WEBVTT 00:00:01.212 --> 00:00:03.342 Nuk jam i sigurt nëse secili prej jush 00:00:03.342 --> 00:00:06.079 i ka të njohura fotot e mia. 00:00:06.079 --> 00:00:10.162 Dua t'ju tregoj vetëm disa prej tyre, 00:00:10.162 --> 00:00:13.112 dhe pastaj do të flas. NOTE Paragraph 00:00:45.884 --> 00:00:49.836 Duhet t'ju tregoj pak për historinë time, 00:00:49.836 --> 00:00:51.783 sepse do të flasim për të 00:00:51.783 --> 00:00:54.764 gjatë fjalimit tim këtu. 00:00:54.764 --> 00:00:57.900 Kam lindur në 1944 në Brazil 00:00:57.900 --> 00:01:01.655 kur Brazili nuk ishte akoma ekonomi tregu. 00:01:01.655 --> 00:01:03.538 Linda në një fermë, 00:01:03.538 --> 00:01:08.040 një fermë, ku më shumë se 50 përqind ishte pyll ekuatorial (akoma). 00:01:08.040 --> 00:01:09.660 Vend i mrekullueshëm. 00:01:09.660 --> 00:01:13.972 Jetoja me zogj mahnitës, kafshë mahnitëse, 00:01:13.972 --> 00:01:18.213 Notoja në lumenjtë tanë të vegjël me kaimanë. 00:01:18.213 --> 00:01:21.122 Ishin gati 35 familje që jetonin në këtë fermë, 00:01:21.122 --> 00:01:25.404 dhe çdo gjë që prodhonim në këtë fermë, e konsumonim. 00:01:25.404 --> 00:01:27.511 Shumë pak gjëra shkonin në treg. 00:01:27.511 --> 00:01:30.221 Një herë në vit, e vetmja gjë që shkonte në treg 00:01:30.221 --> 00:01:31.941 ishte bagëtia që rrisnim, 00:01:31.941 --> 00:01:34.710 dhe udhëtonim për 45 ditë 00:01:34.710 --> 00:01:36.886 për të arritur te thertorja, 00:01:36.886 --> 00:01:39.180 duke sjellë mijëra kokë bagëtish, 00:01:39.180 --> 00:01:41.712 dhe për gati 20 ditë udhëtonim prapë 00:01:41.712 --> 00:01:44.109 për të mbërritur te ferma jonë. NOTE Paragraph 00:01:44.109 --> 00:01:46.486 Kur isha 15 vjeç, 00:01:46.486 --> 00:01:49.991 mu desh ta lija atë vend 00:01:49.991 --> 00:01:53.454 dhe të shkoja në një qytet pak më të madh -- shumë më të madh -- 00:01:53.454 --> 00:01:56.885 ku përfundova gjimnazin. 00:01:56.885 --> 00:01:59.653 Atje mësova gjëra të tjera. 00:01:59.653 --> 00:02:02.278 Brazili kishte filluar të urbanizohej, industrializohej, 00:02:02.278 --> 00:02:06.693 dhe i dija politikat. U bëra disi radikal, 00:02:06.693 --> 00:02:09.535 isha anëtar i partive të majta, 00:02:09.535 --> 00:02:12.641 dhe u bëra aktivist. 00:02:12.641 --> 00:02:15.733 Hyra në universitet për ekonomi. 00:02:15.733 --> 00:02:18.413 Përfundova masterin në ekonomi. NOTE Paragraph 00:02:18.413 --> 00:02:21.422 Dhe gjëja më e rëndësishme në jetën time 00:02:21.422 --> 00:02:23.081 ndodhi po në këtë periudhë. 00:02:23.081 --> 00:02:25.770 Njoha një vajzë të mrekullueshme, 00:02:25.770 --> 00:02:29.908 e cila u bë shoqja ime e ngushtë për gjithë jetën 00:02:29.908 --> 00:02:33.676 dhe shoqëruesja ime në çdo gjë që kam bërë deri më tani, 00:02:33.676 --> 00:02:36.940 bashkëshortja ime, Lélia Wanick Salgado. NOTE Paragraph 00:02:36.940 --> 00:02:38.844 Brazili u radikalizua shumë. 00:02:38.844 --> 00:02:41.756 Luftuam fort kundër diktaturës, 00:02:41.756 --> 00:02:43.542 në një moment të rëndësishëm për ne: 00:02:43.542 --> 00:02:47.126 Ose rri klandestin me armë në duar, 00:02:47.126 --> 00:02:49.581 ose lër Brazilin. Ishim shumë të rinj, 00:02:49.581 --> 00:02:54.782 dhe organizata jonë mendoi se do të ishte më mirë sikur të largoheshim, 00:02:54.782 --> 00:02:55.746 dhe shkuam në Francë, 00:02:55.746 --> 00:02:57.765 ku bëra PhD në ekonomi, 00:02:57.765 --> 00:02:59.761 Léila u bë arkitekte. 00:02:59.761 --> 00:03:02.844 Më pas punova për një bankë investimi. 00:03:02.844 --> 00:03:05.806 Udhëtonim shumë, financonim zhvillimin, 00:03:05.806 --> 00:03:08.661 projektet ekonomike në Afrikë me Bankën Botërore. NOTE Paragraph 00:03:08.661 --> 00:03:12.129 Dhe një ditë fotografia pushtoi komplet jetën time. 00:03:12.129 --> 00:03:13.367 U bëra fotograf, 00:03:13.367 --> 00:03:15.983 braktisa gjithçka dhe u bëra fotograf, 00:03:15.983 --> 00:03:18.808 dhe fillova të fotografoja 00:03:18.808 --> 00:03:21.804 gjëra të rëndësishme për mua. 00:03:21.804 --> 00:03:23.990 Shumë njerëz më thonë se jam fotoreporter, 00:03:23.990 --> 00:03:26.566 se jam foto-antropolog, 00:03:26.566 --> 00:03:29.327 se jam foto-aktivist. 00:03:29.327 --> 00:03:32.327 Por unë bëra më shumë se kaq. 00:03:32.327 --> 00:03:35.009 Fotografia u bë jeta ime. 00:03:35.009 --> 00:03:37.613 Jetoja komplet brenda fotografisë 00:03:37.613 --> 00:03:39.648 duke bërë projekte afatgjata, 00:03:39.648 --> 00:03:42.158 dhe dua t'ju tregoj vetëm disa foto 00:03:42.158 --> 00:03:48.055 të -- përsëri, ju do të shihni brenda projekteve sociale 00:03:48.055 --> 00:03:50.217 ku unë shkova, publikova librat e mi 00:03:50.217 --> 00:03:53.423 mbi këto foto, 00:03:53.423 --> 00:03:57.178 por do ju tregoj vetëm disa tani. NOTE Paragraph 00:04:42.949 --> 00:04:46.724 Në vitet '90, nga 1994 në 2000, 00:04:46.724 --> 00:04:49.965 fotografova një histori të quajtur Migrimet. 00:04:49.965 --> 00:04:51.842 U bë libër. U bë shfaqje. NOTE Paragraph 00:04:51.842 --> 00:04:54.600 Por gjatë kohës që po e fotografoja, 00:04:54.600 --> 00:05:00.337 po jetoja një periudhë të vështirë të jetës sime, sidomos në Ruanda. 00:05:00.337 --> 00:05:04.648 Në Ruanda pashë brutalitet. 00:05:04.648 --> 00:05:07.813 Pashë mijëra vdekje në ditë. 00:05:07.813 --> 00:05:10.754 Humba besimin në specien tonë. 00:05:10.754 --> 00:05:14.945 Nuk besoja se mund të jetonim më tutje, 00:05:14.945 --> 00:05:20.492 dhe fillova të sulmohesha nga vetë Stafilokoku im. 00:05:20.492 --> 00:05:23.476 Kisha infeksione kudo. 00:05:23.476 --> 00:05:27.888 Kur bëja dashuri me gruan time, nuk më dilte më spermë; 00:05:27.888 --> 00:05:30.715 Më dilte gjak. 00:05:30.715 --> 00:05:33.596 Shkova të vizitohesha te një miku im në Paris, 00:05:33.596 --> 00:05:36.362 i tregova për sëmundjen time. 00:05:36.362 --> 00:05:39.216 Më bëri një kontroll të gjatë e më tha: "Sebastian, 00:05:39.216 --> 00:05:42.353 ti nuk je i sëmurë, prostata jote është perfekte. 00:05:42.353 --> 00:05:46.441 Ajo çfarë ndodhi është se ti pe aq shumë vdekje sa po shkon drejt vdekjes tënde. 00:05:46.441 --> 00:05:49.360 Duhet të ndalosh. Ndalo. 00:05:49.360 --> 00:05:54.201 Duhet të ndalosh, përndryshe do të vdesësh." NOTE Paragraph 00:05:54.201 --> 00:05:57.847 Dhe vendosa të ndaloja. 00:05:57.847 --> 00:06:00.140 U mërzita me fotografinë, 00:06:00.140 --> 00:06:02.161 me gjithçka në botë, 00:06:02.161 --> 00:06:06.001 dhe vendosa të kthehesha në vendin ku linda. 00:06:06.001 --> 00:06:07.605 Ndodhi një rastësi e madhe. 00:06:07.605 --> 00:06:11.016 Në këtë kohë prindërit po më plakeshin. 00:06:11.016 --> 00:06:14.577 Kam shtatë motra. Jam ndër burrat e vetëm në familje, 00:06:14.577 --> 00:06:16.445 dhe ata bashkë vendosën 00:06:16.445 --> 00:06:19.145 të na e jepnin mua dhe Léilës këtë tokë. 00:06:19.145 --> 00:06:24.761 Kur e morëm, kjo tokë ishte po aq e vdekur sa edhe unë. 00:06:24.761 --> 00:06:28.065 Kur isha fëmijë, më se 50 përqind e saj ishte pyll tropikal. 00:06:28.065 --> 00:06:29.587 Kur e morëm, 00:06:29.587 --> 00:06:33.362 më pak se gjysmë përqindjeje ishte pyll, 00:06:33.362 --> 00:06:35.007 ashtu si në të gjithë rajonin tim. 00:06:35.007 --> 00:06:37.936 Për të krijuar zhvillim, zhvillimin brazilian, 00:06:37.936 --> 00:06:40.723 shkatërruam shumë nga pyjet tona. 00:06:40.723 --> 00:06:42.706 Ashtu siç ju bëtë në Shtetet e Bashkuara, 00:06:42.706 --> 00:06:44.994 ose në Indi, kudo në planet. 00:06:44.994 --> 00:06:46.672 Për t'u zhvilluar 00:06:46.672 --> 00:06:48.755 vijmë te një kontradiktë e madhe 00:06:48.755 --> 00:06:52.490 që shkatërrojmë gjithçka përreth nesh. 00:06:52.490 --> 00:06:56.155 Kjo fermë që kishte mijëra kokë bagëtish 00:06:56.155 --> 00:06:58.322 kishte ngelur vetëm me disa qindra 00:06:58.322 --> 00:07:00.727 dhe nuk dinim si ta ndreqnim situatën. 00:07:00.727 --> 00:07:04.627 Léila pati një ide të jashtëzakonshme, një ide të çmendur. NOTE Paragraph 00:07:04.627 --> 00:07:09.274 Dhe tha: "Pse nuk ndërton sërish pyllin e dikurshëm? 00:07:09.274 --> 00:07:10.780 Ti thua që ke lindur në parajsë. 00:07:10.780 --> 00:07:13.706 Le ta ndërtojmë sërish parajsën." NOTE Paragraph 00:07:13.706 --> 00:07:16.538 Dhe shkova të takoja një shok timin të mirë 00:07:16.538 --> 00:07:18.071 inxhinier pyjesh 00:07:18.071 --> 00:07:19.969 që të përgatiste një projekt për ne, 00:07:19.969 --> 00:07:22.150 dhe filluam. Filluam të mbillnim, 00:07:22.150 --> 00:07:26.407 vitin e parë humbëm shumë pemë, vitin e dytë më pak 00:07:26.407 --> 00:07:31.468 dhe pak e nga pak, kjo tokë e vdekur filloi të ringjallej. 00:07:31.468 --> 00:07:34.831 Filluam të ndërtonim qindra e mijëra pemë, 00:07:34.831 --> 00:07:38.271 vetëm specie të zonës, vetëm vendase, 00:07:38.271 --> 00:07:41.812 ku ndërtuam një ekosistem identik me atë që ishte shkatërruar, 00:07:41.812 --> 00:07:46.120 dhe vendi u gjallërua në mënyrë të pabesueshme. 00:07:46.120 --> 00:07:48.919 Ishte e nevojshme për ne ta shndërronim tokën tonë 00:07:48.919 --> 00:07:50.361 në park kombëtar. 00:07:50.361 --> 00:07:53.019 E shndërruam. Ia dhamë përsëri këtë tokë natyrës. 00:07:53.019 --> 00:07:54.394 U bë park kombëtar. 00:07:54.394 --> 00:07:58.144 Krijuam një institucion të quajtur Instituto Terra, 00:07:58.144 --> 00:08:03.123 dhe krijuam një projekt të madh mjedisi për të mbledhur para kudo. 00:08:03.123 --> 00:08:06.908 Këtu në Los Angeles, në Bay Area në San Francisco 00:08:06.908 --> 00:08:09.059 ulej nga taksat në Shtetet e Bashkuara. 00:08:09.059 --> 00:08:12.387 Mblodhëm para në Spanjë, në Itali, shumë në Brazil. 00:08:12.387 --> 00:08:14.595 Punuam me shumë kompani në Brazil 00:08:14.595 --> 00:08:16.843 të cilat hodhën para në këtë projekt, me qeverinë. 00:08:16.843 --> 00:08:21.027 Dhe jeta erdhi përsëri e pata një dëshirë të madhe 00:08:21.027 --> 00:08:24.443 t'i kthehesha fotografisë, të fotografoja sërish. 00:08:24.443 --> 00:08:27.738 Këtë herë nuk doja të fotografoja më 00:08:27.738 --> 00:08:32.321 vetëm një kafshë, të cilën e kisha fotografuar gjatë gjithë jetës sime: ne. 00:08:32.321 --> 00:08:34.689 Doja të fotografoja kafshë të tjera, 00:08:34.689 --> 00:08:36.681 të fotografoja pejsazhet, 00:08:36.681 --> 00:08:40.127 të fotografoja njerëzit, por njerëzit e fillimit, 00:08:40.127 --> 00:08:42.657 në kohën kur jetonim në ekuilibër me natyrën. 00:08:42.657 --> 00:08:47.210 Dhe shkova. Ia nisa në fillim të 2004, 00:08:47.210 --> 00:08:50.410 dhe përfundova në fund të 2011. 00:08:50.410 --> 00:08:53.103 Bëmë një numër të pabesueshëm fotosh, 00:08:53.103 --> 00:08:56.673 dhe përfundimi -- Lélia skicoi gjithë librat e mi, 00:08:56.673 --> 00:08:59.737 gjithë shfaqjet e mia. Eshtë krijuesja e shfaqjeve të mia. 00:08:59.737 --> 00:09:02.044 Dhe ajo çfarë duam nga këto foto 00:09:02.044 --> 00:09:08.456 është të nisim një diskutim mbi çfarë kemi të pacënuar në planet 00:09:08.456 --> 00:09:10.979 dhe çfarë duhet të ruajmë në këtë planet 00:09:10.979 --> 00:09:14.277 nëse duam të jetojmë, të kemi ekuilibër në jetë. 00:09:14.277 --> 00:09:16.788 Dhe doja të shikoja njerëzit, ne, 00:09:16.788 --> 00:09:22.655 kur përdornim, po, mjetet tona në gur. 00:09:22.655 --> 00:09:24.812 Ne akoma rrojmë. Javën e kaluar isha 00:09:24.812 --> 00:09:27.708 tek Fondacioni Kombëtar Brazilian i Indianëve, 00:09:27.708 --> 00:09:31.014 dhe vetëm në Amazonë kemi 110 grupe 00:09:31.014 --> 00:09:33.945 indianësh, të cilët nuk janë kontaktuar ende. 00:09:33.945 --> 00:09:36.478 Duhet të mbrojmë pyjet. 00:09:36.478 --> 00:09:41.313 Dhe me këto foto, shpresoj të ndërtojmë 00:09:41.313 --> 00:09:43.542 informacion, sistem informacionesh. 00:09:43.542 --> 00:09:47.288 U munduam të bënim një prezantim të ri të planetit, 00:09:47.288 --> 00:09:49.214 dhe dua t'ju tregoj tani vetëm disa fotografi 00:09:49.214 --> 00:09:52.483 të këtij projekti, ju lutem. NOTE Paragraph 00:11:47.543 --> 00:11:49.975 Kjo — (Duartrokitje) — 00:11:49.975 --> 00:11:54.538 Falemnderit. Shumë falemnderit. NOTE Paragraph 00:11:57.142 --> 00:12:00.228 Kjo tregon sa duhet të luftojmë 00:12:00.228 --> 00:12:02.119 për ta mbajtur siç është tani. 00:12:02.119 --> 00:12:06.230 Por është një pjesë tjetër, të cilën duhet ta ndërtojmë së bashku, 00:12:06.230 --> 00:12:10.247 të ndërtojmë shoqëritë tona, familjet moderne të shoqërisë, 00:12:10.247 --> 00:12:12.886 jemi në një pikë ku nuk mund të kthehemi më mbrapa. 00:12:12.886 --> 00:12:15.094 Por krijojmë një kontradiktë të madhe. 00:12:15.094 --> 00:12:17.390 Për të ndërtuar gjithë këtë, shkatërrojmë shumë. 00:12:17.390 --> 00:12:19.600 Pylli ynë në Brazil, ai pylli antik 00:12:19.600 --> 00:12:22.486 në përmasat e Kalifornisë, 00:12:22.486 --> 00:12:25.160 është shkatërruar në masën 93 përqind. 00:12:25.160 --> 00:12:28.154 Këtu, në Bregun Perëndimor, i keni shkatërruar pyjet tuaja. 00:12:28.154 --> 00:12:31.391 Këtu rrotull, apo jo? Pyjet e sekuove janë zhdukur. 00:12:31.391 --> 00:12:33.258 Shumë shpejt u zhdukën. 00:12:33.258 --> 00:12:35.927 Duke ardhur para dy ditësh nga Atlanta këtu, 00:12:35.927 --> 00:12:37.771 fluturova mbi shkretëtirat 00:12:37.771 --> 00:12:40.631 që kemi bërë, që provokuam me duart tona. 00:12:40.631 --> 00:12:43.290 India nuk ka më pemë. Spanja nuk ka më pemë. NOTE Paragraph 00:12:43.290 --> 00:12:46.799 Dhe duhet t'i ndërtojmë këto pyje. 00:12:46.799 --> 00:12:50.447 Ato janë thelbi i jetës sonë, këto pyje. 00:12:50.447 --> 00:12:54.689 Na duhet të marrim frymë. E vetmja fabrikë 00:12:54.689 --> 00:12:58.265 në gjendje të shndërrojë CO2 në oksigjen, 00:12:58.265 --> 00:13:00.009 janë pyjet. 00:13:00.009 --> 00:13:04.363 Makineria e vetme në gjendje të kapë karbonin 00:13:04.363 --> 00:13:07.214 që po prodhojmë, gjithmonë, 00:13:07.214 --> 00:13:11.379 edhe kur e pakësojmë, me çdo gjë që bëjmë, prodhojmë CO2, 00:13:11.379 --> 00:13:12.878 janë pemët. 00:13:12.878 --> 00:13:17.244 Bëj pyetjen -- tre apo katër javë më parë, 00:13:17.244 --> 00:13:18.933 pamë në gazeta 00:13:18.933 --> 00:13:21.825 miliona peshq që ngordhën në Norvegji. 00:13:21.825 --> 00:13:24.841 Mungesë oksigjeni në ujë. 00:13:24.841 --> 00:13:27.073 Pyes veten, nëse për një moment, 00:13:27.073 --> 00:13:31.060 nuk do kemi mungesa oksigjeni për gjithë speciet e kafshëve, 00:13:31.060 --> 00:13:34.498 duke përfshirë tonën -- do të ishte shumë e ndërlikuar për ne. NOTE Paragraph 00:13:34.498 --> 00:13:38.802 Për sistemin ujor, pemët janë thelbësore. 00:13:38.802 --> 00:13:42.474 Do ju jap një shembull të vogël që do ta kuptoni shumë lehtë. 00:13:42.474 --> 00:13:46.400 Ju njerëz të lumtur që keni shumë flokë, 00:13:46.400 --> 00:13:49.565 nëse bëni një dush, ju duhen 00:13:49.565 --> 00:13:53.089 dy apo tre orë të thani flokët 00:13:53.089 --> 00:13:55.410 nëse nuk përdorni tharëse flokësh. 00:13:55.410 --> 00:14:00.191 Për mua, një minutë dhe janë tharë. E njëjta gjë edhe me pemët. 00:14:00.191 --> 00:14:02.893 Pemët janë flokët e planetit tonë. 00:14:02.893 --> 00:14:06.682 Kur bie shi në një vend ku nuk ka pemë, 00:14:06.682 --> 00:14:10.110 në pak minuta, uji mbërrin në lumenj, 00:14:10.110 --> 00:14:12.693 sjell dheun, duke shkatërruar burimet tona ujore, 00:14:12.693 --> 00:14:14.600 duke shkatërruar lumenjtë, 00:14:14.600 --> 00:14:16.010 dhe nuk ruan aspak lagështi. 00:14:16.010 --> 00:14:20.301 Kur ka pemë, sistemi i rrënjëve ruan ujin. 00:14:20.301 --> 00:14:23.029 Gjithë degët e pemëve, gjethet që bien 00:14:23.029 --> 00:14:25.091 krijojnë një zonë të lagësht, 00:14:25.091 --> 00:14:29.811 e cila rri me muaj të tërë nëntokë, shkon në lumenj, 00:14:29.811 --> 00:14:33.011 dhe ruan burimin tonë, ruan lumenjtë tanë. 00:14:33.011 --> 00:14:35.015 Kjo është gjëja më e rëndësishme, 00:14:35.015 --> 00:14:39.478 kur imagjinojmë që na nevojitet uji për çdo aktivitet në jetën tonë. NOTE Paragraph 00:14:39.478 --> 00:14:41.666 Dua t'ju tregoj tani, për të përfunduar, 00:14:41.666 --> 00:14:44.366 vetëm disa foto, që për mua 00:14:44.366 --> 00:14:47.305 janë shumë të rëndësishme në këtë drejtim. 00:14:47.305 --> 00:14:49.455 Ju kujtohet që ju tregova, 00:14:49.455 --> 00:14:51.558 kur mora fermën nga prindërit e mi 00:14:51.558 --> 00:14:54.358 ajo ishte parajsa ime, ishte ferma ime. 00:14:54.358 --> 00:14:59.868 Tokë plotësisht e shkatërruar, erozioni, toka ishte tharë. 00:14:59.868 --> 00:15:02.424 Por mund të shihni në këtë fotografi, 00:15:02.424 --> 00:15:06.439 filluam të ndërtonim një qendër edukimi 00:15:06.439 --> 00:15:11.403 që u shndërrua në një qendër mjedisore goxha të madhe në Brazil. 00:15:11.403 --> 00:15:15.741 Por ju shihni shumë pika në foto. 00:15:15.741 --> 00:15:19.318 Në çdo pikë, patëm mbjelle një pemë. 00:15:19.318 --> 00:15:20.893 Janë me mijëra pemë. 00:15:20.893 --> 00:15:24.101 Tani do ju tregoj fotot e bëra pikërisht në të njëjtin vend 00:15:24.101 --> 00:15:26.178 para dy muajsh. NOTE Paragraph 00:15:27.807 --> 00:15:35.154 (Duartrokitje) NOTE Paragraph 00:15:36.857 --> 00:15:38.615 Ju thashë në fillim që nevojiteshin 00:15:38.615 --> 00:15:43.415 gati 2.5 milion pemë 00:15:43.415 --> 00:15:45.854 nga 200 specie të ndryshme 00:15:45.854 --> 00:15:49.094 për të rindërtuar ekosistemin. 00:15:49.094 --> 00:15:51.629 Dhe do ju tregoj foton e fundit. 00:15:51.629 --> 00:15:54.798 Kemi dy milion pemë në tokë tani. 00:15:54.798 --> 00:15:56.447 Po izolojmë 00:15:56.447 --> 00:16:00.901 rreth 100 000 ton karboni me këto pemë. NOTE Paragraph 00:16:00.901 --> 00:16:05.445 Miqtë e mi, është shumë e thjeshtë për t'u bërë. Ne e bëmë, apo jo? 00:16:05.445 --> 00:16:07.757 Nga një aksident që më ndodhi, 00:16:07.757 --> 00:16:11.157 u kthyem, ndërtuam një ekosistem. 00:16:11.157 --> 00:16:13.824 Ne brenda kësaj dhome, 00:16:13.824 --> 00:16:17.360 besoj se kemi të njëjtin shqetësim, 00:16:17.360 --> 00:16:19.796 dhe modelin që krijuam në Brazil, 00:16:19.796 --> 00:16:21.141 mund ta shpërngulim këtu. 00:16:21.141 --> 00:16:24.164 Mund ta zbatojmë në çdo vend të botës, apo jo? 00:16:24.164 --> 00:16:27.112 Dhe besoj se mund ta bëjmë së bashku. NOTE Paragraph 00:16:27.112 --> 00:16:28.741 Shumë falemnderit. NOTE Paragraph 00:16:28.741 --> 00:16:33.388 (Duartrokitje)