Ky eshte nje kopesht per femije
qe projektuam ne 2007.
E krijuam kete kopesht
ne forme rrethi.
Eshte nje lloj qarkullimi pafund
ne maje te catise.
Nese je prind,
e di se femijet kane qejf te vijne rrotull.
Kjo eshte pamja e catise.
Perse e projektuam keshtu?
Drejtori i kopshtit tha,
"Nuk dua parmake".
I thashe: "Kjo eshte e pamundur"
Por ai insistoi: "Po sikur te vendosni
nje rrjete te varur nga ana e catise?
Qe ti mbaje femijet te mos bien poshte?"
(Te qeshura)
I thashe: "Eshte e pamundur."
Dhe natyrisht, inspektori tha,
"Patjeter ju duhen parmake."
Por e perdorem idene e tij perreth pemeve.
Tre peme dalin nga catia.
Na lejuan ta perdorim kete litarin si parmak.
Patjeter qe litari s'ka lidhje me to.
Ata bien ne rrjete.
Ndonjehere me shume,
akoma me shume,
me shume.
(Te qeshura)
Ndonjehere 40 femije
jane perreth pemes.
Djali mbi dege,
e do kaq shume pemen,
sa po e ha.
(Te qeshura)
Ne raste eventesh
ulen te anet.
Duket shume bukur nga poshte.
Majmune ne kopsht zoologjik.
(Te qeshura)
Koha per ushqim.
(Te qeshura)
(Duartrokitje)
E beme kete cati sa me te ulet,
sepse donim te shikonim femijet mbi te,
dhe jo vetem nga poshte saj.
Nese catia eshte e larte
shikon vetem tavanin.
Vendi per larjen e kembeve
ka shume lloj cezmash.
Shikoni tuba fleksibel,
keshtu mund te lagni shoket,
dhe dushi,
njeri ne fillim eshte shume normal.
Por nese shihni kete tjetrin,
djali nuk po lan cizmet,
por po i mbush me uje ato.
(Te qeshura)
Ky kopesht eshte i hapur,
shumicen e vitit.
Nuk ka kufij ndermjet jashte dhe brenda.
Kjo do te thote qe
arkitektura eshte vetem catia.
Gjithashtu s'ka kufij ndermjet klasave.
Keshtu s'ka barriera akustike.
Kur vendos shume femije
ne nje kuti qetesie,
disa prej tyre nervozohen shume.
Por ne kete kopesht,
nuk kane arsye te nervozohen.
Sepse ky kopesht s'ka kufij.
Drejtori thote
nese djali qe eshte ne cep
s'do te qendroje ne dhome
e leme te dale.
Ai do te kthehet, s'ka nga shkon
eshte rreth.
(Te qeshura)
Por qellimi eshte se,
ne te tilla raste,
femijet duan te fshihen diku.
Ketu, ata ikin dhe rikthehen.
Eshte nje proces natyral.
Se dyti, ne mendojme se
zhurma eshte e rendesishme.
E dini se femijet flene me mire
me zhurme.
Ata nuk flene ne vende te qeta.
Ne kete kopesht,
keta femije shfaqin
perqendrim mahnites ne klase.
Dhe si e dini, specia jone
rritej ne xhungel me zhurma.
Ata kane nevoje per zhurma.
Dhe e dini, se ju arrini te flisni
me shoket ne nje bar me zhurme.
Nuk jemi programuar per qetesi.
Dhe si e dini, keto kohe
perpiqemi te mbajme gjithshka ne kontroll.
Gjithshka eshte e hapur.
Duhet ta dini se
ne shkojme per ski ne -20 grade ne dimer
Ne vere ju shkoni ne det.
Rera eshte 50 grade.
Dhe gjithashtu ju jeni i papershkueshem nga uji.
Ju nuk shkrini ne shi.
Keshtu, femijet duhet te rrine jashte.
Keshtu duhen trajtuar ata.
Kjo eshte menyra si ndajne klasat.
Duhet te ndihmonin mesuesit.
Por nuk e bejne!
(Te qeshura)
S'e futa une aty.
Nje klase.
Nje lavaman.
Ata flasin me njeri-tjetrin perreth tij.
Ka ndonje peme brenda klases.
Nje majmun qe perpiqet te peshkoje
nje tjeter majmun nga siper.
(Te qeshura)
Majmune.
(Te qeshura)
Cdo klase ka te pakten
nje dritare qiellore.
Nga kjo zbret babagjyshi ne Krishtlindje.
Kjo eshte ndertese perbri,
afer kopeshtit vezak.
Ndertesa eshte vetem 5 metra e larte,
me shtate kate.
Patjeter, lartesia e tavanit eshte e ulet.
Na duhej te merrnim parasysh
rrezikshmerine.
Per kete vendosem femijet tane,
vajzen dhe djalin.
U perpoqen te kalojne.
Djali goditi koken.
Eshte mire! Kafka e tij eshte e forte!
Eshte elastik. Eshte biri im!
(Te qeshura)
Po kqyr nese eshte e sigurte hedhja.
Me pas vendosem femije te tjere.
Si e dini, gjendja e trafikut ne Tokio
eshte e tmerrshme.
(Te qeshura)
Kjo shoferja para,
duhet ende te mesoje te ngase.
Ne kohet e sotme,
femijet kane nevoje per pak rrezik.
Ne te tilla raste,
mesojne te ndihmojne njeri tjetrin
Kjo eshte shoqeria. Keto jane
mundesite qe po humbasim tani.
Ky vizatim tregon levizjet e nje djali
nga ora 09:10 deri ne 9:30.
Perimetri i kesaj godine eshte 183 m.
Nuk eshte aspak e vogel.
Ky djale gjithe mengjesin beri
6.000 metra.
Por surpriza nuk eshte ende kjo.
Femijet ne kete kopesht bejne
mesatarisht 4.000 metra ne dite.
Keta femije kane aftesi atletike
me te larta
ne krahasim me femije ne kopshte te tjera.
Drejtori thote,
"Nuk i stervis une.
Thjesht i leme mbi cati.
Si delet."
(Te qeshura)
Ata vazhdojne vrapin.
(Te qeshura)
Dua te them se nuk duhet ti
kontrollojme,
nuk duhet ti mbrojme shume,
kane nevoje te bien ndonjehere.
Kane nevoje te bejne ndonje plage.
Kjo u meson
si te jetojne ne kete bote.
Une mendoj se arkitektura
mund te ndryshoje kete bote,
dhe jetet e njerezve.
Kjo eshte nje perpjekje
per te ndryshuar jetet e femijeve.
Ju faleminderit shume.
(Duartrokitje)