Kur shikon yjet naten
ajo qe mund te shohesh
eshte e mrekullueshme.
Eshte e bukur.
Por, me mahnitese eshte ajo qe nuk shohim,
sepse nga ato qe dime tani,
rreth yjeve ose pothuajse cdo ylli,
ndodhet nje planet,
ose ndoshta disa.
Pra ajo qe kjo foto nuk po ju tregon
jane te gjithe planetet qe ne dime
qe jane ne hapesire.
Mendojme rreth planeteve per gjera qe jane
shume te ndryshme nga ai i joni.
Pra ja ku jemi ne nje planet,
dhe ka kaq shume fakte
qe jane mahnitese per Token
qe po i kerkojme gjere e gjate qe t'i gjejme.
Dhe gjate kerkimeve,
po gjejme gjera mahnitese.
Por, une dua t'ju flas
per nje fakt interesant ketu ne Toke.
Kjo eshte se cdo minute,
200 kg hidrogjen,
dhe pothuajse 3,5 kg helium
largohen nga Toka per ne hapesire.
Ky eshte gaz qe largohet
dhe nuk kthehet me pas.
Pra, hidrogjeni, heliumi
dhe disa gjera te tjera
perbejne ate qe quhet
atmosfera e Tokes.
Atmosfera jane thjeshte keto gazra,
qe formojne nje shtrese te holle blu
e shikuar ketu
nga Stacioni Nderkombetar Hapesinor
ku disa astronaute e fotografuan.
Kjo mbulese e parendesishme ne
planetin tone
ben qe jeta te vazhdoje.
Ajo e mbron planetin tone
nga shume rreziqe,
qe nga meteoritet dhe te tjera me rradhe.
Eshte aq fenomen mahnites
saqe fakti se po zhduket
duhet t'ju frikesoje juve, paksa.
Pra, ky proces eshte ajo qe une studioj
dhe quhet hollimi i atmosferes.
Hollimi i atmosferes
nuk eshte specifike vetem per Token.
Sipas meje, eshte dicka
qe u ndodh te gjitha planeteve
sepse planetet, jo vetem ketu ne Toke
por ne te gjithe universin,
i nenshtrohen hollimit te atmosferes.
Menyra sesi ndodh kjo na tregon ne
rreth vete planeteve.
Sepse kur mendon,
rreth sistemit diellor,
mund te mendosh si kjo fotoja ketu.
Dhe mund te thuash, ne rregull,
ka 8 planete, ose ndoshta 9.
Keshtu qe per ata qe ,
jane shqetesuar nga kjo foto,
po shtoj dicka per ju.
(Te qeshura)
Fale dashamiresise se misionit te NASA,
New Horizons, po perfshijme Plutonin.
Ceshtja ketu qendron se,
per qellimin e ketij fjalimi dhe
hollimit te atmosferes,
Plutoni eshte planet ne mendjen time,
sic jane te gjitha planetet e tjera
rreth yjeve qe ne nuk mund t'i shohim,
qe gjithashtu jane planete.
Karakteristike thelbesore e planeteve
eshte fakti se ata jane trupa
qe jane te lidhur se bashku nga graviteti.
Pra eshte gjithe ai material,
qe qendron i lidhur
me kete force terheqese.
Keta trupa jane kaq te medhenj
dhe kane shume gravitet.
Ja pse ata jane te rrumbullaket.
Pra, kur i shikon te gjithe ata,
perfshire edhe Plutonin,
ata jane te rrumbullaket.
Pra mund te shikosh qe graviteti
ka nje rol te rendesishem.
Por nje tjeter karakterisetike thelbesore
per planetet
eshte ajo qe nuk shikohet ketu,
dhe ky eshte ylli, Dielli,
rreth te cilit rrotullohen gjithe planetet
e sistemit diellor.
Kjo arsye po shton kryesisht
hollimin e atmosferes.
Arsyeja kryesore se pse yjet nxisin
hollimin e atmosferes nga planetet
eshte sepse yjet u ofrojne planeteve
grimca, drite dhe nxehtesi,
qe mund te shkaktoje
largimin e atmosferes.
Nese mendon per nje balone
me ajer te nxehte,
ose shikoni kete foto me
fanare ne nje festival ne Tajlande,
mund te vereni se ajri i nxehte
ve ne levizje gazrat perpjete.
Dhe nese ke mjaftueshem
energji dhe nxehtesi,
te cilat Dielli i ka,
ky gaz, i cili eshte shume i lehte
dhe lidhet vetem nga graviteti,
mund te largohet neper hapesire.
Ajo qe aktualisht po
shkakton hollimin e atmosferes
ne Toke por edhe ne planetet e tjera
gjithashtu--
eshte nderveprimi
midis nxehtesise nga yjet
dhe kapercimi i forces se gravitetit
ne planet.
Iu thashe se kjo ndodh
ne normen e 200 kg per min per hidrogjenin
dhe pothuajse 3,5 kg per min per heliumin.
Por si duket kjo?
Ne vitet '80
ne kemi bere foto te Tokes
te rrezeve ultraviolet
duke perdorur sonden e NASA-s
"Dynamic Explorer"
Pra, keto dy imazhe te Tokes
paraqesin se si digjet
hidrogjeni kur largohet,
i treguar me te kuqe.
Mund te shikoni karakteristika
te tjera si oksigjeni dhe nitrogjeni
ne ate dritezen e bardhe
rrethore qe na paraqesin aurorat
dhe gjithashtu disa fije
perreth tropikeve.
Pra, keto jane foto qe
perfundimisht na tregojne
qe atmosfera jone nuk eshte thjesht
e lidhur fort te planeti yne
por aktualisht
eshte duke u larguar ne hapesire,
ne menyre alarmante, sipas meje.
Por nuk eshte vetem Toka qe
po i nenshtrohet hollimit te atmosferes.
Marsi, fqinji yne me i afert
eshte shume me i vogel se Toka,
keshtu qe ka shume me pak gravitet, me
te cilin te mbaje atmosferen e tij.
Pra, edhe pse Marsi ka nje atmosfere,
shohim se shume me e holle se e Tokes.
Vetem shikoni siperfaqen.
Dallohen kratere qe tregojne
se nuk ka patur nje atmosfere
qe mund te ndalonte rreziqet.
Gjithashtu, shikojme se
eshte "planeti i kuq"
dhe hollimi atmosferik luan nje rol
qe Marsi te jete i kuq.
Ne mendojme se Marsi ka patur
nje te kaluar me lageshtire,
dhe kur uji kishte energji te mjaftueshme,
u nda ne hidrogjen dhe oksigjen,
mirepo duke qene i lehte
hidrogjeni u leshua per ne hapesire,
dhe oksigjeni qe ngeli
u oksidua ose ndryshku dheun,
qe u kthye ne kete ngjyren e kuqe
te ndryshkut qe shohim ne.
Pranohet te shikosh fotot e Marsit
dhe te thuash se ndoshta
hollimi atmosferik ka ndodhur,
por NASA ka nje sonde qe ndodhet
ne Mars qe quhet sateliti MAVEN,
ku puna e tij eshte
te studioje hollimin e atmosferes.
Eshte Atmosfera e Marsit dhe
sonda Volatile Evolution.
Gjetjet atje kane treguar
foto qe jane shume te ngjashme
me ato qe keni pare ketu ne Toke.
E kemi ditur gjate qe
Marsi po e humbiste atmosferen,
por kemi disa foto shokuese.
Per shembull, ketu,
mund te shikoni ne rrethin e kuq
madhesine e Marsit,
dhe ne blu mund te shihni hidrogjenin
qe largohet nga planeti.
Pra, po arrin 10 fishin e
madhesise se planetit,
larg nga kufiri i ketij planeti.
Po leshohet neper hapesire.
Kjo na ndihmon te konfirmojme idete,
si ajo pse Marsi nga humbja e hidrogjenit,
eshte i kuq.
Por nuk eshte hidrogjeni
gazi i vetem qe po humb.
Permenda heliumin ne Toke
dhe pak oksigjen dhe nitrogjen,
por nga MAVEN mund te verejme
oksigjenin qe po largohet nga Marsi.
Mund te shikoni se ngaqe
oksigjeni eshte me i rende,
nuk mund te largohet aq larg sa hidrogjeni
por sidoqofte po largohet nga planeti.
Nuk shihet te jete i teri i permbledhur
ne ate rrethin e kuq.
Pra fakti qe nuk shohim hollim
atmosferik vetem ne Toke
por mund ta studiojme kudo
dhe te dergojme sonda
na lejon te mesojme
rreth te shkuares se planeteve
por gjithashtu per planetet ne pergjithesi
dhe per te ardhmen e Tokes.
Nje menyre qe mund te mesojme
per te ardhmen
eshte nga planetet e larget qe
ne nuk mund t'i shohim.
Me duhet te permend se,
para se te vazhdoj me kete,
nuk kam per t'iu treguar foto si Plutoni,
qe mund te duket zhgenjyese,
por kjo sepse nuk i kemi akoma fotot.
Por, misioni i New Horizons eshte
qe te studioje hollimin atmosferik
qe largohet nga planeti.
Keshtu qe kini mendjen per kete.
Planetet qe une dua te flas
jane te njohur si ekzoplanetet.
Keshtu qe cdo planet ne orbiten
e nje ylli qe nuk eshte Dielli
quhet ekzoplanet,
ose planet jashte sistemit solar.
Dhe keto planete qe ne i quajme kalimtare
kane karakteristiken se
nese shikon yllin ne mes
mund te shikosh se po vezullon.
Arsyeja se pse po vezullon
eshte sepse atje ka planete
qe kalojne me rradhe gjate gjithe kohes
dhe eshte nje orientim special
ku planetet bllokojne driten nga ylli
qe na lejon te shohim driten qe vezullon.
Duke survejuar yjet gjate nates
per kete vezullim levizez,
jemi ne gjendje te gjejme planetet.
Keshtu kemi qene ne gjendje
te zbulojme mbi 5000 planete
ne Rrugen e Qumeshtit,
dhe sic e permenda atje jane
shume me teper planete.
Kur shikojme driten nga keto yje
sic thashe, ajo qe shikojme,
nuk eshte vete planeti,
po aktualisht shikohet nje zbehje e drites
qe e regjistrojme ne kohe.
Drita bie sapo planetet dalin
perballe yllit
dhe kjo eshte vezullimi qe
pate me pare.
Jo vetem qe i zbulojme keto planete
por mund ta shikojme kete drite
ne gjatesi vale te ndryshme.
Une permenda shikimin e Tokes
dhe Marsit ne driten ultraviolet.
Nese e shikojme nje eksoplanet
me Teleskopin Hapesinor Hubble,
zbulojme se ne rrezet ultraviolet,
shikohen vezullime me te medha,
shume me pak drite nga ylli,
kur planeti i kalon perballe.
Ne mendojme se kjo ndodh se ka
nje atmosfere te mbushur me hidrogjen
perreth planetit
qe e ben te duket me te fryre
e bllokohet me shume drite
qe ne shikojme.
Nga perdorimi i kesaj teknike kemi
qene ne gjendje te zbulojme
disa eksoplanete kalimtare qe po
i nenshtrohen hollimit atmosferik.
Keto planete
mund te quhen Jupitere te nxehte,
per disa nga ato qe gjetem.
Kjo, sepse ndodhen disa
planete gazore si Jupiteri
por ato jane kaq afer me yllin e tyre,
rreth 100 here me afer se Jupiteri.
Per shkak se atje ndodhet gjithe
ky gaz i lehte qe eshte gati te largohet
dhe gjithe ajo nxehtesi nga ylli,
ka norma shume katastrofike
te hollimit atmosferik.
Ndryshe nga 200 kg per min te hidrogjenit
qe largohen ne Toke,
per keto planete,
humbasin 590 milion kg hidrogjen
cdo minute.
Pra ju mund te mendoni, a ben kjo qe
keto planete te ndalojne se ekzistuari?
Kjo eshte nje pyetje
qe i beri te mendonin njerezit
kur pane ne sistemin tone diellor,
sepse planetet sa me afer
Diellit jane shkembor
dhe planetet me larg jane me
te medhenj dhe gazor.
Mund ta filloje me dicka si Jupiteri
qe ishte aktualisht afer Diellit,
dhe te largosh gjithe gazin ne te?
Tani ne mendojme se nese e fillon me
dicka si Jupiteri i nxehte
nuk mund te perfundosh me
Merkurin apo me Token.
Por nese do ta nisje me dicka me te vogel,
eshte e mundur qe te largohej
mjaftueshem gaz
qe do te ndkonte ndjeshem
dhe do te t'ju linte me dicka shume
te ndryshme nga ajo qe e filluat.
Kjo tingellon si dicka e zakonshme,
dhe ne mund te mendojme rreth
sistemit diellor,
por cfare ka te beje kjo me ne
ketu ne Toke?
Ne te ardhmen e larget,
Dielli do te behet me i shndritshem.
Dhe ndersa kjo ndodh,
nxehtesia qe vjen nga Dielli
do te behet me e forte.
Ne te njejten menyre qe shikon
gazin te leshohet nga Jupiteri i nxehte,
gazi do te leshohet nga Toka.
Keshtu qe ajo qe mund te presim nga
ose te pakten te pergatitemi
eshte fakti se ne te ardhmen e larget,
Toka do te duket me shume si Marsi.
Hidrogjeni jone, nga uji qe
eshe i zberthyer,
ka per t'u leshuar
neper hapesire me shpejt,
dhe ne do te mbetemi me
kete planet te thate dhe te kuqerremte.
Mos u frikesoni, per disa miliarda vjet,
Pra kemi kohe per tu pergatitur.
(Te qeshura)
Por une doja t'ju vija
ne dijeni se cpo ndodh,
jo vetem ne te ardhmen,
por hollimi atmosferik po
ndodh teksa ne flasim.
Ka kaq shume shkence te mahnitshme
qe degjojme se po ndodh ne hapesire
dhe ne planete qe jane larg,
dhe ne po i studiojme keto planete
te mesojme me shume per keto bote.
Por teksa mesojme rreth Marsit apo
eksoplaneteve si Jupiteri i nxehte,
ne gjejme gjera si hollimi i atmosferes
qe na tregojne shume rreth planetit tone
ketu ne Toke.
Keshtu qe mendoni kete, heren tjeter qe
do te mendoni se hapesira eshte larg.
Faleminderit
(Duartrokitje)