1 00:00:01,750 --> 00:00:08,406 Gjate shekujve te fundit, mikroskopet kane revolucionalizuar boten tone 2 00:00:09,036 --> 00:00:14,252 Na zbuluan nje bote mikroskopike me objekte, jete, dhe struktura 3 00:00:14,252 --> 00:00:17,158 te cilat jane shume te vogla per t'u pare me sy te lire. 4 00:00:17,158 --> 00:00:19,240 Ata kane kontribuar jashtemase ne shkence dhe teknologji. 5 00:00:21,322 --> 00:00:23,404 Sot dua t'ju prezantoj nje lloj te ri mikroskopi, 6 00:00:23,404 --> 00:00:25,982 nje mikroskop per te pare ndryshimet. 7 00:00:25,982 --> 00:00:28,884 Nuk perdor optiken, si nje mikroskop i zakonshem 8 00:00:28,884 --> 00:00:30,881 per te zmadhuar objektet, 9 00:00:30,881 --> 00:00:35,257 por perdor nje kamera dhe procesimin e figures per te na zbuluar 10 00:00:35,257 --> 00:00:40,513 levizjet dhe ndryshimet me te vogla ne ngjyra tek objektet e njerezit, 11 00:00:40,513 --> 00:00:44,355 Ndryshime qe jane te pamundura per t'u pare me sy te lire. 12 00:00:44,355 --> 00:00:48,475 Dhe kjo na le ta shohim boten tone ne nje menyre teresisht te re. 13 00:00:48,475 --> 00:00:50,385 C'dua te them me ndryshime ne ngjyra? 14 00:00:50,385 --> 00:00:53,217 Lekura jone per shembull ndryshon ngjyre shume ngadale 15 00:00:53,217 --> 00:00:55,214 kur gjaku qarkullon nen te. 16 00:00:55,214 --> 00:00:57,611 Ky ndryshim eshte tejmase i lehte 17 00:00:57,611 --> 00:00:59,674 dhe shpjegon pse kur shohim njerez te tjere, 18 00:00:59,674 --> 00:01:01,925 per shembull kur sheh personin e ulur afer teje, 19 00:01:01,925 --> 00:01:05,500 nuk arrin te dallosh ndryshimin e ngjyres tek lekura e tyre. 20 00:01:05,500 --> 00:01:09,860 Kur shohim kete video te Stivit, duket si nje foto statike, 21 00:01:09,860 --> 00:01:13,720 por ne momentin qe e shohim kete video me ane te mikroskopit tone te ri special, 22 00:01:13,720 --> 00:01:16,320 papritur shohim nje figure teresisht te ndryshme. 23 00:01:16,320 --> 00:01:20,250 Cfare po shihni jane ndryshime te vogla ne ngjyren e lekures te Stivit, 24 00:01:20,250 --> 00:01:24,686 te zmadhuara 100 here qe te behen te dukshme. 25 00:01:24,686 --> 00:01:27,953 Madje ne mund te shohim pulsin e njeriut. 26 00:01:27,953 --> 00:01:31,180 Mund te shohim sa shpejt rreh zemra e Stivit, 27 00:01:31,180 --> 00:01:36,535 por edhe menyren sesi gjaku qarkullon ne fytyren e tij. 28 00:01:36,544 --> 00:01:39,175 Kete mund ta bejme jo vetem per te pare pulsin, 29 00:01:39,175 --> 00:01:42,646 por edhe per te rikuperuar ritmin e zemres, 30 00:01:42,646 --> 00:01:44,439 dhe per te matur ritmin e zemres. 31 00:01:44,439 --> 00:01:48,892 Dhe mund ta bejme me kamera te zakonshme, pa i prekur pacientet. 32 00:01:48,892 --> 00:01:54,509 Ketu shihni pulsin dhe ritmin e zemres se nje femije te porsalindur, 33 00:01:54,509 --> 00:01:57,390 nga nje video e regjistruar me nje kamera te zakonshme DSLR, 34 00:01:57,390 --> 00:01:59,206 dhe matja e ritmit te zemres qe nxjerrim, 35 00:01:59,206 --> 00:02:04,017 eshte po aq e sakte sa nje qe do merrje me nje monitor te zakonshem ne spital. 36 00:02:04,017 --> 00:02:06,659 Madje nuk eshte e thene te jete patjeter nje video e regjistruar nga ne. 37 00:02:06,659 --> 00:02:09,654 Mund ta bejme edhe me video te tjera. 38 00:02:09,654 --> 00:02:13,555 Pra thjesht kam marre nje pjese te vogel nga filmi "Batman Fillon" ketu 39 00:02:13,555 --> 00:02:15,459 vetem per t'ju treguar pulsin e Christian Bale. 40 00:02:15,459 --> 00:02:17,281 (Te qeshura) 41 00:02:17,281 --> 00:02:19,404 Dhe e keni parasysh, me shume mundesi ka vene makiazh, 42 00:02:19,404 --> 00:02:21,357 ndricimi eshte paksa sfidues, 43 00:02:21,357 --> 00:02:24,308 por prapseprape, vetem me ane te videos, kemi mundesine t'ia gjejme pulsin 44 00:02:24,308 --> 00:02:26,326 dhe ta tregojme ate vertet mire. 45 00:02:26,326 --> 00:02:28,246 Pra si e bejme tere kete? 46 00:02:28,246 --> 00:02:32,844 Ne menyre te thjeshtezuar, ne analizojme ndryshimet e regjistruara te drites, 47 00:02:32,844 --> 00:02:35,115 ne cdo piksel te videos gjate kohes, 48 00:02:35,115 --> 00:02:36,913 dhe me pas i bejme keto ndryshime me te dukshme. 49 00:02:36,913 --> 00:02:39,075 I bejme me te medha, ne menyre qe te mund t'i dallojme ato. 50 00:02:39,075 --> 00:02:40,977 Pjesa e veshtire eshte se ato sinjale, 51 00:02:40,977 --> 00:02:43,910 ato ndryshime qe ne kerkojme, jane jashtemase te vogla, 52 00:02:43,910 --> 00:02:46,689 keshtu qe duhet te tregohemi shume te kujdesshem kur mundohemi t'i ndajme 53 00:02:46,689 --> 00:02:48,964 nga zhurma qe ekziston gjithmone neper video. 54 00:02:51,239 --> 00:02:53,515 Keshtu ne perdorim disa teknika te zgjuara te procesimit te imazhit, 55 00:02:53,515 --> 00:02:57,509 per te marre nje matje shume te sakte te ngjyres ne cdo piksel te videos, 56 00:02:57,509 --> 00:03:00,179 me pas ne menyren sesi ngjyra ndryshon me kalimin e kohes, 57 00:03:00,179 --> 00:03:02,872 dhe ne fund i amplifikojme keto ndryshime. 58 00:03:02,872 --> 00:03:06,852 I bejme me te medha qe te krijojme lloje te permiresuara, ose te zmadhuara te videos, 59 00:03:06,852 --> 00:03:09,024 qe na tregojne neve keto ndryshime. 60 00:03:09,024 --> 00:03:13,262 Ne fakt ne mund te bejme kete jo vetem per te treguar ndryshimet e vogla ne ngjyre, 61 00:03:13,262 --> 00:03:15,503 por edhe levizjet e vogla, 62 00:03:15,503 --> 00:03:19,079 dhe kjo sepse drita qe regjistrohet ne kamera 63 00:03:19,079 --> 00:03:21,889 ndryshon jo vetem nese ndryshon ngjyra e objektit, 64 00:03:21,889 --> 00:03:24,257 por edhe nese objekti leviz. 65 00:03:24,257 --> 00:03:27,893 Kjo eshte vajza ime kur ajo ishte rreth dy muajshe. 66 00:03:27,893 --> 00:03:30,892 Eshte nje video e regjistruar rreth tre vjet me pare. 67 00:03:30,892 --> 00:03:34,100 Dhe si prinder te rinj, te gjithe duam qe femijet tane te jene te shendetshem, 68 00:03:34,100 --> 00:03:36,642 qe ata marrin fryme, patjeter, qe jane gjalle. 69 00:03:36,642 --> 00:03:38,784 Keshtu edhe une e mora nje nga ato monitoret e foshnjeve, 70 00:03:38,784 --> 00:03:41,253 qe te shihja vajzen time kur ishte ne gjume. 71 00:03:41,253 --> 00:03:44,780 Kjo eshte pak a shume cfare mund te shohesh me nje monitor standart foshnjesh. 72 00:03:44,780 --> 00:03:48,462 Mund te shohesh se bebi po fle, por kjo nuk te jep shume informacion. 73 00:03:48,474 --> 00:03:50,078 Nuk mund te shohim shume. 74 00:03:50,078 --> 00:03:52,902 A s'do ishte me mire, ose me informuese, ose me e dobishme, 75 00:03:52,902 --> 00:03:55,892 nese ne vend te nje videoje te thjeshte, te mund te shihnim dicka te tille 76 00:03:55,892 --> 00:04:02,248 Ketu i kam zmadhuar levizjet 30 here, 77 00:04:02,248 --> 00:04:06,074 dhe atehere mund te shihja qarte se vajza ime ishte vertet gjalle e merrte fryme. 78 00:04:06,074 --> 00:04:08,327 (Te qeshura) 79 00:04:08,327 --> 00:04:10,249 Ketu kemi nje krahasim ane per ane. 80 00:04:10,249 --> 00:04:12,732 Pra perseri, ne videon origjinale, 81 00:04:12,732 --> 00:04:14,368 nuk shohim dot shume gjera, 82 00:04:14,368 --> 00:04:18,075 por ne momentin qe i zmadhojme levizjet, frymemarrja behet shume me e dukshme. 83 00:04:18,075 --> 00:04:20,145 Dhe sic rezulton, ka shume fenomene 84 00:04:20,145 --> 00:04:23,768 qe mund te zbulojme dhe zmadhojme me mikroskopin e ri te levizjes. 85 00:04:23,768 --> 00:04:28,332 Mund te shohim sesi venat dhe arteriet pulsojne ne trupin tone. 86 00:04:28,332 --> 00:04:30,960 Mund te shohim se syte tane levizin ne menyre te vazhdueshme 87 00:04:30,960 --> 00:04:32,847 me levizje dredhese. 88 00:04:32,847 --> 00:04:34,356 Dhe ky ne fakt eshte syri im, 89 00:04:34,356 --> 00:04:37,421 dhe perseri kjo video eshte regjistruar direkt pas lindjes se vajzes sime, 90 00:04:37,421 --> 00:04:41,623 keshtu qe mund te shihni se nuk flija shume. (Te qeshura) 91 00:04:41,623 --> 00:04:44,339 Edhe kur nje person qendron pa levizur, 92 00:04:44,339 --> 00:04:46,383 mund te terheqim shume informacion 93 00:04:46,383 --> 00:04:49,912 ne lidhje me ritmin e frymemarrjes dhe shprehje te vogla te fytyres. 94 00:04:49,912 --> 00:04:51,537 Ndoshta ne mund ti perdorim keto levizje 95 00:04:51,537 --> 00:04:54,691 per te na treguar mbi mendimet ose ndjenjat tona. 96 00:04:54,691 --> 00:04:57,946 Ne gjithashtu mund te zmadhojme levizje te vogla mekanike, 97 00:04:57,946 --> 00:04:59,501 si dridhjet neper motorre, 98 00:04:59,501 --> 00:05:02,311 te cilat ndihmojne inxhinieret te dallojne dhe diagnostikojne problemet, 99 00:05:02,311 --> 00:05:05,121 ose te shohim sesi ndertesat dhe strukturat tona 100 00:05:05,121 --> 00:05:07,931 lekunden ne ere dhe reagojne ndaj forcave. 101 00:05:07,931 --> 00:05:12,512 Keto jane te gjitha gjera qe shoqeria jone di t'i mase ne menyra te ndryshme, 102 00:05:12,512 --> 00:05:14,965 por matja e ketyre levizjeve eshte nje gje, 103 00:05:14,965 --> 00:05:17,241 dhe te shohesh keto levizje teksa ndodhin, 104 00:05:17,241 --> 00:05:19,795 eshte dicka komplet tjeter. 105 00:05:19,795 --> 00:05:22,126 Dhe qe kur kemi zbuluar kete teknologji te re, 106 00:05:22,126 --> 00:05:24,457 e beme kodin tone te disponueshem ne internet qe te tjeret ta perdorin 107 00:05:24,457 --> 00:05:26,789 dhe te eksperimentojne me te. 108 00:05:26,789 --> 00:05:28,664 Eshte shume i lehte per t'u perdorur. 109 00:05:28,664 --> 00:05:30,708 Mund te funksionoje me videot tuaja. 110 00:05:30,708 --> 00:05:33,901 Bashkepunetoret tane tek Quantum Research madje krijuan kete faqe interneti 111 00:05:33,901 --> 00:05:36,579 ku ti mund te ngarkosh videot e tua dhe ti procesosh ne internet, 112 00:05:36,579 --> 00:05:40,395 keshtu edhe nese nuk keni fare eksperience ne shkencat kompjuterike ose programim, 113 00:05:40,395 --> 00:05:43,331 perseri mund te eksperimentoni lehtesisht me kete mikroskop te ri. 114 00:05:43,331 --> 00:05:45,735 Dhe do doja t'ju tregoja disa shembuj 115 00:05:45,735 --> 00:05:48,470 te gjerave qe te tjeret kane bere me te. 116 00:05:48,470 --> 00:05:53,787 Kjo video eshte bere nga nje perdorues i YouTube i quajtur Tamez85. 117 00:05:53,787 --> 00:05:55,250 Une s'e di kush eshte ky perdorues, 118 00:05:55,250 --> 00:05:57,595 por ai, ose ajo, ka perdorur kodin tone 119 00:05:57,595 --> 00:06:01,310 per te zmadhuar levizje te vogla te barkut gjate shtatezanise. 120 00:06:01,310 --> 00:06:02,912 Eshte paksa e frikshme. 121 00:06:02,912 --> 00:06:04,525 (Te qeshura) 122 00:06:04,525 --> 00:06:09,486 Njerezit e kane perdorur per te zmadhuar venat qe pulsojne poshte duarve te tyre. 123 00:06:09,486 --> 00:06:13,268 Dhe e dini, nuk eshte vertet shkence nese nuk perdorni kavjet, 124 00:06:13,268 --> 00:06:16,658 dhe mesa duket kjo kavje quhet Tiffany, 125 00:06:16,658 --> 00:06:19,607 dhe ky perdorues i YouTube thote se eshte brejtesi i pare ne Toke 126 00:06:19,607 --> 00:06:22,295 qe i jane zmadhuar levizjet. 127 00:06:22,295 --> 00:06:24,483 Mund te besh edhe pak art me te. 128 00:06:24,483 --> 00:06:27,501 Keshtu, kjo video me eshte derguar nga nje student dizajni ne Yale. 129 00:06:27,501 --> 00:06:29,638 Ajo donte te shihte nese ka ndonje ndryshim 130 00:06:29,638 --> 00:06:31,160 ne menyren sesi levizin shoket e saj te klases. 131 00:06:31,160 --> 00:06:35,369 I beri te gjithe te rrine pa levizur dhe zmadhoi levizjet e tyre. 132 00:06:35,369 --> 00:06:38,747 Eshte sikur te shohesh piktura statike te vijne ne jete. 133 00:06:38,747 --> 00:06:41,180 Dhe gjeja e bukur me tere keto shembuj 134 00:06:41,180 --> 00:06:43,476 eshte se ne nuk kishim te benim fare me ta. 135 00:06:43,476 --> 00:06:47,330 Ne thjesht i mundesuam kete vegel te re, nje menyre te re per te pare boten, 136 00:06:47,330 --> 00:06:52,462 dhe pastaj njerezit gjejne menyra te tjera interesante, te reja, kreative per ta perdorur. 137 00:06:52,462 --> 00:06:54,133 Por ne nuk ndaluam aty. 138 00:06:55,804 --> 00:06:57,477 Kjo vegel jo vetem na lejon te shohim boten ne nje menyre komplet te re, 139 00:06:57,477 --> 00:06:59,845 gjithashtu ripercakton cmund te bejme 140 00:06:59,845 --> 00:07:03,026 dhe shtyn limitet e asaj qe ne mund te bejme me kamerat tona. 141 00:07:03,026 --> 00:07:05,255 Pra si shkencetare, ne filluam te hamendesojme 142 00:07:05,255 --> 00:07:09,040 cilat fenomene te tjera fizike prodhojne levizje shume te vogla 143 00:07:09,040 --> 00:07:11,943 qe mund t'i masim me kamerat tona te reja? 144 00:07:11,943 --> 00:07:15,944 Dhe nje prej ketyre fenomeneve ne te cilin jemi perqendruar keto kohe eshte zeri. 145 00:07:15,944 --> 00:07:18,049 Zeri, sic te gjithe e dime, eshte thjesht ndryshim 146 00:07:18,049 --> 00:07:20,232 ne shtypjen e ajrit, qe qarkullon neper te. 147 00:07:20,232 --> 00:07:23,853 Keto vale presioni perplasen me objektet dhe krijojne dridhje te vogla ne to, 148 00:07:23,853 --> 00:07:26,385 qe eshte menyra sesi e degjojme dhe regjistrojme zerin. 149 00:07:26,385 --> 00:07:30,053 Por si duket, zeri prodhon edhe levizje vizuale. 150 00:07:30,053 --> 00:07:32,886 Keto jane levizje qe nuk jane te dukshme per ne 151 00:07:32,886 --> 00:07:35,887 por jane te dukshme per nje kamera me procesimin e duhur. 152 00:07:35,887 --> 00:07:37,460 Pra ketu kemi dy shembuj. 153 00:07:37,460 --> 00:07:40,074 Ky jam une duke shfaqur aftesite e mia fantastike te te kenduarit. 154 00:07:41,064 --> 00:07:42,698 (Duke kenduar) 155 00:07:42,698 --> 00:07:44,134 (Te qeshura) 156 00:07:44,134 --> 00:07:47,120 Dhe i bera fytit tim nje video me shpejtesi te larte, teksa po mermerisja. 157 00:07:47,120 --> 00:07:48,884 Perseri, nese e sheh videon me kujdes, 158 00:07:48,884 --> 00:07:50,960 nuk arrin te dallosh shume, 159 00:07:50,960 --> 00:07:55,292 por kur i zmadhojme levizjet me 100 here, mund te shohim tere levijet dhe valet 160 00:07:55,292 --> 00:07:58,566 ne qafe, qe perfshihen ne krijimin e zerit. 161 00:07:58,566 --> 00:08:01,306 Ai sinjal eshte aty ne ate video. 162 00:08:01,306 --> 00:08:03,976 Ne dime gjithashtu se kengetaret mund te thyejne gota vere 163 00:08:03,976 --> 00:08:05,439 nese kapin noten e duhur. 164 00:08:05,439 --> 00:08:07,204 Pra ja, ne do luajme nje note 165 00:08:07,204 --> 00:08:09,730 qe eshte ne frekuencen e rezonances se gotes 166 00:08:09,730 --> 00:08:11,778 me ane te nje boksi ngjitur me te. 167 00:08:11,778 --> 00:08:16,197 Kur e luajme ate note, dhe i zmadhojme levizjet 250 here, 168 00:08:16,197 --> 00:08:18,535 mund te dallojme shume qarte menyren sesi gota dridhet 169 00:08:18,535 --> 00:08:22,105 dhe rezonon duke iu pergjigjur zerit. 170 00:08:22,105 --> 00:08:24,525 Nuk eshte dicka qe je mesuar te shohesh cdo dite 171 00:08:24,525 --> 00:08:28,054 Por kjo na beri te mendojme. Na dha kete idene e cmendur. 172 00:08:28,054 --> 00:08:33,662 A mundemi t'i kthejme keto procese ne te kundert e te marrim zerin nga video 173 00:08:33,662 --> 00:08:37,697 duke analizuar dridhjet e vogla qe krijohen ne objekte nga valet e zerit, 174 00:08:37,697 --> 00:08:42,474 dhe duke i kthyer keto dridhje ne tingullin qe i ka prodhuar. 175 00:08:42,474 --> 00:08:46,931 Ne kete menyre, ne mund te transformojme objektet e perditshme ne mikrofone. 176 00:08:46,931 --> 00:08:49,163 Pra ne beme pikerisht kete. 177 00:08:49,163 --> 00:08:51,979 Ja ku eshte nje qese patatinash bosh, qe po qendronte mbi tavoline, 178 00:08:51,979 --> 00:08:54,804 dhe ne do e kthejme kete qese patatinash ne nje mikrofon 179 00:08:54,804 --> 00:08:56,395 duke e filmuar me nje kamera 180 00:08:56,395 --> 00:08:59,623 dhe duke analizuar levizjet e vogla qe krijohen te qesja nga valet e zerit. 181 00:08:59,623 --> 00:09:02,419 Pra ky eshte tingulli qe kemi luajtur ne dhome. 182 00:09:02,419 --> 00:09:06,853 (Muzike: "Meri kishte nje dele te vogel") 183 00:09:10,007 --> 00:09:13,032 Dhe kjo eshte nje video me shpejtesi te larte e asaj qeseje qe regjistruam. 184 00:09:13,032 --> 00:09:14,306 Perseri po luan. 185 00:09:14,306 --> 00:09:17,648 Nuk ka shanse qe ti te mund te dallosh asgje nga cfare po ndodh ne video 186 00:09:17,648 --> 00:09:18,706 vetem duke e pare, 187 00:09:18,706 --> 00:09:21,690 por ja ku eshte tingulli qe arritem te marrim vetem duke analizuar 188 00:09:21,690 --> 00:09:23,873 levizjet e vogla ne ate video. 189 00:09:23,873 --> 00:09:26,682 (Muzike: "Meri kishte nje dele te vogel") 190 00:09:40,985 --> 00:09:42,471 Une e quaj -- Faleminderit. 191 00:09:42,471 --> 00:09:47,696 (Duartrokitje) 192 00:09:49,878 --> 00:09:52,223 Une e quaj mikrofoni vizual. 193 00:09:52,223 --> 00:09:55,613 Ne ne fakt nxjerrim sinjale zanore nga sinjalet e videove. 194 00:09:55,613 --> 00:09:58,794 Dhe thjesht qe t'ju orientoj ne lidhje me shkallen e levizjeve ketu, 195 00:09:58,799 --> 00:10:04,135 nje tingull shume i larte shkakton tek qesja nje levizje prej me pak se nje mikrometer. 196 00:10:04,135 --> 00:10:06,874 Kjo eshte nje e njemijeta e nje milimetri. 197 00:10:06,874 --> 00:10:10,435 Kaq te vogla jane levizjet qe ne tani arrijme te dallojme 198 00:10:10,435 --> 00:10:13,678 vetem duke vezhguar sesi objektet thyejne rrezet e drites 199 00:10:13,678 --> 00:10:15,814 te cilat regjistrohen nga kamerat tona. 200 00:10:15,814 --> 00:10:19,064 Ne mund te nxjerrim tingull edhe nga objekte te tjera, si bimet. 201 00:10:19,064 --> 00:10:25,380 (Muzike: "Meri kishte nje dele te vogel") 202 00:10:27,214 --> 00:10:29,211 Dhe madje mundemi edhe te nxjerrim fjale. 203 00:10:29,211 --> 00:10:31,788 Pra ja ku eshte nje person duke folur ne nje dhome. 204 00:10:31,788 --> 00:10:35,991 Ze: Meri kishte nje dele te vogel, leshi i se ciles ishte i bardhe si bora, 205 00:10:35,991 --> 00:10:40,221 Dhe kudo qe shkonte Meri, patjeter do shkonte edhe delja. 206 00:10:40,221 --> 00:10:42,980 Michael Rubinstein: Dhe ketu eshte marre perseri ai fjalim 207 00:10:42,980 --> 00:10:46,254 vetem nga kjo video e se njejtes pako me patatina. 208 00:10:46,254 --> 00:10:51,085 Ze: Meri kishte nje dele te vogel, leshi i se ciles ishte i bardhe si bora, 209 00:10:51,085 --> 00:10:55,944 Dhe kudo qe shkonte Meri, patjeter do shkonte edhe delja. 210 00:10:55,944 --> 00:10:58,290 MR: Ne perdorem "Meri kishte nje dele te vogel" 211 00:10:58,290 --> 00:11:00,413 sepse thuhet se ato kane qene fjalet e para 212 00:11:00,413 --> 00:11:04,574 qe Tomas Edisoni ka thene ne fonografin e tij ne 1877. 213 00:11:04,574 --> 00:11:07,802 Ishte nje nga makinerite e para te regjistrimit te zerit ne histori. 214 00:11:07,802 --> 00:11:11,129 Ne parim, ajo i drejtonte tingujt drejt nje diafragme 215 00:11:11,129 --> 00:11:15,208 ku keto dridhnin nje gjilpere qe ne thelb e gdhendte kete vale ne nje leter alumini 216 00:11:15,208 --> 00:11:17,483 qe ishte e mbeshtjelle rreth cilindrit. 217 00:11:17,483 --> 00:11:23,426 Ketu kemi nje demonstrim sesi regjistrohet dhe luhet zeri me fonografin e Edisonit. 218 00:11:23,426 --> 00:11:26,446 (Video) Ze: Prova, prova, nje dy tre. 219 00:11:26,446 --> 00:11:29,859 Meri kishte nje dele te vogel, leshi i se ciles ishte i bardhe si bora, 220 00:11:29,859 --> 00:11:33,528 Dhe kudo qe shkonte Meri, patjeter do shkonte edhe delja. 221 00:11:33,528 --> 00:11:36,268 Prova, prova, nje dy tre. 222 00:11:36,268 --> 00:11:40,424 Meri kishte nje dele te vogel, leshi i se ciles ishte i bardhe si bora, 223 00:11:40,424 --> 00:11:45,648 Dhe kudo qe shkonte Meri, patjeter do shkonte edhe delja. 224 00:11:45,648 --> 00:11:49,665 MR: Dhe tani, 137 vjet me vone, 225 00:11:49,665 --> 00:11:53,752 ne kemi mundesine te marrim ze te nje cilesie pakashume te njejte 226 00:11:53,752 --> 00:11:57,831 por thjesht duke pare me ane te kamerave sesi objektet dridhen nga tingulli, 227 00:11:57,831 --> 00:11:59,765 dhe madje ne mund ta bejme kete edhe kur kamera 228 00:11:59,765 --> 00:12:03,999 eshte 4.5 metra larg objektit, pas nje xhami te papershkueshem nga zeri. 229 00:12:03,999 --> 00:12:07,219 Pra ky eshte tingulli qe arritem te kapim ne ate rast. 230 00:12:07,219 --> 00:12:12,513 Ze: Meri kishte nje dele te vogel, leshi i se ciles ishte i bardhe si bora, 231 00:12:12,513 --> 00:12:17,272 Dhe kudo qe shkonte Meri, patjeter do shkonte edhe delja. 232 00:12:17,404 --> 00:12:21,034 MR: Dhe patjeter, mbikqyrja eshte aplikimi i pare qe te vjen ne mendje 233 00:12:21,034 --> 00:12:24,029 (Te qeshura) 234 00:12:24,029 --> 00:12:28,085 Por ne fakt mund te jete e dobishme edhe per gjera te tjera. 235 00:12:28,085 --> 00:12:30,925 Ndoshta ne te ardhmen, ne do mund ta perdorim per shembull, 236 00:12:30,925 --> 00:12:33,177 per te marre tingull ne hapesire 237 00:12:33,177 --> 00:12:36,753 sepse zeri nuk mund te udhetoje ne hapesire, por drita po. 238 00:12:36,753 --> 00:12:39,157 Ne vetem sapo kemi filluar te zbulojme 239 00:12:39,157 --> 00:12:42,176 perdorime te tjera te mundshme per kete teknologji te re. 240 00:12:42,176 --> 00:12:45,008 Na le te shohim procese fizike te cilat ne i dime qe jane aty 241 00:12:45,008 --> 00:12:48,564 por nuk kemi arritur asnjehere t'i shohim me syte tane deri tani. 242 00:12:48,564 --> 00:12:49,768 Kjo eshte skuadra jone. 243 00:12:49,768 --> 00:12:52,647 Cdo gje qe ju tregova sot vjen si rezultat i nje bashkepunimi 244 00:12:52,647 --> 00:12:54,838 me kete grup fantastik njerezish qe ju shihni ketu, 245 00:12:54,838 --> 00:12:58,005 dhe ju inkurajoj te shihni faqen tone, e ju mirepres, 246 00:12:58,005 --> 00:12:59,451 provojeni vete edhe ju, 247 00:12:59,451 --> 00:13:02,423 dhe bashkohuni me ne ne zbulimin e kesaj bote plot me levizje te vogla 248 00:13:02,423 --> 00:13:04,048 Falemnderit. 249 00:13:04,048 --> 00:13:05,302 (Duartrokitje)