Jam vërtetë i eksituar për të ndarë me ju
disa hulumtime që më kanë befasuar
për atë se çfarë i bën kompanitë
t'ia dalin,
çfarë faktorë vërtetë kanë rëndësi
për suksesin fillestar.
Besoj që organizatat startup
janë një nga format më të medha
për të bërë botën më të mirë.
nëse merrni një grup njerëzish
me kapitalin e duhur nxitës
dhe i organizoni si startup,
ju mund të gjeni potencialin human
në një mënyrë të pamundur më parë.
Ju i shtyni ata të arrijnë
gjëra të pabesueshme.
Por, nëse një startup
është i shkëlqyeshëm,
pse shumë dështojnë?
Këtë doja të zbuloja edhe unë.
Doja të mësoja se çfarë
ka rëndësi më së shumti
për suksesin e tyre.
Dhe dëshiroja të isha
sistematik rreth kësaj,
Të shmang disa nga instiktet e mija
dhe keq-perceptimet që kisha
nga aq shumë kompani
që kam parë ndër vite.
Dëshiroja të dija këtë
sepse kam filluar biznese që
kur isha 12 vjeç
kur shisja sheqerka në stacion
autobusësh në fillore,
në të mesmen, kur bëja
pajisje energjie diellore,
në kolegj kur bëja zërues.
Dhe kur u diplomova nga kolegji,
nisa kompani softuerike.
Dhe para 20 viteve,
nisa Idealab,
dhe në këto 20 vite kemi nisur
më shumë se 100 kompani,
me shumë suksese dhe shumë dështime.
Ne mësuam shumë nga këto dështime.
Prandaj provova të gjeja cilët faktorë
ndikonin më së shumti në
suksesin dhe dështimin e kompanisë.
Prandaj i shikova këta pesë.
Së pari, ideja.
Mendoja që ideja ishte gjithshka.
Emërova kompaninë time Idealab
se shumë adhuroja
"aha!" momentin kur ju lind
së pari ideja.
Me kalimin e kohës,
fillova të mendoja që ndoshta skuadra,
ekzekutimi, përshtatja,
kishin më shumë rëndësi se ideja.
Kurrë nuk mendova se do ta citoja
boksierin Mike Tyson në TED,
por ai njëherë kishte thënë,
"Gjithsecili ka një plan, derisa
grushtohen në fytyrë." (Të qeshura)
Dhe mendoj që kjo vlen edhe për biznesin.
Sa rëndësi ka ekzekutimi i skuadrës
aq rëndësi ka edhe adaptimi për tu
grushtuar në fytyrë nga konsumatori.
Konsumatori është realiteti.
Dhe kam ardhur në përfundim
që skuadra ndoshta ishte gjëja
më e rëndësishme
Pastaj fillova të shikoj
modelin e biznesit.
A ka kompania rrugë të qartë drejt
gjenerimit të të ardhurave nga konsumatorët
Kjo më ngjiti në krye të mendimit tim
për ndoshta çka kishte nevojë
më së shumti për sukses.
Pastaj shikova financimin.
Nganjëherë kompanitë marrin shuma
të tendsoura financimi.
Ndoshta kjo është më e rëndësishme?
Dhe sigurisht, koha.
A është ideja e hershme
dhe bota e papërgatitur për të?
A është herët, sikur, jeni në parakohe
dhe duhet të mësoni botën?
A është e drejtë?
Apo a është tepër vonë, dhe tanimë
ka shumë konkurrentë?
Kështu që provova të shikoj me kujdes
këta pesë faktorë
nëpër shumë kompani.
Shikova nëpër të
100 kompanitë e Idealab,
dhe 100 kompani jo-Idealab
të provoj të gjej diçka
shkencore rreth kësaj.
Së pari, këto kompanitë Idealab,
pesë kompanitë kryesore --
Citysearch, CarsDirect, GoTo,
NetZero, Tickets.com --
të gjitha u bënë suksese miliardëshe.
Dhe pesë kompanitë në fund --
Z.com, Insider Pages, MyLife,
Desktop Factory, Peoplelink --
të githë kishim shpresa për to,
por nuk ia dolën.
Provova të rendit atributet
e të gjitha këtyre
si ndjehesha se kishin pasur sukses
në secilin dimension.
Dhe pastaj për kompanitë jo-Idealab,
shikova në sukseset e egra,
sikur Airbnb dhe Instagram dhe Uber
dhe Youtube dhe LinkedIn.
Dhe disa dështime:
Webvan, Kozmo, Pets.com
Flooz dhe Friendster.
Këto kompani kishin fonde të mëdha,
edhe modele biznesore në disa raste,
por nuk ia dolën.
Provova të shikoj se cilët faktorë
kishin më shumë rëndësi
për suksesin dhe dështimin
e këtyre kompanive,
dhe rezultati vërtetë më befasoi.
Gjëja e parë ishte koha.
Koha llogaritej 42%
e diferencës ndërmjet suksesit e dështimit.
Vendin e dyte e kishte ekipi dhe ekzekutimi,
dhe ideja,
ndryshueshmëria e idesë,
veçantia e idesë,
zinte vendin e trete.
Tani, kjo nuk është definitive,
S'mund të themi që
ideja është e parëndësishme,
por, vërtetë më ka befasuar që
ideja nuk ishte më e rëndësishmja.
Nganjëherë ishte më e rëndësishme kur
ishte në kohë.
Dy të fundit, modeli biznesor dhe
financimi kishin kuptim për mua.
Modeli biznesor ka
kuptim të jetë aq i ulët
sepse kur niseni pa një model
biznesor
e shtoni një më vonë nëse konsumatorët
e kërkojnë ate çfarë po krijoni.
Dhe financimi, mendoj,
nëse jeni të nën-financiuar në fillim
por fitoni vëmendje,
sidomos në ditët e sotme,
është shumë lehtë të gjeni financim.
Tani, le të shohim disa raste specifike
rreth këtyre.
Të marrim një sukses si Airbnb
për të cilin kemi dëgjuar te gjithe.
Ajo kompani është anashkaluar
nga shumë investitorë të mençur
sepse njerëzit mendonin,
"Askush s'do të lëshonte me qira
shtëpinë për të huajt."
Sigurisht, njerëzit ishin gabim.
Por, një nga arsyet pse pati sukses,
përpos modelit të mirë biznesor,
idesë, ekzekutimit të mirë,
është koha.
Kompania u shfaq menjëherë
në kohën e recensionit
kur njerëzit kishin nevojë për para,
dhe kjo ndihmoi ata të tejkalojnë
hezitimin e tyre për të huazuar
shtëpinë një të panjohuri.
E njëjta gjë me Uber.
Uber u shfaq,
kompani e model biznesor i pabesueshëm,
ekzekutim i shkëlqyeshëm.
Por, koha ishte aq e përkryer
për nevojën e tyre të sjellnin
vozitës në sistem.
Vozitësit kërkonin te fitonin më shumë
para; kjo ishte shumë e rëndësishme.
Një nga sukseset fillestare, Citysearch,
u shfaq kur njerëzit kerkonin ueb-faqe.
GoTo.com, të cilën e lajmëruam
nën TED më 1998,
ishte kur kompanitë po kërkonin
mënyra me kosto-efektive për marre trafik.
Menduam që ideja ishte e mirë,
por, koha ishte ndoshta edhe më
e rëndësishme.
Dhe disa nga dështimet tona.
Ne nisëm një kompani të quajtur Z.com,
ishte kompani argëtuese online.
Ishim të emocionuar për të --
Mblodhëm mjaft para,
kishim model biznesor të mirë,
e rekrutuam talente të mëdha
Hollywoodi për tu bashkuar me kompaninë.
Por, broadband penetrimi ishte
i ulët më 1999-2000.
Ishte zor të shikoje
përmbajtje video online,
duhej të vendosje codecs
në browserin tuaj e gjera të ngjashme,
dhe kompania doli nga biznesi më 2003.
Vetëm dy vjet më vonë,
kur problemi i codec-ëve
u rregullua me Adobe Flash
dhe kur penetrimi broadband u rrit
50% në Amerikë,
YouTube ishte në kohë të përkryer.
Ide, por edhe kohë e pabesueshme.
Në fakt, YouTube as nuk kishte model
biznesor kur kishte nisur.
Nuk ishte as e sigurt që do t'ia dilte.
Por, kishte gjetur për bukuri kohën.
Pra, si përmbledhje,
është që ekzekutimi ka shumë rëndësi.
Ideja ka shumë rëndësi.
Por, koha e duhur edhe më shumë.
E mënyra më e mirë për të përcaktuar kohën
është të shikojmë nëse
konsumatorët janë gati
për atë çfarë ju ofrojmë.
Dhe nëse jemi të sinqertë për këtë,
të mos jemi në mohim për
rezultatet që i shihni,
sepse nëse keni diçka që doni
ju dëshironi ta shtyni para,
por, ju duhet të jeni shumë të sinqertë,
për faktorin e kohës.
Siç e ceka më lart
mendoj që startup-ët mund të ndryshojnë
botën, ta bëjnë vend më të mirë.
Shpresoj që disa nga këto
mund t'ju ndihmojnë ju
të keni një përqindje më të madhe suksesi,
dhe bëjnë diçka të shkëlqyeshme
të vijë në botë
që s'do të ndodhnin ndryshe.
Shumë faleminderit
ishit audiencë e mrekullueshme.
(Duartrokitje)