Kur shikon yjet naten ajo qe mund te shohesh eshte e mrekullueshme. Eshte e bukur. Por, me mahnitese eshte ajo qe nuk shohim, sepse nga ato qe dime tani, rreth yjeve ose pothuajse cdo ylli, ndodhet nje planet, ose ndoshta disa. Pra ajo qe kjo foto nuk po ju tregon jane te gjithe planetet qe ne dime qe jane ne hapesire. Mendojme rreth planeteve per gjera qe jane shume te ndryshme nga ai i joni. Pra ja ku jemi ne nje planet, dhe ka kaq shume fakte qe jane mahnitese per Token qe po i kerkojme gjere e gjate qe t'i gjejme. Dhe gjate kerkimeve, po gjejme gjera mahnitese. Por, une dua t'ju flas per nje fakt interesant ketu ne Toke. Kjo eshte se cdo minute, 200 kg hidrogjen, dhe pothuajse 3,5 kg helium largohen nga Toka per ne hapesire. Ky eshte gaz qe largohet dhe nuk kthehet me pas. Pra, hidrogjeni, heliumi dhe disa gjera te tjera perbejne ate qe quhet atmosfera e Tokes. Atmosfera jane thjeshte keto gazra, qe formojne nje shtrese te holle blu e shikuar ketu nga Stacioni Nderkombetar Hapesinor ku disa astronaute e fotografuan. Kjo mbulese e parendesishme ne planetin tone ben qe jeta te vazhdoje. Ajo e mbron planetin tone nga shume rreziqe, qe nga meteoritet dhe te tjera me rradhe. Eshte aq fenomen mahnites saqe fakti se po zhduket duhet t'ju frikesoje juve, paksa. Pra, ky proces eshte ajo qe une studioj dhe quhet hollimi i atmosferes. Hollimi i atmosferes nuk eshte specifike vetem per Token. Sipas meje, eshte dicka qe u ndodh te gjitha planeteve sepse planetet, jo vetem ketu ne Toke por ne te gjithe universin, i nenshtrohen hollimit te atmosferes. Menyra sesi ndodh kjo na tregon ne rreth vete planeteve. Sepse kur mendon, rreth sistemit diellor, mund te mendosh si kjo fotoja ketu. Dhe mund te thuash, ne rregull, ka 8 planete, ose ndoshta 9. Keshtu qe per ata qe , jane shqetesuar nga kjo foto, po shtoj dicka per ju. (Te qeshura) Fale dashamiresise se misionit te NASA, New Horizons, po perfshijme Plutonin. Ceshtja ketu qendron se, per qellimin e ketij fjalimi dhe hollimit te atmosferes, Plutoni eshte planet ne mendjen time, sic jane te gjitha planetet e tjera rreth yjeve qe ne nuk mund t'i shohim, qe gjithashtu jane planete. Karakteristike thelbesore e planeteve eshte fakti se ata jane trupa qe jane te lidhur se bashku nga graviteti. Pra eshte gjithe ai material, qe qendron i lidhur me kete force terheqese. Keta trupa jane kaq te medhenj dhe kane shume gravitet. Ja pse ata jane te rrumbullaket. Pra, kur i shikon te gjithe ata, perfshire edhe Plutonin, ata jane te rrumbullaket. Pra mund te shikosh qe graviteti ka nje rol te rendesishem. Por nje tjeter karakterisetike thelbesore per planetet eshte ajo qe nuk shikohet ketu, dhe ky eshte ylli, Dielli, rreth te cilit rrotullohen gjithe planetet e sistemit diellor. Kjo arsye po shton kryesisht hollimin e atmosferes. Arsyeja kryesore se pse yjet nxisin hollimin e atmosferes nga planetet eshte sepse yjet u ofrojne planeteve grimca, drite dhe nxehtesi, qe mund te shkaktoje largimin e atmosferes. Nese mendon per nje balone me ajer te nxehte, ose shikoni kete foto me fanare ne nje festival ne Tajlande, mund te vereni se ajri i nxehte ve ne levizje gazrat perpjete. Dhe nese ke mjaftueshem energji dhe nxehtesi, te cilat Dielli i ka, ky gaz, i cili eshte shume i lehte dhe lidhet vetem nga graviteti, mund te largohet neper hapesire. Ajo qe aktualisht po shkakton hollimin e atmosferes ne Toke por edhe ne planetet e tjera gjithashtu-- eshte nderveprimi midis nxehtesise nga yjet dhe kapercimi i forces se gravitetit ne planet. Iu thashe se kjo ndodh ne normen e 200 kg per min per hidrogjenin dhe pothuajse 3,5 kg per min per heliumin. Por si duket kjo? Ne vitet '80 ne kemi bere foto te Tokes te rrezeve ultraviolet duke perdorur sonden e NASA-s "Dynamic Explorer" Pra, keto dy imazhe te Tokes paraqesin se si digjet hidrogjeni kur largohet, i treguar me te kuqe. Mund te shikoni karakteristika te tjera si oksigjeni dhe nitrogjeni ne ate dritezen e bardhe rrethore qe na paraqesin aurorat dhe gjithashtu disa fije perreth tropikeve. Pra, keto jane foto qe perfundimisht na tregojne qe atmosfera jone nuk eshte thjesht e lidhur fort te planeti yne por aktualisht eshte duke u larguar ne hapesire, ne menyre alarmante, sipas meje. Por nuk eshte vetem Toka qe po i nenshtrohet hollimit te atmosferes. Marsi, fqinji yne me i afert eshte shume me i vogel se Toka, keshtu qe ka shume me pak gravitet, me te cilin te mbaje atmosferen e tij. Pra, edhe pse Marsi ka nje atmosfere, shohim se shume me e holle se e Tokes. Vetem shikoni siperfaqen. Dallohen kratere qe tregojne se nuk ka patur nje atmosfere qe mund te ndalonte rreziqet. Gjithashtu, shikojme se eshte "planeti i kuq" dhe hollimi atmosferik luan nje rol qe Marsi te jete i kuq. Ne mendojme se Marsi ka patur nje te kaluar me lageshtire, dhe kur uji kishte energji te mjaftueshme, u nda ne hidrogjen dhe oksigjen, mirepo duke qene i lehte hidrogjeni u leshua per ne hapesire, dhe oksigjeni qe ngeli u oksidua ose ndryshku dheun, qe u kthye ne kete ngjyren e kuqe te ndryshkut qe shohim ne. Pranohet te shikosh fotot e Marsit dhe te thuash se ndoshta hollimi atmosferik ka ndodhur, por NASA ka nje sonde qe ndodhet ne Mars qe quhet sateliti MAVEN, ku puna e tij eshte te studioje hollimin e atmosferes. Eshte Atmosfera e Marsit dhe sonda Volatile Evolution. Gjetjet atje kane treguar foto qe jane shume te ngjashme me ato qe keni pare ketu ne Toke. E kemi ditur gjate qe Marsi po e humbiste atmosferen, por kemi disa foto shokuese. Per shembull, ketu, mund te shikoni ne rrethin e kuq madhesine e Marsit, dhe ne blu mund te shihni hidrogjenin qe largohet nga planeti. Pra, po arrin 10 fishin e madhesise se planetit, larg nga kufiri i ketij planeti. Po leshohet neper hapesire. Kjo na ndihmon te konfirmojme idete, si ajo pse Marsi nga humbja e hidrogjenit, eshte i kuq. Por nuk eshte hidrogjeni gazi i vetem qe po humb. Permenda heliumin ne Toke dhe pak oksigjen dhe nitrogjen, por nga MAVEN mund te verejme oksigjenin qe po largohet nga Marsi. Mund te shikoni se ngaqe oksigjeni eshte me i rende, nuk mund te largohet aq larg sa hidrogjeni por sidoqofte po largohet nga planeti. Nuk shihet te jete i teri i permbledhur ne ate rrethin e kuq. Pra fakti qe nuk shohim hollim atmosferik vetem ne Toke por mund ta studiojme kudo dhe te dergojme sonda na lejon te mesojme rreth te shkuares se planeteve por gjithashtu per planetet ne pergjithesi dhe per te ardhmen e Tokes. Nje menyre qe mund te mesojme per te ardhmen eshte nga planetet e larget qe ne nuk mund t'i shohim. Me duhet te permend se, para se te vazhdoj me kete, nuk kam per t'iu treguar foto si Plutoni, qe mund te duket zhgenjyese, por kjo sepse nuk i kemi akoma fotot. Por, misioni i New Horizons eshte qe te studioje hollimin atmosferik qe largohet nga planeti. Keshtu qe kini mendjen per kete. Planetet qe une dua te flas jane te njohur si ekzoplanetet. Keshtu qe cdo planet ne orbiten e nje ylli qe nuk eshte Dielli quhet ekzoplanet, ose planet jashte sistemit solar. Dhe keto planete qe ne i quajme kalimtare kane karakteristiken se nese shikon yllin ne mes mund te shikosh se po vezullon. Arsyeja se pse po vezullon eshte sepse atje ka planete qe kalojne me rradhe gjate gjithe kohes dhe eshte nje orientim special ku planetet bllokojne driten nga ylli qe na lejon te shohim driten qe vezullon. Duke survejuar yjet gjate nates per kete vezullim levizez, jemi ne gjendje te gjejme planetet. Keshtu kemi qene ne gjendje te zbulojme mbi 5000 planete ne Rrugen e Qumeshtit, dhe sic e permenda atje jane shume me teper planete. Kur shikojme driten nga keto yje sic thashe, ajo qe shikojme, nuk eshte vete planeti, po aktualisht shikohet nje zbehje e drites qe e regjistrojme ne kohe. Drita bie sapo planetet dalin perballe yllit dhe kjo eshte vezullimi qe pate me pare. Jo vetem qe i zbulojme keto planete por mund ta shikojme kete drite ne gjatesi vale te ndryshme. Une permenda shikimin e Tokes dhe Marsit ne driten ultraviolet. Nese e shikojme nje eksoplanet me Teleskopin Hapesinor Hubble, zbulojme se ne rrezet ultraviolet, shikohen vezullime me te medha, shume me pak drite nga ylli, kur planeti i kalon perballe. Ne mendojme se kjo ndodh se ka nje atmosfere te mbushur me hidrogjen perreth planetit qe e ben te duket me te fryre e bllokohet me shume drite qe ne shikojme. Nga perdorimi i kesaj teknike kemi qene ne gjendje te zbulojme disa eksoplanete kalimtare qe po i nenshtrohen hollimit atmosferik. Keto planete mund te quhen Jupitere te nxehte, per disa nga ato qe gjetem. Kjo, sepse ndodhen disa planete gazore si Jupiteri por ato jane kaq afer me yllin e tyre, rreth 100 here me afer se Jupiteri. Per shkak se atje ndodhet gjithe ky gaz i lehte qe eshte gati te largohet dhe gjithe ajo nxehtesi nga ylli, ka norma shume katastrofike te hollimit atmosferik. Ndryshe nga 200 kg per min te hidrogjenit qe largohen ne Toke, per keto planete, humbasin 590 milion kg hidrogjen cdo minute. Pra ju mund te mendoni, a ben kjo qe keto planete te ndalojne se ekzistuari? Kjo eshte nje pyetje qe i beri te mendonin njerezit kur pane ne sistemin tone diellor, sepse planetet sa me afer Diellit jane shkembor dhe planetet me larg jane me te medhenj dhe gazor. Mund ta filloje me dicka si Jupiteri qe ishte aktualisht afer Diellit, dhe te largosh gjithe gazin ne te? Tani ne mendojme se nese e fillon me dicka si Jupiteri i nxehte nuk mund te perfundosh me Merkurin apo me Token. Por nese do ta nisje me dicka me te vogel, eshte e mundur qe te largohej mjaftueshem gaz qe do te ndkonte ndjeshem dhe do te t'ju linte me dicka shume te ndryshme nga ajo qe e filluat. Kjo tingellon si dicka e zakonshme, dhe ne mund te mendojme rreth sistemit diellor, por cfare ka te beje kjo me ne ketu ne Toke? Ne te ardhmen e larget, Dielli do te behet me i shndritshem. Dhe ndersa kjo ndodh, nxehtesia qe vjen nga Dielli do te behet me e forte. Ne te njejten menyre qe shikon gazin te leshohet nga Jupiteri i nxehte, gazi do te leshohet nga Toka. Keshtu qe ajo qe mund te presim nga ose te pakten te pergatitemi eshte fakti se ne te ardhmen e larget, Toka do te duket me shume si Marsi. Hidrogjeni jone, nga uji qe eshe i zberthyer, ka per t'u leshuar neper hapesire me shpejt, dhe ne do te mbetemi me kete planet te thate dhe te kuqerremte. Mos u frikesoni, per disa miliarda vjet, Pra kemi kohe per tu pergatitur. (Te qeshura) Por une doja t'ju vija ne dijeni se cpo ndodh, jo vetem ne te ardhmen, por hollimi atmosferik po ndodh teksa ne flasim. Ka kaq shume shkence te mahnitshme qe degjojme se po ndodh ne hapesire dhe ne planete qe jane larg, dhe ne po i studiojme keto planete te mesojme me shume per keto bote. Por teksa mesojme rreth Marsit apo eksoplaneteve si Jupiteri i nxehte, ne gjejme gjera si hollimi i atmosferes qe na tregojne shume rreth planetit tone ketu ne Toke. Keshtu qe mendoni kete, heren tjeter qe do te mendoni se hapesira eshte larg. Faleminderit (Duartrokitje)