Pak njerez kane influencuar boten dhe
filozofet e sotem si Platoni.
Nje filozof i shekullit te 20 arriti
te pershkruaje te gjithe filozofine
perendimore si seri shenimesh te Platonit.
Ai krijoi universitetin e pare europian
dhe ishte profesori i mendjeve
te medha te Greqise se lashte
duke perfshire Aristotelin.
Por edhe nje nga themeluesit
e filozofise nuk ishte perfekt.
Bashke me idete e medha
Platoni kishte disa qe nuk
i kane rezistuar testit te kohes.
Ja nje pershkrim i shkurter te disa
nga idete me te mira dhe me te keqija.
Platoni argumentonte qe
pertej botes imperfekte
ekzistonte bota e Ideve,
perfekte dhe te pandryshueshme.
Idete jane versioni ideal i objekteve
dhe koncepteve qe na rrethojne.
Ato sherbejne si nje lloj manuali
udhezimesh per vete boten tone.
Ne boten e Ideve gjejme pemen ideale,
kanalin YouTube ideal,
dhe bile drejtesine ideale,
apo dashurine ideale.
Realiteti yne permban kopje imperfekte
te Ideve.
Platoni argumentonte qe filozofet
duhet te perpiqen te mendojne
dhe kuptojne keto Ide perfekte
qe te behen me te zote
per te lundruar ne realitetin çorientues.
Ndersa duket qesharake,
shkeputja midis botes qe duket
dhe te vertetes qe qendron pas saj
eshte nje nga problemet
me te nderlikuara te filozofise.
Ka qene subjekti i mijera faqeve
te teologjisteve,
filozofeve,
dhe skenaristeve.
Ngre pyetje si, per te gjetur te verteten,
ti besojme shqisave apo arsyes?
Per Platonin, pergjigja eshte arsyeja.
Ajo e vetme na jep mjetet e mundshme
per te kuptuar Idete.
Por arsyeja nuk punonte gjithmone
edhe per vete Platonin.
Kur ai u mundua te klasifikonte
gjinine njerezore midis kafsheve,
ai na grupoi me shpendet.
"Dy kembesh pa pupla"
ishte emertimi zyrtar.
Ciniku Diogjen, i irrituar nga ky emertim,
i nderpreu mesimin ne klase Platonit
me nje pule te shpupluar,
duke thirrur,
"Shikoni! Njeriu i Platonit"
Por le te kthehemi te idete e mira.
Platoni eshte nje nga teoricienet
e pare politike te dokumentuar,
dhe bashke me Aristotelin, ai konsiderohet
nje nga themeluesit e shkences politike.
Ai arsyetoi qe puna e sovranit nuk ishte
e ndryshme nga punet e tjera,
nga ajo e poçarit apo e doktorit,
dhe vetem ata qe e kishin mesuar zanatin
ishin te denje per te udhehequr.
Te mbreteroje ishte
zanat i soditjes se Ideve.
Ne vepren Republika, ai imagjinoi nje
utopi ku drejtesia eshte qellimi kryesor.
Qyteti ideal i Platonit kerkon nje balance
harmonike midis pjeseve
dhe duhet te drejtohet
nga nje mbret filozof.
Mijevjeçare para kohes se tij,
ai arsyetoi qe grate jane barazisht
te zonjat te drejtojne kete qytet model.
Fatkeqesisht, Platoni ishte kontradiktor
me grate,
nganjehere i krahasonte me femijet.
Ai po ashtu besonte qe mitra e gruas
eshte nje kafshe e gjalle
qe mund te levize neper trup
e te shkaktoje semundje.
Kjo teori, e perqafuar
nga bashkekohesit e tij,
ka influencuar, per fat te keq,
mjekesine europiane per shekuj.
Ai mendonte se shoqeria
duhet te ndahet ne tri grupe:
prodhuesit,
ushtria,
dhe udheheqesit,
e nje genjeshter fisnike duhet ti
bindte ato te ndiqnin kete strukture.
Genjeshtra fisnike qe propozoi
ishte qe ne kemi lindur me ar, argjent,
ose nje perzierje bakri me hekur
ne shpirtin tone,
qe percakton rolet tona ne jete.
Disa filozofe kane vazhduar ta kreditojne
idene e genjeshtres fisnike
si prototip i propagandes
se shekullit 20-te,
dhe mbretin filozof si nje frymezim
per diktatoret qe e perdornin.
A munden idete e keqija
te demtojne statusin e Platonit si nje
nga filozofet me te mire?
Jo!
Ai i ka dhene mendimtareve me te medhenj
qe e ndoqen nje vend nga ta fillonin.
Pergjate shekujve,
kemi pasur shansin te testojme
keto ide me shkrim dhe eksperience,
kemi pranuar disa dhe
hedhur poshte te tjerat.
Ne vazhdojme te permiresojme,
ndryshojme e modifikojme idete e tij
qe jane pilastrat e botes moderne.