Krijimtaria e shkëlqyer. Në kohë të vështira, na duhet krijimtari e shkëlqyer. Diskutim. Krijimtaria e shkëlqyer është habitëse, absurde, racionale, irracionale dhe në çdo rast e fuqishme. Krijimtaria e shkëlqyer lejon të përhapet toleranca, të triumfojë liria, të bëjë që edukimi të duket si një ide e shkëlqyer (E qeshur) Krijimtaria e shkëlqyer mund të hedhë dritë mbi deprivimin, apo të tregojë që ky deprivim nuk është ashtu siç duket. Krijimtaria e shkëlqyer mund t'i bëjë politikanët të zgjidhen, apo partitë të mos zgjidhen. Ajo bën që një luftë të duket tragjedi ose farsë. Krijimtaria është prodhuesja e ideve që stampohen në bluzat tona dhe frazave që ngjiten në buzët tona. Është udhërrëfyesja që na tregon rrugën e thjeshtë përmes labirinteve të pakalueshëm të moralit. Shkenca është e zgjuar, por krijimtaria e shkëlqyer është diçka që njihet më pak, më magjike. Dha tani na nevojitet kjo magji. Kjo është kohë nevoje. Klima jonë po ndryshon shpejt, shumë shpejt. Dhe krijimtaria e shkëlqyer duhet të bëjë atë që ajo e bën aq mirë: të na ngacmojë të mendojmë ndryshe me paraqitje krijuese dramatike. Të na tundojë të veprojmë ndryshe me copëza plot shije të krijimtarisë. Kjo është një prej këtyre copëzave në të cilën jam përfshirë edhe unë duke përdorur krijimtarinë për të frymëzuar njerëzit të jenë më të gjelbër. Filmim: Një burrë: E dini, në vend që të ngas makinën, sot do të eci. Folësi: Dhe kështu ai eci, dhe duke ecur ai pa gjëra. Gjëra të çuditshme dhe të mrekullueshme të cilat përndryshe s'do ti kishte parë. Një dre që i krruhet këmba. Një motor fluturues. Një baba me të bijën të ndarë nga një biçikletë prej një muri misterioz. Dhe pastaj ai ndaloi. Duke kaluar përpara tij, ishte ajo. Gruaja me të cilën kur ishin fëmijë lodronin nëpër lëndina dhe i theu zemrën. Sigurisht, ishte rritur disi. Në fakt, ajo ishte rritur shumë. Por ai ndjeu gjithë pasionin e vjetër ti kthehet. "Ford", thirri ai butësisht. Sepse ky ishte emri i saj. "Mos thuaj asnjë fjalë më tepër, Gusty" tha ajo, sepse ky ishte emri i tij. "Di një tendë afër një karvani, pikërisht 100 metra prej këtu. Shkojmë atje e bëjmë dashuri. Në atë tendë." Fordi u zhvesh. Ajo hapi njërën këmbë, pastaj tjetrën. Gusty vijoi fuqishëm dhe bëri dashuri me të ritmikisht ndërkohë që ajo e filmoi, sepse ajo ishte një lloj pornografeje amatore. Toka u shkund për të dy ata. Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë. Dhe vetëm ngaqë ai vendosi të ecë atë ditë. (Duartrokitje) Andy Hobsbawm: Ne patëm shkencën, bëmë edhe debatin. Ç'farë rezultoi prej kësaj ndodhet në këtë tabelë. Krijimtaria e shkëlqyer është ajo që i mbledh të gjitha, i thjeshton e i jep formë. I bën të lidhen. I bën njerëzit të duan të reagojnë. Kështu kjo është një thirrje, një lutje, për komunitetin shumë të talentuar të TED-it. Le të bëhemi krijues përballë ndryshimit të klimës. Dhe le ta bëjmë sa më shpejt. Faleminderit. (Duartrokitje)