26,000 --> 00:08:28,000 si ajo që kish patur ai me të vetin. 199 00:08:28,000 --> 00:08:30,000 Dhe për ca kohë, qe i bindur 200 00:08:30,000 --> 00:08:32,000 që kjo ish arsyeja pse shkonim kaq mirë bashkë. 201 00:08:32,000 --> 00:08:34,000 Nuk e di. Ndoshta. E kush e di? 202 00:08:34,000 --> 00:08:36,000 Më lini t'ju tregoj pak 203 00:08:36,000 --> 00:08:39,000 për Feynman-in si fizikan. 204 00:08:40,000 --> 00:08:42,000 Stili i Feynman-it -- 205 00:08:42,000 --> 00:08:44,000 jo, stili nuk është fjala e duhur. 206 00:08:44,000 --> 00:08:46,000 Stili jua shpie mendjen te papijoni që mund të ketë mbajtur 207 00:08:46,000 --> 00:08:48,000 apo kostumi që vishte. 208 00:08:48,000 --> 00:08:50,000 Ka diçka shumë më të thellë se kaq, 209 00:08:50,000 --> 00:08:52,000 por nuk më vjen në mend tjetër fjalë për të. 210 00:08:52,000 --> 00:08:55,000 Stili shkencor i Feynman-it 211 00:08:55,000 --> 00:08:57,000 qe të kërkonte përherë për zgjidhjen më të thjeshtë, 212 00:08:57,000 --> 00:09:02,000 më elementare të mundshme të një problemi. 213 00:09:02,000 --> 00:09:05,000 Nëse nuk qe e mundur, do t'ju duhej të përdornit diç më të koklavitur. 214 00:09:05,000 --> 00:09:08,000 Por padyshim pjesë e kësaj 215 00:09:08,000 --> 00:09:11,000 qe gëzimi dhe kënaqësia e tij e madhe 216 00:09:11,000 --> 00:09:15,000 kur u tregonte njerëzve se mund të mendonte më thjesht se ata. 217 00:09:15,000 --> 00:09:18,000 Por thellë-thellë besonte, besonte vërtet, 218 00:09:18,000 --> 00:09:20,000 se nëse diçka nuk e shpjegoni dot thjesht 219 00:09:20,000 --> 00:09:23,000 ju vetë nuk e kishit kuptuar. 220 00:09:23,000 --> 00:09:26,000 Në vitet '50, njerëzit po përpiqeshin të kuptonin 221 00:09:26,000 --> 00:09:28,000 se si funksiononte heliumi superfluid. 222 00:09:28,000 --> 00:09:30,000 Kish një teori. 223 00:09:30,000 --> 00:09:32,000 Falë fizikës matematike të një rusi, 224 00:09:32,000 --> 00:09:34,000 dhe qe një teori e koklavitur. 225 00:09:34,000 --> 00:09:36,000 Do t'jua them pa humbur kohë se ç'qe ajo teori. 226 00:09:36,000 --> 00:09:38,000 Qe një teori tmerrësisht e koklavitur 227 00:09:38,000 --> 00:09:41,000 plot me integrale dhe formula shumë të vështira 228 00:09:41,000 --> 00:09:43,000 plot matematikë e me radhë. 229 00:09:43,000 --> 00:09:46,000 Dhe funksiononte ca, por nuk funksiononte shumë mirë. 230 00:09:46,000 --> 00:09:48,000 I vetmi rast kur funksiononte 231 00:09:48,000 --> 00:09:51,000 ish kur atomet e heliumit qenë shumë, shumë larg njëri-tjetrit. 232 00:09:51,000 --> 00:09:53,000 Atomet e heliumit duhej të ishin shumë larg njëri-tjetrit. 233 00:09:53,000 --> 00:09:55,000 Dhe për fat të keq, atomet e heliumit në heliumin e lëngët 234 00:09:55,000 --> 00:09:57,000 janë njëri drejt e sipër tjetrit. 235 00:09:57,000 --> 00:10:00,000 Feynman-i vendosi, si prej fizikani amator të heliumit, 236 00:10:00,000 --> 00:10:03,000 që do të provonte ta gjente. 237 00:10:03,000 --> 00:10:05,000 Pati një ide, një ide shumë të mençur. 238 00:10:05,000 --> 00:10:07,000 Do të provonte të gjente se 239 00:10:07,000 --> 00:10:09,000 si do të ishte funksioni i valës kuantike 240 00:10:09,000 --> 00:10:11,000 për këtë numër të stërmadh atomesh. 241 00:10:11,000 --> 00:10:13,000 Do të përpiqej ta vizualizonte atë, 242 00:10:13,000 --> 00:10:16,000 i udhëhequr nga një numër i vogël parimesh të thjeshta. 243 00:10:16,000 --> 00:10:19,000 Numri i vogël i parimeve të thjeshta qe shumë, shumë i thjeshtë. 244 00:10:19,000 --> 00:10:21,000 I pari qe 245 00:10:21,000 --> 00:10:24,000 që, kur atomet e heliumit prekin njëri-tjetrin, shtyhen. 246 00:10:24,000 --> 00:10:27,000 Pasojë e kësaj do të ishte që funksioni valor i bie të shkojë drejt zeros, 247 00:10:27,000 --> 00:10:30,000 i bie të zhduket, kur atomet e heliumit prekin njëri-tjetrin. 248 00:10:30,000 --> 00:10:32,000 Fakti tjetër 249 00:10:32,000 --> 00:10:35,000 është që për gjendjen bazë, gjendja me energjinë më të pakët e një sistemi kuantik, 250 00:10:35,000 --> 00:10:39,000 funksioni valor është përherë shumë i butë -- 251 00:10:39,000 --> 00:10:41,000 ka numër minimum shmangiesh. 252 00:10:41,000 --> 00:10:43,000 Kështu pra, u ul -- 253 00:10:43,000 --> 00:10:45,000 dhe e përfytyroj me asgjë tjetër veç 254 00:10:45,000 --> 00:10:47,000 një copë letër dhe një laps -- 255 00:10:47,000 --> 00:10:49,000 dhe u rrek të shkruante, dhe shkrojti, 256 00:10:49,000 --> 00:10:52,000 funksionin më të thjeshtë që mund t'ju vijë në mendje 257 00:10:52,000 --> 00:10:54,000 që si kushte kufizuese pat 258 00:10:54,000 --> 00:10:56,000 zhdukjen e funksionit valor kur gjërat preken 259 00:10:56,000 --> 00:10:58,000 dhe që është i butë në mes 260 00:10:58,000 --> 00:11:00,000 Shkrojti një gjë të thjeshtë. 261 00:11:00,000 --> 00:11:02,000 Në fakt, qe kaq e thjeshtë saqë 262 00:11:02,000 --> 00:11:04,000 them se një gjimnazist vërtet i mençur, 263 00:11:04,000 --> 00:11:06,000 madje pa mësime analize matematike, 264 00:11:06,000 --> 00:11:09,000 mund ta kuptonte ç'shkrojti. 265 00:11:09,000 --> 00:11:12,000 Puna qe që ajo gjë e thjeshtë që shkroi 266 00:11:12,000 --> 00:11:15,000 shpjegonte gjithçka të njohur deri në atë kohë për heliumin e lëngët 267 00:11:15,000 --> 00:11:17,000 dhe diçka më tepër. 268 00:11:17,000 --> 00:11:19,000 Gjithmonë kam pyetur veten nëse profesionistët, 269 00:11:19,000 --> 00:11:22,000 fizikanët e vërtetë profesionistë të heliumit, 270 00:11:22,000 --> 00:11:25,000 u turpëruan pakëz nga kjo. 271 00:11:25,000 --> 00:11:27,000 Kishin teknikat e tyre super të fuqishme, 272 00:11:27,000 --> 00:11:29,000 dhe nuk bënë dot gjë. 273 00:11:29,000 --> 00:11:33,000 Meqë jemi, do t'ju tregoj se ç'qenë këto teknika super të fuqishme. 274 00:11:33,000 --> 00:11:36,000 Qenë teknikat e diagrameve të Feynman-it. 275 00:11:36,000 --> 00:11:38,000 (Të qeshura) 276 00:11:38,000 --> 00:11:41,000 E përsëriti këtë më 1968-n. 277 00:11:41,000 --> 00:11:43,000 Më 1968-n, në universitetin tim -- 278 00:11:43,000 --> 00:11:46,000 në atë kohë nuk qeshë atje -- por më 1968-n, 279 00:11:46,000 --> 00:11:49,000 po eksplorohej struktura e protonit. 280 00:11:49,000 --> 00:11:51,000 Dihet se protoni përbëhet 281 00:11:51,000 --> 00:11:53,000 nga një dorë pjesëzash të vockla. 282 00:11:53,000 --> 00:11:55,000 Kjo qe pak a shumë e njohur. 283 00:11:55,000 --> 00:11:58,000 Dhe rruga për ta analizuar qe, sigurisht, diagramet e Feynman-it. 284 00:11:58,000 --> 00:12:01,000 Për këtë punë qenë ndërtuar diagramet e Feynman-it -- 285 00:12:01,000 --> 00:12:03,000 për të kuptuar pjesëzat. 286 00:12:03,000 --> 00:12:05,000 Eksperimentet që po bëheshin qenë shumë të thjeshta. 287 00:12:05,000 --> 00:12:07,000 Thjesht merrni protonin, 288 00:12:07,000 --> 00:12:09,000 dhe e godisni shumë fort me një elektron. 289 00:12:09,000 --> 00:12:12,000 Për këtë punë qenë diagramet e Feynman-it. 290 00:12:12,000 --> 00:12:14,000 I vetmi problem qe fakti 291 00:12:14,000 --> 00:12:16,000 që diagramet e Feynman-it qenë të koklavitura. 292 00:12:16,000 --> 00:12:18,000 Kish aty integrale të vështira. 293 00:12:18,000 --> 00:12:21,000 Sikur t'i zgjidhnit krejt ato, do të kishit një teori shumë të përpiktë. 294 00:12:21,000 --> 00:12:24,000 Por nuk i zgjidhnit dot; thjesht qenë shumë të ndërlikuara. 295 00:12:24,000 --> 00:12:26,000 Disa po përpiqeshin t'i zgjidhnin. 296 00:12:26,000 --> 00:12:29,000 Mund t'ia dilnit për një diagram me një lakore. Me një lakore nuk ka problem. 297 00:12:29,000 --> 00:12:32,000 Një lakore, dy lakore -- ndoshta mund t'ia dilnit për një diagram me tri lakore, 298 00:12:32,000 --> 00:12:34,000 por për më tej nuk bënit dot gjë. 299 00:12:34,000 --> 00:12:36,000 Feynman-i tha, "Harrojeni krejt këtë. 300 00:12:36,000 --> 00:12:38,000 Le ta mendojmë protonin 301 00:12:38,000 --> 00:12:40,000 si një grumbull pjesëzash të vockla -- 302 00:12:40,000 --> 00:12:42,000 si një hoje pjesëzash të vockla." 303 00:12:42,000 --> 00:12:45,000 I quajti partone. Partone i emërtoi. 304 00:12:45,000 --> 00:12:47,000 Tha, "Thjesht mendojeni si një hoje partonesh 305 00:12:47,000 --> 00:12:49,000 që lëvizin vërtet shpejt." 306 00:12:49,000 --> 00:12:53,000 Ngaqë lëvizin vërtet shpejt, 307 00:12:53,000 --> 00:12:57,000 relativiteti na thotë se lëvizjet e brendshme do të ngadalësohen mjaft. 308 00:12:57,000 --> 00:12:59,000 Papritmas godet elektroni. 309 00:12:59,000 --> 00:13:02,000 Si të bënit papritmas një foto të protonit. 310 00:13:02,000 --> 00:13:04,000 Çfarë duket? 311 00:13:04,000 --> 00:13:09,000 Do të dukej një dorë partonesh të palëvizshme. 312 00:13:09,000 --> 00:13:11,000 Nuk lëvizin, dhe ngaqë nuk lëvizin 313 00:13:11,000 --> 00:13:13,000 gjatë kohëzgjatjes së eksperimentit, 314 00:13:13,000 --> 00:13:15,000 nuk keni pse shqetësoheni se si lëvizin. 315 00:13:15,000 --> 00:13:17,000 Nuk keni pse shqetësoheni rreth forcave mes tyre. 316 00:13:17,000 --> 00:13:19,000 Thjesht i mendoni 317 00:13:19,000 --> 00:13:21,000 si një popullatë 318 00:13:21,000 --> 00:13:24,000 partonesh të palëvizshme. 319 00:13:24,000 --> 00:13:27,000 Ky qe çelësi i analizimit të këtyre eksperimenteve. 320 00:13:27,000 --> 00:13:30,000 Tejet i efektshëm, bëri vërtet punë -- 321 00:13:30,000 --> 00:13:32,000 dikush ka thënë që fjala revolucion është fjalë e keqe. 322 00:13:32,000 --> 00:13:35,000 Them se duhet të jetë, ndaj nuk po them revolucion -- 323 00:13:35,000 --> 00:13:38,000 por pa dyshim që e shtyu shumë, shumë, përpara 324 00:13:38,000 --> 00:13:41,000 idenë tonë të protonit, 325 00:13:41,000 --> 00:13:43,000 dhe të pjesëzave përtej tij. 326 00:13:43,000 --> 00:13:45,000 Kisha dhe ca gjëra të tjera për t'ju treguar 327 00:13:45,000 --> 00:13:47,000 lidhur me lidhjen time me Feynman-in, 328 00:13:47,000 --> 00:13:49,000 se si ishte, 329 00:13:49,000 --> 00:13:51,000 por shoh që më mbetet vetëm gjysmë minute. 330 00:13:51,000 --> 00:13:53,000 Ndaj them ta mbyll thjesht 331 00:13:53,000 --> 00:13:57,000 duke thënë se nuk mendoj që Feynman-it do t'i kish pëlqyer kjo veprimtari. 332 00:13:57,000 --> 00:14:00,000 Mendoj se do të kish thënë, 333 00:14:00,000 --> 00:14:03,000 "Nuk më duhet kjo." 334 00:14:03,000 --> 00:14:06,000 Por si ta nderojmë Feynman-in? 335 00:14:06,000 --> 00:14:08,000 Si ta nderojmë vërtet Feynman-in? 336 00:14:08,000 --> 00:14:11,000 Them se përgjigja është që Feynman-it i bëjmë nder 337 00:14:11,000 --> 00:14:13,000 duke hequr nga sanduiçet tona 338 00:14:13,000 --> 00:14:16,000 sa më shumë krunde të mundemi. 339 00:14:16,000 --> 00:14:18,000 Faleminderit. 340 00:14:18,000 --> 00:14:21,000 (Duartrokitje)